Tryeza e thirrur nga Presidenti i Republikës dhe rënia dakord për një të mesme për zgjidhjen e krizës politike, duket se janë shansi i fundit i Edi Ramës për të dalë me sa më pak pasoja nga rruga pa krye, ku e ka futur partinë socialiste. Natyrisht, kriza nuk është një pozicion komod as për maxhorancës, që mban dhe ajo përgjegjësitë e veta përpara faktorit ndërkombëtar për mosrealizimin e reformave apo stabilitetin politik. Por gjithsesi, Berisha shkon në këtë dialog disi më i qetë se rivali i tij, që me kokëfortësi refuzoi sistematikisht kërkesat e jo vetëm të faktorit të brendshëm, por dhe të ndërkombëtarëve për përfundimin e bojkotit dhe uljen e tensionit politik. Berisha, mjaft që t’i vërtisë përpara syve rezolutën e KiE-së aktorëve në tryezën e bisedimeve, e cila kërkon komision hetimor në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Sa për të tjerat, topin ajo rezolutë e lë në fushën e Ramës. Një nga kërkesat është për përfundimin e bojkotit, çka do të thotë rikthimin në Kuvend, ndërsa e dyta stabiliteti politik, që përkthehet lënie e protestave apo e politikës së rrugës dhe zgjidhje e çështjeve në institucione. E gjithë kriza artificiale, e cila erdhi si pasojë e një pragmatizmi të pamotivuar politikisht, por të motivuar shumë personalisht nga ana e kreut të PS-së, rrezikon të përfundojë me hyrje pa kushte të deputetëve të PS-së në sallën e Kuvendit, pasi presioni i djegies së mandateve është shumë i madh. Nga ana tjetër, Shqipërinë e ndajnë vetëm pak muaj kur Bashkimit Evropian i duhet të marrë një vendim, që është më i rëndësishëm në këto 20 vite tranzicion, atë për liberalizimin e vizave. Ky sukses, që natyrisht do i atribuohet Berishës, do e sfumonte së tepërmi çdo lloj aksioni gjoja në emër të demokracisë që ka ndërmarrë Edi Rama. Fillimi i zbatimit të marrëveshjes dhe prekja nga qytetarët e lirisë për të lëvizur, shto këtu dhe një aleancë PD-LSI, e cila aktualisht është 110 mijë vota përpara se PS-ja, do të bënte që maxhoranca aktuale të rimandatohej jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme lokale, por edhe më tej. Një tjetër dështim i PS-së në zgjedhje do të ishte shkatërrimtar për Ramën, që boll andralla ka edhe pa ndodhur kjo. Por le të supozojmë një moment se kriza do të vazhdojë dhe Bashkimi Evropian, duke e parë Shqipërinë si një vend me destabilitet politik, vendos që të mos u hapë dritën jeshile shqiptarëve për të lëvizur lirshëm në Evropë. Kjo do të ishte një kosto për vendin, por jo aq për maxhorancën. Logjika është fare e thjeshtë. Prej gati gjashtë muajsh, shigjetat janë lëshuar drejt lidershipit të PS-së, që ka krijuar krizën. Dhe rrjedhimisht edhe si shkaktar i pengesave në rrugën e integrimit. Po ta shohësh me një sy realist, do të vëresh se dalëngadalë jo vetëm personave që s’u intereson shumë politika, por edhe militantëve të majtë po u zbehet interesi për kutitë e Ramës dhe po shohin drejt korrikut, kur me pasaportën e tyre mund të bredhin lirisht tek të afërmit e tyre në Evropë, gjë e cila ka gati 70 vjet që u mohohet. Në rast të një zhgënjimi të tillë, maxhoranca e ka përgjigjen e gatshme. Fajtori mbetet dhe  është sërish Rama. Humbja në zgjedhjet lokale do të jetë edhe më e rëndë se në rastin e parë, pasi kreu i PS-së rrezikon të identifikohet si faktor destabiliteti, që çoi në mohimin e liberalizimit të vizave. Pra, duket se Berisha, me përvojën e tij politike të fituar në këto 20 vite, e la kreun e PS-së të ngecte vetë në labirintin politik që vetë krijoi. Ky i fundit, pra Rama, në fillim shpresoi në një pazar politik pas zgjedhjeve të qershorit me Berishën, gjë e cila ra në vesh të shurdhër për Kryeministrin. Ai preferoi më mirë të bënte një aleancë me LSI-në, një parti e dëmtuar nga e majta pas zgjedhjeve, se sa të ndante pushtet me Edi Ramën. Me këtë veprim maxhoranca jo vetëm konsolidoi pushtetin, por tashmë ka aletë te ndërkombëtarët jo vetëm te partitë simotra të saj, por edhe te partitë e majta evropiane, që kanë deputetë në PE. Nga ana tjetër, kjo aleancë rriti besueshmërinë tek pushteti, dhe bëri që kërkesat e Ramës të shihen me dyshim dhe të shpërfillen. Por natyrisht, një rol në stisjen e kësaj krize me mosveprimet tij ka pasur dhe Presidenti i Republikës. Me heshtjen e tij, ai më shumë ndihmoi që gjërat të përkeqësoheshin. Ai që duhej të ishte garant i zgjedhjeve të lira, nuk u shpreh asnjëherë që nga përfundimi për cilësinë e tyre. Kjo me argumentimin se “nuk paskësh pasur anëtar të tij në KQZ”, një kapriçio që në situata të tilla nuk i shkon për shtat një kryetari shteti. Tashmë është vënë përballë një realiteti të dyfishtë: ose duhet të bindë Ramën që të heqë dorë nga kërkesa e tij për të injoruar një vendim gjykate, ose i duhet të pranojë që zgjedhjet ishin pa standarde, që Gjykata e Apelit është e korruptuar, të pranojë dështimin e tij në krye të KLD-së, dhe t’i mbushë mendjen shefit të Qeverisë të pranojë kërkesën e Ramës. Të gjitha këto nuk do të ndodhnin, në rast se Topi do të kishte mundur ta organizonte këtë tryezë përpara se Këshilli i Evropës të miratonte një rezolutë. Atëherë faktorizimi i tij në opinionin publik do të ishte absolut. Por në këto kushte është si puna e asaj shprehjes popullore, që thotë: “kërcen prifti nga belaja”. Nga ana e tij kryetari i PS-së, sa më shpejt ta zgjidhë ngërçin ku është futur, aq më shumë do të shpëtojë  pikët që po vazhdojnë t’i humbasin çdo ditë e më shumë në elektorat. Një opozitë në një vend demokratik, ka përgjegjësinë jo vetëm t’i bëjë oponencën qeverisë dhe të kontrollojë si e menaxhon ajo pushtetin, por ka edhe përgjegjësinë e stabilitetit politik dhe të kontributit në rrugën e integrimit, sepse kjo është dhe në interes të zgjedhësve të saj. Bojkoti njihet si mjet proteste për një afat të shkurtër dhe që mbështet një kauzë e drejtë, por jo luftën për pushtet personal të një apo disa individëve. Prandaj Ramës për aq pak kohë sa i ka mbetur deri në fillim të marsit, të ndalë sa të mundet dëmin jo të pakët që i ka shkaktuar PS-së që prej ardhjes së tij në krye të saj, dhe rruga e vetme është një dorëzim pa kushte.

32 Komente

Gazete eshte kjo Metropol??

Nuk ke faj  romak.por edhe pse ky shkrim duket se deklarate per shtyp e PD-se.

Metropoli gazete eshte.Ky shkrim kaq politik e ben kete gazete jo metropolitane por periferike ne gazetari.Ky shkrim tamam partiak,jep pergjigje qe PD jep,ben akuza qe PD ben. jep supozime qe PD ben, si ka mundesi qe edhe gazetaria te jete kaq dobet,sa turp.Kjo eshte nje nga gazetat qe nuk ka nevoje te shitet se i ka leket e sigurta nga fondi shteteror i medjas se djathte.

Artikulli kishte disa te verteta. Rama humbi pike qysh tek intervista e tij me tre gazetaret e njohur ne Top-Channel a Klani, vitin e kaluar, diç para zgjedhjeve. Ajo mbremje ishte shkarja e tij drejt humbjes. Me mbrapa ai humbi pike me shume.  

Posi pra... Po ulja ne tryeze eshte arritje per opoziten. Se ne vjeshte mazhoranca thoshte "nuk ka krize" - tani lexon rezoluta dhe eshte e detyruar te shkoje ne tryeze. Politikisht, Rama nga rruga e con ceshtjen ne presidence. Dhe jo vetem qe eshte me i forte se ne shtator por ne mendimin tim tani mund t'i hapet oreksi. Thjesht opinioni im.

Paska rreshkit edhe Metropoli nen gravitacionin e pushtetit.Gjynaf, dikur ishte e e kuilibruar.

Ne fakt rama eshte i deshtuar ngado qe ta kthesh. Tregoi se ishte nje politikan medioker, qe ne fushate, dhe e vazhdoi me pas. Berishes i intereson te jete ne ky ne krye te PS se ska per te ardhe ndonjehere ne pushtet. Dhe vertet, e merr se merr liberalizimin shqiperia, Rama serish mbetet i mbaruar

Ky nuk eshte gazetar por ngatarestar. Nje pyetje kisha per ket shokun: Per cfare arsye PD dhe PS vendosen nje nen tek kodi zgjedhor ku 2 anetar te komisionit qendror nese donin mund te rinumuronin vota te caktuara?

Bah cpaskan qene keta te majtet.Nje artikull shkruan gazetari kunder Rames dhe te gjithe anatemojne gazetarin dhe gazetan.Asnje nuk merret te hedhe poshte me argumenta ato qe ai shkruan.

O Bajrak a di gjo tina pse u shtu ne kodin zgjedhor nje paragraf ku thuhej se edhe 2 anetar te komisionit zgjedhor kane te drejte te rinumurojne vota te caktuara "nese i teket bytha"? Ja pra ky eshte argumenti/fakti. Po ti nuk e sheh dot se ai osht mrena, pra mrena ne kuti, e qe ta shohesh duhet me e hap. 

Berbero.Ti e di qe ne cdo qender numurimi ndenji gjate gjithe kohes nje nga keta deputetet e PS qe jo vetem i caktoi komisioneret,por dhe i vezhgoi deri ne perfundim te procesit te numurimit.Ai mund ti urdheronte ata (ose dhe ta kerkonte vete) rinumurimin ne moment,por as ai vete dhe as komisioneret nuk e bene nje gje te tille.

A e di ti se pa urdherin e ketij deputeti komisioneri nuk firmoste proces verbalin e numurimit.Ne se do te kishte verejtje per numurimin pse nuk i urdheroi komisioneret te benin verejtje ???

Tani del qe qenkan shitur komisioneret.Ateher qenkan te shitur edshe keta deputete qe i kontrolluan gjate gjithe kohes se numurimit nga ku del se edhe keta deputete jane shitur.

A eshte e mundur qe te gjithe komisioneret e PS bashke me deputetet te jene shitur dhe na del i pa shitur vetem Rama !!!!!!!!!!!!!!

Pra na dilka qe PS qenka parti te shiturish.

 

 Gazetari ka te drejte per mendimin tim kur thote se Rames i mungon pervoja. Sidoqofte kush shikoj cfare mostre ka perballe Rama, dhe ku po e katandis Shqiperine cdo dite qe shkon atehere them qe gazetari ndoshta eshte i cmendur ose i paguar te leh ham-ham-ham

Mulliri i gazetes metropol vertitet ne boshllek. Ai s"ka uje. Mullixhiu Maho ka dale neper mehalle te PD-se dhe kerkon ti kthejne vijen e ujit.Po ajo rrote mulliri prape per mullixhi Mahom do kete.

Ja si e ka vertitur llafne ai Ma - hua ( pa H del edhe si Maua smiley )

Saliu nuk mund te humbase . Ate e ka thene dhe libri i Historise .Prandaj rast pas rasti e ngjarje pas ngjarjeje Saliu duhet te jete gjithnje fitues.

Per cfare? Qofte edhe per mullijte e eres.

Po si ore nje i verber  e shkuar te verberit  si Maho nuk shikon qe Saliun po e ULIN nga KALI ! Po e detyrojne te ulet sepse vetem politike per kriza pordhon .

Dhe keshtu do ndodhe sa here derisa ky Mamuth i Paaftesise e Hipokrizise , i mekuar shpirterisht me psikologjine e tufes se ujqerve , te largohet nga skena.

Ku eshte ajo trimeri qe po "qeveris me sukses pa ja patur nevojen Opozites " ? Ku eshte ajo cmenduria e tij qe kercenon duke yshtur jeniceret me xhihade neper  K/ mitingje ? Ku eshte ajo madheshtia e tij qe genjen diten me diell " qe asnje nderkombetar nuk i ka thene gje per krizen " ? Ku eshte ai trim qe nuk la me gje pa ndotur per familjen e Rames deri edhe tek matja personale e madhesise se k...ve ? Ku eshte ai trim qe gjerat i con ne ekstrem duke hingellitur si kali Skenderbeut dhe ulet duke buzeqeshur me hipokrizi si mac i pshurrur , para atyre qe i kercenoi me jete ?

Na i trego pak fitorjet e Saliut o analo -gazetar i Metropolit !

Zaten burimi i vetem intelektual i ndeshjeve politike te ky takem anal - istesh nuk mund te shihet ndryshe pervecse me syzet e "Hej burra . Dilni ne log ! Njaj Gj.Elez Berisha asht tuj e myt njat  Edvin Bajloz Ramen "

Lexoje mire shkrimin dhe do e kuptosh se gazetari ka thene " ne pamundesi per te shperthyer depot, Rama kerkon hapjen e kutive, sepse keshtu me ka thene baba mu, qe me  kushtetut kutin hapen, eshte bere GJK si partia punes, çfare thote GJK ben populli, çfare don populli ben GJK" .

Ole.

O Maho, te çafte ujku...!!!!

"Dorezimi pa kushte i Plakut Sali, megjithe tespie e Tosun Baç, me Mahon, lumidrin, etj"

Po mirè...e marim se èshtè siç thotè artikulli,se ps po dèmton veten..se beteja pèr hapjen e kutive èshtè gjasme pèr demokracinè..evropianèt i ka kundèr...vendi po shkon drejt liberalizimit tè vizave...sa tè jetè rama,berisha fiton gjithmon...pd-lsi janè si mish e thua...atèher pse shkon nè negociata me RAMèN tek presidenti...PD-JA???....T'FALA SANDRIT!!!

Pse shkon ne negociata pd-ja me ramen? shume e thjeshte shoku.

Cdo gje eshte e qerume,PD-ka ne dore dhe gurin dhe arren,nqs presidenti nuk arrin te binde Ramen per te hyre ne parlament,Topi ben gati valizhet qe sot dhe hyn ne loje direkt Fatos Nano me Blush e compani,Pra Sala i ka te dyja alternativat ne thes,Ps ne kuvend dhe Bamir Topi merr dhe nje mandat tjeter,ose LMN ne kuvend dhe Fatos Nano president,per mendimin tim varianti i dyte eshte me i mire,sido qe te vije puna ,sido qe te rrotullohet bota Edi Rama nuk ka shans tjeter pervecse te dale i humbur nga ky spektakel.

pyetja èshtè: pse shkon nè negociata pd-ja me ramèn?...pyetja nuk èshtè: pse pd-ja shkon nè negociata me presidentin?

PD eshte shume rehat neketo negociata.Dhe shkrimi ate po thote. Rames tanime i duhet vetemnje tymnaje per te dale nga situata ku eshte futur. Krizat artificiale sti beson askush. Kjo krize ashtu sic thote dhe shkrimi nuk mbeshtet nga nje kauze e drejte. Se ku lexova sot qe andej nga berati ishin ngritur ata komisioneret e PS-se dhe ekishin bere pleh Ramen, duke e akuzuar si manipulues dhe qe po shet njerzit e tij. Dhe rama as me shume as me pak pokekon qe te fuse ne burg komisioneret e tij,qe kaluanvota majtas nga partite e vogla, kujton se njerzit janesi ato grate qe rreh aidhe nukndihen me pas. Mua shkrimi smu dukaspak militant, eshte thjeshte nje analize se me cfare armesh po shkojne dy lideret ne tryezen e bisedimeve. Kurse shumeketu eshohin me militantizem. Pse mer shoke  idealesh kush thote qe rama sdijete beje politike qenka patjeter i shitur. Sdi mer te beje (ne fakt ai sdite beje asgje), por per politike merr noten 0. Ore, aleanca PD-LSI skaperta lene ndonjehere PS te vije ne pushtet, per sa kohe te jete rama. Meta mund te rishohe pozicionin e tij vetem ne rast se iken ky avdalli gjate. Edhe dicka tjeter, kodi kerkon qe kerkesa per hapjen e kutive nga dy antare te KQZ duhet te jete e argumentuar, (sorry qe se mbaj mend mire nenin, por mund te hapesh kodin) me fakte qe dhe dyshimete forta qe ka pasur manipulime dhe atokane deformuar rezultatin. Dy antaret e KQZ nuk arriten te jepnin fakte nese kjo kishte ndodhur, dhe prandaju rrezuan si ne KQZ si ne kolegjin zgjedhor. Ketu ishte momenti qe e hengri dhe shoku Rama. Besoi, se kolegji ashtu sic i dha fierin do ijepte dhe te drejten e hapjes se kutive,dhe e coi ne kolegj ku e hengri perfundimisht, sepse vendimi vulosi qe kerkesa binte ne kundershtim me kodin zgjedhor. Sepse kuvendi nmund te rishikoje vendimin e KQZ por kurrsesi vendimine gjykates. Kuptove arbi dashur

Nard Ndoka?

p.s kushdo qofsh, ti plako nuk di të shkruash.

nardi...mè vjen keq qè nuk kuptohet diçka..problemi nuk èshtè rama,problemi èshtè se unè dua tè shoh nè kam votuar apo jo,problemi èshtè se unè dua tè shoh se pèr kè kam votuar,problemi èshtè se asnjè gjykatè nuk mund tè mè mohojè mua e askujt kètè tè drejtè,problemi èshtè se asnjè nuk èshtè padron i votès sime,problemi èshtè se ti e di shumè mirè ashtu si edhe unè qè votat janè manipuluar,problemi èshtè se ky artikull nuk èshtè gjè tjetèr veçse vezhdimi i mashtrimit tè opionit publik,mashtrim qè prek çdo gjè por nuk jep 2 pèrgjigje: pèrse nuk do ai zotria tè shoh se si e pèr kè ka votuar?pèrse ai zotria shkon nè negociata me ramèn? ...edhe sikur qiellin e tokèn ti ofrojnè ramès,nuk pranon rama..ndoshta jo sepse nuk do por sepse nuk e lè populli..nuk e lènè antarèt e ps..problemin e keni me popullin e gjithè antarèt e ps e jo me ramèn!!pèrshèndetje

nardi...mè vjen keq qè nuk kuptohet diçka..problemi nuk èshtè rama,problemi èshtè se unè dua tè shoh nè kam votuar apo jo,problemi èshtè se unè dua tè shoh se pèr kè kam votuar,problemi èshtè se asnjè gjykatè nuk mund tè mè mohojè mua e askujt kètè tè drejtè,problemi èshtè se asnjè nuk èshtè padron i votès sime,problemi èshtè se ti e di shumè mirè ashtu si edhe unè qè votat janè manipuluar,problemi èshtè se ky artikull nuk èshtè gjè tjetèr veçse vazhdimi i mashtrimit tè opionit publik,mashtrim qè prek çdo gjè por nuk jep 2 pèrgjigje: pèrse nuk do ai zotria tè shoh se si e pèr kè ka votuar?pèrse ai zotria shkon nè negociata me ramèn? ...edhe sikur qiellin e tokèn ti ofrojnè ramès,nuk pranon rama..ndoshta jo sepse nuk do por sepse nuk e lè populli..nuk e lènè antarèt e ps..problemin e keni me popullin e gjithè antarèt e ps e jo me ramèn!!pèrshèndetje

E me j po tastieres si punon mire spacio. Mos e lexo po ste pelqeu

Pse ore nje faqe e tere edhe me boje te verdhe , s'te thote gje JUVE ? smiley 

Jo i dashur J. Ai di te shkruaje , biles edhe me germa shqipe .Por ty te ka ngatruar ajo qe nuk ke kuptuar gje ne ato shkronja. Kjo eshte tjater gje .

Nga shpura me i kenduari ka qene dhe mbetet vetem ai qe di te shkruaje por s'di te mendoje dhe per me teper nuk kupton kurre vete se cfare thote . Vetem thirrjen e Sali Kardashit e kupton :

Per Bajrak  ! Bini burra !

Sigurimi i bukes eshte ceshtje e rendesishme e Mbrojtes se Atdheut, ka pas thene Udheheqesi!!!

Trap, trap, po ca gjona i ka pas kap Enveri!! smiley

Ehe me e sakte thenia e Mixhes .

Sigurimi budallejve brenda vendit ceshtje jetike per PD .

Ne ky kardash , kardash por po i le ca thenie per rahmet smiley

Buken e perditshme, falna Zoti.... smiley

Kenga qe thoshte " me nje tra e mbaj shtepine..."

eshte modifiku " me reklama mbaj gazeten/ s pyes shume per te verteten /

Kohe te veshtira krize, Idriz. Duhet te hane nga nje cap buke te gjithe smiley

Jo e di pse me erdhi nder mend buka, kur lexova kete?

Sepse mu kujtua ai Mero Baze qe nxirrte ato gazetaret e vet pabuksa, nen kercenimin e (prerjes se ) kafshates, me fotografite e Ed Rames me loqe perjashta, si pune banderolash, ne proteste perpara Bashkise se Tiranes, a ku  i nxirrte ai!

Me keq se m'ka pas ardhe atehere kur i shikojja ato ftyra t'mpita nga uja, duke tund loqet e Edit ne hava, sa s'bohet!! smiley

Kam pas mendu: A kane prinder keta vocrrake dhe vocrrake? A kane femije qe shikojne mamin dhe babin ne TV, duke tund bolet e Edit? smiley

Uja zotnie! Uja!!

Mrroklle, kjo qe thu eshte pertej trishtimit. Keto jane deformacionet e njeriut te kthyer ne instrument kur i mungon puna, buka (qe po bejme pak hajgare ktu ) dhe kushtet elementare te jeteses per ta ngrit mbi nivelin e kafshes se uritur/ Sepse juve zotrie jeni te Lire, keni Lirine. Rrofte Liria! Zoti e bekoft Shqipnine !

Prandaj ndodhin edhe kto muhabetet 20 vjecare te kutive, manipulimeve, deformimeve sepse ata qe ngjyejne doren ne pisllek nuk e bejne vetem nga verberia e militantizmit por edhe nga Uja, nga premtimi per nje cope pune, per nje rroge mizerabel etj. etj.

Dhe ky gazetashkruesi i bie shkurt, a thua se ketu do kete vetevrasje masive po humbi Ed Rama ne negociata. Pra qarku i shkurter: stomak-arsye.

mu me duket si dorezim i Sales ky

Une e vogel jam dhe mos e merni shume per baze mendimin tim , por do e shpreh ashtu sic e mendoj :

 Rama hodhi shume , por shume para ne fushate  , me bindjen se do fitonte zgjedhjet . Kur Berisha dhe Meta formuan qeverine , Rames i reshqiti toka nen kembe . Humbja nuk kishte vend ne mendjen e tij , ai kishte mare fund ne se kjo ishte e vertete , dhe minute mbas minute , ore mbas ore kjo frike , ky boshllek bo behej dhe me i madh , humbja po behej realitet . Ne keto momente , fisheku i fundit ishte te merte pushtetin me force , por si ?!!! nje pikepyetje e madhe ishte kjo !

      Mbas konsultimit me specialistet e tij , duhej qe te ngrihej populli dhe ta permbyste me force , por qe te arihej kjo duhej nje arsye , dhe arsyeja u gjend : TE KERKOJME ME KEMBENGULJE DICKA TE PA ARITSHME , derisa te nxjerim ne rruge te gjithe militantet socialiste , dhe pastaj krijojme konfrontime te cilat do na japin nje shtyse tjeter per te perdorur forcen kunder institucioneve  dhe etj ....etj..... keto i di cdo shqiptar .

Pra kjo ishte e gjitha , por ce do se nuk i eci , diku i bene hesapet gabim , nuk kane faj se ishin gjaknxehte dhe e kishin humbur toruan , i bene hesapet pa hanxhine , thote nje fjale te urte popullore .

Se Rama nuk eshte aq injorant sa mos e dije qe kutite nuk hapen , as keshilltaret e tij nuk jane aq injorante .

 

Nuk ka faj Rama.Ka 14 vjet ne pushtet.E filloi si minster e vazhdon si Kryetar Bashkie dhe enderroi se do te behej Kryeminister.

Keshtu si e ka nisur as ne 2017 nuk behet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).