PRISHTINË- Autoritetet e Kosovës e kanë arrestuar, e më pas e ka dëbuar në Shqipëri Kastriot Dukën, imamin e vetëshpallur të Marinës së Skenderajt. Lajmi bëhet publik nga radio Europa e Lirë. Një ditë më parë, nën dyshimet për aktivitete të paligjshme, Inspektorati Komunal i Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e ka mbyllur xhaminë në Marinë.

Në një deklaratë për mediat, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, thuhet se Dukës i është ndërprerë qëndrimi i përkohshëm në territorin e Republikës së Kosovës, pasi ai ka shkelur legjislacionin në fuqi, si dhe në disa raste ka cenuar rendin publik dhe kushtetues të Kosovës.

“Ekzistojnë arsye të besueshme dhe të vërtetuara edhe nga vetë zoti Duka në paraqitjet e tij publike, se qëllimi primar për të cilin ka kërkuar të qëndrojë në Republikën e Kosovës, është ndryshuar dhe ka orientim krejtësisht tjetër. Leje qëndrimi është lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve humanitare, e jo të aktiviteteve të tjera, të cilat zoti Duka i ka ushtruar në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

“Nisur nga këto fakte dhe në bazë të këtij vendimi, Policia e Kosovës, sot, me datën 3 mars 2010, ka arrestuar dhe dëbuar në Shqipëri z. Kastriot Duka, duke i ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës” - citon Europa e Lirë.

Javën e kaluar, Kuvendi Komunal i Skenderajt, nisur nga një peticion i nënshkruar nga 6 mijë qytetarë të këtij vendi, mori një vendim për mbylljen e përkohshme të xhamisë dhe largimin e z. Duka.

Xhamia në Marinë ishte e vetmja në Kosovë që nuk ishte nën juridiksionin e Bashkësisë Islame. Kastriot Duka në Marinë ka drejtuar edhe shoqatën humanitare “Rahma/Mercy”. Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj, sot është mbajtur një protestë, në shenjë të shprehjes së pakënaqësive për vendimin e mbylljes së përkohshme të xhamisë në fshatin Marinë. Sipas policisë, në protestën që ka zgjatur rreth 30 minuta, kanë marrë pjesë rreth 100 persona. Protesta ka përfunduar e qetë.

37 Komente

Me siguri tani qe e kthyne ne Shqiperi do hapi naj xhami tjeter ne Elbasan. Un ktij i kisha lidh nje rrakete ne shpine dhe e kisha katakulpu direkte e ne Sahara, aty te kthente ne Islam devete.

Vehabist gjo ky?

kurvar njehere pastaj vehabist. pervec lutjeve qe i bente allahut i knote sure edhe femrave te katunit.

 Pse ne Shqiperi?!!

Sepse fatkeqesisht ky ndyresira eshte nga Elbasani.

O vellezer te shtetit verior, mos e bini ne Shqiperi cojeni ne Arabi Saudite.

Keta duhen pushkatuar ne vend.

Olsi Jazexhiu,kelyshat e Rinise Ortodokse dhe monstrat e etjera anti shqiptare duhet ta kane rradhen pas ketij ndyresire.

Keta dhe kushdo qe perdhos fene e te pareve tane dhe mesimet e Rilindasve te medhej dhe behet turk,grek,arab,serb...

Urime Kosova me keto masa qe po merr.Urojme dhe dhe Shqiperia te ndjeke shembullin tuaj dhe te eleminoje keta ekstremiste anti shqiptare.

Leje qëndrimi është lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve humanitare, e jo të aktiviteteve të tjera, të cilat zoti Duka i ka ushtruar në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
 

 

Ore une po e shof se ju po e shani dhe po e vrisni, po ca ka bo ne fakt ky njeri qe edhe une tju jap apo jo te drejte? Cfare aktivitetesh te tjera ka ushtruar ky njeri ? Nga artikulli me siper nuk ka informacion, pervec vendimit per ta larguar nga teritori i Kosoves.  

Solidarnosc,

Keta dhe kushdo qe perdhos fene e te pareve tane dhe mesimet e Rilindasve te medhej dhe behet turk,grek,arab,serb...

Feja e te pareve tane eshte El Hanif - qe do te thote besim ne Nje te Vetmin Zot. Kjo ka qene feja e Ademit/Adamit, Ibrahimit/Abrahamit, Musait/Moisiut, Jezusit dhe Muhamedit. Kete smund ta mohoje asnje besimtar i kujtdo besimi qofte. Perjashtim bejne Ateistet & Co.

Kurse ti je Solidarnosc staku vetem ne periudhen e Rilindasve - qe ishin te perzier, disa ishin muslimane, disa ishin te krishtere e disa ishin katolike nacionaliste.

Persa i perket ketij imamit, askush nuk del ketu dhe thote qe 'une degjova intervisten e dhene nga ai'. Ju vetem kapni aspekte ekstreme - ose me mire keni qejf ti shtremberoni te vertetat. Degjoni te dyja palet nqs doni te jeni te drejte, Pastaj Dilni Ne Perfundim.

Une p.sh marr rrugen ligjore - qe ne qofte se vertetohet dicka kundra ketij, le te denohet sipas ligjit Kosovar apo Shqiptar. Une nuk e njoh as nuk dua ta mbroj, por mos nen-vleresoni te verteten. Ai eshte perzene me urdher te Bashkesise Islame Kosovare (nje bashkesi si puna e Komunitetit Musliman ne Shqiperi) qe nuk eshte aspak demokratike. Dhe mos harroni se ai akoma ka te drejten e hyrjes ne Kosove - packa se nuk mund te jete me imam - gje qe te cilen popullata e atij fshati e kerkon me domosdoshmeri

Vete fakti qe drejtuesit e ketij instuticioni (B.I.K apo K.M.SH) emerohen kur tu doje qejfi e rrine ne ato poste deri kur tu vije vdekja, tregon qe dhe keto te bashkesise jane fajtore.

Preferencat qe kane keto bashkesi dhe trysnia qe ushtojne ne emerimin e imameve neper xhamia eshte si puna e 'Frontit Demokratik' ne kohen e komunizmit - qe zgjidhnin antaret e vet per te udhehequr 'klasen punetore' - packa se i zgjedhuri nuk gezonte respekt apo nuk ishte i kualifikuar per ate post. Kshu ka ndodhur edhe me kete rast - por ju nuk doni te degjoni.

Ballkanweb-i e kishte intervisten e tij ne video sot para dite - kurse tani e kane hequr.

Nje fjale e urte popullore thote: Mos u kapni per degesh - po kapuni te Trungu!!!!

Te pakten shifni foton e tij duke dhene intervisten:

http://bw.balkanweb.com/kosova/debohet-nga-kosova-reagon-imami-aktiviteti-im-humanitar-7535.html

Feja e Rilindasve ishte Shqiptaria dmth qe perpara se tje jesh musliman apo i krishter je SHQIPTAR.

Nese nuk ke tru per ta kapur kete me fal,por me mire preferoj shqiptarine se disa fe te ardhura nga Lindja e Mesme.me beso nuk jam ateisht,por gjella me kripe dhe kripa me mase.Keshtu eshte dhe kjo puna e fese.

Kur diskutohen fatet e Shqiperise plehera si ky qe nuk njek BIK,apo si ai imami qe shan nga nena Nene Terezen apo si ata kelyshat e Rinise Ortodokse qe helmatisin njerezit me percarjen Jug-Veri apo si ai monstra Olsi Jazezhiu duhen eleminuar sa me shpejt qe te jete e mundur.

Keta elemente antishqiptare jane rrezik per Sigurine Kombetare.

 Ky Imami, Duka,  ka vajtur ne Kosove, thuhet, per aktivitete humanitare.,ndihmon jetimet, mire ben, por nje pyetje kisha une, me cfare statusi ka shkuar atje dhe ku i gjen te ardhurat financiare ky Imam Duka?

Keto punet e fese ne Shqiperi nuk me pelqejne mua personalisht, pasi dihet nga historia feja ne shqiperi gjithmone ka qene nje opium dhe percarje, kush nuk i fut hundet ne keto punet e feve, do greke, do italian, do turk, do arab,do iranian te gjithe kane nga nje boss, por ralle gjen qe ky bossi te jete shqiptar! 

Vet Gazi nga Anglia thote se ka probleme midis myslimaneve nuk meren vesh mire me njeri tjetrin, njeri eshte demokrat e tjetri jo,si duket ky eshte nje fenomen i pergjithshem ne boten myslimane, atje as nje shtet nuk ka harmoni midis vedit, kjo ndodh po ndodh edhe ne shqiperi e kosove.!

.

Solidarnosc,

Besimi yt eshte dicka - qe fatmiresisht jo te gjithe jane dakort me ty, ne po flasim me fakte te paraqitura. E keqja jote eshte qe nuk kupton qe perpara lighit jemi te gjithe njelloj. Nqs ju mendoni se dikush ka kercenuar sigurine tuaj apo ate kombetare, atehere drejtohu ligjit te parashtruar ne kushtetute.

Po sdo mend qe ju nuk jeni i interesuar - ju akoma jetoni ne Komunizem - packa se emri yt qe mban ketu tregon kundershtimin e ideologjise se komunizmit - te pakten qellimi i organizates suaj ishte ashtu qysh ne fillim te krijimit.

Atehere vendosni fete para identitetit kombetar dhe vazhdoni me parcarjen e shqiptareve,sic keni marre urdherat nga guzhinat e Beogradit apo te Moskes.

Rilindasit tane te medhenj qe ti ke qef ti klasifikosh si komuniste na mesojne qe te harrojme kisha e xhamija se feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA.Kjo eshte zbatuar qe ne 1912,ne kohen e mbretit Zog dhe deri tani.

Ibrahim Rugova eshte nje shembull i mire i kesaj,kur vendosi identitetin kombetare mbi fene.Bile ky  ishte aq vizionar sa ju beri dhe flamurin me stemen e Dardanise por juve trutharet nuk e pranuat dhe tani keni si peshqesh nje flamur password.Po keshtu dhe Fan Noli,Ismail Kadare apo Dritero Agolli ne veprat e tyre bejne thirrje per te lene ne plan te dyte fete.

Prandaj keta jane figura te medha iluministe dhe juve ca xhuxhmaxhuxher obskurantiste.

Nese sheh mesazhet e mija vetem kominizmin nuk kam lavderuarkeshtu qe mos me akuzo per komunist.

Ore leri keto brockulla dhe na thuaj se cfare ka bere ky hoxha qe eshte perzene nga fshati. Kete bej ti dhe pastaj shaj sa te duash gjithe noten po deshe.

O berbero nuk ka respektu urdherat e Bashkesise ISlame te Kosoves - institucion fetar i Kosoves (Xhamia në Marinë ishte e vetmja në Kosovë që nuk ishte nën juridiksionin e Bashkësisë Islame). Keta njerez kane mi shkatru edhe shqiptaret e Maqedonise. Kryesori i wehabistave ne maqedoni u kap me 2 milion euro ne konto dhe te gjithe e dinim se nuk punon asgje. Une njoh personalisht njerez si ky edhe e di shume mire si veprojne. Mos u mashtro me ato atkivitet humanitare. Hapi i pare i ketyre gjithmon ka qene ndarja nga Bashkesia ISlame, ashtu ka ndodh ne Maqedoni. Sa per infromat i nderuar berbero keta vazhdimisht shkruajne dhe propagandojne gjera te cuditshme, te tipit se eshte mekat me studiju drejtesin, ekonimin, letersin, eshte mekat me i dergua vajzat neper shkolla etj. ME keto pune miren keta.

Jane genjeshtra keto o cuni i Enverit. Sic raportojne mediat kane qene ne bisedime me BIK qe xhamia te ishte nen autoritetin e saj por me pas me pune cmirash e xhelozish nga imamet lokal e kane larguar kete person. E di kush eshte "shkelja e ligjit"? Ka qendruar ne menyre te paligjshme ne Kosove! Rri more ti aty se nuk ndalojme fene ne pse ju ka mesuar kshu Marksi bashke me Enverin ju.

O  DISHEPULL i  Bin Lladenit. Nuk e kam ndermen mu shty me ty. Nuk jam enverist.  Po te them shume sinqerisht se po ja fut shume kot. Sot ke degju per here te pare per kete rast edhe meniher fillon me "analiza" per rastin. E di fare mire si funksionojne, se edhe vet i kam pare me syte e mi.Mandej mos u zemero se nuk e pata me ty personalisht. Nje keshill po ta jap, mos beso gjithcka cka shkruajne ne media. Po mbase ke vednos mu bazu ne media ja ketu e ke. Ka shkel ligjin me vete faktin qe nuk ka respektu urdherat e Bashkesie Islame te Kosoves qe eshte i vetmi institucion brenda sistemit.Vetem Bashkesia Islame ka te drejten nga shteti  qe te vendose per zhvillimin fetar dhe per  mardheniet nder fetare ne Kosove. Kjo majfton per mua edhe pse i di te gjitha veprimet e ketij "hoxhe".

http://www.evropaelire.org/content/artic...

Ky interesim për të negociuar me Bashkësinë Islame vjen pas disa vjet shpërfilljeje që Duka i bëri kësaj bashkësie. Kryemimami i Kosovës, Sabri Bajgora, thotë se nuk ka kurrfarë negociatash me Dukën.

“Absolutisht, as që kam kontaktuar me të që nga viti 2003, as që kam negociuar me Dukën, e as që kemi ndërmend të negociojmë me të. Z.Duka nuk i është përmbajtur marrëveshjes së vitit 2003 dhe 2009 për konkurs, prandaj për ne 'çështja Duka' është e përfunduar dhe ne kërkojmë që sa më shpejt imami legjitim Hoti ta marrë detyrën e vet në xhaminë e Marinës”, shprehet Bajgora.

Une dishepull i Bin Ladenit? Shko mer fshatar Maqedonie se te kerkon baba, nuk e kam fjalen per Sulltanin jo, e kam fjalen per baben Enver. Sabri Bajgora e mohon por ka qene ne bisedime me kete shoqate dhe gjithe problemi ka qene tek administrimi i fondeve. Imami ne fjale edhe sipas vete autoriteteve nuk ka thyer asnje ligj pervec "qendrimit ne Kosove ne menyre te paligjshme". Me fjale te tjera kjo perkthehet si debim se keshtu i teket dikujt aty ne qeveri. Brenda sistemit jane te gjithe o injorant ligjesh. Edhe vete Bashkesia/Komuniteti sic e kane permendur eshte 'person juridik', cdo kush mund te rregjistrohet si i tille, pavaresisht se kane nje baze historike me vete dhe kjo duhet respektuar megjithate nuk kane statusin e Pefaqesise fetare qe ngrihet ne nivel kombetar sic jane ne ca vende te tjera europiane. Ta dish ti sa di une nuk flet dhe rri sus po ja qe nuk e di, prandaj flitni edhe ju marksistet e fshatrave.

Cuni i Enverit, kete e ka pranu Imami dhe kjo ka qene me lejen e atyre prinderve te femijeve. Ketu s'ka asgje te keqe dhe asnje shkelje ligji. Shamine e pranon edhe ai Sabri Bajgora qe na permend ti.

Cfare thu o Dishepull i Bin Ladenit dhe "eskeprt drejtesie", ti mendon se ky kastrioti eshte person juridik' ne Kosove. Se paku Bashkesia Islame (pervec qe eshte "person juridik&quotsmiley financohet drejtperdrejt nga Qeveria e Kosoves, ndersa ky nga dikush tjeter. Sipas teje  ne Kosove secili qe vjen dhe deshiron te behet imam munde te behet si tja doj qejfi, pa e aprovuar Bashkesia Islame (person juridik i financuar nga qeveria).

Edhe Kastriot,edhe pantolleshkurter disi nuk shkon;e aq me pak mjekrra dhe Kosova,qe jane dy gjera teresisht jo-kongurente,o miku im!

Thone se kosovaret e deshten Enverin.Dua te besoj se  e deshten, ndoshta pikerisht per arsyen qe personazheve te tille ju caktonte randevune(!) ne ora 3.

 

Cili eshte aktiviteti i paligjshem se nuk kuptohet gje? Qe dicka te jete e paligjshme duhet te kete cenuar ligjet ne fuqi te juridiksionit ne fjale dhe keto duhet te citohen nga keta gazetarucet qe gjoja raportojne lajme. Ky sic duket ka pasur problem me Bashkesine Islame te Kosoves dhe kjo e fundit mund te kete nderhyre per largimin e tij nga Kosova por jo se ka kryer dicka te paligjshme. Pyetja qe shtrohet ketu eshte se kujt i sherben ky publicitet negativ per shqiptaret, pasi ky nuk eshte as hoxhe prej vendeve arabe apo pakistani, por shqiptar? Nga Kosova shqiptare debohet per ne Shqiperi. Lajmi pastaj tjerret nga dashakqinjte dhe hordhite e harrakateve qe e bejne tjetrin fajtor bile edhe e denojne ne gijotine.

P.S. Gazmend, e keqe apo e mire BIK-u eshte autoriteti qe duhet respektuar.

 Enveri ishte me Pasko Vashen mer ti mik! Lene Enverin ti!  smiley

Metro,

Sdo mend qe B.I duhet respektuar, por ama deri kur respekton te drejtat e qytetareve apo antareve te bashkesise. Teknikisht B.I eshte person juridik - kshu thote kushtetuta, te pakten ne Shqiperi.

Pra i bie qe qeveria nuk mund te nderhyje ne ceshtje fetare - kjo duhet per te mbajtur lart frymen e 'laicizmit', perderisa te kete ndonje veprimtari anti - shteterore.

Fakti eshte qe edhe vete ky person thote qe 'ne jemi ne bisedime e siper' me B. I per te zgjidhur problemin qe kane. Pra shteti mban anen e nje krahu - kjo eshte ne kundershtim  me ligjin. Shteti duhet te shikoje faktet e paraqitura nga te dyja palet dhe te vendose, e jo te mare veprime arbitrare.

Nejse,  u zgjatem shume me duket.

Kushtetuta e Shqiperise nuk e thote shprehimisht ate per bashkesite fetare (me kete merren ligjet e tjera dhe ashtu eshte termi, person juridik), por po, merret me laicizmin. Ndersa bashkesite fetare, ne kete rast ajo islame eshte autoriteti qe njihet ligjerisht dhe historikisht, qe nga koha e krijimit te saj, si ombrella qe perfaqeson muslimanet. Sigurisht qe shteti nuk kishte pse ngaterrohej me debime personash etj. por ky eshte problem tjeter.

Feja e te pareve tane eshte El Hanif - qe do te thote besim ne Nje te Vetmin Zot. Kjo ka qene feja e Ademit/Adamit, Ibrahimit/Abrahamit, Musait/Moisiut, Jezusit dhe Muhamedit.

 

Mesa di une keta personat me siper nuk qene gje te paret e Shqiptareve.  Keta jane semite; cifute e arabe.

lol, po Adami/Ademi eshte babai i te gjithe fiseve e me vone popujve o rrote. Keshtu i bie te jete edhe paraardhesi i shqiptareve.

Mos! Harrova fare per kete une...

 

O i Pakapshem,

mos do te thuash qe vete jeta filloi ne Shqiperi? o sa kom qesh!!!!

Perse ku ka filluar jeta ne shkratetirat e Arabise?Cfare pinin organizmat ne shkretetire qe te jetonin,se nuk kishte uje?

Hajde trushpelarje hajde!!

Lexo te dhenat shkencore dhe do te shohesh qe edhe kopshti i Edenit nuk bie fare ne Arabi.

Lexo dhe do te shohesh qe jeta ka filluar njekohesisht ne disa vende dhe Lindja e Mesme nuk eshte tek keto thjesht se nuk ka pasur uje.

 

Kush po thote qe filloi ne Arabi? Ne fakt eshte 'Euro - Asia' qe permendet ne kerkime shkencore. Lexo Jarid Diamond per civilizimet e hershme - e harroje 'Internacionalen' tende.

Jo o Gazmend, filloi dy tre mije vjet me perpara ne token e shenjte te palestines dhe zoti krijoi cdo gje ne nje jave...

Debate me banoret per hoxhen dhe xhamine ne fjale (duket disa dite me pare).

 

Mbyllet xhamia e Marinës

02.03.2010 Albana Isufi

Autoritetet komunale të Skenderajt kanë mbyllur xhaminë në fshatin Marinë, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të xhamisë për aktivitete jofetare, mosfutjen e saj nën juridiksionin e Bashkësisë Islame dhe manipulime, siç thuhet, me femra e fëmijë. Iniciatorët për mbylljen e xhamisë thonë se me këtë hap ndërpritet radikalizmi islamik në fshat.

Që nga mëngjesi i sotëm, xhamia në fshatin Marinë të Skenderajt është mbyllur, si për besimtarët, ashtu edhe për vetë Xhemajl (Kastriot) Dukën, i cili ushtroi në të funksionin e imamit, ndërsa hapësirën e xhamisë e shfrytëzoi për aktivitete të shoqatës “Rahma/Mercy”.

Kanë qenë pikërisht këto aktivitete, të cilat ngjallën dyshime te aktivistët për të drejtat e njeriut, të cilët, përmes një peticioni, kërkuan mbylljen e xhamisë dhe largimin e Kastriot Dukës.

Ushtrimi ilegal i funksionit të imamit, keqpërdorimi i xhamisë për aktivitete jofetare deri në orët e hershme të mëngjesit, ardhja e mysafirëve të dyshimtë nga vende të ndryshme, manipulimi me të varfrit dhe bonjakët, e në veçanti me femrat e mitura, janë ndër arsyet që ceken në peticionin, i cili kërkon largimin e Dukës.

Ajnishahe Halimi, një nga iniciatorët e peticionit, të shndërruar tashmë në vendim ekzekutiv të kuvendit komunal, thotë se situata në Marinë është alarmante.

Unë jam myslimane dhe i përkas besimit fetar islam, mirëpo myslimane dhe respektim të fesë në mënyra tradicionale, siç ka qenë përpara, e jo me një kulturë iraniane a irakiane, sepse nuk kemi nevojë. Situata është më se alarmante, jo vetëm në Drenicë, por në tërë Kosovën me këtë sekt, sepse tërë Kosova, pas luftës, është përfshirë në një ekstremizëm, radikalizëm të fesë, gjë që çon te fundamentalizmi islamik”.

“Unë do të doja të ik nga ky fundamentalizëm islamik. Ne kemi qenë të shqetësuar. Për këtë kemi bërë peticionin, i cili u nënshkrua nga 6 mijë qytetarë”, thotë Ajnishahe Halimi.

Por, Kastriot Duka nga Elbasani, që tashmë ka ndryshuar emrin në Xhemajl, një ditë para se të mbyllej xhamia, në njërën nga dhomat e saj të shndërruar në zyrë, hodhi poshtë akuzat.

Ai, madje, akuzoi iniciatorët e peticionit, se kanë mbledhur nënshkrime të rreme.

“Ka marrë nënshkrime të rreme, ka manipuluar në emër të Albin Kurtit. Ky nuk është vendim i drejtë, sepse shteti është i ndarë nga xhamia. Ne kemi Bashkësinë Islame në Kosovë, e cila ka të drejtë dhe kompetencë ta mbyllë xhaminë kur ka baza”.

“Por, megjithatë, ne jemi në negociata me Bashkësinë Islame dhe shumë shpejt do ta zgjidhim problemin e xhamisë së Marinës”, tha Duka.

Pretendimet për nënshkrime të rreme hidhen poshtë jo vetëm nga Halimi, por edhe nga udhëheqësit e komunës së Skenderajt. Nënkryetari Abdyl Ymeri dyshon se aktivitetet në xhami ishin në përputhje me rregullat e Bashkësisë Islame.

“Kjo xhami nuk i është përgjigjur as Bashkësisë Islame dhe aktivitetet që i zhvillon aty, për neve janë të dyshimta”, thotë Ymeri.

Duka thotë se përmes organizatës së tij, “Rahma/Mercy”, ndihmon 550 familje në Drenicë me nga 20 euro në muaj.

Në Marinë, shumica e banorëve kanë familjarë të vrarë në luftë. Ata thonë se shoqata “Ramha/Mercy”, me seli në Angli, vazhdimisht u ka ndihmuar në ushqime, por edhe në të holla.

Shefkije Mëziu është njëra nga ato që thotë se ka përfituar.

“Janë shpifje. Hoxha na ka ndihmuar të gjithëve me shpirt. Për hoxhën s’ka çka thotë askush. Atë ditë që ta heqin hoxhën nga këtu, sidomos kush ka jetimë, mbaron krejt”
, thotë Mëziu, e cila pranon se merr 20 euro në muaj nga shoqata “Ramha/Mercy”, mirëpo është shteti ai që i paguan më shumë asaj - nga 135 euro në muaj, si kompensim për humbjen e të shoqit në luftë.

Ndryshe, në faqen e saj të internetit, shoqata humanitare “Rahma/Mercy”, e themeluar në vitin 1999, shkruan se, fillimisht, synim kryesor kishte ndihmën për refugjatët kosovarë, e më vonë për bonjakët.

Por, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, ndihmat zakonisht janë kushtëzuar me lojalitetin e treguar ndaj z.Duka, që nënkupton dërgimin e fëmijëve në xhami për mësime kuranore, e në këtë rast edhe mbulimin e vajzave të vogla.

Në internet, madje, qarkullon një video, ku Duka mbulon vajzat 6 - 7-vjeçare. Vetë z.Duka pranoi se vajzat janë mbuluar, por tha se kanë pasur pëlqimin e prindërve.

“Ne jemi myslimanë, vajzat i mbulojmë me shamia, pa marrë parasysh moshën... Puna e shamisë është në liri të besimit të tyre. Çdo prind e dërgon fëmijën në xhami. Unë jam prind, fëmija im ka qejf të vishet me këtë uniformë. Dakord jam me këtë, por kjo është liri e besimit të fëmijëve”, u shpreh Duka.

Sidoqoftë, aktivitetet e Dukës nuk janë parë me sy të mirë as nga vetë Bashkësia Islame. Për më tepër, është kjo e vetmja xhami, apo Duka i vetmi imam, që nuk është në juridiksionin e kësaj bashkësie. Duka i tha Radios Evropa e Lirë se tani është në negociata për të zgjidhur problemin me Bashkësinë Islame.

“I nderuari kryeminam Sabri Bajgora na ka dhënë fjalën se shumë shpejt do të afrohet, do të vijë këtu për të diskutuar çështjen e xhamisë dhe na ka dhënë fjalën se unë do të shkoj atje, do ta zgjidhim këtë problem në mënyrën më të bukur, më të mirë, që të kënaqet hoxha, banorët e fshatit dhe ne si Bashkësi Islame”, deklaroi Duka.

Ky interesim për të negociuar me Bashkësinë Islame vjen pas disa vjet shpërfilljeje që Duka i bëri kësaj bashkësie. Kryemimami i Kosovës, Sabri Bajgora, thotë se nuk ka kurrfarë negociatash me Dukën.

“Absolutisht, as që kam kontaktuar me të që nga viti 2003, as që kam negociuar me Dukën, e as që kemi ndërmend të negociojmë me të. Z.Duka nuk i është përmbajtur marrëveshjes së vitit 2003 dhe 2009 për konkurs, prandaj për ne 'çështja Duka' është e përfunduar dhe ne kërkojmë që sa më shpejt imami legjitim Hoti ta marrë detyrën e vet në xhaminë e Marinës”, shprehet Bajgora.

Sidoqoftë, banorët e Marinës kanë paralajmëruar për nesër një protestë kundër largimit të Dukës nga fshati Marinë.

Por, qytetarët e Skenderajt, që nënshkruan peticionin, kërkojnë që ushtrimi i fesë islame të jetë edhe më tej tradicional dhe jo të sillen praktika më radikale, që mund të çojnë në fundamentalizëm islamik.

Në të vërtetë, një shqetësim për ekstremizmin fetar në Kosovë, përkatësisht për Lëvizjen WAHABBI, e pati shprehur që në vitin 2007, në një raport të saj, Ministria e Punëve të Brendshme.

Në raport thuhej se Lëvizja WAHABBI në Kosovë ka filluar të përhapet në përmasa më të vogla menjëherë pas përfundimit të luftës, ndërsa metodologjia, të cilën e ka aplikuar në Kosovë, ka qenë përmes organizatave të ndryshme humanitare dhe joqeveritare, kinse duke i ndihmuar popullatës civile, ndërsa qëllimi i saj kryesor ka qenë përhapja e ideve WAHABBI-ste".

Në raport vlerësohej se aktivitetet e pjesëtarëve të kësaj lëvizjeje në Kosovë ishin në fazën e krijimit të infrastrukturës së tyre.

http://www.evropaelire.org/content/artic...

Habitem qe injoranca akoma vazhdon te marri per baze """FIGURA LETRARE""  te nje vepre letrare si ajo """Feja e shqiptarit eshte shqiptaria""" aq me teper me sa di une nuk shkruan gje per ""FE SHQIPTARE"" te formulari qe do perdoret ne  regjistrimin e popullsise ...aq me teper qe me date 2 mars ishte dhe Festa e Flamurit ....!!!

Sa per kete mjekerrcjapin ..i ka ecur mire biznesi andej nga Kosova dhe doli i palagur nga gjithe kjo histori , per shkak se kosovaret nuk donin ti hynin gjere e gjate ceshtje se kjo do conte ne dalje EMRASH te tjere konkret qe mund te shkaktonin probleme masive ...

ps. Ky tipi le ti marri vetem femrat  ne Shqiperi dhe ti coje ne pritje turqish e arabesh , po nuk ja bene mishin pasterma brenda javes ....

 Jam alban thote:

..Habitem qe injoranca akoma vazhdon te marri per baze """FIGURA LETRARE""  te nje vepre letrare si ajo """Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"

Jo mor djale se e ke gabim jane vetem dy vargje te nje poezie njehere e nje kohe te Vaso Pashes qe i bente thirje shqiptareve te mos percaheshin me njeri tjetrin duke u nisur nga feja pikerisht se ndasite fetare sillnin percarje.

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ka kuptimin qe ceshtja kombetare duhet te jete me larte se ceshtjet fetare, qe per hire te se vertetes kane luajtur nje rol percares tek shqiptaret.

Ja edhe ky Duka imami,merr fonde nga arabia dhe sjell ne Kosove apo ne SHQIPERI nje menyre jetese qe nuk shkon fare me as edhe nje ndjenje shqiptare te civilizuar.

Sa per te kujtuar lexoje edhe njehere kete poezi te Vaso Pashes.,shkruar gati 100 vjet me pare :

 

O Moj Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni, 
Kush te ka qitë me krye n'hi? 
Ti ke pas kenë një zojë e randë, 
Burrat e dheut të thirrshin nanë. 
Ke pasë shumë t'mira e begati, 

Me varza t'bukura e me djelm t'ri, 
Gja e vend shumë, ara e bashtina, 
Me armë të bardha, me pushkë ltina, 
Me burra trima, me gra të dlira;

Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. 
Kur kriste pushka si me shkrep moti, 
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti 
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun 

E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun. 
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, 
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë; 
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra, 
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? 
Po sikur lisi i rrxuem përdhe, 
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet 
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet. 
Si mal me borë, si fushë me lule 

Ke pas qenë veshun, sot je me crule, 
E s'të ka mbetun as em'n as besë; 
Vet e ke prishun për faqe t'zezë. 
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra, 
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda; 

Ca thone kam fè ca thonë kam din; 
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin" 
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë, 
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë! 
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, 

Për me ju damun me ju vorfnue! 
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër, 
Me ju turpnue me grue e motër, 

E për sa pare qi do t'fitoni, 
Besën e t'parëve t'gjith e harroni, 

Baheni robt e njerit t'huej, 
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej. 
Qani ju shpata e ju dyfeqe, 

Shqiptari u zu si zog ndër leqe! 
Qani ju trima bashkë me ne, 
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! 
E s'i ka mbetun as bukë as mish, 
As zjarm në votër, as dritë, as pishë; 
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,

 
Por asht rrëxue e bamun trokë! 
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, 
M'ata sy t'bukur q'dini me qa, 
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë, 
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;

 
Ka mbet e vejë si grue pa burrë, 
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë! 
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë 
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë? 
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,

 
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë? 
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do 
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro! 
Para se t'hupet kështu Shqypnia, 
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia! 
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, 
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu, 
E mos shikoni kisha e xhamia: 
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
 

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë, 
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë, 
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë 
Kush mos na e preki, se desim t'tanë 
Të desim si burrat që vdiqnë motit 
Edhe mos marrohna përpara zotit

 

Per keto kohe do ishe  me e pershtatshme

Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, 
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu, 
E mos shikoni Ps e PD: 
Partia e shqyptarit asht shqyptaria!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).