Ndërsa salla e tejmbushur vibronte nga të qeshurat, ato të dyja rrinin kokëvarur. Që s’i kish pëlqyer hiç ajo që kishin parë, as që vihej në dyshim, por dukej që ndjeheshin keq, ndjeheshin të fyera. Në rrugën “Aleksandras”, në një prej teatrove të mëdhenj të zonës, prej një viti qëndron e reklamuar afishja e komedisë “Simpetheri ap ta Tirana” (Krushqit nga Tirana). Ka rezultuar pjesë e suksesshme dhe salla mbushet tejet plot sa herë që ka shfaqje. Të veshur keq, pa gusto, me sjellje gjoja franceze nën petkun e një katundarie totale, familja shqiptare do të vinte në shtetin helen për t’i kërkuar dorën vajzës me të cilën ishte dashuruar djali i tyre. Ironizimi dhe tallja me të dyja familjet, por më shumë me familjen shqiptare që ishte në epiqendrën e batutave, i bëri ato të ndjeheshin keq. “Edhe në viset e humbura të Shqipërisë, po të kërkosh nuk gjen familje të tilla e jo më në Tiranë. Ajo që na vjen keq është se kush nuk e ka vizituar vendin tonë do mendojë se jemi po kaq të rëndomtë”, - thonë zonjat. Dikur, ato të dyja kishin qenë mësuese dhe përkthyese të gjuhës ruse. Jemi në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Ndryshe
Në metro, autobusë, rrugë, dyqane, kafene, shkolla, spitale, lokale nate… kudo dëgjohet shqip, madje në tregjet e fruta-perimeve tregtarët nuk ngurrojnë të të ofrojnë në gjuhën e tyre produktet që shesin. Nga ora 7 deri në 8 pasdite, Radio “Athina” ka program shqip, ndërsa të shtunë e të diel, fëmijët kanë mundësi të dëgjojnë programe enkas për ta. Nga të gjitha udhëtimet që kemi bërë në kryeqytetet evropiane, duket se në Athinë dëgjohet më shumë shqip se kudo. “Eh, po tani nuk kemi më frikë nga fshesa e policisë. Thuajse të gjithë ne jemi pajisur me letra. Por nuk është vetëm kjo. Tani edhe nuk na ngasin më”. Kjo është përgjigjia e zakonshme që marrim sa herë pyesim shqiptarët që jetojnë në Greqi. Të ulur në një stol të sheshit në lagjen Kipseli, policët grekë na anashkalojnë dhe u kërkojnë dokumentet grupeve të ndryshme njerëzish që i përkasin popullsisë arabe dhe indiane. Thuajse çdo ditë në ekranet greke shfaqen pamje të skafeve, ku rrinë cip mbi cip egjiptianë, sirianë, palestinezë…

Befasi
Një prej tenorëve të njohur në Greqi që ka bërë karrierë në Austri, Niko Parisi, i bashkohet grupit që po luan muzikë e të shoqëruar nga ato interpreton një pjesë nga “Notre Dame de Paris”. Pas tij dy violinat vazhdojnë të luajnë si një e vetme, programin e mbrëmjes. E teksa klientët janë mbështjellë me zërin e ngrohtë të këngëtares, mornicat na përshkojnë trupin; Vajta kalova gjith Kalabrinë, askund nuk gjeta si Shqipërinë… Po, po, ajo po këndon shqip. Lindita Maria Laro. Kështu quhet violinistja shqiptare që bashkë me pedagogun e violinës Zeqir Sulkuqi (Xheku), kanë fituar statusin; Violinat e zjarrta. Lindita është nga Vlora, mbesë e kompozitorit të njohur Kujtim Laro, ishte një ndër talentet e rrallë që kanë hyrë në Akademinë e Arteve. Zeqir Sulkuqi është nga Elbasani, pedagog violine dhe fitues i çmimit të dytë në konkursin e instrumenteve në Shqipërinë e para viteve ‘90. Pesë vjet bashkë, si një violinë e vetme, një ngjyrë, një tingull, një pasion, shokë shumë të mirë. Mbase ky është çelësi i suksesit të çiftit, i cili ka interpretuar në skena prestigjioze të Athinës, mes të cilave në Akademinë Ateneum që organizon dhe konkursin evropian të Maria Kalas. Punën e parë e fitoi shumë vjet më parë në orkestrën e Operas Lirike, ndërsa më pas punoi si pedagoge në disa shkolla të mesme të muzikës. Genet i ka trashëguar dhe e bija, Evi, e cila sipas mjeshtrave të muzikës, është një soprano me shumë perspektivë. Edhe Lindita ka dashur të këndojë që fëmijë, por këtë gërshetim mundi ta realizojë vetëm këtu. “Jam e lumtur që bëj punën që kam dashur gjithnjë të bëj. Për këtë kam pasur në krah dhe Xhekin, sepse bashkë arrijmë që emocionet që përjetojmë në skenë t’ia transmetojmë lehtësisht publikut”, - thotë Lindita Maria Laro. Edhe pse ka rreth 20 vjet në Athinë, ka pasaportë greke, ka një vajzë me baba grek, nuk harron që në mes të repertorit të shumëllojshëm t’i lërë vend këngës qytetare shqiptare. “Zemra ime i përket Shqipërisë”, - thotë violinistja shqiptare.

Racizëm???
Shumëkush e kujton qartazi atë që ndodhi këtu e pesë vjet më parë në qendër të Tiranës dhe në çdo cep të saj, ku mllefi i akumuluar nga 1100 arsye tek disa dhe, kush e di pse, te shumë të tjerë, u përkthye në thyerjen e makinave me targa greke dhe djegien e flamurit bardhë e blu. Atëherë, kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2 me 0 me atë greke. Nga shqiptarët që jetojnë në Greqi është e vështirë të përcaktohet nëse grekët janë racistë apo jo. “Për mua më shumë janë ziliqarë. Xhelozohen pse shqiptari ka një makinë të re, apo shtëpinë ku rri e ka të tijën”, - thotë Dritani, një emigrant nga Saranda. “Unë kur kam pasur nevojë grekët më kanë ndihmuar, shoqet më të afërta i kam greke, fqinjët i kam po grekë dhe kam marrëdhënie shumë të mira”, - thotë Sui, e cila prej dy vjetësh ka fituar të drejtën e përhershme të qëndrimit në Greqi. Taksisti nga Vlora që hasëm gjatë një udhëtimi të shkurtër brenda për brenda Athinës, mendon se shqiptari për shqiptarin është më ziliqar se ç’janë grekët për ne. Sipas tij, emigrantët tanë në Greqi asnjëherë nuk do munden të kenë një përfaqësues të tyre në parlamentin grek, pasi të gjithë do të duan të jenë Ai. “Eh, i kanë harruar këta kohërat kur nuk flisnim shqip se kishim frikë se na merrnin prej leckash e na kthenin në Shqipëri, kur sapo thoshe se je nga Shqipëria, të shihnin si vrasës serial; kur fëmijët nëpër shkolla i përçmonin pse kishin origjinë shqiptare, kur refuzonin haptas të na përgjigjeshin e ndihmonin sapo merrnin vesh që jemi shqiptarë… Kemi vuajtur është pak të thuash”, - na thotë Agimi një 60-vjeçar nga Berati. Shoqëruesi ynë sapo e merr vesh nga jemi, bën një hyrje që ka shumë miq shqiptarë e më pas nuk ngurron të tregojë se si një i ri nga Shqipëria e kishte grabitur me armë, apo ngjarjen më të fundit të përleshjes së policisë greke me dy shqiptarë, si pasojë e së cilës mbeti i vrarë një kalimtar i rastësishëm, që për fat të keq ishte sërish i yni. Hasim njerëz dashamirës, që kur marrin vesh se jemi shqiptarë, na thonë disa fjalë në gjuhën tonë, por ende edhe shumë nga ata që kthejnë kokën mënjanë apo murmurisin kunja në gjuhën e tyre.

Koncertet
Në Athinë gati-gati të gjitha muret janë të vizatuara me grafite. Mes ngjyrave të forta nuk mungojnë posterat që përsëri flasin shqip… Koncert live, Eli Fara, Bujar Qamili, por edhe aktorë humori si parodistët e Vlorës, Cekja apo edhe të rinjtë e “Portokallisë”. Menduam se pronarët e lokaleve apo organizatorët shfrytëzonin festat e Krishtlindjes e Vitit të Ri për të sjellë artistë nga Shqipëria, por jo. Thuajse çdo javë, në rrugët e Athinës, lokale të ndryshme, mes posterave, njoftojnë ardhjen e tyre. E reklamat më të shumta të këtij lloji vendosen në lagjet ku ka shumë shqiptarë, Ambelokipus, Pire, Kipseli, Nea Filadelfia… Sigurisht që para fotografisë provokuese të Zajminës ndalojnë jo vetëm shqiptarë...

“To Vuno Brosta”
Java e Pashkës, e shtuna e madhe. Fishekzjarrët për festën e rilindjes së Krishtit do jenë shkaku i shpërthimit të një urrejtjeje të vjetër ndërmjet Luanit dhe Thimios, ndërmjet të huajit dhe vendasit, ndërmjet ateistit dhe fetarit. Historia shkon drejt një drame ku ai që e pëson është Harris, një djalë i ri me baba shqiptar. Kështu ka menduar t’i risjellë marrëdhëniet greko-shqiptare regjisori vendas, Vasilis Duros, në filmin “To vuno brosta” (Mali përpara), regjisor i cili punon njëkohësisht edhe në serialin “Karma” që shfaqet në televizionin “Antena”. Stavro Rada s’i ka mbushur ende 10 vjeç, por duket se që tani e ka përcaktuar të ardhmen e tij, aktor filmash e teatrosh. I vogli është djali i një çifti shqiptarësh, Sonilës e Beniaminit, të cilët duke parë prirjen e tij dhe bukurinë natyrale menduan t’ia propozonin një zyre që merrej me gjetjen e aktorëve për filma e reklama. Në punët e 10-vjeçarit renditen një sërë reklamash, një film serial “Histori të mistershme” dhe filmi artistik i regjisorit Duros, ku Stavro luan rol primar. Bashkë me të interpretojnë dhe dy aktorë të tjerë shqiptarë, i mirënjohuri Karafil Shene, i cili ka luajtur në filmat “Dy herë mat”, “Në çdo stinë”… dhe një aktore e re që ka studiuar në Greqi, Mirela Kondi. Në sallën e madhe të kinemasë ku po shfaqet premiera e filmit “Mali Përpara”, dominojnë artistët grekë. Stavro nuk është ulur me familjen e tij, por me regjisorin, i cili e ka shumë përzemër e thotë për ne se 10-vjeçari është talent. Para shfaqjes, një grup polifonik grek dhe një shqiptar “Lotët e kurbetit”, këndojnë këngë gëzimi e dhimbjeje.

Kriza, çmimet, kafeja…
Kriza ekonomike që ka pushtuar Greqinë ndjehet kudo. Në rrugët e mbjella me neranxi, shumë dyqane dhe lokale janë mbyllur ndërsa të tjera njoftojnë boshatisjen me të shitur mallin. Shumë ndërmarrje të vogla janë në prag falimentimi, ndërsa të tjera bëjnë shkurtime punonjësish. E vështirë është bërë edhe për shqiptarët, të cilët së fundmi po vuajnë papunësinë. “Dikur kishim punë për të pastruar shtëpi gjatë gjithë javës, ndërsa tani na marrin apo nuk na marrin një herë në dy javë. Ne, verën e kaluam në Shqipëri, se burrë e grua nuk kishim punë e s’kishim ç’të hanim”, - thotë Katerina një mesogrua nga Lezha. Tani ajo pastron një shtëpi, ndërsa i shoqi ende është i papunë. Me gjithë këtë krizë ekonomike, çmimet në Greqi janë në stratosferë. Një krem trupi “Vanilia” i prodhuar në Gjermani, atje shitet 4.50 euro, ndërsa në Athinë 8.99 evro. E jo vetëm kjo. Shumica e mallrave në vendin fqinj kushton shumë më shumë se në vende të tjera evropiane. Për të mos folur për kafenë, e cila nga çmimi duket sikur po e pi në Duomo apo në Champs Elysee. Edhe në lagjen më të humbur të Athinës duhet të paguash 4 euro për një ekspres. Të vetmet çmime të lira që kemi hasur janë ato të veshjeve, që në periudhë skontosh pësojnë ulje reale dhe të portokalleve e mandarinave, ku një kilogram kushton vetëm 30 cent.

!!!
Athina është një kryeqytet evropian i pasigurt, ku sapo arrin në aeroport të këshillojnë që çantën ta shtrëngosh mirë se romunët të grijnë dhe fëmijës të mos ia heqësh asnjë moment sytë se ta rrëmbyen për t’i marrë çnjerëzisht organet. Në pikat kufitare sheh vetëm fotografi fëmijësh të vegjël me stampën “i zhdukur”. Të këshillojnë të mos kalosh natën në një listë të gjatë rrugësh sepse janë të rrezikshme. Vihen bomba në institucionet shtetërore dhe vidhen shpesh banka e kompani sigurimesh. Athina ka një zbehtësi arkitektonike, me ndërtime të vonshme që kanë ngjyrë gri të shpëlarë, rrugica që mbajnë po aq erë shurrë sa poshtë urave të Lanës, kaos e trafik, mungesë parkimi, rrugë të ngushta në formë shisheje që bllokohen për dhjetëra minuta, ka taksistë që ta ‘fusin’ sapo të dëgjojnë që je e huaj, ka lypës, shitës të vogëlsirave dhe disqeve, që me gjuhën e tyre greke me theks afrikan të bezdisin pafundësisht për të të detyruar që të blesh diçka tek to. Ka policë me papaq, ka vrasës të çmendur që dalin rrugëve e marrin nishan kalimtarë, ka lajme televizionesh për vëllain që vrau vëllanë, ka thashetheme televizive që vazhdojnë javë me radhë se si Eleni Menegaqi, prezantuese e emisionit të mëngjesit në televizionin “Alfa”, u nda me të shoqin, apo një modele e famshme që u ndalua në aeroport se ish i dashuri kishte bërë padi për të… Ka prostituta të rëndomta rrugicave të errëta në qendër, ka drogaxhinj dhe shiringa të hedhura sa andej-këtej… Por Athina, në çdo cep të saj ka teatro dhe jo lojëra fati si në Tiranë, ka rrugë të mbjella me neranxi që të krijojnë idenë e shëtitjes në kopshte agrumesh, ka shumë zona pedonale e miniparqe ku shpëton nga era e rëndë e benzinës së djegur që lëshojnë makinat, takon njerëz të edukuar e miqësorë që sapo të shohin, derdhin një lumë fjalësh të ëmbla e përkëdheljesh për fëmijën që ke në krahë… Athina është kryeqyteti evropian ku ke pafundësisht mundësi argëtimi, ku shijon ushqime fantastike në uzeritë e këndshme poshtë Akropolit, metropoli ku jetë nate bëhet çdo ditë të javës…

43 Komente

Shume realist pershkrimi.  Ku jane ata qe s'i ze gjumi naten per fatet e shqipes? smiley

Edhe në lagjen më të humbur të Athinës duhet të paguash 4 euro për një ekspres.

Kjo eshte e vertete. Une kam qene ne Athine per vit te ri. Edhe mua me beri pershtypje cmimi i kafes atje. p.sh nje kapucino kushtonte jo me pak se 4,5 euro. kudo qe ta pije ate.

Por gjithashtu me beri pershtypje kafe-baret ishin plot,megjithese greket ankoheshin pafundesisht per krizen dhe cmimet e larta.

Pershkrimi eshte goxha realist.

Inferioritetin tone e shesim si realizem. Kaq inferiore dukemi sa na ben pershtypje kur degjojme nje fjale te mire, kur na ofrojne respekt, kur ...pff

 Realizem do quaja nje shkrim ku te shinjestronte mire ate racizmin e grekeve injorante, te ketyre romeve  te eurozones.shqiptaret kane njezet vjet qe punojne  me djerse te ndershme kurse skupidhjet (pjesa injorante ) vazhdojne ti shikojne sikur te jene ufo. 

 Shkrimi eshte realist sepse kjo eshte pamja qe te shfaqet kur shkon ne Greqi disa dite. S'ka shpikur gje.  Nese shkon ne nje vend qe te gjithe ta pershkruajne sikur shqiptaret i kapin dhe i rrahin sapo i shohin, eshte normale qe nje fjale e mire do te beje pershtypje. jo me po te konstatosh me shume.S'besoj qe ka lidhje me inferioritet.smiley

 

Inferioritetin tone e shesim si realizem. Kaq inferiore dukemi sa na ben pershtypje kur degjojme nje fjale te mire, kur na ofrojne respekt, kur ...pff "

Konfidenca dhe jokonfidenca:

Person konfident (superior)
- Ju bëni atë që ju besoni se është e drejtë, pavarësisht se çka të tjerët mendojnë.
- Ju merrni rreziqe, ju shkoni gjithmonne pak më tej për të arritur atë që ju dëshironi.
- Ju e shohni dështimin si një pengesë e përkohshme dhe si nje mesim te madh.
- Ju me dëshirë pranoni gabimet dhe të mësoni prej tyre.
- Ju nuk keni nevojë për aprovimin e të tjerëve, dhe ju nuk e kërkoni atë.
- Arritjet tuaja jane kenaqsi e brendshme shpirterore dhe ju nuk kerkoni miratim nga te tjeret. Ju i tregoni arritjet tuaja si eksperience per te frymezuar te tjeret.
- Ju pranoni komplimentet me mirësjellje.

Person me konfidence te ulet! (inferior)
- Ju bëni çfarë është e pranueshme nga masa/turma.
- Ju vazhdoni të bëni atë që ju keni bërë gjithmonë.
- Ju e shikoni dështimin si ulje dhe e merrni si goditje personale dhe si pasoje ju mundoheni ta shmagni ate.
- Ju mohoni se jeni ne gabim dhe përfshiheni në vetë-justifikim dhe argumenta.
- Ju kërkoni miratim dhe pelqeni tu tregoni të tjerëve për arritjet tuaja si mburrje.
- Ju e keni te veshtire te pranoni komplimentet qe nuk përshtaten vetë-imazhin tuaj ne syte tuaj.

PS: Lista e mesiperme nuk eshte imja! Eshte e perkthyer dhe e pershtatur!

Iris, kjo eshte gazetare, e informuar, di ca behet dhe di ku shkon. Nuk eshte Nafija ose Zyrhaja qe shkon me taku fmiun dhe i ben pershtypje kur dikush i thote ca fjale te mira. kshu Iris smiley

Mbase e ka per here te pare ajo smiley

po po s'tregove pershtypje kur te thon nje fjale te mire e kur te respektojne nuk te ben jo-inferior por te ben fodull me duket

Ahhhh, koncerte kengetaresh e humoristesh shqiptare, aktore Shqiptare qe luajne ne per filma greke, shfaqe teatrale me krushq nga Tirana, policat greke qe tashme ngacmojne arabe e indiane, radio athina me nje ore program shqiptar, violiniste shqiptare qe kane arritur shume ne karrieren e tyre ne Greqi, Shqiptare te pershtatur goxha mire me plot miq e shoke greke, tregtare greke qe din nja dy fjale shqip per te te shitur mallin, e dielli shendrit, harabelat e trumcaket kendojne e jeta eshte fushe me lule per Shqiptaret ne Greqi (pervec krizes ekonomike)...

Analize sipefaqesore, dhe e pasakte si e tille.  Ndeshja ku Shqiperia fitoi ishte 6 vjet perpara e jo pese.  Rezultati ishte 2-1 per Shqiperine, dhe jo asnje flamur grek e asnje xham makine me targe greke nuk u prek.  Asnje tifozi grek qe udhetoi ne Shqiperi nuk i u prek qofte dhe nje qime floku.  Rezarta duhet te hetonte nivelin e asimilit te emigranteve ne Greqi.  Sa e ruajne gjakun e tyre (Lindita per vete eshte riprodhuar me nje grek), sa e ruajne gjuhen, traditat, zakonet, si i edukojne femijet etj etj.  Me sa kam digjuar, gjasa qe keto qe thash me siper te ndodhin realisht jane te pakta.  Ata gjysh milioni emigrantesh, do te thoja qe ne permasa goxha te medhaja, ne mos se shpejti ne te ardhmen e afert do behen greke shembullore (nqftse nuk jane bere tashme).

tashti po te shkosh me bubrru per shqipot ne athine, normal do te te duket sikur nigjohet vec shqip smiley

me ben i cik konfuze rrokullisja e autores nga pazari specave gjer duke kerku teatro lagjesh ku tallin b.. me shqiptaret pastaj ke teatri operes.  Plus naihere duket sikur e di athinen maje gishtave , e naihere si e habitur sikur po e shef per here te pare.

Pastaj ne fund pasi e ka sha mire e mire, i jep nje furce te lehte lavdrimi Athines.

Vallai me ka marre malli qamet. greqia, athine apo jo, per mua eshte nje vend i shkelqyer per tu vizituar per qejf. Dhe akoma me i shkelqyer nqs ke vendalinj te pakten te shtreses se mesme smiley qe te te gjesdisin.

Kam qene ne athine para 8 vjetesh dhe artikulli me beri kurioze te shof qe tani paska parqe dhe peme neper rruge  smiley

Asfiksuese Athina, ama per jete qejfi, buzuqe dhe taverna mes kalldremesh, ushqim, restorante, kodra me ullinj rrëzë akropolit eshte e shkelqyer smiley

Një krem trupi “Vanilia” i prodhuar në Gjermani, atje shitet 4.50 euro, ndërsa në Athinë 8.99 evro

Kjo eshte me te vertete tragjike.

Nje korrigjim informacioni kesaj; ndeshja shqiperi greqi qe e permend ka perfunduar 2-1 dhe jo 2-0

Kjo zonja/zonjusha ka harruar te permend qe gati ne cdo qytet grek u dogjen makina dhe u masakruan shqiptaret mbas asaj ndeshje.Po ashtu ne ndeshjen e kthimit shqiptaret u ndaluan te futeshin ne stadium dhe pse kishin bler biletat.Ne stadium u lejuan vetem ata me pasaporta greke.Ka harruar qe flamuri shqiptare u gris ne ndeshjen e shpresave e plot te tjera.Na tregon se flasin shqip ata qe shesin lakanika.Trendelina vergje vergje trendelina moj smiley

 i jap te drejte te pakapshmit

pershkrimi realist ishte vetem per athinen si qytet, po rjo per raportet e shqiptareve atje.

ne shkolla vazhdojne ti perçmojnë fëmijet që janë shqiptare. ende ka perçmim per shqipet, dhe kur flasin shqip, te shikojne shtrember.

Ne tregun e frutave ne athine, ka plot shqiptare, e vertete, por asnjë prej tyre nuk është pronar i asaj çka shet, por thjesht i punësuar. Ato nuk e kanë shansin të marrin ndonjëhrerë lejet për të pasur vendin e tyre të shitjes.
Dhe fatkeqësisht, janë shumë pak familjet ku fëmijët po e ruajnë realisht gjuhën; pjesa më e madhe i është nënshtruar lavazhit të trurit nëpër shkolla, dhe familjet janë të pafuqishme (ose në të kundërt nuk bëjnë gj&eumlsmiley për të kundërshtuar.

Si përfundim mund të them se: nuk ka dhe nuk ka për të pasur kurrë dashuri mes dy popujve tanë, sado që individë të veçantë të përpiqen të kalojnë problemet!!!

 Artikulli na sillte nje te dhene interesante, qe grekerit nuk i ngacmojne me, nuk i persekutojne me shqiptaret. Shyqyr me ne fund qe u zbuten. Ose do te kete ndikuar, dyndja e madhe e emigranteve nga Afganistani e vende te tjera te Azise. 

Dje kanali Canvas, dha nje dokumentar (20,15) per dyndjen e afganeve ne ishujt greke, nepermjet brigjeve turke. Kampet neper keto ishuj ishin plot, me mijra refugjate. 

@Ruxhdije:Vallai me ka marre malli qamet. greqia, athine apo jo, per mua eshte nje vend i shkelqyer per tu vizituar per qejf. Dhe akoma me i shkelqyer nqs ke vendalinj te pakten te shtreses se mesme Wink qe te te gjesdisin.

Eshte tjeter gje te flasesh per impresionet si turist ne Greqine, per Akropolis, tavernat, Mikonos,  mbremjet verore ne Selanik, kulturen, teatrot, buzuqet, njohjet personale etj. dhe tjeter gje  jane raportet emigracion shqiptar-Greqi si vend prites, dinamikat e ketij raporti nga fillimet e deri ne ditet tona, peripecite dhe paragjykimet, fshesat famekeqe dhe integrimi i veshtire por tashme nje realitet i  pakthyeshem per qindra mijra shqiptare ne ate vend. Varet se per cfare do shkruash kur nisesh per te bere nje reportazh, nga c` kendveshtrim do ti shikosh gjerat dhe ketu fillon diskutimi per realizmin. 

Personalisht, nisur nga pervoja individuale, kam nostalgji per ate vend, per njerzit qe kam njohur shume vite me pare, ne fillim te viteve 90, atehere kur Greqia  hapi dyert per  shqiptaret  e sapo dale nga izolimi. Kjo  eshte periudha kur u ballafaquan shqiptaret me greket, kur u plazmuan imazhet dhe paragjykimet reciproke. Nje pakice e shqiptareve te paudhe, kategoria e hajduteve, e te pagdhendurve, e krimineleve dhe posaqive qe nuk i mungojne cdo shoqerie, komprementuan imazhin per shqiptarin e ndershem dhe punetor.

Ne ate periudhe te shkurter qendrimi ne Greqi kam pare  se si njerez te thjeshte me te cilet me lidhte puna, drejtonin gishtin nga polaket, ruset, rumunet dhe thoshnin: Po, keta jane qirios, kurse shqiptaret...a pa pa..makria...E megjithe ato paudhesi dhe bema te patrioteve te tu, qe s`dije ku te fusje koken kur transmentoheshin ne tv, perseri ti e shikoje veten ne nje tavoline bashke me greket, duke drekuar familjarisht me ta, edhe pse atje ishe si argat. 

Paragjykimet dhe racizmi ndaj shqiptareve me teper (ne ato vite por edhe me pas) eshte nxitur  nga media sensasionale e cila, edhe kur krimet i benin te tjeret, e kishte per kollaj te demonizonte shqiptaret.Paragjykimet, steriotipet, ksenofobia  dhe racizmi me teper  zinte vend dhe lavazhonte trute e grekut injorant dhe fanatik kurse greket e shkolluar i kam njohur si mendje hapur dhe dashamires.Kam gjesdisur ne rrethinat e Athines, ne Elefsina, Mandra, Magula, Megara, Aalkida, Evia dhe kudo kam takuar njerez te mire. Kujtoj nje grek si Janis, informaticient, qe kishte lexuar goxha dhe dinte shume per Shqiperine i cili kur flisnim per raportet Greqi-Shqiperi, per historine dhe tensionimet aktuale shprehej: a nuk eshte absurede qe ne te dy , neser te vritemi me njeri tjetrin per nje vije imagjinare qe ndan njerzit nga njerzit? Dhe psheretinte:Eimaste anthropi , file mu smiley

 

  Kujtoj nje grek si Janis, informaticient, qe kishte lexuar goxha dhe dinte shume per Shqiperine i cili kur flisnim per raportet Greqi-Shqiperi, per historine dhe tensionimet aktuale shprehej: a nuk eshte absurede qe ne te dy , neser te vritemi me njeri tjetrin per nje vije imagjinare qe ndan njerzit nga njerzit? Dhe psheretinte:Imaste anthropos , file mu Smile

Eimaste anthropi, ala den eimaste me ta kalamas smiley

E vertete!

Tekstin e ka fantastik kjo kenge!

"E mesova ate ne nje jete ... "

"......... etj !

Po pra mire e ka Jani, se masakrat ne jug te Shqiperise gjate luftrave ballkanike dhe asaj te pare botrore i ben politikanet qe erdhen nga Athina...

Nje dru i shtrember prish bukurine e pyllit,thote nje fjale e urte popullore,

nuk duhet te harrojme se sa thyerje vilash e vjedhje bene ca druj te shtrember shqiptar ne Greqi,sidomos ne fillim te dyndjeve te para pas rrezimit te diktatures.Mua me vjen shume mire qe jo vetem ne Greqi por edhe ne vende te tjera shqiptaret po integrohen me jeten, femijet e shqiptareve po shkelqejne neper shkolla.Shumica e prindeve po punojne qe femijet e tyre te mesojne gjuhen shqipe.

E dikan te gjithe greqishten ktu , he mer i pakapshmo shi ca bohet

Vallahi me t'thënë të drejtën unë s'di asnji fjalë... bile kur shikoj me ta kalamis m'duket se ka ndonjë gjë me t'futme/ t'shame

Laughing

"Alitheia" do thoshte Heidegger, "alitheia".

Perfundimishte per mua greku me i mire do varur per gjuhe te katerr topat.Do me quaj ndonje mendje ngushte,por preferoj mendje ngushte se sa drite shkurter. smiley

Ti les ore file? smiley Ne i njohim greket ashtu sic ishin para 15-16 vjetesh! Shiko artikullin me lart - thuhet se jane zbutur tani! Kot rrime ketej nga jemi ne smiley

 

E c'thash a te q****δρόμοςin  δεν
nderrojne ata biles e kan pak varjen smiley

Σκάσε, Εμείς θα πάμε στην Ευρωπαϊκή Ένωση από κοινού. Ψάρια θα τρελαίνομαι με την ελληνική γραφή εδώ! smiley

PS: E kam shkruar ne greqisht vetem per shaka nuk ka asnje ofendim ne ate. Ata qe kuptojne greqisht mund ta konfirmojne kete!

Si do te reagonit ju qe po komentoni rreth ketij artikulli, nese nje grek do te vinte t'ju thyente shtepine dhe t'ju plackiste sendet me vlere?Rrini shtrember e gjykoni drejt.Artikulli eshte shume i mire,por komentet nuk jane realisht te sinqerta, t'mos diskutojme me sense raciste.

Komentet e mia jan shume shume realishte te verteta dhe te sinqerta.

Pergjigju realisht edhe pyetjes qe bera.Si do te veproje ti personalisht nese nje grek te thyen e vjedh shtepine? Pergjigju ne shqip.

Nese do te ndodhesha ne ate pozicion do ta rripja po ta kapja...Tani mu pergjigje ti mua ca dashurie do te shprehje ti ndaj nje greku qe mbasi ke punuar kaq kohe nuk te jep leket.Apo te te fusin ne uje ne jananre dhe te te len ter naten ne bythe te rrapit.Apo te te presin flokun me thike,apo te ecin 200 burra kemba dores dhe te han zall si dele.kur them han han ta pertypje zallin.Apo kur ushtari te perdhunonte gruan para syve.......etj etj..Une e kam then s'kam per ti dashur kurr dhe e di qe eshte reciproke.Uje fle greku s'fle.

Pergjigje reale, cdo kush ate do te bente, edhe pyetja qe beni eshte e drejte,

pergjigja edhe pyteja juaj tregojne se ne cdo popull ka njerez te keqinj, ashtu sic ka edhe njerez te mire, kudo besoj se te miret jane me shume.

Dhe shumica domonon kudo,ne cdo vend,ne cdo popull.

E keqja e popullit tone eshte se qendroj 50 vjet i izoluar nga bota demokratike, i lodhur nga puna e rende skllaverues,dhe i verbuar nga propaganda komuniste, te jetoshe 50 vjet ne erresire, sa po te shikoshe rrezet e diellit te verbohen syte.

Po grekeve kush ja u zuri driten,per te folur me te njejten gjuhe, si ne shekullin e 19.Te thash eshte reciproke ska te bej komunizmi.Se me dukesh si ca grek qe thon se propaganda komuniste ju ben te mendoni se jeni autokton ne ballkan.Ty te ngrihet nje byth Dulje e Bollanue dhe te mohon ne drite te dielli 200 mije cam qe jetojn me ty perdite, imagjino greku andej se ca mund te bej e thot.Plus ne qeverrin aktuale ke nje qen bir qeni Kseran qe mori pjes ne mitingun per vorioepirin ne Greqi.Une e dua grekun te vuaj,kjo me jep kenaqesi.

Ore mati iri , te kane rahur ndonje here greket ty ? Sigurisht qe jo .

Mua dhe shoket e mij na kane rahur per kot ( pervec faktit qe ishim ne token e tyre ilegale ) dhe cfare te rahure , kam ndenjur tre dit ne krevat , i kisha te dy gjunjet te enjtur nga druri ..., por lere smund ti tregoj .

τηγανητά ψάρια thuaj..... ashtu ore se u ngaterrova αγαπητέ ψάρια  smiley

Nje vend qe nuk te njeh per "njeri", asgjekund i rregjistruar, i pasiguruar ne pune, keqtrajtim njesoj si shteti si privati.Nje vend ku nuk kishe te drejte te kerkoje "drejtesi" , ku rrahjet, fyerjet, vjedhjet, mbroheshin nga shteti, çfare do prisje nga patriotet, mirsjellje.

http://www.youtube.com/watch?v=-2hKzxUYrnM

Pershendes greqerit me kete kenge.

E vetmja kenge greke qe kam pasur qejf eshte kjo Vasilis PapakonstantinouEftyxos pou yparxoun poutanes smileywww.youtube.com/watch

 Shumëkush e kujton qartazi atë që ndodhi këtu e pesë vjet më parë në qendër të Tiranës dhe në çdo cep të saj, ku mllefi i akumuluar nga 1100 arsye tek disa dhe, kush e di pse, te shumë të tjerë, u përkthye në thyerjen e makinave me targa greke dhe djegien e flamurit bardhë e blu. Atëherë, kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2 me 0 me atë greke. 

 

Asnjehere ne bote! Kujt i binte mendja per tifozet dhe makinat me targa greke, moj goce, genjeshter!

Dhe mire e ka i Pakapshem, 2-1 ka dale ndeshja, te kishe pyetur gazetarin sportiv...

Por te kishe shkruar qe ne ndeshjen Greqi-Shqiperi eshte therur nje emigrant se po bente tifozllek per kombetaren e vet, dhe gazetaret dhe tifozet tane ne stadium jane fyer dhe dhunuar.

Shqipja ne Athine ka qene gjuha kryesore qe flitej deri ne vitet 20 te shekullit te kaluar.

Sa per ato qe thote artikulli, besoj se jane zbukurime te sponsorizuara nga dikush (amc-ja psh), apo te marr shkas nga debatet e peshkut ne ditet e meparshme.

Realiteti ne Athinen e sotme s'eshte si ai realitet qe ka ekzistuar atje dikur, ku arvanitasit ishin shumice dhe se kishin akoma turp te thoshin me krenari qe ishin shqiptar.

Ky brezi i sotem i shqiptareve dhe kur flet shqip, po ta pyesesh a je shqiptar

 te thot JO me te madhe, dhe te justifikohen se jane vorio-pilurjot.

 Sigurisht cdo njeri qe ka pasur pervoje te hidhur jashte Shqiperise mund te shprehet keshtu por edhe vendasit nuk ta pertojne kur ankohen emigrantet dhe te thone, largohu atehere nqs nuk te pelqen ketu...

Kete pervoje e ka pak a shume cdonjeri prej nesh e per Greqine me duket e llogjikshme kur merr parasysh qe ne nje kohe te shkurter u dynden mbi gjysem milion shqiptare.

 Por besoj se eshte e tepert te diskutohet per greket e te tjeret kur kemi kaq shume probleme ne vendin tone. Eshte nje kalvar mundimesh qe shoqeron cdo shqiptar nga lindja deri ne varr. Ne pellasim "Shqiperia po ndryshon", e vertete ndryshon cdo dite por ne cfare drejtimi...Cdo i huaj qe viziton Shqiperine rregullisht e sheh ndryshimin por vetem nje gje nuk ka ndryshuar, pislliku...

Ne Facebook ka kohe qe nuk shkruan njeri isha ne Durres per qejf...Tir"arna" eshte bere e pabanueshme... krahasim me te bukur per Tiranen nuk gjen se varrezat e kombinatit...mermer, beton e pisllik. Kudo ne bote varrezat jane vend i shenjte.

Kur nuk respekton, do vetveten mos prit qe te duan te tjeret.

 

ah dynja dynja

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).