Edlira Gjoni Blog

“A më gjen dot një diplomë me dy milionë lekë”?

“Ku ka diplomë nën 5 mijë euro, c’thua ti?”

“ Jo dimplomë fakulteti ore jo, se atë do e bëj vetë. Dua një diplomë të shkollës së mesme. Pa të s’më regjistrojnë në fakultet dreqin”.

Biseda bëhet pranë një institucioni arsimor. Bëhet me zë të lartë, me shpresën se dikush do dëgjojë e do të ofrohet si ndërmjetës diplome për 2 milionë lekë të vjetra.

“S’ke ç’e do as fakultetin. Unë sapo mbarova masterin e më thonë se më duhet edhe doktoratura që ta mbaj vendin e punës” – deklaron gjithë indinjatë një thonj-gjatë e sapo-lyer, që u fryn edhe gishtave nga inati i kritereve të reja për të mbajtur vendin e punës.

Kërkuesi i diplomës është i bindur se shkolla e mesme nuk ka pse të hezitojë në dhënien e një diplome që tek e fundit, për të hyrë në Universitet duhet.

Universiteti mbaron për gjashtë muaj. Në krye të tyre, ca muaj të tjerë Master, e së fundmi, sipas modës, edhe një doktoraturë nga pas, që të plotësohet korniza. Më tej, gjithkush në mësymje për në parlament, ministri apo drejtori e institucione në varësi.

“Unë jap komunikim tek “Skërnderbeu”. Edhe tek “Vrana Konti”. Edhe tek “Gjon Muzaka”. Jo, jo, italisht kam mbaruar për vete, por kemi bërë yhy, shumë lëndë komunikimi ne, edhe i kam marrë të gjitha dhjeta. Kështu që tani jam pedagoge e komunikimit”.

“Unë për vete jam regjistruar tek “Administrimi Publik” tek “Qendra e Tokës”. Jemi 700 studentë në klasë. Është shuuuuumë e vështirë. Ka gjithë ato ese, edhe punë me studentë të tjerë. Janë të rreptë po hë, të mos iu duket kështu kot privati juve. Ik o çun, se ne mezi kemi mbaruar për vete. Po e more diplomën ti, nesër vjen e na kërkon punë këtu tek ne.”

Duket tërësisht surreale. Diploma, mastera dhe doktoratura për të gjithë.

Në një konferencë për krahasimin e demokracive dhe periudhave të tranzicionit mes Shqipërisë dhe njërit prej vendeve të BE-së, gazetarët u shkëputën nga mbajtja e shënimeve të pakta dhe u dyndën për tek disa përfaqësues të botës akademike të medias (ajo që është). “Janë hapur kuotat për shkollën doktorale? Dua të sjell dosjen. Do e kesh pak parasysh?”.

Patjetër. Mbajtësja e mikrofonit riprodhon deklarata për shtyp, kujdeset shumë mirë për të ecurën, nuk ka asnjë kontribut në shtypin e shkruar (si shumica e kandidatëve për doktorantë), dhe ka pretendime të patundshme për të fituar vendin në shkollën e sapo-hapur eksperimentale.

Si arë me presh edhe këto fusha që prodhojnë doktorë.

Në krahun tjetër, një grua rreth të 50-ave që dëgjon bisedën, kthehet me vrull. “Unë po mbaroj shkëlqyeshëm masterin për shkenca komunikimi në universitetin më të mirë privat në Shqipëri. A do ketë prioritet dosja ime tek ju, se të them të drejtën, gradën e dua nga shtetërori”.

Zonja ka mbaruar për kimi. Një tjetër para saj për matematikë. Tjetra për veterinari. Të gjitha po masterizohen shkencërisht në komunikim dhe marrëdhënie ndërkombëtare, e duan edhe të doktorohen në këto fusha të dembelizmit modern. Master në Kimi, Fizikë e Matematikë?! Larg qoftë. Kush ka nerva për to.

Në fakt as fakultete nuk ka. Vetëm tek publiku gjen numër të kufizuar vendesh, që sërish synohen pikësëpari nga ata që e meritojnë më pak.

Ka ikur moda e kioskave, e mobilierive, floktoreve, butikëve dhe ushqimoreve të vogla. Tani të gjithë duan diplomë, e jo dosido. Master e doktoraturë, që të sigurohet edhe vendi i punës, edhe ai në shoqëri.

“Unë dua rritje page, sepse sapo mbarova Masterin. Më fal, po me këtë përgatitje që kam, nuk mund të punoj më me rrogën që më jep”- u “kërcënua sekretarja e një firme private. Nga mos-rritja e pagës përfundoi në drejtimin e një zyre që me paratë publike, paguhet shumë më mirë.

“S’e fitova dot Masterin. Kishte shumë pak vende, që u zunë me kandidatë të ardhur nga administrata publike. Po do regjistrohem se s’bën tek “Pirro i Epirit”. Nuk kam shanse të gjej punë po nuk pata një Master” – trishtohej një e diplomuar shkëlqyeshëm në universitetin publik disa vjet më parë.

Tregu i diplomave është bërë shumë interesant. Fatkeq, i trishtë, shkatërrues dhe ters-ndjellës për brezat në vijim. Por, në shoqërinë e sot-për-sot-shmes që jemi ne, hapja e tregut universitar e pas-universitar duket sikur është hapi më normal që mund të bëhet për ta minuar tërë arsimin.

Shanse për të gjithë, dakord. Por edhe kritere për të gjithë.

Për momentin jemi në hapin e parë, sepse tranzicioni në arsim sapo ka filluar. E teksa tranzicioni politik ka 20 vjet që rreh ujë në hava, me këtë arsimorin nuk kemi si të mërzitemi kaq shpejt.

E pas 20 vjetësh të tjerë, do kemi në parlament doktorë shkencash komunikimi e marrëdhëniesh ndërplanetare, që as të shkruajnë një letër motivimi nuk do të dinë. Dhe do kenë të drejtë, sepse motivimi sot është term i dalë mode.

Ç’do mbjellë arsimi pas disa vjetësh? Mijëra kartonë e persona prej letre, të gjithë të fshehur pas titullit “Doktor”.

E gjitha në emër të përfitimit castor!

26 Komente

Eda,

po qe nuk ka kapacitete per te udhehequr nje pune doktorature a e di? Dhe, pertej miteve, as nuk ka patur ndonjehere, (hiq disa kokrra menjane).

A e di qe aktualisht nuk ka nje shtrese akademikesh qe do zevendesoje shtresen e profesoreve te se ardhmes? Qe ka nje gap per t'u mbushur e, qe po te respektohen kriteret qe kerkon te implementoje Myqerem Tafaj, as nuk mund te mbushet nga prodhimi vendas? Kuptohet, kjo do te thote qe do detyrohen te ndryshojne prape kritere; ose do fusin shtojca ligjore, qe te kemi profesore ne te ardhmen. Dhe, keto kritere kane filluar t'i ndryshojne qe tani per doktorandet, duke iu dhene perparesi pedagogeve qe japin mesim prej 15-20 vjetesh e nuk jane graduar akoma dhe nuk kane bere kurre nje studim, e qe pas kesaj doktorate shpresojne te behen profesoret e ardhshem.

Kjo do te thote ... qe nuk ka shpresa te ndryshoje ndonje gje ne 25 vitet e ardhshme. Ka vetem nje mundesi: te sjellin ne Shqiperi gjithe te doktoruarit shqiptare neper bote ose hapin tregun e punes edhe per te huajt. Vetem atehere mund te flitet per nje kthese ne drejtimin e duhur.

Eshte skandaloze situata. SKANDALOZE!

Sekreti eshte ky: Si cdo mall tjeter perderisa keto lloj diplomash te bejne pune ne realitet ato do te vazhdojne te lulezojne si kerpudha pas shiut! Fundi i ketyre letrave pa vlere do te vije kur punesimi i njerezve te behet sipas meritokracise (aftesise)! Te gjitha diplomat fallco/blera dhe te pamerituara do te shkojne ne koshin e plehrave vete sepse nuk do ti duhen hyjne ne pune askujt!!!

Nje fakt: Mesatarisht per nje vend pune ne Londer behen rreth 200 aplikime. Nje procedure tipike per tu punesuar ne nje banke investimi ne Londer eshte si me poshte:

Zgjidhen rreth 20 vete ne baze te CV-se. Pastaj fillojne testimi!

Testimi 1: Eleminohen 10 candidate (shkencor)

Testimi 2: Eleminohen 5 candidate (shkencor)

Testimi 3: Eleminohen 2 candidate (shkencor)

Testimi 4. Eleminohet 1 candidate 

Testimi 5: Zgjidhet fituesi

Te gjitha testet(1.2.3.4,5) perfshijne teste mbi pergatitjen shkencore per disiplinen qe ju pretendoni te jeni specialist. Testi 4 perfshin edhe interviste balle per balle me specilaiste te fushes ne kompani ose me kolege te ardhshem. Testi 5 eshte perpara bordit te departamentit deri ne 5 vete (Koka i departamnetit, menaxheri yt, perfaqsues nga burimet njerezore, dhe specialiste te fushes). Intervista mund te zgjase nga 2-4 ore! Ketu zgjidhet candidati per tu punesuar!

Tani a mund te mbijetoje nje diplome e blere ne kete lloj site me intervista? smiley

 

Të gjitha po masterizohen shkencërisht në komunikim dhe marrëdhënie ndërkombëtare, e duan edhe të doktorohen në këto fusha të dembelizmit modern. Master në Kimi, Fizikë e Matematikë?! Larg qoftë. Kush ka nerva për to."

E bukur kjo!

Une propozoj nje lloj tjeter doktorature: "Pirje kafe me pak, pa pak dhe me kapak" Kushtet e pranimit te kesh pire 1000 kafe dy vitet e fundit dhe te kesh qendruar ne kafene jo me pak se pak se 4000 ore (fulltime) dy vitet e fundit! Doktoratura zgjat deri ne 4 muaj dhe eshte gati ne fund te gushtit! Prespektiva te punes pas mbarimit jane: kreytar parlamenti, minister, kryetar bashkie, ata qe kane pire me pak kafe do te shkojne poshte si kryetar komune deri sa te plotesojne numrin e kafeve! smiley

 

agree with self

Kjo gjendje nuk ka si te mos kujtoje derexhene e fisit te Gzallepeve, i cili popullonte dikur Atlantiden. Edhe atje filloi superprodhimi i masterave dhe doktoreve. Ne gazetat dhe blogjet gzallepe shqetesimi shkaktoi furtune mediatike. Fjala vajti deri tek mbreti, i cili nderkaq e kishte zhbere akademine. Krahu luftetar dhe skifteret e industrise se luftes erdhen me idene qe nje mase efikase per te ulur numerin e doktoreve ishte thjesht asgjesimi i tyre me zjarr, qyte dhe bajonete. U hapen arkiva dhe dosje te vjetra, ku tregohej me saktesi te frikshme se si ishte kositur inteligjenca gzallepe, dhe jo vetem nje here. Ata qe lexonin ne gjuhe te tjera te mallkuara ishin shpene ne Firi Fistun, krahina skajore e Atlantides, per ta hapur kanale, te cilet i mbushnin prape me dhe qe t’i nisnin nga e para. E vetmja doktrine qe u lejua atebote ishte doktrina “Gdhe” me 87 volumet baze te vepres “Gdhe, si faza e fundit e evolucionit”. Cdo liber tjeter u anatemua. Filluan ne mase adekuate te prodhoheshin doktoret dhe masterat “gdhenj”. Inteligjencia gdhe nuk quhej rrezik. Por armiku me i rrezikshem eshte ai qe harrohet. Erdh nje kohe qe doktoret gdhenj mbushen gjithe Gzallepine. Ishte shume veshtire te gjeje nje infermier, kepucar, shperndares picash apo hidrulik. Ne kohen qe mbreti u be gati te jepte prape urdherin per zhdoktorizim te thelle te vendit, si dhe per çmasterizim gjithperfshires, nje plak i urte i fundit i llojit te vet, i thote mbretit qe masterat dhe doktoret jane si bari i keq qe s’e shkul dot. Kemi deshtuar dhe me pare, madheri. Ashtu si plumbi del me plumb, edhe doktoret dalin me doktore. Shtojeni edhe me prodhimin e tyre. Beni qe njeriu te ngase kemben neper Gzallepi dhe te mos gjeje dot gzalleps qe te mos kete nje titull shkencor. Ti mbushim oborret me doktore, ne rruge te gelojne masterat, neper bulevarde te vihen pankarta gjigande “mire masterin, po me doktoraturen ku jeni?” ose “masterat tane plumba, doktoratat tona gjyle per armikun” ose “per dashurine jap jeten, per doktoraten jap dashurine”. Dhe ashtu u be. Cdo gzalleps u be me nga 2.4 doktoratura mesatarisht. Debatet teorike per cdo gje permbyten cdo gje. Cdo gje kalonte ne vrime te gjelperes se dyshimit, pasi thuhej qe dyshimi eshte berthama e shkences. 248 disertacione konfliktuale pati brenda vitit vetem per ceshtjen madhore pse uji s’ka ngjyre. Per ate te ajrit, ky numer shkoi ne 176. Edhe gurra popullore gzallepe e ndjeu dukurine; dolen kenge si “Mastera si ato te tuat, nuk gjenden ne dynja”. Kenga “Jom axhak e jom tabon” u zevendesua nga “Jom docent e jom daktorr”. Arixhofkat hitin “dje me burrin isha, me jaronin jom”, e pershtaten pa pike fantazie “dje me masterin isha, me doktorin jom”. Nje kokeforte qe s’pranoi te bente master, duke e quajtur ate gje “farse” u çua ne kopshtin zoologjik, ku femijet paguanin ekstra per te pare nje njeri qe nuk ishte as master! Aty ndodhi cudia qe kishte paralajmeruar plaku: inflacioni i masterave. Masterat e prodhuar ne assembly line u quajten “mastera me te vjetren”. Njelloj si paraja gzallepse qe ishte zhvleresuar. 10 mastera me te vjetren ishte psh sa nje master i ri. Kur tjetri thoshte kam 20 vjet experience, e pyesnin “me te vjetren?” Kjo quhej sa per 2. Edhe pagesa e tyre behej po ashtu. Hidrauliket dhe mekaniket qe deri dje quheshin me perbuzje zanatcinj, tani po paguheshin sa frengu pulen. Te rinjve sikur ti lusje nuk benin mastera. Per cfare, thoshin. Andej ketej filluan te gelonin ca shkolla qe nuk prodhonin me profesore, por teknike, shkolla me nje emer te marre, teknikume. Puna erdhi qe doktorlleku po shihej si nje e mete, pastaj si njolle, une vertet kam bere doktorature, thosh tjetri, por keq nuk i kam bere kurre njeriu. Ose, u genjeva, ma beni hallall, s’do u le ne balte. Femijet filluan te pyesnin prinderit sipas programit pyet te zbulosh sa thelle ka shkuar e keqja: “baba, sa doktoratura ke bere kshu fshehur, qe nuk t’i di njeri; nuk mund te jetoj ne nje kulm me prinder qe kane kushedi sa mastera ne ndergjegje”. Nje dite mbreti e pa qe doktoret dhe masterat duheshin, se ashtu ishin ca pune qe donin tru, jo vetem kacavida. Dhe u pa qe nuk duheshin shume doktore, gjith gjithe nja 200 krere per punet e Gzallepise. Por donin doktore “me te rejat”. Doktore “me te rejat” duhet te kishte edhe brenda, po ec e gjeji te kam rixha, kur pas cdo kthese buisnin doktore me kartonat e doktoraturave si kapele kunder diellit. Krahu luftnxites si perhere doli me teze te nxehte “ne mos kini doktore gjeni, ia rrembeni atij qeni”. U propozuan skica rrembimesh profesoresh nga mbreteri te largta. Dhe kushedi c’do ndodhte po te mos ishte mbytur Atlantida.

Ashtu si plumbi del me plumb, edhe doktoret dalin me doktore. Shtojeni edhe me prodhimin e tyre. Beni qe njeriu te ngase kemben neper Gzallepi dhe te mos gjeje dot gzalleps qe te mos kete nje titull shkencor. Ti mbushim oborret me doktore, ne rruge te gelojne masterat, neper bulevarde te vihen pankarta gjigande “mire masterin, po me doktoraturen ku jeni?” ose “masterat tane plumba, doktoratat tona gjyle per armikun” ose “per dashurine jap jeten, per doktoraten jap dashurine”.

Shume bukur smiley

 A mbarojne kualifikimet me copa letre te doktoratat? Qe te na bien veshet rehat :rolleyes:

A mbarojne kualifikimet me copa letre te doktoratat? Qe te na bien veshet rehat!

Fatkeqesisht jo! Mund te behesh edhe Profesor!

 

Me cope letre jepet dhe profesorlleku? E kam fjalen nga ato qe mund ti vesh ne kornize ne mur smiley

Eshte si kriter qe te kesh bere leksione ne nje universitet te juaj per nje vit!

Po nuk eshte aq e veshtire! Nje pjese e mire nxjerrin nje vize me demek per leksione psh ne X universitet le te themi ne Gjermani, pastaj shkojne 2 ore ne jave tek Universiteti dhe pastaj punon 5 dite ne picerine e taljoneve! Dhe kur kthehen ne Shqiperi kthehen profesora ne fushen e picave! smiley  Kjo cope leter mund te varet ne mur dhe ne haur!

Korrigjim i vogel per komentin me lart:

"Eshte si kriter qe te kesh bere leksione ne nje universitet te juaj per nje vit!"

juaj duhet lexuar i huaj!

PS; Une personalisht jam kunder pergjithsimeve (si te thuash ti futesh te gjithe ne nje thes) sepse ka profesore me te vertete te afte dhe e meritojne respektin! Gjithashtu ka "profesore prej letre" me bollek!

 po le t'hapet per te gjithe ne fund te fundit, se ka nja 20 vjet qe dalin vetem pak doktore qe jane pothuajse te tere komplet l**e, me mire te shtohen aq sa nje dite t'ju vije zor dhe mos ta vene me para emrit ate te shkrete dr.

Ishalla gjithe ky absurditet nuk shtrihet edhe ne mjekesi e infermieri se vertet lumi qe mori vunone

Me falni, une e kam mbaruar me kohe shkollen e larte dhe doktoraturen. Tani me ka ngelur vetem shkolla e mesme. 

 

Ja per shembull, sapo e pashe tani :

Do te shkruaj ketu nje liste emrash :

Androkli Kostallari - profesor

Jani Thomai - dr.shk.

Miço Samara - kand.shk.

Josif Kole - bashk.shk.

Pavli Haxhillazi - prof.as.dr.

Hajri Shehu - prof.as.dr.

Thanas Feka - prof.as.dr.

Kornelja Sima - (pa bisht)

______________

Qe te gjithe keta, ne Fjalorin e Gjuhes Shqipe, prone e Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe i Institutit te Gjuhesise dhe Letersise, ne faqen 193 te botimit 2002, ne germen ç, shkruajne :

Cifut

2. fig. bised., keq. Njeri shume doreshtrenguar dhe qe ne çdo gje shikon perfitimin e vet.

________

Si perfundim, mund te them keshtu : keta palodoktore pa stetoskope ne qafe, duhet te paditeshin per "racizem" te hapur, dhe te gjobiteshin me nja dhjete vjet heqje te drejte per te ngrene sultjaçe neper gjelletore.

Kur sheh ç'kulture kane keta, merre vesh pastaj. Dhe keta i ka botuar Toçi i Toçajve, me kullaro m'qafe. Do bejme kyltyre te madhe, posi !

__________________

Njelloj si Italianet te shkruanin :

Shqiptar :

1. banor i Shqiperise.

2. fig. bised. keq. - kriminel qe shet motrat e veta ne trotuar, pasi i rrah dhe i torturon barbarisht, kujdes ! person i rrezikshem, mban arme dhe doreza boksi, çelik special. Thyerje e mundshme nofullash. Hakmarrje deri ne brezin e shtate, me shtepi e katandi. Shenjat dalluese : llomotisin me ze te larte ne restorant, dhe permendin çdo dy-tre fjale nje "plako" dhe "njesh".

___________

Dhe Ellvaira Dounsi pastaj i çon nje pusulle Berluskonit : yve keshtu e yve ashtu, e bamberr-bumberr, e kush je ti se une s'e di vete kush jam, e hajde more ku je.

cifut sdo te thote domosdoshmerisht hebre

Jo mo ! Si puna e njerit qe llomotiste ketu e ca muaj me pare : katundar ska lidhje me katundin.

Edhe shqiptar, s'duhet te kete shume lidhje me shqiptar.

Ti dooks nuk je larg doktorit, rrasi nje te qethur ballaboks pseudonimit tend, dhe ja ku na dole doktor dhe ti.

eshte "dux" djali o Hurbi...

Po mir ca do me thon cifut simas jush-?

ok.çifut vjen nga turqishtja por turqit perdornin edhe fjalen jahudi per hebrenjte

Po fjalori jone ca thote,ca fjale perdorim ne per  hebrenjte meqe me fjalen cifun nuk cilesonte  hebrenjte

per nje "d" qe ti e ve... smiley

 

ah po, edhe kjo: katunarizmi, archnemesis per shqiptaret!!! ketu pa problem munet me e heq "u"-ne.

 Ceco mavrise i eshte bere mendja havale, si ai qe tha "mire une e mora vesh qe s'jam kokerr misri, po a i eshte mbusher mendja gjelit se?" smiley

Do jete interesante te shihen pasojat e kesaj shitblerje diplomash ne te ardhmen e afert dhe te larget. Sipas logjikes, kjo duhet te rezultoje ne nje katastrofe si per sektorin publik, edhe per ate privat, por nuk do cuditesha sikur cdo gje te edhe te shkonte fjolle. Kjo histeri ngjan me piramidat e 96, shqiptaret se c'kane nje prirje te cmendur per te lozur me riskun. Shqiperia duket si ai i semuri qe ka 100 semundjet me te keqija por qe neutralizojne njera-tjetren dhe efekti total eshte afer zeros.

Jam kurioz te di a ka ndonje vend tjeter ne bote me nje dukuri te ngjashme.

Dikush me siper kishte shqetesimin sikur kjo dukuri te shtrihej edhe ne shendetesi. Une vete kam degjuar qe punetore pastrimi ne spitalin amerikan (qe mesa di mbaset si me i miri) jane "graduar" ne infermiere brenda disa muajsh.

Do jete interesante te shihen pasojat e kesaj shitblerje diplomash ne te ardhmen e afert dhe te larget. ... "

Tani keta profesore ose doktore prej "kartoni" do te behen udheheqes disertacioni/kerkimi (research) per "kartone" te tjere dhe me ne fund katedrat qe udheheqin doktorata do te specializohen ne prodhimin (pordhimin) e karaktereve te filmave vizatimore!

Disa universitete mundohen te prodhojne "aeroplane" duke pasur potencial intelektual dhe teknike e mjaftueshme vetem per te prodhuar konserva sardelesh! smiley

A mund te me sqaroje dikush: kush percakton kriteret ne Shqiperi nese nje kateder/ univesitet ka potencialin e nevojshem intelektual, mjetet e me radhe per te dhene doktorata?

 

 

 

 

 

 Sa kohe qe masterat dhe doktoraturat jepen ne komunicacion, matematike, kimi edhe mund ta toleroj (ne nje fare menyre) por kur keto gradime jepen per mjekesi.. qe eshte ajo cka po behet fatkeqesisht.. athere mund te thuash qe ate vend e ka marre lumi. 

Gjithsesi une nuk arrij ta imagjinoj si do perfundoje kjo histori.. Keta "neo-specialistat" shqiptare do te perpiqen te mbajne fort njeri-tjetrin duke mos pranuar ata qe qe kane arritur specializimet me aftesite e tyre (brenda apo jashte Shqiperise). 

 ne mjekesi eshte me keq akoma se ne keto deget e tjera, pasi doktoraturat jepen sipas qejfit te shefave( ke kane mik e me ke kane interesat ). jane marre plot doktoratura nga kandidate qe kane qene studente te dobet dhe nuk plotesojne as kriteret minimale. ata qe duan te punojne e zhvillohen tamam pengohen  me t egjitha menyrat e mundshme, aq sa ka arritur puna qe shef te bejne karriere doktoraturash fallco gjithe ish studentet qe mezi merrnin provimet. dhe ca weshte me e keqja keta llooj njerezish , arrijne te jene aq " te ditur", sa te bejne kompetentin kur vjen puna per debate shkencore dhe pse kepusin gafa, dhe te te ironizojne ty te zotin qe  si ka mundesi qe se ke marre akoma ti doktoraturen.

sa  per gradimet e pastrueseve ne infermiere, sdo habitesha sikur te behej dhe kryeinfermiere dhe pse ndoshta sdi te shkruaje as shqip, pasi ka doktore  te tille qe sdine te shkruajne tama nje diagnoze e jo me ta diagnostikojne; dhe mos harroni qe niveli i spitalit nuk matet  vetem me muret e lyera dhe dhomat e rregulluara bukur, por dhe me nivelin e personelit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).