Askush s'e njef Xhibin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Xhibi i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe peshqit, ashtu dhe Xhibi. More Xhib! Shume heret ke fillue me shikue punen tande!


Kur Xhibi hyn n'faqe t’Peshkut, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjale s'i thote. Brause ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa te mbrrije ne cak te vet. Aty, te dera e rrugines peshkore, shume i pelqen te qendroje. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit mrekullor t’lirisë ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Xhibi per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane komentet qe i kane me tepri disa shoke te tij. Sa shume jane! Si shkelqejne! - mendon Xhibi dhe pa dashtje i shkojne syte nder kutiat e veta, neper te cilat shifen fare mire te dhetë komentat si dhetë gishtat e kambeve te zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka komentat ma te shumta. Ulet dhe shef ne lustrin e kutijës kambet e veta te zbathuna - aq shume shkelqejshin kutiat!!! Mbasi shoku me kutija fluturoi, Xhibi ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t'i ngrohi kambet. - Por kur nuk ka diell, si ja ban i shkreti Xhib? Ndoshta ja bajne hallin adminat e meshires dhe te dashunis...

Noshta, ndoshta...

Nganjiher i afrohet admini Xhibit. Dhe kur Xhibi e ka ftyren e dlire dhe pa puca, admini ja ledhaton faqet, gushen, e Xhibi i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t'i fale dicka adminit. Por vjollca nuk ka. Vec ne i falte kutijat e veta, qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger adminin. Po, po, kutijat e Xhibit te vocerr kane me e hanger admininin.

Nje pershtatje nga FH per Xhibin
 

46 Komente

hahahahahhahaha

rrofsh fh rrofsh...

keshtu te shkofte gjithe 2010

5 yje i ka pak smiley

smiley 5ce me yll--- 5*---- Ha ha ha viti i ri me filloj me humor te mire ha ha ha ha

 smiley me too take 5

hahahahha

Po e perseris prap qe Ju z.Fh jeni per Nobel . Dhe kur per me teper flitet per nje personazh si Xhibi i Vocerr me kuti , per Ju nuk ka dale cmim akoma . Kjo eshte me te vertete dhurate letrare per vit te Riu .

10-t per Xhibin smiley

pa dashtje i shkojne syte nder kutiat e veta, neper te cilat shifen fare mire te dhetë komentat si dhetë gishtat e kambeve te zbathuna.

 fh, migjeni te vjen anash smiley

i madh fh. i madh fareeeeeee! Kjo qe ke shkrujt rri byth me byth ne vend te pare me nenen Shqiperi me sutjena betoni, nga gjithe cka kam lexuar prej teje. Urime 2010-a!!! Sa me shume suksese uroj te kesh.

 

Gezuar Vitin e Ri, ne radhe te pare.

Per shkrimin, i ve nje 5, por me minus perpara. Shembull si te poshterohet publikisht tjetri. Dhe populli shkrihet gazit, hahahaha. Ndoshta xhibi mund t'ja kete sjelle ne maje hundes, por s'e meriton kete.

P.S. Do ta thoja njejten gje sikur shenjestra te ishte kushdo tjeter, qofte edhe Idrisi.

Per  te "poshteruar" xhibin eshte bere kjo? :rolleyes:

JO!

(e sigurte "jo"-ja, 100%-she. Ket t'a thote statisticieni qe nuk e njef shifren 100%).

Dmth JO!

Une s'mendova qe ishte per kete arsye, po meqe hunter e mori si te mireqene, pyeta,  fjala "poshterim" e perdorur per nje blog me duket e tepert .

Dhe populli shkrihet gazit, hahahaha. 

ndoshta nga nevoja me qene solidare.

me kujtohet nje film kinez. komandanti me komisarin ishin ne plan te pare, te ekranit. ne plan te dyte, nje bisht gjigant ushtaresh qe shtrihej pas tyre, deri ne horizontin e larget ku kishte ca kodra.

thote nje fjale banale njoni, te tipit : armik na prit se po vijme ... dhe hahahaha qeshin te dy. hahahahahahahahahahahaha zgjatet e qeshura e ushtareve deri ne horizont, qe megjithese nuk e kuptuan batuten qeshnin prej inercise dhe kryesisht prej solidaritetit me komandantet.

spektatori qesh gjithashtu. 

vetem armiku besoj se duhet te dridhet, kur sheh unitetin "te gjithe grusht bashkuar" qe transmeton sekuenca. 

 

Gezuar edhe  njehere fh, peshqit  dhe doemos XHibi-njeriu i vitit 2009 smiley

Kjo eshte nje kartoline shume miqesore.Ta fillosh vitin e ri me nje buzeqeshje te pasforcume edhe pse makthi kutive na ndjek nga pas.

Po, po, kutijat e Xhibit te vocerr kane me e hanger Edvinin. smiley

Dy ide

Shpresoj qe edhe Xhibi ta marri si shaka sepse me sa duket eshte e tille.

Dhe e dyta ka te beje me çfare eshte peshku, nese po behet thjesht nje forum, po kjo o e gjate e kush rri merret me te.

Hapni kutite.

Fort trimat na jane dishprue ,

si qen gjahu jan tuj nuhatun ,

kush armik po don me poshterue ,

Njat trim mbi trima Xhib vocrrakun smiley

A ka mundesi mos t'i ofendosh njerezit me keto "qen" e ku di une?

Gezuar por kjo nuk ishte e nevojshme. A eshte hapur ndonje rubrike ku ironizohen (per te mos thene ndonje fjale me te rende) anetaret qe shkruajne ketu?

Une e di qellimin e atij admin. qe e ka vene por nuk i kuptoj keta qe hapin dhembet.

Po te isha si Xhibi do te jua ktheja kartolinen poeteve te fshatit (akoma talente te pazbuluara qe presin te shperthejne). E meritojne Xhib.

Hajt Gezuar edhe njehere!

O ti qe me ke fillu dhe ket vit si Sh.Qosja .

Fort s'po jam me ta kursye .......  Gexual vogelush  smiley

Mos lesho ,Tellall ,pe as ket vit. Kane dale kandidatura te forta me ta marre "xhupin e kuq " . Kane shpike metoda si "poture kuq" ca pabreksa  qe do ti zbulojme bashke gjate 2010 .Dun me vu dor edhe ke ty !

Sot gexual smiley

Idris ste pushoka goja sot smiley

Ste paska dale akoma rakija smiley

Ja pse s'tu pergjigja bije.

sado qe je mijra here me larte me intelidjence se mua me xhibin , asnjehere nuk do ta kishe detyruar TELLALLIN te cfaqej si Poet kombetar i PPU.

Mu m'ka kthy pergjigje si Poet smiley

E bo dot ? smiley

smiley

fh rrofsh (per humorin, jo per vemendjen lol). smiley

Me kete jo vetem qe u bere dhe ti institucion, si Tushja, po rrezik ja kalove. smiley

Peshq, relaksohuni se fh eshte flori, s'ka pike qellimi te keq (qeveria e Peshkut nga ana tjeter, ceshtje me vete smiley). fh e pati shkruar kete spontanisht tek tema A i ra glasa e zogut ne koke adminit? nuk eshte se e beri me qellim faqen e pare. smiley

 

 P.S. fh, ajo pjesa e pare nga Meshari eshte? E veshtire per tu deshifruar, but just as funny nevertheless.

Buzuku i pjeshhkutt tëh paujëëëtt, tue u kujtuom shumë herë se gluha ndëhr blogëtt eh jonëh

...U lus enbas sodi maa shpesh të vinih em kishëh, përseh ju kini meh
gjegjunë ordhëninë e TinëAdmin.

je cun qe mban shaka gjibo, kjo me pelqen tek ti smiley

cun trendy smiley

Does that mean qe tina tashti do ta hapesh kutine? :love:

Vaj halli te mos bejme shaka Tushe, sidomos ne ambjente komunistovirtualokutiste si Peshku ku humori eshte gjithmone i mirepritur, se na mbyten overdozat politike. Shyqyr qe kemi keta pak bejtexhinj dhe pena humori qe na bejne te qeshim here pas here. smiley

Me pak fjale, kutite e shakave jane dicka qe duhet te jene gjithmone te hapura. smiley

Njerzit e "medhenj" nuk "poshterohen", vetem mund te  ironizohen.

Kjo i perket xhibit si peshkatar.

Nje shume faleminderit fh per prurjen.

Ku e merr qe peshku te kete ne 2010 kete menyre ironizimi, pa fyerje bajate inferiore.

Breavo fh, e gezuar xhib.

 

 Gjysma gegrishte gjysma toskerishte,me fal po si pa kripe me duket(bajat).Mos e perziej se ste ben mire(rakine me vere).Mjafton mundimi.....me fal po nuk dua te dekurajoj.

 Bravo Xhibo! Njeriu eshte e vetmja kafshe qe di te qeshe. Edhe mua me pelqeu pjesa e FH. smiley

uh tellalli came out of the closet. smiley

Xhib, Kudos (per reagimin)!

Reagimi yt ishte ne fakt krejt normal dhe i pritshem, por mqse ne shqiptaret i kemi ca probleme me humorin e mire, te cilin ose s'e kuptojme, ose e prishim, ose e keqkuptojme (te treja keto me shperndarje uniforme nga 33.3333% secila), po te them me plot gojen Kudos!

Mu nuk me pelqeu ne krye te peshkut kjo. Ishte shume e bukur aty ku e lindi fh ne forme komenti, ne krye vjen ere tabele fleterrufeje.

Xhibo, Flori e ka humorin dashamires, mire VIP qe u bere (humans most of all want to be recognised!!), po t'ka lene dhe ca keshilla aty brenda. smiley

U shkrina n'gaz....krejt.....Tan ket talent me e harxhu ikshtu ..gjynah.....Xhib,merre si kompliment..eshte ulur burri i huj ...me nje dynje pune e halle,noshta me gru e fmi e t'ka kushtu tan kyt vemendje......Mjerim...

...ne krye vjen ere tabele fleterrufeje....

....noshta me gru e fmi e t'ka kushtu tan kyt vemendje......Mjerim...

 

Edhe demaskim tip organizate baze, me te gjithe antaret ne unison me sekretarin, i cili shquhet si gjithnje per thellesine e mendimit. Dhe per shakate e tij te holla.

Dhe peshku qe, diten e pare te vitit nuk merret me tema dhe komente ndaj tyre, por me antaret. Nje si bicim remineshence biografie, denigrim (humoristik?) personi, po t'a mbajti shkruaj perseri.

Ke pasur dike te arratisur, te denuar nga gjykatat popullore, te prekur nga reformat e Partise apo antar me Ballin? Ke ne fisin tend te afert ndonje antar te PPSh?

Keep walking, peshku,

 

Ah mor Xhib,vip je bo vip,nuk thote njeri mo qe po hyj tek peshku pa uje por tek xhibi i kutive.

Xhibi, me sa e kam kuptuar une, eshte nje komentator i moderuar, e mbi te gjitha me duket nje kompiuterist i zoti. Nuk eshte çudi te/ti afrohet mjeshtrit te kompiutrit Penarit. Une nga Xhibi do ti kerkoja te na thonte se si i fut ai shkrimet tek kollona kryesore apo tek rubrikat e tjera, pa ndihmen e adm. Apo i fut me ndihmen e tyre.  

 njihet me adminet. kjo e shpjegon dhe moderacionin e dyanshem te tyre. 

sidoqofte posti i zanes eshte memorial, se shpjegon shume dhe mendoj se vetem kaq ja vlen, qe ky postimi te behej teme dhe kjo tema te vendosej ne faqe te pare.

Xhibo s'ke ca ben . Nji llafi i thone dy mace "shqyejn" nje luan. Ti ngjiten ty kutite sikur kerkon ti te hapen jo Edvin Rama .

Per te mos u ndare nga peshqit e tjere qe e fillojne komentin me vleresimin, une po i nap vetem 1 * sa mos me e lane pa gja. Dhe ketu nuk dua te pergojoje aspak fh, pasi sic lexova me siper, fh e kishte shkruajtur ne formen  e nje komenti, por ishin adminat ata qe e nxoren si shkrim me vehte. E pra, kam pershtypjen qe ndonje nga adminat "me hir apo pahir"  ka deshire qofte edhe latente, te "diskretitoje" sado pak xhibi-n me cdo mjet e menyre. Kjo gje me shembellen pak (por ndoshta edhe shume) me  zullapin Sali, qe kur e sheh se nuk e mund dot kundershtarin brenda regullave te lojes, fillon dhe e sulmon nga organet seksuale duke ja kastruar. Prandaj nje keshille shume miqesore adminave te peshkut per kete vit te ri: Ju lutna shume boni shume kujdes qe te mos na boheni edhe ju si zullapi Sali. Lereni ate qenje te jete komplet unikale ne sojin e vet.

Ndersa ty xhibo te uroj te vazhdosh te jesh vetvetja se vetem keshtu do ti sherbesh me mire nevojave te ketij blogu, i cili sigurishe edhe pa ty mund te beje me shume.   smiley

A kaloi vala e dashurisë? Po ajo e urrejtjes? A bo me e ngrejtë kokë pak me marrë frymë?

Xhib smiley

Keshtu si rrodhen ngjarjet duhet me i thone hallall adminit që me një jastik me pupla qëlloi dy zoçka smiley

Xhib, shyqyr qe e ke kap vetë fillin e leshit nga çtriko u çthur, falmndrt per sportivitetin, se do isha koritë krejt me ty e me të tjerë.

Admino, mire aty, 1-1 smiley

Gëzuar edhe ju.

 

Keshtu si rrodhen ngjarjet duhet me i thone hallall adminit që me një jastik me pupla qëlloi dy zoçka.

Adminat jane qeveri peshku mer yahoo, perpiqen padyshim, me pupla padyshim, per te bere dicka, padyshim. smiley

P.sh. nqs ti kishe shkruar dy pjese aty dhe e kishe thene qe e kishe shkruar si pershendetje, ky admini qe e solli vetem kete pjesen ne derrase te zeze te Peshkut e etiketoi si karikature ( nje pershtatje lol) kurse Blendi qe s'eshte dakort me qitjen ne derrase se i duket si fletrrufete e organizatave baze qemoti (ka demokraci dhe brenda qeverise) thote "po t'ka lene dhe ca keshilla aty brenda".  smiley

Po ca keshilla mer yahoo se eshte humor, nuk eshte mbledhje perpara kolektivit me kritika e autokritika per shfaqjet e huaja dhe per rritjen e rendimentit peshkist. lol

 

Nejse fh ti kalofsh gezueshem dhe shkruac perhere gjera humori, se humori na i zgjat jeten, ose te pakten na i ben me te kendshme. smiley

Une s'e keqkuptova aspak shkrimin tend, perkundrazi. Dhe s'me ngelet qefi as per qeverine, pavaresisht se s'e kam qef vemendjen publike, po ja bej kabull qeverise kete ne misionin e vet peshksublimist per ti ulur pike (me pupla kuptohet, me stil kullerash lol) atyre peshqve qe s'jane dakort me hapjen imediate dhe pa kushte te kutive. smiley

Mire, ja ta thom dhe une nje llaf vllazerisht meqe paska vazhdu muhabeti. Me kete punen e kutive, je bere shume i bezidisur, aq sa (sinqerisht) kam ndjere pakez shqetesim per ty edhe pse s'te njoh fare. Xhibi, asnje ne Tirane nuk flet per kutite sa ti, as Partia Socialiste, je vetem ne muhabetin e kutive. Ti vazhdo ta lumsha, po une te them qe na hap barkun se as na ngre as na ul hapja e kutive. Sa per mua, le te futen edhe politikqente e tiranes ne kuti e mandej, kurre mos u hapshin.

Me keto termat "peshkiste", "latifondiste" "kutihapiste" etj etj je bere i parashikueshem. Ke qene me interesant. Tani je bere nje llafazan i jashtezakonshem dhe i bie vetem me nje vrime.

Me dashamiresi.

Eshte bere llafazan, Parondili, po, po...  eshte bere llafazan!  smiley

______

Xhibiiii-kutijaaaa! Te gjette e mira, Xhib, te kam kujtuar naten e vitit te ri dhe kam qesh me vete, se degjoja babin qe diskutonte per kutite me aq nerv, tek shifte lajmet sa thashe... pupu, prape kutite! megjithate, je nder me te moderuarit dhe me gazmoret e gjithe kutive te peshkut! smiley

Fh, rrofsh per gjetjen dhe humorin e holle. smiley

 

blend, se u kujtova, ajo shprehja "te hap barkun" s'eshte ne stilin tend... tingellon ca me keq sec duhet,  per mua, te pakten. smiley

Ke qene me interesant. Tani je bere nje llafazan i jashtezakonshem dhe i bie vetem me nje vrime.

hahahahahah me kenaqe me shprehjen e mesiperme. Po Lab hesapi o Blendo, mos prit me teper se kaq!

smiley wow! this was intense... smiley

 

p.s. o ju kekeni t'papam ma tamarrsha! smiley

Ana H gezuar dhe ty nje vit te mbare. smiley

 

Te gjette e mira, Xhib, te kam kujtuar naten e vitit te ri dhe kam qesh me vete, se degjoja babin qe diskutonte per kutite me aq nerv, tek shifte lajmet sa thashe... pupu, prape kutite!

smiley

Kjo eshte ceshtje pakez me e thjeshte ne fakt, po dhe pakez me e komplikuar. Dmth e thjeshte se kutizmin s'e shpika une, ate e gjeta tek Peshku me nga 2-3 artikuj dhe 1-2 tema pyetese per dite ne lidhje me kutite, kur do hapen, pse s'po hapen, akoma s'jane hapur, po tashi u hapen, po sikur te gjejme ne si peshq nje menyre per ti hapur, etj.

Ngaqe kjo u be si lufta e mullinjve te Don Kishotit, ne shtyp ne pergjithesi dhe ketu tek Peshku ne vecanti, une normal e kam ironizuar kete gje dhe kam bere humor. E s'jam i vetmi, se qe nga Portokallia e poshte me shume me kutizmin kane bere humor keto muaj sesa me gje tjeter.

Eshte vete situata teper qesharake dhe e pamundur per te mos e humorizuar/ironizuar, me perjashtim po te mos kesh hic sens humori, dmth te jesh humorimpotent. lol

Nashti keta qe jane kryekutistat e Peshkut, qeveria e para dhe te tjeret, sic dihen, dhe qe e kane kutizmin si kauzen e tyre, enderren per te ardhur ne pushtet me force kutiste dhe qe jane kapur pas kutise si i mbyturi pas fijes se barit, normal ju vjen inat pse une bej shaka me dicka te tille kaq "te shenjte" dmth kauza e kutise, dhe perpiqen te me akuzojne mua sikur jam une ideatori i kutizmit, apo sikur eshte kauza jeme kjo hapja e kutise. smiley

Te njejtet keta qe thone se jane lodhur duke degjuar gjera kutiste dhe qe s'duan tia dine fare per ato gjera, dhe pastaj 10 minuta me vone sjellin nja 3 artikuj per kutite, pse s'po hapen, pse s'nderhyn OKB-ja me parashuta dhe marinsa te specializuar qe ti hapin me force kutite, etj. Dmth keta thjesht nuk duan te degjojne fjalen 'kuti' ne kontekst humori, se valla i bien breket, m'fal, piket, kauzes se shenjte qe do sjelle paqen dhe begatine ne bote, sapo te hapet kutia pakez. lol

Qe pra ceshtja.

Mgjth tashi po me qeshet mua qe te eshte qeshur ty per vit te ri duke kujtuar humorkutizmin e Peshkut. smiley

 

Blendi, gjithe ky mllef nderkohe qe s'te behet vone per kutite dhe pavaresisht faktit qe e keni mbushur Peshkun me artikuj kutish dhe po prap njeheresh qe qisni keto artikujt ne krye me qellim diskreditimin e armiqve te kauzes kutiste? smiley

Prandaj te thashe, me mire qeshim me humorin e bukur te fh dhe i leme menjane 'keshillat' 'nxjerrjet e mesimeve' e me the te thashe, se fundja fh e shkroi kete pjesez thjesht per humor, spontanisht, nuk eshte se e beri sipas porosive apo qellimeve tuaja.

Juve tashti po te doni te diskreditoni armiqte e kauzes kutiste, pervec censurave qe beni me keq se ne komunizem, qe shkoni nje ose dy dite me vone dhe i qethni komentet qe jane sadopak kundra kutizmit, komunizmit, etjizmit, beni nje teme me vete per kete qellim, se ju siguroj qe ky s'ishte aspak qellimi i fh.

Dmth une s'e kam aspak problem te qeshim 'at my expense' kur eshte ceshtje humori, perkundrazi, ne nje fare menyre u ndjeva i vleresuar nga fh (si pene letrare), thjesht sic thashe nuk me pelqen vemendja publike, po hallall per ceshtje humori.

Por, eshte dicka teper e ulet kur pastaj 'organizata baze' apo 'byroja' mundohet si qemoti te nxjerre mesime te partishme nga veprat letrare, apo mundohet te fletrrufezoje 'armiqte e klases'. Dhe kete gjest te atij qe qiti te cunguar shkrimin e fh ketu dhe e qiti si karikature, nga pershendetje ne "pershtatje" une e kalova me buzeqeshje, varja thashe, kryesorja eshte qe do qeshin ca me shume peshq duke lexuar humorin e fh tani qe eshte ne krye.

Po kur i ktheheni tani po juve kesaj gjeje duke e germuar dhe duke me vene ne dukje mua mesimet qe duhet te nxjerr nga humori, jam ne dileme pastaj, te vazhdoj te bej naivin sikur s'kuptoj gje, apo tju kthej ndonje pergjigje, duke marre parasysh qe komenti mund te fluturoje ne stratosfere te nesermen? :think:

Miqesisht, peshkerisht, aspak kutishmerisht, dhe me shpresen qe kete vit do te rriteni pakez menderisht dhe shpirterisht, dhe qe ambienti i atjeshem nuk do te munde tju beje teresisht si vetja. smiley

+1

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).