Kinezët e kishin krijesë të tyren Revolucionin Kulturor, pra në një farë mënyre ishin krijues të marrëzive, ndërsa ne që i merrnim dhe i zbatonim këtu, thjesht ishim kopjues marrëzish, si të mos na mjaftonin tonat. Ky absurd do të jetë bërë shkas për daljen e një batute shkodrane në fillim të viteve ’70, kur Partia shpalosi nismën revolucionare “Të luftojmë rehatinë personale”. Shkodranët thanë që, për të luftuar rehatinë, duhet të heqim shalat e biçikletave. Kanë kaluar katër dekada që atëherë, kemi ndërruar dy sisteme dhe nja 20 qeveri, kemi pushkatuar një Kryeministër dhe burgosur nja tre të tjerë, por sheshi “Skënderbej” vazhdon të jetë ende vendi ku nisma revolucionare e dikurshme vazhdon të zbatohet pa asnjë lëshim. Dhe merreni me mend, pa qenë as nevoja që të heqim shalat e biçikletave!

 

Shumë bojë është hedhur në kartë këto vite për këtë shesh, janë thyer boshte makinash e këmbë fatkeqësh, janë hapur gropa e janë shkatërruar amortizatorë, por asgjë nuk ka ndryshuar. Tash së fundi, morëm vesh se për shkak të mosmarrëveshjeve Bashki-Qeveri, nuk mund të bëhet shpronësimi që do të hapte Unazën e Vogël dhe që kjo nga ana e vet, do të mundësonte rikonstruksionin e Sheshit. Unë që e njoh me themel këtë punë, e di se shpronësimin e pengon Qeveria, që kështu, me një gur shpreson të vrasë dy nga zogjtë e fundit që kanë mbetur: edhe të kursejë ca pará tani që është ngushtë, por edhe të mos i japë shans Kryetarit të Bashkisë të mbarojë sheshin kryesor të qytetit kryesor të Republikës. Meqë as që mund të imagjinohet që të bëhen bashkë Bashki-Qeveri dhe ta bitisin këtë punë, pastaj pasi ta mbarojnë të shkojnë bashkë e ta inaugurojnë para kamerave e kështu të marrin secili nga një medalje në sy të qytetarëve, preferojnë skemën tashmë të kolauduar: “Nuk e dua medaljen time, veç ai të mos marrë të tijën”. Kështu ata mbeten pa medalje, ndërsa neve na mbetet të vazhdojmë të zbatojmë nismën revolucionare kundër rehatisë personale nëpër gropat e pellgjet e sheshit me emrin zulmëmadh Skënderbej.

KUTITË E TARES
 

Belá më vete këta filmat e vjetër bardhë e zi që shfaq kanali “T”. Belá sidomos kur tashmë në distancë kohore, përpiqesh të kuptosh se kush kish të drejtë. A e kish mirë ai heroi pozitiv, që gjithmonë fitonte në fund të filmit, apo ai heroi negativ që, vërtet që e humbiste davanë në film, por tashmë që u përmbys sistemi i heroit pozitiv, del se paska pasur të drejtë. Që të mos e bëj edhe më lëmsh se ç’është në të vërtetë, po i bie shkoqur.

Ripashë para ca ditësh filmin “Përballimi”, një punë e vërtetë mjeshtërish të artit. E pashë, po kokën s’ma bëri lëmsh loja mjeshtërore e Sandër Prosit apo e Bujar Lakos, por mesazhi. Disa djem të rinj gjithë energji e ëndrra, që u është mbushur mendja të gjejnë fuçitë me grurë të kulakut dhe t’ia marrin. Ky i shkreti (Kadri Roshi) përpiqet të fshehë fuçitë ku të mundet dhe që u thotë gjithë përunj’je “Rrëmo o Tare rrëmo”. Kush e ka drejt, e kush shtrembër? Kulaku e ka vënë atë farmak grurë vërtet me djersë, por edhe duke vjedhur nga një çikë, apo duke shfrytëzuar gjendjen e luftës. Djemtë e rinj sapo kanë zbritur nga mali, Komandanti u ka mbushur mendjen që do ndërtojnë botën e re duke përmbysur të vjetrën. Ata janë të bindur për këtë, nuk i akuzon dot se e bëjnë për t’u pasuruar apo për poste, jo, ajo e tyrja është idealizëm i pastër. Askush nuk thotë dot se rinia që mbushi malet kundër Italisë e kundër gjermanit, e bënte për të marrë vilë te Blloku. Në ’44-n e luftës apo në ‘48-n e filmit, e gjitha ishte idealizëm. E pra në mes të këtij hovi, i zunë derën edhe kulakut tonë dhe, ca me ligje e ca pa ligj, i kërkonin kutitë (pardon, fuçitë). Në fund ia kthyen përmbys bahçen, i gjetën dhe ia muarrën. Për këtë punë pastaj, me siguri kanë bërë edhe karrierë, ecën përpara derisa ndonjë ditë Komandanti, që i luante gurët sipas midesë, i flaku si limoni të shtrydhur më ndonjë burg a internim si armiq. Për ta u bë edhe ky film, natyrisht pa këtë pjesën e limonit të shtrydhur. Ne të gjithë u krenuam me largpamësinë e Komandantit dhe kurajën e djemve, si edhe na u bë zemra mal që e hëngri kulak-ziu.

Mirëpo erdhi dita që gjërat u përmbysën dhe në një farë mënyre zunë vendin e tyre. Kulaku, megjithëse me vonesë, doli se e kishim persekutuar, doli se gjithë përpjekja e djemve idealistë kish qenë e kotë dhe se e gjithë davaja ish bërë për karrigen e Komandantit. Mirëpo tashmë ishte shumë vonë, kulaku ka vite që kalbet nën dhé, ndaj s’i themi dot se e tepruam me ty. Djemtë e dikurshëm tashmë pleq, justifikohen duke na thënë se ata s’e bënin për vete, por se ashtu kish qenë koha, ndërsa Komandanti pasi na shtrydhi sa mundi, tashmë na ka lënë shëndenë. Aso kohe ata përmbysën një diktaturë dhe me këngë në gojë e zëvendësuan me një tjetër dhe, të gjithë këtë e bënë duke qenë të bindur se po bënin një gjë të mirë, kështu që pyetjes “A i gjeti Tarja kutitë”, sot nga distanca e një gjysmë shekulli, mund t’i përgjigjemi me trishtim “Po, Tarja i gjeti kutitë, por për të zezë të vet”.

Tani që të mos keqkuptohemi, unë nuk po them se kutitë nuk duhen hapur, apo se në to nuk ka manipulime. Unë thjesht po ju them se kutitë edhe në u hapshin, s’do na sjellin demokracinë. Thjesht do ndihin që të zëvendësohet një komandant me një tjetër, i cili të paktën nga shenjat, po duket se nuk ndryshon shumë as nga Komandanti që kishim, e as nga ky që kemi.

10 Komente

Simbolika e kutise :

Ne mesjete, ne ca vende te Europes perendimore, disi te eger dhe goxha te sfilitur neper luftra, burrat rrinin me shpesh jashte se brenda ne keshtjelle. Mirepo keshtjella strehonte nje minibote te tere : ushtare, sherbetore, gatues, gaztore, etj. Dhe luftetaret qe niseshin ne fushate e kishin menduar shpesh ecurine e nje dite te bashkeshorteve te tyre. Dhe sigurisht, kjo percillej dhe ne fatet e luftes, sepse shperqendrimi ne beteje te kushtonte jo rralle koken.

Atehere ata menduan qe ne pjesen qendrore te trupit te bashkeshorteve te instalojne njelloj softi te asaj kohe, nje lloj softi qe ndalonte çdo perpjekje per te hyre ne nje univers te ndaluar. Softi ishte nje parzmore çeliku, ne forme kutie, dhe vete kutia ne forme mbathjesh, e cila ishte e pajisur, sigurisht me nje çeles. Duke u nisur per ne lufte, luftetaret mbyllnin kutiçken dhe e merrnin çelesin me vete. Kuptohet se kjo permbante rreziqet e veta sepse mund te ndodhte qe luftetari te vritej dhe po te kishte pak fat, t'ia kalonte çelesin nje shoku te armeve. Mirepo mund te ndodhte qe xhelozet e medhenj ta merrnin me vete sekretin e kutiçkes. Dhe keshtu bashkeshortja e ngrate priste me kutiçke per beli qe dikush t'i gjente nje çeles te pershtatshem.

E njeditezaj, luftetari M. luftoi si burrat dhe u plagos per vdekje. Pasi u mendua ta linte apo te mos e linte çelesin, ai vdiq duke e marre misterin me vete. Luftetaret u kthyen ne keshtjelle, por Penelopa G. nuk e pa burrin e vet te kthehej. Grate e tjera psheretine nga lehtesimi i hapjes se kutiçkave, por Penelopa G. u kap nga ca djerse te ftohta sikleti ngaqe fati i saj ishte shkruar tashme : kutiçka e saj nuk do te hapej me.

Dhe eshte pikerisht ne kete kohe qe ne keshtjelle mberrin nje zoteri i quajtur Kopi L. i cili, duke mos ditur asgje per mungesen e çelesit te Penelopes, ra ne dashuri me te. Gjerat shkonin mire e bukur deri diten kur dashuria ishte forcuar aq shume sa priste te shperthente lule. Atehere Penelopa, duke e ndjere rrezikun e zhgenjimit te Kopi L., u ngrit ne kembe, u drejtua per nga nje cep i murit ku varej diçka, dhe i deklaroi : Oh, i dashur, çfare gje e trishtueshme ky zogu i vogel ne kafaz, ai nuk e ka ndjere kurre shijen e lirise dhe keshtu do te vdese, gjithmone ne roberi.

Kopi L. nuk e kapi mire lidhjen dhe shpalli : E dashur Penelope, nje zog qe s'fluturon nuk quhet me zog prandaj le t'ia hapim deren e kafazit dhe le te çaje ne flladet dhe puhizat e ajrit. Dhe me dy-tre hapa, ai ia hapi deren kafazit dhe zogu u perpelit ca here para se te marre fluturimin. Atehere, Penelopa iu drejtua me nje ze te ngasheryer : I dashur Kopi, dua te fluturoj edhe une, kush do te ma hape kafazin dhe mua ?

Kopi L., pasi u mendua ca, e pa Penelopen ne sy, dhe u largua duke mermeritur neper dhembe : "ç'kohe e humbur... ç'kohe e humbur..."

Filozofia hurbinekase ne 3 paragrafe: 

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus gravida nibh et neque placerat molestie consectetur dui bibendum. Ut eu eros ac lectus porta facilisis eget sed nulla. Fusce quis diam vel nulla tincidunt condimentum. Curabitur tempor congue sollicitudin. Praesent at neque nisl. Pellentesque porttitor arcu at nulla condimentum mattis. Vestibulum ante ipsum primis in faucibus orci luctus et ultrices posuere cubilia Curae; Quisque condimentum magna vel odio mollis ultrices. Pellentesque ut urna enim. Aenean pretium leo in massa imperdiet ornare. Morbi enim urna, euismod tristique fermentum in, tristique at metus. Vestibulum ante ipsum primis in faucibus orci luctus et ultrices posuere cubilia Curae;

Fusce mollis consequat tellus. Aliquam erat volutpat. Nullam pretium, augue et tristique tristique, nisl neque aliquet sapien, ac lobortis tellus nibh quis odio. Nulla sit amet sapien sit amet dui adipiscing consequat non vitae urna. Ut magna tellus, mollis et dapibus sit amet, ultricies ac ipsum. Sed nec leo nisl. Vestibulum euismod molestie turpis id pellentesque. Curabitur varius varius ligula, semper gravida est tristique a. Nam eu enim tellus. Nulla eu diam vitae lacus hendrerit bibendum. Duis vel nibh ligula.

Morbi sagittis neque quis urna vulputate commodo. Ut eget nunc eu leo tempor consequat. Nullam aliquam pellentesque nunc quis fringilla. Quisque ullamcorper arcu nec metus condimentum vitae gravida felis vulputate. In nec ipsum risus, eget tincidunt est. Vestibulum tristique imperdiet velit, ac varius ante venenatis in. Fusce lacinia congue eros, quis malesuada nisi tincidunt a. Curabitur est sapien, consequat in fermentum rhoncus, aliquet at risus. Vestibulum eu ornare massa. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Cras ut massa a ante consectetur imperdiet vitae id odio. Suspendisse dui diam, venenatis vel vestibulum in, facilisis sit amet metus. Nam quam nulla, vestibulum nec bibendum sed, tempus id odio. Duis ut diam sit amet mi vehicula euismod non quis eros.

Hurbi, pergezime, shyqyr qe u ktheve ne identitet. Perallat jane risia me e bukur qe ti di te besh. The rest.............

@rakia: mire e kishe, Lamja o lla, eshte "texhall"  smiley

ah, edhe kjo: ajo puna rehatise mu shoqeru me kambrik te kuq 90 lek metri dhe me kongen:

nder barrikada proletà-

re urra urra

rendin borgjeS

to ta shktrrojme, rà-

urra urra,

rendin borgjeS

to ta shktrrojm!

Sikur ta merrnin vesh kete punen e kumandarit dhe masat e gjera o Lame...

Nashti, une nuk se jam kundra ketyre qe çkron ky Artani i Lamejve ketu, por se c'ka dicka qe nuk me le nje shije te mire ne kete histori ...

Ah, po... nuk eshte se me pelqen dhe aq shume kur njerezit e bashkuar rreth te njejtave ideale (partiaket pra, per ata e kesha llafne) ti çkruajne kritikat si me spond ne faqet e gazetave, dhe per me teper per ta bere kete  "i bien nga Kina" (cfare kane me Kinen keta te Shqiperise qe nuk lene artikull pa permendur Maon - t'i kete marre valle malli?).

Andaj O Lame, keto gjera ngriu e thuaja krietarit tend te gjate atje ne mbledhjen e organizates (ne fund te fundit andaj je anetar i asaj partie qe je), ndryshe mos na bej te lexojme e mendojme ato qe ke dashur ti t'ia thuaç por qe nuk ke pasur guximin t'ia thuaç..

P.S. Shume te lodhshem ato shembuj qe kishe sjelle per ilustim dhe me shume pak lidhje me ate qe deshe te thuash.

Vertet nga Kina i ka ra Lamja ket rradh.. edhe faj ska, me zjarrin dhe me ujin sbehet shaka..

 "...Thjesht do ndihin që të zëvendësohet një komandant me një tjetër, i cili të paktën nga shenjat, po duket se nuk ndryshon shumë as nga Komandanti që kishim, e as nga ky që kemi.."  

 smiley   Eh te marrte e mira te marrte. 

Mire...Edhe?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).