Sipas te dhenave zyrtare nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave, ne qarkun e Shkodres, uji ka permbytur deri tani mbi 4786 hektare toke dhe 870 shtepi. Deri tani jane evakuar nga keto zona rreth 527 familje, nderkohe qe pritet te evakuohen edhe 3 mije persona te tjere nga komunat e Dajcit, Berdices, Bushatit dhe Ana e Malit. (Top Channel)

 

Foto nga Balkanweb

65 Komente

 Shkodër,dyfishohen sipërfaqet e përmbytura
Ora: 17:00- Dyfishohet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër. Ndërsa deri mbrëmjen e djeshme bilanci i tokës së përmbytur ishte rreth 4800 hektarë sot uji ka vërshuar në 8680 hektarë tokë. 
Shtabi i Emergjencave bën të ditur se deri në orën 16:00 të pasdites së sotme janë evakuuar 2691 banorë , kryesisht nga zonat e rrezikuara, si komuna Dajc. (BW)

Ora: 17:30- Gurecio: Italia ndihmë Shqipërisë, situata e kapërcyeshme
Këshilltari special i kryeministrit Berluskoni për komitetin e mbrojtjes së digave në Itali, Roberto Guercio është takuar sot me kryeministrin Berisha. Zoti Guercio i përcolli kryeministrit shqiptar mbështetjen e qeverisë italiane në kapërcimin e kësaj situate plotësisht të menaxhueshme. Zoti Guercio theksoi se e njeh situatën në Shqipëri, digat dhe specifikat e tyre, si dhe kompetencën e inxhinierëve dhe teknikëve shqiptarë, duke u shprehur i bindur se kjo situatë është plotësisht e kapërcyeshme. Kryeministri Berisha e njohu të dërguarin italian me situatën e krijuar si rezultat i prurjeve të jashtëzakonshme ujore në basenin e Drinit, si dhe me problematikat e shkarkimeve të ujit përgjatë të gjithë kaskadës së Drinit dhe me problemet e përmbytjeve në ultësirën e nën-Shkodrës.

Z Roberto Guercio si dhe ambasadori italian, z. Saba D’Elia ofruan mbështetjen dhe asistencën e tyre dhe të shtetit italian në përballimin e kësaj situate, qoftë në aspektin e sigurisë së digave, qoftë në aspektin e emergjencave civile. Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin tonë jo vetëm në përballimin e këtij momenti të vështirë, por dhe në trajtimin e çështjes së sigurisë së digave në një hark kohor më afatgjatë

Edhe Zv.kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Energjetikës, Dritan Prifti kanë zhvilluar një takim me komisarit për digat kombëtare të Italisë, Roberto Guercio, si dhe me ekspertët që e shoqëronin. Guercio ka deklaruar se Shqipëria do të ndihmohet Italia do të ndihmojë Shqipërinë për përballimin e situatës emergjente të krijuar në kaskadën e lumit Drin, me asistencë dhe mjete teknologjike
 

 Une nuk e kuptoj,atje tani duhen gomonet,Italianet ne se kane mundesi te dergojne gomone,motor barka,se atje po bashkohet buna me liqenin!Ndersa banoret atje duhet te largohen,dhe te strehohen ne Tirane,atje ku banojne ministrat e Qeverise Berisha nr.2!

Ndoshta gomonet e me the te thashe nuk ka perse t'i presim te vijne nga Italia, se ka plot nga ato te sekuestruerat.  Shteti duhet t'i ve ne perdorim, me sakte duhej t'i kishte vene.

Ju lutem nderrojeni kete fotografi! Vendosni nje qe nuk ka Reklame uji mbrapa si background! smiley

Une shof vetem asgjo o mrroklle. Ti te pakten shifke uje.

 Si nuk i hecen ketij burri fare,po fare,fare me kete vend!!!!!!!I vodhi paret. e dogji e 1996-1997.I plasi Gerdeci dhe tani e mbyti fare...bububuuu Dhe ate tynel qe beri e mund te mburej e shembi dhe ate.Nuk ka fat fare.

 Koincidenc,edhe une keshtu kam menduar dhe mendoj,si ka mundesi,eshte e vertete!Ters i madh paska qene.!

Raki (t'qofshim fale) une do thoja osht me fat dhe ka lind me kmish se me gjith kto hata, tani duhet te ishte i burgosur ne MonteKristo ose duhet te kishte perfunduar si Romanovi i fundit, dhe jo mbret sic eshte. Varet si e sheh.

Jo, more jo,

Nuk na ecen NE (shishes) me ATE (rakine)smiley

 I ka bllokuar miku me "moratoriumin" edhe per 3 vjet te tjera!Ka qene i pa ligjshem perdorimi i tyre,prandaj thashe!

2691 banore te evakuar nuk me duket ndonje hata. Edhe fjalet e atij italianit sikur me ngrohin. Ne kete pike duhet shpresuar te mos ndodhe me e keqja qe eshte shperthimi i digave. Di gje njeri nese Shkodra ka ndonjelloj lartesie nga niveli i detit? Po Fierza sa lart nivelit te detit ndodhet?

Shkodra , tek 5 heronjt(dmth -sot tek shatervani i demokracise)  - di qe ndodhet 5m-17 m mbi liqen / Bune (sipas stines) ndersa -mbaj mend femije kam lexuar nje kuriozitet qe Buna eshte pothuaj ne nje nivel me detin diku 17m mbi nivel.

Sa per Fierzen, kuota 290m(qe eshte pika kritike e liqenit te Fierzes)-llogaritet me nivelin e detit.

Po ndonje gjeograf edhe na e mundeson ta dime sakte kete ?

Jasht teme;

Ka njeri djeni a eshte gjall kryetari i opozites!!!

se opozite me shelegun e Beratit nuk behet, me thene te verteten.

Mire Rama, everything by the book smiley

Ec mos e shaj po deshe kètè...del fill pas ramès nè mbledhje tè qeverisè e nuk shpall gjendjen e jashtèzakonshme por flet qè nuk ka problem(kèshtu i ka thenè italiani) e qè njerzit nuk kanè frikè...por problem i madh janè "Guroret" nè shqipèri?!?!...po ça pret ky??...tè shkoj uji 3 metra brenda nè shkodèr qè tè jetè gjendje e jashtèzakonshme???....qofsha unè i gabuar dhe do zoti i del fjala SALI BERISHèS e nuk ka problem!!!!!!!!!!!

Tani qe doli e foli Rama eshte e sigurte qe nuk ka problem. Sa nuk kishte folur, me thene te verteten. priste te ndodhte dicka. Tanime u zgjidh situacioni e demet e perfitimet jane politike.

Me qè e ke merak RAMèN......nè tè s'èmès RAMA!!!! unè po flisja pèr tjetèr gjè...

si nuk ju vjen turp qe vetem zi edhe kataklizma ju shkon mendja me permende...

situata peermytje ka pas pergjithvjete n'Shkoder. Shum ma keq ka kene ne 2004, po ather nuk kishte PPU e FB me ndej me ca drrasa me rob kataklizmore si pune e disave ketu...

Turp... turp... turp...

".I plasi Gerdeci dhe tani e mbyti fare...bububuuu Dhe ate tynel qe beri e mund te mburej e shembi dhe ate.Nuk ka fat fare."

C'lidhje ka fati? Ai eshte i paafte, s'eshte hiç tersllek!

 Gjynah per ata njerez qe do strehohen ku te munden , se dimri s'ka mbaruar akoma.

 Vjeshtuk Dimri sapo ka filluar te belbezoj, keto jane vetem te qarat e para, dhe ata fshataret e shkodres me mire te blejne ndonje shtepi ne tr per dimer se sic po duket puna pisk e kane.

 Po meqe je aq e afte, eja dhe na nxirr nga situata, mos rri aq larg Shqiperise, se gjynaf edhe njerezit!

smiley Ehe, gjynah!

Po prisja te kishe ardhur, ti akoma qenke me flamur te huaj. Sa keq! smiley

sa eshte koha midis turpeve?

 

Njeri i keq shume,ketu ka ata qe e projektuan e ndertuan,shokon e pyet ate Italianin e Berluskonit!!!!!????Kesaj i thone hajde baba te tregoj arrat.

...ketu ka ata qe e projektuan...

Kane ardhur Kinezet ne Shqiperi?

Ne vend qe te luteni qe t'mos u ndodhe gje banoreve, e te shpetojne sa te mundin ate pak ekonomi qe kane rrini e beni sehir si grate e katunit, jo Ramo jo Berisha, gjthkush duhet te jete i pergjegjshem per rolin qe ka duke u nisur nga kryeministri (eshte i zoti shtepise). Mire varferia po ju desh edhe katastrofa. Nqs do te krijohet ndonje llogari serioze per te ndihmuar sadopak te prekurit do te kontriboja me gjithe zemer.

Jane porositur te gjitha bankat e nivelit te dyte (bankat tregetare) ne shqiperi qe te hapin llogari per te permbyturit nga ngrohja globale. Besoj se neser do te publikohen numrat e llogarive edhe ne web-et e bankave respektive.

llogari per te permbyturit nga ngrohja globale

P.s Are you still kidding...

Nuk tallem. Zyrtarisht eshte thene se kjo fatkeqesi ka ardhur si rjedhoje e ngrohjes globale. Ndersa shperthimi i Gerdecit zyrtarisht si nje gabim njerezor. Pavaresisht se aty kishte me tonelata barut te thate si dhe qindra punetor te pa kualifikuar dhe femije.

Prandaj enea ti mos u bej pre e thaethemeve. Ki besim tek deklaratat zyrtare te qeveritareve, pasi ata jane shume te pergjegjshem per detyrat qe ju kane ngarkuar populli shqipetar.

 Ne Gerdec beheshin llogarite qe me shitjen e municioneve te mereshin fitime te medha,kolosale per nje vend si Shqiperia,dhe ndodhi ajo qe ndodhi tragjedi tragjedi me jete njerezish!

Nuk dua ta besoj qe me menaxhimin e HC te kete qene ndonje qellim per arsye perfitimi,meqe kemi qene deficit me energjine!

Lajm i fundit: Ne Bushat, Kuc, Vukatane Renxi te Shkodres ka rene zjarr i madh...Dhjetra zjarrefikese te ngarkuara me uje jane nisur nga gjithe Shqiperia...

Po, jane nisur zjarrfikeset, por jane bllokuar tek ura e bacallekut nga vershimi i ujrave. Me kete rast, derisa te cbllokohet rruga, po mbushin cisternat me ujin e HC, pasi ishin nisur bosh.

 Zemerimin e atyre njerzve nuk e zbut rroga dhurate e kreministrit.Vate plaku Mere vate,do i kthesh shqiptareve cdo qindarke te vjedhur nga femijet dhe rrugecet e tuj ne mos me keq o i paafte.Edhe disa profesioniste si pune z.Bojaxhi ky i largon nga KESH-i dhe ne vend te tyre ve hajdute ordinere qe vjedhin si te babezitur bashke me Priftin e qeverise.

Te erdhi fundi o zgjebe.

Ti nuk e ke idene sa gabim je, nuk paske mesuar asgje nga keto 19 vjet.

Kryeministri thote: Digat Shqiptare jane te sigurta!

Digat si ka ndertuar Saliu! Niveli i ujit i ka kaluar kutat maksimale me 3-4 metra.... Digat kane qendruar sepse dikush ne ate kohe e dinte se me cfare race kishte te bente dhe i beri ti qendronin kohes. Dige qe te perballoje termete 9 ballesh dhe bombardimit te avioneve Serbe. Por, fatziut atije ne varr ku eshte si kishte vajt mendja qe horrat do ti vendosnin ne kete gjendje kritike per nje grusht euro.

 

 

“Në qytetin e Shkodrës ka pasur edhe të pafytyrë, të pamoralë që alarmojnë qytetarët e Shkodrës se do plasin digat. Unë i gatantoj qytetarët e Shkodrës se digat janë në vëzhgim të plotë. Siguroj qytetarët e Shkodrës se digat janë plotësisht të sigurta, sistemi i tyre është i sigurtë, carjet e saj janë imagjinatë e sëmurë.” Berisha përmendi edhe takimin me ekspertin italian Roberto Guercio, i cili e siguroi se situata është e menaxhueshme, prandaj banorët nuk duhet të alarmohen." - Salih Rom Berisha

Hehehe, cer plake (femer) e keqe osht ky, tamom gore. I tha ai italiani qe nuk ka problem dhe u bo trim. Si tha ne 96 :"Paret e shqiptareve jane te sigurta"!!!........dhe mas 2 ditesh i mylli dritaret hanemja Sude.

Be fearful, be very fearful.

 Dajosh,ai nuk di cfare flet,pak dite me para tha vete me gojen e tij:Jemi perara nje katastrofe!!Po,po,po ju athem troch,katastrofe!Sot tha: ..te pamoral qe alarmojne qytetaret e Shkodres!!!!!!!!!

I kane rrjedhur trute/mjere ata njerez atje thuaj!

Kurioz jam si do ta quajne kete liqenin e ri qe eshte formuar ne zonen e permbytur. Ama e mbajti fjalen Sala. Propozoi qe te quhej Sali Bolleku. Dhe ja ku erdhi dita qe uji te leshohej me bollek.

Nuk di, c'fare ndodh ne vendeve fqinje me kete mot te keq qe ka zaptuar Shqiperine. Besoj se edhe ata kane HEC-e sic kemi ne, besoj se edhe ata kane te njejten situate moti me shira dhe debore qe shkrin nga malet sic e kemi edhe ne.

A jane ata duke u permbytur si ne?

Nuk dua te justifikoje gjendjen, por ne fakt, jo. Shumica kane TEC-e. Shqiperia eshte nje nga vendet e rralla ne evrope qe prodhon shumicen energjise midis HEC-eve. Po ky koment, si shume te tjere ketu tregon dicka shume te rendesishme: qe 90% ketu ja futin kote.

 E mjera Shqypni 

Perse ne France nuk ka permbytje!

Na plasi shume ne se ka permbytje ne France apo si kshu? Po pastaj se ka permbytje edhe ne France? Apo mos do te thuash se meqense ka permbytje ne FRance kjo justifikon permbytjet qe jan si pasoje e keqqeverisjes ne Shqiperi?

Apo do te na thuash qe ne Shqiperi jan njerez kompetente ne detyre? As syleshi me idiot i Berishes nuke beson kete.

po te te jap koken e Rames ne tepsi...do me japesh koken e Berishes ne tepsi? lol

Votojeni prape Berishen!!! kshu eshte kur shtetin e kane ne dore injorantet - tashti dhe zoti nuk na e fal me keqmenaxhimin...

 Permbytjet ne France Angli dhe gjetke ,eshte problem tjeter aspak i ngjashem me kete te Shkodres apo te Lezhes!

kush e lexoi deklaraten e Ed Rames?

Tirana mbytet prej nji shiu 1 orsh, ky del si shpetimtar situate...

na hapi barkun sinqerisht

 

c'lidhje ka edi rama ketu, ai ka celsat e kashtes. Kryeministri...car ka bere (ai vete, se ata ministrat e tij nuk quhen)

ku jane deputetet e shkodres?? po militantet e pd..pse nuk mobilizohen te bejne demonstrate kunder shiut?

ka lidhje me deklaraten qe ka bere noshke po qe ta kapesh ti ket, duhet me lexu komplet fjaline...

br3karaku - c'hyn edi rama ketu...kujt i kerkohet llogari per kete situate? Edi Rames? Zotit? ...jo, atij qe eshte kryeminister!!

Ne bote ka permbytje jo rrezik kombetare apo katastrofe!

Uji nuk vjen nga qielli apo nga lumi si ne Angli/France, por nga dyhert e hidrocentraleve qe hapen nga dora e njeriut.!

Argita dhe Shkelzen Berisha te vene ne perdorim pallatet qe kane ne Tirane per te permbyturit. Fallzic me Bashen supermarketin miliona euro ne tirane qe te ushqehen fatkeqet.

Populli qe ka faturat per te paguar ne fund te muajit dhe rrogat pa marre nuk ka leke!

P.s. nese komenti konsiderohet abuzues ju lutem te fshihet.

 

Sigurisht kete gje beri edhe kryetari i bashkise ne Tirane

Stambolli digjet keta krihen...

Opozita, sot mbledhje për kalendarin e protestave

Përmbytjet priten t’i shtohen listës së akuzave. Flasin Skënder Gjinushi dhe Erjon Veliaj

...Slogani kryesor i protestave që pritet të rinisin nga opozita në vend tashmë është “Hap kutitë, ose bëj zgjedhje të parakohshme”, slogan ky i drejtuar Kryeministrit të vendit, Sali Berishës. Përveç listës së gjatë të problemeve që opozita shikon te qeveria aktuale, protestat që pritet të nisin javën e ardhshme do të kenë në qendër të tyre edhe kritikat për situatën aktuale të përmbytjeve që kanë pushtuar veriun e vendit. Skema e protestave të opozitës pritet të jetë e njëjtë. Burimet bëjnë të ditur se kjo valë e re e protestave do të nisë nga qytetet kryesore të vendit për të kulmuar në Tiranë, me një protestë masive...

Qytetarët mund të kontribuojnë për zonat e përmbytura

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, në kuadër të menaxhimit dhe riaftësimit të situatës së krijuar nga përmbytjet në qarqet Shkodër dhe Lezhë, kërkon nga qytetarët shqiptarë ose të huaj që të kontribuojnë për banorët e përmbytur në Shkodër dhe Lezhë.  

“Çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që dëshiron të kontribuojë financiarisht për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarqet Shkodër dhe Lezhë, mund të derdhë kontributin përkatës në llogarinë speciale të çelur në të gjitha bankat e nivelit të dytë, që kryejnë shërbime ndaj buxhetit të shtetit, me emërtimin “ Kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të qarkut Shkodër dhe Lezhë””, thekson njoftimi.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?kate...

Projektuesi i Fierzës: PS të heqë dorë nga të qenurit “eksperte” e digave, është KESH-i institucioni përgjegjës

07-01-2010 / Gazeta 55 PS të heqë dorë nga të qenurit “eksperte” e digave, është KESH-i institucioni përgjegjës

 

Projektuesi i digës në liqenin e Fierzës, Farudin Hoxha, duke foluar dje për situatën dhe stabilitetin e digave në kaskadën e Drinit, deklaroi se ato nuk përbëjnë asnjë rrezik dhe se deklaratat e disa eksponentëve për rrezikshmëri janë thjesht politike. Duke qenë një njohës i mirë i situatës në liqenin e Fierzës, Hoxha u apeloi drejtuesve politikë në vend që të mos përhapin panik te banorët, por të bashkëpunojnë për minimizim e dëmeve nga përmbytjet. Ai u shpreh se ka besim të plotë që veprat e prodhimit të energjisë do t’u rezistojnë këtyre prurjeve, të cilat në kushtet e një moti të lagësht dhe me reshje shiu pandërprerje, janë mëse të zakonshme që të mbushin digat dhe të detyrojnë ekspertët të respektojnë rregulloren, duke hapur portat e shkarkimit. 
“Kam besim të plotë se veprat e ndërtuara, jo veçse do ti rezistojnë këtyre prurjeve kaq të mëdha që po vijnë drejt Drinit, por edhe mënyra e shkarkimit të tyre do të bëhet me mënyrën teknikisht më të mirë dhe më të zgjuar, ndërsa humbjet do të jenë më të pakta që mund të bëhen në kësi rastesh. Të gjithë banorët duhet ti binden urdhërit për tu evakuuar nga vendbanimet e tyre, pasi e tashmja dihet ndërsa e ardhmja, padyshim që nuk dihet”, u shpreh Hoxha.
 

Pse se ke vene edhe kete paragrafin tjeter te profesor Farudinit?

Portat e Fierzës janë të sigurta me përjashtim të asaj në tunelin numër 3. Në rast rreziku, në rast të pamundësisë së një rrugëzgjidhje edhe ajo, të hapet në mënyrë të sforcuar”, deklaroi më tej, projektuesi i HEC-t të Fierzës, Farudin Hoxha.

Eshte e njejta gje qe tha edhe Inxhinier Cico qe porta kryesore e Fierzes nuk funksionon dhe prandaj se kane hapu akoma.E di ti kur i thone hapje e sforcuar ?Eshte hapje e portes me dinamit

o solidarnosc cfare e kualifikon projektuesin Farudin Hoxha si ze legjitim per ty.. kurse projektuesin e pprtave te hidrocentraleve Dhimiter Cico.. nje "pensionist nostalgjik te pandreqshem"?

kto jane te dyja gjykime te ndryshme qe ti ke kaluar SOT mbi dy persona te ndryshem eksperte ne situaten konkrete.. cfare e ben njerin qesharak e te denje per tu ridikulizuar.. kurse tjetrin legjitim per tu lexuar?

 turini lal.

ky farudini ka ftyre me inteligjente se ai tjetri. 

pastaj dhe sikur portat mos punojne (e besoj plotesisht faktin qe nuk jane grasatuar ose mirembajtur kurre, si çdo gje tjeter shqiptare) kryesorja eshte qe digat te mbajne peshen e ujit e mos çahen. 

portat i hap dhe me eksploziv siç po thote ai robi, ato do ta zbrazin vetem ujin qe ndodhet siper lartesise se tyre, dhe kete ne menyre graduale, pra jo te gjithe liqenin menjehere, siç mund te ndodhte po te shembeshin digat.

po pate te tjera veshtiresi absorbimi llogjik, me dallu shapin nga sheqeri, me thuj .... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).