Ne Jemen, Shtetet e Bashkuara dhe Anglia kane mbyllur ambasadat. Kjo per arsye sigurie, pas aktit te deshtuar terrorist te 25 Dhjetorit, por edhe me tej, si rrjedhoje e konsolidimit te AQAP (Al Qaida in the Arabian Peninsula) dhe kercenimeve ne rritje. Per Obamen, Jemeni eshte vend kyç ne luften kunder terrorizmit dhe administrata amerikane po mundohet t'a paraprije terrorizmin ne rajon (ne anglisht, pre-emption).

SHBA do dyfishoje ndihmen ushtarake (per 2009 rreth 70 milione dollare) per qeverine e Jemenit.  Ndersa Anglia, pervec trajnimit te grupeve "counter-terrorism", eshte zotuar te investoje 100 milion pounds deri ne 2011, per "counter terrorism operations" ne Jemen.  Megjithese me vonese, qeveria e Jemenit, mirepret ndihmen e SHBA dhe Anglise.  Pervec rrezikut nga AQAP, qeveria po lufton ne dy fronte, kunder rebeleve ne veri, dhe kunder nje levizjeje separatiste ne jug, nderkohe qe situata ekonomike ne vend eshte perkeqesuar nga ulja e te ardhurave nga nafta dhe uji, dhe papunesia ne rritje.   

 

17 Komente

Hane Jemen, hane Afganistan. smiley

SHBA do dyfishoje ndihmen ushtarake (per 2009 rreth 70 milione dollare) per qeverine e Jemenit.  Ndersa Anglia, pervec trajnimit te grupeve "counter-terrorism", eshte zotuar te investoje 100 milion pounds deri ne 2011, per "counter terrorism operations" ne Jemen.

Sic thua vete, qeveria jemeniste eshte mese e gatshme te bashkepunoje me jegvun tone king per te luftuar terrorizmin (tek e fundit kush qeveri e varfer me probleme te tilla terroriste ne vend do ti bente vickla Amerikes lol). Ne Afganistan para lufte ishte regjim kutisto-terrorist, dmth talibanisto-ekstremist dhe aty alkajdistat dhe talibanisatat benin ligjin hapur fare, ishin pushteti.

Lufta me operacione te fshehta ne Jemen kunder terroristave (qe tashme u bene publike sa nga mediat sa nga administrata me 'rrjedhje' pas bombardimeve me avjone) gjithsesi eshte dicka qe ja vlen te diskutohet.

Alkajdistet e filluan perqendrimin dhe organizimin ne Jemen (dhe Afrike ne pergjithesi) menjehere pas 11 shtatorit 2001 (ku pritej rreprezalja amerikane ne Afganistan). Po ca ti besh idiotit Bush qe fokusin e pati ne Irak.

Rrofte jevgu king qe e ka pas Jemenin ne fokus ka kohe, sic u be e ditur kohet e fundit. Good job qamilo! smiley

Ne fakt shkon pak para 9/11, qe nga sulmi ndaj USS Cole 2000. 

xhib, kjo pikepamje me lart eshte super-e-thjeshtezuar.  Ndihma ushtarake eshte pak a shume ne kete pike ku ka arritur situata, thike me dy presa per qeverine e Jemenit.  (Paraqitja e lajmit ishte thjesht nje permbledhje e shkurter e situates, dhe jo mendimi im personal.)  Them thike me dy presa, sepse sulmet me bombardimet ajrore, me viktima civile, jane ne vetvete mjet rekrutimi per AQAP ne rritje ne rajon.  Duke shtuar ketu dhe karakterin tribal te Jemenit, levizjet rebele dhe separatiste, dhe ideja qe perendimi "qafir" po i jep qeverise asistence ushtarake, atehere rritja e rezistences (qofte nga AQAP apo faktore te tjere) eshte ne perpjestim te drejte.  Per me teper, nje emerues i perbashket eshte situata e perkeqesuar ekonomike.  (Ndihma ekonomike e US ndaj Jemenit, eshte minimale, rreth 5 milione ne kohen e Bushit, nuk e di sa eshte tani.)

Asistenca ushtarake nuk mund te jete zgjidhje kur kemi parasysh nje shtrirje te fenomenit.  Psh: Azia Juglindore.  Ndoshta here tjeter per kete.

 ça t'kan bo talibansat ty xhibo, ta detyrun grune me u mbulu eee ?

 

ps: EDC je, dmth ti mendon se amerikanet kane fituar me shume pare sesa kane humbur ne irak ose afganistan ? e pikerisht kjo pare e fituar po i shtyn te hapin luftera te tjera ?

lal, per mungese postesh, po ta bej ketu lart repliken. smiley

Obama po shkon ne gjurmet e Bushit. Dhuna vetem dhune ka per te sjelle. Mesa duket eshte rradha te destabilizohet Jemeni. ShBA dhe Britania nuk mund te nderhyjne vete me trupa, keshtu qe do te nxisin forcat e sigurise vendase te ndihmuara edhe nga US dhe Britania per te sulmuar bazat apo vendet e supozuara te Alkaides gje qe do te tensiononte situaten ne kete vend edhe keshtu me probleme. Terrorizmi nuk luftohet ne kete menyre, edhe nese kapet ose vritet Bin Laden dhe Alkaida asgjesohet ne Jemen apo Afganistan, fryma e mbjelle nga Bin Ladeni dhe e ndihmuar edhe nga US me keto qe ben do te vazhdoje pasi nuk ka nevoje per qender organizative. Keto gjera funksionojne ne nivel horizontal dhe me celula me synim dhe frymezim te perbashket por pa lidhje me njera-tjetren.

Rezistenca talibane ne Afganistan eshte ne ekspansion, nga skutat ku ishin fshehur tani i kane vene perpara forcat e koalicionit ne Afganistan, me duket dezhavuja e Vietnamit. Akoma pa nje plan qe jep sukses ne Afganistan, ky do te hape edhe nje front tjeter lufte dhe me mundesi te medha qe te destabilizohet ai vend fare.

Mesa duket eshte rradha te destabilizohet Jemeni. ShBA dhe Britania nuk mund te nderhyjne vete me trupa, keshtu qe do te nxisin forcat e sigurise vendase te ndihmuara edhe nga US dhe Britania per te sulmuar bazat apo vendet e supozuara te Alkaides gje qe do te tensiononte situaten ne kete vend edhe keshtu me probleme.

Amerikes s'i intereson aspak destabilizimi i Jemenit. Perkundrazi.

Sa per trupa, ka shume kohe qe trupat amerikane veprojne ne Jemen, covert operations, sic kane vepruar kudo para lufte, si ne Irak, Kosove/Jugosllavi, etj, po dhe ne vende ku s'ka pasur lufte te hapur amerikane.

Pastaj Amerika s'eshte ne lufte me qeverine/shtetin e Jemenit. Ca do ti te bente, te bombardonte gjithe Jemenin?

 

Rezistenca talibane ne Afganistan eshte ne ekspansion

Tjeter Taliban, tjeter Alkaida, s'jane as i njejti grup, as e njejta gje. Ceshtja e Talibanit ne Afganistan dhe lidhja me Alkaida eshte goxha me e ngaterruar sesa ne Jemen apo gjetke ku ke safi alkaidista. Nqs te dy palet e kane inat Ameriken per arsye ideologjie etj. dhe do gezoheshin njesoj sikur Amerika te shkaterrohej, Talibani ne Afganistan ka kryesisht qellime dhe interesa vetiake, se e rrezoi Amerika nga pushteti. Alkaida nga ana tjeter eshte safi terrorizem kundra perendimit/demokracise ne pergjithesi, dhe Amerikes ne vecanti si kulmi i ketij sistemi. 

Prandaj terrorizmi alkaidist s'eshte problem vetem i Amerikes, po i (per) gjithe botes, te pakten asaj perendimore.

 

ça t'kan bo talibansat ty xhibo, ta detyrun grune me u mbulu eee ?

Sir Haydar the Beautiful, ti ishe ai qe ankoheshe per ulje te nivelit te debatit ne Peshk o Monsieur Beau? smiley

Terrorizmi nuk luftohet ne kete menyre"

Jam shume kurjoze te di si mendoni ju qe luftohet terrorizmi.

sipas teje EDC amerikanet dhe anglezet jane budallenj ?

dmth qe keto qe thua ti nuk mund t'i dine. atehere pyes, si mund te jesh i zhvilluar ekonomikisht dhe jo dhe aq psikollogjikisht ?

ps: apo mos e kam ngritur pak lart debatin ktu ? dhe ka qe qahen. lol.

te kam thene o Hajdar, nuk e kupton lehte kete debat. Amerikanet dhe anglezet i dine keto gjera dhe keshtu ju interesojne, nje grup me shume imagjinar qe i kercenon dhe ju jep mundesine te vene nen kontroll nepermjet nderhyrjes ushtarake vende te tjera e kete pretekst. Pastaj sipas llogarive te tyre nderhyrja dhe goditja e disa grupeve ju jep sukses ne plan afatshkurter, por jo ne ate afatgjate, ne kohe te ardhme kercenimi perseri mbetet. Pune te thella bre Hajdar.

merikani n'lufte po shkote

ka marr pushken ne nje dor

o ne nje dor.....

 

Ku rro ky rob n'amerike mer yahoo si nuk e lesho llogoren...

Bible Belt? Salt Lake City? Brooklyn?  

ti je e sigurume, vetem ty qe nuk te ngaterro njeri. 

qe ku po lufto veni jot prape, kete here shtetin qesharak te jemenit se per pak i ra i cun bankieri ngjyre cokollate nga soma- lia me nje shishe me long. 

qeverri e forte e jotja, e kap leprin me qerre qe ti shkosh edhe rrugeve te djelave pa marak smiley

next?

..........Amerikanet dhe anglezet i dine keto gjera dhe keshtu ju interesojne, nje grup me shume imagjinar qe i kercenon dhe ju jep mundesine te vene nen kontroll nepermjet nderhyrjes ushtarake vende te tjera e kete pretekst.......

 

Edhe vete xhaxhi Enver do te te kishte zili per keto fjalime anti-amerikane dhe anti-angleze qe po mban.

Keto jane copy paste komentet qe e majta e europiane ka mbi politiken amerikane dhe angleze.Por nje gje nuk thone ata.Si mund te luftohet terrorizmi sipas tyre?Tani amerikanet ja u bene qefin,zgjodhen nje musliman te lindur ne Shtepine e Bardhe me emrin Hussein.Ky  shkoi ne Lindjen e Mesme dhe Europe dhe ju kerkoi falje,bile mori dhe cmimin Nobel per paqe.Por c'po ndodh ne terren?

Tani del nje nigerian dhe i teket te hedhe ne ere nje avion dhe ky nigeriani eshte udhezuar nga terroristet ne Yemen ta beje kete krim.Cduhet te beje Obama?Te rrije duarkryq dhe te prese se mos zoti do ta ndihmoje perseri, qe te mos pelcase bomba ne avion,apo te marre masa dhe te tregoje se edhe si di te kafshoje?

Per mendimin tim Obama duhet te beje me shume ne lufte kuder terrorizmit.Udhetimet dhe faljet e kerkuara ne Lindjen e Mesme nuk bene gje,vecse shtuan guximin e terroristeve,pasi 1% te moderuar qe jetojne ne ato territore as nuk ulin as nuk ngrejne peshe.Them 1% me rezerve se mund te jene edhe me pak.

Nje gje po ndodh qe kur ka ardhur Obama ne pushtet.Klikat ne Rusi,Kore te Veriut,Kube,Venezuele,Lindjen e Mesme dhe Iran jo vetem qe nuk jane dobesuar sic pritej,por jane forcuar me shume dhe kane vendosur kushte qe ne kohen e "qafirit" Bush as qe mendohej qe ti mendonin dhe jo ti vinin Amerikes.

BE qe ne kohen e Bushit mbushej me demostrata dhe fyerje kunder Amerikes, por qe i jepte trupa ku donte ai dhe sa donte ai,tani jo vetem qe nuk kontribuon ne vatrat e nxehta por po behet pale dhe me anen tjeter.

Nuk e di por lenia e Israelit dhe Europes Lindore ne balte do te jete katastrofe per SHBA.Qofsha i gabuar,por deri tani Obama me duket se i ka lene ne balte keto vende.

 

Pas SHBA's dhe Anglise, Franca eshte shteti i trete qe ka mbyllur ambasaden.  Japonia gjithashtu, ka pezulluar disa aktivitete.  Masa sigurie jane marre edhe ne ambasada te tjera, pasi qeveria e Jemenit lajmeroi se jane zhdukur 6 kamione me arme dhe eksplozive.  

Jemenit si qeveri nuk i ve shume faj,pasi atje vetem nje pjese e kontrollon qeveria,pjesa tjeter eshte si Weziristani.te pakten Jemeni si qeveri po bashkepunon ngushte ne luften kunder terrorizmit dhe nuk mund ti kerkohet me shume se kaq.

Por nje lajm tjeter me beri cudi.Chaves ka kercenuar te shtetezoje Toyoten,Ford dhe Crystler dhe tha se do ti zevendeoje me kompani ruse,kineze dhe bjelloruse.Para nja 2 muajsh tha se do te shtetezoje klubet e golfit pasi ky eshte sport borgjez dhe tha se ne keto vende duhet te ndertohen pallate.Ku po shkon keshtu Venezuela?deri para pak muajsh nuk e besoja qe venezuela te shkonte tek Kuba apo Korea e Veriut,por tani qe lideri i opozites eshte me strehim politik ne Kolumbi,mendoj se sic e ka nisur Chaves ,Venezuale shume shpejt do te jete ne te njetin nivel per te drejtat e njeriut,si Kuba.

Si do te bisedoje Obama me kete,kur ky sapo bleu nja 2 miliard$ arme nga Rusia,largoi ambasadorin israelit dhe njohu South Ossetine me Abhasine?

Me pak fjale, 2010 po u duk'ka vit i mbare per bi-bi-si e si-en-en... se moti mire shifet qysh n'pik t'sabahit (a dica ishu lol), thojm na ka' shkodra... smiley

 Ne fakt nga tere arabet ne ter Azine e Afrike, jemenasit njihen si hajvanet me te medhenj. Jane hund perpjete, hiqen si garipa, ironizojne racat e tjera, jane indiferende ndaj vuajtjeve te te tjerve, nuk e dine seç çdo te thote gjyhna/gyhna, siç e njohin arabet e tjere. 

Ato 70 milionet qe po akordohen per luften kundra grupeve antiqeveritare atje, do te treten si kripa ne uje. 

 Cduhet te beje Obama?Te rrije duarkryq dhe te prese se mos zoti do ta ndihmoje perseri,

duhet qe jemenasit mos t'i lejoje t'i hypin avionit per amerike, deri sa te permiresohen, dmth mos t'i mbushin xhepat me bomba per te hedh ne ere amerikanet e gjore. 

ndersa kur shkon e ben lufte me ta, me shume terrorista ka per t'i bo me siguri. s'ma ha mendja mos ta dije kaq, po se diti duhet me i dhon ate kaseten me "prefekt qazimin e tirones" ku i thote njonit qe po i lutej te lironte nga burgu nje te ri qe e kishin kap tu lexu trakte kamuniste : çere ta liroj mre, po ne une t'jem veç tre dite ne burg, e jo me shume, dal kamunist i pare.

fjalen kamunist zevendesoje me ate terrorist, per obamen qe ta kuptoje. 

ps: mesimi qe nxjerrim nga nje teme si kjo eshte qe : shpesh i therasim dritares te degjoje dera. ne amerikanet bejne luftera jashte por qellimin e kane mbrenda.

pa luftera nje popull i fryme me gene si amerikanet çmenet, e fillojne tu shti me top neper shkolla e dyqane per te vra njeri-tjetrin. duhet ndonje lufte her pas here me ja u heq mendjen nga marrezia e jetes fillikat (juve qe jetoni jashte besoj e dini ç'eshte smiley ), qe nje dite te kap e nuk te leshon me. 

As qe mendohet se do ti resistonte mendja e peshkaxhinjve, pordhacifikimit te mendjes se njerzimit lidhur me riciklimet e reja te perandorive te vjetra qe nga hamurabianet e Gilgameshit e deri tek fermanet e eger te njerzve "humaniste" deri ne grimcat e ADN. (oh, sa keq me vjen qe ARN shpesh here e degjeneron informacionin qe ka per detyre ta ruaje dhe ta transmetoje me zero ndryshim)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).