Interesi për mastera të nivelit të dytë e doktoratura, këtë vit ka qenë më i lartë se çdo vit tjetër. Sidomos në Fakultetin e Drejtësisë, ku doktoratat u çelën pas 5 vitesh ndërprerje dhe masterat kishin thuajse po kaq kohë që priteshin. Përpos, dhjetëra kandidatëve që kanë vrapuar për të aplikuar, nuk kanë munguar edhe figura të njohura të politikës e drejtësisë, të cilat e kanë parë të udhës që të çojnë më tej kualifikimin. Ndonëse janë tejet të angazhuara me postet që mbajnë “shkollës” i janë rikthyer edhe shumë drejtues të lartë të shtetit, si Shpresa Beçaj, kryetare e Gjykatës së Lartë, dhe ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani. Njëra prej tyre, është kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Pranimi i Topallit, ka shkurtuar listën e kuotave. Pra, për doktoraturë në të Drejtën Publike do të ketë një vend më pak. Tashmë ajo është shpallur fituese me kuotat e para të doktoraturës në departamentin e të drejtës kushtetuese, me temën “studime për të drejtën parlamentare”, me udhëheqës anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori. Pas një masteri dy-vjeçar për studime evropiane, ajo është pranuar automatikisht, sipas ligjit në vitin e dytë të doktoraturës. Nga sa pranojnë drejtuesit e fakultetit, Topalli e ka nisur ciklin e tretë të studimeve në fund të vitit të kaluar dhe do të vazhdojë për dy vjet me radhë. Në përfundim të tyre do t’i duhet të paraqitet për të prezantuar studimin. Për persona që kanë angazhime të fuqishme politike apo në fusha të tjera, ligji parashikon se prezantimi mund të shtyhet edhe një vit, pra duke i lënë kohë për studime kryeparlamentares, gjithsej tre vjet. Disi më ndryshe i kanë shkuar punët kryeprokurores Ina Rama. Me hapjen e programeve master të nivelit të dytë, nga sa pohojnë burime të sigurta nga Fakulteti i Drejtësisë, ajo ka aplikuar në departamentin e të drejtës civile. Ka përzgjedhur këtë profil edhe pse është diplomuar nga departamenti i të drejtës penale. Pasi është informuar se është kusht që në MND për të drejtë civile të  pranohen vetëm kandidatë që vijnë nga profili i departamentit përkatës, mësohet se kryeprokurorja ka tërhequr dosjen. Por e vendosur për të mos e lënë me kaq, Ina Rama ka aplikuar për doktoraturë, pas kuotave shtesë të miratuara nga Qeveria. Dosja e saj aktualisht po shqyrtohet nga komisioni ad-hoc i departamentit të së drejtës penale dhe brenda javës, nëse vlerësohet se plotëson kriteret, do  të kalojë në këshillin e profesorëve. Ky këshill, i përbërë nga shtatë anëtarë, do të shpallë fituesit. Sipas kushteve të vendosura nga departamenti, për figura me kontribut publik apo që kanë një dosje të pasur me kualifikime e eksperienca pune, konkurrimi në doktoraturë lejohet edhe pa pasur master të nivelit të dytë. Nëse pas shqyrtimit të dosjes, kandidati shpallet fitues duhet të bëjë patjetër një vit teori. Në këtë grup kandidatësh bën pjesë edhe kryeprokurorja Ina Rama, e cila pavarësisht se nuk zotëron një master të nivelit të dytë, për shkak të kontributit publik, ka shumë gjasa të pranohet direkt në doktoraturë. 

Nguti i pedagogëve të rinj
Konkurrenca për kuotat e fundit është e ashpër, pasi për 33 vende aplikojnë më shumë se 130 kandidatë. Ndër ta edhe deputetë, gjyqtarë të njohur e prokurorë. Por kuotat shtesë të doktoraturës kanë ngjallur interesin edhe të pedagogëve të rinj të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët nuk kanë bërë ende një master të nivelit të dytë apo janë në proces. Janë jo pak, por 13 të tillë, të cilët duan medoemos të nisin që këtë vit ciklin e tretë të studimeve. Ata janë përpjekur të interpretojnë në favor të tyre ligjin për Arsimin e Lartë. Në të përcaktohet qartë se pedagogët e brendshëm, që kanë mbaruar një master të nivelit të dytë, regjistrohen automatikisht në vitin e dytë të doktoraturës. Ndërsa kush nuk e ka MND, ka të drejtën për të konkurruar për doktoraturë me anë të dosjes personale. Vetëm nëse shpallen fitues dhe plotësojnë kriteret, duhet të bëjnë shkollën doktorale që zgjat 1 vit dhe ka 60 kredite. Një pjesë e pedagogëve të rinj, të cilët kanë masterin në proces, kërkojnë që kreditet e tij t’u njihen si ekuivalente me ato të shkollës doktorale dhe të regjistrohen automatikisht në vitin e dytë. Këtë cikël studimesh, që në fakt do jo pak përgatitje, bagazh e veprimtari shkencore, duket se e kanë me shumë ngut. Nuk duan të humbin asnjë minutë kohë e kërkojnë të mbyllin sa më shpejt doktoraturën. Madje një letër zyrtare i është dërguar Rektoratit dhe Dekanit, për të parë nëse ekziston hapësira ligjore për njohjen e krediteve.

Rektorati dhe Dekanati
Duke interpretuar ligjin për Arsimin e Lartë, si Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Skënder Kaçupi, ashtu edhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, sqarojnë për gazetën se përzgjedhja e fituesve do bëhet vetëm mbi bazën e ligjit të Arsimit të Lartë dhe udhëzimeve të dërguara nga MASH. Por ata theksojnë gjithashtu se të regjistrohesh në doktoraturë, por edhe të shpallesh fitues, nuk do të thotë se me patjetër do marrësh titullin doktor. “Këtë vit ka një interes të jashtëzakonshëm për të nisur doktoraturën. Kjo është një gjë mjaft pozitive. Sa i përket kuotave të miratuara, ato kanë qenë në përputhje me kërkesat që universiteti ka bërë. Pra në këtë aspekt nuk ka asnjë pengesë, madje nëse do të na duhen kuota shtesë, ne do t’i kërkojmë. Kuotat kanë qenë në vartsi të kapaciteteve që ka secili fakultet, pasi siç e dini, doktoratura ka nevojë edhe për pedagogë udhëheqës”, sqaron Rektori i UT, Dhori Kule. Sa i përket pedagogëve, ai shton se ligji i regjistron automatikisht pedagogët e brendshëm në doktoraturë. Kush ka mbaruar master të nivelit të dytë, i njihen 60 kreditet dhe automatikisht kalon në vitin e dytë të doktoraturës. Është edhe kontingjenti i diplomave të integruara të nivelit të dytë, ku bëjnë pjesë pedagogët e rinj dhe në mungesë të masterit do t’u duhet të bëjnë një vit shkollë doktorate. “Por dua të theksoj se edhe pas shpalljes të fituesve, ne do kërkojmë çdo tre muaj informacion si po ecin doktoratat dhe nëse kandidatët nuk po bëjnë aq sa duhet në aspektin e kërkimit shkencor, do të bëhet edhe ç’rregjistrimi i tyre. Të konkurrosh dhe të fitosh nuk do të thotë se do të marrësh patjetër titullin doktor”, thekson Kule.

Kriteret e pranimit

•    Në fakultetin e Drejtësisë:
•    Mesatarja e shkollës së lartë
•    Mesatarja e masterit
•    Dobia Publike
•    Veprimtaria shkencore
•    Platforma e doktoraturës
•    Eksperienca e punës
•    Botimet në revista shkencore



Në garë për doktoraturë edhe deputeti i PS, Tahiri

Do të jetë një përzgjedhje e vështirë, pasi në listën e kërkesave për studimet e doktoraturës janë edhe disa figura të rëndësishme të jetës publike shqiptare. Politikanë, të zgjedhur prej tyre, apo njerëz që vendosin fatin e ligjeve dhe zgjedhjeve në Shqipëri, janë ndër të parët e listës së re të kërkesave. Mes tyre janë edhe Sokol Berberi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili voton për rrëzimin ose jo të ligjeve, për interpretimin e neneve të kushtetutës. Vera Shtjefni, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, apo Ledia Hysi, drejtoreshë në ministrinë e Jashtme. Në listën e kërkesave është edhe ajo e Sajmir Tahirit. Deputeti i PS, i cili ka mbrojtur kauzat më të forta të socialistëve kundër vendimeve të qeverisë, si kthimi nga gjykata i ligjit për ndarjen e kufirit me Greqinë, apo gjetja e pikave të dobëta të ligjit të ri për SHISH, të cilat u mbështetën edhe nga përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë, do të jetë mes garuesve për doktoraturë. Ndoshta, përzgjedhësit e universitetit, nuk do të paragjykojnë kërkesën e tij për shkak të pozicionimit politik. Të paktën deri tani, kauzat e deputetit, janë shpallur fituese juridikisht. Por të vështirë do ta kenë edhe për përzgjedhjen e kandidatëve të tjerë. Figura publike të forta, si anëtar Gjykate Kushtuese, apo anëtar të KQZ, sigurisht që e vënë pak në pozitë komisionin.


“Kriteret i vendosin departamentet”
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Skendër Kaçupi, jep garanci se në doktoraturë do të pranohen kandidatët më të mirë. Ai shton se me udhëzimin e ri, të dërguar nga Ministria e Arsimit, departamentet janë të lirë të vendosin edhe kritere shtesë për kandidatët. “Secili departament ka vendosur kriteret e veta dhe është komisioni ad-hoc prej 5 vetësh, që do të shqyrtojë dosjet për të përzgjedhur më të mirat. Disa prej kritereve më të rëndësishme, përveç notës mesatare, janë veprimtaria shkencore, botimet në revista të huaja, nota e masterit, dobia publike. Por ajo që do të shihet me imtësi është platforma e doktoraturës, pasi që të marrësh titullin doktor duhet një platformë. Në këtë kuadër, ne do të zgjedhim kandidatët më të mirë”, thotë Kaçupi. Ai shton se do të ketë një afat për ankimimet dhe të gjithë kandidatët jofitues që kanë pakënaqësi nga procesi kanë të drejtën e tyre për të bërë ankesën. “Departamentet janë udhëzuar që të zgjedhin dosjet më të mira në tërësinë e tyre dhe të mos jenë skolastikë. Përzgjedhja e fituesve do të kryhet në kompleks. Por ju garantoj se për secilin fitues do të jepen argumentet përse është përzgjedhur dhe e njëjta gjë do të bëhet dhe më kandidatët jo fitues. Në mënyrë që kur të ankohen, ne të kemi të faktuar gjithçka”, sqaroi Kaçupi.

26 Komente

Kto mastrat ene doktoraturat e Shqipnis jan bo tamom si letra hallvaxhish; jan gjith ynyr, ene i gje gjithanej pertoke.  

Kjo Zonjusha pse shko ke privati,  t'mori dy ene te paguj vetem per 1.

Kush ka mbaruar master të nivelit të dytë, i njihen 60 kreditet dhe automatikisht kalon në vitin e dytë të doktoraturës.

Lum si ne, lum si ne per gjithe keta doktora/esha qe do kemi! smiley

Se shpejti Berisha do aplikoje per nje master te nivelit te trete ne dhembe-shkulje, MS Dara, kurse Rama do te aplikoje per doktorature marangozi, Dr. Cekici.

Pango gjithashtu do mbroje nje dezertacion per zmbertheckim.

Zmbertheckim,,,,, po ku e gjete mer yahoo, ne fakt ai duhet te mori 1 honoris causa per sherbimet e vecanta qe i ka bo subjektit.

Edhe ti Xhibo me duket se merito 1 vlersim pas-universitar ne ket fushe.

Kom more vesh se ke nga 1 dashnore per cdo port, duke perfshi ketu edhe portet e vogla si tipi i Shen Gjinit.



Pango gjithashtu do mbroje nje dezertacion per zmbertheckim.

 

ha ha ha ....teknik nderzimi

 Njiher e nji koh i blejshe dipllomat te rruga Kavajes. Tani ti shet shteti..... legalisht.

Po pra, u shperndajshin ke ajo qebaptorja Tymi, i jepte ai kacurrelsi Tekja, qe i kishte ngel emri se pite vetem teke.

Karakteret e rruges Kavajes si ka bota.

Pse nuk shkojne te studiojne ne Oxford keta sepse e mbajne veten per te pazevendesueshem si politikane "kalibri"! :O

Po pse pa doctorate paska qene Topalli deri tani ?

Po ajo e di juridikun me mire se profesoret.

Topalli e ka filluar shkollen e larte ne moshen 31 vj, keshtuqe doktoraten e ka ne kohen e duhur.

Kesaj ja ka hedhur qe s'jep doktorata Uni i Shkodres, se s'do e kishte pasur problem ta mbaronte per 3-muaj.

behet llaf per proqesin e reformimit te arsimit te larte, i ashtuthirruri, proqes i kallarizimit. masivizimi i pranimeve do te kerkonte masivizim te mesimdhenesve, keshtu qe, oburra te habilitojme sa me shume debila, dhe te debilizojme sa me shume homo habilis qe te jete e mundur

Po me numrin e krahinisteve c'do bejme?

numrit te krahinistave, numrit te marangozeve, numrit te kembes se kryeministrit, numrit te bluzes se bashkim finos, numrit te injoranteve qe jane verdalle, nuk kemi c'i bejme, do rrime ta shohim tek rritet, nderkohe qe ngadale do te humbasim aftesine per te dashur kaq shume kete dhe'

pse vetem sala  te jete daktorr e ?

qa ka jozi ma pak smiley

doktorreshe jozi ta hangsha zemren smiley

e po kjo pune. gjithe dynjaja do t ja hape ruzhdijes, ruzhdija do t'ja hape jozit...

Eshte bere doktoratura si me qen diplome gjimnazi...e kane te gjithe.

me siguri diplomen e juridikut do ta kene mare nga ai kursi 6 mujor ne 91!

Departamentet janë udhëzuar që të zgjedhin dosjet më të mira në tërësinë e tyre dhe të mos jenë skolastikë.

Une per vete i besoj kesaj smiley

Nji kumanari ju semur femija dhe thirri zvendesin e tij

Sikur kemi nje doktor ne ne repart ?

Po kumanare , e kemi nji .

Dergoje i cike ke shpia te shikoje kalamonin .

Po nuk eshte doktor mjeksie kumanar . Eshte per finance.

Po pse e ma doktor ai titllin. Coje aty dhe te mos boj llafe ose perndryshe e bona doktor  pallavramenti !

Ky lajm eshte i kendshem per nje titull

"Konkurence ne lemin e doktoraturve "..dhe n/titullin e deklarates se Dekanit " Kuajt e kullotes te zgjidhen nga kuajt e shales "

Kot mer lodhen me universitete, i bie shtrenjte. Me mire ti fusin me ligj nje universitet plepash si ai i 95-96, me 3 muj goditje t'perqendrume del nji vale e re doktorash e profesorash, sic dolen athere gjykatsit e tipit Fatmira Hajdari me shoke e shoqe qi bojn sot "drejtsine".

Nuk eshte fare normale qe prokurorja e pergjithshme apo kryetarja e parlamentit jane ne proces te marrjes se gradave akademike. Me duket qesharake. Nuk e di, e kishin filluar shkollen para se te shkonin ne pozicione te tilla, apo e filluan me pas?  Nejse, ec mo - Shqiperi hesapi.

Nje pyetje kam une.

Te gjithe keta qe kane kerkuar mastera e doktorratura a e kane mbaruar te mesmen ?

O bajraku..po po qe nevoja dhe po qe se eshte kerkese ene shkollen e mesme e mbaron Xhozefina mer lale...ja nji ashtu per 2-3 muj me ju fut.

Pse.Ky Tahiri e ka maru te mesmen ?

Xhozi do me u be doktore qe te luj doktorrash pastaj. Apo nuk i shkon si personazh, ia heq zhelet partnerit n'sekond.

Topalli eshte topalle nga trute dhe as shqip nuk di te flasi. Nuk eshte me mire qe para se te pranohet ne keto "Mastera", te beje nje here provimin per te mbrojtur gjuhen shqipe? Pastaj ajo duhet te sjelli dhe nje vertetim mjeksor, ku te tregohet gjendja e saj psiqike dhe nese eshte ne gjendje te jete midis njerezve.

Shqiperia po ndryshon! Eshte bere vendi me inteletual ne bote. Kemi per numer popullsie me shume te arsimuar(Doktore, profesore, Dok.Prof., me nje ose dy mastera, universitare) se cdo vend tjeter ne bote. Eshte bere vendi i Lisez ne Boten e Cudirave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).