ALSAT - Inspektoriati i Lartë i Ndërtimit, me një matrapik, ndërhyri për prishjen e 2 kateve në pjesën e pasme të objektit 12 katësh, pranë qendrës së Tiranës. Banoret e zonës thanë se mjeti i inspektoriatit, nisi prishjen rreth orës 6:00 të mëngjesit dhe u largua pas 30 minutash. Në momentin e largimit te tyre, në vendin e ngjarjes mbërritën patrullat e policisë bashkiake, por në këtë rast nuk pati një përplasje mes tyre.

Ndërhyrja ka dëmtuar skelat prej hekuri, të cilat mund të bëhen të rrezikshme për banorët e zonës, pasi baza e tyre është dëmtuar nga mjeti i rëndë i inspektoriatit të ndërtimit.

Më 28 dhjetor të vitit të kaluar gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e pronarit të ndërtesës, Ilir Mata, në të cilën kërkohej pezullimi i ndërhyrjes së Inspektoriatit Qendror të Ndërtimit për prishjen e objektit në qendër të kryeqytetit.

Operacioni për prishjen e objektit 12 katësh nisi në 7 dhjetor, ku fadromat e Inspektoriatit të Lartë të Ndërtimit prishen fasadën e 2 kateve, ndërsa opozita e konsideroi me sfond politik ndërhyrjen për shkak të lidhjeve familjare të Ilir Matës me deputetin e PS-së, Dashamir Peza. Ndërsa përfaqësues të qeverisë pretendojnë se objekti 12 katësh është ndërtuar në një sipërfaqe shtetërore.

17 Komente

Amon mer shyqyr.

Kur do te prishet ene ai pallati mrapa xhamise, se gjo te shemtume nuk kom pa ne jeten time.

Per mu te prishet edhe i ashtuquajturi Pallat i Kultures dhe Muzeu Kombetar, dhe te rindertohet Pazari dhe Bashkia e vjeter.

Kjo pune mu me kujton ate lojen ku njeri duhet te vraponte dhe te prekte tjetrin duke i thene "ta lashe", pastaj ky tjetri duhet te gjete nje tjeter per ta prekur e per ti thone "ta lashe". Ky eshte kryeministri me idiot dhe i papergjegjshem i te gjitha koherave ne te gjithe ruzullin tone. Ene kini parasysh se nuk ja fus kot.

Më 28 dhjetor të vitit të kaluar gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e pronarit të ndërtesës, Ilir Mata, në të cilën kërkohej pezullimi i ndërhyrjes së Inspektoriatit Qendror të Ndërtimit për prishjen e objektit në qendër të kryeqytetit.

...deri ne shterrimin e procesit te rregullt gjyqesor do duhej te shtohej ketu! smiley

Precedenti gati fantastiko-shkencor (Juris Futuris) eshte vendosur ne kohen e Mbi-kalimit te famshem Komunist te Zogut te Zi!

Atebote, gjykata vendosi qe te mos e pezullonte shkaterrimin, megjithese ceshtja kishte shkuar ne Gjykate te Apelit!

Gjykata e Apelit, nuk mund ta fuste dot pa rradhe ceshtjen (Time is not of essence, u degjua te thonte nje gjykates qe kishte mbaruar nje kurs anglishte tek Kisha Adventiste e Shenjtoreve te Mevonshem)!

Pushteti i Mire, i futi kllecin Mbikalimit, nderkohe qe Gjykata e Apelit vrente kalendarin.

Kur erdhi rradha ne Gjykate te Apelit, kjo e fundit tha qe ceshtja ishte "moot"e tejkaluar, e ezauruar , sepse nuk kishte objekt ankese! smiley

S'kishte mbi-kalim me nje fjale! smiley

E ka lexu njeri Lizen ne Boten e Cudirave s'fundi?

E ka lexu njeri Lizen ne Boten e Cudirave s'fundi?

Une po pres versionin e Tim Burton. smiley

 

Shoku me prish ate pallatin tek xhamia dhe ke te drejt,por dhe Pallatin e Kultures dhe  Muzeun Kombetar jan nje cik si shum. Jo per gje po keta nuk mbajne dot,Kalan e Beratit dhe te Krujes qe kane vler,dhe mund te ncjerin ndonji lek medemek ......ejo me te ngrene Pazarin e e Vjeter!!!!!!!?????

Mafja do te bertase sa te bertase,do te shpife,do te hakerrehet pastaj do te bindet,nese ka vullnet nga qeveria.Urime per punen e nisur!

Mafja as bertet, as shpif, dhe as kercenon. Mafja vetem vjedh dhe po e pengove , te vret. Shif se mos gjen ndonje gje te perbashket tek babi yt shpirtor.

Malokut po ja dha koka edhe monumentin e Gjergj Kastriotit e prish. Po ju duk sikur e ka ndertuar mafia.

 ja, keshtu me pelqejne lajmet: 

Inspektoriati i Lartë i Ndërtimit, me një matrapik, ndërhyri për prishjen e 2 kateve në pjesën e pasme të objektit 12 katësh,

me nje fjale marrim gjithe ate informacion te domosdoshem per ta bere lajmin te plote, qe u prish, por edhe qe mjeti qe e prishi ishte matrapik dhe jo fjala vjen nje trapan dosido nga ata 15 mij lekshit qe shiten te tregu.

 

Me trapan te thjeshte han shume kohe, mire e kane bere me matrapik, vetem se te harxhon pak me shume korrent edhe krijon luhatje tensioni.

Urime me punen e filluar ne qender te Tiranes e zoti ju dhente vullnet e zell e vazhdofshin ne te gjithe vendin.

Me mire ta prishi te gjithen se sa te prishi nga nje tulle sa here qe del ne konference selia e Ps. Jam i sigurt qe dhe vete pronari i ka thene ik pirdhu pallatit dhe mendve te berishes.

Po faturen per prishjen e pallatit, pastrimin e vendit dhe perpunimin e inerteve kush do ta paguaj? 

Shume mire bene qe ia prishin. Shpresoj t'ua prishin edhe atyre tropojaneve e skraparllinjve qe vazhdojne te ndertojne pa leje edhe sot neper Tirane, por kjo e fundit si zor te ndodhe.

Mire tropojanet, por tani dhe Skraparllinjte bre. Oh, aman thuaj, te presim me ke tjeter do ndahet rama qe te mesojme rajonin e shqiperise ne shenjestren e te majtes se zhvilluar.

Skraparllinjte kane qene qe ne kohen e PS-s. Tropojanet tani kane filluar te ndertojne gjera te medha.

Ndërhyrja ka dëmtuar skelat prej hekuri, të cilat mund të bëhen të rrezikshme për banorët e zonës,

Ky eshte problemi kryesor "il resto" eshte blablablablabla.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).