Shkova ne ù m’bôjat. Amô ke për t’thônë ti, ç’deshe. Ç’ka mre, pse mos t’shkoj ne una? Gjith dinjôja jôn tu shku; hele për dit djele, s’bôhet hesap kallaballiku. Trompila plot! Gjythfarsôj biçimi kalojn ke karakôlli. Ne kamjonat jòn plot me njerëz qi shkôjn tebdilhava. Krizëm, thote hallku. Çere krizme, me? Krizëm kina nô, qi s’po na bi shi, se sa për t’qerët, e? Jo, mr, jo! Effenëm, ku e kisha muhabetin, gjith jôn tu shku m’bôja; thash pra t’shkoj ne una. Narkova disa kpuj vé, ne i barrë kakamôra, ush i thashë gamôres ne hika.

            Për pazar, ô vlla, mos pyt, se s’maj men çere shita e çer mora. Sa hyna ku fillojnë binôtë, m’hiku menja e fiqirit fare. As pazarllik maj men, as fargjôje; ene pa pare t’thush, kishin pas për t’mi môr.

Ku je mi dinjô ku je! Ke shkum kot për Zotin: pa pá e pa bô farrgjôje. Ku t’filloj e ku t’marôj una i shkreti! U rrëklly dinjôja mar e prap, e nô m’Rrashbull s’paskim dit gjô pri gjôje! Gjythfarsôj biçimi, ne t’gjith çupllak, si na ka bô Zoti (m’vje tërb me e thôn). Demek t’ëm kishe thônë përpara se kshu e kshu bô vaki m’bôjat, eshedibillah kishe për t’thôn: “hik mër budalla, se ti qeke lujt ka menja fare”. Rujna Zot me u xhëvesh çupllak ke nô m’Rrashbull, ne t’shkojsh t’shullohesh m’dill, karshi kallaballikut…t’zbrujn m’dajak për Pigamer.

Nejse mô, aty m’bôja ishin t’gjith çupllak (kishin vetëm i côp livere ka mesi vixhudit) ne gjith ditën e ditës shullôheshin m’dill kot si koti: sa rrijshin barkas m’rôn, sa gjezdisshin tërmô-tërpô, sa u zhytshin m’ujë. Dinjô, dinjô, ku je! Gra e burra përzi, ne bile bile (tôbe estrafkullah!) allabraca. M’erdh tërb ne thash t’hiki i’her. Kapshin krah për krah e dilshin m’resme ashtu si ishin. Fugojshin sa anej-knej, qesh’shin, gërthitshin…

                                      * * *

 

Hik mër Rrem, se s’jôn pun për ty ktô! Shko mër lal m’shpi e xhvish misrin se meti m’fushë! S’ke punë m’u përzi me ktô zotni tina; ktô jon njerëz t’gjezdis, kôn qen m’Avropë, kôn pa gjythfarsôj gjôjnash, tajatra, mërzike. Kôn qen m’shkoll mô shum se tina, ti ke qenë vetem ke hoxha m’Tirônë, m’vakt t’Nuhut. Ene t’dush bile s’t’bôjn tenezyl, pse s’un merresh vesh me katunarçen qi flet. Nigjô i her çer thonë! Ku mer vesh ti mr qyq, se ç’dô me thôn madôm, merci, ôruar, bangjôrna, gracia tanta ne alivederçe. A ke i sëpat e i côp dru me ça? Hik mër lal se po fëlliqe e po bôn n’i gabim kot na si koti. Ç’t’duhet ty gjymyshlli pallaska!

            Mu shkref binôja fare. Njikaqigjô m’u bô lômshi m’bark prej mërzise. Me ktô menime t’rôna u nisa me hik, kur …s’m’bôjshin sytë për Zotin: Meremja e Tutës Selmôn Xhaferrit pri Rrashbulle! Meremja qi kishte shku parçivjeti hysmetçije m’Tirôn, ene ajo çupllak si qerët.! Ene ajo me zôtnilerët. M’erdh gjaku m’ven. Helbete thash, ina pri i katuni, ne i bzôna:

            - Si je mi Mereme, ku je mi Mereme se na harrôve fare!

            Fësht u kthy për i her ne ma priti:

            -Kush je me tina si m’thu Mereme! Ku m’njef me ti mu?

            - Ne una: - Si mi s’m’njef mu, tina? Se njef Rremën e Asmôn Seferit pri Rrashbulle?

            - Yyyyy, er qenef! M’môrsh t’keqen mër edepsiz; ç’ke tina se kush jôm una? Ù jôm zajusha Mery Rasbul. Hik se për Zotin, t’përlaj i dajak t’shnôsh e t’këpus kôkrrën e shpines, mër bagabôn, mr parja e lame! Të shpëlaft môrtja! Të…shpëlaft…

            Dinjô, dinjô ku je…Ush i thash gamôres ne hika.

 

Illyria, Nr 22. 14 Shtator 1935

 

 

 

 

“Nji, dy, nji, dy…Mrapa kthehu!”

 

T’kishe për t’pyt una nishti: “A ke qenë nôi her n’mëhall t’jevgjve?”, t’gjithë kishin për t’u kuq prej turpit ne kishin për t’thôn:”Hike ere edepsiz, se s’ina nô aci djemsh”.

Jo mër vlla, jo, mos u kuqni ne ju kot nishtina, se, emni Zotit, s’kôm nôi qullim t’errët. E dini mô ne vet, se s’ja ma mô kujt me pas qullime t’errta kci vakti, me dritën si ô tu shlu dadaktura e nritun. Ù u pyta vetëm pse dù me shkru i gjôsen si m’ka bô vaki n’mëhallet t’jevgjve, ke Tabakët.

            A e mani men pra? Aqe ku kôn pas nrejt i her vakti dallapët për dit Berômi? Hô aqe pra!

            Kisha dal aca dite me gjezdis m’at nôhi. Drô e keni vu re ne ju qi huduti mes mëhallës jevgjve dhe gaxhôjve ôsht Kôrclla e Tales. Sa kalova pra Korcllën ne fillova me zdryp ke tërpôsina si t’çô ke ura e vjetër knejmaton, filloi me ra i er e keqe qi demek t’batërdiste. Garumlla, garumlla copa letrash (me pulla e pa pulla), lecka, likura, ne t’metme laknash, zarzavatesh, tasna ne kusina t’çpume, teneqe e gjithfarsôj gjôna qera.

            Arabaxhiu beledijes, jevgu vet, i mështjell shpi m’shpi ne vje i hudh aty. Pula t’nôrdhta, môca e kakmusalna lëshojshin i er t’qelbët qi, eshedibilah s’rrej, filloi me m’ardh menja rrôtull. Batalôna mizash ishin grumullu mi tô, ne sa u avitsha, u çôjshin m’hava ne vijshin tu vlu e tu zi si rujna Zot. Qen rrugësh nôrdhalaqa u sillshin përqark me gjet nôi kôc me hôngër. Pri brymash kasôllve rrëke-rrëke kullojshin pislliqet e jevgjve m’Lanë. I çik mô posht, nô dy-tri jevga ishin tù la lëvere. Helbete mas adetit: sa tù la lëvere, sa tù sha njôna qetrën: jo gaxhôj jem bej, jo i jôti zabit, jo i jemi kshtuna, jô i jôti ashtuna. I çik mô nôlt, i kalamô jevgu kishte çu fistônin ne, ul galiç, ishte tù bô menermethônin.

 

                                                            * * *

 

Matôn Lanës, aqe ku kôn pas nrejt i her vaktit dallapët për Berôm, ke rrapnat, ishin mështjell nô izet a tridhët kalamôj jevgjish, ne ishin tù bô tahlim: nji-dy, nji-dy, mrapa ktheu. T’gjith rrôça-pôça. Sa njôni qetri, kishin kap ka i côp shkôp m’dôr ne vijshin tu hudh kôm e dur, demek si m’Allamônje.

            Njôni se ku kishte gjet i pal kpuc t’mdhôja ne t’vjetra. E kishte kap punën me gjith men m’bôhet, se hiç s’qeshte: kryt termô, vite tù tërhek kpuct rrëshqonthi ne tù tun krahun sa mô fort. Po m’bôhet se t’gjith e kishin kap punën me gjith men, se njôni mô serbes se qetri maheshin. I qetër kishte dash me vesh kmishë, po s’kishte pas baft, se gjymleku qi kishte vesh, përvec shpatllave, gjô tjetër si mlôjte; plônc e kôfsh, e mrapa gjith përjashta. I qetër na kishte gjet i tas t’çpum ne e kishte rras m’kaptin njyr ke veshi, sa ne ftyra s’ju dallôjte. Aj qetri përpara kishte kap i teneqe t’vjetër, dy côpa druni ne vite tu i ra si trumpetë. Krytari, aj si bôte tahlim, m’u dallu pri qerve, kishte vesh ne brek. Me i zô t’hôll, t’nôlt ne serbes gërthiste:

            -Nji, dy, nji, dy, gjathtas rrôtullohu, nji, dy, nji, dy.

            Sa tù majt re kshuna, kaloi i mik i jem si shkru m’gazet. “I shef, - i thôsh – kopilat? T’gjith jôn tù përparu.”

            M’mati i her fun e kry, mur frym me gjith fuqi, çôi gjishtin tërmô ne foli si me qenë Hazreti Pigamer vetë.

            - I shef ktô, - tha. Nji ktô jôn shpresa e dadaktures me lefterik. Ktô jane dica pri tabôrrit 50.000-ve.

            Ne hiku. Mu m’fillim m’mbôni me qesh, por masanej u menôva i çik ne thôsh. “Pse mos t’jen ô Rrem! Ti kapsh gjith kta jevgjit me nofuz, asnanjôni nuk del jevg; njôni gjal beu, qetri gjal zabiti.”

Bota e Re Nr.6 1936

22 Komente

falminderit paraprakisht smiley

te tjerat pasi ta lexoj smiley

 HAHAHA!!!

Per Zotin!! 

Ke Braeshka!! smiley

 

smiley

ajo me jevgjit me pelqeu shume smiley

Humor i holle smiley

 

...Batalôna mizash ishin grumullu mi tô, ne sa u avitsha, u çôjshin m’hava ne vijshin tu vlu e tu zi si rujna Zot. Qen rrugësh nôrdhalaqa u sillshin përqark me gjet nôi kôc me hôngër. Pri brymash kasôllve rrëke-rrëke kullojshin pislliqet e jevgjve m’Lanë. I çik mô posht, nô dy-tri jevga ishin tù la lëvere. Helbete mas adetit: sa tù la lëvere, sa tù sha njôna qetrën: jo gaxhôj jem bej, jo i jôti zabit, jo i jemi kshtuna, jô i jôti ashtuna. I çik mô nôlt, i kalamô jevgu kishte çu fistônin ne, ul galiç, ishte tù bô menermethônin...

çfar vizatimi...gravurë fare.

ahahhaaaa... smiley

 

...ush i thashë gamôres ne hika. 

Une vdes kur Shqipnia e Mesme i nderron gjinine llafeve. 

Rrashbullja, Palpocja, Bishti i Palles, Qerretja, Tujonja! smiley

 

M'bojat! smiley

mu kujtu direkt i shok qe tuj fol m'dialekt, m'tha "kur isha m'Spojet" dmth kur isha ne Spanje. smiley

nejse, po kjo "mhalla e jevgjve" shum intriguse. menia direkt m'chingije tshko, belly dancing n'tepsi, tip red district pak a shum, po me at pershkrimin lemeri katakombs permas.

 Per midis pazarit te Durresit,
Mos ma hudh doren serbes,
Mre Selimi i Sefer Hutes,
Mos m'i ze vetllat me fes.

Bon Zhoumma Emo!! smiley

smiley

dashnija dylberit, Mrrok, qe ene gjarpnin e pervlojte... ku i gje paj Zotin! smiley

Ne mysafirhane nje nga trimat ia kishte marre kenges, ne na ngriu gjaku, pupu si guxon t'i zere ngoje dylberin e vdekur, po Kus Babaj ashtu donte, ilac me te mire per brengen e tij thone s'gjendej:

Ma vrave dylberin, O Hasan Zyber

Shtate shpirtra te kesh, te shtata do t'i nxjerr

Me thike ne sise e preve si berr

Shtate shpirtra te kesh, te shtata do t'i nxjerr

C'ma ngryse pleqerine me kete qeder

Shtate shpirtra te kesh, te shtata do t'i nxjerr

 

Aferim, tha Kus Babaj, kur ata e mbaruan kengen, po syte nuk i hapi, sa here i kujtohej Vasillaqi ashtu i mban, i perhihet thone trupi i tij i bardhe dhe kur Esad Pasha i tha, e po mjaft tani, zer nje tjeter, cuna te bukur ka plot, ai thirri "meazallah".

ps. Mrroklle, gjigand tjetri, jo mekerr mekerr...

Rashe e vojta nga Shijaku,
Paka dale mexhliz i ri,
Mynofiku din dushmoni,
Qe s'na len me bo dashni

Ej krisi, krisi
Lal na bubullimi,
Muhabetin,
Ta bajm ke mullini

Per nji goce qi ka kalaja,
Emnin ja qujne Merhamet,
Mu' me ty c'me zu sevdaja--amane,
Pse s'ma jep nji muhabet.

Ti m'at one-e une n'ket one-e,
Per midis kemi i sokak,
Ashtu qenke se m'kan thone -aman-e,
Porsi vjollca ne bardhak........(nganjehere e bojne "porsi ylli ne bajrak&quotsmileysmiley

Rash e vojta ne muhabet,
Aty gjeta i djale te ri,
Pse s'shikon moj Merhamete-aman-e,
Pash te madhin pereni........

Ke s'm'u ngjallen plag't e thikes,
Kur i shof --o me merr vaj,
Moj syzeza Kasem Ages - aman-e,
Per ty digjet Mustafai. 

EM,nqs le durim lexoje içik kte humorin e jevgjve,shpresoj te t'pelqej

jevgu kishte njel n'klas t'gjasht dhe ishte bo 15 vjeç,zysha kujdestare hiku n'shpi me fol me t'jemen,sa e shtyu deren(qe ishte e hapur) ky nga mrena i thot t'jemes

-kush o mi ajo bythderrja'- jo thot e jema- qeka kjo rruspia qeter

i thot zyshes

po pse ke ardh mi zoje-po ja,thot ajo-djali jot nuk esht mire me msime ,dhe ka marr edhe nje 4 tashti para kongresit

qyqa-qyqa-ithot ajo,na paska flliq para burrit t,huj

po do ishte mir thot zysha qe ti t'vije n'takim me prinder

-ti mir e ke mi zoje,po u s'po kom koh me u taku me burrin tim,e jo me u taku me gjith babat e kalamojvesmiley

 

 

smiley

si jevg poligrafiku po m'duket smiley

mu m'kan thon qe jon t'brrakessmiley

 

Kisha dal aca dite me gjezdis m’at nôhi. Drô e keni vu re ne ju qi huduti mes mëhallës jevgjve dhe gaxhôjve ôsht Kôrclla e Tales. Sa kalova pra Korcllën ne fillova me zdryp ke tërpôsina si t’çô ke ura e vjetër knejmaton, filloi me ra i er e keqe qi demek t’batërdiste. Garumlla, garumlla copa letrash (me pulla e pa pulla), lecka, likura, ne t’metme laknash, zarzavatesh, tasna ne kusina t’çpume, teneqe e gjithfarsôj gjôna qera.

            Arabaxhiu beledijes, jevgu vet, i mështjell shpi m’shpi ne vje i hudh aty. Pula t’nôrdhta, môca e kakmusalna lëshojshin i er t’qelbët qi, eshedibilah s’rrej, filloi me m’ardh menja rrôtull. Batalôna mizash ishin grumullu mi tô, ne sa u avitsha, u çôjshin m’hava ne vijshin tu vlu e tu zi si rujna Zot. Qen rrugësh nôrdhalaqa u sillshin përqark me gjet nôi kôc me hôngër. Pri brymash kasôllve rrëke-rrëke kullojshin pislliqet e jevgjve m’Lanë. I çik mô posht, nô dy-tri jevga ishin tù la lëvere. Helbete mas adetit: sa tù la lëvere, sa tù sha njôna qetrën: jo gaxhôj jem bej, jo i jôti zabit, jo i jemi kshtuna, jô i jôti ashtuna. I çik mô nôlt, i kalamô jevgu kishte çu fistônin ne, ul galiç, ishte tù bô menermethônin.

 

Hehe, ka ndryshuar gje keto 75 vjet?

 

  160,5 KB

 

Ndryshimi eshte qe kjo pjese e Tiranes nuk eksistonte asokohe. Lagja e jevgjve ka qene te ura e Tabakeve ku kalonte edhe Lana ne ate kohe. "Terposina" eshte disheza qe fillon nga Selia e te burgosurve politike deri tek ura e tabakeve. Lagja e jevgjve ose e Tabakeve ka qene deri ne fillim te viteve 70 tek tubi i ujit ne lindje Ures se Elbasanit, kurse rrapat e medhenj "ku qitshin dallapet per Berom"  kane qene perpalle parkut te lojrave, nga ana e Lanes, derisa u ndertuan ato pallatet e reja. 

 Terposina? 

Qe shko per terpo me i llaf, apo ka kuptim tjeter? 

 Korclla e Tales??

Dume xhevap!! smiley

 Yes mrroklle. Qe "varet terpo"

Korcllen e Tales hera e pare qe e nigjoj. Idrizi si me i lashte mund ta dije kyt llaf, qe me duket se eshte toponim. Ne fakt jane disa fjale qe nuk i kuptoj, dhe nuk e di nese ti ose dikush ua di kuptimin. Psh:

kakamora 

gjymyshlli pallaska

tenezyl

kakmusalna - nuse lale?

nofuz

E kisha per menyren e jeteses se tyre, se Tiranen nuk e njoh mire.

Meqe ra fjala te jevgjit e lagjes se Tabakeve, ja nje dokument interesant arkivor ku Nenprefektura e Tiranes i kerkon Ministrise se Brendshme largimin e jevgjeve nga kjo lagje:

 

N-Prefektura e Tiranës Tiranë 10/XII/1922
Së Shkëlqyeshmes Ministries së P. të Mbrendshme

Shkurtimi: Mbi sëmundjen epidemike që vjen nga keqsjelljet e jevgave.

Këjo N. Prefektuer dishron që sëmundjet epidemike të shumta herë me qenë se e kan mburrimin prej keq sjelljeve të disa Jevgavet të cilat me nji zakon të jasht moralshëm kan shkaktue blerjen e nderit e kan faros kapitalat e shumë njerzve të ndershëm e po thua se me kët mënyrë prishet edhe morali i bukur i familjeve Shqiptare.

Për t’i dhanë nji fund e përgjithmonë kësaj vepre të rrezikshme në çdo përkrahje ka formue nji Komision i cili ka mbajtë në bisedim edhe çkuljen e Jevgave prej lagjes Tabake, që me kët rast ajo lagje të marrij nji fytyrë të përparimit, dhe me largimin e këtij elementi pak largë prej qytetit natyrisht largohet pak a shumë edhe rreziku i këtyne sëmundjevet.

Prandaj marrim guximin e ju pyesim qi urdhënat që ka drejtue ajo Ministrie Bashkiës së këtushme me Nr. 5332/43/IV dhe 8986/430/V më 17/IV dhe 14/VI/922, në asht se janë në fuqië me njoftim bashkë me ato urdhëna të na epet autorizim që të mundohemi për zbatim.

Me nderime të posaçme.

Arkivi Qendror Shtetit. F. 152 (Ministria e Punëve të Brendshme, para 1944), Viti 1922, Dosja 383, fleta 14.

Ky quhet racizem i pademshem jevgjsh.

 Ù jôm zajusha Mery Rasbul.

 

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).