Gjatë gjithë historisë së filozofisë vija e demarkacionit që ka ndarë rrymat filozofike ka qenë përplasja ndërmjet shkollave materialiste dhe idealiste. Këtë postulon edhe Lenini në librin e tij të njohur “Materializmi dhe empiriokriticizmi”. Por duhet theksuar se ndryshimi themelor ndërmjet këtyre dy shkollave është se ndërsa shkollat e ndryshme të materializmit e quajnë materien si të vetmen gjë ekzistuese në gjithësi dhe në jetën sociale e quajnë si synim për të fituar sa më tepër të mira materiale për të plotësuar nevojat, ose më saktë dëshirat në këtë botë, gjë që çon vetvetiu në synimin për të fituar sa më tepër para për të plotësuar shpesh tekat e tyre materiale, duke shkelur ndonjëherë normat morale, siç ndodh në ditët tona. Nga ana tjetër, shkolla të ndryshme idealiste, të kurorëzuara në shkallë sistemi global, nëpërmjet feve monoteiste dhe shpalljeve të profetëve postulojnë se primar është shpirti dhe një ndër shfaqjet e shpirtit është ndërgjegjja dhe se njeriu është i krijuar nga Zoti si shkak fillestar i krijimit dhe se materia është sekondare dhe të gjitha fenomenet materiale që shohim në këtë botë edhe në gjithësi.

Duhet theksuar se baza filozofiko-psikologjike e shpalljes të çdo profeti kanë qenë ligjet morale, të cilat ndajnë njeriun si qenie më superiore nga kafshët. Kështu, në dekalokun e Moisiut mbi malin Sina, në predikimin mbinjerëzor të Jezusit dhe më vonë të profetit Muhamed rregullat dhe këshillimet morale janë shtylla vertebrore e predikimit. Ndërsa shkollat dhe regjimet materialiste i japin rëndësi jetës së mirë në këtë botë dhe përfitimeve sa më të mëdha të të mirave materiale.

Postulati i famshëm i Jezusit se “nuk duhet t’u bëni të tjerëve atë që nuk dëshironi t’ua bëjnë të tjerët”, i përsëritur më vonë nga profeti Muhamed, tregon qartë sjelljen e njeriut ndaj njerëzve të tjerë, që duhet të konsiderohen vëllezër, bile edhe ndaj kafshëve, sepse edhe ndaj atyre vendosen rregulla morale.

Pra, sjellja morale dhe morali në përgjithësi kanë qenë shoqërues të predikimeve fetare dhe shkollave filozofike idealiste gjatë gjithë historisë së njerëzimit.

Historia ka treguar se aty ku kanë predominuar shkollat materialiste dhe teoritë materialiste afetare aty ka qenë shoqëruese shpesh dhuna për të marrë pushtetin dhe për të realizuar qëllime të afërta dhe të largëta nga individë të veçantë të devijuar. Në historinë fetare këto deviacione nga predikimet e profetëve kanë çuar drejt dhunës, si në masakrën e Qerbelasë, ku Jeziti, i devijuar nga predikimet profetike të profetit Muhamed, më datë 10 tetor të vitit 680 pas Hixhrit bëri një masakër të vërtetë, duke i prerë kokën dhe nipit të profetit imam Hysenit. Më vonë gjatë historisë së kryqëzatave të iniciuara nga një murg me emrin Pjetër dhe Papa Urban i Dytë çuan më vonë pas organizimit të Sinodhit në Klermon të Francës në vitin 1065 dhe në vitin 1096 fillimin e kryqëzatës së parë. Ndërsa më 13 prill 1204 kryqëzata e katërt plaçkiti në mënyrë vandale Kostandinopojën, që tregon se lëvizja e kryqtarëve nuk ka qenë lëvizje fetare e mirëfilltë, por një lëvizje e luftë me karakter politik.

Siç dihet mirë, në suren “Ali Imran” dhe atë “Mereme” figura e Jezusit (Isait) ngrihet në një shkallë shumë të lartë te Zoti dhe nuk mund të justifikohen pretendimet e frymëzuesve të kryqëzatave në adresë të uljes së figurës së Krishtit nga ana e fesë islame. Përkundrazi, qenë pikërisht kryqtarët që nëpërmjet shkatërrimeve në Kostandinopojë në vitin 1204 dhe plaçkitjeve me iniciatorë kryesorë kontin Balduin të Flandrës dhe Henrik Dandalit, hegjemon të Venedikut, kanë shkelur në mënyrë flagrante predikimet e Krishtit me dhunën ndaj të krishterëve. Kjo tregon për një deviacion të shprehur të një pjesë të klerit të asaj kohe nga predikimet e Jezu Krishtit.

Më vonë, në shekullin XIX, rryma të ndryshme materialiste filozofike kanë predikuar dhunën që u realizua në shekullin XX. Kështu, Darvinizmi u bë rrymë e dashur filozofike në bazë të teorisë të seleksionimit natyror, ku u mor dhe u zbatua në sistem filozofik nga nazizmi dhe Hitleri, që, siç dihet, ka pasur simpati për Darvinin, dhe nga komunizmi me në krye Engelsin, Leninin dhe më vonë Stalinin. Në politikë seleksionimi natyror i Darvinit mund të përmblidhet në postulatin “peshku i madh e ha peshkun e vogël”.

Nga ana tjetër, teoria afetare e Niçes me mbinjeriun, antikrishtin dhe luftës për pushtet u mor si nga nazizmi, ashtu dhe komunizmi se revolucioni proletar do të ishte mjeti më i përshtatshëm i marrjes së pushtetit me dhunë. Dhe vetë Marksi nëpërmjet teorisë së tij të materializmit historik ka predikuar dhunën ose revolucionin për të marrë pushtetin.

Siç shihet, dhuna ka qenë shoqëruese e predikimit të të gjitha shkollave materialiste të kurorëzuara në praktikë nga dy diktaturat kryesore në shekullin XX: atë naziste dhe atë komuniste. Por çudi më vjen kur dëgjoj këto ditë në masmedie se ruset vlerësojnë Stalinin si figurë pozitive historike, sepse për mendimin tim fashizmi dhe komunizmi janë vëllezër të një babe: të materializmit dhe ateizmit dhe lufta ndërmjet tyre do të ishte e pashmangshme nëpërmjet teorisë së dhunës për të marrë supremacinë botërore në luftën për pushtet. Por pasojat kanë qenë milionat e viktimave të pafajshme nga të dyja palët.

Historia ka treguar se atje ku kanë mbizotëruar parimet fetare dhe të lidhura ngushtë, ato morale, shtetet dhe perandoritë kanë lulëzuar dhe prosperuar. Këtë e kemi në kohën e mbretit David dhe Solomon në Izrael.

Këtë e kemi në kohën e kalifëve të parë në Perandorinë Arabe.

Këtë e kemi dhe në kohën e Justinianit në Perandorinë Bizantine, ku si perandor është shquar për besimin e tij te zoti i madhërishëm.

Kështu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kohën e Abraham Linkolnit.

Ndërsa atje ku kanë mbizotëruar perandori materialiste dhe ateiste, ka mbizotëruar gara e armatimeve për supremacinë botërore dhe larja e hesapeve ndaj kundërshtarëve politikë me eliminimin fizik të tyre.

Këtu në Shqipëri njeriu i ri socialist, i shpikur nga truri egoist i Enver Hoxhës, u duk qartë kur i doli frika që kaloi në metoda nga më të pamoralshmet për të fituar para. Kjo ishte pjellë e moralit ateist, socialist dhe komunist të regjimit të Hoxhës.

Pasojat e materializmit dhe ateizmit në jetën politike dhe ekonomike u dukën qartë në kohën tonë nëpërmjet krizës globale ekonomike, ku banka dhe ndërmarrje të mëdha kanë shkuar drejt falimentimit të tyre, dhe kjo ka si rezultat papunësinë dhe ngritjen e çmimeve. Kjo ka ardhur si pasojë e konkurrencës së pakontrolluar, ku lakmia për t’u pasuruar ka kaluar çdo kufi, duke paraqitur një tendencë të shprehur materialiste dhe afetare.

Sipas mendimit tim ka ardhur koha që disa prirje materialiste të kapitalizmit të sotëm, sidomos të atyre që kanë dalë nga regjimet komuniste të Europës Lindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë, duhen korrigjuar sa më shpejt që të jetë e mundur dhe liderët e sotshëm duhet t’u afrohen më tepër në referencë parimeve fetare. Nëse nuk e bëjnë këtë, krizat do të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen. Gjithashtu theksoj se unë përkrah çdo lider që beson te Zoti dhe mundohet të vërë në praktikë sipas mundësive që ka parimet morale fetare.

 

21 Komente

Per artikullin nuk do te them ndonje gje se nuk e kam lexuar, por duke pare tabllone qe ilustron artikullin, vë re se autori, cdo vrime (rrethi apo rrumbullakje) i paska gjetur aletin, dhe cdo aleti i paska vene nga nje vrime perballe. 4 ashtu dhe 4 ashtu, as me shume e as me pak.>>

Enciklopedia thote : « Arti abstrakt nuk prezanton subjekte apo objekte te botes naturale, reale apo te imagjinuara, por vetem forma dhe ngjyra. »

Pra, ate qe pashe edhe une ; format. Asgje me teper. 

Tablloja ilustron filozofine apo moralin? 

 

ja dhe kokrra e shqiptarit, u soll e u persoll dhe ngeci var tek filozofia e aletit ( edhe ne tjeret bashke me ty mos çaj koke)

Fryni era u cil taraba

Cohu halil se erdh Arqile aga

 me treqind idiotlliqe nga mrapa....

Eshte duke lexuar surete e paragrafe , porosi e dogma per ata qe nuk dine shkrim e kendim . Po qe njef dhe emra !!

I ziu Arqile , pasi u perpelit ne rrjeten e "perplasjeve te kulturave fetare " si thagme e shekullit ,nuk gjeti dot vrime nga te dale pervec porosise morale " Sy e vesh nga Feja" " smiley

Te pakten porosine morale te fundit ta kishte ilustruar nga e ka domethenien.

Me prurje pa nivel ndoshta nuk kam lexuar kurre ! Nene sa jane shtuar drrrrr prrrrr pffffffff .

Epo edhe ashtu edhe keshtu, relativitet hesapi. Arqileja paska turp te thote qe edhe Arabia Saudite e Irani e Afgan-talebani jan pushtete ku lulezohet e prosperohet??? Nuk besoj se Arqileja nuk e ka te qarte qe pushtet me karakter fetar jan thjeshte nje perde e hekurt qe vetem fshehin problemet qe duam s'duam i kemi ne komunitet, ose fundja duam s'duam jan pjese e natyres te njeriut. Une preferoj shume me shume nje shtet te paanshem, me ligje te barabarta per te gjith, me parimin liria jote mbaron atje ku fillon liria ime. Pushtetaret besimtar nuk jan shkop magjik per prosperitetin e shoqerise, por i dashur Arqile a mund te na shpjegosh se si do e marrim vesh kush eshte me te vertete besimtar? Kush eshte besimtar i mire e kush i keq? Kush eshte i zgjedhur nga zoti e kush jo? Jezusi ka thene shume do flasin ne emrin tim... dhe zoti ne librat e shenjte na thote ruhuni nga profetet e rreme. Ishin pikerisht keta te rremet qe ne emer te fese dhe zotit e zhyten kontinetin europian ne nje mizerje totale per shekuj me rradhe, ku nje femer qe mesonte te shkruante emrin digjej ne turren e druve.

"Sipas mendimit tim ka ardhur koha që disa prirje materialiste të kapitalizmit të sotëm, sidomos të atyre që kanë dalë nga regjimet komuniste të Europës Lindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë, duhen korrigjuar sa më shpejt që të jetë e mundur dhe liderët e sotshëm duhet t’u afrohen më tepër në referencë parimeve fetare. Nëse nuk e bëjnë këtë, krizat do të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen..."

Sol, kot e ke ti me Saktivisten, paska ardh' dita e Arqileve. Te gjithe kemi Arqilete qe meritojme smiley

 

arqileu i shkrete eshte rob pozitiv... te qene te gjithe si ai do jetohej me mire kendejpari. Po ja qe shumica jane lezhjane

"Arqileu i shkretë" jo vetëm është rob pozitiv por edhe një doktor lulesh i përkryer, të paktën sipas kujtimeve të kombinatsve që i kishin dhënë një barake mes kodrave të Sharrës për të praktikuar mjekësinë e tij alternative.

Por, të qenit njëherësh pozitiv dhe mjek nuk perjashton aspak delirin mistik, përkundrazi!

Mrrok, a eshte autori Arqileja qe mendoj une? (doktori i mjeksise popullore, homeopatike etj)

 Jeser! smiley

Arqile Boti, i vetmi poligam praktikant ne Shqipni dhe i vetmi rob qe i mbante floket e gjata, pervec Enver Hoxhes, anipse pak ma t'pista se Udheheqsi!!  smiley

 

smiley

got it, got it.

S'me kujtohej kjo puna e poligamise se Arqilese... Bobo cfare mungese delikatese ne diten e grave smiley !

Rastet e sukseseve te Arqilese u percillshin goje me goje si rastet e Frojdit. Nga c'maj men psh, dikush s'di per c'ankohej, nuk i bonin dot dermon ne asnji ven, shkoi te Arqileja dhe ky masi e nigjon, e pyt: mos ke i kumbull ti te dritarja? Po, i pergjigjet pacienti. Preje kumllen, i thote. Ajo ta shkakto problemin. E preu tjetri kumllen, u sheru ne ven. Nji tjetri i tha me majt rreth bakri ne koke; edhe ai shpetoi.

sa per saktsim, Mrrok, flok te gjate pervec enverit dhe arqilese, ka mbajt edhe abedin cici (profesor i aplikum frutikulture).

Mjeku quhet Arqile Bode apo Arqile Boti?

Dr. Arqile Boti.

Pavaresisht se Doktori shkon mire me te dyja grate, me te paren eshte i ndare ligjerisht. Lerini thashethemet!

ok, na qetesove ! smiley

Di gje njeri se ku viziton dr. Arqileja, ku e ka kliniken.  

Arqileja e ka patur kliniken ne Petrele, afer kalase, por kjo ka ndryshuar pasi kapitalizmi ka bere pune e vet.   Nese keni probleme shendetesore me baze ne ndonje çrregullim psiko-somatik ka shume mundesi qe ta zgjidhni me Arqilene...mjafton ta shihni nga pamja dhe 3/4 e semundjes ju zhduket smiley   Sidoqofte ka qene nje nga personazhet me eksentrike te mjekesise se periudhes socialiste, gje e rralle kjo ne nje vend ku eksentrizmi ishte kundes dogmave te regjimit. 

per mu eshte i adhurueshem

 Me pelqeu artikulli "Filozofia dhe morali". Dr. Arile Boti tregoi edhe njehere kapacitetin e tij intelektual duke na servirur ne menyre fare te kuptueshme dhe nepermjet shembujve konkrete qe fillojne qe nga koha e Moisiut, opinionin e tij per raportin ndermjet materializmit dhe idealizmit ne epoka te ndryshme te historise njerezore. Duke qene nje njohes i mire i filozofise se dy feve kryesore qe ekzistojne sot ne bote, kristianizmit dhe myslimanizmit, Dr. Arqilea me nje qendrim korrekt te ekuilibruar, sugjeron me te drejte se politikanet e sotshem shqiptare duhet te jene me njerezore, te zhvishen nga mentaliteti i tepruar materialist qe i karakterizon dhe tu referohen me teper vlerave morale fetare nese me te vertete besojne ne Zot, ashtu sic nuk ngurrojne ta deklarojne publikisht sa here urojne besimtaret. 

 

Dr Arqile Boti! No way! S'ma kishte marre mendja se do degjoja prape prej tij. Njeriu me eksentrik qe kam takuar ndonjehere ne Shqiperi ne kohen e komunizmit. Ne dy raste me njerez te fisit tim, ka pasur shume sukses, ne probleme qe mjekesia mainstream kishte ngritur duart lart. Me behet qejfi qe vazhdon te ndjeke 'yllin' e tij dhe nuk pajtohet me shabllonet.

Edhe nje rast ne fisin tim... nuk arrinte kush ne Tirane te gjente diagnozen. Vetem deshperimi i coi tek Arqileja prinderit. Hapi nja dy libra doktori, dhe sikur ta ndjente mosbesimin e tyre (njeri prej tyre kimist), ua leciti... Sot ai femi eshte prind. smiley

Nuk e kuptoj perbuzjen me te cilen flasin disa njerez pa e njohur hic fare... e coc dhe i degjon te thone qe eshte vecse nje mjek popullor. Jo or jo, eshte i diplomuar, mjek nga ata pe verteti!!! Nejse, askush s'eshte profet ne token e tij.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).