Serbia mori nga Mali i Zi presidencën e radhës të Marrëveshjes për Tregëtinë e Lirë në Evropën Qendrore.

Mandati i saj një vjeçar filloi sot. Tetë vende rajonale, përfshirë Serbinë nënshkruan marrëveshjen në dhjetor 2006 për të forcuar tregëtinë rajonale dhe tërhequr investime.

Televizioni serb citon ekspertët e Dhomës së Tregëtisë të thonë se Serbia ka përfituar nga anëtarësimi në këtë grup, ku përfshihen gjithashtu Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Rumania.

Televizioni thotë se kompanitë serbe nxorrën fitime me vlerë dy miliardë dollarënga eksporti i mallrave në këto vende gjatë vitit të kaluar. Njëkohësisht, importet totale të Serbisë nga vendet që bëjnë pjesë në këtë marrëveshje kapën shifrën 989 milionë dollarë.

1 Komente

 Kjo tregon se Serbia, me shume eksporton se importon, gje qe do te thote se akumulon valute te mjaftueshme per te blere teknollogji te reja. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).