Media spanjolle para ca ditësh shkruante se Reali do të përfitonte 2.5 milionë euro nga ndeshja miqësore me Gramozin e Ersekës. Sot, Balkanweb, thotë se Taçi Oil ka vendosur 50 mijë euro në dispozicion të familjeve të prekura nga përmbytja në Shkodër plus fitimet nga shitjet e biletave të ndeshjes. 2,500,000 euro për Realin e Madridit, 50,000 euro për shqiptarët e përmbytur.


Artikulli nga Balkanweb: 

TIRANE- Paratë e biletave të nxjerra nga ndeshja e 20 janarit Gramozi-Real Madrid, do të shkojnë për familjet e përmbytura në Shkodër. Ka qenë ky vendimi i marrë nga kompania që organizon këtë takim, "Taçi Oil International", e cila duke shfrytëzuar imazhin e klubit më të madh të planetit, ka menduar të ndihmojë personat e zonave që aktualisht janë duke vuajtur vërshimin e ujërave në zonën e Shkodrës.

Një lajm i tillë është bërë i ditur dje nga zëvendës presidentja e "Taçi Oil", Anika Taçi, e cila bëri të ditur gjithashtu edhe dhënien e një fondi prej 50 mijë eurosh për këto familje. "Kompania jonë, ashtu si edhe shumë të tjera, ka vendosur ti qëndrojë pranë banorëve të zonave të prekura nga kjo katastrofë natyrore, - bëri të ditur ajo në një konferencë për shtyp. - Ne kemi vënë në dispozicion shumën prej 50 mijë eurosh me shpresën dhe urimin që kjo ti lehtesojë sado pak dhimbjet e tyre", shtoi zëvendës presidentja e kompanisë.

Përballja mes Gramozit dhe Realit të Madridit do të luhet në datën 20 janar në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", në orën 18.00. Ky takim zhvillohet në kuadër të edicionit të tretë të trofeut "Taçi Oil", një trofe që në dy sfidat e mëparshme është diskutuar mes Tiranës dhe Milanit si edhe mes kombëtares B të Shqipërisë dhe Milanit. Këtë herë, trofeu do të diskutohet mes Gramozit të Ersekës dhe Realit, por në skuadrën kolonjare mund të përfshihen edhe disa prej futbollistëve më të mirë të kampionatit, për t'i shtuar sadopak rivalitetin sfidës. Kreu i kompanisë "Taçi Oil", Rezart Taçi, në akordin e arritur me presidentin e Realit Florentino Perez, ka kërkuar që skuadra të jetë e plotë.

Shenim: Artikulli u dergua nga mati i ri.

34 Komente

po s'besoj se ka ndonjë acarim përtej atij normal. Kapitalizmi kështu funksionon. Kush ka një meleonë, jep iqin lekë për fatkeqin.

 

komplimente Taçit! Ky veprim e nderon.

Do i propozoja Taçit që: Të gjitha vëndet e tribunës së nderit të shiteshin në një ankand ku të merrnin pjesë të gjithë "paria" politike e mediatike shqiptare... ku bileta, të mos shitej nën një çmim bazë prej 100 euro-sh, atëhere që vërtet ky takim do të kishte vlera edhe për të përmbyturit (nëse "paria" do vendoste që të shkonte në stadium)

 2,500,000 euro për Realin e Madridit, 50,000 euro për shqiptarët e përmbytur.

Ky esht biznes i tij privat,50,000 euro i jep ndihme humanitare.Ky eshte kapitalizem.

shenim.Nuk ishte nevoja per ta fshire artikullin e matit te ri,ti pmusarai se ka vend plot besoj,por te vijne shume perdore keto fshirjet ty dhe shokeve tuaj.

ky taci e bleu bolonj]en apo jo?

 

Kur te merr koka ere. Budedalliku nuk ka brire.  

Ore me qe ra llafi,mire ky Taci do tu japi nje kacidhe.Po ai Mero-ja,do jape ndonje gje,se helbete eshte dhe ai pronar apo jo.

 

 

 E para, kush na qenka ky qe ju acarokan nervat se jepka nje biznesmen leke nga leket e tij, duke bere nje akt bamiresie dhe e dyta, perse nuk ju acarokan nervat ketij qe e paska postuar, nga gjesti i kryepasanikut kryetar te opozites, i cili ska dhuruar gje akoma. Shnet.

Penar, low, shume low me kete artikull. Si plakat grindavece qe rrine tek stoli i lagjes dhe i bejne hesapet e parave atyre qe kalojne, ja ky alamet makine pse s'na jep ca pare, legeni!

Dmth juve normal s'kishit per ta permendur ndonjehere Tacin ne kontekstin e permbytjes, apo te donacioneve. Tani qe ai beri te ditur 50 mije eurot dhe biletat, e permendet ne krye te faqes:  Pse kaq pak, legeni!

E hapet ate temen e apelit te donacioneve, bravo thashe me vete, dolen nga gjirizet. Nuk zgjati shume...

Xhib, problemi nuk eshte tek 50 mije eurot per permbytjen por tek 2.5 milionshi per ndeshjen. Kjo eshte shfaqje megalomanie (dhe brekegrisurie ne fakt) e madhe. Te paguash kete shume per disa fotografi dhe artikuj gazetash qe do koleksionohen nga kolonjaret eshte nje ngaterrim prioritetesh qe meriton te studiohet si rast klinik me vete.

Secili ka te drejte me si prish si te doje paret e veta po ky tyta aktivitetin e tij ekonomik nuk e ka te perqendrum ne Spanje po Shqiperi dhe nis nga kushtet tona dhe interesi per sportin ne pergjithsi duket shume paradoksale.

ku eshte qellimi i ndeshjes pastaj qe te justifikoje ket shume? thjesht qe max 14,000 veta do shofin nga afer yjet e realit?
 

Si me Milanin, si me Realin, te tepruara jane parate qe shpenzon Taci Oil, kur ne Shqiperi mund te beje shume gjera. Megjithate, mbetet ne dore te tij se ku i con parate e veta. Neve na mbetet vetem ta gjykojme per mire apo per keq. Ka plot biznesmene te tjere te medhenj qe as aq sa Taci nuk kane dhuruar, por ka dhe kompani me te vogla se taci qe kane dhuruar me shume se 50 mije euro.

Shteti ka detyre t'i ofroje lehtesime taksash ne kembim te dhurimeve humanitare, por s'mund te detyroje njeri se sa duhet te dhuroje.

E njejta formule paradoksale eshte perdorur edhe per ndeshjet e Milanit.

Milanit i paguheshin miliona Euro dhe pas ndeshjes, gjate darkes se shtruar ne Sheraton per bizneset, politikanet, perfaqesite e ndryshme, etj, (qe duhet te shikonin se sa i pasur ishte Taci), behej nje ankand ku shiteshin bluzat e lojtareve per qellime bamiresie.

Natyrisht shumat per bamiresi ishin teper te vogla ne krahasim me shumat e shperdoruara per te sjelle Milanin ne Tirane dhe thuhet se shumicen e bluzave i blinin bodigardet e Tacit me leket qe i jepte ky i fundit.

Histori parvenu-she shqiptare me nje fjale.

legena, lapangjoze, fytyrsuma. jo vetem taqi, po dhe prapavija e tij.

Ky ishte një falenderim shumë serioz i bërë ndaj dikujt që fut dorën në xhep... smiley
Kushedi se sa ndihma do kenë ofruar shtete të fuqishme që kanë nga 50M Taçër

Tacet mbeten tacer, kudo qe ndodhen, ne cdo shtet. Sa per ndihmat, nese nje person me te ardhura mujore 500 euro (nga te cilat 300 i ka shpenzime), dhuron 50 euro - ky po eshte zemergjere.

Po nje biznes me fitime mujore (fitime, jo xhiro) mbi 5 milione euro te deklaruara (armo+taci oil), qe dhuron 1/100 e ketyre fitimeve...

nejse po kjo pak rendesi ka pasi eshte analiza personale e gjithsecilit.

E megjithate ka nje ceshtje etike ketu, qe mund te shtrohet, po jo ne keto momentet e tragjedise, madje as nder shqiptare, se keta te fundit nuk para e kane qejf etiken. Nese e lexove ate artikullin mbi mbretin faruk te egjiptit, ate e rrezuan me dhune pikerisht sepse midis varferise se popullit te tij, ai rrezatonte luks te tepruar. historia eshte plot me raste te tilla, kur para syve te te uriturve vjen dikush qe tund florinjte, si ky qe sjell realin e madridit ne nje vend ku marketingu me etik do te ishte te ndertonte shkolla apo spitale...

nejse, ke te drejten tende te ndihesh krenare per nje shqiptar kaq te madh, dhe kaq zemergjere.

Shikoni si dalin salistat ne mbrojtje te biznesit te familjes.Harruan qe e shanin para 2005 .Me duken si ata fshataret qe mbronin beun e tyre.Ky robi u shet naften e ballshit me cmimin me te shtrenjte ne europe a ndoshta edhe ne bote e spaguan taksa shtetit e me keto para paguan Kakane qe ka pare sa te mbaje shqiperine 1 muaj me buke dhe keta dalin e e mbrojne.Apo ndoshta ky nuk lahet ne vaske floriri?

Taci nuk është se e programoi këtë ndeshje pas përmbytjes. Ajo ndeshje ishte programuar që shumë kohë më parë dhe më tepër se një ndeshje futbolli, ajo ka vlera marketingu për TaçiOil-in.

Disa këtu më kujtonë atë përrallën ku dikush, pasi kishte ftuar në dasëm shumë miq, të gjithëve ju dha nga 5 grosh përveç njërit që i dha më pak. Ky i fundit, kur u kthye në shtëpinë e tij dhe po përgjigjej se si ja kishte kaluar në dasëm, u përgjigj: Dasma shumë mirë, por i zoti i shtëpisë u tregu legen. Të gjithve ju fali nga 5 grosh, vetëm mua më dha 3.

Po sikur të mos kishte dhuruar gjë fare Taçi (sepse dhurimet nuk janë të detyruara), a do të kishte reagime të tilla?

 

Per te coroditurit socialste eshte njesoj, keq te ndihmosh keq te mos ndihmosh. Keta prap se prap ne litar te varin. I mire apo i keq eshte njesoj me keto krijesa te cuditshme e  te coroditura socialiste.

 

Keta edhe ndonje enderr te keqe po  te shohin, prap se prap Sali Berishen do ta fajesojne.

 TURP TURP TURP per krijesat e coroditura te Edvin Rame Corodise.

Ja dhe nje tjeter tutkun qe lidh gjithcka me PS e me PD-n. As qe jane permendur ne tekst.

Pasuria e tij eshte personale dhe nuk eshte e drejta e askujt qe ai te gjykohet se c'fare dhuron apo nuk dhuron. Perndryshe nuk ke kuptuar dhe pranuar realitetin e kapitalizmit dhe epiqendren e tij, individualizmit. Realitet i ashper.

 

Mendoj se ai duhet falenderuar per ndihmen qe ka dhene.

 Kjo eshte Shqiperia,injorance me gravate!

Ndoshta Reali i ka me shume nevoje ato Euro, se ne jemi mesuar me barkun bosh.

Me duket shume normale,edhe me te vertet nje shume e konsiderueshme, 50mij euro + te ardhurat e ndeshjes Erseka - Real Madrit.

 

Ndeshja eshte programuar,edhe lidhur kontrata perpara se te ndodhte permbytja. Edhe nuk ma merr mendja,qe eshte e lehte te luash me Realin me probleme kontratash. Se mbase kane sanksione. smiley))))

 

 

DI ndonjeri sa do te jene biletat, afersisht kuptohet ?

 

 

p.s

 

Mbase prekete ne seder KaKa , se eshte edhe shpirti bute ai , edhe ben naj donacion per zonat e permbytura. Sa per C. Ronaldo te dali naj xhiro nga blloku , sa per qetesim pas ndeshjes.

 

 

Cere tí besh, keto  jane sindroma te fukarait te pasuruar shpejt. Kjo eshte si puna e atyre emigranteve qe pasi vijne ketej dhe i bie kurrizi ne pune, kur kthehen ne Shqiperi blene Benz-in me te shtrenjte dhe nja dy bluza "firmato" duke harxhuar gjithe ato qe kane fituar.

Dhe mos ja fusni kot. Taci oil, apo kushdo kompani tjeter shqiptare nuk ka nevoje per reklama 2.5 milionshe (kjo thjesht nuk ka sens ne nje treg te kufizuar si Shqiperia). Keto jane manovrime te qarta per te dhene te kuptuar qe Taci eshte ne "kembe" dhe ka lek sa mund tí hedhe edhe kot fare. Nejse, kjo gje eshte bere mese e zakonshme ne Shqiperine post-komuniste, dhe ky nuk eshte as i pari dhe as i fundit. Ne fund te fundit kjo eshte menyra e te berit biznes atje, duhet te tregosh qe lekun nuk e ke problem.

Shpresoj, qe eshe kete rradhe skuadra e Realit tí dhuroje nje bluze kryeministrit smiley

Sa per temen, mos ngaterroni kekun me byrekun se behet dhe ceshtja qesharake. Keto dy gjera nuk kane lidhje me njera tjetren. Serioze do te ishte, po te kerkoheshin te dhenat e kompanise Taqi Vaji dhe te shikohet se nga dalin gjithe keto para qe hidhen ne ere, per budadalleqe me brire.

2.5 milion euro pèr realin nè tiranè? me gjysmèn e kètyre lekve mund tè kish çuar gjithè ersekèn nè "santiago bernabeu" ky...me qè do tè luaj kundèr Gramozit them unè,dhe ndoshta njerzit do ja dinin mè pèr nder...

ka nje pjese interesante tek filmi njeriu me shenje

mishele eshte duke thithur droge dhe pastaj zihen te dy ne restorant perpara njerezve

ato fjalet qe ata te dy i thone njeri-tjetrit jane radiografia me e sakte e shpirtit te  pasnikut shqiptar

A e ka ndonjeri iden , sesa do te jete bileta ?

 

 

flm

Te nderuar dashamirës të Institutit Alb-Shkenca,

më poshtë gjeni letrën që disa orë më parë iu dërgua Real Madridit lidhur me ndeshjen që do të mbahet në Tirane dhe përmbytjet e ditëve të fundit në Shqipëri.

URGENT
Institute Alb-Shkenca
Adresa: Universiteti Bujqesor i Tiranes
Email: ga@alb-shkenca.org

10 January 2010

Honorable Florentino Pérez
Estado Santiago Bernabéu
Avenida de Concha Espina 1
Madrid, ES-28036
Tel:+34 91 398 4300
Fax:+34 91 398 4361
Email: legal@corp.realmadrid.com

Re: Real Madrid promotional game in Albania

Honorable Mr. Pérez,

We are a non profit organization of Albanian scientists and professionals based in different countries around the world. Although conducting our activity abroad, we follow closely events at home.

As you might already know, in the past days Albania has been facing a flooding disaster. Hundreds of people have been evacuated from their homes while rivers and high waters have inundated large sections of the countryside between the rivers Mati and Buna, in North-West of Albania. Fortunately there has not been a single loss of life up to now, but the economic damage many Albanian families have suffered is considerable.

It has been widely reported in the media that Real Madrid will play a friendly match in Tirana, Albania, on 20 January 2010. According to different sources Real Madrid will receive 2,5 million Euros for this football match.
[http://www.balkans.com/open-news.php?uniquenumber=44263].

Real Madrid is not only one of the greatest football clubs in the world, but also a very generous and conscientious institution that enjoys wide support and attention. It is our sincere belief that its contribution to the people of Albania at this time of need would be most appreciated, not only in Albania, but also abroad.

That is why we kindly urge you to waive the payment or a part of it and to re-direct the money and proceeds to the people who have been gravely affected by a most severe flooding in Albania’s northwestern districts of Shkodër and Lezhë.

We thank you for your time and attention and remain confident that you will give our humanitarian appeal the consideration it deserves.

We remain at your disposal should you have any questions or inquiries.

Looking forward to hearing from you,

Institute Alb-Shkenca

Cc: His Excellency, Bamir Topi, President of the Republic of Albania
His Excellency, Sali Berisha, Prime Minister of the Republic of Albania
Honorable Rezart Taçi, President of Taçi Oil International

non-sense

 

kjo quhet kerkese per lemoshe

Vip je, yll je, je vip, je yll, je vip je yll. A vjen te lozesh per qyl?

Kshu tingellon kjo. Leter vl. Reali normal do jape dicka, qofte dhe dicka simbolike sa per tu dukur, se i "kapi" permbytja ne kohen e lojes, dhe kjo quhet PR, cdo kompani e njohur apo VIP  do e bente. Por ti dergosh letra te tilla me duket pa lidhje. Reali s'ka asnje pergjegjesi morale ndaj shqipove. Nuk eshte se nje leter e tille i drejtohej te themi biznesmeneve shqiptare, epo hajt mo, ti sensibilizojme per dicka.

Institute Alb-Shkenca
Adresa: Universiteti Bujqesor i Tiranes

...

We are a non profit organization of Albanian scientists and professionals based in different countries around the world.

lol

 

Kryesorja mendoj eshte qe pasi te kete kaluar permbytja dhe te mos jete lajmi i dites te mos harrohet. E para te marrin masat qe te minimizohen demet ne te ardhmen dhe mos dale prap Ruli ne Opinion te thote "epo na shkriu bora pernjehere, nuk e kishim parashikuar". E dyta, te dale ndikimi njerezor, qofte per mire apo per keq para dhe gjate menaxhimit te kesaj ngjarje.

Se per para, mendoj se do mblidhen ca, po dhe shteti do i kompensoje ma ha mendja koker per koker se do mundoje te shmange vemendjen nga pergjegjsite per digat (mirembajtje etj) tek kompensimet ekonomike.

shkurt muhabeti na kan flliq fare

 

Taci Oil edhe pse eshte nje masaker financiare per shtetin  shqiptar po u permbahet rregullave te funksionimit te biznesit.Nje njeri publik ka pergjegjesi dhe detyrime ndaj publikut te vet.Nje kompani nacionale ka pergjegjesi dhe detyrime ndaj atij vendi.ne kete rast edhe ndaj klienteve te vet.

Sa per ndihmat per ato le te themi 10 000 njerez nuk eshte pergjegjes Taci qe te jap 2.5 milion euro.Ai e beri te tijen.Ketu ne Shqiperi edhe po ti jepte ato 2.5 milion do futej mik te kryeministri per menaxhimin e ketij fondi.Pune 10 %

 Show futbollistik qe do te realizoje Rezart Taci me yjet e Realit te Madridit dhe me Gramozin e Ersekes me kujton kohen e Rrapush Xhaferrit, kur ky i fundit ne fund te vitit 1996 apo fillim te vitit 1997 (koha e piramidave) bleu yllin e futbollit argjentinas Mario Kempes si trajner te ekipit te Lushnjes. Cudi, se qe te dy, si Rrapushi edhe Rezarti, kane lindur dhe jane rritur ne Lushnje, pavaresisht origjines kolonjare te Tacit. Nuk e di nese kane apo jo ndonje te perbashket tjeter qe ka lidhje me lekun e papare te tyre...Por uroj qe Rezart Taci Oil te mos kete edhe fatin e gjeneral Rrapushit. 

 

Kot uron, ate fat ka per te pasur

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).