Ekipi i Gramozit, i cili deri para dy vitesh luante ne kategorine e trete, dhe i cili  luan tani ne kategorine e pare, ka ftuar per nje ndeshje miqesore ne Shqiperi Realin e Madridit. Cmimi i kesaj ndeshje miqesore eshte 2.5 milione euro per 90min dhe do te paguhet nga manjati i gazit, fanatiku i futbollit, Rezart Taci; i njejti Taci qe ne vere u be protagonist si nje bleres i mundshem i FC Bologna (po kontrata nuk u nenshkrua se Taci nuk u paraqit), dhe qe ne tetor u vu edhe njehere n'oroe per oferten drejtuar Berlusconit per te blere AC Milan.

Dy here ka ftuar Taci AC Milan per ndeshje miqesore ne Tirane, te cilet, heren e dyte, mezi arriten te fitonin. Por te dy heret kundershtare ishte kombetarja shqiptare. Kete here protagoniste eshte Erseka, nje province e larget. KC Gramozi eshte skuadra e Tacit, te cilen ai e ngjiti shume shpejt ne kategorine e pare ku, megjithate, nuk po arrin te profilizohet. Nje ndeshje ne Erseke eshte jashte mendjes, qyteza e vogel eshte shume larg, shume prane fundit te botes. Ndeshja do te zhvillohet ne Tirane, ne 20 janar, dhe spanjollet do e fitojne ndeshjen edhe pse ne fushe nuk do luajne yjet e tij.

Marre dhe permbledhur shkurtimisht nga blogu: S'ka Problem!  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).