Si kultura, si grupe kolektivë e si shoqëri, e shkuara po qe se vlerësohet automatikisht nuk mund të na mësojë asgjë. Ajo mund të na mësojë vetëm nëse arrin të ri-interpretohet në mënyrë konstante, e po kështu të ri-investohet kah së ardhmes.  Kjo na shtyn ta rihapim vazhdimisht idenë e së ardhmes, por ta hapim jo me mendjemadhësinë e vënies në skenë të një projekti të madh transformimi. Lipset të kërkojmë t’u japim udhë projekteve ndërgjegjshmërisht të limituar, ndërgjegjshmërisht të pjesshëm, që të jenë të aftë të hapen kah horizonteve të mundshëm, pra aty ku është e mundur të thuhet e të shtohet diçka e re a të korrigjohet apo zëvendësohet diçka e vjetër ose e gabuar. Vetëm nëse këto projekte rishikimi do të arrijmë t’i hapim përkundër horizonteve të së mundshmes, ne do të arrijmë të jemi subjekte të duhur të historisë e jo thjesht subjekte të përkulur nga e shkuara dhe nga ripërpunimi parazitar i asaj çfarë na ka transmetuar tradita. E diktuar nga urgjenca që përcakton ky mësim i nxjerrë nga interpretimi kritik i epokës, duhet të shikohet edhe lindja në skenën e debateve, qoftë midis specialistëve të fushave të ndryshme të mendimit, qoftë midis mediave të të gjitha llojeve, i një neologjizme të re të tillë si “krijimi i institutit të kujtesës”, e artikuluar kohët e fundit nga Kryeministri i vendit z. Berisha, nga intelektualë por sidomos nga përfaqësues të spikatur të shtresës së ish-të përndjekurve politik të diktaturës komuniste. Debati i rikthyer sërish në ambientin tonë shoqëror është reflektimi i drejtpërdrejtë i një debati goxha të zjarrtë, që përfshiu një komunitet të tërë për disa vite me radhë, të përbërë jo vetëm nga shqetësimi i shprehur në mënyrë mjaft tolerante dhe njerëzore i kësaj shtrese, nga intelektual, historianë apo përfaqësues të shkencave politike, nga gazetarë, analistë e kështu me radhë, por sidomos nga institucionet ndërkombëtare si O.K.B dhe Këshilli i Evropës. Ky shqetësim serioz ka të bëj me një punë që e lamë përgjysmë, ku për pasojë lamë të ngucur auditorin e këtyre vlerave të mëdha njerëzore, kulturore dhe shkencore, që krijuan njerëzit e mençur, trima dhe guximtarë në ndeshjen me diktaturën komuniste. Kjo histori e dhimbshme, ende e pa ndriçuar qartësisht, për të dalë jashtë, drejtë sallave të universiteteve, qarqeve akademike e atyre të kërkimeve shkencore, për të arritur në vendet publike, në bibliotekat e shkollave, në sallat e gazetave, radiove dhe televizioneve,   duhet ringjallur. E përballë kësaj “jashtë-dalje” të një kapitulli të tillë, krijimi i përfolur i një Instituti Kujtese mbi përjetësimin e kësaj periudhe tragjike të kombit tonë, është një projekt i domosdoshëm dhe i mirëpritur me kohë, që fillimisht është vlerësim njerëzor, por dhe historik e kulturor. Por, sipas mendimit tim, nuk duhen harruar rastet kur historia del nga vendet e caktuara të kërkimit, ndriçimit të fakteve dhe dënimit të tyre shkencor, dhe ‘njolloset” e “përdoret” në lojën më vulgare të pasioneve politike dhe korrupsionit. E them këtë sepse edhe në aspektin praktik gjendemi në një situatë kontradiktore. Paradoksi konsiston në faktin se bashkëjetojnë në të tashmen dy fenomene në dukje kundërshtues: një theks i shumë-përhapur i çrrënjosjes të së shkuarës komuniste nga njëra anë dhe një hipertrofi e referimeve dhe rikujtimeve historike të ligjeratave publike mbi të shkuarën komuniste nga ana tjetër. Prandaj puna e këtij institucioni të paralajmëruar duhet të ngrihet rigorozisht në rangun e një instituti të vërtet rivlerësimi me të gjitha dimensionet shkencore dhe etike. Përderisa rrojnë ende protagonistët e kësaj historie - si në rastin tonë protagonistët e epokës së komunizmit dhe viktimat e tyre - atëherë detyrimisht që ata mund të përfshihen në fakte të drejtpërdrejtë kronikash, në ekzistencën e kujtimeve që nuk janë fosilizuar kurrë e që i përkasin eksperiencave individuale, që çdokush i përpunon vazhdimisht në memorien e vet. Raporti midis kronikës dhe interpretimit, ashtu si dhe ai midis historisë dhe memories, janë relacione që shpleksen nga fijet që i mbajnë të lidhura, dora-dorës e që do nisin të ngacmojnë ish-regjimtarët, bashkë me fëmijët e nipërit e tyre. Historia në thelb të saj, por sidomos në epoka të tilla tranzicionale, midis dy epokave të kundërta në mes tyre, nuk mund të mos ofrojë debate politike, ku nostalgjikët dhe anti-regjimtarët të mos përpiqen me të gjitha forcat ta përdorin historinë për qëllime të tjera. Kjo nuk duhet të na skandalizojë, por jo të na diktojë energjitë dhe të ardhmen. Për këtë arsye, metoda dhe teknika më e mirë për të mos shpërdoruar kohë, tensione deri në armiqësi dhe copra të së ardhmes të hedhura në lojëra pazaresh, është pikësëpari që ky institut të jetë hulumtues, shkencor, objektiv dhe të ketë qëllim të vetëm kujtesën.  
Domethënia finale e gjithë këtij procesi kështu, mund të sjellë një histori të përbashkët, të përgjithshme, ku të gjithë, ku, më shumë se ne brezat e ardhshëm do kuptojnë shërbimin historik, se çfarë ka ndodhur me paraardhësit e tyre për 50 vjet me radhë, nëpërmjet fakteve të seleksionuara, që duhen zgjedhur dhe sigurisht edhe analizës së urtë që duhet bërë. Vetëm kështu mund të realizohet një dialektikë historike, brenda së cilës arsyet e të gjithëve të shprehen me më shumë qetësi, me më shumë objektivitet, pa grindje e me mënyra civile, por kurrsesi të unifikohen memoriet. Sepse memoria, kuptohet, s’është veçse një materie bazë, njëra nga materiet me të cilat punojnë shkronjësit e historisë, si e tillë ajo mund t’i ngjajë një balte, që përmban gjithçka, gabimin, mos-kujtimin e deri dhe harrimin e vetëdijshëm. Por i gjithë ky vërshim i paparë informacioni; kujtime, biseda, histori, kronika, tregime, romane, vepra e kryevepra albanologjike ende të pa botuara, do pasojnë drejtpërdrejt rreziqe akoma dhe më të mëdha, që të mbetemi përjetësisht të ndarë dhe të harruar në raport me këtë periudhë, n.q.s ne nuk do tregohemi veprues ta matrealizojmë kujtesën e kësaj periudhe. Vetëm kështu memoria e së shkuarës nuk do ta mbysë kurrë ndërgjegjen e së tashmes, vetëm kështu do cakëzohet liria dhe do t’i hapet udhë determinizmit të së ardhmes nga e shkuara. Por gjithmonë duhet të respektojmë parimin etik të kujtesës. Nëse do të pretendohet të kujtohet gjithçka, mundet edhe ta shembim vetveten nga pesha e së shkuarës. Prandaj si rrugëdalje, nga shkenca e sotme historike, politike dhe sociologjike është nënvizuar ideja e ekzistencës së një të drejte të harrimit, që është si një nën-lloj a nën-produkt i së drejtës së memories, e që ka të bëjë me dimensionin etik të saj. Nuk mund të kujtohet gjithçka, ashtu siç nuk mund të harrohet gjithçka. Identiteti kolektiv i një populli formohet edhe nëpërmjet të harruarit, pra edhe ajo që harrojmë arrin të plazmojë identitetit tonë kolektiv. Është fakt se memoria dhe harrimi janë të pandashëm në mpleksjen tonë historike, e se - në përmasa të ndryshme - ne kemi nevojë për të dyja që të jetojmë, përderisa në një lloj mënyre jemi si emigrantë të kohës, që përdorin kujtimet e së shkuarës për të shkuar drejt së ardhmes së panjohur. Ndaj duhet të sillemi po njëlloj si emigrantët, që për ta bërë sa më pak të ashpër impaktin me atë tokë të panjohur, i quanin qytetet e rinj me emrat e qyteteve të vjetër. E dinin shumë mirë që nuk ishin po të njëjtit, por në këtë mënyrë udhëtimi drejt së resë, drejt së ardhmes iu bëhej më i thjeshtë. 

13 Komente

mire, jo keq.  

Ja nje tabele e nje studiuesi Profesor ne Universitetin e Njujorkut per shkencat psikologjike

koha kur meson (peson ) faktin   ----- % e kujteses ------- % e harreses

    20 min  ---------------------------------  58                  -------       42

    1ore-------------------------------------   44                  --------    56

    9 ore   ---------------------------------   36                   --------     64

    24 ore ---------------------------------    34                  --------   66

    2 dite ---------------------------------      28                  --------    72

    6 dite-----------------------------------    25                   ---------   75

   31 dite ---------------------------------     21                  --------    79

Kuptohet qe prurja ne lumin e llafeve ka edhe orientime ne libra e studimeve te mendimtareve te ndryshem psh sic eshte rasti i percaktimit se MEMORJA nuk eshte zbuluar akoma cfare perfaqeson .( ne kuptimin shkencor)

Ajo nuk mund te perfytyrohet si mootori qe ve ne levizje makinen , ne pjesen e rolin e saj ....... - ne tru.

Keshtu qe Institute te TILLA ( te kujteses smiley ) jane plotesisht te karakterit POLITIK pasi studimet shkencore pararekomandojne drejt memorjes POZITIVE .

Dhe ai thote ( profi)

Memorja Pozitive eshte si puna e Parave ..Sa me shume te kesh po i investove aq me shume Perfiton.

Ka dhe Hunj qe frymezojne eunuke me fraezologji ...  po ama Xhibi nuk dorezohet . Kutite nuk i hap! smiley

Si per fund e fillim Kujtesa ( po e THIRRIM smiley  ne shqip  Memorje ) eshte nje pus i pafund qe ne se nuk do te kishte HARRESEN (anen , faqen  tjeter te monedhes ) do ta shpinte njeriun ne nje destruktivitet te paperfytyrushem ne kohe shume te shpejte .

Ne lloin qe u themi Pa MEND se tru ka dhe Gamori smiley

Keto jane shifra qe vertetojne nje rregull te njohur ne psikologji (80:20) qe do te thote ne qofte se ju arrini te mbani mend 20% te njohurive atehere ju jeni ne gjendje te riprodhoni 80% e njohurive e marra! Me pak fjale ne kete 20% qe mbahet ne kujtese eshte si te thuash "filli i lemshit" per te zbuluar nje pjese te mire te njohurive (rreth 80%)!

P.S. Gjithashtu rregulli 80:20 eshte rregull i njohur qe aplikohet ne shume fusha sidomos ne biznes!

What Is The 80/20 Rule And Why It Will Change Your Life http://www.entrepreneurs-journey.com/397...

 

Nga1here bindem se ka 2 Shqipni, njona afer perceptimit tim, dhe 1 qe padyshim me irriton.

Natyrisht, pikepamja ime ideale e Shqipnise eshte nje produkt i shume gjonave qe kane ndikuar ne kohe e ne lokalitete te ndryshme.

Por edhe nqs do te perjashtonim dimensionin kohe-vend, dhe mos u perqendronim fare ne te kaluaren e ne te ardhmen, por vetem ne te tashmen.

TAni-Ketu, e te perpiqeshim te gjenim gjona qe na lidhin se bashku, ndo1 drite-hije te te vertetetes qe mund te na ngjallte 1 perjetese brenda,,,, Oh me te vertete, ka nje fare te drejte ne ket pike,,, do ishte e mundur valle kjo lloj lidhjeje me kto njerez??

Mbetem i pa shprese.

 

Ky shqetësim serioz ka të bëj me një punë që e lamë përgjysmë, ku për pasojë lamë të ngucur auditorin e këtyre vlerave të mëdha njerëzore, kulturore dhe shkencore, që krijuan njerëzit e mençur, trima dhe guximtarë në ndeshjen me diktaturën komuniste. Kjo histori e dhimbshme, ende e pa ndriçuar qartësisht, për të dalë jashtë, drejtë sallave të universiteteve, qarqeve akademike e atyre të kërkimeve shkencore, për të arritur në vendet publike, në bibliotekat e shkollave, në sallat e gazetave, radiove dhe televizioneve,   duhet ringjallur. E përballë kësaj “jashtë-dalje” të një kapitulli të tillë, krijimi i përfolur i një Instituti Kujtese mbi përjetësimin e kësaj periudhe tragjike të kombit tonë, është një projekt i domosdoshëm dhe i mirëpritur me kohë, që fillimisht është vlerësim njerëzor, por dhe historik e kulturor.

Me sa arrij të kuptoj nga ky grup-frazash, Instituti i Kujtesës kaq i mirëpritur do të merret "vetëm" me këtë periudhë tragjike. Pra, përtej 1944 dhe këndej 1991, ose duhet të bëjme Institute të tjera Kujtese, ose konsiderohet se kujtesa tashmë është aq e aftë sa t'i integrojë dhe seleksionojë elementët e saj në mënyrë të natyrshme, pa ndihmën institutore.

Problemi mbetet ne vendnumero : gjate te gjitha koherave, problemi eshte mbeshtjelle strumbullar rreth te njejtes figure : MASKARAIT.

Nese e keni te veshtire te perfytyroni si mund te jete nje maskara, merrni ne shqyrtim pseudonimin "Idris". Pritjet tuaja do te jene te kenaqura dhe keshtu do te keni nje ide mjaft te qarte mbi figuren e maskarait.

Cfare e ben te dallueshem nje tip te tille ? Cila eshte shenja e pagabueshme e nje maskarai ? Pak a shume eshte kjo :

Ndersa bejne nje ligesi, psh nje vrasje, nje torture, nje rrahje viktime duarlidhur, ata kane pershtypjen se viktima eshte vete ai qe rrah apo vret. Sepse, me tere vullnetin me te mire te botes, maskarai nuk ka mundur ta duroje tundimin, dhe eshte viktima ne fakt qe e detyron ate te zhytet ne krim.

Ndersa vrasin apo torturojne, mendimi qe iu kalon neper koke maskarenjve eshte : "Ah ç'me nxore pune more i poshter, se une ne fakt nuk desha t'i ndyej duart me ty, por po me detyron me zor".

Ky mendim eshte tejet i nevojshem per shendetin mendor te kriminelit sepse edhe atij i duhet nje jete e barazpeshuar, nje ndergjegje e qete. Me kete, krimineli e shkarkon fajin e gjestit te tij mbi viktimen, dhe tani e tutje, eshte vete viktima qe duhet t'i kerkoje falje kriminelit per "bemen" e tij.

Dhe nga ketu kercejme drejt e tek kerkesat e vazhdueshme te krimineleve per harrese, ose madje dhe per justifikim.

Po shikoja mbreme nje emision te shkelqyer ne France2 mbi "arrestimin e 13 000 çifuteve ne France, 16 qershor 1942, me qellim dergimin ne Auchwitz. Arrestuar nga vete xhandaret franceze. Dhe pastaj nje dokumentar mbi Serge dhe Beate Klarsfeld, qe kane zbuluar dhe nxjerre para gjyqit me dhjetera ish-SS.

Cfare dilte nga deshmite e SS-ve ? Pak a shume, e njejta histori :

NUK KAM BERE ASGJE, HABITEM SI NUK NA LINI TE QETE, ASHTU ISHTE KOHA, KAM BERE VETEM DETYREN, DHE SE ISHTE LUFTE DHE NE LUFTE KEMI DHE ARMIQ, CIFUTET NA SHPALLEN LUFTE, etj.

Ku eshte bukuria apo veçantia e ktyre fjaleve ? Pikerisht ketu :

Edhe SS me i çmendur, psh Joseph Mengele qe priste koka çifutesh per t'i studiuar nga brenda apo dhe shikonte punimin e stomakut ne direkt, me sy, duke iu çare barkun dhe pare organet ne funksionim, e dinte SHUME MIRE qe ajo ç'po bente ishte KEQ. Ne vetvete, vepra e tyre futej tek e keqja. Por ne rrethanat qe ato i mvishnin kesaj, kjo veper dilte e mire dhe ne sherbim te njerezimit : po zhduknin faren e keqe.

Fakti qe keta SS justifikohen tregon se ata kerkojne te lajne veten nga bemat e tyre dhe te lehtesojne ndergjegjen. Do te thote se pavaresisht vullnetit te xhelatit, ndergjegja e tij, ne skutat me te thella, ben nje jete te pavarur nga ky vullnet dhe i regjistron veprat e xhelatit si te keqija. Do te thote me tej se ndergjegja njerezore do te ishte diçka e pathjeshtueshme ne vullnetin njerezor, ose kushedi, mbase veper hyjnore kjo, qe ndergjegja njerezore ka dy-tre pika thelbesore qe ekzistojne tek cilado qenie njerezore, qofte dhe tek ato me kriminelet.

Me e bukura e maskarait eshte se kerkimi i harreses nga ana e tij ka nje efekt pervers : duke kerkuar te harrohet, ai e shtron veten ne si ruajtes te kohezionit shoqeror, ai del ne balle te idese se nje bashkesie te lidhur fort ku nuk ka as gjyqe, as denime. Shkurt, ai e paraqet veten si misherimi i njerezimit, ku te gjithe duhet ta duan njeri-tjetrin.

Mirepo, ironi e fatit, kjo kerkese e xhelatit-maskara vjen gjithmone pasi e keqja eshte bere, dhe asnjehere me perpara. Kjo na le te dyshojme mbi arsyet e verteta te ketyre kerkesave te krimineleve. Dhe ne pergjithesi, keto kerkesa, ne nje shoqeri te shendoshe, nuk pi uje.

Sepse nje bashkesi qe harron çfare ka bere mbreme apo parmbreme, eshte e destinuar te zhduket. Keshtu jane zhdukur me qindra fise afrikanesh qe flene ku t'i zere nata ngaqe nuk kujtohen ku kane fjetur nje nate me pare.

Ka shume per te folur per maskarenjte, nuk eshte asnjehere e mjafte per ta. Krimi, heqja e jetes se dikujt ne menyre arbitrare, jane çeshtje qe nuk lene askend shperfilles.

Shiko te te them nje gje.

Kam ndjekur te gjitha debatet qe ke hap ne peshk me individe te caktuar tekam ndjekur dhe prurjet apo komentet.

Tek te dytat nuk te mas dot sa vlen sepse e shikoj qe di me shume se une, ndersa per pjesen  tjeter nuk do bej ate qe ben ti apo dhe ndonje tjeter ne peshk por  po te them dy fjale sepse kam pershtypjen qe e ke bere boze me konfliktin personal dhe sidomos kur e con ate ne nivele privatesie.

Per Idrizin te them dy fjale : eshte i pazevendesushmi i PPU-se ne shume plane nga te cilat do vecoja bonsensin. Nuk fle me endra ai qe sa te cohem neser me saba cer do i bej iksit apo ygrekut ne peshk se me permori nje koment. Kaq kjo per te qe te mos dreqoset ajo pjese e jotja qe eshte pozitive ( prurjet dhe debatet ). Do ishte shume keq nese cdo tenden ( prurje ) do e katranosnim me fyrje vetem pse e sjell ti. Po Idrisin aty e ke dhe nuk te ka problem me ta prish humorin po deshe.

Po nje here tjeter te gjeta ne koment negativ er Baxhakun dhe te thashe qe nuk do te marr me seriozisht, ndaj kete komet po deshe mos e merr si shume seriozisht por po te drejtohem ty qe ta bej me dije opinionin tim edhe nder peshq te tjetre.

Ndersa rasti i trete me duket ndodhi para disa kohesh kur kishe shperthyer ne histeri or ti, ndaj PF-se. Hulumtime te gjata e te sterholluara pa piken e interesit per peshq qe duan te rrijne ne te shumten e kohes te pashqetesuar nga anonimet. Edhe per ne qe lexojme e kam fjalen. Vrer dynjaja a thu se te kishte vrare babane. Une e kam ndjekur prej kohesh qe gerricja dhe percmimi qe te ben PF-ja te acaron por ne peshk jemi jo ne fushe beteje. Perdor te njejta mjete dhe mos i jep tastieres ne kete far feje se ne fakt po na mer malli te bejme komente qe edhe mund te na interesoje te na i lexojne te tjeret. ( se ketu nuk lexon e komenton vetem ti e une ).

E ke marre si fushe beteje qe do kishte kuptin deri ne nje fare mase ne raste sporadike , per keshtu per cdo dite e per cdo kend deri tek Berisha ka faj qe nuk i ka var ca tipa si ty sikur nuk shko. Kjo me terheq vemendjen per keq or mik dhe hic mos te vije keq por urrejtja patologjikisht nuk shkruhet ne balle por merret nga komente, fjale shkrime apo veprime. Te parat i ke bere, te fundit nuk e di a e ke mundesine por duket je i gatshem ta besh nese nuk do kishe lepurin ne bark. Se mos me ngatarron me metafora apo ku di une por kjo gjuhe eshte krejtesisht e papranueshme.

T`i thashe keto e kam te tjera sa te duash por po kursej dhe kohen e robve se nuk ta bej dot nul dijen, por si person po shfaqesh shume negativ. Dhe mos kujto se te ngatarroj me debilet apo pedet e peshkut se per ato mjafton pak fjale.

Nese te duket se mund te peshqit qe te ngurojne te bejne komente  mbi nje teme apo te nje  individi te caktuar duke e marre neper goje apo duke e sulmuar shpesh dhe pa lidhje atehere e ke gabim. Po duket kete po ben. Po edhe kjo e ka nje derman : peshqit e vjeter mund te shprehen publikisht per perjashtimin tend nga peshku mbase dhe per fare.

Bej ger vere ne plane  cicmicesh dhe mos shko te etiketosh te parin qe nuk te pelqen me gjithefaresoj epitetesh. Pickoje , beji te ditur qe nuk e pelqen, mos sajo fjale duke cituar nga vrima qe nuk jane detyrimisht te lexuara nga te gjithe e qe i sjell te verteta. Thuj medimin tend sa te dush por mos kujto se mund ta besh peshkun qenef.

E kam thene per leneshat e peshkut qe nuk eshte peshku vend per te gjet burre e po e them per ty : bej me te miren tende ne peshk pa i bezdis te tjeret ( te gjithe me s shof ) atje ku di me shume, por mos harxho kohe se mund te sajosh ndonje peshk te dashur ketu .

Bile nese do e meqe e kam mik ( qe do me sjelle vjehren kur te pijme nga nje gote vere smiley ) njerin prej admineve mund te nderhuj tek ai per te hap nje teme : Leneshat e peshkut dhe Hurbineku.

E keni bere helaq peshkun me komente debilesh , copash mishi me dy sy  dhe paranojakesh qe nen cdo koment shikoni armikun e qeveriut dhe te verioreve. Po do te ndalem sa te dush tek kjo e fundit por vete jashtezakonisht gjate e nuk du t`ju caj menderen robve.

Sa kohe qe dua te hyj ndonjere  ketu e te bej ndonje koment kini miresine e mos na e hiqni si mundesi, te pakten ditet kur bie shi ne Tirane.

Kam idene Hu qe dikush ka patur personazhin tuaj si individ per te prure ate perlen krahasimore .

Nje i coroditur psiqik ndjen epsh dhe i fryhet kur shikon qe torturohet nje vajze e re lakuriq  smiley

Mos fol gjateeeeeeeeee dhe  moooooooooooos komento smiley

Vetem perkthe se mendt e teperta ,  qe mendon se ke , jane fatkeqesia jote qe te zhyt perfundimisht ne budallallepsje hejdegeriane .

Keto shembuj qe bie jane nga profesore , nuk jane nga Hunj  Qerreti qe muuuuuuuuuuuuallisin si u vjen hera kur gjejne eunuke qe i "kuptojne "

Mendo POZITIVISHT o HU !

Po shkoj ti fus nji tas fasule smiley

....eshte viktima ne fakt qe e detyron ate te zhytet ne krim.

Me terhoqi vemendjen kjo fraze sepse Hunjte padashje memorizojne ( megjithse te deformuara ) perfundime te nxjerra nga studimet shkencore.

Eshte nje studim i Ri pak ashume ne fushen qe e Thirrim smiley KRIMINOLOGJIA dhe pas shume e shume anekseve me perfundime , cuditi durnjane me perfundimin 

Krimin e ndjell VIKTIMA ! 

Me shume nuk te them se kam frike e del e behesh muuuuuuuuuallites si ralle me te dendur. Megjithse ti je i perjashtuar se behet fjale per viltima qe nuk hane fasule smiley

Edhe nje shkrim tjeter per kujtesen. Impulsi- Hurbi per Kullen, Meksin, Tufen...

 

z. XH. une do te doja te komentoja dhe shkrime te tjera por me vjen keq keto qe shoh tek aktiviteti i profilit tuaj jane me thene te drejten kaq te zakonshme e mediokre sa s'me terheqin. me gjithe deshiren e mire.

sorry!

Histori me zhurmues: Viti 1945   

Histori me zhurmues"do te fokusohet sonte ne mbremje ne vitet e para te clirimit kur pushteti popullor filloi eliminimin fizik te kundershtareve te tij ideologjik,anetare te organizatave te ndryshme nacionaliste, njerez me prejardhje nga shtresat e pasura dhe intelektuale. Ne kete menyre permbysi perfundimisht endrren e shqiptareve per nje vend demokratik. Me nje seri gjyqesh te montuar, Shqiperia hyri ne rrugen e njeres prej diktaturave me te ashpra te Evropes lindore.

Avni Xhomaqi
Ne mars 1945 ne qytetin e Korces u be gjyqi i pare politk ku Avni Xhomaqi ,aktivist me rinine e Ballit Kombetar ne Erseke, i arrestuar ne Korce, denohet fillimisht me vdekje por fale nje nderhyrje do t'i kthehet ne burgim te perjetshem. Pas 18 vjetesh burg , qendron ne internim deri ne vitin 1990

Pirro Angoni deshmon per pushkatimin e te atit, Prof Farudin Andonit , shok femijerie me Enver Hoxhen, i cili gjykohet ne te njejtin proces me Avni Xhomaqin

Deshmia e trete per sonte vjen nga Fejzi Alizoto, i denuar me 15 vjet burg dhe i internuar deri ne vitin 1990, nipi i Fejzi Alizotit, minister qe nga koha e Ismail Qemalit deri ne vitin 1944, deputet dhe Kryetar parlamenti i cili pushkatohet ne vitin 1945 dhe nje vit me vone pushkatohet edhe i biri , Fejzi Alizoti inxhinier nafte i diplomuar ne Universitetin e Kembrixhit me medalje ari.

http://tvklan.tv/emisioni.php?id=1343#

Flm shume per informacionin Xhibi,

Fejzi Alizotin Junior, e kam mik shpie, dmth do jete shum interesant qe degjoj deshmite e tija.

Ti them atyne nga Tir t's inxhizojne emisionin.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).