Këtu tek ne është më interesante dhe më atraktive të flasim për të majtën dhe të djathtën, sesa për dijen dhe mosdijen. Sepse për të biseduar për ta majtën dhe të djathtën nuk duhet njohuri më e madhe se ta dish cili është krahu i majtë dhe cili është i djathti. Edhe bujku në ara, edhe akademiku në kërkim të zyrës, mund të debatojnë për ketë temë. Dhe zanafilla e kësaj ndarjeje në Kosovë është për librin e Ginisit. I djathtë është Sali Berisha, i majtë është Fatos Nano.


 

A është Kosova kështu si është Kosova, sepse skena politike është kështu si është skena politike; apo është skena politike kështu si është skena politike, sepse Kosova është kështu si është Kosova?

Nuk e kam ndërmend ta vjedh ketë citat, dhe as disa të tjerë që do t’i lexoni pak më poshtë. Para disa ditësh, duke pasur për temë gjendjen politike në një shtet tjetër (Irak), këtë pyetje e shtronte kolumnisti i The New York Times, Thomas Friedman.

Friedman analizonte se sa e përshtatshme mund të jetë kultura e një civilizimi të caktuar për t’u adaptuar në rregullat e demokracisë që ne e njohim, dhe e kundërta. Sa mundet demokracia t’i përshtatet kulturave dhe civilizimeve të ndryshme? Edhe pak më thjeshtë: cila është më fleksibile përballë njëra tjetrës - kultura apo demokracia?

Po i kthehemi realitetit tonë. Realitetit të këtyre 10 mijë e diçka kilometrave katrorë, që fatkeqësisht aq shumë i ngjason atij Reality Show vrasës, që sapo u mbyll në RTV21. Një show që dhimbshëm vuri në pah një Kosovë të tërë. Nuk e kam ndërmend ta sulmoj RTV21 për organizimin e tij, e as ata mjeranë që ndodheshin brenda kafazit, por e kam ndërmend të them se asgjë më mirë se ata nuk e vinte në spikamë Kosovën tonë. Por, edhe ata që ndodheshin brenda, e edhe ata që ndodheshin jashtë kafazit, ishin njerëzit tanë. Ishte kultura jonë e përgjithshme, e ekranizuar për mrekulli. Njerëz të rritur dhe të shkolluar – në këto shkolla që ne i kemi – që e ngatërrojnë emrin e gjeniut më të madh të njerëzimit me emrin e gjakpirësit më të madh të njerëzimit, Albert Ajnshtajn me Adolf Ajnshtajn. Nuk po e akuzoj atë vajzën që me aq sinqeritet e shprehte paditurinë e saj. Ajo ka shokë dhe shoqe në Kosovë, sa nuk do t’i zinin 3 – 4 stadiumet më të mëdha futbollistike të botës. Sepse, me një fjalë, ajo dhe shokët e shoqet e saj për nga dituria, janë vajzat tona, mikeshat tona, miqtë tanë, që ne çdo ditë i takojmë nëpër familje, restorante, kafehane, e posaçërisht nëpër televizione, qoftë si udhëheqës/e emisionesh, apo si mysafir/e. I takojmë kudo.

Pra, ata janë qenia më e shpeshtë e kësaj shoqërie, që e mbajnë peng këtë shoqëri. I takojmë në Prishtinë, në Pejë, në Prizren, në Gjilan, në Ferizaj, në Mitrovicë. Nëpër fshatra e qytete dhe nëpër male e nëpër fusha. Janë aq shumë – janë shumica – sa secili njeri do ta kishte të pamundur që të provonte të bënte çfarëdo kategorizimi të tyre. Ata punojnë në Qeveri, presin për t’u futur në Qeveri, ose kanë qenë më herët në Qeveri.

Kur jemi të citatet, po e nxjerr edhe një prej arkivit. Franklin Roosevelt, kur fliste për presidentin famëkeq të Nikaraguas, Anastasio Somoza García, thoshte: “Ai është bastard, por është bastardi ynë”. Në kontekstin kosovar, kjo mund të thuhet kësisoj: “Këta janë idiotë (sipas termit shkencor), por janë idiotët tanë”. Dhe kjo shoqëri ka probleme. Shumë serioze.

Top telashi i Kosovës pas vitit 1999 nuk ka qenë krimi i organizuar, korrupsioni, liria e shprehjes, mediat e lira, apo mungesa e partive politike. Po, këto kanë qenë probleme, edhe të rënda bile, mirëpo nëna e të gjitha problemeve tona është - mungesa e shkollimit dhe kulturimit të kësaj shoqërie.

Dhe kjo nuk fillon me ndërtimin e universiteteve (mundemi me ligj ta shpallim secilën shtëpi tonën universitet), e as me vënien e gurthemeleve të shkollave anekënd Kosovës. Është shumë më serioze sesa kaq.

Problemi është se këtu nuk po e shoh që dikush ka filluar të mendojë vetëm për të menduar, për ta bërë një strategji – e urrej ta përdor ketë fjalë – se si duhet të ngritet niveli prej atyre edukatoreve që hibernojnë nëpër çerdhe, tek arsimtarët që merren edhe me tregti edhe me matematikë, tek rektori që kërkon t’i bëj tramp japitë me Akademinë e Shkencave, e deri tek akademikët që shqetësim të vetëm e kanë objektin e tyre të ri që është ndërtuar.

Nuk kam çare pa e përmendur rastin e një akademiku, i cili thonë se vdiq me një ankth të madh. “Kur të futemi në objektin e ri, a do të jemi nga një person në një zyrë, apo nga dy?”.

Këtu askush nuk po flet për nivelin e mësimdhënësve, të të gjitha niveleve. E nuk po flet as ministri, e as opozita. Sepse për ta, mësuesit - për sa kohë kanë të drejtë vote - janë pjesa më e ndritshme e kësaj shoqërie. Paçka se një nxënëse e tyre ngatërron Fuhrerin me Ajnshtajnin.

Këtu tek ne është më interesante dhe më atraktive të flasim për të majtën dhe të djathtën, sesa për dijen dhe mosdijen. Sepse për të biseduar për ta majtën dhe të djathtën nuk duhet njohuri më e madhe se ta dish cili është krahu i majtë dhe cili është i djathti. Edhe bujku në ara, edhe akademiku në kërkim të zyrës, mund të debatojnë për ketë temë. Dhe zanafilla e kësaj ndarjeje në Kosovë është për librin e Ginisit. I djathtë është Sali Berisha, i majtë është Fatos Nano.

Në vitet e 90’ta, kur Paul Krugman – tash fitues i Çmimit Nobel për ekonomi – ende po punonte në forcimin e tij profesional, nuk kishte menduar shumë për të majtën dhe të djathtën. “Bota ime ishte e ndarë në mes të njerëzve të mençur dhe budallenjve, e jo në mes të majtistëve dhe djathtistëve”. Edhe sot e kësaj dite, Krugman thotë se më shumë mendon për nivelin e diskutimeve sesa për ketë lloj ndarjeje.

Këtu tek ne, lloj-lloj azilanti matrapaz që nuk ka qenë në vendin e tij me disa dekada, dhe që ende mbahet me ndihma sociale të vendeve mikpritëse, abuzon me të drejtën e lirisë së shprehjes dhe flet për tema rigorozisht profesionale. Ky vend i ka dyert e hapura edhe për diasporën, edhe për ata që po jetojnë këtu. Kushdo që ka diçka për të thënë për ekonominë, edukimin, kujdesin shëndetësor dhe çdo gjë tjetër që mendon se po i flenë në kokën e tij, le ta nxjerrë në sipërfaqe. Le t’i dalin përpara edhe Qeverisë, edhe opozitës, edhe shoqërisë civile, por edhe përpara qytetarit në ditën e votimeve. Të tjerët që nuk mund ta durojnë temperaturën lirisht le të largohen prej furrës dhe le të vazhdojnë ta bëjnë punën që dinë ta bëjnë më së miri – vjeljen e ndihmave sociale.

Edhe ky shkrim i imi është në vazhdën e një debati që ka filluar kohë më parë, lidhur me çështjen nëse ky vend dhe ky civilizim i ynë ka nevojë për më tepër parti dhe më tepër formacione. Po, ka vend për ta, e do të ketë vend edhe në të ardhmen. Mirëpo këtu, e më gjasë askund në botë, nuk do të ketë vend për njerëz që profesion të vetëm e kanë sharjen dhe vajtimin.

Krejt në fund, mendoj se skena politike, Qeveria, opozita, mediat dhe çdo gjë tjetër që frymon në ketë vend është kështu si është, sepse Kosova është kështu si është Kosova.

19 Komente

Aman ore Berat ore kokeqoshe,

Paul Krugman,Franklin Roosevelt, Thomas Friedman.

A ka mundesi o shqipshkronjes qe mos boni shkrime te mbytme me citate, filozofesh, gazetaresh, presidentesh e vari lesht.

Mo mire ato kokrrat e injoranteve ne kafaz qe se rrujne fare a e ka albert apo adolf, sesa kokrrat e 'ntelektualeve si puna ktyre qe na hapen barkun me shkrime shtoji uje e shtoji citate.

Tema qendron mer, dhe shqetesimi eshte i drejte, por a ka mundsi me e bo shkrimin me te paster e te perqendruar tek problemi dhe ta mbushni me idete dhe mendimet tuaja, please ????

 

Ti Bedrana gjith1 e me shume po me bo per vete..

Ti i do thjesht gjonat moj Ruzhdije smiley .. i do shqeto!

Hy dora ne kuti apo nuk hy . Se keshtu e bone edhe me ty .Ta futen ne vrime doren , qiten fletet ti numurun dhe aq . Myllen kutite dhe ta lane vrimen ne ven te pa demtume smiley.

Po intelidjenca e sorme si do quhet intelidjence ne se ka mendimet e saj pa te futme duarsh ke kutite e te tjereve smiley

Kete po mujte me e sqaruesh  , qe te largojme b...e Xhibit ul mbi Kuti e te hapim vrimen .

Ka fillu edhe n'Kosove kjo pune per zotin. Kjo analiza e tipit "ketu tek ne, por ne asnje vend te botes" smiley

Si tha ai, meqe jemi tek citatet?

Fshatari ne mbledhje:-Se ca kryetare kooperativash, bejne keshtu e ashtu 

Kryetari i kooperatives: -Cili, cili kryetar?

Fshatari ne mbledhje: -Jo, mo, jo, po flas keshtu ne pergjithesi! smiley

 

Mire Berato, pikes i ke rene! Tashi e kutpuat qe duhet me dale nga poemat e Rilindsave dhe me ju pervesh punes duke filluar nga germa "A" me te cilen fillojne dhe fjalet Albert, Adolf e Arsimim...

O sa per se mbari ky shkrim! Nuk e kisha pare kete.

Z. Buzhala, ti or mik ke thene te verteten, tani sipas adetit, prit qe "te perzejn nga fshati". Pergezime.

Dhe PO, eshte kultura qe c'ke me ate pune! Nje kulture mizerabel prodhon nje feudalizem mizerabel, nje socializem mizerabel dhe nje kapitalizem mizerabel. sistemet shkojne e vijne, pocaqia eshte konstante.

 

Shqetesim mese i drejte dhe shkrim i mire, ama ky citim ketu s'ka lidhje fare me temen se eshte thene nga Reagan ne kontekst komplet ndryshe nga ky i temes.

 

 

Kur jemi të citatet, po e nxjerr edhe një prej arkivit. Franklin Roosevelt, kur fliste për presidentin famëkeq të Nikaraguas, Anastasio Somoza García, thoshte: “Ai është bastard, por është bastardi ynë”. Në kontekstin kosovar, kjo mund të thuhet kësisoj: “Këta janë idiotë (sipas termit shkencor), por janë idiotët tanë”.

Berati nuk eshte kokeqoshe,por kokrra e katunarit d.v.

Shtjellon nje problem qe ne Kosove nuk egzistonte kurre me pare,nje problem qe u formua qe nga momenti kur opingaxhinjet-punedhenesit e Beratit-direkt nga oda e burrave u shperngulen ne Parlament.

Jo shume moti,studentet e Prishtines shkelqenin kudo ne Europe.Qe nga Hajdelbergu,Sorbona e Tokio-atje ku edhe  sot mund ti takosh  si ligjerues.

Ndersa sot ,si rektor universiteti zgjedhen persona qe ende nuk i kane te rregulluara  disa probleme elementare,siq eshte higjijena e gojes psh.

Emra dhe f'tyra te paurbanizuara te zene frymen kudo brenda Universitetit.

Njoh edhe disa te tjere(nga ata qe ti i quan azilant-matrapaz),qe ne moshen 23 vjeqare doktorrojne ne Kembrixh.Athua sa veshtire po e ndiejne veten,te kritikuar nga nje gazetar me diplome te Bajram Currit.

Shkolla te jep dituri o Berat,por njeri nuk te bene dot.Eshte kultura familjare mbi te gjitha -ajo qe kujdeset per kete pune.

Ehhh....,na ishte njehere nje Kosove.

 

P.S. 

Nje shprehje e mrrokles  :" Te hongert lopa e Hashimit,te hongert

dmth, sipas teje i bi qe Kosova ka qene e kulturume dhe u shkulturu tash s'fundi, apo ta kuptova gabim komentin?

ps. sido qe te jete, shprehja "Emra dhe f'tyra te paurbanizuara" u fut te folderi "Shprehje Pikante" smiley

smiley

them qe autori e ka llafin pikrisht per ftyren e vete beratit smiley

o berat, c'e pate fat, tha... smiley

PPU eshte madem florini (sipas PF-se madem = miniere smiley ), eshte edhe buke, edhe gjelle.

Po dal tuj qesh, qe hallall ta ken! smiley

Emigrant,shqiptaret e kane nje zakon te keq qe gjithnje flasin per pasojat e kurre per shkakun.

Kosova kishte njerze te duhur ne pozitat perkatese.Ata njerez jane ende ne Kosove,por nuk ushtrojne profesionin e tyre.Tani kemi komandant "zhiletin "per drejtor spitali,komandant "biciklen" per kryetar parlamenti,komandant "çifteline" per drejtor shkolle....dhe natyrisht Beratin si gazetar reprezentativ per ceshtje kulturore.

Qindra inxhinjere,doktore ,gazetare-shumica te diplomuar ne Zagreb,Ljubljane e gjetke u detyruan te leshojne vendin per "ekspert" te dale nga lufta.

Imagjino nje Shqiperi pa kuadrot e kohes se komunizmit,nje Shqiperi pa Kadaren psh.

Komplet stafi i RTK-se eshte zevendesuar me njerez nga disa zona qe deri vone edhe makinave(traktoreve) ju ofronin sane me hanger.

Nga ajo zone vjen edhe Berati.Bile edhe te kritikon ....

Hapu toke!

 

Imagjino nje Shqiperi pa kuadrot e kohes se komunizmit,nje Shqiperi pa Kadaren psh.

 

Ne fakt jakova ata kuadrot e komunizmit e kane katandisur Shqiperine ne ate gjendje qe eshte tani.

Me 5 lule te kembrixhit dhe tokjos nuk vjen pranvera...

Berati ka kap nje perceptim qe nuk eshte vetem i tij.

Kosova eshte nje koncept shume me i gjere se 5lulet e Kembrixhit apo ato 5 qebaptoret kosovare te kthesa e Kamzes.

A kemi nevoje per revolucion apo per evolucion ,le te te pergjigjet Berati.

Berati eshte kokrra e katunarit. Kuku kush eshte ba me fol e me komentu me kaq vetmohim per njerez te (pa)edukuar e te (pa)edukate. Hapu toke, mire e ka Jakova.

Paramendoni (ose qe thojn vllaznit tane shqiptar imagjinoje. Krejt katrahurat politike e shoqerore qe e kane perplas Kosoven ne dekaden e fundit, kane rezultu me prurjen e ktyre kokave gjeniale (p.sh. Berat Buzhala). Shume njerez si ky nuk e di se qysh u kontrabandun ne te ashtuquajturat elitat e Kosoves.

Kjo eshte Kosova jem, kjo eshte Kosova e komandanteve me dosje plot. Krenohu me Kosoven smiley. Ironi ma t'madhe s'di a ka.

O Berat që pate fat!*

*është fat të jesh injorant/idiot në kohën e pushtetit të injorantëve/idiotëve

nuk qendrova ta lexoja te gjithe se nuk do ta kuptoja..

Por te theme te drejten une i ngatroj akoma te majten me te djathten se kohet e fundit me celulare dhe kompiuter kam haru dhe me cilen dore shkruaja.

por me duket se ngatrohen dhe politikanet, te njejten politike bejne te te majte e djathet, popullin njesoj e vjedhin ata

Tani per sa i perket dijes dhe mos dijes. populli nuk di as gje....

----------------------------------------------------------------------------------------------------

tani nga fundi me erdhi nder med se e djathta eshte te dora e  mouse-it

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).