Toskanë, 9 mars – Eshtë vetëm 23-vjeç, por ka marrë mbi supe një përgjegjësi të madhe, atë të qenit zëdhënëse shtypi e një force të rëndësishme politike në Itali, siç është Lega Nord.

Bëhet fjalë për shqiptaren Edlira Mahmutaj, vajzën e një ish-emigranti të paligjshëm në shtetin fqinj, historia e së cilës ngjan me atë të shumë të rinjve shqiptarë në Itali, që janë përballur me një rrugë të vështirë drejt integrimit në shoqërinë e këtij vendi.

Lajmi i cituar nga mediat italiane, tregon sesi babai i Edlirës kohë më parë mbërriti në Itali si klandestin e më pas siguroi një qëndrim të rregullt atje, ndërsa ajo studioi në fakultetin e Gazetarisë dhe u punësua nga Lega Nord si zëdhënëse, gjë për të cilën duket se nuk e ka penguar aspak biografia “shqiptare”.

Rasti i saj është komentuar nga mediat si një rast tipik i integrimit të një familje shqiptare në jetën italiane, duke dhënë shembullin më të mirë nga një vend që është përfolur shpesh për negativitetet e tij, sesa për vlerat dhe virtytet që mban.

"Lega Nord është një parti që nuk është raciste dhe i dëgjon njerëz si ne”, pohon Edlira, e pyetur nga mediat italiane përse ka zgjedhur këtë rrugë.

"Unë dua t’u jap zë atyre njerëzve të cilët vijnë në Itali për t’u integruar dhe flasin gjuhën tonë”, shton ajo ndër të tjera mbi misionin që ka marrë përsipër të kryejë.

Në fund, kjo vajzë e re shqiptare pohon se ka një ëndërr: Të bëhet një gazetare, për të qenë në gjendje të tregojë të vërtetat e të gjitha palëve.

219 Komente

Jo mer jo, s'eshte acarim nervash.

Shyqyr qe moren ne pune shqiptaren!

sa qesharake

ku e gjeti lega nordin ? me qiri e  kerkoi ?

lega-nordistet jane raciste edhe per vete bashkekombasit e tyre jugore, "figuriamoçi" per kete cucen

"Lega Nord është një parti që nuk është raciste dhe i dëgjon njerëz si ne”, pohon Edlira, e pyetur nga mediat italiane përse ka zgjedhur këtë rrugë.

Admin, po si s'eshte acarim nervash, kjo pash zotin!? Kjo rren ne mes te dites: k'ta te Leges po duan te ndahen nga Jugu i Italise se s'i durojne dot, kjo thote qe s'jane raciste!

 Lega Nord dhe White Christmas? smiley

 Mire mbase dhe kjo do te ndahet nga jugu i Italise smiley

Fjala "vajze" nuk ka asisen ma t'bukur se fjala "cuce" ori cuce.(Jo per gja po je perpjek me i dhan do nuanca pexhorative)

Qe t'i bie shkurt :

Turp e faqja e zeze per kete zedhenesen.

Neveritje.

_____

Tani pak me gjate :

Nuk e kam kuptuar asnjehere idene e futjes se nje emigranti ne nje parti te ekstremit te djathte. Asnjehere. Per lloj-lloj shkaqesh : filozofike apo sociologjike apo vetjake, nje i huaj nuk mund dhe nuk duhet te militoje ne nje parti te ekstremit te djathte.

Te futem une ne FRONTIN NATIONAL ne France qe eshte nje parti fashiste, e ndyre dhe qe kur i degjon duke folur, te hipen nje zemerim qe s'di ç'te them ! Kur te qethen lepujt !

Nuk ka asnje lidhje nese vete une apo vete kjo zonjusha ne foto kemi kaluar mire ne vendet ku jemi. Porse NJEREZISHT, nuk shoh kurrfare pikelidhje mes meje dhe Le Penit apo mes kesaj Mahmutajt dhe Bossit.

Ne ka kategori njerezish per te cilet nuk kam kurrfare respekti dhe qe me duken me te rrezikshmit ne bote, keta jane : TE KONVERTUARIT.

Nje shqiptar i konvertuar ne italian, te ben gjemen. Nje italian qe konvertohet ne shqiptar, edhe ky njelloj. Nje katolik qe behet musliman, ik larg se e hengre. Gjithashtu nje musliman qe behet ortodoks apo rrobokops, e njejta histori.

Po ashtu dhe nje çorovodas qe konvertohet ne tironas, edhe ketij iki larg se veç palaçolleqe degjon. Po edhe nje tironas qe bohet nju-jorkez i thekur, edhe ketij, larg duart.

Nejse.

Uroj qe Edlira Mahmutaj te kete nje karriere sa me te shkurter politike dhe gjithashtu nje rrembythje spektakolare.

___________________

ps : kam shume respekt, perkundrazi, per te gjithe ata qe angazhohen ne te majten dhe te djathten LEGALE, dmth jashte ekstremeve.

 Na e zgjove nga gjumi Enver Hoxhen me kete fjalim.He will be proud of you

vetëm t'huj kishte sot n'kurs, tha një shqipe qëparë duke përdredhur lehtazi buzët.

 smiley edhe fini na ankohet se eshte lega nord-i racist

Penar, po e di une shume mire qe shqiptaret t'thajne per racizem (e per do gjona t'tjera!) po prape m'vjen keq.

Po pse, Presidenti yne i nderuar nuk ka punuar dhe vepruar kurre me gjuhen e Le Pen-it ???

 Shfaqja e kesaj vajze te re me origjine shqiptare perkrah ekstremisteve te djathte italiane eshte po aq e  natyrshme sa dhe Aktivistet revolucionaret te PPU. Jemi ne kohe krize. Koha me e pershtateshme per lulezimin e ideologjive ekstremiste, qe ne thelb nuk kane ndonje ndryshim. Te gjitha karakterizohen nga :

1- Shpetimi i njerzimit me ane te ndryshimeve rrenjesore. (Revolucionet, luftrat e shenjte)

2- Premtimi i nje bote te re me te mire ku do te dominoje rregulli dhe ligji dhe premtimi i nje parajse (ku futen komunizmi dhe bota e races se bardhe superiore) 

3- Gjetja e nje armiku (per ekstremistet e djathte : i huaji, komunisti. Per ekstremistet e majte : kapitalistet, Amerika)

4-Ndarja e botes ne dy kampe.

5- Kulti i shefit

6- Referenca nga bota antike e mitologjike

Dhe jo rastesisht, te paret qe terhiqen nga keto ideologji jane te rinjte.

 

cba, duhen revolucionaret, per te revolucionarizuar shoqerine

1.dhe kjo, jo domosdoshmerisht  lidhet me ngjyren e kuqe,

2. dhe kjo jo, domosdoshmerisht lidhet me ngjarjen ne fjale

Rruga me e veshtire por me me pak deme eshte evolucioni dhe jo revolucioni. Se cfare dhane revolucionet kuq e zi e pame. 

Kujdes nga zgjidhjet e menjehershme. Jane shume terheqese, por te rrezikshme.

ne nje bote ideale ndoshta,

ne fakt realiteti eshte ndryshe, po te qe zgjidhur cdo gje me ane te evolucionit natyral do te ishim ende ne koherat kur njerezit lidheshin me zinxhire dhe shiteshin si skllever

pasi ka ende me shumice; sende, njerez, dukuri, qe nuk munden/s'duan/s'u intereson te evolojne

si thua te prisnin femrat kosovare qe perdhunoheshin ne 99 sa te evolonin serbet??

Nuk e kam fjalen per evolucionin natural, por per evolucionin shoqeror. Si psh ngjarjet e viteve 68. Eshte e pamundur qe te vendosesh demokracine ne nje sistem politik qe eshte vendosur mbi gjak. 

 

 Mos ngaterro luftrat me revolucionet.

eh sa popperian qe je! smiley

e pra... imagjino sikur ta lexoje vertet popperin se c'behet pastaj... nami i zi

Ah, se harrova, kete lajmin e gjeta normalisht ne nje gazete shqiptare qe e kishte nxjerre (si ka mundesi!?) duke e menduar si sukses te nje shqiptareje te integruar ne nje vend te huaj. Ore bar do hame dhe armikut kurrizin m'dysh do t'ia perkulim! smiley  

Ec aty bukuroshe. Erla duket si plake perpara teje.

 qenke socialist me duket smiley

Sipas fjaleve duhet te jete nga ata qe te heqin "njollen" ne biografi! smiley

Ah Ponte Vecchio,

Siper 1 prej dyqaneve te vjeter eshte nje ore me skulpturen e nje zhapiku, Nqs je me fat dhe viziton Firenzen ne nje dite me diell dhe hija e ketij zhapiku be bien ty, thuhet se do te kesh fat per gjithe jeten.

Nqs Shqipnia do kishte nje zhvillim normal te gjonave edhe ene do kishim 1 Ure te Vjeter si kjo, mbase jo kaq elegante por do isha i kenaqur edhe me 1 version Shqiptar te saj.

Ka shume gjasa qe Ura e Ahmet Pashe Bushatit mbi Bune do ishe 1 e tille.

Mbi Dedikimin mbi Ure thuhej: 

Per zhvillim e metejshem te qytetit dhe nje perkujtimore e miresise se Ahmet Pashes.

Me mire qe nuk e din gjendjen e sotme Ahmet Pasha.

...sepse Bossi do ta çliroje Padanian nga italianet jugore, dhe jo nga shqiptaret e pashme. asnje ekstremist i djathte s'eshte ngritur kunder brazilianeve te bukura, e as polakeve....

"LEGHISTA ALBANESE" hahahahahahahahahahahahaha.

Mund te jete dhe e infiltruar behind enemy lines, per ta marr kalane nga brenda si i thone...

Gjithsesi si shqiptare qe eshte nuk i shpeton oportunizmit dhe kjo...

E rrac mercenaresh,

por s'ka faj se dhe dy "demokrat te medhenj" qe pata sot ne kafe me ccane menderen duke u munduar te me mbushnin mendjen te votoja Partine Konservatore gjoja si nevojé e ndryshimit.

Medet thuaj kur ka ngel politika ne duar te qyqareve qe s'dine kujt shtrese i perkasin.

prit kur t'nigjojme noi dite qe whopie goldberg u bo zedhenese e ku-klus-klanit

smiley ata mesazhet i japin me zjarr e vepra, jo me fjale...

village-bay, nqs. kerkon dicka te ngjashme me uren e Firences, por edhe nqs. do qe te ndjesh nje arome te larget (por shume te larget) te Firences ne Shqiperi, atehere duhet te hedhesh syte nga Berati.

Te kuptohemi, Firence eshte Firence.

Mbase ke te drejte, edhe Ura e Gorices eshte shume e bukur.

Di ndo1 gje per historine e Ures?

Ura ne Shkoder, po te kishte mbijetuar, do ishte disa vjet me e hershme besoj.

Me duket se kemi hobby te perafterta, te kerkojme per te bukuren ne mes te te shemtumes.

me car merremi dhe ne aman...

Me i fat te mire ishalla mi edlira smiley  dhe vari trajset

te lumte goja Ruzhdo. ke fole tamam, si gjithmone. vallaj t'kisha pase ty zyshe filloreje, do kisha qene me i sukseshmem ne jetë smiley

smiley

eh mi non, po dhe gjithe zyshat kshu si une nuk duhen, se dhe une do kisha qene mo e suksesshme ne jete, sikur ta kisha pas te pakten nai ndryshe nga Ruzhdija smiley

A te lumte Ruzhdije! Ajo ka aplikuar per pune dhe ata e kane punesuar!

A i di ndonjeri kushtet e punesimit?

Psh. duhet te jesh anetare e Leges, e bukur ose pa eksperience etj! smiley

P.S.  Te kerkoj te falme! E korrigjova emrin Ruzhdije!

 

e kam Ruzhdije me 'j' te forte smiley

i cik ma shum rrespekt per femnat smiley

smiley

P.S. Je i falur  smiley  smiley

Ne fakt, me kete krize...ajo shyqyr qe ka pune smiley

Kush e ka parë atë filmin "Il mio fratello e figlio unico", duhet ta mbajë mend skenën ku ai çuni që aderonte me fashistëte pyet shokun e vet

- Princa, konta, ça është kjo gazetë që kemi?

E i përgjigjet ai miku:

E che siamo aristocratici...

Ia kthen ky: Ma dai... hai visto la tua faccia?

 

ahah rrofsh J, me ndyshove diten me kete me lart

Ai filmi eshte me verte i bukur. 

Kjo zona jone (ku perfshihen dhe taljonet, greket e spanjollet) vdes, mbaron per te qene ose fashiste ose komuniste. 

me ne fund i qiti kryt rraca e paster shqiptare. gjithmone kam qene i sigurt qe jemi arjona, dhe gjermanika. s kena pune ne me jevgjit e greqise dhe te italise, me longobardet e kemi muhabetin se e njef rraca rracen

Mos eshte Tepelense nga mbiemri smiley

E ka dergu ai krimineli KUQ alias Gramozi me e  shkatru nga mrene armiqin .

E paste bab dhe rafte me nai milioner Italan me ja siguru jeten dhe plakushit te vet , qe kushedi nga ropatet si te gjithe emigrantet qe i ka leshue shteti Demokratikes azat , per kullota me te mira neper bote smiley

"Historia e Klodiana Cuka, presidente e Shoqates integruese dhe kandidate per zgjedhje zonale ne Puglia, e lindur dhe banuese ne Shqoperi deri ne moshen 20 vjecare, por shtetase italiane qe prej 2009-s, permbyll nje itinerar semantik te ingrimit me vlere unike."

Kjo vajza qonka nga ai vendi i shqopes qe quhet Shqoperi! smiley

S'na hyn ne pune fare! Ne po bisedojme per ata qe jane nga Shqiperia!

S'du mi!Kam te drejten time dhe une, se na mbyti anglishtja gjithandej smiley

E bija e Lenkes eshte kjo Klodjana!!!

hahaha ruzhdi, kjo goca paska banuar ne shqoperi deri ne moshen 20 vjecare smiley

per temen s'kam c'te them vecse qe ka gjithmone nga ata/ato qe e konsiderojne veten me te mire dhe do te donin te jetonin te izoluar nga te tjeret poshte tyre, pa dallim origjine. ke kerkesa per gardhe ne tirane, gardhe ne washington dc, perjashtim de jure dhe perjashtim de facto. problemi kryesor eshte ai ekonomik, it's imperialism stupid smiley - mohim i origjines se privilegjit dhe per rrjedhoje mohim i pergjegjesise per te rishperndare. yyy sa gjate!

Të bëhet një gazetare, për të qenë në gjendje të tregojë të vërtetat e të gjitha palëve.

Te gjithe kujtojne se tregojne zerin e te gjithe paleve, por ceshtja eshte si i kupton ti palet, apo sa do ti kuptosh dhe sa te lejon background-i yt ti kuptosh...

Sa e paskeni share te shkreten, peshkaqene po beheni te gjithe smiley ishalla nuk do kem ndonje pozicion publik ndonje dite se kushedi sa do me shani smiley

ty te kisha ne mend smiley

(dmth ti po sugjeron se marrja e pozicionit publik qenka 'fatkeqesi natyrore' si puna e x2permbytjes se fundit te shkodres? smiley )

smiley fatkeqesi natyrore qe nese miremenaxhohet nuk perfundon ne katastrofe smiley

jo mi jo, une po them qe nese do kem nje propozim per nje pozicion interesant ne te ardhmen, perpara se te marr vendimin do mendoj te gjithe peshqit qe per hir te 'kritikes sociale' do kritikojne edhe ata qe mundohen te bejne punen e tyre mire... hajt me, gjithesesi uroj qe sa me pak peshq qe dua fort te notojne ne dete e oqeane te huaj... pra larg meje smiley

@ gloxa, une them qe kush ka dy pare mend duhet te jete i kenaqur nese "pozicionet interesante" zihen nga njerez te zote dhe te mençur. Nese keta kane edhe skrupuj etike, aq me mire pastaj! smiley

Flm fin! Une si person teper egocentrik,  njerezit qe cmoj dhe pelqej dua t'mbaj fort afer vetes, e prandaj me vjen keq qe p.sh ti nuk jeton ne shqiperi, por me logjike te ftohte jam e kenaqur nese je e lumtur atje... besoj me kupton? Keshtu e kam dimensionin sot, vetem te lumturia dhe afrimiteti... smiley

 

smiley

Kjo vajza te pakten e thote qe:

"Unë dua t’u jap zë atyre njerëzve të cilët vijnë në Itali për t’u integruar dhe flasin gjuhën tonë”

C'te keqe ka ketu?Tek e fundit ashtu do ti deshiroja te ishin te gjithe emigrantet shqiptare ne bote:te integruar dhe qe te ishin krenare per prejardhjen e tyre.Kjo vajza as ka nderruar mbiemrin as fene dhe as nuk thote qe nuk eshte shqiptare.Mesa shoh po thote qe tju jape nje ze shqiptareve ne Lega Nord.C'te keqe ka ketu???

Ndersa juve po e shani me rrenje dhe dege.

Ndersa kur vjen puna per ate funderrinat e Greqise qe nderrojne emrin dhe fene dhe nuk flasin shqip as ne shtepi,na nxirrni mijera justifiime.Apo kur vjen pune tek te afremit apo shoket tuaj ne Itali qe hiqen me italiane se italianet nuk beni ze,bile i shihni edhe me admirim se si jane asimiluuar dhe qe nuk kane krenari kombetare.

Ndersa dje pash nje lajm per budallalleqet e socialisteve tane ne Greqi.Kryetari i socialisteve tane atje(qe sipas gazetas e kishte mik Papandreun) e kishte emrin Anastas Murati...

Personalisht i uroj Edlires suksese ne karrieren e saj dhe te mos caje koken nga xhelozet,cmirezinjte dhe funderrinat!

Sikur kane shkruar qe i ati kishte ardhur si klandestin ne Itali?! Kush e di si ia shpjegon babait kjo faktin qe ka hyre ne Lega Nord!

A nuk jane ata pa dokumenta, ata qe tek e fundit kane shkelur ligjin italian klandestinet? Eshte e kuptueshme empathia ndaj klandestineve ne se je vete i tille, megjithate: nuk eshte mjaft per ta etiketuar nje parti si raciste. Le t'i japim nje cike kontekst ketij problemit te klandestineve. Me sa me kujtohet para disa vjetesh kam lexuar nje lajm ne nje gazete shqiptare per nje fabrike ne Lezhe qe kishte punesuar punetore kineze. Ishin aty rreth 200 te tille. Jane ngrit lezhjanet e te tjere shqiptare per te kerkuar debimin e kinezeve klandestine me pretendimin se jane pa dokumenta shqiptare. Madje ka pat perkrahje te gjere si nisme edhe nga shqiptare te diaspores neper mediat virtuale. Sipas pronarit, rroga qe u jepte kinezeve ishte 2-3 mije leke te vjetra ne dite. Policia shqiptare i deboi kinezet pikerisht pse ishin klandestine. Une nuk shoh ndonje ndryshim te madh midis parrulles se Lega Nord-it dhe thirrjes te lezhjaneve & shqiptareve te tjere per te perzene kinezet prej Shqiperise.

@ Permetar, Lega Nord nuk eshte parti raciste sepse e them une. Nese kerkon ne Internet gjen plot artikujt mbi "bemat" e tyre.

Hiqni dore nje here e mire nga ideja qe njeriu mbroka vetem ata qe kane te njejtin hall me te! S'e kam sjelle temen ngaqe jam apo kam qene klandestine, sepse as kam qene dhe as jam klandestine.

Ti po don te me thuash qe shqiptaret s'jane me te mire nga italianet. Jam dakort me ty! Nuk jane! Cka megjithate s'do te te thote qe disa shqiptare s'jane me te mire se disa italiane, apo anasjelltas...

Per t'ju kthyer kesaj ceshtjes se krahut te punes ne Itali, s'mund veçse te perseris per te njemijten here se pesha qe mbajne ish-klandestinet (sot shpesh qytetare italiane) ne ekonomine e vendit eshte me te vertete e konsiderueshme. Popullsia italiane eshte me e vjetra demografikisht ne Europe dhe pa kontributet qe derdhin emigrantet pensionistet italiane sot do hanin buke thate. Per te mos folur pastaj per punet ne bujqesi, sherbimin pleqve, ndertimin... ku te huajt jane fuqia kryesore e punes.

670,000 klandestine ne nje popullate prej 60 milionesh mbakan kaq shume peshe?

 Finisterre,

ke pasur te besh, ke njohur ndonje "leghist" ti?

pse mendon qe jane me te mire nga afer a si?

 une nuk "mendoj", e di, sepse edhe kam pasur te beje. Prandaj te pyeta...

Edhe per Hitlerin ashtu thoshin qe ishte nga afer: burre i qete, pikturonte nga nje cike, i pelqente natyra... Ja kshu-kshu puna !

 po ja nis me batuta 5 lekshe tashi... 

Dakort qe personalisht edhe une lega nord nuk mund ti shoh si parti (si mund te bejne pjese nje shqiptare aty, kete s'e marr vesh), po nuk jane ato qe pershkruhen. Mos i beso te gjitha ato qe shkruan l'Unità...  

Hiqni dore nje here e mire nga ideja qe njeriu mbroka vetem ata qe kane te njejtin hall me te!

Fin, kur beja fjale per empatine qe dikush mund te ndjeje ndaj atyre qe jane ne te njejtin hall me te, nuk e kisha fare per ty personalisht. Megjithate, une perseri mendoj se eshte nje argument qe ne pergjithesi qendron. Nuk e ve ne dyshim qe ti s'je nga ato qe shkelin ligjin. Po ashtu, numri i personave qe perkrahin nje ide apo opinion nuk eshte kriteri me i mire per te pranuar ate ide apo opinion si te mireqene. Historia eshte e mbushur plot me shembuj ku per ceshtje te caktuara shumica e njerezve e kane patur gabim. Po ashtu, ndonese e pranoj se emigrantet kane nje rol pozitiv ne ekonomine e demografine e Italise, me duket se e ekzagjeron rolin e tyre kur thua se "te huajt jane fuqia kryesore e punes." Sic na ka mesuar Partia dhe sh. Enver "faktori baze per zhvillimin e nje vendi eshte ai i brendshmi" smiley

E mire se ajo vetem zedhenese eshte! Si puna e...fjala bie....si e ka ajo e PD? :rolleyes:

 Ej se me habiti kjo mu...nuk o lega nord e Bossit? ai qe pellet larg kafshet nga kombi jone? ku me kafshe nenkupton emigrantet?!

Dhe kjo tipja pretendon qe ne te jemi krenar per te? pffffffffff  Goce se ti ke gjet i pune shyqyr zotit , vijme ene te pijme i kafe ne shtepi sa me te bo adetin...po se puno per leganordin sbehem dot krenare mbas gjithe atyre ofendimeve dhe rregullave del cazzo qe partia jote kerkon qe emigrantet te rinovojne letrat. por me duket se po te perdorin si pyke per te lare menderen me jUrine.

Mbas sfides qe Klodi i vogel por me byce te madhe i beri shoqerise shqiptare, ja tek na vjen brenda pak ditesh edhe sfida nga jashte qe nje emigrante ne Itali i ben atsheut meme duke aderuar ne Lega Nord. A do mundet valle ky vend i lodhur nga permbytjet dhe thatesirat, i lodhur nga pritja per hapjen e kutive dhe mungesa e perspektives ti qendroje edhe kesaj goditjeje te re? Valle?*
*Valle duhej vene diku tjeter ne mes te fjalise po nuk me kujtohej se ku. Ftohen te gjithe redaktoret freelense qe ta gjejne vendin e duhur.

PF une do ta kisha vene ektu: "por valle me byce te madhe".

Rruga me e veshtire por me me pak deme eshte evolucioni dhe jo revolucioni.

Jam shume dakort me kete, por kam pershtypjen se edhe vete evolucioni nuk eshte gje tjeter vecse shuma e nje sere transformimesh revolucionare.

Morlizime kot.Kjo te pakten nuk pastron plakat e italise. Ktu u ba Meta me Berishen dh i'u kerkoka llogari goces se pse i eshte bashku Lega Nordit

Tani, kjo goca me mire aty se te semafori, Meta me mire ne qeveri se te semafori, or po c'behet keshtu, ngeli semafori bosh. Kam hallin e te djathteve qe s'kane asnje shans tjeter per te mesuar se nga lidhet gamori, dhe tani qe po i rehabilitojne politikisht semaforistet parashikoj shtim te stresit ne radhet e tyre. Se keta te djathtet s'kapin dot as dashnore se jane te merzitshem me trurin e tyre te vockel linear.

Turp per juve qe shani kete vajze qe me zotesine e saj ka arritur deri atje.Nuk ka nderrua as emrin as fene por thote qe do tju jape nje ze shqiptareve atje.Cte kete ka ketu?Nuk ju vjen turp?

Une jam shume krenar qe kjo shqiptarja ka arritur kete pozicion dhe i uroj suksese ne karrieren e saj!

Me keto komente qe po lexoj kunder saj e tregoni veten qe jeni tamam ca xheloze,cmirezinj apo funderrina!

Me kete shpirt te zi qe keni,mire ja u ben Italia apo Lega Nord se njerez si juve nuk kane ci duhen Italise.

Sa te lodhur paskeni qene te gjithe more! Bobobo! Jo turp ti vije, jo c'do thote babai, jo jemi rrace mercenaresh, jo ashtu e jo keshtu.  S'late bishta pa i vene tjetres. Thua sikur kjo te kishte thyer gjithe rregullat morale e etike.  Sic thot Solidarnosc, kjo emrin s'e ka nderruar, as nuk ka mohuar qe eshte Shqiptare.  Athere ku qendron problemi?  Thua ata te Lega Nordit nuk e di qe kjo eshte Shqiptare?

Une mendoj qe shumica komenteve me lart jane per lezet te muhabetit dhe nuk duhen marre seriozisht! smiley Megjithate ne qofte se e shikonim kete seriozisht atehere mendimi im eshte ky:

Se pari ne nuk dime shume hollesira se cilat kane qene kushtet/kerkesat e punesimit. Shumica e komentuesve besojne qe ajo eshte anetare e Leges por edhe mund te mos jete! Tani edhe sikur te jete anetare ajo ka idete e veta politike dhe i bashkohet atij grupi politik qe deshiron. pa lejen e peshqve! Disa thone qe Lega eshte kunder emigranteve dhe babai i saj ka qene kladenstin! Diferencat politike mund te flejne edhe ne nje jastek (burre & grua)! Ne fund  te fundit ajo padyshin do te jete nje mbeshtetese e shqiptareve atje dhe shqiptaret ne Itali nuk kane asnje humbje ta zeme sikur fitim nuk do te kene! Une personalisht mendoj qe kjo eshte jatshtezakonisht pozitive!

Se dyti: Ajo vajze duhet pergezuar per aftesite e saj duke lene politiken jashte! Mos kujtoni se nuk ka opasur konkurence per kete pozicion! Ajo mund te kete vetem nje pozicion pune si junior por fillimi eshte i mbare per ate dhe jeta eshte perpara.

Ajo mund ta tregoje integritetin e vet ne qofte se Lega fillon politika/veprime extremiste ndaj emigranteve shqiptare. Ky eshte momenti kur ajo te ngreje zerin per interesat e shqiptareve dhe te kercenoje me doreheqje nga Lega dhe kjo padyshim qe do te perbente nje rast ideal per berjen publike e halleve te shqiptareve ne Itali!

 Ajo vajze duhet pergezuar per aftesite e saj duke lene politiken jashte! Mos kujtoni se nuk ka opasur konkurence per kete pozicion!

 

Lega mesa di une ka te pakten 150,000 antare e kushedi sa simpatizante.  Edlira ndonje yll me bisht nuk eshte, per ata qe ja ngopin se e mori pozicionin per bukurine e saj edhe e krahasojne me rrembythjet e Shqiperise (Erlra me shoqe).  Athere me deduksion me vertet duhet te jete e afte.

Qe kjo vajza eshte oportuniste kete ka mundesi edhe ajo nuk e kundershton. Ajo vazhdon nje sport qe te ngjashmit e saj ne Shqiperi ka kohe qe e ndjekin. Une nuk shoh ne fakt ndonje ndryshim thelbesor midis saj dhe simotrave ose sivellezerve te saj ne Shqiperi. Te jesh zedhenes partie sot ne Shqiperi i bie qe duhet te kesh certifikate debiliteti paraprakisht. I bie pra te besh nje operacion ne koke per heqjen e trurit dhe ta lesh trurin me nje frigorifer derisa te kalosh ne nje pozicion tjeter politik.

Naim, ke pare ndonje zedhenes shtypi, qofte dhe ne Amerike, te flasi si ti doje menderja e vet?

Mbase jo, po pastaj?

Pastaj, do te thote qe cdo zedhenes shtypi paraqet, mbron, shpjegon vijen e personit/organizates per te cilin/cilen po ben zedhenesin...Ca e bejne kete gje me shume zell (i.e. zonjushat ne Shqiperi) e ca normalisht.

@ Solidarnosc,

Mik, kam frike se ke vajtur ca larg. Ceshtja eshte pak a shume keshtu : ne diskutimet me lart, e dime fort mire, edhe une edhe ti, se ketu ka lloj-lloj njerezish siç thua ti : ziliqare, etj.

Jam i bindur se nje shumice e folesve ketu do ta kishin zene kete vend pa e menduar dy here, paf paf ! u kry.

Tani çeshtja eshte qe duhet kapur ne parim, zere se nuk ke neper kembe ziliqare dhe plehra, siç ka vertet. Ne parim gjendja eshte krejt ndryshe :

Kemi nje parti raciste, te ekstremit te djathte, te njohur mire ne skenen europiane, por qe nje karakter i hallakatur i qenies italiane ka bere qe ajo te sillet sot si nje parti legale. Kjo eshte gjendja sot ne Itali : racizmi italian po ecen mire dhe siç duket ska ndermend te ndalet per ca kohe. Ne France, kemi ca rregulla te tjera, ka dhe ketu racizem (kjo eshte nje semundje mbare boterore por puna eshte se duhet mbajtur ne nje nivel minimal, po kaloi nje kufi, atehere nderhyhet), por opinioni francez ka nje ndjeshmeri te larte ndaj ketyre çeshtjeve, sidomos intelektualet franceze te cilet mund te jene me mendjekthjelltet ne Europe.

Tek vijme tek çeshtja e emigranteve "te keqinj", "kokeforte" qe nuk integrohen.

Ketu me duhet te te them menjehere se nuk ka emigrante te keqinj, as emigrante te mire (si kjo Mahmutaj), porse ka njerez te keqinj dhe njerez te mire.

Nje emigrant qe shkon ne nje vend te huaj dhe ben te 99-at, ai nuk ka pse te cilesohet emigrant i poshter, por thjesht i poshter. Sepse, me ate mendesi qe ka ky emigrant, ai do te bente te njejtat mbrapshtina dhe ne vendin e vet. Vijme pra tek çeshtja :

A ishte efekti "çlirues" (frojdian) i vendit te huaj apo ishte ne vete natyren e ketij emigranti per te bere keq ?

Jam i sigurte se mbrapshtinat e tij nuk vijne ngaqe ai eshte ne nje vend te huaj porse ai eshte thjesht nje i paedukuar, nje kriminel apo bandit qysh ne vendin e origjines.

Me ndodh nganjehere te me thone : ti je emigrant i mire, ti ha buke veç, une i ndal menjehere miqte e mi dhe iu them : hej, hej, ska lidhje kjo me emigrantin, jam thjesht nje njeri i mire. Po njelloj do te isha dhe ne vendin tim. Keshtu qe nje emigrant nuk ka perse te levdohet me titullin "emigrant i mire", por perkundrazi, duhet ta ndjeje veten te fyer nga kjo.

Miresia dhe ligesia nuk vijne nga bishtat qe i ngjitim vetes : shqiptar, çifut, italian, malesor, zdrukthtar, baskebollist, apo peshkatar, porse jane te rrasura thelle ne ndertimin tone te brendshem si njerez.

Keshtu qe kur me perrallis ai Bossi per "emigrantet e mire dhe te pershtatshem", ne fakt une kuptoj qe ai nuk deshiron fare njeriun e huaj, eshte ksenofob. Une mund ta kuptoj shume mire qe njerezit e keqinj te burgosen apo dhe perzihen nga territori, por kurrsesi nen cilesimin "emigrant i keq".

Keshtu puna. Por ti je ngaterruar ca nga diskutimet e ketushme qe gjen nje mjerim te skajshem derisa hyjne dhe tek breket e Mahmutajt, ne nje kohe qe ajo ka bere nje zgjedhje, dhe duhet te mbarte pasojat. Dhe per mua, eshte nje veprim i paqelluar dhe krejt i palogjikshem.

Sa per dijeni, Solidarnosc, elemente te tille si Mahmutaj nuk bejne tjeter por thjesht i japin nje fytyre njerezore diçkaje jonjerezore. Shkurt, sherbejne si dorezane per vepra te uleta. Dhe kjo nuk eshte diçka qe te nderon, as mua, as ty, as ate, as kerrkend.  

shih sa lezet ka fjala kur i rri logjikes dhe kur heq dore nga kompromentimi nepermjet klisheve dhe truizmave dhe kur aplikon mendimin kritik. Bravo, koment sqarues, dhe me vend

Po pse mos pranojme qe ndoshta kjo levizje eshte nje ndryshim liberal per Lega Nord. Se sic dihet, partite ju pershtaten situatave. Dhe ja ku paska ardhur koha per ndryshime.  Ky eshte nje mesazh, qe ata japin. Te presim c'do ndodh me vone...

Fryn nje ere liberale ne Lega Nord. Per mua, ky lajm do ishte  i mire, nqs do jetoja ne Itali. Ky punesim i saj me duket si nje mesazh qe jep Lega Nord. ''Nqs integroheni, ne jo vetem qe ju pranojm por edhe ju vlersojme.'' Ka dhe nota te theksuara fetare. S'besoj se kjo vajza eshte zgjedhur se eshte me e pergatitura, ( mund te gjendeshin shume italiane, per ate pozicion). Eshte zgjedhur ajo qe duhej te zgjidhej, me nje mbiemer myslyman te spikatur,  edhe per ti dhene nje mesazh te mire myslymaneve te tjere.

Partite kane ulje ngritjet e veta, kjo ere qe fryn me duket e kendeshme.

Dhe mua më duket strategji e Legës më shumë se arritje e Mahmutajt vetë (me gjithë respektin e detyrueshëm për dikë që s'e njoh fare), por nuk e shoh si ndonjë erë të mbarë, përkundrazi, hipoteza ime është se Lega do të fitojë pikë dhe vota ndër emigrantët që e kanë tashmë të drejtën e votës dhe paraqet një vajzë të re, me prejardhje të huaj e me mbiemër mysliman si imazh. Dihet se partitë populiste nuk mbajnë ligjërata të thella, por kapen pas një motoje, pas një imazhi, për të tërhequr turmat e frikësuara. Nuk duhet harruar se dhe emigrantët e stabilizuar mund të fillojnë të kenë frikë nga ata pa dokumente. Janë biles ata që rrezikojnë të parët vendet e punës dhe rrogat (argument i Legës ky, se në fakt pastërtia e rracës është arsyeja e vërtetë e çdo lëvizje të djatht&eumlsmiley. E kështu kemi ca emigrantë të frikësuar që shohin një prej tyre të jetë zëdhënëse e Legës (s'duhet harruar as që zëri i zëdhënësit mund t'i përshtatet veshëve të dëgjuesit duke e bërë mesazhin shumë më të pranueshëm) dhe i japin votën Legës.

 

kjo ben "mu".
Ky nuk i heq ndonje gje qendrimit zyrtar te L. Nord po josh emigrante qe kane te drejte vote...dmth eshte "karrem politk" per "peshqit" emigrante

Fin, sorry for the meaningless debate from my part. I did my homework on Lega Nord and I think it goes beyond what is acceptable for a political party. Never mind my rumbling comment.

Shendet Permetar! smiley Jam e sigurt qe fundja gjerat qe kemi per zemer, apo qe na trishtojne, jane po ato, pamvaresisht ketyre debateve te gjata dhe te idhta...

Absolutisht! Flm.

une njof shume mire nje rast tjeter aderimi ne leganord,ishte 15 vjeç kur erdhi pa asnjeri,klandestin si te githe ne fillim,punoi ne repart mekanik ku pronari i tij e adhuronte per prirjet e tij ne fushen e mekanikes dhe si punetor i palodhur,

me influencen qe kishte beri dhe nje artikull mbi te duke e quajtur"l'albanese di ferro" duke e mare si shembull qe shiptare te tille,qe duan punen,e te ndershem,italia i mirepret.

sot ,eshte ai pronar i atij reparti dhe ka punesuar 2-3 shqiptare.

dhe deri ketu shume bukur,por kur degjoj tredhje te tilla nga ky person qe me thote se shqiptaret s'kane te drejte morale te rrine te djelave ne qender te qytetit X ....u bububuuuuu thashe paska marr fund

uroj me gjith mend qe kjo vajza mqs eshte e shkolluar(ndryshe nga ai qe s'di as historine e shqip,as te italis) te vihet ne mbrojtje te shqiptareve pa ze!

uroj me gjith mend qe kjo vajza mqs eshte e shkolluar(ndryshe nga ai qe s'di as historine e shqip,as te italis) te vihet ne mbrojtje te shqiptareve pa ze! "

E sakte! Te gjitha thashethemet e peshqve ketu tani per tani nuk kane shume vlere!

Koha do ta tregoje se kush eshte ajo vajze! A do ta ngreje zerin kur duhet?  Po ashtu duhet pasur parasysh qe nje ze ne mbrojtje te interesave te shqiptareve qe vjen nga nje parti extremiste eshte nje ze shume here me i fuqishem se sa zeri i nje shqiptari/e nga nje parti e konfirmuar si parti ne mbrojtje te emigranteve!

 S'ka c'ze te ngreje ajo, personalisht. Ajo eshte nje zedhenese qe do thote ato qe partia ja kerkon. Kaq. Ajo nuk luan dot rolin e gazetares se pavarur, se pushohet nga puna. Le te shpresojme qe LN , ka vendosur te ndryshoje...

Une pajtohem me ju pjeserisht! Si fillim ajo nuk ka shume fuqi dhe influenece. Le te urojme qe ajo ka aftesine qe te ingranohet thelle dhe te shkoje me lart atehere pesha e fjales se saj rritet!

Ajo duke qene zenedhenese e Lega do te behet person publik dhe po ta hapi gojen per nje problem te caktuar per emigrantet atehere rendesia e saj do te rritet sepse askush brenda partise nuk do qe ajo te dale publikisht ose te dorehiqet dhe lakrat e partise te dalin sheshit.

Ne qofte se dikush nga partite e konfirmuara pro emigranteve do fliste per shqiptaret atehere njerezit do te thone "ehuu ata ne nje vrime i bien fyellit" dhe do te kalonte pa u ndjere!

Jam i sigurte qe e kupton ku e kam fjalen! Imagjino sikur te dilte zedhenesi i Toyota dhe te thoshte "Te gjitha Toyota-t jane me difekt"! prandaj une do te jap doreheqjen smiley  Media vdes per sensacione sot! smiley

''Nqs integroheni, ne jo vetem qe ju pranojm por edhe ju vlersojme.''

 Posi posi. Njoh nje goce une qe ka dy vjete qe s'po merr dot diplomen ngaqe e sjell verdalle kuestura smiley. Keshtu te ndihmojne ne integrim smiley

Hurb.

Lega Nord, nuk eshte ashtu siç paraqitet, ben zhurme per reklame.

Jane shume me te arsyeshem, me te ndjeshem, me ralist, se te majtet italian.

Ka shume vjet qe ne Lega Nord, bejne pjese edhe magrebin, me ngjyre, sllav, Shqiptar, etj.

Sikur te ishte per interesa te ngushta personale te Edlires, nuk do e zgjidhnin zedhense, nuk jane hipokrita. I thojne gjerat troç, pa lakime e zbukurime majtiste.

Qe ne LN, ben pjese edhe Borghesio, natyrisht, pyll pa kafshe nuk ka.

 Edhe ketu ne France partia e djathte ekstremiste e ka nje zezak qe lideri e mban aty rrotull kur ka kamera e fotografe. Ai sherben si alibi.

Edhe komunistet e benin nje loje te tille. Para se te merrnin pushtetin kishte mes tyre dhe nga ata me origjine borgjeze. Per te treguar se ishin te hapur per cilin do qe deshte te "integrohej" ne luften revolucionare, por...  me te marre pushtetin, filluan luften e klasave. Po ashtu si dhe rasti tjeter, ku "i integruari" tregohet me katolik se papa per te treguar besnikeri. Kur X-it,  i rradhitur ne krahun komunist ne dhjetor te 45 i thane se i kishin arrestuar babain, u pergjegj : "A te pune e di Partia"

Mjere ata qe me dashje apo padashje behen pjese e partive ektremiste.

Dhe habitem une se them me vete "po kush i voton keta?!". Ja ore i votoka Lumidrin. Kur te ndahet Italia m'dysh ti ne cilen pjese do shkosh Drin?

vertet habitesh ti?

Po! Nje pjese e imja habitet gjithnje, sikur te ishte 5 vjeç! smiley

Fin.

Pse habitesh kaq shume ?

Ti ofendova te majtet?

Te majtet ne Itali jane me nacionalista, nuk duan qe asnje Italian te  jete i " fundit", nuk e honepsin qe nje emigrant qendron me lart.

E veretet Fini?

Kur te ndahet  Italia, do shkoje me ate pjese qe paguan taksat, qe eshte kunder dembelizmit e parazitizmit, qe nuk pyet nga je, po kush je.

OK?

Shumica e juaja qe diskuton dhe eshte kunder kesaj vajzes dhe Lega Nord jane hipokrite te vertete ne rastin me te mire dhe funderrina ne rastin me te keq.Natyrisht Hurbinek nuk futet ketu po ju te tjeret futeni te gjithe.

Ku e mbeshtes kete thenie?

Po huazoj Permetarin:

...nje fabrike ne Lezhe qe kishte punesuar punetore kineze. Ishin aty rreth 200 te tille. Jane ngrit lezhjanet e te tjere shqiptare per te kerkuar debimin e kinezeve klandestine me pretendimin se jane pa dokumenta shqiptare. Madje ka pat perkrahje te gjere si nisme edhe nga shqiptare te diaspores neper mediat virtuale. Sipas pronarit, rroga qe u jepte kinezeve ishte 2-3 mije leke te vjetra ne dite....

Tani ku ndryshojne keta lezhjanet me ata te Lega Nord?Cfare mendimi keni juve per kete fenomen dhe fenomene te tjere qe do te fillojne te shfaqen ne Shqiperi ne 10 vjetet e ardhshme?

Une u jap te drejte lezhianeve dhe me kete llogjike i jap te drejte edhe Lega Nord qe te shqetesohet per zenien e vendeve te punes dhe uljen e rrogave nga te huajt klandestine.Perse ky nuk duhet te jete shqetesim i drejte???

Thuhet se Lega Nord i ka inat jugoret etj.

Te gjithe juve qe jeni kunder Lega Nord sot, pervec ndoshta Hurbinekut,keni share me liber shtepie verioret e Shqiperise qe kane ardhur ne Tirane.

Atehere perse e mbani veten me te mire se Lega Nord?

Nuk e shihni qe juve jeni ca hipokrite dhe funderrina dhe vertet Italia dhe cdo shtet,do te bente mire re te pastrohej nga njerez te tille?

Hurb!

Une mendoj qe cdo oportunitet qe eshte ne te mire te Shqiperise te merret pa medyshje.Edhe emerimi i saj nuk eshte negativ per Shqiperine.Edhe nese ti do te zije poste drejtuese tek te djathtet franceze ,nuk do te ishte keq per vendin tone.

Edhe njehere urime kesaj shqiptares!

 P.S perseri me vjen cudi me matematiken e ketyre te Italise.Jane apo nuk jane 1 milion dhe thone qe mbajme nje komb 60 milion!!!Edhe nga Vlora te ishin(lol) nuk do te arrinin ta enderronin kete gje.

 Tamam e ke thene. Ne hasim shenja racizmi, brenda nesh,perdite ketu. Dhe shumica , na bejne te edukuarin, s'reagojne. Gjoja ne emer te " don't judge". Budallaliku me i madh qe me degjojne veshet ne kete blog. I kane mesuar permensh ca gjera dhe kujtojne se bejne me te miren. Se dine qe ne perendim nuk lejohet te shkruash keshtu se te heqin nga puna, te denojne e tj..etj.

Dhe keta te ''edukuar'' qe nuk reagojne per racizmin brenda shqiptareve ne kete blog, na ngrijne zerin per emigrantet e huaj ne Itali. Hipokrizi bashkuar me budallik.

Shiko Berberin, ne tre fjale, dy i ka banale dhe nje raciste. Penari, Blendi and Co nuk e GjYKOJN, se ashtu kane mesuar ne shkolle. Mbajn gersheret hapur  per  mua dhe ca te tjere, se ne ja kemi prishur blogun...

 

Racismi ne itali e ke ne institizione shteterore,sa per perbalje te ditperditshme  te ndodhin nga 2-3 here ne dite

 

Ne hasim shenja racizmi, brenda nesh,perdite ketu.

 

Nuk quhet racizem, se nje race jemi te gjithe.  Me teper eshte nje krahinarizem i ushqyer nga injoranca.  Interesant ama eshte fakti qe shume te vetdeklaruar majtisto liberalo progresiviste ketu perdorin epitete fyese te renda ndaj bashkombasve te tyre nga nje zone tjeter gjeografike.

 Quhet, quhet, I pakapshem. Une nuk di ndonje Izem tjeter per kete fenomen, deri tani. Ka racizem brenda rraces.....

Une nuk di ndonje Izem tjeter per kete fenomen... "

Ndoshta krahinizem? A eshte krahinizem fjale e keqe?

Ose krahinofobi! A ka fjale krahinofobi ne shqip? 

Lira , neper perendim ke parasush USA se psh ne itali apo greqi apo edhe ne ndonje vend tjeter ne europe ste denon njeri fare

Kto te lega nord neper mitingje bertisnin me te madhe:cojini muslimanet aty ne shretetetire te rrine me devete e tyre,apo  shqiptaret te gjithe ne litar etj etj pa fund derisa borgezio dont qe edhe qente te jene vetem te rraces italike as qen te rracave te tjera sdone ,imagjino ti tani

Te shpresojme qe kjo do i perkasi te kaluares. Une jam partizane e teorise qe njerzit dhe partite ndryshojne. Edhe Amerika ka qene e eger, vetem 30 vjet perpara. Po sot ja ku jemi, kemi nje president me ngjyre dhe racizmi eshte i patolerueshem. Le te shpresojme qe eshte nje fillim i mbare. Une nuk kam ndonje simpati per ate parti. Po ndoshta ka element te rinj qe i shikojn gjerat ndryshe. Thashe qe koha do i s'qaroje ....

ajd se me mire do bohet  po he

Shiko Berberin, ne tre fjale, dy i ka banale dhe nje raciste. Penari, Blendi and Co nuk e GjYKOJN, se ashtu kane mesuar ne shkolle. Mbajn gersheret hapur  per  mua dhe ca te tjere, se ne ja kemi prishur blogun...

 

O goce, sa per transparence, dy fjalet banale popullore ti pranoj, po ate fjalen raciste jo! Prandaj ose merre mbrapsht ose provoje.

Sa per adminat ke te drejte, i kom bo te me rine gatitu se ju jap para qe te mos censurojne shkrimet e mija. Por sinqerisht nuk i kam thene gje, e aq me keq urdheruar per te te gersherur ty. Sic duket, nese te gersherojne, kjo tregon se shkel moralin e blogut;

Lega nord  po te degjoje deklaratat  ishin edhe kunder himnit te italise se nuk i perfaqesonte

Lega nord  ne fillimet e saj donte autonomine e Padanias

Skan kerku ndonjehere tironcit autonomine e tironessmiley

Eh sa here kane share verioret pjesen tjeter te shqiperise

Lega Nord eshte parti raciste prej dy lekesh.Me shume se raciste eshte ksenofobe.Dy vjet para neper Como zhvilloi nje manifestim kunder shqiptareve dhe ishin me parrulla :"Albanesi ,tutti appesi"!!!Shqiptaret te gjithete varur.Para nja gjashte muajsh bene nje dekret per turp te Zotit qe as Musolini nuk mbrriti deri atje me ligjet raciste.Mjeket e mesuesit e shkollave jane te detyruar te kallzojne nese pacientet apo nxenesit jane te parregullt,ilegale.Per fat nuk di te kete patur rast kallzimi..E te tjera plot te kesaj natyre.Parti e vertete e djathte ,moderne eshte e Finit.Trajton problemine emigracionit ne menyre shume largpameseNe rasti tone kete budallicen ketu se nuk di ç'ti them tjeter e kane perdorur si alibi per ti thene opinionit se Lega nuk eshte raciste e aspak ksenofobe.Ekzistenca e Leges eshte e bazuar tek ksenofobia e racizmi.

Lega Nord i duhej nje mashe per PR me nje profil te caktuar...ja ndodhi qe masha qe u gjet eshte shqiptare. Tani, te gjithe do donim te kishim perfaqesues te kombit qe bejne zgjedhjen e duhur gjithmone, po ja qe zgjedhjet jane personale se pari dhe te motivuara jo vetem nga pasojat per kombin. Nuk besoj se opinioni publik do mendoje qe ky eshte qendrimi/zgjedhja zyrtare e gjithe shqiptareve.

Dihet qe shqiptare ka gjithandej neper bote dhe shumica punojne. Kur do pushojme se cudituri qe 'filani qe ben filan pune eshte me origjine shqiptare'? Kjo nuk perben me lajm per t'u komentuar ne nivel kombetar per mendimin tim.

@village-bey

Pa nje cike bukuri s'ka kuptim jeta smiley Turp eshte, por nuk di asgje per historine e kesaj ure, por kam ne plan te shkoj ne Berat sapo te ngrohet pak koha sepse do te doja te vizitoja kantines e Cobos (nje nga ato gjerat e bukura te jetes edhe kjo) dhe do te informohem patjeter per historine e ures.

@Hurbinek

Shume e bukur cfare ke shkruajtur. Faleminderit.

 

@Te gjithe

Nqs. doni te dini se cfare eshte Lega Nord dhe se cfare eshte racizmi ne pergjithesi, kjo videoja e meposhtme mund t'ju ndihmoje. Nder te tjera do t'ju shkrije nga te qeshurat:

http://www.youtube.com/watch?v=G-3cxGnqq3g

 po si s'eshte acarim nervash, kjo pash zotin!? Kjo rren ne mes te dites: k'ta te Leges po duan te ndahen nga Jugu i Italise se s'i durojne dot, kjo thote qe s'jane raciste!

ndarja nga jugu i italise, nuk do te thote gje racizem. eshte veprim me teper EKONOMIK, siç u nda jugosllavia, çekosllovakia, bashkimi sovjetik, etj. 

siç jane ndare, gjermanet dhe austriaket, siç do te ndahen zviceranet, belget, etj. ndoshta ne trimat e shqiperise po ashtu.

shembuj pra ka sa te duash.

racizmi eshte vetem histori SUPERIORITETI RACOR. dmth race superiore ndaj nje race inferiore. nuk ma ha mendia qe nga pikepamja racore ata te veriut te jene superiore ndaj atyre te jugut, qe INDIVIDUALISHT kane nxjerre shume me teper FIGURA te shquara qe i kane dhene italise dhe botes shume me teper qyteterim e kulture nga veriu katunar e punetor, qe per me teper jane te shkartisur edhe gjenetikisht. (i kane q... austriaket nonat e tyre per 500 vjet me rradhe).

Hehe, Hajdar ate te jugut jane shkartisur gjenetikisht me arabet per nja 300 vjet.

dmth me e bo si THE GODFATHER qe kur hinqin qafe nanjonin i thonin:skom asigjo personale po ca me bo kjo eshte bissness

 

Me duket se shumica ja fusni kot pa ditur asgje.

Eshte e vertet qe Lega Nord eshte nje parti raciste/ksenofobe / antishqiptare sa edhe partite e tjera si motra Europiane si BNP Angleze apo disa fraksione te tjera Franceze.. Nuk duhet qe ju te anashkaloni faktin edhe faktete e shtetaseve Shqipetare te incorporuar ne politikat e vendeve fqinje si i madhi Gramsci . si dhe faktin qe Lega Nord eshte nje organizate ekstreme dhe te le shume per te deshiruar e per te thene se prejardhjen e saj e ka nga te njejtat renje te Fashizmit Italian. Por keto parti kane edhe te metat e tyre duke perdorur Nacionalismin si pike kryesore, edhe si vije politike ndaj partive te tjera edhe fedralismin si dy pike te vecanta, Nacionalismi ne termin e vet eshte nje pasqyre e vet racismit duke nenkuptuar se vetem individi me te njejtin nacionalitet munde te marre pjes ne nje organizate. Keshtu nuk eshte i cuditshem fakti qe kjo parti deshiron te shenjestroj ata qe quhen Mild Nacionalist,

Kjo goca thjeshte eshte nje vegel per te arritur nje qellim, Qellimi munde te jet nje ose disa grupe te vecanta per arsye electorale ose per qellimin e politikave ne brendesi te partise ose organizates per te kaluar nga nje drejtim ultra nacionalist me ne qender,

Pra e Shkreta Goce.... Te Uroj Suksese........... 

 Se harrova, fantastike ketu te ppu kur revoltohen kunder Lega Nord ca majtista, bij komunistash te emigruar ne Tirane nga thellesite e zones te pare operative ne kohen e xhaxhit, te cilet shpesh i degjon te thojne "Ahhh, na mbyten maloket, duhet bere me vize hyrja ne Tirane" 

P.S. MetKastrati, sa per njohuri

Lega Nord eshte nje organizate ekstreme dhe te le shume per te deshiruar e per te thene se prejardhjen e saj e ka nga te njejtat renje te Fashizmit Italian.

Lega Nord mund te kete gjithe te keqijat, vecse nuk ka KURRE rrenje te fashizmit. Zonat ku lind LN, jane mbajtur historikisht zona anti-fashiste.

Hunter kjo s,eshte gje fare! Po kur ankohen kundra Leges ca djathtista, bij antikomunistash qe nuk zbriten nga zona operative kufitare ne Tirane as ne kohen e Berishes dhe ankohen gjithe dite "na myten tironsit"n ksaj ca i thu tina?

 E pra Tirana si alfa dhe omega. Taman. Aty mbaje. 

Plus qe nje djathtist nuk mund te thote as "na myten tironsit" as "na myten durrsaket" se nuk ja ndjen as per njerin as per tjetrin. Individualizem hesapi, kshu e ka djathtisti.  

EUOBSERVER / BRUSSELS - A mosaic of right-wing eurosceptics and hard-right anti-immigrant parties have cobbled together enough MEPs to form a new political group out of the ashes of the Independence-Democracy group in the European Parliament. Whatever its final formation, the name reflects the Ukip-Lega-Nord axis that represents the core leadership of the new group. Italy's Lega-Nord or Northern League, in government domestically "Europe's extreme right, banging the anti-immigrant and Islamophobic drum while distancing themselves from outright fascists."

por jo aq sepse jane te njejtat Teori te Praktikuar.

Late last year, party member Jussi Halla-aho described in a blog foreigners as criminals and called asylum seekers "African gang rapists" and "parasites." Mr Halla-aho has since been charged with hate crimes faces up to two years in jail if convicted

Giancarlo Gentilini, deputy mayor of Treviso and member of the party, in 2007 called for the "ethnic cleansing" of homosexuals and foreing workers.

He has also said of immigrants: "We should dress them up as rabbits and go bang, bang, bang with a rifle."

Ndoshta Harrova edhe dicka tjeter ne JSTORE ka edhe nje studim tjter per lega nord edhe per disa parti te tjera extremiste ne evrope.

Por nqs sta mbush mendjen kjo  te lutem rishiko abetaren se gabon.

Me siguri e ka thene edhe ndonje tjeter me lart kete, por... 

C'paskemi qene ne shqyptaret per i' cike parti mer ti eeej!!! smiley

P.S.

A eshte akoma me Aleancen Kombture ajo Aleksandra Musolini, di gjo njeri?

Ka qene i derr fecke ajo, t'vite keq me i thone vedit antifashist!! smiley

 

 

Mrroklle, pse kot thoshte Qazim Mlletja qe "facizmi osht si ajo hallva me shum sheqer"?

 smiley

Per zotin!! smiley

Po edhe separatizmi verjuer i Italise, i ambel qenka nga cehrja! smiley

printun dhe paren i her. emnin ia vun "padana". eh ca kohesh kan qen, rrinin burrat ne flok te gjata e su njifshin ca ishin; pyste tjetri "a je burr?"... tfala Fizit...

ps. barcaleten s`e di, por llafin qe osht unisex, e di.

mos pyt dy her. flas per vete.

 smiley

Eshte i' cike e dhime per ne t'Shqipnise, po une e gjej shume me qesh! smiley

There goes:

Ishte kjo goca nga Kosova, ishte martu me kete cunin nga Tirona. Mbas ca muajsh shkon per vizite te nona e vet ne Prishtine.

E pyet e ema: He goc, si po ja kalon ne Tirane?

Mire, i thote kjo. Po nuk kemi drita. Keshtu qe rrime ne kafe gjithe darken. Po kur shkojme ne shtepi, burri jem, ka pi i' cike, dhe fillojme edhe lujme ne krevat.

Ja pak penisin, dhe ja hedh. Edhe kush e gjen nga ca ane do bije, fiton lojen! smiley

I thote e ama: ani cike, e c'ka asht penisi?

I thote e bija: Penisi, nane, asht si k@4!, po dicka ma e vogel!! smiley

M'a mire tesh? 

 

smiley

bobobobooo... terb mer, do t kish thon dhe mithati. smiley

Ka qene i derr fecke ajo

 

I modh je qe me kujtove ket shprehje. Kisha shume vjet pa e kujtu dhe sigurisht pa e perdor. Per ca gjona jeni perla ju emigrantet. Sa me shume kohe larg atdheut, aq me shume ruani gjuhen e vjeter nga tjetersimet bashkekohore. Jeni si puna e veres qe sa me shume vjeterohet aq me e shijshme behet.

Pra ca vitesh takohem me nje arberesh dhe nder te tjera e pyes se si i thonin ne ship ata penisit ose k...... Ai me tha se ata ne shqip i thonin rrocke (c me bisht poshte se niuk di ta boj ne kompiuter). Psh para 500 vjetesh Skenderbeu i thoshte turqeve nga maja e kalase : Hej o sumaxhinj hajt na e  rruni rocken.   smiley

sna shembet shpyrti pa nje cik parti, dihet. smiley

berber, rrocke nuk eshte e harrume sa e bo ti. Maj men, kena qen ne plazh, komshi nji familje korcare. Korcarja nji her ne muhabet e siper me prindrit e mi (rahmet!) donte me thon qe ne me ato te shkreta rroga jetojme, mirpo, per ta zvoglu rrogen, tha "ne me ato te shkreta rrocka jetojm". une nuk e disha si llaf nat kohe, por nigjova, kur iku ajo, ato te shpis qe e majten neper goje tuj qesh. mo von i rash me te. po per ket te skenderbeut duhet menu mir. dro gjejm naj perkthim nga gjermanishtja.

 O Emo, dhe berbero! 

Se me kujtute nje barcalete qe e kam nigju ketu me kete rrocken qe i paskan thone edhe atij edhe atij! smiley

E ke nigju ate me ate gocen nga Kosova qe martohet ne Shqipni? 

 

Em, LOL ose RPTQ (rash permys tuj qesh)

Popolo della Libertà

p.s. Po ju t'gjithe ismailsa?!

Niente è come sembra ( variazioni sul tema )

Lajmi i cituar nga mediat italiane, tregon sesi babai i Edlirës kohë më parë mbërriti në Itali si klandestin e më pas siguroi një qëndrim të rregullt atje, ndërsa ajo studioi në fakultetin e Gazetarisë dhe u punësua nga Lega Nord si zëdhënëse, gjë për të cilën duket se nuk e ka penguar aspak biografia “shqiptare”.

 

I lumte kesaje vajze qe ka studiuar, kete shembull duhet te ndjekin te gjithe te rinjte e te rejat kudo qe jane, cfar te keqe ka te studioshe dhe te punesohesh?

Me duket se ketu te PPU jane mbledhur te gjithe thashethemexhinjte, e meren me biografira, hamendesime, e lloje-lloje budalleqesh.

 

 

Kjo vajza paska aderuar ne Lega Nord dhe tashme eshte zedhenese e saj ?

Ku eshte e keqja ne kete mes ? A jemi ne demokraci apo jo ? Po pse njerez merreni me bindjet politike te njeres apo tjetres ?

Bravo i qofte Edlires dhe i uroj shume suksese ne karrieren e saj. Ky eshte nje integrim dhe asimilim i paster.

Pastaj, kur flasim dhe ne per racize... Ka me raciste se ne ? JO, harrojeni. Ça, c'est l'hôpital qui se foue de la charité.

Zio Tom, ciu-ciu

David Chappelle le te rregulloje trute e tij ne rradhe te pare, pastaj te na beje video klipe.

Problemi ne kete teme qendron tek hipokrizia e shume peshqve qe diskutojne kunder kesaj vajzes.Se ku eshte krimi qe ka bere kjo e shkreta vetem keta mendjeshkurter dhe shpirtzinj e dine.

E forta eshte se keta qe na cane veshet me racizmin apo krahinalizmin e Lega Nord jane te rradhe te pare kur shajne bashkatdheteret e tyre njeson sic ben Lega Nord per italianet.Si tja veme emrin kesaj?

Une mendoj HIPOKRIZI DHE SMIRE!

Nga kjo semundje vuajne shume peshq qe paaftesine e tyre ja veshin italianeve apo te tjereve qe i kane strehuar ju kane dhene buke dhe pune.

mir i tha njoni Borgezios,kujdes kur te vi Obama ne Itali se dro nuk e njef edhe i thu do te kthejme mrapsh ne Libi

ene ne jena pro lega nordit ,amo dum federalizem ene ne shqiprismiley

David Chappelle le te rregulloje trute e tij ne rradhe te pare, pastaj te na beje video klipe. 

 

 

Hihihihihi!!! smiley

Hallall ! 

 

 

Do e kene zgjedhur ne saje te profesionalitetit dhe eksperiences te saje te gjere...aaa, po, qenka akoma ne moshen e: s'jam-ne-gjendje-te-ngre-as-pantallonat-e-mija.

Do kete perhere tipe te Mireles qe bejne veten instrument te grupimeve ksenofobe, zakonisht njerez pa nje set te qarte normash dhe vlerash vetjake, qe do shisnin te emen per dy kacidhe.

Me vika keq per keto femra pa tru.

A ta hangsha fjalen ty ............

Shume e drejte, DOMETHENE PER TA JE VEC NJE VEGEL E ASGJE ME TEPER ....

 o silidaro, duhet me i nxjerr postimet here pas here nga politika neqoftese do me qellu ne shenje. ndryshe flet moralizma si te asaj pales qe kundershton. 

pra e verteta e kesaj temes eshte qe sa çka racizem midis veriut dhe jugut italian, po aq ka dhe midis veriut dhe jugut tone. 

puna nashti eshte me marr vesh se kush jane me superiore, labet apo maloket tek ne, po ashtu dhe ne itali.

jo per gje po vetem keshtu luftohet racizmi, duke i hap letrat.

kush me thote nga ju ça i kane dhon labet shqiperise, ndonje gjo te hajrit qe ti mbajme per burra te mire ?

çelo mezanin apo vasil rucin ? lol

Duket qe kjo levizje e LegaNord eshte per te fituar pike/vota. Eshte strategji politike. Mua me vjen mire qe aty ka filluar pune (dhe goxha pune) nje vajze shqiptare, edhe per shkakun qe ajo mund te ndikoje pozitivisht ne mentalitetin e disa politikanve te kesaj partie, te cilet ngdhihen dhe ngrysen me propaganden kundra emigranteve. 

nuk ma ha mendia se kane gjo kundra emigranteve se per t'u llustru çizmet u duhen. ata jane kundra KLANDESTINEVE.

dmth atyre emigranteve qe vijne pa i ZGJEDHUR. dmth pa ju pa dhomet e muskujt sesa te shendetshem i kane.

ne kete pike them se e zbato çdo njeri, ne jeten e perditshme. apo ti nuk i zgjedh mollet para se t'u ngulesh dhomin ? 

Le te bejme nje sondazh duke i dhene pergjigje ketij problemi:

Po marr perseri ngjarjen qe tregoi Permetari:

...nje fabrike ne Lezhe qe kishte punesuar punetore kineze. Ishin aty rreth 200 te tille. Jane ngrit lezhjanet e te tjere shqiptare per te kerkuar debimin e kinezeve klandestine me pretendimin se jane pa dokumenta shqiptare. Madje ka pat perkrahje te gjere si nisme edhe nga shqiptare te diaspores neper mediat virtuale. Sipas pronarit, rroga qe u jepte kinezeve ishte 2-3 mije leke te vjetra ne dite.Ne fund policia i lagoi klandestinet per ne Kine.

Si do te reagonit juve nese ky fenomen do te ndodhte ne qytetin tuaj te lindjes?

Une do te reagoja si lezhianet.

Po pres pergjigjet tuaja.

 ja po ta shpjegoj une plako pa u fut ne politike.

nje rob i varfer, nuk i don robt e varfer sidomos kur keta vijne me shumice. ndersa robt e pasur keta i dun se i fusin ne pune si skllever dhe i shfrytezojne.  

pra eshte si ne fizike te ngjashmit nuk duhen ndersa te kundertit duhen.

kjo shpjegon dhe zgjedhjen e asaj shqiptares prej atyre pasanikeve te veriut. nuk mund te benin zedhenese nje vajze pasanike se ajo i urren, i konsideron pede dhe perversa. 

ndersa nje e varfer hiç fare.

 

Imagjino nqs zedhensja e lezhjaneve eshte nje Kineze !!

 nuk eshte njesoj rasti.

ajo goca eshte E BARDHE, e kjo e çon balancen ne ane te saj lehtesisht. nje kineze edhe pse martohet me te bardhe do te linde po kinez, nuk eshte njesoj per ate shqiptaren.

femija i saj do te jet NJESOJ me italianet e tjere. aq me teper qe kete gocen vete po te mos ta dish (te kishim lexuar kete artikullin ketu) nuk te shkon ne mendje qe eshte e huaj, apo jo ?

Mua me ngjan me shume si rrace mongole, jo nga mongolet e Mongolise, po nga ata te tjeret qe i kane shume qejf ketej ne France, ata qe i permendin shpesh smiley

Nga tiparet dhe nga mbiemri une them me siguri qe kjo vajza eshte labe.

Mire mire, po s'do jene te gjitha labet te bukura dhe te zgjuara, do dale edhe ndonje idiote sa per te mbrojt popullsine labe nga syri keq. smiley

Nga e konstatove qe eshte idiote njehere?

Une shpresoj te jete vetem idiote, perndryshe ceshtja do te paraqitej shume here me keq.   

Shume pyetje po ben ti mor, dhe jo vetem ketu. Po ti a e di c'fare domethene Nder ? C'fare domethene Krenari ? Ik mesoji njehere pastaj hajde te me besh pyetje mua idiot.

 krenari dhe nder per cilen gje ? 

ti pershembull pse nuk ndihesh me nder apo krenar qe nje shqiptare eshte zedhenese partie ne itali ? 

mos kerkon te jete me mire prostitute me ndonje semafor ?

O gjaknxehti i tastieres, kujdes me epitetet.  C'ka te bej nderi dhe krenaria ketu?  E ka mohuar gje te qenit shqiptar kjo? E ka nderruar gje emrin? E ka share gje Shqiperine?  Keto pergjigjet e tua ketu dhe te te gjitheve jane pergjigje tip kalamani, qe pse s'me pelqen mua se ca mbeshtet njeri apo tjetri eshte automatikisht idiot.  Shkoni e mesoni te debatoni pa ju vene njerezve epitete, se me kete lloj te sjelluri ata me epitete dilni ju.

Cuca nqs se keni kuptuar eshte nje emigrante ish klandestine qe militon tek nje Parti e cila ka retorike te vet diabolizimin dhe perndjekjen e klandestineve dhe emigranteve nga Italia.

S'ka me keq. Sado idiot te jete njeriu kaq gje te thjeshte duhet ta kuptoj se ketu s'ka jo nder e krenari, por  as dashuri per veteveten.

Meqe u permend edhe prostituta, prostituta qe thoni ju shpesh here eshte detyruar me dhune te dale e ta kryeje punen e saj, shpesh here nuk ka pat rruge tjeter e mundesi tjeter jetese, ndersa cuca mundesite i ka, njeri s'po e detyron me dhune te futet aty ku eshte futur,  por ndoshta thjesht eshte e papjekur dhe shpresoj ta kuptoje sa me pare gabimin qe ka bere,  sa me shpejte te ik nga ai batak ku eshte futur, aq me mire do jete per te dhe per ne te tjeret.

 

Ore leje ca ka qene ajo.  A eshte klandestine me? Sa Shqiptare jane klandestine ne Itali tani?  Lerini keto terma bombastike te tipit, militon ne kete parti apo ate parti.  Thua sikur kjo te kete marre pushken te vrasi klandestine.  Ku e dini ju sa i beson ajo ideologjise te Lega Nordit?  Zedhense per shtyp eshte.  Kete gje mund edhe ta bej thjesht per eksperience ne fushen e saj te gazetarise.

 Italia eshte kthyer ne vendin e cudirave.. Cdo vajze e hijshme, fale Berlu and co., mund te jete deputete, ministre etc. Llogarit qe nje vajze nga prostitute zgjohet deputete, nga velina behet ministre.. Keto jane "miracles" te atyre qe kane te bejne me Berlu and co. Nuk dua te insinuoj asgje rreth kesaj vajzes por thjesht te them qe Italia po kalon nje periudhe cik "te cuditshme" ku aftesite dhe idete jane te fundit qe shihen.. 

Pjer

U deshka te kemi respekt per njerezit qe bien ne forme frontale ndesh shqiptareve qe kane qene pre e racizmit te kesaj levizje qenësh? Apo njerezit qe s'kane sensin e identitetit dhe integritetit? Personalisht jo. Sidoqofte, prejardhja e kesaj cuces tregon shume per çmimin qe eshte gati te paguaje per te dy-tre muaj shtrydhje limoni nga ana e Leges. Kjo duhet te kete turp!

 per te kuptuar lexo postin tim drejtuar solidarnostit dhe leri fjalet .....

Mirembrema poashtu, Hajdar! smiley

Nga e ka prejardhjen kjo se nuk thot gje ne artikull?

Nga nje familje emigrantesh ilegale qe kane njohur varferine. Piramida e Maslow i shpjegon te tjerat.

Po ti dhe ne te tjeret ketu jashte vendin tone e kemi prejardhjen nga familje pasunaresh qe kemi dale jashte vendit per qejf?

Kur nuk ke pune, luaj deren e madhe thoshte i mocmi dikur. Keshtu edhe kjo teme qe ka marre 150 komente dhe po shkon edhe me shume. Tani une nuk e njoh ne detaje politiken italiane por Lega Nord nuk eshte nje parti e margjinalizuar apo perzene. Kjo parti ka qene edhe ne qeverisje, keshtu qe pjesemarrja ne te edhe e nje shqiptareje nuk eshte ndonje harramllek i madh. Legista ne kemi edhe ne Shqiperi, jo anetare te kesaj partie por ne shume ide behen tok. CBA me lart e ka mire, kohet e krizave jane te arta per ekstremet politike. Kjo vajza ka arritur dicka dhe eshte perpara ca revolucionareve qe gjallojne ne internet, por te perbashket me revolucionaret qe na cajne koken ketu kane perqafimin e ekstremeve. Cfare kane ndryshe keta revolucionare nga fashistet? Nuk besoj qe kane shume gjera, bile te perbashktat i tejkalojne ndasite. Te dy palet jane kunder kapitalizmit, prones, liberalizmit etj.

Vajza e kishte pas plakun klandesin ,masi jon rregullu vete tashi dalin kundra klandestinve

klandestinet sjon gjo abstrakte qe me qen kunder,jon hallexhi

po shume shqiptar kshu bojne kur kalojne lumin e thjesin kalin ,masi rregullohen vete,filojne shajne ato qe jane ne te njejtat kushte qe kane qene vete

Edhe me te vertet kom njoft shume  te till qe kane ardh klandestin kone more letrat edh tashi  me bo si te integrum fillojne dalin kunder  klandestinve

Lega me politikat e veta i ka fut  ne shum  siklete emigrantet si ato klandestine si ato te rregullt ka veshtirsu shume procedurat  per cdo gje

 po shume shqiptar kshu bojne kur kalojne lumin e thjesin kalin

lexo postin tim lart qe te kuptosh qe jo vetem shqiptaret sillen keshtu PO TE GJITHE NJEREZIT E BOTES.

shqiptaret jane akoma te varfer, prandaj dhe nuk ka si ti duan te varferit si ata. problemi eshte se e gjithe bota po varferohet sot (prej komunikimit niveli i ujit atje ku eshte lart po ulet dhe aty ku eshte ulet po ngrihet), keshtu qe e gjithe bota po behet ksenofobe. 

Seshte bo akoma lajm. Lajm do jet kur Mahmutazh te trumpetoje se homoseksualiteti eshte semundje mendore; homoseksualiteti emigrues o semundje mendore ngjitse!

Next on pei-per-viu : albanian italian selebritis' deth mec!!!

MAHMUTAJ vs KLODI!

Edhe BNP-ja ne Angli, qe eshte nje parti raciste kishte afruar ne rradhet e saj nje indian dhe i bente publicitet ketij veprimi duke thene qe ne nuk jemi kunder te gjithe te huajve, por vetem kunder atyre qe perbejne "rrezik", dhe e kishte llafin per myslimanet. Por ne fakt kjo parti ne Angli si gje kryesore ka rracen, i jep rendesi supermacise se te bardheve por ai indiani i shkrete nuk dinte gje, pozonte me kokerruarit angleze, llumi i shoqerise pasi qe te gjithe jane o fshatare ose punetore ndertimi dhe ndjehej i lumtur per kete. Por ndryshe nga Italia kjo parti ne Angli eshte e margjinalizuar nga shoqeria.

BNP-ja pas fitores ne zgjedhjet e Parlamentit Europian vjet ( 2 vende), eshte perpjekur te reformoje Programin e saj. Para pak kohesh, javesh, ata ndryshuan kriteret e anetaresine ne BNP, ku me pare s'lejoheshin te anetaresoheshin "ngjyrat". Dhe menjehere pas publikimit te ndryshimit, atehere filluan anetaresimet e para, konkretisht, i pari njeri me ngjyre ne BNP, eshte nje pensionist, me origjine indiane.

Pavaresisht Programit extrem BNP ka shume dashamires kudo ne UK dhe shumica emigrante.

Edhe ketej ne France kishin nxjerre ne nje emision disa arabe magrebine  qe ishin antare te partise FN te Le Penit. Shikonin njerezit ne televizor dhe habiteshin, c'fare jane keta ekzemplare te rralle, s'kishin pare ndonjehere specie te tille ekzotike, audimati ne maje qe thoni ju, gazetaret u lumturuan po ashtu edhe teleshikuesit u kenaqen me spektaklin ireal.  

Nga ana tjeter s'merrej vesh FN u bente publicitet ketyre njerezve per ti perdore si lecke per te fshire duart nga mekatet e tyre (te shkuara dhe sidomos te ardhme) kundrejt  arabeve, apo i kishin nxjerre per te perfocuar idete e tyre emblematike, "arabet jane te gjithe plehra dhe duhen hedh ne det" ?? Kesaj pyetje as sot s'di ti jap pergjigje ??

Kjo o icik vekia, po prap me vler.

"Stefano Galli, capogruppo della Lega Nord in Lombardia, spiega così il suo rifiuto a votare a favore dell’adesione alla Giornata Mondiale contro l’omofobia. In primo luogo perché promuove l’omosessualità come non malattia mentale. E poi - conclude - perché sebbene gli omosessuali non vadano perseguitati (che illuminato statista!), nemmeno può considerarsi avere l’omosessualità come un colpo di culo. Se non ci fosse da piangere, ci sarebbe da ridere. "

"MAHMUTAZH vs KLODI"!!!!!!!!!!!!

 

Kjo vajza eshte 23 vjec. Sapo ka mbaruar shkollen i eshte ofruar nje rast i arte e me perspektive per tu bere papagalle e njeres prej partive me me shume influence ne vend.

Elementi tjeter eshte perkatesia e saj shqiptare hallexheshe emigrante. C'hyn ketu fakti qe eshte shqiptare dhe rrjedhimisht dhe hallexheshe mund te pyesin disa? Hyn hyn sepse neve shqiptareve "vetem njehere na vjen zogu ne dere". Dhe kjo Mahmutja e ka kap zogun e saj duke bere kompromise edhe me principet e qenies se saj bije emigranti, dhe ka lepire aty ku ka peshtyre baba e vet. Nuk shof motivim tjeter ne veprimin e kesaj...Vete nuk do ta lavderoja nje veprim te tille...

 

E ke argumentuar gabim.

Babai i saj varet, ku ka peshtyre kur ka ardhe.

Ne qofte se z.Mahmutaj ka ardhe fill pas '97 ka qene ne fuqi ligji Turko-Napolitano. Nuk ka pase profesor matematike qe mund ti jepte spiegim atij ligji.

Per te bere dokumentat duhej te ishe ne pune dhe te kishe shtepi.

Pa dokumenta nuk te merrte njeri ne pune me rregulla se ligji nuk e lejonte, dhe shtepi pa leje qendrimi nuk mund te beje kontrate.

Ai ligj ishte dhimbje kreje.

Kur erdhi Berluskoni ne 2001 e ndryshuan ligjin, e ben shume me te lehte dhe me pak burokratik.

Na pelqen, nuk na pelqen, duhet te pranohet realja qe eshte.

Nga ana tjeter , nje artikull me pare po flasnim( shkruanim) per te drejten e individit te zgjedhe jeten si i pelqen, kur nuk demton asnje pale.

Zgjedhja qe ka bere Edlira, eshte personale, nuk demton figuren e Shqiptarit, perkundrazi kurajoja e saj ndihmon ne te mire te bashkombeseve. Krijohet nje opinion i ndryshem per emigrantet Shqiptare, nje tjeter mardhenie.

Pse nuk mund ta marrim si nje zgjedhje kurajoze, duke e ditur se kjo vajze eshte e ndegjegjshme se  do ndeshet me fyerje e sarkazma qe do i vijne si nga bashkombesit, si edhe nga kundershtaret politike.

Mos te harrojme se mbase eshte e dashuruar me ndonje leghist.

I qofte per hajer.

Mos me thuaj qe dhe ti je nje admirues i lega Nordit, jo se ka ndonje gje te keqe por per mua do te ishte rasti i pare i hasjes se  nje adhuruesi shqiptar te Bossit. Kete Gocen e Mahmutajve e perjashtoj si rast pasi i mungon bonsensi.

Nuk admiroj asnje krah politik sepse  nuk me lidh historia e ketij vendi.

Ato qe thashe me lart, nuk jane admirim, po realiteti i jetes se perditshme.

Eshte gabim p.sh krahasimi qe ben Fini, me socialdemokratet e Hitlerit.

LN ne asnje rast, per kaq sa kam degjuar, nuk ka perdorur dhunen kunder emigranteve. Kjo lidhje eshte e njohur per  fyerjet kundrejt çdo grupi, krahine, racash, kombesh, edhe kunder kishes katolike, apo flamurit italian. Pika me e larte qe arrijne keto jane fyerjet, duke kerkuar falje prapa.

Keto te LN kane shfrytezuar rastin te bejne politiken e oreve te para, problemin e emigranteve e klandestineve, ne nje moment boshlleku te ligjit.

E djathta nuk munde te ngrinte zerin, sepse i akuzonin per fashiste, e majta nuk munde se i kerkonin po ku e keni internacionalizmin, te vetmit qe kane ngritur zerin kane qene leghistet, sepse askush nuk mund ti akuzonte per fashiste( lindja e saj si parti ka qene kunder pushteteve te forta, kunder diktaturave, kundr burokracinave). Duke e pare se kjo fushate i sjellte mbeshtetes, u kapen fort dhe sot kane falmurin, nuk ja leshojne askujt.

 

Nuk dua ta trash shume muhabetin me permbajtjen e Programit dhe historikut te kesaj partia pasi jehona e saj eshte e degjuar, por vazhdoj te kem bindjen se emigrantet te integruar ose jo ne itali nuk i lidh ndonje vije e perbashket politike apo filozofike me Partine e ketij...

Nuk e kuptoj pse duhet paragjykuar kaq shume kjo goca. Une per vehte nuk do ta pranoja nje pozicion te tille ne nje force politike me te cilen nuk ndaj te njejten filozofi, por perderisa ajo e ka bere kete zgjedhje, une arrij ne perfundimin qe pak a shume filozofia e LN eshte ne te njejten vije me idete e saj personale. Pastaj dhe nje experience e mire eshte per te sic tha I Pakapshem.

Nuk me duket ngjarje qe meriton nje vemendje kaq te madhe...menderisht apo emocionalisht.

Edlira urime!

Mos degjo keta kafshet dhe ziliqaret e PP(U)!

Do-rina, logjiken tende s'e lot as topi. Puna eshte qe ky lajmi ishte sot neper gazetat shqiptare. Me sa duket dikush e mendon kete pozicionin e saj si nder per te gjithe shqiptaret. S'eshte keshtu, apo jo?

Ne me te miren e rasteve eshte indiference nga ana e vajzes..., por mund te jete mendjelehtesi, pragmatizem... verja vete emrin. Mua me duket absurde megjithate qe t'i behet jehone cdo pozicioni qe arrin nje shqiptar edhe kur kjo bie ne kundershtim me logjiken e solidaritetit me veten dhe bashkatdhetaret.

Ndoshta paralelizmi eshte i forte, por do te ishte njelloj sikur dikur nje hebre te levdohej nga komuniteti i tij ngaqe kishte kapur nje vend pune ne Partine Nacionalsocialiste.

p.s. Shikojini ato dy videot e sjella nga @dooks se jane shume domethenese:

http://www.youtube.com/watch?v=lk8vpuajKGc&feature=related

http://www.youtube.com/watch?v=EwopeyocDxQ&feature=related

 

 

 

mbase Edlira po infiltrohet qe te marri vesh ca bejn ata te na i sjelli neve, mos e paragjykoni gocen smiley

 ça ngatarron mi tarallake ? ça na ka gjet neve nga nacionalistet italiane ? 

ke dokumente kompromentuese gje ? 

mund te jene vetem kundra zezakeve ata nacionalistet dhe jo kundra nesh qe na konsiderojne si veten e tyre. bile jane ça jane kur marrin ne pune qurravece si ju, tregojne humanizem. 

se te ish enveri do ju digjte lesht e sumes me kandil vajguri. 

jam dakort me Solidarnostin, t'gjithe ju qe e kritikoni jeni veç xheloza. te ta sillnin ty nje ftese te tille do kishe heq prej qefit ne breket them. leqe s'di mire italisht ti dhe s'ben per zedhenese. lol

E cuditshme, vertet e cuditshme. Si nga pala qe e anatemon zgjedhjen e vajzes per te qene zedhenese (jo filozof-farketuese ) e LN, ashtu dhe nga pala qe e glorifikon si nje arritje mbarekombetare.

Deri kur do vazhdohet ti shikojme  jetet individuale dhe  zgjedhjet profesionale  ne funksion te ideologjive, etnocentrizmit, religjioneve, racizmit dhe fantazive per limonin e shtrydhur?

Eshte nje lloj si te paragjykosh apo fajesosh nje mbrojtes te mjedisit   qe punesohet ne nje fabrike letre.

Ku qendron problemi ne keto paragjykime? Kete gocen as e njohim as duam ta njohim...

Pastaj derisa mediat sot e bene vip duhet te presi dhe paragjykime, por nuk jane ato thelbesoret...

Po, pra, po, eshte legale kjo LN. Nuk di te kete dale jashte ligjit dhe kjo goca ka shkuar te beje zedhenesen e neofashisteve. Pastaj cfare lidhje ka ndermjet zgjedhjes se lire profesionale te kesaj goces rastesisht shqiptare me Krenarine e  Kombit Shqiptar, Ksenofobine gjithandej te pranishme  ne Europe, Racizmin dhe Diskriminimin ?

Po kur e cilesojne vegel? instrumentum vokalum!

me kujtohet kur dilte ai zedhenesi rumun i leges e fliste per italine. ka qene nje me pamje prej filmash me nazista.

pastaj, une ne itali kam jetu, ku ma gjen ta kisha gjete nje pune gazetar me legen. jo me legen po me legën. nejse.

ksja vajzes mbare e mire. edhe asaj gruas ne venecia qe ngre flamurin tricolore te cilin i ka premtu bossi se do ia "mettono nel culo, apena la Padania sara libera". pastaj bossi e ka grun prej jugu. thjeshte keta te leges nuk dun qe emigrantet te jen gja tjeter pervecse krahe pune. dmth, te ngrihen ne mengjes, mundeisht para ores shtate te kene dale nga shtepite. te kthehen ne ore darke, po ne rrugica ku nuk bahet gjiro. te dielave, nese s'punojne te rrine mbyllur ne shtepi se ne parqe shqetesojne vendalinjte.

varya, njerez te frustrum keta te leges, po qe fitojne terren sa me shume frustrohet italia. pastaj ne firence jane komunista, edhe ata te leges qenkan kthy majtas?

ku ma gjen ta kisha gjete nje pune gazetar me legen. jo me legen po me legën. nejse.

Hahhhha  shume e forte. 5*

Ore qe ky eshte nje paradoks kjo s'do men. Edhe qe ata e kane marre kete per te terheq vemendjen mediatike dhe per te fituar pike, kjo nuk diskutohet.

Po ama ne kete derexhe qe eshte politika italiane (kur ka dale ne fillim Bossi mu me vite me qesh nga budallalliku i atune qe e nigjojshin e jo mo ta merrja me men se do e votonin), ka shume mundesi qe kjo Edlira me zgjedhjen e saj mediokre te kete rrit nivelin e politikes italione.

Kurse ti Arbro mos me bo ironina me arianllikun e rraces tone! Se qe jena rrace superiore neve ket nuk e diskuto dot njeri. A e ke nigju ate kongen ti :

S'TREMBEMI NGA BORA
S'TREMBEMI NGA SHIU
JEMI RRACE E FORTE
RRACE ARRIXHIU

E di qe do m'thush qe hy m'gjynof me bo kshu muhabetesh se o ene vakt permbytjesh, po konga e ka thone jo una.

Ene sa per dashuroret e neve te djathteve, te na vini onash ju! Ne t'pakten "kapim" goca me men qe nuk i rreni dot ju me perralla marksiste. Pastaj mos harro qe per ajken tone (ku une nuk boj pjese "fatkeqesisht&quotsmiley ne kemi ne Keshillin Kombetar te PD-se, Ciljeten! Kshu qe mos u grric mo me ne qe te lonte Flokshi me Hunderrin me barre! hahahahaha

mmmm...I ati i kèsaj vajzès paska ardhur nè itali si klandestin,e kanè ndjekur nga italia e pastaj ka aritur tè bèj dokumentat,i ati kèsaj vajzès ka qenè me fat..nuk di po tè kishte ardhur nè 98' me njè anije tè vogèl e cila u mbyt nè kanalin e otrantos(me burra gra e fèmij),dhe po tè dègjonte e shikonte se si zgèrdhiheshin kafshèt e lega nord,me irene pivetin nè krye,duke deklaruar se janè 80 kriminel mè pak nè itali,e mè shumè nè fund tè detit..e po tè shikonte nè faqe tè parè tè gazetès sè lega nord se "sono tutti delinquenti",nuk di nè do tè bènte pjesè nè atè forcè politike..disa gjèra nuk janè as raciste e as "buoniste" janè thjesht kafshèri pèr mua...dhe mbase kèsaj vajzès qè me siguri i ka parè e jetuar kèto(se nuk èshtè me preardhje nga shqipèria,por shqiptare safi,pasi aty ka lindur e jo nè itali,qè mund edhe tè kuptohej po tè mos i kishte jetuar tè gjitha kèto)nuk i kanè bèrè pèrshtypje,por mua dhe pothuajse gjithè shqiptarve tè tjerè,pavarsisht bindjeve,kjo jo vetèm qè na ka bèrè pèrshtypje,por NA KA NXIRè JETèN...na kanè nxirè jetèn,nè ato vite..ku nuk guxoje ti thoje dikujt qè je shqiptar...pèr kètè nuk kam pèr ta falur kurrè lega nord,e nuk kam pèr ta kuptuar kurrè kètè vajzè..

Te gjithe qe jetojne ne Itali e njohin LN.

Nuk eshte nje parti qe krijon "frigen e ksenofobis".Ka me shume fjale ( per fat) se vepra. Nuk eshte nje parti qe bejne pjese naziskinet.

Tragjedin e Otrantos, para se te komentosh fjalet e Pivetit, duhet te kujtosh kush ishte ne qeveri , kur ndodhi tragjedia. Urdherin per te mos lejuar barken me 100 emigrante te arrije ne brigjet Italiane , me çfardo menyre, nuk e kujtoj se e ka dhene Piveti , apo LN.

je i sigurtè ti lumidrin se janè mjaftuar vetèm me fjalè?...unè nuk po flas politikisht..po tè jetè pèr atè,nuk mè pèlqen as e majta italiane,pasi edhe ata vetèm fjalè kanè..nuk kanè bèrè ndonjè gjè konkrete qè tè mè lehtèsoj jetèn mua apo emigrantève tè tjerè..pèr çfarè urdhèri e ke fjalèn ti? nuk di gjè pèr urdhèra unè..unè di qè berlosconi & co u mallèngjyen nè atè rast,prodi erdhi deri nè vlorè...kurse kèta ndyrsirat e LN zgèdhiheshin...dhe e kam tè qartè si tani..dhe nuk kam pèr ta haruar kurrè nè jetè, sa tè kem jetè do ti urej kèto kafshè!!

kur te jatin ja kan debu kesaj, ka dal zedhenesja e atehershme e lega nord dhe ka then "mire ja bene". smiley

megjithse vini re dicka: edlira mahmutaj eshte nje emer shqiptar. pra kjo cupa me emrin e saj aspak italian behet zedhenese. kurse ne greqi pa u bere kosta kasem dhe mbiemri mahumataj mahmutis, as pastruese sbehesh dot smiley

Eh,sa trima jemi ne shqipot,sa pretendime kemi,te shajme te gjithe boten,e te themi se italianet na nxine jeten?!

harruam nga vime???!!! dhe flisnim te gjithe me veten se mos na degjonte njeri

italia si shtet ka problemet e veta,kur erdhem ne ata si njihnin ligjet e emigracionit,dhe s'dinin ç'te benin me ne,kjo mgjt nuk e nderon Andreatten(atehere mins.i mbrojtjes) i Ulivos,apo me vone Pivetin qe tha hidhini ne det,....heshtje per ato viktima te pafajshme

po ata trimat e gomoneve jane per tu lavderuar,apo shkaqet qe e shtyne popullin,nenat me foshnje te marrin rruget e rrezikshme dhe asnje Falje por vetem fjale,fjale,justifikime,diktatura qe nje prove qe e humbem,e te tjera palaçolliqe si keto, si pra ne jemi aq te pandjeshem prej asaj qe i bem njeri-tjetrt dhe shajme poullin italian? mos valle ata e kane fushe me lule jete e tyre?

Sigurisht qe jane provinciale,nuk mund te krahasohen me mentalitetin e nje Newyorkezi,por ata kane historine e tyre,kane mafien,etj etj

ne qe jetojme ketu e dime shume mire se sa mire jane integruar shqip. femijet studjone(ata qe duan)kane blere shtepia,dikush punon ne zanatin qe ka pas pasi ka ekuivalentuar dipllomen etj etj

besoni qe ka edhe italian qe jane ne kushte me te keqia se ne

kriza po ndjehet,por ajo eshte boterore

pastaj,po ata njerezit e ndershem,te frustuar ne shqiperi,te ndershmit,ata me makina te vogla dhe jo me xhama te errta,qe punojne gjith diten e sju ndjehet zeri,me pensione te vogla,invadenca e injrances dhe e mashtrusve,nuk ju bejne pershtypje ju,apo hajt vetem te shajme dhe jemi ne rregull.

mendoj se çdo parti krijohet si kondrapeshe e asaj qe eshte ne fuqi,dhe sejcila prej tyre ka +- e veta,sigurisht po mos kishte Bossin por dike tjeter

ndoshta do ishte me ebesueshme,mgjth rregullin qe ç'do njeri do ne shtepine e vet ne si mysafir na takon ta respektojme,taksat nuk i paguajne vetem shqiptaret por edhe italianet,kudo luftohet dhe diskutohet per tu arritur me mira.

Jo italianèt moj xheni...kafshèt !!tè jesh e sigurtè qè nuk e do italinè mè shumè se unè.. nejse..èshtè çèshtje ndjeshmèrie kjo,dikush e ndien sharjen fyerjen e zgèrdhitjen pa vend..dikush tjetèr jo...

E vetmja menyre per katundaret per tu ndjere te integruar, eshte te bejne sikur integrohen. Keshtu perpiqen te mposhtin kompleksin e tyre te lindur...e fatkeqsisht per ne edhe italia eshte mbushur me katundare....shembulli i kesaj zonjushe kooperativiste qe lexoka "la Padania"eshte shembulli me ekzemplar, sepse paqyron pikerisht karakteristiken e katundarise, ate te te kaluarit te lumit e te te menderosurit te kalit, ate te mberthimit me thonj pas topemadhit te rradhes, ate te hipokrizise se perhershme... 

ke nje "d" teper te fjala "katundar".

Katundari eshte njeri i super-respektum, shancet jan qe ai/ajo te boj nje jete te shendetshme dhe te jete i lidh bajagi me natyren, si dhe munet me pas po aq pak apo shum komplekse sa kushdo tjeter. Ti llafin e ke per katunarin, si koncept, e per at gjo komentit tuj nuk i luj asnji presje. Nji pjese jo e vogel e katunarve jetojne ne qytet. katunarizmi eshte smunie qe sherohet me shume shume zor dhe deri me sot ka triumfu gjithnji ne Shqipni, aq shume sa qe dhe kemi eksportu me bollik, me maune, pas kohes se domateve te serres.

ket gocen me gazete nuk e di fare, nuk e njof, nfakt fat i uroj, po nuk munet me fol per te. per gazeten zhenminzhibaozeripopllit ne dore, ke te drejt. por ama, me qen fair, mos harrojm qe asnji nuk osht pRefekt.

Duke dashur te integrohen, c'integrohen moralisht dhe zvetenohen dhe veglizohen.

Vetem se kete konceptin e Katunarizmit apo Dhjarizmit, rrezikohet qe disa peshq moralizator ta marrin per rracizem, sic ndodh rendom sefundmi ku cdo koncepti Gjykues i bihet me shpaten e Anti-rracizmit.

More te nderuar,

u bene dy dekada qe shqiptaret jetojne ne Itali, kane fillu te na dalin thinja italiane smiley , kena mbaru univeristete knej, po lindin kalamajat knej, e perderisa nuk kemi ne plan me u kthy, si thoni ju, nji jete eshte kjo e shkrete, duhet me bashkejetu apo jo, qe te bashkejetosh duhet te komunikosh ==> duhet te kesh ze dhe te te nigjojne ==>qe te influencosh ne sallonet ku vendosen fatet e komunitetit qe i perket.

Ne princip, URIME vajzes qe ka bere hapin, pikerisht me qene afer burimit ku clirohet energji negative kunder te huajve, por tani i takon asaj(apo cdokujt te ngjashem) te tregoje sa vlen e per ke vlen(edhe pse eshte akoma e re me i vene damken).

Ne te njejten menyre, shpresojme qe edhe ne partite e tjera, pa dallim, te kete shqipo. Kane fillu shqipot me marre shtetesine taljone ne mase, universitetet me mijera po mbarojne, keshtu qe duhet te levize dicka....bile vone jemi, duhet te kishim nej perfaqsues ne parlamentin italian, sic ka nje afrikan(PD), marokene(Forca Italia)...

Arb,ta them sinqerisht qe nuk e kam kaluar pa lot edhe une ç'rrenjosjen time,dua Tiranen se vetem asaj i perkas,por smund te hedh poshte se sa shume kemi mesuar ketu,per mua eshte shkolle e madhe; per ate gocen e kam thene me lart ç'far mendoj,une si person s'jam fare karrieriste dhe aq me pak do aderoja ne LN,por mendoj se i duhet dhene spazio te rinjve dhe do mendohesha shume para se te ofendoja nje njeri qe s'e njoh fare,madje me jap me shume besdi fakti qe dikush me emrin Murat (puro tirons) eshte bere katolik me emrin Mario,se sa ajo qe mund te shifet si nje perspektive pozitive per ne. ciao ARB!

 

Nuk i heq asnjè presje komentit tènd...p.s. unè nuk i kèrkoj llogari kèsaj vajzès,vetèm se nuk e kuptoj vendimin e saj...ahhh dhe si shoh dot me sy ata tè LN..èshtè thjesht ndjenjè fizike..nuk ka tè bèj politika!!

La rosee, kam pare nje emision per partite ultra te djathta, siç i quajne kendej, dhe pavarsisht se reporteri perpiqej ti denigronte (ai kish kapur vetem anet negative te tyre), per çudi keto parti ne te gjithe Europen kishin kapur disa perqind (2-3-4-5% ) me shume ne zgjedhjet e ketyre viteve te fundit dhe e kishin shtuar numrin e antarve te tyre ne parlamentin Europian. Pra partite tradicionale kishin humbur po disa % . Une nuk jam me keto parti, por kjo tregon se zgjedhesit i tremben hapjes, liberalizimit, etj., prandaj dhe partite tradicionale (te majtet, te djadhtet dhe te qendres) e kane mbledhur vete punen e azelanteve, duke mos dhene pozitiv, duke ngadalsuar proçeduren per marrjen e lejeqendrimit, duke iu dhene lejeqendrimi pas shum vjetesh pritje etj. Biles mua nganjehere me duken ultra te djathte vete keto parti tradicionale, qe ndonse nuk shprehen kundra emigracionit, veprojne kundra tyre me rregulla akoma me te forta, rregulla qe nga fillimi i ketij shekulli jane shternguar shume.

Ajo vajza, do zoti hecen perpara, zgjidhet ne kryesine e asaj partie, dhe favorizon shqiptaret.  

xheno, s'di a t'kujtohet kjo nga nje drame e vjeter: "si s'po mbaron kjo e uruar lufte, se na u dogj shpirti per ca ngjala Janine". smiley

 

 

eh leghistet,, leghistet... qe promovojne integrimin...

Shqiptaret e kane zakon qe dun me u bo te jashtem me zorr dhe gjithmone kapin extremin negativ. Ene ktu ku jom une o fut nji dgjal me FP(FOLK PARTIET partia e popullit) qe eshte e djathte extreme. Kur e oyeta njihere pse zgjodhe ket parti ? Mu pergjigj se donte te integrohej ne politiken e vendit dhe te bente karriere dhe ky miku donte me u bo si ndermjetes me politiken e shqiptareve dhe suedeze dhe ku perfundoi thoni ju ?

I con posten shefit te vet dhe i shkrun raportet qe ja dikton shefi !

Ca muhabeti mer se para nja 5 vjetesh qante ne televizor se nuk donte te kthehej ne Kosove se do ta vrisnin serbet e kudi une se cfare k...lliqesh

EM sa von e pash bona ca shopping smiley,qeka e lezetshme,por s'e maj men,je ti memorja kombit smiley

Nuk eshte acarim nervash aspak. Kush do shqiptar qe te ishte ne vendin e asaj edhe sado idealist te ishte do ta kishte pranuar kete pune. Ksaj bravo i qofte, per mendimin tim, goce emigranti ne nje vend jo shume mikeprites te arrij ktu ku ka arritur ne nje moshe kaq te re. Fundi i fundit kjo paska enderr te behet gazetare edhe sigurisht qe kjo pune ka per ta ndihmuar per me vone. 

Kurse per sa i perket komentit qe nuk eshte parti jo-rraciste, edhe pse nuk e ndjek shume politiken ne itali, vete fakti qe eshte parti e djathte e ben ate koment jo shume te besueshem. Parti e djathte jo rraciste? s'ben vaki. Ndoshta nuk ishin rraciste ndaj ksaj qe e punesuan? 

nuk e di, sidoqofte bravo Edlira edhe urime per punen! 

Ju befte pushka top kesaj ..prandaj eshte  ""E-DLIRE"".....

 Kjo eshte strategji ore... po e merr kalane nga brenda... duhet te kerkojme dhe ne te tjeret teserim partie tek lega smiley

Kushedi çfare mendon kjo goca per sapunin anti-emigrant smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).