Banorët e evakuuar nga zonat e përmbytura janë vendosur kryesisht te të afërmit, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tyre janë sistemuar në hotelin “Rozafa”. Fatime Xhaferi, banore e fshatit Samrish të Dajçit ka ikur para dy ditësh nga banesa e saj dhe është vendosur në ambientet e hotelit në qendër të Shkodrës. “Këtu jemi mirë, nuk na mungon gjë, por nuk e dimë sa do të na duhet të qëndrojmë kështu”, thotë gruaja.

Ajo tregon se u bind të braktiste shtëpinë vetëm kur lartësia e ujit arriti në 130 centimetër. “Menduam se mund ta kalonim. Kishim edhe frikë se mos na e vidhnin, por kur uji hyri në shtëpi kërkuam ndihmë”, thotë Fatimeja. Hoteli i vënë në dispozicion të të evakuuarve nuk është mbushur ende, ndërkohë që shtabi i emergjencave ka planifikuar të strehojë njerëzit në nevojë edhe në fjetoret e universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku aktualisht nuk zhvillohet mësim.


 

 

4 Komente

(BalkanWeb)

NATO ndihmon Shqipërinë për pëmbytjet

TIRANE- Vendet anëtarë të NATO- s dhe Qendra e Emergjencave Europiane (MIC-ut) kanë nisur dërgimin e ndihmave ushqimore dhe materiale në zonat e përmbytura në veri të Shqipërisë, kryesisht në qarkun e Shkodrës. Mësohet se rreth 40 mjete të NATO-s po futen nga Kakavija ndërkohë që janë parashikuar dhe një sërë ndihmash të tjera logjistike dhe ushqimore.

- Ndihmat erdhën pas apelit të Komitetit Ndërministror nëpërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Emergjencave Civile. Ministria e Brendshme nëpërmjet një informacioni për shtyp njofton se “ Deri sot nga kontaktet me EADRCC dhe ato bilaterale kanë ofruar ndihmë këto vende: Italia – Helikopterë tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa. Sllovenia – 13 Gjeneratorë (GNR), Austria – 8 Gjeneratorë (GNR), Greqia – 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetë, 4 makina, se bashku me pajisjet, 2 varka me motore, 7 pomps të fuqishme; Italia – 12 autobote, pompa, varka, tenda, gjeneratorë, ushqime, medikamente dhe veshje; Franca – 12 pompa dhe 8 gjeneratore; Moldavia – Ushqime dhe medikamente mjekësore.

Mësohet se po sot do të mbërrijnë nga Italia dy helikopterët me ndihma në medikamente mjekësore. Gjithashtu sot mbërrijnë në pikën kufitare në Kakavijë ekipet greke. Këto mjete do të shoqërohen gjatë gjithë rrugës për në Shkodër nga një ekip zjarrfikësish të stacionit të PMNZSH-së të Gjirokastrës dhe nga një patrullë policisë rrugore.

Ministria e Brendshme bënë të ditur se vazhdojnë kontaktet me vendet e tjera për sigurimin kryesisht të ndihmave në paisje.

________________

NOA

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Kakavijë, 9 janar, NOA – Rreth 40 automjete ushtarake të Aleancës së Atlantikut janë duke mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës për t’u futur në territorin shqiptar, me qëllim dhënien e ndihmës ndaj qytetarëve në nevojë në zonat e përmbytura.
Bëhet me dijeni se automjetet në fjalë do të shërbejnë në të njëjtën kohë edhe si mjete ndërhyrëse në kuadrin e përmbytjeve në veri të vendit.
Ndërkohë, që ato përmbajnë edhe materiale ushqimore për t’u ardhur në ndihmë kështu nevojave të të përmbyturve në Shkodër dhe Lezhë.
Automjetet e NATO-s kanë mbërritur pas një ftese të bërë nga autoritetet e qeverisë shqiptare për të dhënë kontributin e tyre në kuadrin e përmbytjeve të mëdha në veri të vendit.
Ndërkaq, ajo u ka bërë thirrje edhe fqinjëve ta ndihmojnë siç është rasti i  Maqedonisë, së cilës i ka kërkuar që të mos lejojë më tej derdhjen e ujërave të Drinit.

 

TIRANE- Ministri i Bujqësisë Genc Ruli i pranishëm në Shkdër deklaron se situata nuk është e tillë sa të hapet porta tre e Hidrocentralit të Fierzës. Në një prononcim për NEWS24 ministri Ruli deklaron:
“Porta tre hapet vetëm në ditën e qametit. Vetëm kur situata është e jashtëzakonshme dhe kemi prurje të jashtëzakonshme. Nuk jemi aspak afër atij rreziku dhe paralajmërimi”

Sipas ministrit të Bujqësisë, ish ministër i Energjetikës në qeverinë e mëparshme, Fierza është mbajtur nën kontroll dhe është zbatuar rregullorja e miradministrimit të saj. “Fierza nuk mund të mbahej bosh. Vetëm nëse do të mbahej 20- 30 metra poshtë nivelit të tanishëm, atëherë nuk do të kishte ndodhur hapja e portave. Fierza është brenda parametrave, ka qenë natyra e reshjeve, reshje të mëdha dhe të befasishme bore të cilat u shkrinë brenda pak ditësh”- vazhdoi më tej Ruli.

Ministri shton se situata në kaskadën e Drinit është ekuilibruar dhe janë pakësuar prurjet në Fierzë, Koman e Vau të Dejës dhe nëse do të vazhdohet me këtë ritëm
Atëherë situata mund të përmirësohet brenda 3 ditësh.

Ruli thotë se zhvillimet gjatë ditës së sotme janë të ndryshme në zona të ndryshme. Ai informon se janë ulur derdhjet në kaskadën e Drinit cka tregon se ka filluar dhe rënia e nivelit të ujit në lagjen Bahcallëk në hyrje të Shkodrës si dhe harku i Bërdicës, tashmë është i kalueshëm.
“Kemi një ulje të nivelit të ujërave në komunën e Dajcit dhe një rritje të nivelit të ujërave në Bushat dhe në Velipojë, ku mund të kalohet vetëm me mjete të larta.
Problem në Velipojë është shkaktuar nga dëmtimi i një argjinatura e cila ka sjellë dhe përmbytjen e rreth 1000 ha tokë në këtë zonë”- deklaroi më tej Ruli duke shtuar se me procedura të përshpejtuara po punohet për të ndërhyrë në këtë argjinaturë.

Sipas ministrit të Bujqësisë Fierza është mbajtur nën kontroll.
----------------------------------------------------------------------------------------

Kesaj i thone te tallesh me fatkeqet. Pasi i mbyt ju kerkon t'ju thuash faleminderit qe evituan diten e qametit.

O minister sharlatan qameti ka 3-4 dite qe po behet. Ju ke shkateruar me shpi e katandi i ke lene hapur ne mese te dimrit. Nje here thone eshte situate e jashtezakondshme me shirat,  pastaj thone gjendja eshte ne kontrroll niveli i ujit normal s'ka rrezik per digat. Pastaj nje i kepusin si Topalli qe ju thote Shkodraneve e keni nga ngrohja globale!

Nje minister Prift thote porta ne rregull eshte testuar, nje ekspert italian thote nuk hapet, nje Rul minister tjeter thote s'kemi pse ta hapim!!!!! Tjetri kryeminister jep alarmin per katastrofe!

Keta se kane idene se cfare thone, po haen si qente me njeri-tjetrin ndersa robte ngelen jashte.

Me qellim qe  sadopak  te zbus dhimbjen e te c'vendosurve, po ju informoj se qyteti i Gjakoves ka mbledhur ndihme financiare dhe ne te njejten kohe ofron strehim per 200 familje.

Kjo eshte vetem nje nisme e qytetareve te Gjakoves ne formen e veteorganizimit,e padyshim se edhe Kuvendi Komunal do te beje punen qe i takon.Uroj qe  shembullin ta ndjekin edhe komunat tjera te Kosoves.

Shume kurajo per te demtuarit,dhe ta dini se nuk ju leme vetem.

E dhashte Zoti qe kjo tragjedi te perfundoj sa me shpejte.

 

Faleminderit Gjakova!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).