Në një intervistë, filozofi francez, Emanuel Levinas, u pyet se cilat ishin pesë veprat më të rëndësishme të historisë së filozofisë. Ai u përgjigj: “Fedri” i Platonit, “Kritika e Arsyes së Kulluar” e Kantit, “Fenomenologjia e Shpirtit” e Hegelit, “Ese mbi të Dhënat e Menjëhershme të Ndërgjegjes” e Bergsonit, dhe “Qenia dhe Koha” e Haidegerit. Që janë vepra të rëndësishme, kjo dihet. Por fakti domethënës është se asnjë nga këto vepra nuk ekziston në gjuhën shqipe. Për të mos i hyrë debatit se sa studiohet filozofia në universitetet shqiptare, ne, të rinjtë e sotshëm, duhet të mjaftohemi me ato pak përkthime në shqip dhe me ndonjë vështrim të shpejtë nëpër faqet e internetit, për të lexuar ndonjë gjë, pavarësisht vështirësive gjuhësore.

E megjithatë gjërat kanë filluar të lëvizin. Botimi i njërës prej veprave më të rëndësishme të Martin Haidegerit në shqip, filozofi më i rëndësishëm i kohës sonë, e tregon këtë. Nuk është përkthimi i ndonjë profesori apo ndonjë përkthyesi me nam e nishan që ka marrë sa e sa çmime – jo, është përkthimi i një studenti të filozofisë, i një të riu nga ata të shumtët, për të cilët janë ankuar se janë të fjetur, që kalojnë kohën kafeneve, e ju mungon dëshira për të bërë diçka. E që të mos thonë më se nuk ka të rinj Shqipëria, se të rinjtë tanë nuk dinë të bëjnë asgjë; se edhe ndonjë “analist-opinionist” me apo pa këllqe, shkrimtare apo edhe shkrimtarë të tjerë, të fillojnë të mendojnë se të rinjtë e këtij vendi e kanë një pikë dëshire për ta parë shumë më mirë botën e librave në vendin tonë. Gjithmonë është thënë se përkthimi tek ne nuk bëhet në mënyrën më të mirë. Por mua më ka çuditur fakti se këta, gjoja kritikuesit tanë të mëdhenj, gjithmonë flasin e stër flasin se nuk ka përkthime të mira. Le të jetë ky përkthim i këtij botimi në shqip, si një manifest i rinisë shqiptare, dhe mbi të gjitha, për tu treguar atyre që qahen për përkthimet në shqip, që Shqipëria jo vetëm që ka të rinj, por edhe të rinj nga ata që dinë dhe duan të përkthejnë Haidegerin. Por ky nuk është vetëm një fakt që të rinjtë kanë anën e tyre të letrave.

Tani, nuk mund të mos i themi disa fjalë për “Letër mbi humanizmin”. Vepra është shkruar fill pas Luftës së Dytë Botërore, në një kohë kur Haidegeri ndodhej në një situatë të vështirë personale. Për shkak të implikimeve të tij me regjimin nazist, filozofit i ishte ndaluar mësimdhënia nëpër universitetet gjermane. Ai nuk mbajti më leksione deri në fund të jetës së tij, me përjashtim të disa rasteve kur ishte ftuar, fshehtazi, nga studenti i tij, tanimë edhe ky profesor, Gadameri. “Letër mbi humanizmin” është një hyrje e shkëlqyer për në mendimin e Haidegerit. Aty do të gjejmë një paraqitje të thukët të të gjithë filozofisë së tij, që nga temat kryesore të kryeveprës së tij “Qenia dhe Koha”, e deri tek çështjet e filozofisë së tij të vonët, si arti e teknologjia. Vepra cilësohet si fillesa e antihumanizmit, një lëvizje krahas së cilës u rreshtuan disa nga emrat më në zë të filozofisë perëndimore. Në fakt, jo shumë kohë më parë, Sartri kishte botuar esenë “Ekzistencializmi është Humanizëm”, ku ai deklaronte se “ne ndodhemi mbi një plan ku ka vetëm njerëz”. Haidegeri e kundërshton këtë pikvështrim dhe këtë plan ai e mbush me “Qenie”. Duhet thënë se në këtë vepër të thukët nuk analizohet vetëm marrëdhënia e filozofisë së “Qenies” së Haidegerit me ekzistencializmin e Sartrit. Këtu Haidegeri shprehet edhe për Karl Jaspersin dhe shkruan se grupimi “Jaspers dhe Haideger” nuk është i saktë, pasi mendimi i tyre ndahet nga një humnerë. Kjo, shkruan ai, rrjedh nga fakti se çështja kryesore që i jep jetë mendimit tim, nuk është rrokur akoma. Por tek “Letër mbi humanizmin” Haidegeri flet edhe për filozofinë marksiste, diçka e rrallë kjo, dhe e paraqet koncepcionin marksist të historisë si më të lartin.

Por, çfarë është ndër të tjera ky libër i Haidegerit? “Letër mbi humanizmin”, iu dërgua në vjeshtën e vitit 1946 Zhan Bofresë (Jean Beaufreut), nga Hajdegeri, si përgjigje për një varg çështjesh që Bofre ia shtronte Haidegerit në një letër të mëparshme. Në këtë letër dallohet në mënyrë absolute qenia, nga të qenurit, ose e shprehur në mënyrë më të thjeshtë ajo që ekziston ... Haidegeri mendon se pyetja që shtrohet për qenien, është pjesa më e mirë që mund të kapet si pjesë e një analize fenomenologjike të njeriut. Nga ku, ky i fundit është i vetmi “të qenur”, i cili mban të gjithë dhënien që i është besuar si mbajtësi i qenies. Ndaj Haidegerit nuk mund të ngrihet asnjë arsye për nihilizëm. Nga ku gjithmonë e më shumë shfaqet ekzistenca e fundme, dhe se ankthi nuk është mënyra më e mirë e prezencës së qenies. Në “Letër mbi humanizmin”, ai tregon se ka mënyra të tjera të mundshme strukturash më pak “negative”. “Letër mbi humanizmin” është një pjesë që merret rreth vështrimit sintetik. Ne fakt duhet parë edhe ndryshe arsyeja pse Haidegeri është anësuar gjithmonë kundër interpretimeve psikologjike ose antropologjike të mendimit të tij, nga ku shikohet një mos ekzistencializëm. Pra, e gjitha kjo merr shtysë jo si në anët ekzistenciale të Sartrit apo të Jaspersit, por duke e parë si një qartësi e kulluar e ekzistencës. “Letër mbi humanizmin” shpreh syrin haidegerian, shqetësimin që vjen si shqetësim nga qenia. Kjo vepër nuk vjen thjesht e përkthyer në shqip, por edhe me shpjegimin e disa termave të cilat janë tepër të rëndësishme, ashtu siç bën në çdo fundfaqe përkthyesi dhe njëherësh përshtatësi në shqip, Enkelejd Musabelliu dhe me një parathënie për botimin në shqip nga prof. Gjergj Sinani.

12 Komente

Mire, shume mire qe eshte perkthyer. Per cilesine e perkthimit s'mora vesh gje. Po ka mundesi ndonjeri te me shpjegoje ku e ka derguar me pushime logjiken brenda frazes artikullshkruesi smiley aferim!

 "Haidegeri mendon se pyetja që shtrohet për qenien, është pjesa më e mirë që mund të kapet si pjesë e një analize fenomenologjike të njeriut. Nga ku, ky i fundit është i vetmi “të qenur”, i cili mban të gjithë dhënien që i është besuar si mbajtësi i qenies. Ndaj Haidegerit nuk mund të ngrihet asnjë arsye për nihilizëm. Nga ku gjithmonë e më shumë shfaqet ekzistenca e fundme, dhe se ankthi nuk është mënyra më e mirë e prezencës së qenies. Në “Letër mbi humanizmin”, ai tregon se ka mënyra tjera të mundshme strukturash më pak “negative”. “Letër mbi humanizmin” është një pjesë që merret rreth vështrimit sintetik. Ne fakt duhet parë edhe ndryshe arsyeja pse Haidegeri është anësuar gjithmonë kundër interpretimeve psikologjike ose antropologjike të mendimit të tij, nga ku shikohet një mos ekzistencializëm. Pra, e gjitha kjo merr shtysë jo si në anët ekzistenciale të Sartrit apo të Jaspersit, por duke e parë si një qartësi e kulluar e ekzistencës. “Letër mbi humanizmin” shpreh syrin haidegerian, shqetësimin që vjen si shqetësim nga..."

Meshire! smiley

 

 

Te qenurit patetik te garanton njohjen, dhe me shprese, suksesin ne tregun e sotem mediatik shqiptar. Me forta eshte se komenti im, sikurse vota 1 e deritanishme, ndihmon ne kete sukses. smiley

Naim, mbiemri i perkthyesit sikur me intrigoi nje cike mua.

Me perkthyesin nuk kemi gje se e kemi nga ana jone smiley Ne fakt une e kisha me artikullshkruesin. Perkthyesi mund te kete bere pune te mire ose jo, kete s'kam nga ta di. Nqs ai ka ndermarre te perktheje nje liber te tille te veshtire kjo eshte nderin e tij edhe pse kam dyshime a priori ne cilesine e perkthimit.

te marr vesh. normal qe duhet lexu libri e s'duhet fol qesim. Vetem qe kam mendimin se edhe po te jete perkthim bloze, eshte prapseprap nje fillese. Si ne zgjidhjet numerike te ekuacioneve, eshte nje vlere fillestare, qe jepet vertet qesim, por qe pas se ciles fillojne iteracionet qe i sjellin gjerat ne hudut. Dyshimi per cilesine nuk kontrollohet (perkthyesi qeka ne fillimet e veta per me teper, dhe guxim paska marre), por une do thoja qe perkthyesit t'i japim perfitimin dhe jo demin e dyshimit. Edhe po e pat perkthy keq, mire i bohet, qe ta shofi se jo cdo gje qe fluturon hahet. Pastaj, sa per gerr verre artikujsh, kjo eshte bere aq mode nderkaq, aq sa te kapesh me cdo gje qe del ne shtyp, i bie si me i angullit henes.

Pershndetje!

Jemi me nje mendje. Guximi duhet vleresuar. Pune te tilla asnjehere nuk jane te teperta. Por mungesa e modestise (e cila nuk vjen nga perkthyesi vete, per ti dhene perfitimin e dyshimit, por nga artikullshkruesi) eshte burim i perseritjes se gabimeve ne te ardhmen.

Persa i perket Hajdegerit te cilin nuk e kam lexuar por per te cilin kam lexuar do te preferoja ta lexoja te perkthyer ne nje gjuhe tjeter pervec shqipes nga ndonje perkthyes me autoritet ne kete fushe. Pastaj mund te lexoja perkthimin e tij ne shqip.

Tung

 “Letër mbi humanizmin” i M.H.(Titulli i origjinalit)

Perktheu: Enkelejd Musabelliu

Redaktor:----------

Botoi:---------

Tirazhi:-------

???

Qysh po ma çoni dem kete pasdite, ne qafe me paç, Eljan. Por s'prish pune, sa u shkeputa nga ca dosje dhe jam gati duke hyre ne nje mbledhje shume te rendesishme, dhe po t'i them dy fjale, te shperndara keto ne pese pika, tip peskalogu, nqs e kupton. Dhe ta kesh si "feuille de route" (nga ato te Abazit te Pallestaines dhe Benxhit te Izrailit).

1. "Fenomenologjia e Shpirtit" te Hegelit, nuk perkthehet keshtu. Nese e ke hapur ndonjehere kete liber, aty do te shohesh qe behet fjale per tjeter gje. Shpirti eshte tjater. Ne pergjithesi, kur permendet fjala "shpirt", ne Perendim kuptohet thjesht permasa e tij fetare. (Paix à son âme - ndjese paste ; les âmes perdues - shpirtrat e humbur, etj). Gjithashtu, kjo fjale mvesh dhe nje kuptim mistik kryesisht te lidhur me shpirtin sllav rus. Dostojevski, nder me te permendurit. Andaj,

Hegeli shkruante per tjater : shkruante per "frymen" e Historise, ose si me thene : kahun e saj, eren, valen, ose dhe "mendjen" e Historise. Nese do te kishte nje perkthim te sakte, do te kishim : "Fenomenologjia e Frymes", ose "Fenomenologjia e Mendjes".

2. Heideggeri nuk perkthehet me çeta vullnetare, as me plane pesevjeçare te shpallura neper plenume. Ky babloku, qe ta perkthesh mire e mire, do qe t'i kesh menderet sa nje magje buke. Une te kuptoj shume mire per zellin dhe vullnetin, dhe ngazellimin dhe ngadhnjimin mbi nje term te veshtire, por ama kjo s'mjafton. Me keto me lart mund t'i bejme malet fusha, por jo fushat male.

3. Heideggeri nuk eshte ashtu si ke thene ti, qe atij na ia paskan ndaluar mesimedhenien deri ne fund te jetes, dhe se zoteri H. nuk paska dhene me mesim. Ne vitin 1951, Zoti H. shkoi ne fakultet me ca fletushka nen sqetull dhe mbajti kursin e pare qe prej 6 vjetesh. Kursi titullohej "Was heisst Denken ?" (Cfare thirrim te mendosh ?). Shkurt, korigjoje shenjestren dhe mos e deno shokun Heidegger me shume nga ç'e kane denuar çunat e asaj kohe.

4. Puna e Sartre. Ke thene aty qe kjo "Letra" ishte fillesa e antihumanizmit. Nuk di me ç'autoritet e ke shpikur kete "fillesa", por s'prish pune. Dhe pastaj thua se kete e perkrahen dhe shume te tjere. Kush keshtu ? Kurrkush. Puna eshte ketu : kemi filozofi EKZISTENCIELE te Sartre dhe filozofi EKZISTENCIALE te Heideggerit. Mirepo kujdes ! mos u ngaterroni me mbiemrin "ekzistenciale" te Heideggerit per ta lidhur me ekzistencializmin. Keto s'kane lidhje. Mbiemri "ekzistenciele" shkon bashke me ekzistencializmin e Sartre. Sepse Sartre ndalet vetem tek ajo qe eshte, kurse zoti H. shkon te qenia e kesaj gjeje, apo ndryshe tek te qenurit e saj. Sartre vepron ne rrafsh ONTIK, kurse Heideggeri ne rrafsh ONTOLOGJIK.

5. Dhe e fundit, paragrafi i fundit i yti eshte thjesht i palexueshem. Nuk po rrasem kot neper ujera te turbullta, por thjesht po them se nuk eshte ashtu si thua ti (as e kam idene ç'ke thene, por nuk eshte ashtu).

__________

Nqs kalon nga keto ujera, germo pak neper ca postime te miat, diku kam folur per goten e ujit ne tavolinen e Jeruzalemit. Kur ta kesh lexuar ate postim, dhe te me kesh thene se e mora vesh, atehere merre artikullin dhe riformuloje edhe njehere.

__________

Ne lidhje me "Humanizmin" qe gjoja Heideggeri ishte antihumanist dhe per rrjedhoje barbar ose nihilist ose absurd :

Ky xhaja thoshte keshtu : o çuna, ju po e shihni vete se ku na çojne filozofite qe kane ne qender njeriun (filozofite humaniste). Tragjedite qe ndodhen, thote ai, jane pasoje e kesaj kembengulje te njeriut per ta vene veten ne qender. Dhe per t'i shpetuar kesaj, vazhdon ai, ne duhet te kapemi diku tjeter dhe ta harrojme ca veten, per t'u marre me nje çashtje tjater siç eshte ajo e QENIES. Dhe me kete qenie, nuk kuptohet ajo ç'kupton Ibishi dhe Kurtishi, por kuptohet akti i te qenurit ketu. Me nje fjale, me teper sesa te interesohemi per njeriun qe eshte aty, ne duhet te interesohemi per qenien e tij aty, me nje fjale, t'ia gjejme kuptimin kesaj qenie, ketij qendrimi tone mbi toke, t'ia gjejme thelbin, ashtu siç ai ia gjen poçit te veres.

Prandaj dhe xhaja i thote atij çunakut te Frances qe o shoko ! a nuk u merzitem me me kete fjalen "humanizem" ? Ec çuno, hiqe kete fjale se s'kemi hajer nga kjo.

I bie qe Heidegger ishte humanist, ne kuptimin qe fliste per te miren e njeriut, por nuk ishte humanist siç kuptohej humanizmi deri atehere.

________________

Hajt tungatjeta, suksese ne te ardhmen.

 

Hurbinek, ke te drejte per punen e Hegelit, "Phenomenologie des Geistes" mund te perkthehet cdo gje vec 'shpirt' jo. Sa per kete librin qe flet Eljani une kam pasur rastin ta shoh ne librarite e Tiranes. Nuk e kam lexuar ende, por botimi te linte shume per te deshiruar. Shkronjat mezi lexoheshin. Dukej sikur shtypshkronja kishte nja 10 vjet pa shtypur ndonje liber. Fakti qe e ka perkthyer nje djale i ri, dhe student sipas Eljanit, nuk eshte ndonje gje e madhe. Te perkthesh Hajdegerin do te thote te njohesh me rrenje gjermanishten, ne te gjitha dialektet e saj, dhe pastaj te njohesh me rrenje gjuhen shqipe, gje qe dyshoj per kete qe e ka perkthyer. Ne shqip Hajdegeri eshte perkthyer dhe me pare, nje liber qe quhet "Leksione dhe Konferenca", dhe aty botimi (per cudi e njeta shtepi botuese) ishte per faqe te zeze dhe perkthimi ishte gjithashtu i dobet.

Laert,

Ka dy Heidegger : Heidegger I dhe Heidegger II. Kjo ndarje eshte bere (atij i ka ngelur) nga nje At Reverend Richardson, nje amerikan-lexues i Heideggerit. Ndryshe quhet dhe Kthesa (Kehre), ose frengjisht "le tournant" e Heideggerit. Kthesa ishte ketu : Heideggeri e la udhen e "Kohe dhe Qenie", analitiken e Daseinit dhe u rras ne misterin e gjuhes.

Tani, per nje perkthyes qe i pelqen ky tipi, madje dhe per kete studentin, duhet qe te sigurohet mire cilit Heidegger kerkon t'i turret per se mbari.

Dhe ç'eshte e verteta, keta kane kapur "Leter mbi Humanizmin" qe eshte nje si ure ndermjetese, sepse Heideggeri, ne kete leter te shkruar me 1946, ishte pikerisht ne largim e siper nga analitika qe permenda.

Per mendimin tim, kjo eshte qasja me e keqe qe mund t'i behet vepres se tij. Ka pasur vepra te tjera nga mund te kapet. Po te kishin pyetur pak keta çunat, do te kishin gjetur. Gjithsesi, mua me vjen mire qe merren me kete pune, por thjesht terheq vemendjen e euforise. Ne kete pune, duhet vertet kokulur. Sepse Heideggeri eshte peshkaqen : atehere kur nuk e pret, kthehet dhe te kafshon. Vendosja e nje gjuhe te pershtatshme per termat e tij, eshte kushti paraprak. Por kjo gjuhe fitohet vetem ne perleshje e siper me mendimin e tij.

Prandaj dhe duhet qe botimet e Heideggerit te vijne vetem pasi nje perkthyes ka perkthyer tashme nja 10 vepra ne kompjuterin e vet dhe pastaj vendos t'i botoje. Sepse keshtu ka nje zoterim te mire te çeshtjes, dhe te pakten mbulon njefare territori.

Une nuk sulmoj as perkthyesin, as kete studentin e ri. Me duken te zellshem, te ndezur, dhe kjo eshte shume mire. Ama duhet te perfitojne nga gabimet, nga verejtjet qe iu behen, dhe sidomos duhet te lexojne shume, te hulumtojne shume.

Dhe Heideggeri duhet te gjeje nje shtepi botuese te sakte, te palevizshme dhe qe e ndan mendjen te merret deri ne fund me te. Nuk eshte kala e pamposhtur Heideggeri, ama eshte e veshtire per t'u marre. Djemve te rinj iu keshilloj vetepermbajtjen, si dhe meditimin. Te mbledhin sa me shume informacion, pastaj t'i ballafaqojne, te nxjerrin mesimet e duhura, te sperhellin termat, te mbulohen vrimat, e keshtu me radhe. Behet, por do pune.

Ne lidhje me gjermanishten qe duhet ta dije shkelqyeshem : nuk eshte e thene. Heideggeri mund te lexohet dhe kuptohet ne vetem dy gjuhe : gjermanisht, frengjisht. Gjuhet e tjera, per arsye te ndryshme objektive (tradite, fjalor, studiues, afersi intelektuale, etj), nuk munden plotesisht.

Nejse, histori e gjate.

Me falni qe po nderhyj, sepse nuk e kam zakon neper forume, por terbimi ben te me hane duart. Enkelejd Musabelliu eshte pa dyshim emer shume i bukur barok e intrigues por, per fat te keq, mbajtesi i tij, me sa duket nuk shkon pertej tingellimit te emrit. Sa per informacion, marre nga katalogu online i Bibliotekes Kombetare, ja bemat perkthimore te Musabelliut (student ne Master ne filozofi, ne mos gaboj, ne te vajtueshmin Universitet te Tiranes):

1) "Shoqëritë sekrete dhe fuqia e tyre botërore : një guidë përmes ndërthurjes së lozhave me financën dhe politikën, Komisionin trilateral, Bilderbdergers, CFR, OKB, etj." , nga Jan van Hessling, botuar po nga Plejad, me 2009 (377 faqe), perkthyer nga anglishtja.

2) Alfred J. Ayer, Gjuha e verteta dhe logjika (siç e shkruaj, pa presje ne titull!), 187 fq, 2009, po Plejad (ma ha mendja prape nga anglishtja).

3) Letra mbi humanizmin, perkthyer s'dihet se ga çfare gjuhe (me sa kam degjuar, nga "burime te brendshme" perkthyer nga italishtja), po pse jo prape nga anglishtja. E bukura me Plejadin eshte se vene vetem "perktheu" dhe pastaj, te faqja e pasme, titullin e origjinalit e vene siaps rastit, ose origjinalin ne te ilin eshte shkruar teksti, ose origjinalin qe ka sherbyer per perkthimin. Ai i meparshmi i Heideggerit, Leksione dhe konferenca, "perkthyer nga Dritan Thomollari", ka si titull te origjinalit "Basic Writigns" (sic). Kush eshte i afte te gjeje te perbashketen e ketyre tri puneve, le ta beje eta shohe pastaj gjithsesi si nisme te mire perkthimin ne fjale. Doja vetem te shtoja se, "te qenurit", e perdorur edhe nga Musabelliu edhe ne disa nga postimet e mesiperme, eshte thjesht mosekzistente ne shqip, eshte gabim gjuhesor, i perhapur ndoshta nga gazetat, por qe nuk i lejohet normalisht as nxenesit, e jo me perkthyesit, aq me pak atij te Heideggerit. Per formen paskajore, ne shqip, thuhet "te qenet". Per folje te tjera (analogji qe e shpie Musabelliun ne gabime te tilla) mund te jete : "te folurit", te mbajturit", etj.

Eljan Tanini, eshte nje gomar me brire (nese nje gje e tille mund te ekzistoje), nje gjysmak ne vit te trete e te katert te po ai fakultet, qe kandidon tek emisioni televiziv Lider, me deshiren qe "t'i futet gazetarise", sepse "publiku shqiptar ke nevoje per ide te reja" (videoja e vetprezantimit gjendet neper internet), ka shkruar e botuar, pa mbaruar provimet, nje liber "denoncues" ndaj realitetit shqiptar, ne emer te zerit te rinise se vendit (te cilen synon ta mbroje edhe ne shkrimin e mesiperm): libri titullohet Tregu i zeros, dhe eshte me pasthenie te ... Artan Fuges. Edhe ne kete rast, po mori vesh njeri gje, le te me (na) shpjegoje.

Me vjen keq, por nuk jam aspak dakort me ata me siper qe e vleresojne nismen e perkthimit ne fjale (flas per te gjithe procesin, qe nga perkthimi, deri te modalitetet e botimit dhe pranise ne treg) dhe te tjera te ngjashme, qe ne Shiqiperi jane fatkeqesisht te shumta (nje rast tjeter, po te Plejad, njefare Alba Mulki, ka "perkthyer" nga Hans-George Gadamer (se  nga del "e"-ja te Georg, vetem ajo e di) nje liber me titullin shqip Historia e filozofise; nga ç'gjuhe, do te thoni ju-- kjo sigurosht nuk dihet, veçse faqja me titullin e origjinait thote: "Il camino della filosofia"; ne tekst flitet per nje filozof grek, Zenuni (re-sic) dhe per paradokset e tij). Heideggeri dhe filozofia nuk eshte bere qe te ushtrojne doren Mussabelliu me shoke, apo qe t'u dame emri neper gazetat e Tiranes. Tregu, universiteti, mjedisi kulturor dhe librarite shqiptare duke qene siç jane, merret me mend demi i "nismave" te tilla. Ne mos gje tjeter, paçavure te tilla te zhurmshme zene hapesiren e paket dhe gufosin ekzistencen e disa pak gjerave me vlere qe mezi arrijne te behen. Per te interesuarit, ju keshilloj nje kundershembull absolut te sa me siper (megjithe disa neglizhenca te vogla redaksionale): botimet Zenit kane nxjerre nga Gillles DELEUZE, librin Filozofia kritike e Kantit. Doktrina e fakulteteve (se perse eshte ruajtur termi "fakultet" per "faculté" shpjegohet ne liber), perkthyer nga origjinali frengjisht nga Elvis Hoxha dhe Alment Muho, te dy njohes dhe praktikues te Deleuzeit prej vitesh (perkatesisht ne France dhe Itali), dhe pasuruar me nje parathenie te dokumentuar nga Alment Muho, "Deleuzei, filozofia dhe Kanti" (40 faqe), me perkthimin e nje artikulli tjeter te rendesishem te Deleuzeit, "L'idée de genèse dans l'estétique de Kant", artikull qe ploteson trajtimet e librit, si dhe me nje "Fjalor terminologjik kantian te komentuar", ku termat jepen edhe ne origjinal. Libri ka disa muaj qe ka dale, eshte i dyti i Deleuzeit ne shqip, dhe nuk ka absolutisht asnje jehone mediatike (siç ndodhi edhe me perkthimin e Hulumtimeve filozofike te Wittgensteinit nga Krist K. Shtufi).  Sigurisht qe eshte hesap me i mire te duash te perfitosh nga moda mistiko-hajdegeriane qe ka nisur te plase ne Tirane. 

se fundmi fare, do te doja t'i sugjeroja Hurbinekut te njejten "kokulesi" qe u keshillon "ketyre çunave" (te cilet, pak gjase ka qe t'ia vene veshin, per fat te keq) dhe me pak tone doktorale : "ka dy Heidegger: Heidegger I dhe Heidegger II", a thua po flasim per Terminatorin.

diten e mire   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).