Prej femres qe jam,
me ndodh ndonjehere
te shikoj  te te tjerat
femren qe do duhet te isha.

femrat e sjellshme, shembull virtytesh
punetore, bashkeshorte te zellshme
ashtu si nena ime do kishte dashur.

Nuk e di pse
gjithe jeten e kam kaluar
duke ju rebeluar atyre.

I urrej kercenimet e tyre mbi trupin tim,
fajin qe jetet e tyre te pacenuara
per magji te çuditshme me frymezojne.

rebelohem ndaj veprimeve te tyre te mira,
kunder te qarave te nates poshte jastekut,
kunder turpit te lakuriqesise poshte
rrobave intime, te hekurosura dhe te ngrira.

Megjithate keto femra,
me shohin nga thellesia e pasqyrave te tyre
ngrene gishtin akuzues
 
dhe, ndonjehere, behem pre e veshtrimit te tyre qortues
dhe do doja te kisha dhe une aprovimin e botes
te jem "vajze e mire"
 "grua per shtepi"
Gioconda perfekte.

te marr dhjete ne sjellje
nga partia, nga Shteti, nga miqte, nga
familia, nga femijet
dhe nga te gjitha qeniet qe popullojne
me shumice kete bote.

Ne kete kontradikte te paevitueshme
midis asaj qe duhet te ishte dhe asaj qe eshte,
kam luftuar  shume beteja ,
beteja te kota, ato kunder meje
-ato  kunder meje qe jam vetvetja-

me shpirtin ne dhimbje, te shprishur
duke thyer projektet e hershme
gris femrat qe jetojne brenda meje
qe , prej femijerise, me shikojne shtrembet
sepse nuk ja dal te jem forma perfekte
e endrrave te tyre.
sepse guxoj te jem e çmendura, e papritura,
e embel dhe e brishte
qe dashurohet si kurve e trishte
me kauzat  e drejta, me meshkujt e bukur
me fjalet lozonjare
sepse,si e rritur, kam guxuar te jetoj
femijerine e ndaluar,
kam bere dashuri me ore te tera
ne tavolinen e zyres time,
kam thyer kufij te paprekshem dhe kam guxuar
te shijoj nje trup te shendetshem dhe te harkuar.
 

Nuk i ve faj askujt.

Perkundrazi i falenderoj per dhuratat e tyre.

Nuk pendohem per asgje-ashtu si tha Edith Piaf,

por ne puset e erreta ne te cilat zhytem ne mengjes

sapo hap syte,

ndjej lotet te mblidhen, pavaresisht lumturise qe kam fituar,

duke thyer shtresa guresh terciare

shoh femrat e tjera brenda meje, te ulura ne nje zgaver

me shohin me sy plot dhimbje

dhe ndihem ne faj per lumturine time.

 

 Vajza te mira te pakuptimta me rrethojne

dhe kercejne muzika feminore

kunder meje;

kunder kesaj femre te rritur , te plote

femres me gji te beshem

dhe vithe  te gjera,

qe, per nenen time dhe kunder saj,

 me pelqen te jem.

37 Komente

Sot ne 9 mars 2010, ne kete kumtese te paparalajmeruar tek PPU, Irisi presantoi zyrtarisht Levizjen per Femren Ndryshe, LFN.

Abedine, mbani shenim juve. smiley

 

sepse,si e rritur, kam guxuar te jetoj
femijerine e ndaluar,

Kjo ka vend per MJAFT! diskutime. Mprehni minjte. lol

 

 

por ne puset e erreta ne te cilat zhytem ne mengjes

sapo hap syte,

ndjej lotet te mblidhen, pavaresisht lumturise qe kam fituar,

duke thyer shtresa guresh terciare

shoh femrat e tjera brenda meje, te ulura ne nje zgaver

me shohin me sy plot dhimbje

dhe ndihem ne faj per lumturine time.

Bukur smiley

smiley Kategoria Eksperiment s'eshte e rastesishme smiley

Bravo. Do noi medalje tani?

Shume e bukur, nje pohim poetik i lirise per te qene vetvetja,  pranimi  i feminilitetit jo si fatalitet dhe pa patetizmin e feminizmit agresiv.

Dhe te mendosh qe autorja, lindur ne Nikaragua, revolucionare dhe pjesmarrese ne levizjen Sandiniste, ka percjelle me kaq djeshmeri gioconden qe fle brenda cdo femre.

Flm Iris per perkthimin dhe perzgjedhjen smiley

me shpirtin ne dhimbje, te shprishur
duke thyer projektet e hershme
gris femrat qe jetojne brenda meje
qe , prej femijerise, me shikojne shtrembet
sepse nuk ja dal te jem forma perfekte
e endrrave te tyre.

5 ylla.

Prej femres qe jam,
me ndodh ndonjehere
te shikoj  te te tjerat
femren qe do duhet te isha.

Dalla donna che sono,
mi succede, a volte,
di osservare, nelle altre, la donna che potevo essere;

Si grua që jam,
më ndodh, nganjëherë,
të vërej, tek të tjerat, gruan që MUND të isha

Vargun e pare e ka mire se e ka fjalen "nga kjo lloj gruaje qe jam bere...", "keshtu siç jam...".

Per vargun e fundit do te sugjeroja:

"të këqyr, tek të tjerat, gruan që mund të kisha qenë"

Flm Iris, me pelqeu! Dhe te mendosh qe e kisha nenvleftesuar gjithmone G. B.-ne!

E drejte rudetta, do e kem pasur mendjen te versioni im i vargut smiley

 Fin pse nenvleftesuar?çfare kishe lexuar nga Gioconda ti?

Proze, jo poezi. Kisha shfletuar ne mos gaboj "La donna abitata"...

bravo motra

shyqyr doli nje e re, se na mbyten kta sojlijte e hershem te litricures  smiley

 Qysh t'ia bejme me sojlite e hershem te perkthimcures si Ana me shoke e shoqe, pa per litricure ka plot per te gjithe smiley

Irushe, 5**** per perzgjedhjen dhe tentativen smiley.

I wouldn't even dare, I suck at it.

anen se kam problem une,

ja mbyll gojen me nje grusht mafishe (nga ato te bome me rreceten  e Edit )

Nga ato qe deshen 5 dite te behen? 

Une lugat gjithe naten rri per filozofi e jo te pres mafishet e tua smiley.

PS: se mos kujto se s'ti kam lexu kur m'ngacmo per pune syckash e fcb-je smiley.

 S'kam ndermend ti marr profesionin kujt smiley madje prit se sa gabime do me gjejne akoma. 

 

E marr me mend, e marr mend, gjumi naten s'ka per te zene kur te t'i gjejne smiley.  

Edhe njehere, great choice smiley.

PS: Se meqe jemi, c'te reja kemi nga 15 minutshi? smiley.

ose noshta e ze gjumi, se kjo pa ja gjet gabimet e gedhin.

noshta ashtu flen smiley

Mbase e bejne me te bukur, qe te arrije ne tru me kollaj smiley

p.s: ti do te dish sa eshte shtuar popullsia , apo kush ka pasur fustanin me te bukur ne dasem ? smiley

 Mua me pelqeu.  Plus per faktin qe eshte ceshtje hobi, nuk do i futesha me stilokalem (aspektit te perkthimit.)  

PS: yyyy, qenka muhabet kafeje kjo pune, kafe legjendare behari smiley.

PPS: Po shikoj ate emisionin te klanit qe solle linkun.  Me shume dhimbje fillimi ... Behet me mire?  Apo s'ia vle te shihet deri ne fund.

Jo jo, ti shikoje, pastaj lexo prape kete temen smiley

 Ruzhdije, s'e dije  qe i kam pike te dobet revolucionet? M'lene pa gjume smiley

p.s: deri ne vere i kam harruar une moj Mondeee smiley

 Pupupupu.  Ta paca borxh.  Mbase lahem me ty, se me Kryemadhin s'kam se si.

shume e bukur poezia. flm per perkthimin.

pergezime! e lexova me kenaqsi.

Nuk di ke te genjej!!

Te them; nuk e lexova, do genjej perendine.

Te them; e lexova me qejf, do genjej veten.

Te them; me pelqeu, do genjej autorin...

Jam vertet ne hall!

Te them; e lexova me qejf, do genjej veten.

Po mire, qe e lexove pa qejf, e morem vesh... por pse e lexove xhanem?! i kishe kursyer vetes mundimin dhe qejfin... e munguar. Edhe s'kishe me asnje hall pastaj, i thjeshton dhe gjerat vetes, jo per gje.

Po te mendosh ke te genjesh normale qe do jesh ne hall smiley. Mendo te thuash pse s'te pelqen me mire.

me shpirtin ne dhimbje, te shprishur
duke thyer projektet e hershme
gris femrat qe jetojne brenda meje
qe , prej femijerise, me shikojne shtrembet
sepse nuk ja dal te jem forma perfekte
e endrrave te tyre.
sepse guxoj te jem e çmendura, e papritura,
e embel dhe e brishte
qe dashurohet si kurve e trishte
me kauzat  e drejta, me meshkujt e bukur
me fjalet lozonjare
sepse,si e rritur, kam guxuar te jetoj
femijerine e ndaluar,
kam bere dashuri me ore te tera
ne tavolinen e zyres time,
kam thyer kufij te paprekshem dhe kam guxuar
te shijoj nje trup te shendetshem dhe te harkuar.

Iris, shume e bukur. Eshte shume e cuditshme qe sa me shume te kaloje koha, aq me teper nuk do t'ia dish per te qene ajo "e persosura" me te cilen te kane mbrujtur qe ne femijeri. dhe do ti ( mbase dhe s'do xhanem smiley ) qe ndjehesh aq rehat me veten tende, cfaredolloj marrezie te besh. Por nuk shfajesohesh me, nuk ke me ndjenja faji ndaj askujt, dhe kjo eshte teper e bukur.

Tashi, a te boj i cik si zysh?! Jo per gjo, por du te me mbylli gojen bedrija me ato mafishet! smiley

Monda, bedrija me duket se po ben parapergatitje me mafishet, qe te t'i sjelli ty, por une vath ne vesh ia! du mafishe! smiley

Te besh smiley

Xheni, nuk ka moshe ne te cilen njeriu eshte i humbur ( femer apo mashkull qofte). Mendoj qe sa me shume njeriu rri ne nje vend dhe thote: Cfare kam humbur...! , aq me shume humbet smiley

 Faleminderit qe lexuat perpjekjen per LFN smiley

Fantastike poezia,flm Iris!

vetem shpirti i fshikulluar i femres,e shijon madheshtine e ketyre vargjeve; lum  kush ka lindur kaq e lire,sepse ajo qe e fiton ate me kalimin e kohes,eshte gjithmone e humbur,tashme pjekuria lufton ne disfavor te saj,duhet pak "inkoshience" per gjerat e bukura...smiley

nuk e kam kuptuar asnjehere futjen pa rradhe te postimeve ketu!

AKOMA ME RRADHAT E QUMSHTITsmiley

Me fal Xheni, isha une qe te bera lemsh sepse perfitova nga postimi me siper per tu pergjigjur dhe ty, te mos beja dy postime smiley

jetojm ne kohe krize Iris,t'kursejm sa me shume ,flm  smiley

Iris, une ne fakt prisja qe ne diskutimet tuaja pas lancimit te LFN te kishit cekur dhe ato dy vargjet qe citova:

sepse,si e rritur, kam guxuar te jetoj
femijerine e ndaluar,

Po juve si femra qe jeni bete vetem llogje, muhabete grash. smiley (mos u inatos se e them nga dashuria per juve smiley )

E keshtu, po perfitonje nga okazioni i komentit per te sjelle ca poezi nga Nuri Plaku qe i hasa rastesisht tek Kritika (in case Peshku si boton me vete) te cilat jane pa lidhje me FMN, po gjithsesi do kete me shume komente dhe kjo shpresoj te coje para kauzen FMN-iste. smiley

 

 

Një natë me ty 

Tërë natën e kalova me ty në pyllin e parajsës
Duke kthyer gjethet e drurëve një nga një
Të gjeja buzëqeshjen tënde të fshehur.

Por gjethet bëheshin flutura të kuqe
Si buzët e tua mbushur me puthje
E iknin të trembura
Larg e larg
Deri në tradhëti.

Pastaj erdhi agu e pylli u kthye i tëri
Në perden e blertë të dhomës
Fluturat u bënë qendisma çarçafi
Dhe ti
Dritë e arratisur e një ylli.

Të nesërmen
Vështroja pëllëmbët e duarëve të mija
E i ktheja
Si dy gjethe pylli.

 

 

Kali fantazmë

Përtej çdo shtegu më pret një kalë
Një kalë i vdekur, mbetur mbi dhe
Nuk ka kalorës, nuk ka as shalë
Një kalë i endur udhëve pa strehë.

Më del përpara kudo si fantazmë
Me vdekje të fshehur diku në patkua
Ç’do xixë që del nga trokthi i tij
Është zjarr që digjet enkas për mua.

Zjarre që digjen udhë e pa udhë
Me prush të shuar që shuhet përherë
Zjarre që digjen në kohën e shkuar
Ku ngrohen veç udhëtarët e mjerë.

Përtej ç’do shtegu më pret një kalë
Më fton të bëhem vëlla Kostandin
Por unë nuk kam pengje nën dhera
As motër nuk kam me emrin Doruntinë.

 

 

Një zjarr i ri

Për ty e ndeza
Një zjarr të ri.

Vërshoi drejt teje
Një lumë i turbullt fjalësh
Ta shuante tinëzisht
Por shteri i gjithi
Kthyer në mallëkim.

Ti erdhe e mardhur
Me vështrim të spërkitur
Me pakëz dhimbje.
Dhe pakëz përgjërim.

Gjithë zjarret e botës janë pjellë e drurëve
Gjithë lumenjtë e dherave janë pjellë e reve
Por unë zjarrin tim nuk e ndeza me dru
As lumin s'e kërkova kurrë në qiell.

Kam ecur e kam ecur nëpër veten time
Sa njërën gjurmë e bëra vatër
E tjetrën burim.

Dhe zjarrin e ndeza me shegët e shkoqura të gjakut
Dhe lumin e mbusha me pikëzat e hidhura të lotit
Dhe brigjet i lidha me një urë të bukur, të bukur
Me harqe dashurish.

Që të kaloje ti
Me vello perëndish.

 Xhibi une s'e solla poezine per te treguar qe di te perkthej (ose jo smiley), kshuqe indirekt mendimin tim e  kam thene. S'e kuptova pse ti kape pikerisht ato vargje, ça ka per tu habitur qe kush s'ka bere seks ne te ri , ti luaje fene ne pleqeri ? smiley (duke konsideruar qe kjo eshte  e madhe ne moshe). Po te kapesh kete pjese vetem, atehere i bie te zgjerosh dhe te meshkujt diskutimin,  se ca "ndrydhje" ne femijeri i kane pasur te gjithe.

p.s: s'e ve ne dyshim qe kritikat jane "dashamirese" smiley

 vetem llogje, muhabete grash.

Po patjeter , i kemi lidhur duart, po presim te shohim hajer nga meshkujt smiley

Po te kapesh kete pjese vetem, atehere i bie te zgjerosh dhe te meshkujt diskutimin,  se ca "ndrydhje" ne femijeri i kane pasur te gjithe.

Pikerisht, dhe kjo ka material per tu diskutuar, se nuk behet fjale vec per seks, apo vec per femrat, por gjithsesi me shume per femrat, pasi ne shoqerite e sotme patriarkale juve shtypeni me shume ne femijeri e rini nga 'morali dhe zakonet e shoqerise'. 

Pra kjo qe thote autorja me ato dy vargje (thote shume me aq pak fjale) eshte bitter-sweet per te. Ajo thote se guxoi te jetonte ne te rritur femijerine e ndaluar, dmth kjo pohon njeheresh guximin e saj por dhe (sidomos) mjerimin e saj, pasi sado te jetoje ajo ne maturi enderrat e femijerise, s'ka per ti shijuar njesoj, cdo gje ka stadin e vet. Plus, nganjehere kur stadet behen lemsh sjellin komplikacione, se nqs ajo jeton ne maturi femijerine, maturine kur do ta jetoje? Po pasojat qe vine nga kjo sjellje 'per inat te vjerres' si reagim i shtypjes se saj ne femijeri dhe jo tamam si zgjedhje e saj, cilat jane?

Ndaj thashe mprihni minjte per diskutim, jo vec per llogje grash. smiley

 

po presim te shohim hajer nga meshkujt

Mbse presin te tjerat, jo juve, se juve jeni tashme LFN, jeni modeli i ri i ... feminizmit? :think:

Ok, s'e thashe me te keq kete, vec me pak shaka. smiley

 Xhibi ne gjithe kete qe the, s'kuptova: mendimi yt cili eshte? Perveç qe do "sherr" te ashtuquajtur debat. smiley

 Une nuk i shkepus vargjet nga vijimi, sepse nga nje gje qe eshte e rendesishme per mua, kalojme te ajo qe te intereson ty smiley.

E ke gabim Iris kur thua sherr. Diskutim po, sherr jo, e keshtu me rradhe, dmth nje po nje jo.

Shiko, sapo u bere krietare e LFN dhe fillove me kesi qendrimesh. smiley

Mendimi im per cfare?

Pastaj kjo eshte teme qe ka te beje me shume me femrat. Diskutoni juve femrat seriozisht njehere, pastaj do vime dhe ne meshkujt, 'persekutoret', te themi fjalen tone serioze, mbase dhe kerkojme falje ne emer te njerzve, peshqve, kafsheve, fundja dhe komunisteve meshkuj. smiley

 Mendimi yt per gjithe pyetjet qe bere me siper.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).