Duket se debati i lodhshëm dhe i zhurmshëm mbi hapjen e kutive dhe hetimin e zgjedhjeve, që ka dominuar ndjeshëm jetën politike, por edhe shoqërore të gjashtë muajve të fundit, ka hyrë në një rrugë  zgjidhjeje.  Ndryshe nga sa pritej, zgjidhja nuk ka ardhur as nga një marrëveshje PD – PS, as nga tryeza e Presidentit, as nga komisioni parlamentar, as nga delegacioni i stërmadh i Këshillit të Evropës, as nga deklaratat e BE, por nga një rast i thjeshtë, i parashikuar nga ligji, rasti i Ruzhdies. Hetimi i Ruzhdies nga Prokuroria, problemet e dala atje dhe mënyra se si u procedua, duket se kanë ofruar një mënyrë se si mund të hapen kutitë, të hetohen zgjedhjet dhe të ndëshkohen ata që kanë shkelur ligjin. Në fund të fundit, rasti i Ruzhdies, dëshmoi se rruga ligjore, pra apelimi në Prokurori funksionoi dhe opozita e ka tashmë shumë më të thjeshtë: të dërgojë gjithë rastet e evidentuara në Prokurori, të bëjë denoncimin e saj dhe të presë hetimin ligjor. Ky rast, dëshmoi se mënyra ligjore e ofruar edhe më parë, ka funksionuar dhe se sistemi i ngritur për të kontrolluar zgjedhjet, është gjithnjë funksional.
Do t’i kthehem kësaj logjike më vonë, por doja të thosha se Ruzhdia, është rasti tipik, ku ligji dhe institucionet që mbrojnë atë kanë funksionuar, ndërsa mënyra se si partitë kanë ndërtuar kontrollin e votës, përmes kodit të tyre zgjedhor, jo! Kjo e fundit ka dështuar. Kodi elektoral i aprovuar nga dy partitë dhe i propozuar nga PS, nuk ngrihej mbi moralin dhe besimin, por mbi kontrollin. Komisionet e votimit dhe më pas ata të numërimit, nuk u ndërtuan me persona të pavarur, me gjykatës apo prokurorë, me mësues apo funksionarë të tjerë, por me militantë partish. Në çdo komision raporti ishte i balancuar dhe sistemi parashikonte që njëra palë, të ruante dhe kontrollonte palën tjetër. Nëse do të përdorja një frazë që është fyese, por që shpjegon disi logjikën, ideja ishte që hajduti të ruajë hajdutin. Në Ruzhdie, komisionerët e njërës palë janë larguar në mesditë, duke e lënë krejt terrenin në dorën e palës tjetër. Natyrisht, janë larguar duke marrë me vete edhe vulën dhe duke krijuar një problem që ka mbërthyer brenda tij, Komisionin Zonal dhe KQZ, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Me këtë është marrë gjykata. Largimi i komisionerëve të njërës palë, ka lënë pa kontroll palën tjetër dhe sistemi i kontrollit mbi të cilin ishte ndërtuar kodi, nuk ka funksionuar. ç‘do të ndodhte nëse në gjysmën e vendit do të qenë larguar nga qendrat e votimit komisionerët e PS dhe në gjysmën tjetër ata të PD?! Do kishim një rezultat me zero në të dyja anët sepse ligji qe ndërtuar mbi ruajtjen dhe jo mbi besimin. Ky ka qenë edhe një defekt i kodit. Nëse kjo do kish ndodhur, ne nuk kishim një mekanizëm që të mundësonte votimin dhe numërimin normal, në mungesë të palës tjetër. Pra, sistemi ynë, nuk ka qenë një sistem i së drejtës, por thjeshtë garantuar mbi bazën partiake.     
Gjithsesi, rezultati i deformuar i Ruzhdies, është apeluar në gjykatë dhe kjo e fundit e ka quajtur atë të pavlefshëm. D.m.th, votat e Ruzhdies nuk janë numëruar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe kjo dëshmon edhe një herë se sistemi në vetvete ka funksionuar. Se aspekti i funksionimit të ligjit ka qenë në lartësinë e duhur, ndërsa ai i kontrollit partiak, mjaft mosfunksional.
Pra funksionimi i sistemit në të gjitha ato raste kur ka pasur probleme dhe denoncime ka qenë normal dhe i tillë po vijon. Aktivizimi i Prokurorisë së Fierit në Ruzhdie, dëshmoi se opozita ka një rrugë për të bërë hetimin e zgjedhjeve dhe mund ta bëjë këtë sa më shpejt. Ajo duhet të mobilizojë gjithë strukturën e saj për të denoncuar rastet e shkeljeve dhe jo t’i bëjë presion Prokurores së Përgjithshme për të bërë atë gjë që duhet ta bëjnë komisionerët dhe strukturat e opozitës.
Nga ana tjetër, Rasti i Ruzhdies, po aq sa një rast që dëshmon se strukturat ligjore kanë funksionuar në zgjedhje, është edhe një rast që dëshmon falimentimin e sistemit dy partiak të garantimit të votimit dhe numërimit të votave. Mobilizimi i militantëve duhet të zhduket nga skena zgjedhore shqiptare dhe në vend të tyre, ose të garantohet votimi me persona të pavarur, ose të kalojmë në një numërim elektronik. Në të kundërt, Shqipëria rrezikon të vijojë në një kolaps të vazhdueshëm nga i cili nuk e nxjerr dot as Sali Berisha, as Edi Rama dhe aq më pak, Ina Rama…

17 Komente

Kaq e thjeshte sa kjo!

Me pelqeu artikulli. I shkruar shqip dhe sakte.

 

 dhe i propozuar nga PS....

deri tek kjo fjali qe pason e "miratuar nga te dy Partite " mu duk si gelbaze politike e leshuar me marifet nga marifetciu Fevziu smiley  Me poshte nuk e di . Po vazhdoj

Ruzhdije, t'ka dal emri me hap kutite smiley

e mora vesht mer rroci lales.

po nji gjo se kam marre vesht une kaq kohe, sa leke t'japin kta mre qi ti hap kutijat ????

ee ?

di gjo ti si i mrenshem ?

dashke lek!!! kush t'paguj, Fevzo e? Se ai t'ka thirr, dhe do ket menu se do i hapshe falas smiley

Shume thjeshte:

Fevziu:-Keni ankesa? drejtojuni Prokurorise...

-Opozitari: Por Prokuroria kerkon fakte qe te nisi nje hetim-zotri- dhe Faktet jane Brenda ne Kuti !

(ketu duhet ai rrumbullaku me gisht ne goje )

 

Por Prokuroria kerkon fakte qe te nisi nje hetim-zotri-

Dhe kjo eshte anomali sipas juve, opozitareve te persekutuar nga faktet dhe Kushtetuta? lol

 

dhe Faktet jane Brenda ne Kuti !

smiley

Po e beni si tek ai filmi Minority Report, ku ligji, 'prokuroria' i vriste njerzit jo se kishin bere gje po se kishim mendime per ta bere krimin. Pra tamam si ne "llogjiken" tuaj ata faktin e kishin ne mendje, e kishin Brenda ne Kuti!

lol

 

P.S. Sikur llogjika te ishte nje vajze, me gjithe kete gjiminastike qe i keni bere juve kutistat keto 7-8 muaj, do ishte bere femra me trupin me seksi ne bote. smiley

 

@xhibi"smileyikur llogjika te ishte nje vajze, me gjithe kete gjiminastike qe i keni bere juve kutistat keto 7-8 muaj, do ishte bere femra me trupin me seksi ne bote.

jo vetem sexy por -shto ketu dhe mbrojtjen e mos hapjes qe i ke bo ti 8 muaj-edhe  e virgjer lol

Tani meqe doli muhabeti me hapje mbyllje, po a e more vesh sa e kishit caplye ate kutine e Ruzhdies. 2 komisionere mer ja kishin rras 400 e ca here. Imagjino te ishte Ruzhdi (alias KLODI ) smiley

Po per Ruzhdijen kishin fakte, dhe nqftse dhe jane vjedhur dhe kudo tjeter duhet te kene fakte dhe per ato vjedhje.

Meso te shprehesh njerezisht dhe meqe eshte blog ne shqip fol shqip. Nuk eshte ndermarrje e rritjes gjedhit qe muuuuuuallit ketu.

Kape njehere cfare do te thuash . Mos e le te te reshkase dhe te te behet i pakapshem smiley

Gjithsesi, rezultati i deformuar i Ruzhdies, është apeluar në gjykatë dhe kjo e fundit e ka quajtur atë të pavlefshëm. D.m.th, votat e Ruzhdies nuk janë numëruar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe kjo dëshmon edhe një herë se sistemi në vetvete ka funksionuar.

 

Blendo, ne radhe te pare boji t'fala Sandrit! E dyta, a di gjo tina se po te ishin mare si te vlefshme votat e Ruzhdijes, a do ta kishte mor PD-ja edhe nje deputet me shume? Mu me rezulton se edhe sikur votat e Ruzhdijes ashtu sic ishin mrena ne kuti pra 500 me 12 per malokun ti jepeshin PD-se, prap nuk e merte dot nje koqe (pra depudet) me shume. Pra kjo gjykate (kolegji zgjedhor) sa per te la bythen duke qene se nuk ndryshonte dot gje per tia shtuar nje koqe PD-se, tregohet "luajale"   smiley  dhe nga ana tjeter quan si veprim te ligjshem mosmarrjen parasysh te 2 komisionereve per te hapur kuti te vecanta.

Dhe se fundi, boji t'fala Sandrit prape!

Ky Bledi nuk merr vesht fare, po fare nga politika.

Tek ne, nuk ka me votime, ka hapje kutish.

Hapen kutit, numerohen, mbyllen, jepet kandidati fitues, JO, te hapim kutit.

Hapen kutit, numerohen votat, mbyllen kutit, shpallet emri fitues, JO, te hapim kutit.

Hapen kutit, numerohen, mbyllen kutit, shpallet , JO, te hapim kutit.

Ne Shqiperi, nuk do themi, votime, Kutizime.

Ka filluar fushata e kutizimit.

Moren pjese ne kutizimet e xx xxxx, 65% e kutizireve.

Kutizimet e ketij viti ishin nje arritje per shoqerin tone, njerzit ndihen plotesisht te kutizuar, e besojne ne nje te ardhme me te mire fale kutizimit kutist.

Kutite i hap Fevzia!

Kaq e thjeshte sa kjo!

Me pelqeu artikulli. I shkruar shqip dhe sakte.

Artikulli eshte nje shashke. Te pelqekan shashkat alla 'provat per hapjen e kutive, jane ne kutine qe nuk hapet'?

Lexo mire cfare me ka pelqyer.

Sa per shashkat argumenti yt i mesiperm nuk me bind aspak. Ne qendrat e votimeve ka pasur perfaqesues nga te dyja palet. Cfare eshte ka ndodhur me perfaqesuesit e PS? Jane blere? ( mundesi te cilen nuk e perjashtoj aspak) Po nese eshte keshtu, perse nuk e fillojne qe aty? Pse nuk denancojne te vetet qe "u shiten" ? Kane prova per kete? Kane deshmitare? Po? Jo? Nese kane prova le ti drejtohen gjykates dhe shtypit ME PROVA per cdo qender votimi te vecante jo me llafe boshe dhe kembengulje si dhia. Nese nuk kane atehere me mire te heshtin se sa te hamendesojne.... "Prit ti hapim njehere te shohim cfare do kene brenda."

Provat nuk mund te jene ne kuti, sepse nese jane ne kuti do te thote qe as ata qe kerkojne hapjen e kutive nuk e dine mire perderisa kutite jane te mbyllura.

Dhe po! Prova mund te kete sa te duash jashte kutive. Sepse ata qe kane folur dhe kane thene qe votat jane shitur a blere jane njerez ( jashte kutive) jo flete votimi ne kuti.

Kriza dhe beteja për Bashkinë e Tiranës

• Kastriot Islami 

Ky shkrim nuk është ende analizë, por një pasqyrë se çfarë ka ndodhur më 28 qershor 2009, bazuar në rezultatet legale të gjithpranuara. Analiza për rezultatin do të ishte diçka tjetër Ndërkohë që votat në këtë pasqyrë janë ato të pranuara legalisht dhe të publikuara nga KQZ, mandatet kuvendore janë vetëm rrjedhim apo një përkthim i këtyre votave në mandate nga “makina elektronike” që quhet sistem zgjedhor. Ky “ndriçim” është më shumë në funksion të një analize/projeksioni për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ndonëse mund të duket shpejt për të menduar për këtë projeksion, gjykoj se analiza e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2009 dhe lëvizjet politike që shoqëruan ato për formimin e koalicionit qeverisës PD-LSI, me ndikim në “matematikën zgjedhore” dhe dinamikat përkatëse shoqëruese do të jenë me shumë gjasa në themel të programimit elektoral të forcave politike konkurruese. Ka edhe shumë faktorë të tjerë që duhet të futen në këtë projeksion, disa avantazhues dhe disa të tjerë disavantazhues për secilin subjekt elektoral. Nga ana tjetër, nuk duhet neglizhuar fakti që acarimi aktual politik vjen edhe për shkak të ballafaqimit të ardhshëm elektoral për Tiranën, i cili parashikohet i vështirë dhe i egër. Sepse ballafaqimi për Tiranën do të jetë në masën më të madhe politike Qeveri-Opozitë dhe rezultati do të jetë prelud i zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. Por ballafaqimi do të jetë edhe individual Rama-Berisha, dhe ndoshta (para)final midis tyre. Për më tepër “matematikisht” ballafaqimi për Tiranën është masiv, midis pothuajse të barabartësh elektoralisht dhe politikisht kompleks. Sepse zgjedhësit në Tiranë përbëjnë jo vetëm rreth një të pestën e zgjedhësve në të gjithë vendin, por edhe një mjedis orientues të balancës elektorale për të gjithë vendin. 
Si janë shpërndarë rreth 83 mijë votat e shtuara...?
Pjesëmarrja e votuesve në qarkun e Tiranës është rritur në vitin 2009 me rreth 83 mijë votues, në krahasim me vitin 2005. Aleanca për Ndryshim, APN e drejtuar nga PD ka marrë në vitin 2009 rreth 32 mijë vota më shumë se në vitin 2005, të cilat mesa duket vijnë kryesisht nga 83 mijë votuesit e shtruar. Bashkimi për Ndryshim, BPN i drejtuar nga PS ka marrë në vitin 2009 rreth 53 mijë vota më shumë se në vitin 2005, nga të cilat rreth 49 mijë vijnë nga 83 mijë votuesit e shtuar dhe rreth 4 mijë për shkak të uljes së ASI, që është koalicioni i drejtuar nga LSI. Kjo do të thotë se rreth 40 për qind të votuesve të shtuar i ka marrë koalicioni i drejtuar nga PD dhe rreth 60 për qind koalicioni i drejtuar nga PSSH.  Koalicioni i drejtuar nga LSI është zvogëluar me rreth 4 mijë vota në 2009, në krahasim me 2005, të cilat kanë kaluar te BPN. Ky është suksesi i koalicionit BPN, të drejtuar nga PSSH në Tiranë në dinamikën 2005-2009, zvogëlim i diferencës me koalicionin e drejtuar nga PD, por pa mundur ta përmbysë atë në favorin e saj, përmes 2 faktorëve: 1) rritjes me 17 mijë vota më shumë sesa koalicioni i PD dhe 2) rritjes në “kurriz” të LSI, me rreth 4 mijë vota.
2009/2005: Aleanca për Ndryshim, APN e drejtuar nga PD zvogëlohet me rreth 2 për qind dhe koalicioni Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga PS, BPN rritet me rreth 5 për qind.
Në përqindje koalicioni i drejtuar nga PD, nga 49.1 për qind të vitin 2005, ka rënë në 46.8 për qind në vitin 2009, duke humbur rreth 2.2 për qind, kryesisht për shkak të sasisë më të vogël të votave të marra nga votuesit e shtuar (nga 10 vota të shtuara ka marrë vetëm katër). Në përqindje, BPN nga 40.7 për qind të vitin 2005 është rritur në 45.7 për qind në vitin 2009, duke u rritur me rreth 5 për qind, kryesisht për shkak të sasisë më të lartë të votave të marra nga votuesit e shtuar (nga 10 vota të shtuara ka marrë gjasht&eumlsmiley dhe nga rënia me rreth 2.7 e ASI.
2009/2005: Zvogëlohen diferencat, por ruhet renditja midis dy koalicioneve, APN e para, BPN i dyti..
Rritja e koalicionit të drejtuar nga PSSH dhe rënia e koalicionit të drejtuar nga PD në vitin 2009, në krahasim me vitin 2005, nuk kanë mjaftuar për të ndryshuar renditjen e tri grupimeve konkurruese në sasi votash, Aleanca e PD e para, Aleanca e PSSH e dyta dhe Aleanca e LSI e treta. Ndërkohë që në vitin 2005, distanca midis Aleancës së PD dhe Aleancës së PSSH ka qenë me rreth 25 mijë ose 8.4 për qind, në vitin 2009 kjo diferencë është veçse 4350 vota ose 1.1 për qind. Aleanca e LSI ka pësuar rënie me 3750 vota, nga rreth 23700 në 19900 vota.
Si është përkthyer ecuria e votave për çdo subjekt elektoral në mandate..?
Në mandate, në vitin 2009 tanimë dihet shpërndarja e mandateve për Qarkun e Tiranës, Aleanca e PD, APN=16, Aleanca e PSSH, BPN=15 dhe Aleanca e LSI, ASI=1. Mund të imagjinoheshin dy kombinime “matematike”. Kombinimi A: E Majta (e ndar&eumlsmiley 16 mandate dhe e Djathta 16 mandate, pra asnjë diferencë midis të Majtës dhe së Djathtës në mandate. Kombinimi B: Qeveria (APN+ASI) =17 mandate dhe Opozita (BPN)=15 mandate, pra diferenca Qeveri-Opozitë do të ishte 2 mandate. Kurse nga llogaritjet, bazuar në shifrat e votave të vitit 2005, me sistemin proporcional rajonal, rezultati do të ishte Aleanca e PD, APN =16, Aleanca e PSSH, BPN =14 dhe Aleanca e LSI, ASI =2. Pra rezultati do të ishte përsëri e Majta ( e ndare) 16 mandate dhe e Djathta 16 mandate. Kurse Qeveria (nëse ky koalicion do të funksiononte në vitin 2005) do të kishte 18 mandate dhe opozita 14 mandate dhe diferenca Qeveri-Opozitë do të ishte 4 mandate. Nga krahasimi i rezultateve në vitet 2009 e 2005 del se Aleanca e drejtuar nga PD nuk ka rritje në mandate, Aleanca e drejtuar nga PSSH ka rritje me një mandat dhe Aleanca e drejtuar nga LSI ka zvogëlim me një mandat. Pra performanca elektorale (performancë elektorale konsiderohet numri i mandateve të fituara) 1) nuk ndryshon për Aleancën e drejtuar nga PD nga 2009 në 2005 dhe 2) gjithçka reduktohet në shkëmbimin brenda së Majtës, kur një mandat i fituar nga Aleanca e PSSH i hiqet aleancës së drejtuar nga LSI. Kjo bën që në dinamikë 2009/2005 raportet midis të Majtës e së Djathtës në mandate të mos ndryshojnë, pavarësisht suksesit relativ në vota. Ndërkohë që diferenca midis Qeverisë dhe Opozitës rezulton e zvogëluar nga 4 mandate në 2 mandate.
2009/2005: Nëse e Majta do të ishte e bashkuar...?
Nëse Aleanca e PSSH, BPN  dhe Aleanca e LSI, ASI do të dilnin së bashku (koalicion i përbër&eumlsmiley në zgjedhjet e vitit 2005, atëherë do të fitonin 16 mandate dhe Aleanca e drejtuar nga PD, APN do të fitonte 16 mandate. Kurse në vitin 2009, nëse Aleanca e PSSH dhe Aleanca e LSI në vitin 2009 do të dilnin së bashku (në koalicion të përbër&eumlsmiley do të fitonin 17 mandate, kurse Aleanca e nga PD 15 mandate. Pra e Majta (e bashkuar) në 2009 do të fitonte 17 mandate dhe e Djathta 15 mandate. Kjo do të thotë se nëse në 2005  Aleanca e PSSH dhe Aleanca e LSI do të dilnin bashkë apo të ndarë, rezultati do të ishte i njëjtë, pra Majta (e ndar&eumlsmiley = Majta (bashkuar) 16 mandate. Kurse kjo gjë nuk do të ishte e vërtetë për vitin 2009. E Majta (e ndar&eumlsmiley mori 15+1=16 mandate kurse e Majta (bashkuar) do të merrte 17 mandate, pra 1 mandat më shumë (me kushtin që në të dy rastet të ishte i njëjti sistem zgjedhor, proporcional rajonal).
Bashkia e Tiranës: Çfarë mund të ndodhë nëse ruhet koalicioni PD-LSI dhe përballja në 2011 do të ishte Qeveri-Opozitë..? Dhe nëse e Majta do të ishte e bashkuar?
Analiza e mëposhtme është veçse “numerike” dhe hipotetike për Bashkinë e Tiranës, por jo e parëndësishme. Ajo duhet të jetë një bazë vlerësimi realist. Sepse është vështirë gjithashtu të parashikohet sesi do të reagonin zgjedhësit e majtë përballë një koalicioni PD-LSI në konkurrim për Bashkinë e Tiranës me PS. Nisur nga shifrat e zgjedhjeve 2009 del se koalicioni i drejtuar nga PD plus koalicionin i drejtuar nga LSI ka fituar 121303 vota, ndërkohë që Bashkimi për Ndryshim ka fituar rreth 121543, duke qenë vetëm rreth 240 vota para koalicionit qeveritar. Në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, nëse kandidatët kryesor konkurruese do të kishin përkatësisht mbështetjen e forcave të koalicionit qeveritar dhe të opozitës, atëherë duket që distanca elektorale prej 240 votash të ishte (së paku nga pikënisja numerike e tanishme) e papërfillshme dhe për rrjedhojë gara shumë e fortë. Një parametër “matematik” për t’u marrë në konsideratë dhe një “betejë” për të cilën duhet menduar qysh sot...Por që edhe pa këtë analizë kaq të hollë, tensionimi i sotëm politik fsheh në thellësinë e tij edhe këtë betejë komplekse, jo vetëm politike...Dhe nëse e Majta do të ishte e bashkuar, pra PS e LSI do të ishin së bashku, diferenca midis së Majtës (PS+LSI dhe aleatët e tyre) dhe së Djathtës (PD me aleatet e saj) do të ishte 24257 vota (kaq ishte në vitin 2009) dhe fitorja mund të konsiderohej e sigurtë...

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

 Do zoti zhduken militantet nga komisionet e zgjedhjeve me 2013. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).