Edi Rama nuk merr më këshillat e Arthur J. Finkelstein-it. Njerëz pranë kryetarit të Partisë Socialiste bëjnë të ditur se këshilltari izraelito-amerikan nuk është më pjesë e stafit të kreut të opozitës. Për arsye, kontraktuale Finkelstein nuk këshillon me Ramën prej disa muajsh. Duket se mos-fitorja e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 ka bërë që lideri opozitës të mos kërkojë një rinovim të kontratës me këshilltarin, të cilit i ka besuar disa nga betejat e tij politike. Finkelstein udhëhoqi fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2007, ku Edi Rama fitoi mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës. Edhe në zgjedhjet e 2009-ës ishte pikërisht Finkelstein që konsultoi Ramën në përgatitjen e fushatës dhe i rekomandoi një nga kompanitë më të mëdha në SHBA, siç ishte “Kidron Strategies” e amerikano-izraelitit George Birnbaum.

“Divorci” me Arthur J. Finkelstein
Kreu i opozitës shqiptare dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nuk ka më pranë vetes këshilltarin Arthur J. Finkelstein. Ende nuk dihet nëse marrëdhënia e tyre është ndërprerë për gjithmonë apo do të ketë bashkëpunime sërish në të ardhmen. Burime pranë liderit të PS-së bëjnë të ditur se prej disa muajsh Rama nuk merr më këshillat e njeriut i cili ka qenë strateg në fushatën e Partisë Socialiste. Rama që tashmë është duke bërë një opozitë mjaft të ashpër, këshillohet kryesisht nga bashkëpunëtorë brenda partisë, duke hequr dorë përkohësisht nga këshillues të huaj siç ishte Finkelstein. Nuk bëhet ende e ditur nëse bashkëpunimi mes Ramës dhe Finkelstein do të rinisë në një të ardhme apo rrugët e tyre janë ndarë përgjithmonë. Finkelstein drejtoi fushatën e vitit 2007 në zgjedhjet lokale, duke e nxjerrë Ramën fitues për herë të tretë në bashkinë më të madhe në vend. Edhe pse jo fizikisht, në Shqipëri Finkelstein konsultonte Ramën në çdo hap në të cilin ecte lideri i opozitës. Rama ashtu sikur filloi bashkëpunimin, edhe ndërprerjen e tij e kaloi në heshtje.

Aktiviteti i Finkelstein-it
"Arthur J. Finkelstein and Associates” George Birnbaum së bashku, kanë drejtuar edhe fushatën elektorale të ish-Presidentit amerikan Richard Nixon. Ky i fundit u zgjodh në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1969, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1974. Edhe fushatën elektorale të njërit prej Presidentëve më të suksesshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reganit, e kanë drejtuar sërish George Birnbaum së bashku me "Arthur J. Finkelstein and Associates'. Reagani u zgjodh dy mandate rresht në krye të SHBA-së.

18 Komente

Po ky i majti i modh c'do qe merr ne pune nje konsulent te Republikaneve te ShBA? Hajde c'behet atje hajde! Fox News fare..ne mos Pox News.

Pikerisht

Bobobo! Finkelstein paska qene te rrethi Ayn Rand more...fishkellime fare!

 

Ndaj Edi Rama tashme eshte i c'orientuar nga strategjiasmiley

kush e di si do ta komentonte kete rast, mbeshtetesi i tezes konspirative cifute te Rames, te pakorrigjueshmit Kastriot Myftaraj...

Ore ceshte ky 'reporting' idiot keshtu. A ka marre Rama ne pune Finkelstein apo Finkelstein Ramen?

Edhe pse jo fizikisht, në Shqipëri Finkelstein konsultonte Ramën në çdo hap në të cilin ecte lideri i opozitës

 Nuk edija qe Rama paska pas keshilltar me rroge!Por fjala pezullon nuk mund te shkoj ne kete rast,ndoshta thjesht ai kaq e kishte edhe kontraten,ose Rama kaq kishte nevoj,dhe pastaj,cfare ndodhi?Ku eshte e keqja ketu?

Asnji e keqe mer Artian: po shqipecat nigjojn 'izrael' 'cifut' ene u ngrefet. E keqja eshte O'Rama: cer dreqin do ai me konsulente konservative kur udheheq nje parti socialiste?

 Nuk e kuptojne qe kjo pune eshte thjesht biznes dhe karier as gje me shume .

Peshkaqene, Finkelstein ka nje CV mjaft te pasur, vec Presidenteve amerikane, ka bere edhe fushatat e mjaft kryeministrave izraelite, pavaresisht bindjeve te tij, ai cilesohet si nje nga PR-t me te mire ne bote. Disa nga gjerat te mira te fushates se Edi Rames ishin ideuar pikerisht nga ky njeri.

p.s Edi Rama eshte pertej se majtes dhe te se djathtessmiley

 Rama nuk e kupton se populli shqiptar eshte i ndjeshem ndaj shperdorimit te parave. Me ato para qe Palloshi i ka dhene mentorit te tij Finkelshtainit (qe ka harxhuar kohen kot me Ramen) , ai mund te ngrinte nje minifabrike (linje prodhimi) per panelet diellore, panele qe do t'mund t'ua dhuronte spitaleve, azileve, shkollave. 

Mire e keni ju zoteri, po kujt t'i thuash se. Gjithashtu, nga dalin keto para qe paguhet z. Finkelstein dhe kompania tjeter? Se ata falas nuk vijne, dhe cmimin e kane mjaft te kripur. 

Keto keshilltaret e politikaneve tane si ka mundesi qe kane kaq pak publicitet ne media se kush jane e ca bejne? Thjesht nuk duan politiqenet tane ti shperndahen meritat, nuk duan te merret vesh qe kane konsulente, apo ka ndonje arsye tjeter? :think:

 

P.S. Ne fakt une me shume po shqetesohem per shqetesimin e Qafirit ne lidhje me kete lajm sesa per Ramen.

Dhe shqetesimin e ketij qeveriut qe ka dezhurnin dhe i ka hapur ne ekran te gjitha temat kutiste te peshkut dhe i rifreskon here pas here qe te diktoje komentet antikutiste dhe ti fshije pa lene gjurme. I  feel for you qeverio. Mazeltof dhe ty dhe shpresoj te kesh marre sa me shume kuti per dhurate kete vit, se i meriton me gjithe kete pune te palodhur antikutifshirese. smiley

Xhibi, keshilltaret e fushatave zgjedhore, por edhe ata personale, asnjehere nuk bejne publicitet per vetensmiley

Nuk thashe te bejne ata publicitet. Po ne Amerike p.sh. eshte e pamundur te mos kete aq publicitet sa te dihet se kush jane konsulentet kryesore te fushates se secilit kandidat, te pakten ai kryesori.

Besoj dhe ne vendet e tjera.

Tek ne me duket sikur keta skenderbenjte tane duan te pretendojne sikur bejne cdo gje vete, sikur s'kane konsulente, sikur jane vete dhe dizenjatore grafike, dhe strategjiste, dhe sondazhberes, dhe cdo gje tjeter. smiley

O Xhibo tek ne edhe lajmet e fushatave i benin vete zyrat e shtypi te PS-PD dhe ua conin taze TV-ve te famshmesmiley

ja fusin kote keta te Tirona Observerit. Rama me cifutin e vet gjithmon kshu e ka pas marredhenien, Finku vetem ne rast fushate vjen ne shqiperi, dhe keshillimin e ben nepermjet personave te tjere

Flitet se dy keshishilltare me te pershtashem jane gjetur per te zevendesuar Z. Finkestein:  

Ata jane pikerisht Phil Mc Cracken dhe Ben Dover per te cilet ka insistuar vete Z. Rama.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).