Kanadaja ka hasur në një problem të çuditshëm vitet e fundit: janë rritur shumë kërkesat për refugjatë nga njerëz që vijnë nga vende si Hungaria dhe Çekia.

 

Në vitin 2006, para se Çekia të futej në BE, Kanadaja kishte vetëm 5 kërkesa për azil nga ky shtet. Nga tetori i 2007-ës e më vonë, numri i kërkesave nga qytetarë çekë, shumica romë, vajti në 3000. (burimi: Le Devoir, frëngjisht)

Në korrik të 2009-ës, Kanadaja vendosi që të mos lejojë qytetarët çekë të hyjnë pa vizë, megjithëse Çekia mbetet një vend i BE-së. Këto ditë, po flitet nëpër gazetat kanadeze për Hungarinë, edhe kjo me rritje të mprehtë kërkesash për azil. (burimi: Globe and Mail, anglisht)

Problemi është interesant në disa aspekte. Eshtë e çuditshme që qytetarë të BE-së të kërkojnë azil diku tjetër, por kërkesat e romëve nuk janë doemos pa të drejtë (çekët, në këtë artikull, thonë se romët thjesht duan një jetë më të mirë ekonomike në Kanada). Nga pikëpamja kanadeze, jo vetëm që kostoja është e madhe, por edhe është e papranueshme që të ketë kërkesa për azil nga qytetarë të BE-së.

9 Komente

Shyqyr qe u kujtuat per mbylljen e pyetjeve se ishte bere Peshku llom.

 

Sa per kete artikullin, "Na myten jevgjit' sic thoshte Xim Kulufi. smiley

Para ca vjetesh erdhi nje grup prej nja 20 jevgjish nga Hungaria. I vune ne nje ndertese tip moteli qe paguhej nga Emigracioni. Pas 1 jave, jevgjit kishin shitur mobiljet, WC-te dhe cdo pjese metalike, perfshi edhe dorezat e dyerve dhe telat e korentit per scrap. Edhe oficeret e emigracionit qe kane pare cdo lloj shit qe ta merr mendja ne kete bote, ngelen syzgurdulluar.

well, it was about time me at seksionin e sofkes.

PF, kushedi cer do thoshte Shvejku per ket muhabetin e jevgjve cek.

 Emo, ka jevgj ene gabel. Jevgjit jane rob te bute dhe ishin ato qe zakonisht punonin ne komunale. Kurse gabelet jane ato qe majshin mustaqe dhe ishin sherrxhi. Me i llaf arixhijte. (Tahir, lluku barbashta) 

E ma men Tahirin me msteqe qe e bojte me kercy arushen Sila tek cirku?

jevgj dhe arixhinj. Dallimi ka qene te menyra e jeteses: sedentare (jevgjit) apo nomade (arixhinjte). Arixhinjte jane popullsi me intriguese, kane dicka nga liria e eres, merreshin me tregeti njethundrakesh, shportash xunkthi apo dhe cikerrimash te tjera. Ndersa jevgjit i ke komshi next door, me parrullen "shyqyr qe na boni Zoti jevgj me bo pak qejf". Te dyja palet i bashkon ajo qe nuk merren me politike (meritojne repsekte per ket). Sa me afer t'i njofesh, aq me shume kupton qe si individe jane te padallueshem nga "dora tjeter". Ne grup pastaj, fillojne meselera te tjera, futet ne mes kultura, dhe kjo eshte veti e grupit. Nje moment interesant do mbetet per mu figura e jevgjve ne diten e rroges - ata dinin ti binin me top pares, PF, jo llafe. Ishin shume gati per shoqnine e konsumit. Tamom per USA, me i llaf.

ps. tek arixhinjte si imazh, flas per vete, ka ndiku bajagi tregimi "Makar Cudra". Si dhe caste te shkurtra qe i kam pare vete, ne ngulimet e perkohshme te tyre me cadra buze lumenjve, apo ne ckerka pa emer, ne tepelene, psh.

Tahir, lluku barbashta

hahahahhahaha

kur u bene jevgjit kryengrites mor aman!!!

jevgjit jane rob te bute

 

 

 e paskeni mshi si mshesaxhijt e rrugve te tirones smiley 

M'kujtu ajo historia e lopes ne banjo, ne kat te tret. 

Popll si gjith te tjeret edhe keta. Mvje per te qesh me keta tkullumit e rraces, me mbiemra te paster turq.

para ca mujsh pash nji dokumentar per kto romet n'Kanade, kryesisht te vendos anej ka QC. M'u duk shum interesant...zakonet rome, veshi per me lujt instrumenta muzikore, pershtatja me jeten knej e ktyne qe kishin ardh nga Rumania kohve te fundit (fmijet qe nuk ja varnin shkolles) po mbi t'gjitha mentaliteti tipik rom...me nxorri mallin e gabelve n'Tiron.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).