SHKODER- Shkrirja e borës rrit alarmin në liqenin e Fierzës në basenë e të cilës janë ngritur hidrocentalet kryesore në vend. Sipas të dhënave më të fundit nga KESH prurjet në hidrocentralin e Fierzës si rezultat i rritjes së temperaturave, sot janë dyfishuar duke shkuar në 800 metër kub ujë në sekondë nga 400 metër kub ujë në sekondë që ishte një ditë më parë. Kjo ka sjellë shtimin e prurjeve duke bërë alarmante situatën në një prej hidrocentraleve më të mëdha në vend. 

Uji i është afruar pikës kritike në liqenin e Firzës duke arritur në 292 metra ose 2 metra larg pikës kritike. Kapaciteti maksimal i liqenit të Fierzës është 296 metra dhe nëse tejkalohet ky nivel atëherë kjo mund të jetë një prag katastrofe e vërtetë. Pa asnjë rrugëdalje KESH ka hapur sërish portat e shkakrimeve në tre HEC-e. Nga Fierza po shkakrohen 400 metra kub ujë në sekondë, nga Vau i Dejës 1200 metra kub ujë në sekondë dhe nga hidrocentrali i Komanit 1000 metra kub ujë në sekondë.
Sipas të dhënave më të fundit në të tre hidrocentralet prodhimi i energjisë elektrike ka arritur kotën maksimale historike ditore mbi 28 milionë kilovat orë por sërish kjo sasi prodhimi nuk mund të sjellë shpresa për ulje të nivelit të liqenin.
Situata në kaskadën e Drinit mbetet alarmante, sepse me këtë nivel prurjesh edhe pse hidrocentralet punojnë me gjithë fuqinë e tyre, niveli i Fierzës po vazhdon të rritet. 
(m.a/News24/BalkanWeb)

26 Komente

alisat.

Prujet sot jane 800m2/s.

Nga Fierza po shkarkohen 400m2/s .

800m2/s- 400m2/s = 400m2/s

Niveli i ujit ne Fierze eshte 292 m.

Kapaciteti maksimal 296 m.

 

Me keto te dhena OPTIMISTE  per sa minuta arrihet niveli maksimal 296m.

Deputet e opozites meqense nuk hyjne ne parlament e kane si detyre shtepie.

Lum,

je profan dhe analfabet i paster.

Koth, nuk e di pse me ngjan me Adil çarçanin.

I poshter me lezet.

Po te jete sip e liqenit 73 km 2, dhe po vazhdoi me ritem te panderprere e te pandryshuar shiu, qe te rritet dhe dy metra niveli duhen 102 ore, pra 4 dite e 6 ore.

Mo harroni qe punojne dhe te kater turbinat, pra i bje qe sasia e ujit qe shkarkohet eshte shume here me e madhe nga ajo qe thoni ju.

Gabim. Sip nuk eshte 73 km2.

 o vlonjat, nuk e di se sa uje shkarkohet e sa turbina punojne, mora si te mireqene infon ne artikull.

Koth, siperfaqjen e liqenit e mora nga wikipedia, dhe e zgjidha si problem matematik.

Sol, nuk e dija se je deputet.

Kam gabuar ne m2, eshte m3, lapsus.

Per dy ore Sol, arrihet niveli, per kete nuk pendohem qe kam thene " nuk dua ta besoj se....".

nuk jam deputet, po thashe se mos me benit po ta gjeja. Sip eshte 73 km, thellesia 2 m, se sa eshte volumi gjendet lehte, pastaj pjesetohet per 400 m3 dhe gjenden sa sekonda duhen. pasi gjen sekondat eshte e thjeshte te arrish te minutat, oret, apo ditet.

 Nuk degjova ndonje njeri te mbante pergjegjesi administrative ose/dhe te jepte doreheqjen...kjo ilustron nivelin e "demokracise" ose me sakte palokracise shqiptare

Doreheqjen ai ministri ne maqedoni e dha vetem pse nje varke u perbus ne liqen dhe u mbyten disa veta, qe tek e fundit s'kishte anje lidhje me te kryerit me korrektese te detyres apo jo.

Por keta tanet vec po i terhoqe zvarre (per zhelesh) me kavo celiku (se litarin e kepusin me dhembe), se ndryshe aty i ke dhe sikur te perbyset.

Prifti njoftoi se ne Fierze shkarkimi nga portat eshte 650 meter kub/sekonde dhe 500 meter kub/sekonde nga turbinat; ne Koman derdhet nga tuneli 1500 meter kub/sekonde dhe 500 meter kub/sekonde nga turbinat dhe ne Vaun e Dejes 1700 meter kub/sekonde derdhet nga tuneli dhe 560 nga turbina.

Besoj dhe shpresoj se vertet qeveria ta bej evakuimin e popullates sa me pare te jete e mundur, se ndryshje eshte e paevitushme katastrofa humanitare me keto nivele shkarkimesh.
 

Nje pyetje kisha une: Aktualisht prodhimi i energjise elektrike nga HC Fierze eshte me i vogel se ne Vaun e Dejes dhe i barabarte me HC e Komanit?

 berbero, prodhimi nuk varet vetem nga sasia e ujit por edhe nga renia (lartesia - H)

Ok thanks

keto shifra jane te tmerrshme. me nje perllogaritje  te thjeshte fare, sikur uji te mos rrije kurre ne vend, por te levize me 1 meter ne sekonde ne nje shtrese 10 cm,nga c'thote Vlonjati vetem nga Komani do mbuloheshin 1700 km katror ne dite!

 

A dihet ku do shkojne robt nqse shperngulen? A ka llogari bankare te shtetit shqiptar per ndihma humanitare? Do ndihmoja nqse po!

ps Nuk e dija permasen e vertete te ketij muhabeti, sepse u mbulua me retorike politike. Uji i perlan te gjithe; s'ka me apolitik se uji. smiley

Hic mer emigrant vllai, mos e vrit menjen. Vetem ne ketu shqtesohemi se me sa degjoj nga Shqiperia njerezit nuk e vene hic ujin ne zjarr per kete. Nje shkodran sot me thoshte qe kish folur me familjen ne Shkoder dje dhe ata ishin te qete fare, asgje anormale. Ne Tirane po dihet qe Shkodra duket sikur eshte ne Kine. Kshu qe maji ato pare per vete.

shtypi e ekzagjeron nje cike gjendjen.

Por nuk eshte fare e vertete qe ne shkoder jane te qete. Shkodranet me te cilet kam folur une ishin shume te shqetesuar.

Dhe bizneset kane terhequr me vrap 'te mirat materiale' smiley nga zyrat apo selite e biznesit qe kane ne Shkoder e Lezhe .

 

 bedrije,

si shaka e keqe, po nje cifligar andej pari me tha se do mbjell oriz..

po pse mos mbjelli,

se meqe jemi ke shakate e keqija, po them se tani jane ushtruar mire tuj mjell oriz ne farmville e ja kane marre doren smiley

po thuj vetem nuk eshte nai cifligar malazez ...te pakten te eksportojme (apo gati falim) oriz bashke me energjine

 jo jo, cifligar ne kuptimin e plote te fjales.

Ti per cin e kishe?

per kinezin hhahaha

per asnji mer se kisha per zotin.

po ja mysja kot, se mos na ka ngel nai gjo tjeter me thone.

Nga ujti e diga smarr vesht, ne fizike kam qene tape, kshu qe flas vetem per farmville smiley te cilen e zoteroj gjer ne nje fare niveli (anipse nivel i ulte) smiley

 thash se do na jepshe noi informacion te xehte.. noi zyrtar qy lodhet fort ne pune.. smiley 

smiley

i vetmi qe lodhet ne pune , thone, se, eshte kumandari, dora vete.

te tjeter, krujne hallatet o shoku...ca te them une

skam asi gjo te nxehte, biles dhe vete jam si e ftofme, a me grip derri a ku di une, vari lesht smiley

 Di gje njeri sa jane humbjet ne vlera monetare, te privateve te demtuar dhe ato publike te mara se bashku!

Qeveria te pakten duhet ti kishte nxjerr,ca shifra,jam kurios c`behet ne Ministrine e Energjitikes dhe te Ekonomise,mese merren ata ne kete moment!

A mos je bo gjo tape o Tano? Shume kerkoke nga qeveria. Ajo nuk di se sa ka shpenzuar per rrugen e kombit (asnje e dhene tani e 2 vjet) dhe ti dashke per ket ndodhi qe ka vecse 5 dite. Ata po vetem nje gjo e dine: sa eshte fitimi i munguar nga shperthimi ne Gerdec dhe sigurisht i iken prej durresh edhe gjithe ai uje qe po mbyt njerzit, i cili do ishte bere korent per tu shitur dhe paret per tu futur ne xhepin e Familjes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).