Arkitekturë / Një vendim i papërgjegjshëm arkitektësh e urbanistësh po kthen filozofinë e kioskave. Ndërhyrja në Sheshin Italia, një nga më të rëndësishmit e Tiranës, është një atentat që profesionistët po i bëjnë kryeqytetit m

Në Sheshin "ITALIA" janë realizuar një pjesë e punimeve për një objekt. Janë betonuar gjithë kolonat e tre kateve. Sipas tabelës shpjeguese të vendosur, bëhet fjalë për një "Kompleks Rekreativ 3 kate plus bodrum" që e ndërton shoqëria BELAVIS SH.P.K.


Mbas artikullit tim të datës 17 shkurt, botuar në "Shekulli", punimet u pezulluan.
Në bisedën që pata me Kryetarin e Bashkisë, Edi Rama, më tha se ai ka qenë kundër këtij objekti i cili është edhe kundër Planit Francez të Qendrës.


Meqenëse është rasti i një veprimi të rëndë, shumë flagrant, kundër planifikimit urban të qytetit, mendova ta analizoj më me hollësi.


Vendimi i KRT-së së Tiranës është i datës 13.06.2002. Pra, objektit i është dhënë drita jeshile, dhe prej këtu fillojnë gjithë problemet.
Çudia e parë është kur lexoj se pronar i truallit është zoti Shpëtim Dama.


Kjo është e pabesueshme! Si është e mundur dhe kush ia ka kthyer këtë parcelë në mes të sheshit këtij personi?


Po ta shikojmë me këtë logjikë, pronar duhet të ketë edhe fusha e "Qemal Stafës", edhe shatërvani në mes të Sheshit "Nënë Tereza". Bile pronar duhet të ketë pasur edhe lulishtja në Sheshin "Skënderbe".


Dhe atëhere duhet t'ju kthehen pronarëve?


Po pse nuk ju kthehet toka pronarëve të parcelave në Kamëz, Sauk apo Bathore, të okupuara nga të tjerë?


Po si nuk e kërkoi në kohën kur u ndërtua nga italianët?

Si është e mundur, shpronësojmë për Rrugën e Kombit në Kukës dhe në mes të Tiranës pronarit i kthehet parcela?


Kjo më ngjan si dhënia në pronësi e parkut tek vëllezërit Frashëri ku u ndërtuan Kullat ose si dhënia e territorit të Parkut të madh ku u ndërtua Shkolla Willson.
Në gjithë botën shtetet vënë dorë mbi trojet private për hir të hapësirës publike, vetëm këtu kthehet mbrapsht, nga hapësirë publike në private.


Çudia e dytë është guximi i kërkesës për të ndërtuar aty.
Dhe veprimi aspak i moralshëm është i arkitektëve që e kanë pranuar këtë detyrë projektimi, duke e ditur fort bukur se aty nuk duhet ndërtuar. Dhe nuk mund të mendonin për të ndërtuar sepse aty është një SHESH, domethënë një HAPËSIRË e lirë që askush nuk ka të drejtë ta zërë.


Si mund të prishet harmonia kështu? Si mund të guxojmë, duke qenë profesionistë, të bëhemi atentatorë të një kryeqyteti? Çfarë parimesh, normash morale dhe profesionale kemi parasysh? Cila KRT e një kryeqyteti evropian mund ta bënte këtë veprim? Si është e mundur që KRT-ja e aprovoi? Kush ishin këta anëtarë të KRT-së?


Bashkia e Tiranës duhet patjetër të bëjë transparencë të plotë për këtë rast, sepse ishte ky vendim i KRT-së që futi çështjen në një maratonë gjyqësore të panevojshme.
Si është e mundur që shkallët e gjyqësorit marrin një vendim aprovimi kur ky rast është krejtësisht i pastër si drita e diellit?



A mund të gjendet një rast tjetër korrupsioni më flagrant dhe më i dukshëm se sa ky?


Si mund të ndërtohet në mes të një SHESHI, të një prej shesheve më të rëndësishëm të kryeqytetit?


Tani, paradoksalisht, ky objekt është bërë më i rëndësishmi dhe më i fokusuari në atë shesh.


Arkitektët tanë punojnë si qorra, na japin vetëm ca fasada dhe ca planimetri dhe nuk dinë fare se si këto objekte qëndrojnë në hapësirë! Pastaj na dalin jo ato që parashtrojnë në KRT, po ca monstra që nuk i ka parë kush.
Gjëja më e rëndë është se objekti dëmton rëndë "Sheratonin".


Dalëngadalë ky hotel (si njëherë e një kohë Dajti ) zuri vendin më të rëndësishëm në jetën publike të kryeqytetit. Aty bëhen konferenca, takime delegacionesh, pritje e përcjellje personalitetesh shtetërore, kulturore e sportive. Hoteli ka zëvendësuar edhe Pallatin e Brigadave në shumë raste, në pritje presidentësh e kryeministrash. "Sheratoni" kështu ka një funksion shtetëror.


Dhe tani na del një palo objekt, REKREACJONI me demek, domethënë kafene, (se nuk ka nja dhjetë a njëzet aty rrotull).


Më tmerron fakti se si është e mundur që FILOZOFIA E KIOSKAVE të kthehet prapë.


Si nuk vëmë mend asnjëherë? Ku e gjejmë këtë guxim? Si nuk kemi ndërgjegje dhe pikë turpi?


Dua të besoj që ky objekt do të rishqyrtohet, do të anulohet dhe do të prishet.
Përndryshe do të jetë turpi i mijëvjeçarit të ri.

9 Komente

Shume turp nese eshte e vertete. Eshte kthyer tirana ne kandahar.

 Si per koincidence te "Opinion" tema eshte "Zhvillimi i Tiranes" 

 Nder te ftuarit eshte Eduard Shalsi dhe Artan Shkreli, bashkshorti i deputetes socialiste Ledia Shamku (ajo e diplomuara per gjeografi dhe gjuhetare autodidakte).

Ja ben Shalsi, pas kritikave (te drejta) te Fatos Lubonjes, "Te ulim tensionin, te mos e personalizojne diskutimin, sepse perndryshe nuk dalim askund" 

Kurse, Artan Shkreli (iolitike&Itemid=60"> dyshes te famshme Eftimi-Shkreli) , nje nder protagonistet kryesor te perdhunimit te Tiranes, jep leksione arkitekture me fraza si "Historia urbane e nje qyteti kalon permes Rinovimit dhe Konservimit". Rinovim e Konservim, thote ky. Si te ftosh Hannibal Lecter per te mbajtur konference mbi te mirat e vegjetarizmit.

uee, sa e madhe. Arkiktekt tjetri. E kane kthyer Tiranen beton te gjalle, pallate njeri mbi tjetrin e tashi ben edhe filozofi madje. 

Nuk dua te flas per kete teme sepse ME NGRIHEN NERVAT!!!

Copat e mishit me dy sy, me nje tru sa nje koker gruri dhe me nje stomak qe u varet deri ne toke!!!

Kjo është e pabesueshme! Si është e mundur dhe kush ia ka kthyer këtë parcelë në mes të sheshit këtij personi?

Meqenese autori me shume te drejte denoncon kete ndertim absurt mu ne mes te sheshit, si dhe me kete rast i eshte futur edhe studimit te dokumentacionit, duhet te kishte bere edhe pak perpjekje per te gjetur se kush organizem dhe cilet persona ja kane kthyer parcelen ishpronarit (nese me te vertete ka qene familja e tij pronar dikur). Une nuk e besoj pasi mesa di une Italia Fashiste i shperbleu te gjithe pronaret kur i shpronesoj tokat e tyre per nevoja publike.

Po si nuk e kërkoi në kohën kur u ndërtua nga italianët?

Sepse Italianet/Zogu i ka kompensuar njehere kur jane bere ndertimet. E keqja eshte qe, fatkeqesisht, ka njerez qe shperdorojne qenjen "ish-pronar" ose me mire duhet thene qe manipulojne. Kane prodhuar tapi te para kohes se ndertimeve te Zogut/Italianeve por kane zhdukur ato ku thuhet qe ato pjese i kalojne ne pronesi mbreterise.

Gjëja më e rëndë është se objekti dëmton rëndë "Sheratonin".

Me ket e prishe pak z. Velo. Dmth krimi me i rende ketu qenka se eshte mbuluar fasada e nje objekti privat (Hotel Sheraton)?! Dmth po na ben te dyshojme qe e gjithe ky shkrim ishte per interes te pronareve te Sheraton?

 "A mund të gjendet një rast tjetër korrupsioni më flagrant dhe më i dukshëm se sa ky?"

KA. Dil e shiko Durrësin!!!

Shiko se si është ndërtuar në mes të shesheve, si është ndërtuar mbi monumente arkologjike, si është ndërtuar mu në breg të detit etj etj etj...

Sakte. Tani pritet te rreshqase nga kodra edhe Pallati i Mbretit. dhe t`i qahen shirave, sepse ato e kane fajin. Pastaj jemi edhe ne pritje qe ta bejne shetitoren qe mezi u ndertua ne pastrim e shitje peshku, me nje fjale ta qelbin fare edhe ate pak hapesire qe ka ngel.

Titulli i shkrimit fillon me nje lajthitje logjike. Quhet gabim i rende arkitektonik. Per mendimin tim do te ishte me mire te cilesohej si krim arkitektonik.

Pa marre parasysh Sheratonin, qe edhe ai ne ate kompleks tashme merret parasysh.

Te ndertosh nje "WC pubike", sido qe ta llangosesh me kolore pikante, ne mes te nje sheshi rrethuar me ndertime te studiuara nga arkitekte qe te pakten deri sot krenohemi per zgjidhjen moderne dhe te qendrueshme ne kohe te Tiranes, nuk ka te beje me arkitekte e ndertues por "me ujqer qe duan te shqyejne prene dhe te ikin vrap". E tha dikush bukur kete te fundit.

Arkitekti, po te kishte qene i pergjegjshem, jo vetem qe nuk do ta merrte persiper punen, por te pakten nuk do ta turperonte emrin e tij duke e shkruar ne tabelen stampe.

Tashme ai shesh u nda vecmas atij para Politeknikut ose Sh. Nene Tereza, pamevaresisht idese se projektuesit italian,qe e kishte unik. Kjo kjoska duket na i jep guximin ujqerve qe ne vend te shatervanit qe nuk e kane vene ne funksion, tani te presim ndonje hale` tjeter moderne.

Dhenete Zoti e nuk u shkon mendja se nuk do me dite kush!

 

E kam thene edhe ne nje teme tjeter per urbanistiken, qe problemi kryesor per gjendjen e sotme te Tiranes eshte paaftesia e veteidentifikimit te qytetarit dhe vendimmarresve me vete qytetin. Nuk ka sherim me per kete qytet, hiqeni mendsh, per sa kohe qe te sundoje mentaliteti "my home is my castle". Dhe ketu kemi te bejme me nje rreth vicioz: njerezit mbyllen brenda "keshtjelles" se tyre, sepse qyteti eshte bere nga ana urbane i pabanueshem, dhe qyteti behet akoma me i pabanueshem, kur jeta urbane vdes, sepse njerezit mbyllen brenda mureve te tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).