Nuk e di se sa i vërtetë do të duket rezultati e një sondazhi bërë kohët e fundit për shkallën e diskriminimit  ndaj homoseksualëve, por ky rezultat më ka habitur me gjithë bindjen e fortë që kam se ne jemi një popull që dimë të diskriminojmë. Rezultati në fjalë tregon se nga 92 deri 95 për qind e njerëzve të intervistuar nuk duan të qëndrojnë afër një homoseksuali…
E trishtuar dhe e vërtetë, aq sa të vjen mirë të mos ta thuash me zë të lartë. Por do të jetë shumë më e trishtuar nëse e fshehim këtë realitet. Tashmë, jemi në mes të rrugës të diskutimit të madh që mendoj se në përmasat, intensitetin, në faktin që për herë të parë ndodh dhe në thellësinë e llojit të “taboo”-së, qëndron në krye të listës të ngjarjeve të Shqipërisë pas zgjedhjeve të fundit: debati për pranimin e homoseksualëve. Duke bërë një parantezë të shkurtër, do t’ju lutesha sidomos gazetarëve të mos vazhdojnë të cenojnë nga profesionalizmi i tyre e ta quajnë ligjin kundër diskriminimit si ligj të martesave brenda një seksi, apo problemin e homoseksualëve një show të thjeshtë mediatik. Nëse duhet të ketë një mbështetje të mençur e analitike, njerëzore dhe profesionale, kjo duhet të vijë nga përfaqësuesit e mediave: janë ata që duhet të bëjnë përpjekje e të çlirohen të parët nga paragjykimet e pastaj të marrin përsipër trajtimin e një çështjeje të tillë që ndikon direkt në jetët dhe fatet e shumë njerëzve. Duke ndjekur këto, kohët e fundit disa të reja mediatike të komunitetit të homoseksualëve, do të veçoja mes tyre dy më të rëndësishme dhe më sfiduese: daljen hapur të Klodit të “Big Brother” dhe intervistën e mëngjesit të ty vajzave lesbike në “Vizion +”. Dua të  vë në dukje se prezantimi i këtyre programeve nga ana e gazetarëve, ishte shumë korrekt. Ajo që më rikujton atë sondazhin ende të pa publikuar, apo atmosferën urryese që endet në për ajrin e qyteteve dhe fshatrave tona për këtë fenomen, është reagimi në internet i njerëzve për ngjarje të tilla.
M’u shtua bindja se jemi vërtet një popull homofobik, kur pashë komentet e shumta që kishte gazeta “Shekulli” pasi Klodi ishte shfaqur si homoseksual. Ishte hera e dytë që u tmerrova nga reagimet e egra. Hera e parë ka qenë në verën e vitit të kaluar, kur Berisha foli për ligjin kundër diskriminimit…Shija e keqe e herës së parë u përsërit, por këtë radhë, pak më e dobët. Përse ndodhi kjo? Nëse Berisha foli duke tronditur një “taboo”, duke qene se ai vetë ishte jashtë këtij grupi, inati i njerëzve u mblodh instinktivisht kundër atij që e lejonte çlirimin e “taboo”-së (kuptohet kundër atij që ka forcë ta lejojë çlirimin e saj). Egërsia, zgjedhja e fjalëve të rënda, paturpësia, mos toleranca, paragjykimi ekstrem, të gjitha këto drejtoheshin drejt një personi që “kishte guximin” të ndryshonte psikologjinë shekullorë. Shto këtu edhe parapëlqimet politike që i bënë kundërshtarët e tij të shanin me shpirt. Nga ana tjetër, te reagimet që lexoja për Klodin, kishte më shumë nënvleftësim, ofendim të moderuar, ironi dhe inat si ndaj një të sëmuri. Në pamjen e parë dukej sikur shqiptarët janë më të kujdesshëm me atë që është më i dobët se ata vetë, mëshira shfaqet lehtë te ata. E megjithatë, përjashtimi ishte drastik: “ai Klodi nuk duhej të ishte nga Lezha , por i ardhur….” Sa përjashtues, aq edhe qesharakë…
A janë vetëm homofobët kaq të lirë gjatë ditës sa të ndjekin gazetat dhe të shkruajnë komentet dhe thjesht jo-homofobët përtojnë ta bëjnë këtë gjë, apo vërtet kemi një përqindje kaq të madhe të homofobisë sa na duhet të mos gëzohemi me disa arritje të vogla ?
E megjithatë, për mua që e kam ndjekur që prej fillimit lëvizjen e homosekualëve në Shqipëri, mendoj se shfaqja e Klodit, ishte një nga të rrallat ( pothuajse janë harruar ose përpiqen të humbasin thellë në kujtesë disa televizive  që prej vitit 1994)dhe jo se ishte e para, por se erdhi në një situatë të tillë kur komuniteti homoseksual po tregon se ekziston dhe se ka ndërmend të rrëfejë se jeta e tyre është po aq e rëndësishme sa e të gjithë shtetasve të tjerë, se ata janë po aq normalë sa të tjerët, se dinë të punojnë, të japin kontribute në shoqëri po aq ose edhe më shumë se të tjerët. Shfaqja e Klodit erdhi në një kohë kur Shqipëria sapo kishte qetësuar debatin dhe dilemat mbi ligjin kundër diskriminimit dhe më në fund ky ligj po kuptohet për rëndësinë dhe vlerat që ka. Kështu fenomeni i shfaqjes është më i plotë, më me efekt dhe këtë duhet ta vlerësojë shumë edhe vetë komuniteti. Ndërkohë që , me një ndryshim prej orësh, përpara dy ditësh në “Vizion +” u shfaqën dy vajza lesbike që folën hapur për jetën, preferencat, dilemat dhe zgjedhjet e tyre. Nuk kishte shumë ndryshim mes  tyre dhe Mindy Michels, amerikania e njohur tashmë për kontributin dhe ndihmën dhënë komunitetit shqiptar të homoseksualëve. Ishin të gjitha në linjën e sigurisë të identitetit të tyre, të urtësisë së nevojës për t’u dëgjuar. E reja e intervistës, nuk ishte vetëm dalja e tyre (përpara disa vitesh “Top Channel” ka shfaqur një intervistë të një vajze lesbike, e cila ishte trukuar shumë edhe në pamje edhe në zë për të mos u njohur.) E reja në “Vizion +” ishte  Ira dhe shoqja e saj kishin zërin e tyre dhe ky është gjesti i sfidës së re. Historia e komunitetit homoseksual në Shqipëri do të shkruhet shumë kohë më vonë si një histori ilegalësh, si histori disidentësh dhe duhet të çmohen këta njerëz që kanë guximin, pasionin dhe që dinë të sakrifikojnë për atë që atë besojnë. Ata e dinë që pas tyre janë “komentatorët” e palodhur homofobë që do t’I qëllojnë, por kjo është një luftë.

57 Komente

I hodha nje sy artikullit tek Shekulli per kete djalin qe deklaroi ne TV se eshte gay, se sikur e dija qe do kishte te forta ne komentet. Ky djali qenka nga Lezha mesa duket. Komenti i pare qe gjendet aty ne renditje:

Lezha eshte qytet i vogel. habitem si i mban lidhjen e lezhes, vendvarrimin e skenderbeut...dhe homoseksualin e pare publik...eshte vetem 2 km katror qytet...me rob shpie...

smiley

Meriton te jete thenia e castit. smiley

 

Kurse nje koment tjeter:

big bradher eshte nje prodhim i illuminatit,nje nga miliona prodhime qe zoteron,NEU WORLD OREDER,,njerezit jan verbuar nga propaganda e TV etj

 

Kurse nje koment tjeter:  

".. big bradher eshte nje prodhim i illuminatit,nje nga miliona     prodhime   qe zoteron, NEU WORLD OREDER,, njerezit jan verbuar nga propaganda e TV etj "

Une po votoj per kete si koment i dites! Nje gjuhe e re sapo eshte zbuluar!

Cka per tu habitur? Homoseksulitetin ne e kemi te trasheguar minimumi qe nga koha e Skenderbeut, kur dihet qe ky ka qene i apasionuar pas burrave. Ndersa Isuf Mezyri (kantautori popullor i shqiperise se mesme) keget me te ndjera ja ka kushtu dylberave. Ne vitet 70-80 kishim homoseksualet e pare publik nese ju kujtohen si psh Torja, Thimi dhe Baci. Biles ne ate kohe kendohej edhe nje kenge si:

Tore, Thimi, Baci mu tek pesembedhjet katshi

Andrea,

Sec po bisedonin, Toren te martonin,

Andrea.    etj etj.

 

 

homofobet jan me gay se ata qe homofobet paragjykojne. E vertetuar me shkenc. Nuk bej pergjithsime por as homofob sjam.

Edhe kur e shkruaj fjalen homofobi,

Me vjen neveri.

Nejse, secili ka mendimin e tij.

Po ne nje vend tjeter kam lexiar njerin qe thoshte..Top channel eshte i drejtuar nga te majtet dhe e ben kastile qe nxorren nje nga veriu te deklarohet per te na c'nderuar lol

e cer poplli gojmjalt qe jemi jarabi .....smiley

ueee, cfare talebanesh!

po dhe femrat po me cudisin; nga i paskan patur gjithe keto valvula sharjesh?

eh,

do rrosh me shume se une smiley

po per tu cudit mos u cudit hic, se nga i njejti kotec kane dale si ata meshkujt ene ato  femrat smiley

e lexove kete ............. po nuk e kuptoi propozoj nje djegje masive me goma zetori te gjithe ketyre tipave lol

Femrat jan me te rrezikshme ne te share,mjafton tu iki icki "turpi" se te mberthejkne pertoke me te shara.Ja ngacmoje Bedrijen se ke per ta pare smiley

Sipas kotecit ta skuq vezen Bedrija, no merak! smiley

smiley

Bedrijes mos ja dhent truri se ti djeg fare llambat smiley

 hahaha

Mesova ca sharje te reja. Me e bukura eshte se ato me te zhdervjellat ne fjalor ishin femra. 

dje kur dola nga puna po shaheshin ne rruge "me rob shpie" dy femra qe kishin bere xing me makina

o nene o nene cfar fjalori qe kishte njera...

me konkretisht, ca fjalori kishte?

nuk m'i nxe goja

Mua femrat qe shajne me duken me seksi smiley

Plotesisht dakort, por vetem kur jane nga Vlora.     smiley

Berbero mbaj vesh kesaj hahahaa shikoje nashti se do ta fshij prap se me heqin vrejtje hahaa www.youtube.com/watch

nuk e kam pare BB por nuk s'kandalizohem,dhe aq me pak nuk na turprojne Kombin,ata kane agzistuar ne ç'do kohe,ne çdo komb.

pranohen mga shoqeria kur jane kollona te kultures,me pak ata ordineret.

Ik pra flo se s'paske qene gjo!

O bedrije do i thush ksaj ti te bredhi me kamera rrugve qe t'i ndaji eksperiencat me akuariumsat e tjere apo t'ia them vete?

po ti ske ibej mer qun ??

bleja ti nji kamer lluksi, dhe te vogel, qe te ngjitet ke kapsja flokve, ene shiping address boje ke adresa punes se flose qe mos humbi kohe ta marri nga shpija :

Addresa

Per FLO-ne

Aty ke ai vendi ku zihen rruspijet per gervishtje maqinash dhe parking

Tirane

Albanie smiley

smiley

 

Liz, deri tek "ik pirvu" mund te mbrrij smiley ( dhe ate me vujtje te medha smiley)

bedrije te marrte dreqi smiley

 

Nuk behet me vize poshte kur i shkon persiper ! smiley

e mire mo u merzit

boji copy dhe boji paste pastaj ke adresa ne browser
smiley

Jo, s'u merzita per vizen... Jam merzit paradhenie sot, se u prish prape koha ketej. S'durohet me! Dua diell! Dua ngrohte! Ndihmeeeee!

na myti ingrasia motra na myti.

une nuk du ndihme , du nji vinc te me ngreje nga krevati ne mengjes se kockat e mija nuk po bashkepunojne me smiley

ja dhe nje te fresket fare:

sapo me ra ne duar nje CV, adresa e kontaktit qe: x-ja _ si shpirt@ yahoo.com

kjo shoqja aplikonte per pune, kupton ti...   smiley

Shiko se mos ajo ka pasur ndermend t'a dergoje CV tek departamenti i Ylli Pangos dhe gabimisht dergoi email-in tek ty! smiley

se harrova, je qe je ti Lizi ma nis dhe mue nji kamer.

shqipria nuk ka vetem femra qe shahen smiley

Ka dhe femra qe shkojne paqshem, sidomos para nji furnelle dhe nje pule te pjekme.

isha ke Qendra Shendetesore e  Lagjes, se ashtu me duhej nji cope leter, se tashti na e kane bo rrup sup, per cdo gjo duhen vula e letra.

E mire, masi kisha dy jave qe spo e kapja dot dotoresen, sot me ne fund shtyva deren ( Ka 3 vjet qe sja rregullojne ate te shkrete doreze dere, ndonese me thene te drejten qendra eshte e regullume shume mire, dhe xixe e paster), dhe shof doktorreshen te rehatuar bashke me infermieren e vet ne tavolinen e punes mbushur me kartela dhe libreza etj etj.

Reflektori ne ane, fergellonte, kuq kuq dhe dy grate kthyen koken. Une i thashe, dotorese, ju bofte mire  a te shqetsoj apo te kaloj mo vone. Jo mi, tha dotoresa hajde se te ndihmojme, ca halli kishe. Ene lepine gishtat qe te dyja, dotoresa e shtyu pulen ne cep te tavolines dhe fshiu duart. Kurse infermjerja u mshtet ke karrigja vet ohoho sa nuk po e zinte gjumi.  Kishin nji pule te pjekme perpara ore shoke qe cte te them. I kishin hy dy zonjat e bukra, te lyme te gjyme, me perparse mjeku asaj pules, dhe po e shkarfanjisnin nga bytha....smiley

Vallai skene madheshtore.

E nejse, dotoresa tha, mos e rruj, do te te nihmoj dhe me nihmoi.

Por skishte te pagume skena e drekes se grave qe maksimumi nje ore me pare kishin fillu turnin e pasdites smiley

lunch break in albania. i love it !

Lere mos e pyet per lageshtiren Bedrije, komshija ime siper kishte ikur per nje jave ne Angli dhe e kishte lene kaldajen ndezur. Qe thua ti, pik-pik rridhte kaldaja dhe vetem kur na erdhi uji poshte. Desh thirra zjarrfikesit se kisha hall po m'lageshin librat, kur ai idioti, administratori i pallatit m'tha: "Une kam punuar zjarrfikes dhe s'nderhynim per kaq pak gje!". E dogja me sy, i futa edhe nje te share neper dhembe dhe meqe jemi tek te sharat kam vene re qe ne gjuhe te huaj me vijne, kurse ne shqip ncuq! as me te thjeshtat jo!

Nje kureshtje kisha: edhe te vizitonin me duart me pule, apo kshu sa per te shkruar raportin dhe aq?

 

ho mo dhe ju mos u boni kaq sqimatare smiley

dhe po te me kish vizitu, nuk do me gjente nai gjo nga i cik ynyrë pule n'hell 

smiley

 

Parfum "pule hungareze"! smiley

shife, shife, po ne e cajme bllokaden me forcat tona mi...

kemi  parfum "pule patosi"... smiley

kisha ngel te hungarezja, na e beni hallall!

une e blej pule boboshtice motra smiley

ç'ma shtite mire ne mend ju kete punen e pules! rrofshi, rrofshi! smiley Pule ne furre me patate dhe dafina sonte per darke, eeedhe...

eeedhe...

smiley

uh, po pse s'thu ti,

pasket qene keq per i cik pule smiley

Eh jo Bedri! K'to jane plag' t'vjetra. Ka pase nje periudhe ne Shqiperi qe haje vetem pula hungareze. O zot çfare ere kishin! Me ka mbetur ne qiellze per vite me radhe, ndaj dhe nuk me shkon mendja tek pula. Me duket sikur te gjitha pulat e kane ate ere. Kam gjetur nje menyre per t'ia zbutur pak: i fus nje qepe tek barku perpara se ta pjek ne furre dhe e mbuloj me ereza. 

smiley

E di e di.

Une them qe ti bosh nji derman tjeter.

Kur t'vijsh n'shqiperi, thuji robve t'shpise, po mujten me ta ble nai gjel te njome (mo mire gjel se pule) ke katunari e ta therin. Ah...cka per te hy prap ne qejf pula.

Ose po e paten zemren e dobet ato te shpise, gjej nai lokal qe mban zogj fshati dhe thuji te te beje nje ngordhalaq (se ato te dhjamosmit nuk bojne) me qull ose te pjek smiley

smiley !

Ragazze,

po na leshon goja leng tani... dhe jo per shkak te titullit te temes, kuptohet.. smiley

hajt, fundjave te mbare.. neser per dreke po i fus dhe une nji tave me pule e patate... smiley

hajt na befte mire! smiley

shif i here foton e klodit  te BB dhe te iken ne vend oreksi motra smiley

madje duhet sgujeruar si diete ke ajo tema e peshkut, dhe besoj qe funskionon per te gjithe : gra, burra, te drejte dhe te shtrember (dmth homo)

smiley

Fin,

po t'i fusesh edhe nje molle e ta sperkatesh me leng portokalli, behet aq e shijshme qe....te lepijsh cdo gje te lepijsh smiley

Dhe piqe ne furre jo me shume se 150 grade...se q'ashtu e do pula, kadale-kadale... smiley

molle te qeruar apo te paqeruar? bashke me qepen? lengun gjate pjekjes?

Une i hedh vere te bardhe zakonisht...

molla e qeruar, fute brenda ne bark bashke me qepen.

lengun e portokallit pasi ta kete marre nje faqe te lehte smiley, dmth te jete thare paksa lekura...dhe mos harro rozmarine smiley gjithashtu n'barkut

ok, flm shume shume! smiley

pse s'me del ky opsioni i pergjigjes mua? smiley

Nje koment tjeter per kete fenomen te fresket shqiptar ishte ne kuadrin e marteses Berisha-Meta; "Pritet qe Ilir Meta pasi ka marre kurajo nga Klodi te deklarohet ne televizion...." hihihi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).