9150 hektarë tokë nën ujë thotë Balkanweb. Dhe jep një listë të komunave dhe bashkive me shifrat përkatëse. Shifra, vetëm shifra, pa kontekst. Mbulim i cekët i situatës, si i gjithë mbulimi i medias mbi përmbytjen në Shkodër, me sa shoh unë nga faqet e tyre në Internet.


Për shembull, nuk shoh gjëkundi një hartë të zonës së mbuluar. Askush nuk lodhet që emrat dhe numrat t’i vendosë në hartë e të tregojë se çfarë po ndodh, lëre pastaj se çfarë mund të ndodhë në një katastrofe eventuale.

Shekulli është një qind për qind i zënë me politizimin e situatës. PS thotë kështu, Berisha përgjigjet ashtu. E kujt i plasi? Askujt, përveç pronarit të gazetës. Balkanweb është më e sakta, me foto dhe informacione direkte, mirëpo dhe këtu informacioni serviret ashtu siç vjen. Ministria e Brendshme publikon të dhëna, dhe Balkanweb i ripërsërit. Prefekti i Qarkut të Shkodrës publikon të dhëna, Balkanweb na i përcjell. Roli i medias është kthyer në rolin e postierit: merr një copë letër këtu dhe çoje atje. 

Top Channel ka kronika, po dhe këto janë ripërsëritje të deklaratave të zyrtarëve apo të opozitës. E vetmja paraqitje grafike e situatës është kjo video këtu që përdor imazhe standarte sateliti (shiko Google Maps) dhe nuk shpjegon efektin e përmbytjes me imazhe, vetëm e shpjegon me fjalë.

Një hartë e dëmit të deritanishëm është e domosdoshme (dhe nuk është shumë e komplikuar për t’u bërë). Janë përmbytur 91 kilometër katrorë (1 km2 = 100 ha) tokë. Harta më sipër, që e hartova unë për 5 minuta, jep thjesht idenë e madhësisë së zonës së përmbytur. Për t'a thjeshtuar, katrori në hartë zë 100 km2, duke qënë se legjenda e hartës ka gjatësinë 5km (legjenda është në cepin e poshtëm, majtas).  Nuk është e saktë, as shkencore dhe nuk tregon asgjë përveç evidentimit të madhësisë së zonës së përmbytur në kontekstin e zonës.

Në ambientin mediatik shqiptar, një hartë e zonave të përmbytyra do ishte fantastike. Në media të tjera në botë sot, diçka e tillë do ishte e domosdoshme.

20 Komente

 sepse ne shqiperi ka vetem anal-ista. nje imazh sinteze ne 3D ose dhe plan i thjeshte per te shpjeguar problemin ne menyre grafike (liqenin, hidrocentralet, digat, lartesine e ujit dhe portat, etj), kerkon me shume dituri e mesim, se te shkruash hartime 2 lekshe nga keto qe shohim perdite ne shtyp ose qe diskutohen "çmendurisht" tek kjo faqe qe prej krijimit te saj.

pse nuk i propozon ti pmusaraj, sherbime te tilla, TV shqiptar ose Gazetave, neqofte se ja thua me mire nga kompjuteri.

se ne shqiperi, 99 % e perdorin kompjuterin veçse si makine shkrimi. asgje tjeter dijne te bejne me te.

Penar, pikes i ke rene. Kaq dijne kaq bejne. Sot ne mengjes faqja e pare e gazetes shqiptare kishte mjekrren e Rexhep Qoses ne vend te kaosit ne veri. Nuk ja vlen barra qerane te lagen neper baltra, eshte me komode te besh supozime nga Tirana. Shtypi shqiptar vetem me hamendje ecen por as hamendjet nuk i bejne tamam.

Ne mos gabohem, Vizion + ilustroi dje lajmet nga permbytja me disa video grafike ku paraqiteshin jo vetem zonat e permbytura, por edhe nje profil i kaskades se Drinit.

Media veshtire te  raportoje  per humbjet ne njerez. Te shohesh disa intervista ne media me njerezit qe leshojne shtepite, s'ju beson syve.

Deklarata te tipit " Kshu ka qene cdo vit", "Uji te shtepia ime s'eshte fut", "Faleminderit qeverise"  etj. Kta jane njerez maje zetoreve e traktoreve qe as rreckat s'kane mare me vete!!!!!!!!!

p.s. nese komenti cilesohet abuzues ju lutem te fshihet.

mirmjesi! po flas edhe une sot se jam bajagi afer permbytjes. mbreme rame me fjete dhe ime shoqe me cmendi se donte te dinte se ca ndodh nese shperthen fierza. neper torovice njerezit kishin nisur te deklaronin se po shperthen Benti. uji neper fusha nuk ndillte asgje te mire. 

por, u zgjuam sot ne mengjes, njerezit prisnin te ura se s'do te vinin furgonat e shkodres po erdhen. drini (drini jone ne lezhe jo ai i keqi i shkodres) ka ra shume krahasu me disa dite me pare. bilez habitem pse nuk e devijojne ca uje per ketej nga ne. benti kishte mbajte. fierza nuk ishte shembe. vetem te kioska prane obeliskut lexohej prej larg: "Ishalla s'hapet porta e trete ne fierze".

sa i takon hartes besoj se  eshte me e thjeshte se aq. duke hyre ne google maps dhe duke pare ku eshte fusha me e ulet. dhe duke e stergjate kete katrorin tend teposhte bregut te Bunes, ne Dajc e Velipoje e duke e kalu ne anen tjeter te kufirit. Trushi ka vite qe eshte i permbytur. po shtoja kete ujin e sivjetshem dhe arrin deri te Benti qe eshte diga qe ndan Trushin me Torovicen, shkodren me Lezhen ne anen e poshter. me kane aty te ndihmojshem pak e e bajshim nje harte per qejf. besojs e duhen heqeur nga katrori yt bashkia e Vaut te Dejes, hajmelit, duhet patur parasysh se komuna e bushatit ka zonen rreth lumit po jo kodrat te permbytura.

sidoqofte. fatkeqesisht per te majten digat nuk jane shembe. as e e madhja e fierzes as e vogla e bentit.

dhe shqiptaret kane nisur ta tregojne veten. sepse pervec atyre qe te lumtur thoshin se do shembet benti kishte nga ata qe thoshin se mund te strehonin ndonje familje nese ish nevoja. tregojme se jemi gjalle si komb. po me vjen inat pse duhet te na bien fatkeqesi qe ta tregojme veten si komb?!

Plotësisht dakort me artikullin e Penarit madje doja të shtoja pjesë të një artikulli që publikova në faqen time.

 

Shekulli sjell këtë foto

Por kjo nuk është përmbytja në Shkodër, kjo është përmbytja në Mozambik që ka ndodhur në 2007.
Pra Shekulli na sjellë një përmbytje Afrikane për të informuar Shqiptarët.

Vista aérea de la aluvión en Mutarare, Caia, en el norte de Mozambique.

Vista aérea de la aluvión en Mutarare, Caia, en el norte de Mozambique.

- AP

http://www.elpais.com/articulo/internaci...

Shekulli sjell këtë foto

Por kjo nuk është përmbytja në Shkodër, kjo është përmbytja në Mozambik që ka ndodhur në 2007.

Gallate e madhe. Gallate i thencin, se ne fart eshte turp, skandal. Po ca tjeter mund te presesh nga mediat kukuvajka te Rames?

Cuditerisht as jane munduar ta photoshop-ojne ndopak foton, dmth te sofistikojne mashtrimin, po e paskan marre tulle sic ishte fotoja e Mozambikut.

Tani me bere kurioz dhe per kete foton qe e kane vene ne krye te faqes me titull evakuimet ne Shkoder qe tregon nje femije duke qare. S'e di e kane marre ne Shkoder apo e kane kopjuar dhe kete nga ndonje zone tjeter ne bote.

Gjithsesi e kane vene dhe si screen shot te nje videoje qe kane aty ne krye te faqes. Klikon videon dhe shikon Berishen duke folur, asnje lidhje me foton. Mund te kishin vene dhe ndonje foto arkivoli fjala vjen, do ishte njesoj pa lidhje me permbajtjen e videos. Mbase e bejne sot.

 

P.S. Ja dhe prova qe Shekulli e monitoron Peshkun, ose ate faqen tende. Sapo e nderroi foton ne fjale, vuri kete foton tjeter tani ne faqe. lol

Vlora, ky eshte skandal. Nese deshiron, artikullin tend mund ta ripublikojme ketu.

uh qyqja, pse me

skandali modh.

a doni i foto permytjetje , qe ku e keni.

a ju e doni tamom o ne shkoder o ska ? smiley

Si i tha Cen Durimadhit Tano Banushi me Biben     (by the way where is Cen, we miss u) :  O don foton e vet o ska. Nje mer, grune ta gjeta, kalamajt ti gjeta, cer do mo ti. Po une tha, ku jam ? Ti ? Po kur se din ti se ku je une do ta gjej ? smiley

 

Shekulli ka vendosur  foton e një fëmije për të prekur lexuesin, ndërkohë që videoja nuk përmban atë frame, sjell foto të përmbytjeve Afrikane, paralajmëron Cuname e Katastrofa, nuk bën vetëm atë që duhet të bëj, INFORMACIONIN.

Edhe Mediat e tjera janë në mëshirë të fatit.

Gazeta SHQIP, para 2 ditësh shkruante që Emigrantët nuk mund të dilnin nga Shqipëria pa Pasaportën e re.

Gjë totalisht fallso aq sa edhe vetë emigrantët që lexonin gazetën në traget po qeshnin.

 

Lajmëroj Koçon që të zhduki edhe këtë gjurmë, sepse kanë harruar foton e Mozambikut.

http://www.shekulli.com.al/Vista_aerea_a...

 

 

Lajmëroj Koçon që të zhduki edhe këtë gjurmë, sepse kanë harruar foton e Mozambikut.

http://www.shekulli.com.al/Vista_aerea_a...

Ah, po kjo do jete ne databaze te faqes diku. Prit pak sa te fute duart tekniku i faqes se tyre dhe do e zhdukin dhe kete.

Bravo per kapjen e skandalit.

Jam kurioz si e gjete foton se e kujt ishte, apo nga kjo lidhja me siper qe solle ku dhe Shekulli idiotesisht ngarkon foton ne faqen e vet direkt me emrin origjinal te fotos se Mozambikut? lol Se kjo lidhja sikur s'paraqitej keshtu kur pashe foton qepare tek faqja e Shekullit para se ta hiqnin, sikur ishte me tjeter emertim.

 

Ja dhe artikulli i rradhes dezinformues dhe panikperhapes i Shekullit.

Titulli: Diga, shembje në aksin Fierzë-Qafë Mali. Dëmtohet ura e Drinit.

Permbajtja, asgje per shembje dige.

Shkarkimet nga liqeni i Fierzës kanë shkaktuar probleme në rrugë dhe ura. Gjatë natës ka pasur shembje të aksin malor të rrugës Qafë Mali-Fierzë që lidh Tropojën me qytetet e tjera të vendit. Për pasojë dhjetra makina kanë mbetur të bllokuara në rrugë.

Po kështu është dëmtuar si rezultat i ujit të shumtë edhe ura e Drinit në Kukës.

Sipas informacioneve te fundit, demtimi i ures ka ardhur pas hapjes se portave te sigurise ne HEC-in e Fierzes. Ndërkohë, forcat e policisë kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve në këtë urë.

Panik dhe dezinformim me cdo kusht.

Në këtë rast e gjeta nga emri, por në rastin e skandalit të MJAFT që kishte vjedhur foton e Fushatës, "Të Votosh është Seksi" e gjeta me anë të një siti i cili gjen imazhe të njëjta, tani e bën edhe Google këtë shërbim.

Ja pra qe Peshku po te doje e luan fare mire rolin e watchqenit te mediave.

Sheklli e korigjoi tak-fak titullin e artikllit pa lidhje me permbajtjen. Permbajtja prap mbase eshte e egzagjeruar, po te pakten ndryshoi titullin.

Sikur te hape nga nje teme te tille Peshku here pas here ne krye te faqes ku te raportoje raste te tilla flagrante nga mediat, te pakten ne rastet kur jane te verifikueshme do i detyrojne ato te reagojne. smiley

si e the kete si agim qiriaqi te lulekuqet mbi mure

ja pra qe krisma nuk ka patur smiley

Drejtuesit e opozites shqiptare gjate nje mbledhje te zhvilluar dje ne mbremje kane vendosur krijimin e nje shtabi te jashtezakonshem per te perballuar situaten e krijuar.

Rama ka thirrur dje ne takim kreun e PSD-se, Skender Gjinushin, kreun e PBDNJ-se, Vangjel Dulen, kreun e PLD-se Spartak Ngjelen, Ndre Legisin etj.

Perveç vendimit per te shtyre protestat e opozites per çeshtjen e zgjedhjeve, opozita shqiptare ka vendosur qe nje grup i posaçem te instalohet ne zonet e permbytura ku do te mbledhin, koordinojne dhe shperndajne ndihmat per banoret e rrezikuar.

Nga ana tjeter, do te ngrihet nje grup ekspertesh juridik per te formuluar nje padi zyrtare ndaj ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes, Dritan Prifti.

Kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, tha se “nuk jemi perballe nje fatkeqesie natyrore, sepse ka dyshime qe rregullorja teknike nuk eshte zbatuar normalisht. Cilat jane arsyet, eshte nje diskutim qe do te vazhdoje”.
-----------------------------------------------------------

Me lejoni On air dhe pa air fare t'ju lajmeroj se pamjet e permbytjeve ne ekranet shqiptare nuk jane nga shkodra por Kina! Gjithashtu njerezit qe po iken nga syte kembet po shkojne per gjueti apo kamping jo se po ikin per lesh me gjithe pasuri.

Zoterinj e opozites te mbyllin gojen, te punojne fort per kapercimin e situates. Nese Dritan Prifti nuk shkon ne burg (me deshiren e tij kuptohet ) Rama te shkoj ne burg vete. 

Nese kemi skenderbeun e dyte, babain e kombit, strategun Sali Berisha perseri kryeminister pas kesaj katastofe  propozoj qe i fundit qe le Shkodren me 2010 te mos i harroj dritat ndez!!

Mbahu Sali !

p.s. nese komenti cilesohet abuzues ju lutem te fshihet.

 

 

Ne fakt Penar polarizimi politik, perzjere me nje ndjesi te pergjithshme dorezimi perpara faktit, e ka karakterizuar si qendrimin e medias, si bisedat e shkurtra te njerezve mbi permbytjet. Te thuash qe ishte gabim ne drejtim, je opozitar (dje Lorenc Vangjeli mu be i vyer nga 'qendresa heroike' perballe akuzave 's'te vjen zor qe ben opozite ne nje dite te tille per kombin?!' tek emisioni 'Opinion'). Te thuash 'te merremi me njerezit e demtuar pastaj llafet' eshte te shfrytezosh politikisht situaten e veshtire per t'u bere bisht pergjegjesive. Nderkohe, njerezit me pak te politizuar, s'kane piken e besimit tek zinxhiri shkak-pasoje, e s'presin as doreheqje, as shkarkim nga puna, as gjoba, as burg, as kerkese faljeje publike, as demshperblim te plote, as mesim per te evituar katastrofen e radhes.

Sa per hartat dhe teknologjine, patjeter qe jemi mbrapa. Me ler te te kujtoj rastin e kufirit detar me Greqine dhe te hartave greke ne perdorim te eksperteve shqiptare. Nuk eshte ceshtja a ka eksperte, ceshtja eshte tek mobilizimi i eksperteve. Pergjigjja, si gjithmone, eshte institucionale.

Nejse, une ne kete teme u futa me tjeter qellim: te te jepja kete link dhe kete pasazh, sado qe mund te jete i kontestueshem politikisht:

http://chronicle.com/article/The-Trials-...

"We have watched the decline of 80 years of great investment in public services," he says. "We are throwing away the efforts, ideas, and ambitions of the past." It is plainly difficult for him to speak, but he is doggedly eloquent. His eyes, forced to do the work of his entire body, are strikingly expressive; when he gets excited, he arches his brows high and opens them wide, which he does when he says, "Communism was a very defective answer to some very good questions. In throwing out the bad answer, we have forgotten the good questions. I want to put the good questions back on the table."

...

 

 

ne fakt, problemi i vertete per pmusarajte, eshte te mos na laget saliu nga ai pakez uje qe shkoi fushave te Shkodres. e te gjithe shekujt turp te kene, qe s'kuptojne, qe s'thone; zoti na ruajte saliun.

Top Paniku

Titulli i "kronikes ekskluzive": Po shembet ura e Fierzes

Kronika mbyllet me fjaline:

Levizja ne kete ure behet vetem ne nje korsi. Ne hyrje te saj policia keshillon drejtuesit e mjeteve te bejne kujdes per shkak te rrezikshmerise se madhe qe paraqet levizja ne te.

O Top Paniku, dmth dhe po shembet ura dhe njekohesisht automjetet vazhdojne te qarkullojne mbi te? lol

Pastaj ca do te thote "po shembet" o juve korba zindjellese qe mire fotove te afrikes, po tani po i beni zbor dhe shqipes? Ura ose qendron, ose eshte shembur, ose ka demtime ne filan vend a kembe a koke. Po si mund te kemi "po shembet ura" ne nje periudhe pertej disa sekondeshe? Pra qe dje dhe sot ura vazhdon te jete ne gjendjen "po shembet"?

Ah si nuk keni juve bashke me Ramen nje grusht te fuqishem ti bni urrave e digave qe s'po shemben akoma.

Seriozisht. Ku eshte paniku politik ketu? S'ka permendur as Berishe, as Edi Rame. Ju te Berishes jeni semure politikisht, edhe per kancerin e gjirit do te fajesoni kundershtaret e Berishes.

Panik eshte fjalia e kryeministrit: "Jemi buze nje katastrofe. Kur them katastrofe e kam fjalen me te vertete."

Por kjo s'quhet, apo jo? Panik hapin vetem mediat. Kur e thote Berisha, po ndihmon popullin? Kapesh me fjale kot me kot. Merr nje titull dhe shtremberon gjithcka, sikur ke te besh me lexues kalamaj. S'je duke bindur servilet ne seline e PD-s ketu. Artikulli thote qe po vazhdoi keshtu, ura do te shembet. Eshte artikull social, jo politik. S'po akuzon qeverine.

Seriozisht, ju qe perfitoni jetese qyl prej Berishes duhet te perpiqeni ta beni pak me logjike propaganden, se po beheni te peshtire me keto epitetet e letersise komuniste, "kutizmi, korbat zindjelles, punistet." Rrini te qete, se po te vije PS ne pushtet, s'do t'jua prishe bathoret qe keni ndertuar ne tokat qe keni zaptuar ne Tirane. Nuk do t'ju ktheje ne maje te malit apo ne llucat nga ku erdhet. Kot frikesoheni e beheni paranojake e nervoze deri ne braktisje te logjikes. Ate qe e zaptuat, e zaptuat. Bravo ju qofte. Tani jeni "tironsa."
 

 

 

Vershimi i ujrave nga portat e shkarkimit te diges se Fierzes ka demtuar mjaft rende uren qe lidh Tropojen me pjesen tjeter te vendit.

Nga pamjet e filmuara (shihni videon) duket uji qe hidhet dhjetra metra ne ajer nga presioni i liqenit te tejmbushur godasin ne kembet dhe argjinaturen e kesaj rruge te ndertuar rishtas.

Dallget e forta te cilat vazhdojne prej disa ditesh kane shkaterruar edhe argjinaturen e rruges duke kercenuar gjithe shtratin e saj ne vazhdim.

Por rreziku me i madh per kete ure duket se eshte shembja e saj nga demtimi i kembeve. Ne shtratin e rruges eshte hapur nje grope e rrezikshme, e cila eshte duke u zgjeruar nga vershimi i ujrave. E vetmja barriere e ures jane disa derrasa te vendosura ne ane te saj, te cilat duken te pafuqishme per te mbajtur vrullin e ujit.

Levizja ne kete ure behet vetem ne nje korsi. Ne hyrje te saj policia keshillon drejtuesit e mjeteve te bejne kujdes per shkak te rrezikshmerise se madhe qe paraqet levizja ne te.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).