Tema e vjeter arriti 400 postime, 3 faqe qe e bejne pak me te veshtire ndjekjen e postimeve te fundit. Po hap nje teme te re ku mund te sugjerojme filma. Mundesisht mos sugjeroni me teper se 2 filma per 1 postim, shoqerojini filmat me ndonje pershkrim te shkurter pa spoilers te pa paralajmeruar (3 pa) dhe me link te imdb ose flixter. 

211 Komente

1. A Clockwork Orange nga Stanley Kubrick. Sidoqofte librit i shkojne preferencat e mija.

2. 1984(Nineteen-eighty-four) nga Michael Radford. Nje nga filmimet me te bukura te nje libri, sipas mendimit tim teper modest.

a clockwork orange - love the book, very much so indeed.

o Erl... cfare e ben kete avatarin gjenial plako?

Po deshe nje film me vra mendjen ky eshte shume i mire. Eshte shume i zymte dhe depressiv por nje nga ata filmat qe kur mbarron do ta shikosh dhe njehere.

 

The white ribbon -

http://www.youtube.com/watch?v=BE_ByB2oc...

 

flm per sugjerimet.

nderkohe `inglorious basterds` i Tarantinos mbase per shume mund te mos jete me nje risi.Por sdq mbetet nje film qe mund te sugjerohet , per shkak te dialogjeve qe jane pika me e forte e rregjizorit.

me shume rreth filmit ketu:

http://www.imdb.com/title/tt0361748/

Ndonjeri nga ju e ka pare Antichrist qe ka dale se fundmi. Dhe, a ju shpif edhe atij seksi per nja dy-tre dite?

 The Time Traveler's Wife me pelqeu kohet e fundit.

Up in the Air (shqip une do e perktheja Pezull). Eshte me George Clooney-n, dhe nga i njejti regjisor si Juno. Mua me pelqeu sepse flet per ata qe po humbin punen keto kohe krize ekonomike ne Amerike, por as nuk i infantilizon dhe as nuk i trajton si gjynafqarë. Krahas te papuneve, filmi flet dhe per ata qe s'kane gje tjeter vec punes. Pa thene me teper, me duket film goxha interesant, qe shihet lehte dhe ofron nje dritare mbi boten sot dhe nje moral fare te vogel.

Gjysma e pare e filmit  ecen fjolle, gjysma tjeter ok. Ne pergjithesi film shume i mire, me personazhe dhe dialogje te ndertuara per se mbari.

The color purple(sipas librit).

The girl with the pearl earring(sipas librit dhe piktures te Vermeer).

Lufta e zjarrit. Nje film i 1981 por super interesant.

Walk the line - flet per jeten e kengetarit johnny cash, film me drame brenda dhe muzike te mire. plus qe rolin kryesor e luan Joaquin Phoenix dhe si partnere ka reese witherspoon, dy aktore te mire. eshte bere ne 2005, ndersa ky kengetari ka vdekur ne 2003.

tani arriti n'vietnam ky filmi?

HAHAHAHAHAHAHA!!!!!!!

 

Ti i ke pare te gjith filmat qe jane bere deri me sot? 

Death at a funeral ... me shkrin fare.

Edhe "Shawshank redemption" 1994 respekte... Nuk e di pse kjo periudhe 93- 95 ka filmat me te bukur me "pulp fiction" "forrest gump" te treja ne te njejtin oskar ku fituesi doli forrest gump.

pash 2012.. film skandal. mos humbisni kohen me te. duke e pare kuptova se kta Mayat kane qene shume vagina dhish... kta kishin parashikuar jo vetem se do permbytej toka, por paten parashikuar se ky regjizori do bente nje film per te edhe do e quante 2012.. edhe gjithcka ne film ishte e shkruar se do ndodhte ashtu... edhe kjo te ofronte nje sens qetesimi ne cdo skene kur protagonisti binte ne llave edhe dilte prape prej saj... sepse mayat e kishin parashikuar gjithcka..

ishin nja 2-3 filma te tille (me 2012 ne titull). E kuptova pasi i shkarkova...filmi kish shume elemente aventure brenda qe ja hiqnin emocionin mgjte, fundi i filmit te bente te mendoje plako...dmth i pasuri mund te bleje te bileten (te drejten) per te jetuar dhe mgjte, ka raste qe kjo mund te mos mjaftoje. Bile, komplet pjesa e fundit, ne lidhje me ato anijet gjigante, te ndertuara ne fshehtesi, ishte me interesante sesa krejt filmi

Ky avatar se c'me kujtoi ate "dance with the wolves" dhe nji qe nuk me kujtohet titulli, me nji viking qe ngel ne Amerike dhe adoptohet nga indianet...kish shume elemente te perbashket pervecse ishte version futuristik qe nga tingulli i gjuhes, ritet etj...

po te merje vetem pjeset interesante te filmit te mblidhje bashke atehere mjaftonte 30 min film.. por ne fakt ishte 150 min. dmth 1/5 interesant.. 4/5 ishte shume boze.. me keq se filmat e realizmit socialist.. harxhim lekesh per mendimin tim. ato anijet ishin shume fantastike ne fakt... por nuk e besoj se ne realitet mund te ndertoheshin ne menyre sekrete. asnje here nuk me ka pelqyer ky regjizor mua.. qe me goxillen e deri me 2012... ai stan ate bulmet ka thon.

shume dakort...ne mos anije, tunele super-te fortifikume ekzistojne qe ne kohe te luftes te ftohte.

ky me vikingun ishte outlander me duket.. nisa ta shoh.. pash deri aty ku po bente lufte kjo me te jatin.. "i dont ish to marry him father"... "oh then hurry up and marry some one else before he becomes king".. then dont make hi king father.."... e hoqa pastaj se s'me pelqejne kshtu dialogjesh ne vitin 2010

Vallahi bilahi, mu me ka shku menja keq me pa ate filmin :

"Herkuli kunder tiraneve te babilonise"

kur kom qene kalamo e shifsha tre here ne dite, me bilete ene pa bilete ...

A di njeri se ku mund ta gjej?

E paguj perzoten, nostalgji feminore mo...

 

 Turo, ketu ke disa pjese te filmit.

http://www.ovguide.com/movies_tv/hercules_and_the_tyrants_of_babylon.htm

 

Djathtas faqes ke pjese te filmit qe te nxjerresh mallin.

 

Mer kete programin qe te kam vene ketu poshte per te shkarkuar filmin

Programi qe duhet per te shkarkuar filmin eshte KY

 

Mbasi te kesh shkarkuar dhe instaluar kete programin, per te shkarkuar filmin e plote kliko KETU

 

 

rrofsh on airSmile

i klikova te treja opsionet e tuja ,por kur klikova te fundit ku ti thu ketu

me filloi downlodimi automatikisht, pasi kisha hap nji ikone ketu poshte e shof me jeshile ,me u,thote se torre se torrent nuk e di se kush ma ka instalu,

ketu poshte nga funi e para eshte si icon ,te ky computeri i im nuk di shume,

por qe filloi me u downlodu dhe me highspeed qi kom une mu bo per 10 min,

dhe u hap filmi per njehere,

tashti jom tu e pa per shtate pale qejfe por gjithmone me ndihmen tate

rrofsh edhe i here Smile

Turo ska problem fare. Ai programi qe ke te instaluar ne kompiuter, eshte utorrent. Per te shkarku filmat e rinj, muziken e fundit, programet e kompiuterit me te reja falas, futu KETU             Shikim te kendshem smiley

Nje film shume i bukur eshte "Let the right one in" Eshte e veshtire ta klasifikosh por do te thoja qe eshte me shume romantic se horror. Meqe filmat me vampire jane ne mode tani do te thoja qe vertet ja vlen ta shohesh kete film.

s'di ne e ka vene njeri me perpara, po po doni tu shtohet ndoca vite jete (nje e keni ne qyp nga une) shikoni kete, "Rat Race"www.youtube.com/watch

"children of men" eshte shume i bukur, mjeshterisht i realizuar nga ana teknike, si dhe me nje metafore te qelluar. regjia e Cuaron (Y tu mama tambien), dhe me extras te filmit vjen nje doc i quajtur "examined life", me filozofe, eticiene dhe esteticiene teper te vleresueshem. muzika gjithashtu teper e zgjedhur.

Disgrace, sipas librit te J.M. Coetzee. Filmi eshte nje alternative modeste per ato qe s'lexojne shume.

e ka pa kush "the road"?

 

jo por pash trailer dje edhe do e shoh se sben.. duket i mire. ca i ndodhi planetit ashtu qe vdiq gjithcka organike?

shoku im, sic mund ta kesh pa dhe vet, ishte film krejt...futja vrapit

nuk e kam pa - tu e "ble" ne ket moment

do e blesh me lek? smiley

sapo i terhoqen paret nga konto smiley

Mezi po pres te shoh "The Road".

Me pelqejne post-apokaliptiket. Traileri premtonte shume. Fotografia m'u duk mjaft e bukur dhe ato pamjet makth-percjellese te personazhit te Vigo Morthensen me te birin premtonin gjithashtu per mire.

Une ngela shume i zngenjyer nga filmi. Lexova librin e C. McCarthy me pare se te shikoja filmin dhe libri eshte shume me i bukur. P.sh. ne film nuk merret vesh ca i ndodhi planetit. Megjithate V. Mortensen interpreton ne menyre gjeniale.

Kane dale ne mode tani filmat post-apokaliptik dhe duhet me fillu filtrimin se ca jane aq patetik sa ... Megjithat po ta krahasosh me 2012, The road eshte me i bukur po asgje speciale.

Los abrazos rotos, filmi i ri i Pedro Almodovar. Ne te njejtin nivel me filmat e tjere te tij.

 

 

p.s. Mos humbni kohe me "The Lovely Bones", "The Time Traveler's Wife" apo "The Invention of Lying".

 

 

 

 

 

"Almost famous", film qe te rremben, muzike e bukur etj etj.

paper moon. te marubi te enjten ne oren 7. ne dhjetor iken dritat dhe e kputen henen ne mes, sa qejf, te enjten do te kem pare nje hene e gjysme.

Nese flasim per nje nga ato komedite romantike qe shihen kur s'ke deshire te levizesh as dhe nje gisht, aq me pak te mendosh, me te cilat natyrisht qe ne ndonje fragment-ose ne rastin me te keq gjate gjithe filmit-mund te ndjesh ca ngjashmerie personale, atehere do keshilloja Before Sunset.

Mese e drejte. Parapraxis.

Before Sunrise nuk e kam pare, as qe besoj qe do e shoh pasi eshte pikerisht suspence qe sjell zbulimi i asaj qe ndodhi ne pjesen tjeter qe me ben te dua te vazhdoj ta shoh. Ne fakt as Before Sunset nuk e pashe ne forme te planifikuar, sidoqofte me pelqeu, ne ca momente njeriu mund te terheqe ca paralelizma personale. Film tipik per nje darke dembele ne shtepi.

sh i bukur ishte ky, vertet. Before sunrise as une nuk e kam pare, po pashe kete te dytin dhe tani sikur nuk ia vlen te shof te parin. Sh interesante ajo skena e kameres qe vazhdoi te xhironte 11 minuta, keta te dy ne ecje, pa ndalim - te jepte idene sikur ishe dhe ti atje ne rruget e Parisit smiley - fundi, zhgenjyes, pres te shof tani pjesen e trete, me before...whatever smiley

 

vdes per dy filmat

madje do doja shume nje te tretesmiley

Sado filma te rinj dalin cdo muaj perseri mbi HEAT nuk ka.  Rolet e ekzekutuara mjeshterisht nga Al Pacino - De Niro mbeten te pavdekshem.  Filmi me i mire i ketyre 20 vjeteve te fundit ne mos nje nga me te miret.

 

shrink me K. Spacey

K-Pax me pelqen me shume me K. Spacey.  Actor shume i mire, luan teater ne londer keto vitet e fundit. Mjaft i sukseshem.

Ah, dhe nje sugjerim tjeter: Elegy!

 

btw ky eshte nje prej filmave me te mire japonez.... nqs ju bie ne dore dont miss it. koment universal mbi hipokrizine e c'do sistemi autoritativ. literalisht gris me dysh "nderin" dhe "vlerat" qe mbajne ne kembe nje autoritet ose nje shoqeri. the kind of film Nietszche would have had an orgasm over.

masaki kobayashi's harakiri - sepukku

http://www.youtube.com/watch?v=uQowdS9bi...

"The Dreamers"  te Bernardo Bertoluccit nqs doni nje film autor. Historia e 3 te rinjve te viteve gjashtedhjete ne perpjekjen e tyre per te krijuar nje bote ideale.

Miss Austen regrets

Duhet thene qe me habiti pozitivisht.

Mme. Bigeon: [late at night, both in nightgowns; strong French
  accent] My friend in Paris has read a wonderful new book called
  Raison and Sensibilite
Jane Austen: Sense and Sensibility?
Mme. Bigeon: My friend says, whoever the woman is who wrote this
  book, she knows more about love than anyone else in the world
Jane Austen: Like someone who cant cook writing a recipe book
Mme. Bigeon: Passion is for the young. It fades so quickly.
Jane Austen: [wistfully] Not in our dreams
Mme. Bigeon: Comfort remains, friendship remains, if you are lucky as
  I was.
Jane Austen: Happiness in marriage remains a matter of chance
Mme. Bigeon: But the fuss we make about who to choose. And love still
  dies and money still vanishes. And, spinster, lover, wife, every
  woman has regrets. So we read about your heroines and feel young
  again. And in love. And full of hope. As if we can make that choice
  again.
Jane Austen: And do it right this time

 

"La meglio gioventu" 2003 www.imdb.com/title/tt0346336/  te Marco Tullio Giordana. Me ne fund nje rikthim i shkelqimit te kinemase italiane, pas viteve te gjata te filmave italiane pa kuptim.

Sokrati, film i viteve 70, nga Pasolini (dhe mos shkoni me tej me filmat italiane smiley

 

Ose Fantazma e dashurise (fantasma d'amore) me M. Mastroiani dhe me Romy Schneider

 

 

Oh, sa shume me ka pelqyer ky filmi, o Klajdi. Do te doja shume ta shihja edhe njehere.

sherlock holmes.

Stream - jo fort e keqe si cilesi

sapo pashe Invictus, per ditet e para te Mandeles ne zyre si President, Morgan Freeman i jashtezakonshem, filmi ne teresi mjaftueshem i mire per tu pare (ndonese jo detyrimisht per te mos u humbur) - thjesht sa per te patur mundesi zgjedhje smiley

Inglorious basterds, shume i kendshem

Avatar (per te mos u humbur per spektaklin e efekteve speciale)

Prime Suspect (nje film i vjeter anglez me Helen Mirror po shume interesant qe mund ta gjeni dhe ne youtube te plote, te ndare ne pjese)

Dhe sa per ta mbyllur ndryshe, nje dokumentar: Interviste me Edda Ciano, vajzen e Musolinit (nder te tjera tregon per pervojen e saj si e mbijetuar pas mbytjes se anijes spital me te cilen udhetonte per ne Vlore) - shume informues dhe mbreselenes (edhe kete e gjeni te plote ne youtube)

 

 

 

 

 

Vicky Christina Barcelona

 

edhe nje tjeter, per ata qe kane qejf filmat e animuar: The triplets of Belleville. pak retro, pak surreal, pak per te qare, e pak per te qeshur

Sleuth (1972)

http://www.imdb.com/title/tt0069281/

Sleuth (2007)

http://www.imdb.com/title/tt0857265/

Une i pashe te 2 filmat dhe mgjs versioni i vjeter konsiderohet kryeveper si nga kritiket si nga perdoruesit e imdb (8.2 vs 6.3), mua me pelqeu shume me teper ai i 2007. Ishte me i shkurter, me i mbushur me emocione (intens?), dhe kontrasti midis 2 burrave ishte me i madh, gje qe i jepte edhe me teper kuptim "betejes" se tyre.

p.s. Nga ka humbur kino? Ketu do kishim goxha diskutim besoj smiley

 Duke e shkarkuar

nje nga me te bukurit ne llojin e vet

nuk di me gjet pershkrim tjeter vec intens, i ngjesh po i shtjellum bukur.
Kisha kohe pa pare film si ky

Per nje film Crudo, disi horror por jo vetem, "American Psycho" 2000 , gjithashtu ja vlen te shifet per lojen e shkelqyer te Christian Bale ne nje nga performancat e tij me te mira per mendimin tim. Dhe per ata qe duan te shohin nje kryeveper te mjeshtrit te kinemase Stanley Kubrick keshilloj thrillerin dritherues dhe mberthyes " A Clockwork orange" 1971.

In the Loop!!!!

Ket duhet ta shifni patjeter. Nese keni internet te shpejte e gjeni te film hill ose tv shack..

Damn United, bazohet ne histori te vertete. Me pelqeu.

Van diemen's land (nuk e di pse e kan fshi heren e pare postimin...)

Film australian (edhe ky bazu mbi histori te vertete, disi trondites)

Po pres me padurim te dale Vincere ne kinema ketu.

The Bad Lieutenant Port of Call New Orleans (2009)

Film i Warner Herzog, me Nicholas Cage, Eva Mendez. E rekomandoj!!!!

E kam shkarkuar por se kam pare ende. Ky ka qene viti i filmave "dokumentare", siduket njerezve i terheq fakti qe mund te spekulojne qe eshte e vertete. Sidoqofte me ca kam lexuar nga komentet smu duk ndryshe nga nje seri x-files.

The book of eli,sishte ndonjegje kushedi se cfare

Meqe ra fjala te filma gjys-dokumentare keshilloj Videokracy. Interesant: Tregon se si ka ndryshuar bota e televizionit dhe spektaklit ne Itali dhe ndikimi i tij ne jeten e vendit www.youtube.com/watch

"C'era una volta la città dei matti"

S'para i shoh fiction-et, por ky me te vertete ja vlente. Fotografi e menduar, interpretim origjinal, ambientime dhe skenografi mjaft te mira, subjekt i mrekullueshem.

Jemi ne Goricia, Itali, ne kufi me Jugosllavine. Viti eshte 1967. Jemi ne nje kohe kur gjithcka vihet ne diskutim. Edhe e ashtequajtura "cmenduri", dhe institucionet qe e trajtojne ate, cmendinat.

Filmi perqendrohet ne perpjekjet e nje pionieri ne kete fushe, psikiatrit te njohur venecian Franco Basaglia (aksentin dhe personalitetin e te cilit Fabrizio Gifuni e interpreton me nje besueshmeri dhe origjinalitet te pashoq), dhe te skuadres e "pacienteve" te tij, (thonjezat tek "pacientet" jane me se te domosdoshme), per te sjelle se pari nje metode te re ne trajtimin e cmendurise dhe se dyti per te kontribuuar ne mbylljen perfundimtare te cmendinave si nje rrjedhoje llogjike e metodes dhe e reflektimit te aplikuar.

Filmi gjithashtu trajton edhe perballjen me frikat dhe paragjykimin e nje shoqerie qe eshte mesuar tashme t'i shikoj "te cmendurit" te mbyllur dhe te izoluar neper lager, larg syve te saj, nen trajtimin cnjerezor te infiermiereve, te elektroshokeve dhe te ilaceve.

Pjesa e pare u transmetua sonte. Pjesa e dyte dhe e fundit eshte neser mbrema (E hene), ora 20.10 ne RaiUno.

Spot: http://www.pechino2008.rai.it/dl/RaiTV/programmi/media/ContentItem-1f83a279-3d2e-455e-9fd1-b54976cbc9bb.html?p=0

Edheune e pashe pjesen e pare.Me pelqeu shume.Sidomos loja e Vittoria Puccinit.....Ky film eshte bere ne 30 vjetorin e daljes se ligjit per eleminimin e spitaleve psikiatrike apo çmendinavesiç iu kemi thene.Ligj i menduar shume human por pa asnje mbeshtetje siç shihet....Te semure pa asnje lloj asistence e barre familjeve,shpesh me perfundime tragjike....

Nqs. e ke fjalen per ate perfundimin tragjik ne pjesen e pare te filmit, nuk besoj se ka te beje me mos-mbeshtetjen e tanishme. Ajo eshte ne nje kontekst tjeter. Dhe ne fakt fjalet e doktorit qe po perifrazoj me poshte e shprehin qarte:

"Nqs. nje burre xheloz vret te shoqen e tij, atehere mos duhet te fusim ne burg te gjithe burrat, ne menyre qe te bejme nje parandalim preventiv (paraprak)?!"

Per fat te keq ne kinema ishte me dopiazh ne italisht dhe ma prishen fare shijen e filmit. Pepino te mallkuar!

Kete e dije paraprakisht, mqs. kinemaja ishte ne ITALI, Finisterre. smiley

Film simpatik.

Po jo se ka edhe kinema ku filmat transmetohen ne origjinal. Per fat te mire! smiley Vetem se ishte paksi vone per te bredhur dhe pastaj dopiazhi ishte vecanerisht i shpifur me ruset qe flisnin mes tyre italisht me theks rus. smiley

kam pare nje film italian e nje francez.

italiani ishte Salvatore Giuliano i Francesco Rossi-t. behet fjale per banditin sicilian qe desh te aneksonte siciline prej italise.. ky vllai i paska derguar leter edhe presidentit american te asaj kohe duke i kerkuar presidentit ta bente siciline nje prej shteteve te Amerikes. Ky ka vrare shume robe ne fakt.. tip i forti.. tip zan caushi etj.. mirepo kujtohet me teper per masakren e 1 majit 1947.. qene mbledhur ne nje si tip lugine komuniste prej Piana degli albanesi... arbereshe edhe italiane.. edhe po mbanin fjalime komuniste etj.... edhe vijne banda e salvatore giulianos shtijne mbi njerezine.. vrasin nja 15 veta.. midis tyresh nja 3 femi.. e nejse... gjate gjithe filmit s'e sheh fare salvatoren giulianon.. dmth e sheh kshtu nga larg duke kercyer nga nje shkemb ne tjetrin me armen ne dore e cigaren ne goje.. e me nje pallto te madhe te bardhe... dmth mbetet enigme.. edhe filmi fillon me gjetjen e trupit te tij te vrare ne nje avlli siciliane... por ne toke nuk ka gjak... edhe i gjithe filmi eshte nje riskonstruksion i jetes e vrasjes se legjendes.. nese mund ta quash... mirepo thuhet se ky mbeshtetej nga qarqe te ndryshme politike edhe agjensi te ndryshme shteterore.. plus mafias.. kshtu qe si njeri salvatore giuliano ishte femija e nje fshatari sicilian... kurse si figure ishte nje femi bastard i mafias.. policise.. karabienereve.. monarkisteve... qarqeve qe kerkonin pavaresine etj.... edhe sot e ksaj dite mbetet enigme.. goxha interesant por nuk them se e kuptoj gjithcka ne lidhje me te sepse ka nevoje per kerkim.

ktu nqs do ta shoh njeri

http://www.youtube.com/watch?v=S132cyHf7...

 

filmi francez qe "Girl Cut into Two".. shume i rekomandueshem

http://www.youtube.com/watch?v=4vSq0l5778g

Faleminderit twintip per shpjegimin! Ishte shume i lezetshem! smiley

my pleasure

"le fabuleux destin D'Amelie Poulain" 2001 ose "Amelie" shkurt.  Film francez, i thjeshte, por  i bere bukur dhe me detaje terheqse. Eshte film romantik ne te vertete, por jo nje chick flick i llojit amerikan. Duhet pare me subtitles sepse eshte frengjisht. Ky eshte i vetmi difekt i filmit. Ne kete film jepet kendveshtrimi i botes dhe vecanerisht Parisit nga syte e nje vajze me fantazi te gjere.

http://www.imdb.com/title/tt0211915/#com...

The Most Dangerous Man in America

dokumentar ne lidhje me nje Daniel Ellsberg.. gjate luftes se vietnamit, Robert Mcanamara urdheroi ne menyre sekrete te behej nje kerkim i hollesishem ne historine e mardhenieve Amerike-Vietnam. Kerkimi ishte Top sekret por jo prej Vietnamezeve, as prej popullit amerikan, por prej Presidentit, L. B Johnson... i cili kishte frike se cdo informacion ne lidhje me vietnamin do te zbulonte genjeshtrat, mashtrimet e qeverive te ndryshme per te mbajtur mbeshtetjen e popullit amerikan, pa-ligjshmerine dhe imoralitetin e nderhyrjes.. etj etj.. mbi te cilat nderhyja amerikane ne ate vend ishte bazuar.

Kerkimi dhe studimi u krye nga nje organ i caktuar dhe me pas tipi me siper, i cili punonte per organin.. e mori ja nxori medias duke ja dhene te parit New York Times. NYT i zuri ngushte dilema, ta publikojme studimin - te mos e publikojme.. po ta publikojme rezik ky eshte fundi i gjithe NYT duke qene se kto jane doukemente Top Secret.. po te mos e publikojme, shancet jane se ne te ardhmen do dali ne shesh se patem frike dhe i gjithe reputacioni yne si nje media e pavarur do te shkermoqet. NYT vendos ti publikoj... qeveria mer masa e kercenon NYT se eshte duke shkelur ligjin.. nderkaq vihen ne kerkim te atij qe e ka nxjer kerkimin (47 volume, 7000 faqe gjithsej). NYT ndalon publikimin.. Ellsberg kontakton nje media group tjeter ne anen tjeter te US.. LA Times fillon publikimin.. qeveria kercenon kta.. pak e nga pak fillojne gjithe grupet e medias duke publikuar studimin ku dalin gjithe mashtrimet, pa-ligjshmeria dhe imoraliteti i nderhyrjes dhe standartet e dyfishta te gjithe presidenteve dhe adminsitratave te ndryshme qe e cuan dhe vbazhdonin luften e Vietnamit. Ishte e qarte.. qeveria nuk mundej te ndalonte Median, sa me shume mundoheshin te kercenonin me veprime ligjore ndaj saj, aq me shume pjese te studimit dilnin.

Emisioni eshte me shume interes per kedo te interesuar ne "separation of powers" ne nje shtet demokratik. Ceshtja vajti ne gjyqin suprem dhe ky i fundit vendosi se mediat u sherbejne te qeverisurve, dhe jo qeverise. Ellsberg bashke me nje tjeter shkuan te lire.

http://www.youtube.com/watch?v=LY4kk9dhoUQ

ti ke ket te mire qe nuk perton me shpjegu per filmin. M'intrigove n'ate pike qe duhet me shty oren e gjumit...

nje miku im kishte nje karakteristike interesante. nese ishim duke pare film, s'ka rendesi se ne cilen pike te ishte, ai cohej edhe ikte ja fuste gjumit. ne i thoshim, po rri se edhe 15 min ka, ky kthehej dhe na thoshte "a me jep lek ky mua?"... edhe ikte. kurse ne rrinim shihnim filmin, pastaj shihnim nanje film tjeter pastaj nanje film tjeter edhe kur zbriste ky ne mengjes i freskuar na gjente neper divane me kuti picash te hedhura sa andej ktej edhe me miza kemngulse qe vinin verdalle... kuptohet pastaj dita e tij ishte e mire, e jona ishte e shkkk qe me saba.

lol, plus ke nji efekt post-film qe nuk te ndahet per ca kohe. Krahason ne mendje dike me nji personazh te filmit e keshtu me rradhe, del pak nga realiteti ose me mire ke nje dyzim te lehte realiteti...ose mbase nuk eshte keshtu...jam i sigurt qe me ka ndodhur po njeriu nuk mendon per menyren sesi i punon truri i tij; zakonisht cuditet dhe eshte kurioz per menyren sesi punon truri i te tjereve

mua de-ja-vute me hedhin ne spirale. me bejn me fiksime. kto me bejne te mendoj seriozisht per menyren se si funksionon truri.. sepse jam i sigurte se ajo qe ndodh eshte se pak a shume nje rryme elektrike ndjek te njejten pattern qe ka ndjekur dikur me pare, edhe kjo krijon ate familiaritetin sikur dicka e kemi jetuar me pare.. qe ne e quajm de-ja vu.. ose dicka e tille.. nuk jam i sigurte dmth por jam i sigurte se de-ja-vute shpjegohen nepermjet proceseve te trurit edhe nuk jane fenomene paranormale dmth.. leqe s'i dihet ne fakt

http://www.imdb.com/title/tt1068649/

`Il y a longtemps que je t'aime` film me regji te Philippe Claudel.

ne kete film me aktore te shkelqyera si Kristin Scott Thomas dhe Elsa Zylberstein flitet rreth nje gruaje qe ka kaluar 15 vjet ne burg per shkak te vrasjes se birit te saj dhe me pas perpjekjet e saj per tu kthyer ne jete , e ndihmuar dhe nga motra e saj dhe familja e saj.

Filmi sado qe flet per nje drame , eshte treguar dhe xhiruar ne menyre aq te mire saqe kurre nuk bie ne kthetrat e melodrames.

 

ky me 10 mua..

Charlie Brooker's Screenwipe is a British television review programme broadcast on BBC Four by Charlie Brooker. It is similar in tone to Brooker's Screen Burn column which he writes in The Guardian newspaper’s Guide supplement every Saturday. The programme contains reviews of current shows, as well as stories and commentary on how television is produced.

http://www.youtube.com/watch?v=VuyXkBIDB...

Dje pashe "The Road".

Ja vlen te shikohet nga ata qe preferojne filmat post-apokaliptik.

Eshte shume realist, dhe mjaft "disturbing".

Mesazhi qe percjell eshte i bukur.

Olso, une i pelqej filmat me ket temen e fundit te jetes (ashtu sic e njofim ne, nxitojne ta cilsojne kta knej), n'fakt po ky sikur nuk me ngjiti.
Dmth, sa vinte e behej me i merzitshem m'u duk mua...doze "realizmi" te hidhur po pa pike inspirimi. E vetmja linje qe trajtohej disi bukur dhe qe m'shtynte me e pa ishte kujdesi prindror per te ardhmen e femijes qe linte pas. Shume gri si film...mu duk sikur harxhova kohen.

The pursuit of happy(i)ness.

Snik-snik-snik, film prekes. smiley

Sa kam qare me kete film... s'e shoh dot me. smiley

Sherlock Holmes... argetues! smiley

Saints & soldiers

 Der Baader Meinhof Komplex (nuk e di ne eshte sygjeruar me pare.)  Me ra rasti ta shihja para nja dy javesh.  Megjithese kishte mundesi per nje thellim me te mire te karaktereve te RAF, ia vlen te shihet per tablone e ngjarjeve te atyre viteve.  

http://www.imdb.com/title/tt0099040/

`An angel at my table` film i Jane Campion.eshte autobiografia e shkrimtares me te madhe nga Zelanda e Re, Janet Frame.

e ka pas dhene tvsh para disa vitesh.e pashe serish dje dhe me pelqeu.

Dy seriale televiziv te rinj qe me te vertete ja vlejne, (po i sjell ketu per te mos hapur teme tjeter):

1) FlashForward - Me 6 tetor te vitit 2009 njerezit e te gjithe botes humbasin ndjenjat (ne menyre simultane) per 2 minuta e 13 sekonda. Te gjitha ngajrjet ne film rrotullohen rreth ketij eventi. Film misterioz dhe me shume suspens.

Ka arritur tek episodi i 10-te i sezonit 1 dhe rifillon nga fundi i marsit.

2) V (Visitors) - remake i serialit te famshem te viteve 60-te. Anije gjigande aliene pozicionohen mbi 29 kryeqendra te botes. Pas panikut qe shkaktojne ne popullate, nje mesazh audiovisual i Anes, (liderja e alieneve), qeteson gjendjen kur thote: "Ne vijme ne paqe!". Por disa njerez kuptojne shpejt se nuk eshte vertete keshtu.

Ka arritur deri tek epsiodi i 4-t i sezonit 1. Vazhdon pergjate marsit.

Un die pash "Invictus" me Morgan Freeman i cili luan rolin e Nelson Mandela.

Shume shume i bukur dhe inspirues. Fjale vertete te fuqishme dhe shume emocionues.

ps: po mos te ishte Matt Damon mbase do ishte me i bukur smiley

ps2: teme vertet e bukur

 Duke e shkarkuar, rrofsh

Une per vedi jam pre e filmave klasike...ta merrshin mendjen ata meshkujt me romanticizmin ta bonin dhalle.

Wild Strawberries, North by Northwest, To Catch a Thief, Phaedra, That Hamilton Woman, Guess Who's Coming to Dinner (the original), The Year of Living Dangerously, Escape Me Never e plus plot te tjere ... nga keta te fundmit ... i kini thene.

Casablanca...Wuthering Heights... smiley

Via col vento, An affair to remember, Arch of triumph..  smiley

A streetcar named Desire...smiley

 

 

Last Tango in Paris

 : )

 

pse buzeqesh mi akvll?

se sapo doli dielli.

në fakt ngaqë rrezikoj ti qes cucat nga romantizmi.  : )

Kalo ndonje rreze ketej, te lutem, se u mykem nga lageshtira...

mire moj mire... thash mos po buzeqeshje per nanje gje tjeter..

sapo e bëra turshi, Teuta, se kushedi si vjen vera... : )

ti twintip përse po buzëqesh vetë?

kot mi.. po buzeqeshja sepse isha kurioz per procesin kognitiv qe solli ate buezeqeshjen tende..

sipas teje, pse po buzëqeshja?

kjo fotoja dmth që un i plas buzën dhe kalit buzëbardhë ?

haha.. jo jo.. mire e ke ti vazhdo ne tenden. e drejta jote te besh cte duash por fotoja ishte per te ilustruar se une smund te di se pse po buzeqeshje ti me shume se c'mund te di pse po buzeqesh ky kali.. por ndryshe prej kalit une ty mund te te pyes, pse po buzeqesh mi akvll, kurse kalin se pyes dot..

mirë. por ti the se kujtove që po buzëqeshja për nanjë gjë tjetër, dmth që një mëndje të tha se unë po buzëqeshja për diçka, e unë ndaj të pyeta.

jo une mendova se ndoshta te reshkiti buzeqeshja padashje.. hehe

po ti fol mor vlla, se unë kujtova se kushedi ç'kujtove ti se më shtiri të buzëqesh mua...

u be lemsh kjo pune

a m'le t'lutem t'ia vej pikën unë?

.

 dy filma qe kam pare kohet e fundit do vecoja:

- into the wild (ne natyre te eger/virgjer - drejtu prej shon pen)

- l'armee des ombres (ushtria e hijeve - aktor: lino ventura).

ushtri hijesh eshte film i mire shume, me ka pelqyer edhe mua, bashke me nja 2 filma te tjere te hebre-francezit Melville, Rethit te Kuq e Samurait. Filma gangsterrash fjale-pak.

Ka ndonje vend ku  me  e pa online??

 ... per pak harrova:

          - seriali "Xixellonja" (firefly -scifi per se mbari)

"Z" nga Kosta Gavras.

 Loved it, thanks

Brothers and Hurt locker...m'ben pershtypje sa "i gjun" industria amerikone e filmit temat e nxehta te luftes dhe ne pergjithsi cdo teme qe eshte ne vemendje te publikut - te dy filmat m'pelqyn

1) Nje film i cili te hap syte mbi jeten e rinise se eger ne periferite (banlieus) Franceze! La Haine 2) 15 minutat e para te ketij filmi vizatimor jane shume te prekshme... ne pergjithesi eshte i kendshem i tere filmi! Nje nga kryeveprat e Pixar! Fitues i cmimit Oscar per soundtrack... UP! Shikim te kendshem!

s'e kam pare "pushimet.." ende.. duhet ta shkarkoj ta shoh. smiley

Lum si ti qe s'e ke pare akoma! smiley

haha.. aq i bukur eshte dmth e? me kujtove pink floyd-sat, ne nje dokumentar te tyre, njeri prej tyre thoshte se do te deshironte shume te kishte mundesine te degjonte per here te pare na fillimi deri ne fund albumin klasik te tyre 'dark side of the moon', por ne nuk e kemi patur ate privilegj, thoshte ky, edhe bente sikur i vinte keq per veten.

Vertet i kendshem! smiley I lehte dhe inteligjent njekohesisht!

Ne ndonje pasdite te diele, pas nje dreke te bollshme... Le te jete maj, te themi, dhe ti e sheh qe nga divani, duke tymosur cigare e duke mbyllur syte hera-heres... Ja, twin, nje mundesi lumturie ... 

haha.. tymosja ishte detali qe e solli ne jete skenen per mua. e perfytyroj. dreka do jete peshk dhe patate te skuqura, i shoqeruar me birre te ftohte. kete mundesi lumturie kisha pershtypjen se ma sillnin vetem filmat japonez me samurai e gjera. ose cdo gje qe ka toshiro mifunen ne te. smiley

http://www.youtube.com/watch?v=VOv9U-On4...

 

shiko se mund te kete qene edhe çaj, buke e thekur me gjalpe dhe me kavjar (te kuq, ai me pak i çmuari, por i sjelle nga Rusia gjithsesi)... S'do ta kem pas bere ende nderrimin e rrobave ne dollap per stinen, keshtu qe llogarit edhe nje çike brerje ndergjegjeje per kete pertaci, dhe ndoshta edhe s'kam blere ende dheun per trendafilat, ndersa macja e zeze e komshiut hyn e del pa qeder nga tarraca e tij ne timen...

kurse une nga maji do kem nanje kulish dhelpre si cdo vit qe del prej nentokes e duke u verdallosur e gjen veten brenda kopshtit tim.. era e peshkut ka per ta terhequr kurse zerat e tv-se qe vijne prej deres se hapur do e friksojne.. papritur nje siluete njeriu(qe ne fakt kulishi i dhekpres nuk mund ta dij se c'eshte), shfaqet ne deren e kopshtit dhe ai zhduket pa qene i sigurte se nga po iken..

Mund ta titullosh "Mundesi lumturie me dhelperushe dhe siluete veteje" smiley

z per mua ishte nje eksperience e rralle filmike. nje film qe ben bam!

pushimet e tatise ishin disi jashte elementit tim. ndoshta s'isha alienuar akoma atehere aq shume nga njerezit (gje qe nuk ma bente monty python me pak te afert).

Ne fakt pikerisht kete doja te thosha Trop smiley , dmth qe e kam zili veten e atehershme. Veten kur s'e kishte pare ende "M. Hulot"

kur e thua keshtu e ben tjetrin te ndjehet si burre i gjate gallof me kapele (republika). shpetimi i vetem eshte dashuria smiley

ose gjumi! smiley

ai i madhi i "fjetsh te madhin!" ...

po e degjoj mu tani smiley Naten edhe ty sh(e)qerke...

Pashe me ne fund"Vincere", edhepse me vonese. Me pelqeu.

Waking Life, jo walking, se thashe mos me ishte fiksuar mua titulli gabim nga permbajtja e filmit. smiley

What did you think about it?

Mbase ka dhe ndonje film me lart qe ja vlen te diskutohet po pertokam ti lexoj gjithe keto komente, se kam frike mos jane dhe ketu shumica per prototesen e lezhianeve kunder Klodit dhe per homofobizmin shqiptar te sapo-klod-zbuluar. smiley

El secreto de sus ojos " The secret in their eyes"

 

Fitoi oskar per filmin me te mire internacional.

ky filmi zorba ehste bere ne krete. vendi quhet akrotiri. para ka nje plazh kurse mbrapa eshte nje koder gjigande,ose mal i vogel shume i pjerret e me shkembinj te zinj i cili i imponohet peisazhit dhe dominon gjithe vendin. i gjithe vendi ka nje fare hije te rende e te zymte. edhe plazhi te duket sikur fsheh egersirra parahistorike dhe nuk te ndjell te hysh ne te. Kam qene disa here ketu edhe robt e permendin me krenari se ktu ishte xhiruar Zorba, por jo se kjo e bente vendin me te ftueshem.

 Un se kam par gjith filmin po vetem ky fragmenti tregon sa i pakrahasueshem qenka ky shoku ne ACTING!! dang!

Desert Flower

Histori e dhimbshme por e treguar me shumë dinjitet. Aktrim shumë i mirë. Film rrënqethës.

the life of brian.

http://uk.imdb.com/title/tt1187044/

`La nana` a.k.a `The maid` eshte nje  komedi- drame kiliane  rreth marredhenieve njerezore, posesivitetin e njerezve dhe menyrat e  kurimit te posesivitetit me dashuri dhe afrimitet pa shkaktuar dhimbje.

Ne fillim mendova se kishim te benim me nje `Leporele` kiliane por shpejt do te shohim fytyren e vertete te sherbyeses Raquel.jua rekomandoj.

http://www.youtube.com/watch?v=RVCoY-p9xLc

shutter island.

I am annoyed. Absolutely great crafting in terms of photography (as one would expect), the plot however seems like it has been subjected to a firing squad. Yes, its a thriller. Yes, it has a twist. But i saw it comming sooo early, that when it actually came (a long way after), i was refusing to believe that that was actually it. I wanted to believe there was another one, maybe two conflicting twists, but whether the protagonist's last remark ("You know Chuck? This place makes me think.. is it better to live as a monster, or die as a good man?&quotsmiley, whether this remark alone is enough to warrant further twists.. i do not know. i dont even know if it was meant to do that, but i am certain that people that i know will hang on to it and extrapolate fantastic theories which they will soon proudly confess them to me.. theories which Scorcese would probably find wickedly amusing. The most annoying thing about the film (for me), is that there is one other, further, twist opportunity there.. screaming to be employed, at least i can vaguely fathom it.. but why has Scorcese not employed it?

http://www.youtube.com/watch?v=HYVrHkYoY80

Donnie Darko- e keshilloj per ata qe nuk e kane pare, te ben ta shikosh me vemendje dhe ti kthehesh serish. Nje seri eventesh te pasens ne fillim qe marrin kuptim ne nje nivel tjeter. Per ata qe pelqejne filmat disi enigmatike por jo vetem. www.youtube.com/watch

 

seppuku - matsuki kobayashi

si eshte daci? smiley

i tredhur, vetem ha, fle dhe shetit

i shkreti ! smiley

Povrë, povrë, mësju Pusiket. 

        Xherri xhunior!

masaki kobayashi

film i mire shume.

Into the wild  per mua eshte i frikshem

por mesazhi  Happiness only real when shared.  At the end of the day po ta menosh eshte   mese i vertete

Quante volte... quella notte -Mario Bava

Dhe nje film tjeter i Almodovarit - Hable con ella - me la pa fryme fare! Kisha kohe qe s'shihja nje film te tille.

Edhe kolona zanore ishte rreqethese, tronditese.... Shume, shume e bukur.

Nga Almadovar te sugjeroj edhe "Todo sobre mi madre", nese s'e ke pare.

the science of sleep

http://www.imdb.com/title/tt0354899/

film vertet interesant .me pelqen sesi eshte realizuar perzierja midis endrres dhe realitetit .

meqe ra fjala regjizori eshte i  njejti regjizor qe ka bere filmin `eternal sunshine of the spotless mind`

green zone dhe a serious man (italisht).
Vetem masi shkarkova 'un camorrista perbene' kuptova se edhe un mund te kisha bo nji film me t'mire (du me thon, mrena dites).

 

the messenger (prape me teme nga lufta). Ideja e filmit m'pelqeu po sepse filmi m'u duk si i lene pergjys

Meqenese sot eshte dita e Tokes, keshilloj "Earth" 2009, nje film dokumentar me pamje magjepsese te tokes dhe natyres..Shijojeni www.youtube.com/watch

"En un momento dado", film dokumentar, fantastik për Krujfin dhe lidhjen e tij me Katalonjën.

  Shumë impresionant dhe mbresëlënës. Tregon sesi Krujfi me kalimin nga Ajax te Barça në vitin 1973, ngriti peshë zemrat e katalanasve, u dhuroi disa kampionate dhe më e rëndësishmja, fitoren jashtë fushe me Realin 5-0. Reagimet e njerëzve që e kishin jetuar atë periudhë janë jashtë mase interesante. Dokumentari shkon përtej futbollit dhe mplekset me kulturën, krenarinë, dinjitetin, respektin, akoma dhe influencën gjuhësore që ka patur ky lojtar dhe njeri i madh në Katalonjë. Titulli i dokumentarit është marrë nga një shprehje e Krujf, e menduar në gjuhën e vet, hollandisht, por që në spanjisht nuk ka kuptim. Këtë e tha për një moment në një intervistë, pastaj të gjithë e kopjuan, megjithëse nuk ishte korrekte gramatikisht. Një shprehje tjetër që kishte importuar në Spanjë ishte "mu bë lëkura si mish pule" smiley

Dhe vërtet kishte shumë momente gjatë dokumentarit që lëkura të bëhej si mish pule. smiley

Për tifozat tulipanë është një detyrim për ta parë, por dokumentari shkon përtej tifozave, përtej futbollit vetë. Ka një dimension shumë human brenda. Për mua ishte fantastik.

http://www.vimeo.com/4735223

Copy Shop - film me metrazh te shkurter nga rregjizori austriak Virgil Widrich.

Filmi ka fituar 35 cmime  neper festivale te ndryshme ne mbare boten.Jua rekomandoj eshte shume i vecante dhe origjinal.

perduto amor - film italian qe m'pelqeu po nuk di me thon pse. A quhet?

Nje film i alejandro amenabar se fundmi "Agora'' 2009. Hypatia nje filozofe dhe dijetare e Aleksandrise nen Romen e fund shek te 4-er. Konteksti kohor interesant, perplasje dhune fetare www.youtube.com/watch

2u

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).