Në vitin 1897, kur një grup të rinjsh nga Torino themeluan Juventusin, në një fshat të vogël të Shqipërisë, pranë Durrësit, Feride Hyka festonte ditëlindjen e parë. Ajo lindi në Luz të Vogël (Kavajë) më 7 gusht të vitit 1896 dhe sot jeton me familjen e saj të madhe në Bastardo, në Umbria (Itali): po shkon drejt të 114 viteve, por është e mbajtur.

Është jashtëzakonisht e thjeshtë historia e saj, e ngjashme me të shumë bashkatdhetarëve, të cilët janë shpërngulur përtej Adriatikut për të ndjekur fëmijët që kanë shkuar në kërkim të punës. E ka bërë edhe Ferideja në vitin 1998, kur ishte “vetëm” 102 vjeçe.

 

I hipi anijes duke marrë me vete gjithë historinë e saj në një valixhe. Edhe kujtimin e të shoqit, të vdekur kur ishte 82 vjeç. Pastaj, nga porti i Barit arriti deri lart, mes kodrave të gjelbra të Umbrias. Përpara saj këtë udhëtim e kishte bërë djali më i vogël, Nuriu, i fundit i nëntë fëmijëve që kjo grua kishte sjellë në jetë. Një emigrim i lidhur me përpjekjet për mbijetesë, fillimisht si murator, pastaj drejtues i një ndërmarrjeje të vogël ndërtimi që sot, siç u ndodh shumë të tjerave, vuan goditjet e krizës.

Por historia e Feride Hykës, njërës ndër gratë më të vjetra në botë, ka edhe një zhvillim që do të bënte për të qeshur, nëse nuk do të lidhej me një seri problemesh burokratike me të cilat nuk bëhet shaka. “Më 20 dhjetor të vitit 2007 shkova në Komisariatin e Folinjos për të kërkuar lejen e qëndrimit (soggiorno) në emër të nënës time, - tregon Nuriu - sepse pa atë dokument nuk mund të merrja as asistencën as pagesën e kujdestarisë; pas disa ditësh, meqë nuk kisha marrë asnjë njoftim, u ktheva në Folinjo për të parë përse praktika nuk po përshpejtohej: përgjigjja që më dhanë, me shumë mirësjellje, ishte që sistemi informatik nuk pranonte data lindjeje më të hershme se viti 1900, arsye për të cilën nëna ime nuk mund të merrte lejen e qëndrimit”. Që atëherë deri sot kanë kaluar dy vjet dhe pavarësisht kërkesave të shumta, situata ka mbetur e njëjta. "Shkova edhe në Komunë, në Xhiano – vazhdon Nuriu - por më thanë se ata nuk mund të bënin asgjë, sepse ishte kompetencë e komisariatit dhe kuesturës; puna është se nëna ime, përpos problemeve të shëndetit (nuk sheh më) nuk arrin të marrë atë që u takon me ligj njerëzve në gjendjen e saj. Kështu, unë jam i detyruar të paguaj një kujdestare që merret me të, por në këtë kohë krize, me shumë mundim ia dal ta mbaj shtëpinë, situata po bëhet e papërballueshme”.

Në Bastardo, përveç Nuriut, jetojnë me familjet e tyre tre djem të tjerë të zonjës Hyka, të gjithë muratorë. Një komunitet i madh, aq sa kjo super-gjyshe thyen çdo rekord me 80 pasardhësit e saj direktë: nipër e stërnipër. "Çdo vit, në gusht kthehemi në Shqipëri – thotë më tej Nuriu – dhe qëndrojmë një muaj; zakonisht vjen edhe ime më, me avion, e shoqëruar nga dy persona të familjes; ndërsa ne të tjerët ikim me anije; vitin e shkuar rinovuam edhe kartën e identitetit edhe pasaportën e mamasë; u deshëm vetëm pak ditë për t’i marrë, njëzetë gjithsej". Nuriu hap sirtarin dhe nxjerr dokumentet në fjalë: duket që janë fringo të reja, të dyja të realizuara me sistem dixhital, dhe karta e identitetit ka format të njëjtë me atë të patentave italiane të gjeneratës së re.

Pyetja që marrim me vete, pasi kemi përshëndetur gjyshe Feridenë dhe familjen e saj, është e natyrshme: është e mundur që këtu, në Italinë moderne, një sistem informatik nuk arrin të pjellë një leje qëndrimi për këtë grua 114 vjeçe? E pabesueshme.

Alfredo Doni,
“Corriere dell Umbria”

UPDATE: Ferideja e ka marrë soggiorno-n (në italisht)

35 Komente

Ca pret nga nje vend me emrin "Bastardo".

Po nga ana tjeter shikon rregullin, integritetin, dhe efikasitetin e organeve Shqiptare qe e pajisen nenen me patente dhe me pasaporte biometrike, brenda 20 diteve! Bravo, Bravo!

Zoti ta shtofte ymrin Zonja Feride

Vallahi nuk ka gje me te trishte sesa keto plakat e shkreta qe bejne varavingo ne aviona dhe tragete nderkohe qe duhet te ishin ne nje vend te rrinin te qeta.

 pergjigje me vend e mend.

u ka ik truni shqiptareve. mire asaj plakes, po djalit te saj qe kerkon te marre koker me koker te tera asistencat e italise. 

9 femije nuk dalin me mbajt nenen, po duhen edhe taksat e ca dhjetrave italiane.

dhe thone pastaj italianet jane racista.

thirini trunit njerez, guri i rende ne vend te vet, kane thone te moçmit.

Po pra, edhe gur gur bohet kalaja, osht 1 shprehje tjeter....

Beu i fshatit - eshte edhe nje shprehje tjeter "Gur gur shembet kalaja ....!" smiley

Varet ca bon me gurin,,

megjithate une insistoj tek Beu i Katundit...

Varet ca bon me gurin .."

A te lumte aty e kisha fjalen Beu i Katundit smiley

Besoj qe zunjusha Edlira Mahmutaj e Lega Nord,nuk do ta shikojne nene Feriden si ''emigrante e paligjshme'' . apo jo. 

Jo se mund ti nxjerin ndonje yckel, p.sh nuk eshte e integruar, sdi mire italisht.

se pari shume gjynah qe e kane lene gjyshen pa pension. Se dyti, c'qeka ky ters me ket emrin "Feride", duket sikur vetem gjyshet me kete emer kane probleme? :">

Gjyshja duket top fare nga shendeti ne fotografi! Zoti i dhente ymer! smiley

Gjyshe Ferideja do ishte mire te na tregonte sekretin e jetgjatesise, do ishim shume te lumtura smiley

Ketlina, aty e ke sekretin: 9 kalamaj smiley , s'ka ç'te ben vdekja smiley

Tani ti e ke llafin tek seksi Big Grin, po varet moj Iris se kalamajte ajo i ka bere pa vdek plaku ahahahhaa ajo po rron akoma. Me duket se grate rrojne me shume kur u vdesin burrat perpara smiley

Hajde na gjeni ndonje ilac qe ne te vdesim sa me shpejt dhe ju te rroni sa me gjate!  Po cfare jete do te jete ajo per ju femrat pa ne? smiley

ilacin ua jep perendia juve qe u merr perpara grave, ahahahah , pastaj ne ate moshe te gjyshes vallai ajo skujton dot emrin e saj jo te burrit qe jo e jo

Na merr perendia me pare ne se ne i bejme ato punet e renda dhe konsumohemi shpejt! smiley

"Leave fast die young!" smiley

Jo moj  s'e kam te seksi po te 9 muaj pune dhe shtatezani  per çdo kalama. S'e di ku e kane gjetur forcen vallahi! smiley

9 kalamaj +9 bashkshorte, 80 nipa e sternipa,x0 bashkshorte/dashuror/dashurore nipash edhe akoma kerkoka kujdestare per nenoken? Qyyq!

 

Nc nc nc sa duket qe je andej nga je smiley

 Gjyshi im : Erdhi ajo (e fejuara e kusheririt tim) dhe u ul kembe mbi kembe ne prezencen time! Si s'i erdhi turp??? smiley (akoma qesh me lot kur e kujtoj)

Mire i ka then smiley Jeni ber zarigoga ju s'keni me rrespekt smiley

 jetegjatesine e ka prej MOS VRARJES se mendjes. nuk e ka lodh gruja trunin asnjehere, e per asgje. ikja ne itali ne moshen mbi 80 vjeç, tregon se ajo nuk e vret mendjen kurre.

ky eshte sekreti i jetegjatesise. 

sa per ilustrim kur i tha perendia (nena) Akilit (tek Iliada) se çfare lloji jetese donte : te shkurter e te lavdishme apo te gjate e pa lene gjurme, ai zgjodhi te paren.

O Hajdar nuk ka si e vret menjen i gru qe bo tete kalamoj se nuk ka pas ca me vra.Burri vet po ai e paska vra,paska mor i thuper thone ene paska ngel duke i ra bytheve gjithe diten te shkretes.

 jetegjatesine e ka prej MOS VRARJES se mendjes.

ky eshte sekreti i jetegjatesise.

 

kjo te jete Hajdar. bej kujdes atehere. ti coku vret mendjen ca si shume, me duket mua.

jo per ndonje gje po............       we will miss you!!!

Pse thon "ishte burr i mire mooti" mbasi vdes ndonje haha smiley

smiley Histori e lezetshme. Shtetu ligjor (dhe I informatizuar) ka edhe keto probleme. Fajin e kane ata te ICT-se. smiley

 Nuriu, duhet ta kuptoje, se ne kete kohe krize, dhenia e vizes/lejes se qendrimit per gruan me te vjeter ne Europe, nuk eshte problem per italianet, por asistenca, parate qe ai merr per perkujdesjen e saj, jane nje problem per ate. Ne baze te ligjit, kur nuk fut asnje ore pune ne legjislacionin e nje vendi, nuk ke te drejte pensioni, mirpo ne baze te ligjit edhe perfiton minimumin e nje asistence, kur nuk ke te ardhura. Tani organet e socialit aty, e shohin se pjestaret e tjere te familjes punojne dhe kane te ardhura, keshtu qe ata habiten me insistimin e Nuros per te perfituar asistence. Ne fakt, ka shum vendalinj si dhe emigrante (edhe kendej ne Europen veriore) qe i kane rregulluar prinderit te marrin nje fare asistence apo dhe pension. Mirpo kjo ndodhte gjer dje (2007) se pas 2008 e kendej, gjerat jane mbledhur/shternguar. 

Ben shume mire ti marre leket qe i takojne,eshte nje e drejte qe i takon me ligj,dhe ne emer te ligjit,italianet nuk te falin asnje kacidhe.

 vetem se po me ndonje ligj mund ta bejne dhe sapun, siç ja u bene çifuteve jo shume vite me larg.

pranej nuk duhet perfitu shume nga keto ligjet se siç mund ta dish, ato nuk varen prej zotit por ndryshohen gjithnje ne parlament. ligjet jane vetem raport forcash dmth.

mgjithese nuk di sa kupton ti nga keto gjera, se me dukesh si toç.

o Hajdar, ca te keqe ka se ai do te mare asistence nga shteti italjan per kujdestarine e nenes se tij. Edhe ai eshte taksapagues per shtetin italjan.  Pra ashtu sic  ka detyrime ndaj shtetit po ashtu ke edhe te drejta.

Perderisa shteti italjan jep nje asistence te tille per shtetasit e tij legale,(nuk ka rendesi nga e kane origjinen keta), ai e meriton ta perfitoje ate.

 qe ta kuptosh kete duhet te vihesh ne vendin e atij nenpunesit italian qe i jep pensionin. nje njeriut qe nuk ka lindur ne Itali, nuk di ndoshta italisht hiç, nuk e lidh asgje me italine se dhe kursimet i blen apartament ne shqiperi, edhe pushimet i kryen po atje per çdo vit. 

PASTAJ nuk jane vetem taksat qe e mbajne nje vend. megjithese te gjithe shqiptaret qe njoh, çfare nuk bejne per te mos i paguar (keta bile nuk i paguajne as ne shqiperi e jo jahste saj). 

por siç thashe perqendrimi i tere veprimtarise jetesore. italianet nuk kane vend tjeter, perveç italise, ndersa te huajt secili dhe vendin e tij te origjines ku patjeter (ne rast force madhore, lufte, krize ekonomike, etj) do te kthehet (ose shpreson) nje dite. keshtu mjafton qe italiani te filloje e te meditoje, pernjeheresh e sheh qe ai gjendet ne inferioritet megjithese ne vend te tij.

e votat do t'ja jape gjithnje e me shume partive qe jane per flakjen jashte te te huajve. 

vendasit te duan vetem atehere kur punon e jep per vendin me shume se ata. gje qe shume pak te huaj e bejne. keta tipa fitojne dhe aq sa nuk kane nevoje per asistencen sociale te botes. bile kur ke shume te ardhura nuk te takon asistence sociale.

 

une te kuptoj. por nga ana tjeter une insistoj. ne shtetet serioze,ligji eshte nje per te gjithe. pyetja eshte:  ka ai te drejte te perfitoje asistence apo jo.

ato qe thua ti pastaj jo po shqiptaret spaguajne taksa,bejne pushimet andej e kendej, apo nenpunesi italjan mendon ashtu e keshtu,jane spekullime.

pastaj mos harro,po flasim  per Italine dhe italjanet, kryeemigrantet e evropes deri ne vitet 70. disa miljona ne amerike,australi kanada argjentine.qindra mijera ne gjermani zvicer belgjike etj. ska emigrante ne kete bote te kene perfituar aq sa kane perfituar italjanet.  mos u qaj hallin or burre.

nuk jane spekulime te miat O TOÇ ! por realiteti. apo ti jeton ne hene ?

pastaj nuk eshte njesoj emigrimi i viteteve 70 ku te pranonte vete bota me krahe hapur, me ate KLANDESTIN te sotmin, ku emigrantet qe ne fillim fillojne e rrejne per te fituar statusin politik.

dhe a e di ti fyell pse mbroj une italianet edhe pse me te afert (me ka rene per risk e nuk kam ç'bej) kam keta shqiptaret. sepse imagjino sa zhurme (si gore neper zyra) do te kene bere keta shqiptaret per te "drejtat" e tyre, sa u del emri edhe ne gazete.

hajt tung tani, se mjaft humba kohe me ty. 

O POÇ, d.m.th ti qenke i vetmi shqiptar ''model'' ne evrope. te tjere spaska?!

sepse imagjino sa zhurme (si gore neper zyra) do te kene bere keta shqiptaret per te "drejtat" e tyre, sa u del emri edhe ne gazete.

nuk imagjinoj fare une. imagjinaten ta le ty se e beke mire ,shfrenuar fare bile. i di te gjitha si e qysh e tek.  ne gazete nuk u doli emri per keq.

hajde naten e mire. e mos imagjino (vri mendjen) shume,se do na ikesh per lesh. e ke thene vet kete.

Per te marre nje ndihme per prinderit qe nuk punojne,prinderit duhet te kene karten e soggiornos,dhe duhet te kene 10 vjet residence te rregullt te regjistruar ne komune

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).