Në fillim ishte fshati Dushk që i dha emrin fenomenit të pandryshueshëm të trukimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Tani, me të gjitha gjasat, një gjë të tillë do ta bëjë Ruzhdija, një fshat i vogël në qarkun e Fierit. Një hetim penal i prokurorisë ka nxjerrë prova befasuese për manipulimin e zgjedhjeve: votues që nuk kanë qenë fare në Shqipëri në 28 qershor 2009 dhe jo vetëm firma të fallsifikuara. Revista MAPO dëshmon misterin e asaj që ka ndodhur tetë muaj më parë. KQZ konfirmon: kemi bashkëpunuar me prokurorinë. Çfarë ka ndodhur në Ruzhdije që është kaq e rëndësishme edhe për Berishën, edhe për Ramën që jua kanë treguar dhe evropianëve?

Në datën 28 qershor 2009, u duk si një lajm i zakonshëm për terrenin shqiptar të zgjedhjeve, tetë muaj më pas, në shkurt 2010 ka vlerën e një kali të hekurt beteje për opozitën. Një hetim i dyfishtë penal për "kanosje mes komisionerësh" dhe "braktisje detyre nga komisionerë", ka nxjerrë paraprakisht në dritë fakte të jashtëzakonshme për atë çfarë ndryjnë brenda kutitë e mbyllura të votimit. Dhe nëse i besohet aksiomës së vjetër se "nuk duhet pirë gjithë uji i detit për të mësuar që ai është ujë i kripur", atëherë për publikun shqiptar ka një arsye më shumë dhe shteruese për të besuar se kutitë e Lundrës, lundrojnë në një det të pafundëm pasaktësish. Të cilat, nëse zbardhen të gjitha, do të kishin padyshim efektin e një tërmeti politik për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen e politikës shqiptare. Dhe epiqendra e këtij tërmeti është Ruzhdija, një fshat i vogël në qarkun e Fierit, që ashtu si fshati Dushk që vite më parë i dha emrin e tij metaforës së trukimit të zgjedhjeve, Ruzhdija do të jetë metafora e re për atë çfarë mbajnë kyçur kutitë e mbyllura të votimit.

Hetimi penal i Prokurorisë së Fierit për "qendrën e votimit në Ruzhdie", në mënyrë indirekte provon të shndërrohet, kështu, në shpatën që do të këpusë nyjen e sherreve PD-PS. Individë që ndodheshin jashtë shtetit në datën 28 qershor 2009 dhe që megjithatë kanë votuar, firma të fallsifikuara komisionerësh e "faulle" të tjera elektoralë kanë dalë befas në dritë. Zyrtarisht KQZ pohon se ka pasur një letërkëmbim të disahershëm me Prokurorinë e Fierit dhe se ka vënë në dispozicion të hetimit të saj kutitë e materialeve zgjedhore. Burime të rezervuara konfirmojnë mbylljen e hetimit penal të prokurorisë së Fierit dhe dërgimin e dosjes së gjykatë për gjykim. Por përpara se të ndodhte një gjë e tillë, tani Ruzhdija ishte përmendur nga dy protagonistët kryesorë të politikës, Berisha dhe Rama.

Politika, Rama përballë Berishës

Edi Rama, kryetar i PS-së e përmendi emrin e "harruar" të fshatit fierak fillimisht në takimin me delegacionin evropian që erdhi fundjavën e kaluar për të negociuar për zgjidhjen e krizës së rëndë politike në vend. "Hap Ruzhijen time dhe Ruzhdiet e tua dhe të bëjmë transparencë"! Batuta e hidhur e liderit socialist nuk la më shumë për të kuptuar në atë moment të parë. "Kutia brenda ka fakte skandaloze. Kur këto të dhëna ua paraqitëm anëtarëve të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ata u skandalizuan. Dokumentet e shkruara ua vumë në dispozicion mbrëmjen e dy ditëve më parë, (të shtunën e kaluar), ndërsa në takim u vumë përpara provat e faktet", citohet nga Gazeta Shqiptare një deputet socialist, dëshmitar i këtij dialogu, të nesërmen e këtij takimi. Më herët ende, në datën 13 shkurt, emrin e Ruzhdijes e kishte përmendur edhe kryeministri Sali Berisha në tryezën e Presidentit Topi. Pas takimit, zyrtarisht, Berisha tha se "Gjykata e Apelit shpalli të pavlefshme, me kërkesë të PS-së, 512 votat e komunës Rushdije vetëm pse fletët e votimit nuk kishin dy vula, por vetëm një për arsye se njërën vulë e mori komisioneri i Partisë Socialiste që u largua nga Qendra e Votimit gjithë ditës. Dhe, në këtë mënyrë i dha mandatin Partisë Socialiste... Unë nuk kam akuzuar zotin Rama se më grabiti mandatin për Ruzhdijen. Jo! Mandati ju mor Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit, dhe unë e kam pranuar këtë vendim", tha Berisha për mediat.

Kaq ka mjaftuar që Ruzhdija të bëhej papritur një mister i vërtetë. Dhe në këtë mister, ka peshën dhe vlerën e saj edhe fakti i sekretimit të plotë i gjithë procesit të hetimit për atë çfarë ka ngjarë aty në 28 qershor 2009 dhe sidomos "sinkroni" i pazakontë i Berishës dhe Ramës dhe citimi i atypëratyshëm, njëri pas tjetrit, i emrit të të njëjtit fshat.

Revista MAPO ka konsultuar një numër të madh burimesh të pavaruara nga njëra-tjetra dhe në fund të tyre, mundi të dallojë një dalje në këtë labirint. Edhe Presidenca konfirmon jozyrtarisht se në takime është përmendur shumë shpesh emri i fshatit, por përtej këtij konfirmimi, selia e zotit Topi qëndron krejt hermetike.

Si ka nisur historia?

Pak përpara mesditës së datës 28 qershor 2009 - gjykuar nga ora kur ankesa zyrtare ka mbërritur në KQZ - në selinë e PS-së u dha njoftimi i parë se në fshatin Ruzhije, të qarkut të Fierit kishte pasur një incident. Pak çaste në pas, pothuaj në kohë reale me incidentin në vijim e sipër, stafi politik dhe teknik i PS-së, në selinë e saj qëndrore, përgatiti një ankesë në KQZ. Dhe shumë shpejt edhe një të dytë, konfirmojnë burime nga KQZ-ja. Thelbi dy ankesave ishte se për pak ishte shmangur një përplasje e armatosur: anëtarë të komisionit të qendrës së votimit, që mbronin ngjyrat e PD-së kishin kanosur me armë "kolegët" e tyre socialistë. Edhe rrotull qendrës së votimit ishin verifikuar gjithashtu, lëvizje personash të armatosur, siç thuhet në ankesat e depozituara në KQZ. Tre anëtarët socialistë të komisionit u larguan nga qendra e votimit duke e pezulluar procesin e hedhjes së votës. Një vendim i ndërmjetëm i KQZ në Tiranë lejoi vijimin e procesit, në fund të të cilit, rezultati i numëruar PD-PS për kutinë e Ruzhdijes u fiksua në shifrat 420 me 12. Gjithsej në kuti ndodhen 512 vota, kurse pjesmarrja në votim ishte pothuaj dyfishi i asaj në shkallë vendi: kishin "votuar" rreth 90 për qind e votuesve. Fillimisht, KZAZ, me shumicë të majtë, fletët e votimit me një vulë dhe ato që kishin shënime në pjesën e prapme të tyre i konsideroi të pavlefshme. Në këto rrethana, PD-ja bëri kërkesë në KQZ dhe kërkoi rinumurim dhe rivlerësim të votave të Ruzhdijes. Kryetari i KQZ-së Ristani atëherë kërkoi aplikimin e nenit të famshëm 138, (neni për rinumurimin e votave, me kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-së). Mbas debatesh të ashpra, çështja u hodh në votim dhe me rezultat 4 me 3, KQZ-ja vendosi hapjen e kutisë së kësaj qendre votimi. Po me këtë rezultat u vlerësua vlefshmëria e votave të vulosura vetëm me një vulë. Mbas këtij numurimi, rezultati paraprak i shpallur u ngushtua me deri 150 vota diferencë në favor të PD-së, të pamjaftueshme për të mbajtur mandatin shtesë që kjo parti kërkonte në Fier. Më pas, edhe Kolegji Zgjedhor, la në fuqi të njëjtin verdikt - ndërkohë ishte e qartë që mandati i nëntë në Fier ishte për Partinë Socialiste dhe kështu, u konfirmua mandati i deputetit të sapobetuar Piro Lutaj.

Hetimi i prokurorisë

Por nuk kishte përfunduar këtu. Ajo që në fillim ngjan si një histori e zakonshme shqiptare zgjedhjesh, në fakt sapo kishte filluar. Komisionerët socialistë bënë një kallëzim penal në Prokurinë e Fierit për "kanosje për shkak të detyrës", të cilës ju bashkangjit kallëzimi tjetër, kësaj rradhe në dëm të tyre "për braktisje të detyrës shtetërore". Që atëherë, në heshtje dhe në fshehtësi të plotë, prokuroria e Fierit ka hetuar ngjarjen e rëndë. Të paktën tre shkresa zyrtare i janë drejtuar nga prokuroria kryetarit të KQZ-së Arben Ristani dhe nënkryetares Dëshira Subashi për t´i vënë në dispozicion të saj, për llogari të hetimit, të materialeve zgjedhore të kësaj qendre. Vetë kryetari Ristani konfirmon për revistën MAPO se një gjë e tillë ka ndodhur dhe se prokurorisë i është afruar kutia e materialeve zgjedhore të Ruzhdijes. Edhe Dëshira Subashi, nënkryetare e KQZ-së pohon të njëjtin fakt. "Po, kemi pasur një letërkëmbim me prokurorinë e Fierit dhe kemi vënë në dispozicion të saj materialet e kërkuara". Që, sipas Kodit Zgjedhor, nuk janë as më pak dhe as më shumë, por listat e zgjedhësve të regjistruar në 28 qershor për të votuar, fletët e votimit, të përdorura dhe të papërdorura dhe kancelari të ndryshme. Ndërsa në kutitë e votimit, po sipas Kodit Zgjedhor, ndodhet procesverbali i rezultatit dhe fletët e votimit të hedhura në kuti nga votuesit. Dhe ka mjaftuar vetëm kjo kuti, që hetimi i prokurorisë të merrte një drejtim krejt tjetër dhe ndoshta të paparashikuar.

Burime të rezervuara pohojnë për revistën MAPO se nuk mund të japin detaje të hollësishme për hetimin, por disa elementë të tij janë vërtet dramatikë. Një kontroll fare i thjeshtë në sistemin TIMS (verifikon hyrje-daljet e shtetasve në Republikën e Shqipërisë), jep të dhënën e parë: kanë marrë pjesë në votim rreth 80 qytetarë të regjistruar në fshatin Ruzhdie, të cilët në datën 28 qershor 2009 ndodheshin jashtë shtetit. Pra, të paktën 80 vota të fallsifikuara. Por ka dhe më shumë. Ka edhe më keq. Firmat e "votuesve" të supozuar, që gjykuar nga rezultati përfundimtar kanë qenë votues të Partisë Demokratike, janë të fallsifikuara. Dhe këtu hyn në lojë laboratori qëndror i kriminalistikës. Prokuroria ka kërkuar dhe ekspertim ligjor të firmave të hedhura në listën e votuesve. Përfundimi ishte ngjethës: autorët e vërtetë të atyre firmave në listën e votuesve ishin vetë komisionerët e Partisë Demokratike. Elementi i tretë janë mospërputhjet e shumta të numrave serialë të dokumentave të identifikimit, pasaporta apo karta identiteti, që janë përdorur në listën e votuesve. Vetëm një sasi fare e vogël në numrin e votuesve, kanë përputhje, kurse të tjerat janë thjesht inekzistente.

Zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë për rezultatin e hetimit që tashmë ka mbaruar. Dosja ka përfunduar në gjykatë, nga ku ajo mund të bëhet, sipas ligjit, lehtësisht publike.

Efekti "anësor"

Eshtë padyshim efekti i një bombe të vërtetë politike, siç e konsideroi media e shkruar provën për parregullsitë në zgjedhje në zonën e Ruzhdijes. Një provë që tashmë ndodhet përfundimisht në dorë të Edi Ramës. Shtypi ka cituar se kjo dosje i është vënë në dispozicion edhe delegacionit evropian që vizitoi Shqipërinë në fundjavën e kaluar, cili, sipas të njëjtit burim, ka prekur "i skandalizuar dhe me habi" faktet e paraqitura nga Edi Rama. "Për këtë arsye kërkojmë hapjen e kutive, dhe nuk tërhiqemi nga kjo betejë", ka thënë Rama menjëherë mbasi u tregoi bashkëbiseduesve njërën nga provat që ai tashmë disponon.

Tetë muaj mbas përfundimit të zgjedhjeve dhe me një Kuvend të kompozuar me të dy krahët politikë vetëm këtë mesjavë dhe me një kërkesë konstante të PS-së për transparencë të zgjedhjeve e hapje të kutive të votimit, duket se është prodhuar "padashur" prova që vërteton tezën e socialistëve. Një vendim i mundshëm i gjykatës që legalizon akuzën e prokurorisë, e bën pothuaj krejt të kotë moralisht mbrojtjen e palës tjetër, PD-së, për moshapjen e kutive. Sepse përvoja popullore ka vërtetuar që nuk ja vlen të pihet gjithë uji i detit për të mësuar që ai është ujë i kripur. Çka do të thotë, se mjafton dhe vetëm kutia e Ruzhdijes për të parë sesa pis duhet të jetë "uji" që mbajnë mbyllur kutitë e votimit në Lundër.

65 Komente

Te na rroj Qeverria e Ruzhdies.

Dhe mo thoni qe s'eshte emer sexy!!!

The governement of RRRRRRRRRuzhdia....

The prime minister of RRRRuzhdia...

The nation of RRRRuzhdia....

Ja ka dredh Ruzhdija Sali-ut dhe paska shku me Edi-n? Pune kurvash!

 Zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë për rezultatin e hetimit që tashmë ka mbaruar. Dosja ka përfunduar në gjykatë, nga ku ajo mund të bëhet, sipas ligjit, lehtësisht publike.

 

E tash?

 

Revista MAPO ka konsultuar një numër të madh burimesh të pavaruara nga njëra-tjetra dhe në fund të tyre, mundi të dallojë një dalje në këtë labirint.

Burime të rezervuara pohojnë për revistën MAPO

 

Ke qejf kur e lexon shtypin Shqiptar me keto burimet e rezervuara, burimet anonime, burimet e pavarura dhe nuk jepet asnje lloj mjeti identifikimi se kush jane keto burime.

Kryetari i KQZ-së Ristani atëherë kërkoi aplikimin e nenit të famshëm 138, (neni për rinumurimin e votave, me kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-s&eumlsmiley. Mbas debatesh të ashpra, çështja u hodh në votim dhe me rezultat 4 me 3, KQZ-ja vendosi hapjen e kutisë së kësaj qendre votimi.

 

Komisionerët socialistë bënë një kallëzim penal në Prokurinë e Fierit për "kanosje për shkak të detyrës", të cilës ju bashkangjit kallëzimi tjetër, kësaj rradhe në dëm të tyre "për braktisje të detyrës shtetërore".

Ja pra, se nuk paskan qene te gjithe "budallenj" paska pasur edhe nga ata qe e njohin ligjin- dhe e kuptojne qe duhet qe te lihet nje "gjurme"(fakti/prova juridike) qe te hetohet ceshtja ne KQZ dhe Gjykata.

Per ata qe kuptojne kjo bomba "pilitike" bie tek prehri i E.Rames dhe P.s.

Mendoj se shqiptarve ju lind e drejta qè kudo qè tè shkojnè nè evropè,tè kèrkojnè strehim politik,pasi jetojnè nè njè rregjim diktatorial..

"Kutia brenda ka fakte skandaloze. Kur këto të dhëna ua paraqitëm anëtarëve të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ata u skandalizuan. Dokumentet e shkruara ua vumë në dispozicion mbrëmjen e dy ditëve më parë, (të shtunën e kaluar), ndërsa në takim u vumë përpara provat e faktet", citohet nga Gazeta Shqiptare një deputet socialist, dëshmitar i këtij dialogu, të nesërmen e këtij takimi.

 Po, tani na binde. Deshmitari eshte edhe debutet sosialist d.m.th ''i paanshem'' edhe anonim.

I madh je gazetar i madh!!!  Sa ''bukur'' e ke ''ndertuar'' kete shkrim mor qerata. Ja u zgjidh me ne fund kjo puna e zgjedhjeve ne Shqiperi. Te shplafte mortja te shplafte.

“Ruzhdia” mberrin ne gjykate
01/03/2010 19:40

 

“Ruzhdia” mberrin ne gjykate

Prokuroria e Fierit ka hetuar dhe faktuar manipulimin e zgjedhjeve ne fshatin Ruzhdie te Fierit.

Hapja e kutive eshte realizuar nga kjo prokurori ne hetimin e 5 komisionereve te djathte, shumica te Partise Demokratike ne qendren e votimit 3052 te KZAZ numer 19.

Ne baze te nje padie te ngritur nga Partia Socialiste, se komisioneret po benin proces te jashteligjshem votimi, falsifikim dhe votim me shume se njehere.

Te akuzuarit jane Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pellumb Myrtaj, zevendeskryetar dhe anetaret e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj.

Prokuroria sekuestroi kutine e materialeve te qendres se votimit 3052 dhe nisin hetimin. Prokuroria vuri re se nga 592 zgjedhes ne liste, rezultonin te kishin votuar 525 prej tyre.

Por komisoneret socialiste pretendonin se aty ka patur falsifikim votash. Per kete arsye prokuroria mori nga drejtoria e kufirit te dhenat e sistemit TIMS, qe rregjistron te gjithe personat qe hyjne dhe dalin ne Shqiperi dhe rezultoi se 111 persona nga ky fshat, ne moshe per te votuar kane qene jashte vendit dhe se nga keta 80 persona rezultonin qe te kishin votuar.

Ne raportin e prokurorise thuhet se 80 personave qe rezultojne te kene votuar u jane falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave te identitetit.

Ne raportin e paraqitur ne gjykate thuhet: “Nga teresia e veprimeve hetimore te mesiperme rezulton se prej anetareve te komisionit te qendres se votimit 3052, te pranishem deri ne fund te votimit, jane kryer shkelje te dispozitave te Kodit Zgjedhor. Me pasoje kunderligjshmerine e ketyre anetareve, ka filluar fillimisht me lenien e zgjedhesve per te votuar ne menyre te hapur, pa u futur ne dhomen e fshehte. Kane falsifikuar listen e zgjedhesve duke shenuar ne kete liste perbri emrave te zgjedhesve numra serie te dokumentave te identifikimit, si pasaporta dhe karta te identitetit te falsifikuara. Kane hedhur ne kutine e votimit vota per personat qe u kane falsifikuar nenshkrimet dhe numrat e serive te dokumenteve te identifikimit”.

Ne raport jepen edhe emrat e personave qe kane falsifikuar dhe manipuluar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne baze te aktit te ekspertimit grafik, rezulton se anetari i ketij komisioni, Shezai Kararaj ka falsifikuar listen e zgjedhesve duke nenshkruar per ta dhe shenuar numrat e serive te dokumenteve te identifikimit te rreme. Anetari i komisionit Veledin Myftaraj ka votuar per bashkeshorten e tij Dallandyshe Myftaraj. Zgjedhesi Buran Donaj ka votuar per bashkeshorten e tij Fatmira Donaj. Zgjedhesi Elmas Donaj ka votuar per djalin dhe vajzen e tij Elton Donaj dhe Aurora Donaj. Shtetasi Elton Donaj rezulton te kete qene jashte vendit diten e votimit”.

Faktet e gjetura nga prokuroria i kane mjaftuar gjykates se shkalles se pare ne Fier qe te jape masen e sigurise ndaj 5 komisionereve te djathte.

Sipas gjykates, ekziston dyshimi i arsyeshem bazuar ne prova, se shtetasit Bujar Kararaj, Pellumb Myrtaj, Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj kane kryer vepren penale te shperdorimit te detyres ne bashkepunim, falsifikim te rezultatit te zgjedhjeve ne bashkepunim, votim me shume se nje here ne bashkepunim dhe shkelje te fshehtesise se votimit ne bashkepunim.

Masa e dhene nga gjyqtarja Irena Maneku ne daten 12 shkurt ndaj 5 kosmionereve te Ruzhdies eshte detyrim paraqitjeje, deri ne nisjen e procesit penal ndaj tyre.

Keto detaje dhe pranimi nga gjykata i kerkeses se prokurorise per gjykim pritet te nxehin edhe me shume debatin politik ne vend, ku opozita e ka sjelle Ruzhdien si shembullin tipik te manipulimit ne zgjedhje.
 

Ja ku doli menyra se si ti zgjidhe pretendimet e saj opozita ramiste: Shkuarja ne prokurori per cdo akuze qe ata kane dhe kane fakte per kete. Prokuroria ka te gjithe te drejten ligjore pastaj te hape, shkallmoje, zhbiroje kutite dhe cdo gje. Rruzhdija eshte nje rast i vecuar ne zgjedhjet e 28 qershorit, qe kane qene me te mirat qe ka mbajtur ndonjehere Shqiperia, pasi aty komisioneret e PS, me urdher politik, duke qene se ajo qender votimi anon nga PD, kane braktisur detyren duke lene vetem komisioneret e PD. Keshtu transparenca dhe ndershmeria kompromentohet. Ky ka qene i vetmi rast, ne te gjithe qendrat e tjera puna eshte bashke nga komisioneret e PS dhe PD ku edhe ne fund kane firmosur per cdo gje. PD-ja nuk ka fituar gje nga kjo qender pasi kete e ka hedhur poshte Kolegji Zgjedhor, bile edhe duke mos pranuar qe zgjedhjet ne kete qender te perseriteshin gje qe e ekerkonte PD. Shkrimet e L. Vangjelit jane shaka per te argetuar njerezit dhe dhene ndopak gajret militanteve te PS qe te mos kujtohen per pergjegjesine e Rames ne humbjen e zgjedhjeve.

e pse shpif o njeri? ku e mbeshtet pohimin se komisioneret e PS-se kane braktisur detyren e tyre me urdher politik?

Pastaj, E ZEME, se eshte ashtu sic thua ti, dhe ata e kane braktisur per arsye urdhri politik, atehere je duke sugjeruar se komisionereve te PD-se nuk u duhet besuar, edhe se po ktheve krahet te vjedhin?

Keto raportet qe cohen ne gjykate, a behen publike pernjehere?

Thelbi dy ankesave ishte se për pak ishte shmangur një përplasje e armatosur: anëtarë të komisionit të qendrës së votimit, që mbronin ngjyrat e PD-së kishin kanosur me armë "kolegët" e tyre socialistë. Edhe rrotull qendrës së votimit ishin verifikuar gjithashtu, lëvizje personash të armatosur, siç thuhet në ankesat e depozituara në KQZ. Tre anëtarët socialistë të komisionit u larguan nga qendra e votimit duke e pezulluar procesin e hedhjes së votës.

 

 

Krejt, krejt, kjo eshte si te thuash " ujqerit  ja mbathen sa pan delet".

I modh eshte ky Vangjeli! Shakaxhi dreqi.

Pajk!
 

kanë marrë pjesë në votim rreth 80 qytetarë të regjistruar në fshatin Ruzhdie, të cilët në datën 28 qershor 2009 ndodheshin jashtë shtetit". 

Qe do te thote ka ndodhur e njejta gje kudo ne cdo qender votimi?

pse nuk ikim pyesim nanje medium?

medium?

a doje te dije nese ruzhdija eshte shembulli tipik i asaj qe ka ndodhur ne gjithe qendrat e votimit? ik e pyet nanje medium pra.. nga kta qe flasin me te vdekurit etj.. apo ke nanje ide tjeter?

Thashe se kishe ndonje pergjigje serioze...

se ne fakt pyetja ishte serioze

Per ty mbase jo, po gjithesesi nuk ishte drejtuar kunder teje por Qafirit...

po ti doje te dije nese ajo qe ka ndodhur ne ruzhdije ka ndodhur ne qendra te tjera, apo nese Qafiri mendon se ka ndodhur ne qendra te tjera? Sido qe te vij puna, pyetja eshte tendencioze ne rastin me te mire, non-sense ne rastin me te keq. eshte tendencioze sepse ehste pyetje retorike e cila synon te ve ne pyetje konstatimin intuitiv se ruzhdija eshte shembull i asaj qe ka ndodhur ne qendra te tjera. kshtu e shoh une, ndaj edhe tu pergjigja ne menyre te atille. askush nuk mund ta di nese ka ndodhur ashtu gjithandej. por gjithkush ka arsye te besoj, se ka ndodhur ashtu. pra eshte nje konstatim intuitiv, jo fakt.

 

E pra...

Po komentojme ne artikullin e dikujt qe na thot kete (pa le titulli qe sic do artikull i mire i medias shqiptare eshte bombastik ne ekstrem; "bomba" jo po predha e kalibrit te larte lol):

Sepse përvoja popullore ka vërtetuar që nuk ja vlen të pihet gjithë uji i detit për të mësuar që ai është ujë i kripur.

 

o plako po pse merresh me ate mo burre.. pse s'merresh me thelbin e problemit, i cili eshte se pas kaq shume muajsh, po del ne shesh se realiteti eshte pikerisht ashtu sic kemi dyshuar te jete, se zgjedhjet jane shkelur si u ka dash trapi robit edhe tobit. pse ne vend q ete besh pyetje retorike nuk thua, "u dashkan hapur ato kuti vertete te shohim deri ku shkon maskaralleku".

 

jo bombe mo vlla po ti i fut nje lol edhe bejne rikoshete edhe tomahowk-at.

Pra mbas kallzimit te derguar ne gjykate nga prokuoria e Fierit, per shkelje te ligjit ne nje kuti (fokusohu ketu se nuk eshte gjykuar ceshtja akoma) ne duhet te dalim ne konkluzionin se zgjedhjet jane vjedhur kudo e eshte shkelur ligji masivisht.  Kete po thua ti? Apo jo? Qe te jemi te qarte. Se dhe Lorenci ate po thot, vetem se e thote me fjale te urta e me tituj bombastike.

Do thelbin e problemit ti plako? Ja ta them une.  Deri sa zgjedhjet te vazhdojne te administrohen nga KQZ-ja e deri te numeruesi me i thjeshte nga elemente partijake dhe jo asnjeanes, keto probleme do vazhdojne ne pafundesi.  E per kete sistem partijak jane dakort te dyja palet...

a permenda gje "konkluzion" une? cfare thash une ne vend te ksaj?

lere se si administrohen zgjedhjet nga elemente partiake e jo te pavarura.. ajo eshte nje ure me tutje. ura qe duhet te kalojme tani eshte nga Rruzhdija tek katundi tjeter.. pyetja ehste ktu, tani qe pame se cfare ka ndodhur ne Ruzhdije, a duhen hapur me kuti te tjera? A eshte PER TY Ruzhdija nje arsye per te pare me tej se ca ka ndodhur ne vende te tjera?

troc muhabeti, a do te shohesh ti se cfare ka ndodhur me tej ne qendra te tjera?

Ajo nuk eshte ure me tutje, po ajo eshte ura kryesore.  Edhe sikur te behet hetim masiv tani sic kerkon Rama, edhe sikur te behet hetim si mbas provave nje nga nje dhe ta zeme dalin qe zgjedhjet jane te manipuluara ne mase,  e Berisha te japi doreheqjen, krijohet qeveri provizore, vine zgjedhje te parakohshme ne te cilat ka gjasa 100% te ndodhi po e njejta gje.

Ne Ruzhdije ke pare kallzimin e prokurorise, nuk ke pare akoma gjykimin e gjykates.  Prit te gjykohet ceshtja njehere.

Ndersa milici milicon

 Ky ka qene i vetmi rast, ne te gjithe qendrat e tjera puna eshte bashke nga komisioneret e PS dhe PD

Mor po na se "Ujku"!!
ok, ok.. e di qe veshtire te shihet legeni... po ja ku eshte mo ja dhjefsha shpirtin!

nashi, o i pakapshem, po mire wolfin (jo Blitzerin e CNN) s'do ta shohesh po trego ndonje gjurme te pakten sa per sy e faqe, te tregosh qe te intereson kapja e wolfit, leri favoritet e Celos: jo titulli, jo burimi, jo andej po ketej, lodra fjalesh. jane fakte ne kufijte e te pakontestueshmes shoku, aty fokusohu. leri bishtrat e tjera.

po s'di, ose in the back of your head e di po ashtu eshte nje muhabet qe vetem ti e di, dhe ne s'e shohem dot, ose e shohem gabim dhe leme pershtypjen qe s'e dime, nderkohe kur ti dicka di, fute nje llaf shoku, te shohem dhe ne ca sheh ti.

po s'te besohet ca sheh dhe rrjedhimisht s'e perveteson sic duhet thelbin e artikullit, ngaqe, mbase, kushedi, nga natyra je tip skeptik (ne disa raste karakteristike intelixhence e intelixhentit, ne disa tregues i paragjykimit dhe mendje vogelsise), jep nje argument bindes qe te shpjegosh PSE-ne e ketij skepticmzi dhe cka te shtyn ne kete qasje. qe te dime dhe na te tjeret ku te ta klasifikojem ate karakteristiken qe te shohem kujt ti biem pasandaja: gozhdes apo patkoit.

Une jam skeptik, por kur behet fjale per larot e njerit apo tjetrit politikan ne Shqiperi jam dyfish skeptik.  Lorenci dihet qe eshte Laro i Rames, dhe do ta mbroje deri ne vdekje pozicionin e tij, si pershembull Fahriu do mbroje pocizionin e Saliut se aty e kane sahanin e bukes e te ujit.

Deri tani ne kemi kallzim te prokurorise te Fierit ne gjykaten e Fierit per falsifikim te votimit, proces te jashtligjshem te votimit dhe votim me shume se njehere ndaj komisionereve te PD-se.  A jane keto prova te pakontestueshme? Sic i paraqet detajet artikulli i Top Channelit ato jane.  Te presim se si do e gjykoje Gjykata mbas mbarimit te procesit penal.

Pse?

 Prit te gjykohet ceshtja njehere.

Mire ti Qafo mos prit, merre vendimin vet. smiley

 Se po hy si xhol une ne kete muhabet.

O rob zoti, a e kupton ti qe ceshtja perpara gjykates eshte a te ndeshkohen keto njerez, me keto prova apo jo! 

Nuk eshte a jane apo nuk jane te verteta provat.

Provat jane te verteta vetvetiu, qe ne momentin kur robi edhe ka qene ne Greqi edhe ka votu. Dhe ka votu ne disproporcionn te lehte per PD-ne!! 

Mos merr superxhiro.  Provat ne i dime sipas top channelit.  Sikur te jene te verteta, athere nqftse dhe gjykata i gjen te verteta athere ka per ti denuar komisioneret.  Provat per kete pune jane, per ti gjetur ata te pafajshem apo te fajshem.

 Mos t'marr superxhiro??!!!

U bo!

My bad!

Me t'mira I Pakapshem. 

 

Kur nje prokuror shteti ketu padit dike per thyerje ligji bazuar mbi nje hetim, shkon dhe i thot gjykatsit "provat jane te verteta, tani te mbetet vetem ta denosh!".  Prandaj i kemi gjykatat mrroklla smiley

 Se m'bone me shkrujte prap, po hajt mo.

Provat jane aty. Ne gjykate ka shku ceshtja "a jane keto prova te lidhme me keto njerez apo jo"! Nese keta dalin te pafajshem, e vetmja gje qe provohet, eshte QE NUK E KANE BO KETO KOMISIONERE KETE PUNE!!

Pra nuk provohet lidhja e robit te vrame dhe ke kemi akuzu neve qe eshte vrasesi!!!

Robi i vrame (votat e hudhme nga emigrante qe nuk ishin fare) mbetet i vrame. Nuk ngjallet.

Nuk del gjykata te thote: oh, me qe Mrroklla nuk u vertetu qe e paska vra, atehere ky nuk eshte fare i vrare!! 

 

P.S.

Ky eshte komenti im i fundit ne pergjigje te komenteve te tuja ketu. Une e kuptoj qe vete u futa si xhol, po u bona pishmon.

Me pelqe ky versioni jot i ri ...Ruzhdije smiley Emer qe do bej kariere si femer e perdoru mjeshterisht nga xhupkuqet e Mixhes smiley

Shume dinjitoz sepse edhe te pershtatet. Ma men si te akuzojshin dhe ti thoje :

Ku i kini faktet ? Faktet zotrij ?

Ja mre ku jane , ne Ruzhdije !

 He he .... Kutine e kishe po vete dhe ua dhive mo ..

Fakti osht mrene ! Nac keni per ta pa  e jo mo ta qitni si prove ne gjykate !

Po ku ka ndodhe gje ne Arnautistan . Kena thone me kohe qe vetem LEHJE .

Perderisa nuk ka vendim gjykate edhe Diktatura osht sajese zotrij ....

Te nerum admin.

Them se dikush ka bere nje vrejtje te ndrejte per kete rast .Mbase duhen blloku prurjet sepse per asnjeren  s'ka vendim gjykate . Pavaresisht se kjo vjen nga pjestar i shpurrrrrrrrres  Mixhiste them se ka qartesi e largpamesi brenda dhe duhet pranue zotrij smiley .

Te presim Vendimet e GjUkatave , eshte Levizja me e re Intelektuale  berna e jashta vendit .

Hehehe Preq Zogaj te Blendi Fawzi-u dashka amnisti per komisioneret.

 aq i qarte ishte artikulli sa nuk e mora vesh se perfundimisht, votat e rushdies u numeruan apo jo, dmth, nese ato u pane si te parregullta dhe nuk i njohu kush atehere ku eshte problemi? une nga eksperienca ime do ju rekomandoja kutine e Kolajakve ne Lezhe. kete kisha shume merak te di. apo te fushekuqes ne lac. me duket se komisioneri i pd ne fushekuqe vdiq pak mbas zgjedhjeve. me plumb i vrare. po hajt mo. 

ka pase hile, nga te dyja palet. ne lezhe ku kam qene une jane munduar te majtet me te gjitha menyrat dhe ka me qindra fakte qe i di une. po besoj se keto perben loja politike. te shihje njerezit e kandidatit social demokrat me njezet mije lekshe e me bibel ne dore per te bere be para qendres se votimit te Torovices do shkyheshit se qeshuri. 

tani, vodhen keta, vodhen ata. ne kur do behemi shtet. perderisa jemi ne politike, politika kete ka, rregulla per ti shkelur. nese fitonte edi rama do kishte kriju problem rushdia per socialistet?

atehere, beri rregulla loje vete, humbi, pergatitu per zgjedhejt lokale (perpiqu te mos i humbesh) dhe ato parlamentare te tjerat. prit te anetaresohesh ne europe a ku di une ku, dhe atehre do te kesh mundeisne te fitosh prape, nese ka gomere mjaftueshem shqiperia. po mos ia djeg shanset shqiperise. 

a ndjen kush detyrim moral kush ndaj ketij kombi? 

"tani, vodhen keta, vodhen ata. ne kur do behemi shtet. perderisa jemi ne politike, politika kete ka, rregulla per ti shkelur. nese fitonte edi rama do kishte kriju problem rushdia per socialistet?"

po ky eshte nje argument shume i dobet plako. edhe me habit sepse te njejten degjova prej nje kuksiani para nja 5 muajsh. ky thoshte konkretisht "po lere mo burre, a je burre a cfare je.. te vodhi votat vari lesht asaj pune iku ky muhabet tani".. por ky nuk eshte argument me teper se deshire subjektive e jotja dhe e ktij kuksianit qe njoh une te shkoj ashtu sic do ti edhe ai. nuk e kuptoj se ku e gjen ti kete bindjen morale ti kerkosh dikujt qe u vodh, ta haroj kete muhabet, dhe me pas ne menyre paradoksale ben edhe apel per detyrimi moral ndaj kombit. deshtoj te shoh se si perligjia e krimit, dhe shkeljes se vullnetit te popullit te perputhet kshtu me detyrim ndaj kombit sic thua. jo per debat por me teper per ti quajtur gjerat me emrin e tyre. jo humbi, mos thuaj humbi.. per hir te te quajturit gjerat me emrin e tyre, "u vodh", jo humbi.

pastaj ti ke fyer gjithe elektoratin e majte rende me siper, i ke quajtur gomere. si duhet me e mar kete koment tendin? apo, le te flasim per detyrime morale. ik o vlla ik se na kenaqe.

shkinaks!

Mos na luaj me Ruzhdijen se eshte bere si Labinoti.

O  me dhune, o rashe e vdiqa!

 Votat e Rruzhdijes  jane numeruar perfundimisht. 

Kryetari i KQZ-së Ristani atëherë kërkoi aplikimin e nenit të famshëm 138, (neni për rinumurimin e votave, me kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-s&eumlsmiley. Mbas debatesh të ashpra, çështja u hodh në votim dhe me rezultat 4 me 3, KQZ-ja vendosi hapjen e kutisë së kësaj qendre votimi. Po me këtë rezultat u vlerësua vlefshmëria e votave të vulosura vetëm me një vulë. Mbas këtij numurimi, rezultati paraprak i shpallur u ngushtua me deri 150 vota diferencë në favor të PD-së, të pamjaftueshme për të mbajtur mandatin shtesë që kjo parti kërkonte në Fier. Më pas, edhe Kolegji Zgjedhor, la në fuqi të njëjtin verdikt - ndërkohë ishte e qartë që mandati i nëntë në Fier ishte për Partinë Socialiste dhe kështu, u konfirmua mandati i deputetit të sapobetuar Piro Lutaj.

Pika me interesante e kesaj afere eshte qe Ristani E KA PERDORUR vete ate pike me pas e kundershtoi. Piken e dy anetareve qe mund te kontrollojne kuti te caktuara! 

 

Me falni, nje pyetje: kjo kutia e Ruzhdies a eshte nga ato qe jane konsideruar te pavlefshme nga Kolegji Zgjedhor?

Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi deklaroi mbrëmë në një intervistë televizive se përveç ndjekjes penale për komisionerët e komunës Ruzhdije në Fier, hetimi i Prokurorisë nuk mund të ndikojë në asnjë formë në rezultatin e zgjedhjeve. Sipas saj nuk ka asnjë mekanizëm ligjor që mund të ndikojë në verdiktin e 28 qershorit.
(s.g/BalkanWeb)

Bomba e Ruzhdijes

Tamam bombe eshte per PS.Le ti dergoje kerkesat qe ka ne prkurori dhe ajo i hap e nxjerr problemet ne se ka.

Per sa i perket Ruzhdijes eshte e qarte cdo gje.Kur magazinieret braktisin  mgazaninen dhe e lene hapur,cfare pret te bejne??????

Shum lojra dashke me lujt ti i dashur..vec ki parasysh se kush i vendos rregullat, sepse sic e di lojen 'demokraci' ne Shqipni nuk e fiton lojtari por rregullat qe ndryshohen sa here u teket. Mua me mjafton qe jane evidentuar 80 veta qe kane votuar nderkohe qe kane qene jashte kufirit. S'me rruhet shume per gjykaten, e do te sugjeroja qe edhe ti ta kapje perqafe ate evidence.

Kur nje prokuror shteti ketu padit dike per thyerje ligji bazuar mbi nje hetim, shkon dhe i thot gjykatsit "provat jane te verteta, tani te mbetet vetem ta denosh!".  Prandaj i kemi gjykatat mrroklla Wink

A bravo, kush i beri regullat? Kush e beri kodin zgjedhor? Kushtetuen kush e ndryshoi te forconte postin e kryeministrit?  Rane ne dakort kapobandat me njeri tjetrin per kete gje.  Kush fiton s'ka rendesi, rendesi ka qe humb Shqiptaret dhe Shqiperia.

Rendesi ka qe Kararajt te perfundojne ne burg per 7 vjet, e jo te kerkohet amnisti per komisioneret si do Preq Zogaj

rendesi ka qe humb Shqiptaret dhe Shqiperia.

Edhe po perfunduan ne burg Kararajt, nuk besoj se kjo zgjidh situaten.  Deri sa zgjedhjet te mbikqyren nga elemente partiake, do dalin Kararaj te tjere...

O cuna/goca, a mund t'i pergjigjet njeri pyetjes sime: kutia e Ruzhdies a eshte nga ato qe jane konsideruar te pavlefshme, apo eshte kuti qe eshte numeruar?

Eshte kuti qe eshte rinumuruar edhe nga KQZ-ja dhe eshte quajtur e vlefshme 100% edhe nga kolegji zgjedhor.

Atehere, ka dy ceshtje te vecanta ketu:

1. Ligjshmeria e veprimeve te komisionereve;

2. Ligjshmeria e kutive per procesin zgjedhor;

Nese eshte rinumeruar kutia dhe eshte quajtur e vlefshme edhe nga kolegji zgjedhor, ajo qe po ben prokuroria tani vertet tregon se votat jane manipuluar, por e vetmja gje qe mund te beje eshte qe te denoje komisioneret qe kane qene te pranishem. Vendimi per vlefshmerine e kutive eshte marre nga gjykata perkatese - kolegji zgjedhor, si dhe eshte mbeshtetur nga Gjykata Kushtetuese, keshtu qe per mua kjo eshte ceshtje e mbyllur. Nga pikepamja ligjore, vendimi mbi rezultatet dhe vlefshmerine e kutive eshte i mbyllur. Vendimi i Gjykates se Fierit per te denuar komisioneret eshte ceshtje me vete.

Gjeja e debatueshme ketu eshte nese komisioneret duhet te jene nen juridiksionit e Kolegjit Zgjedhor, dhe ky institucion te sherbeje si gjykate vetem per momentin kur zhvillohen zgjedhjet. Ndoshta kjo eshte dicka qe duhet korrigjuar ne ligj...

Berbero.Mos ja fut kot.Kolegji zgjedhor e ka hedhur poshte rezultatin e Ruzhdijes,ndryshe PD do te kishte nje deputet me shume ne Fier e PS nje me pak.

Sic duket ky kolegj paska favorizuar PS ne kete rast.

Fillimisht, KZAZ, me shumicë të majtë, fletët e votimit me një vulë dhe ato që kishin shënime në pjesën e prapme të tyre i konsideroi të pavlefshme. Në këto rrethana, PD-ja bëri kërkesë në KQZ dhe kërkoi rinumurim dhe rivlerësim të votave të Ruzhdijes. Kryetari i KQZ-së Ristani atëherë kërkoi aplikimin e nenit të famshëm 138, (neni për rinumurimin e votave, me kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-s&eumlsmiley. Mbas debatesh të ashpra, çështja u hodh në votim dhe me rezultat 4 me 3, KQZ-ja vendosi hapjen e kutisë së kësaj qendre votimi. Po me këtë rezultat u vlerësua vlefshmëria e votave të vulosura vetëm me një vulë. Mbas këtij numurimi, rezultati paraprak i shpallur u ngushtua me deri 150 vota diferencë në favor të PD-së, të pamjaftueshme për të mbajtur mandatin shtesë që kjo parti kërkonte në Fier. Më pas, edhe Kolegji Zgjedhor, la në fuqi të njëjtin verdikt

Paragrafi i mesiperm eshte marre nga shkrimi i Lorenc Vangjeli dhe tregon qarte se edhe kolegji zgjedhor la ne fuqi numurimin qe beri KQZ-ja.

Nese ti ka fakte te tjera bujrum na i trego.

kryetari i grupit demokrat Astrit Patozi duke sqaruar debatet lidhur me procesin zgjedhor në këtë fshat, tha se "Kolegji Zgjedhor, pasi mori në shqyrtim rastin nuk vendosi përsëritjen e votimit në Ruzhdie, por i deklaroi të pavlefshme 425 votat e gjetura në kuti.Ky vendim solli për pasojë humbjen e një mandati të Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit"

dakord tani Berbero

Te akuzuarit jane Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pellumb Myrtaj, zevendeskryetar dhe anetaret e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj.

Me keto emra qe kane keta......... .,ky fshat sduhet ta kishte emrin Ruzhdie,por ................ Peskara smiley

 

E zgjidh per mu

Edhe po perfunduan ne burg Kararajt, nuk besoj se kjo zgjidh situaten.

Qeke driteshkurter athere kur vjen te kjo pune.

Fier, zbardhet hetimi i “Ruzhdies”» Vendosur: 02/03/2010 - 08:58    •  

FIER/ MAJLINDA RAMA

"Ruzhdia" zbardhet nga Prokuroria e Fierit. Pesë komisionerë të djathtë të qendrës së votimit të këtij fshati janë vënë nën akuzë, pasi dyshohen për shpërdorim të detyrës, çka ka sjellë parregullsitë gjatë procesit. Kjo është një anë e dosjes hetimore, ndërsa hetimet po kryhen dhe në lidhje me braktisjen e procesit nga ana e komisionerëve socialistë. Sipas kreut të Prokurorisë së Fierit, Altin Binaj, është ende herët për të dhënë një deklarim përfundimtar mbi ecurinë dhe përfundimin e dosjes. Numri një i organit të akuzës tha dje për gazetën "Panorama" se hetimet vijojnë ende dhe dosja nuk është mbyllur. "Dy janë fushat në të cilat ne po hetojmë: e para ajo e braktisjes së punës nga ana e komisionerëve të majtë dhe tjetra, ajo e parregullsive dhe shkeljeve eventuale gjatë procesit të votimit pas largimit të komisionerëve", pohoi dje Binaj. Sipas prokurorit, starti i hetimit ka nisur pak ditë pas votimeve, kur u bë edhe kallëzimi i parë penal. "Kallëzimi penal i bërë në Prokurorinë e Fierit ka ardhur nga disa shtetas, të cilët mund të jenë edhe anëtarë të qendrës së votimit në fshatin Ruzhdie, pra, të të dyja grupimeve politike. Ndërkohë më pas tek ne është bërë një kallëzim penal edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve", ka vijuar Binaj. Sipas tij, prokuroria, pasi ka shqyrtuar në morinë e rasteve edhe kutinë e Ruzhdies, ka dalë në konkluzionin se ajo mund të klasifikohej si e parregullt dhe me shkelje, duke e kaluar kështu për hetim në organin e akuzës në Fier. Ndonëse Binaj ka qëndruar diskret në dhënien e informacionit më të detajuar, mësohet se aktualisht u është komunikuar akuza për abuzime 5 komisionerëve që kanë qenë në detyrë ditën e zgjedhjeve. Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pëllumb Myrtaj, zv.kryetar dhe anëtarët e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj, 4 prej tyre anëtarë të PD-së dhe një i PSD-së akuzohen për "shpërdorim të detyrës në bashkëpunim", "votim më shumë se një herë, në bashkëpunim" dhe "shkelje të së fshehtës së votimit, në bashkëpunim". Me këto akuza, Prokuroria e Fierit ka kërkuar në mes të shkurtit vendosjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje në Gjykatën e rrethit. Prokuroria sekuestroi kutinë e materialeve të qendrës së votimit 3052, prej nga u vu re se nga 590 zgjedhës në listë, në kuti u gjetën 512 vota. Nga verifikimet e kryera mes procesverbaleve dhe fletëve të votimit rezulton se ka pasur zgjedhës që kanë votuar më shumë se 1 herë ose mbushja e fletës është kryer jashtë dhomës së fshehtë. I pyetur për ngritjen e akuzave nga prokuroria, Bujar Kararaj u shpreh se bashkë me 4 anëtarët e tjerë të komisionit i hedh poshtë ato. "Gjithçka është kryer konform rregullave dhe vetë qytetarët e zonës kanë shprehur votën nëpërmjet vullnetit të lirë", tha dje kreu i komisionit të qendrës së votimit.

Subashi: Hetimi s’ndryshon rezultatin e zgjedhjeve

Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi deklaron se hetimi i Prokurorisë për qendrat e votimit në komunën Ruzhdie, nuk sjell ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve. "Çfarëdo përfundimi i Prokurorisë nuk ka lidhje me një rishqyrtim të rezultat zgjedhor, ai është përfundimtar dhe nuk ka asnjë mekanizëm ligjor për të rifutur në shqyrtim rezultatin zgjedhor, lidhur me këto zona apo çdo një njohje e rezultati zgjedhor, tanimë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur me vendim dhe Kuvendi ka filluar nga puna", tha Subashi për "Alsat" TV. Numri dy i KQZ-së theksoi se me shumicë votash në KQZ u vendos për rinumërimin e fletëve të votimit, e kutisë së votimit, dhe u përfshi në rezultatin e zgjedhjeve, por gjithsesi nuk ndikoi në rezultatin e përgjithshëm zgjedhor të qarkut Fier. Të 439 fletët  e votimit të kutisë së votimit të Ruzhdies kishin vetëm një vulë pas largimit të komisionerit socialist. Ky i fundit u largua së bashku me vulën për 2 orë, pasi pretendonte se ishte kërcënuar me jetë.

Ka shume keqkuptime,ne asnje rast nuk eshte thene qe nuk jane vjedh votat,votat jane vjedh dhe do te vidhen deri ne momentin qe komisioneret e PS-se te mos kene me nevoje per leke,i ka ikur moda vjedhjes se votes me dhune,bli nja 300 komisionere dhe fito zgjedhjet,pra PD-ja nuk i vodhi votat perkundrazi ato ja shiten me leke PD-se votat,kane marre nga 10 milion leke te vjetra per komisioner,prakush ka leke fiton zgjedhjet,te tjerat jo rruzhdija apo rruzhdiu kane dale jashte mode.

''Kutia e Ruzhdijes'' PD: Rama te pranoje vendimin e Kolegjit TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar për kutitë e Fshatit Ruzhdije në Fier. Maxhoranca ka ripërsëritur sot kërkesën që Partia Socialiste të respektojë vendimet e gjyqësorit mbi zgjedhjet.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit demokrat Astrit Patozi duke sqaruar debatet lidhur me procesin zgjedhor në këtë fshat, tha se "Kolegji Zgjedhor, pasi mori në shqyrtim rastin nuk vendosi përsëritjen e votimit në Ruzhdie, por i deklaroi të pavlefshme 425 votat e gjetura në kuti, që në fakt përbënin 90 % të numrit të atyre që kishin votuar në atë fshat. Ky vendim solli për pasojë humbjen e një mandati të Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit".

Kryetari i grupit parlamentar të PD bëri të ditur nga selia demokratike për mediat se “Edi Rama po keqinformon popullin për kutitë e Ruzhdijes”.
Ne kete linje, Patozi kërkoi nga kreu socialist Edi Rama që të pranoje cdo vendim të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet, ashtu sikurse pranoi edhe vendimin për Ruzhdien. "Rama, ashtu siç e pranoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor për Ruzhdien, nëpërmjet të cilit përfitoi një mandat, të pranojë dhe të respektojë edhe çdo vendim tjetër të tij".
Patozi u shpreh se Rama po ben thirrje për fitore duke keqperdorur kutinë e kësaj zone, ku komisionerët e PS-se u larguan duke lënë detyrën.
Sipas Patozit, në Ruzhdije janë tre komisionerë të PS që morën vulën e kutive. Patozi tha se pas kësaj prokuroria dhe gjykatat e vendit, bazuar në pretendimet e forcave politike, kanë marrë në shqyrtim dhe në ndjekje penale përgjegjësit për probemet e krijuara në atë qendër votimi. “Ndërkohë Kolegji deklaroi të pavlefshme 425 votat. Rama pranoi vendimin për Ruzhdijen”.

"PD, duke theksuar se simetria bipartizane në komisionet zgjedhore është kushti vendimtar për integritetin e procesit, ka mbështetur dhe mbështet organet gjyqësore dhe prokurorinë në nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive për Ruzhdien dhe për çdo rast tjetër, mbi bazë e fakteve dhe provave të paraqitura nga subjektet politike dhe administrata zgjedhore", tha me tej kryetari i grupit të PD-së.

(d.b/BalkanWeb)

Kujt ti plasi qe humbe ti Patozo...ronci ka qe ti diskreditun zgjedhjet

kryetari i grupit demokrat Astrit Patozi duke sqaruar debatet lidhur me procesin zgjedhor në këtë fshat, tha se "Kolegji Zgjedhor, pasi mori në shqyrtim rastin nuk vendosi përsëritjen e votimit në Ruzhdie, por i deklaroi të pavlefshme 425 votat e gjetura në kuti, që në fakt përbënin 90 % të numrit të atyre që kishin votuar në atë fshat. Ky vendim solli për pasojë humbjen e një mandati të Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit".
 

Si perfundim ja pa njeri bomben Ruzhdijes?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).