Duket si saga e filmave kolosal, dhe do te ishte bukur te ishte keshtu, por keto jane lajme te nje ekonomie agonizuese te fillimet e shekullit te 21. Pas shekullit te teknologjise dhe perparimit ekonomik mirqenja pame te kishte ushqyer me shume ambicien per me teper dhe pangopesine e spekullimit sesa principet e shendosha te ekonomise te welfare- it. Tani sistemi merr uje nga te gjitha anet, si varka e nje peshkatari qe nuk I dalin duart e kembet per te mbajtur ujin qe futet nga virmat.

 

Greqia pret  me syte nga Gjermania. Gjermania dhe Franca konfirmuan nje ndihme rreth 30 miliarde eurosh qe do te mund ti lejonin Greqise te marre fryme per kete pranvere. Por ne Gjermani shpirterat jane te trazuar dhe Merkel  eshte e stepur. Gjermani I mesem nuk mund te pranoje lehte qe eshte rropatur deri 65 vjec, dhe greku I mesem ka dale ne pension 52 vjec,  dhe llogarine publike greke duhet ta mbuloje tashme taksapaguesi gjerman. Gjermania dhe Franca I kane kerkuar rregulla teper strikte Greqise per keto 30 miliarde ( e keqja eshte se Greqise I duhen dhe 23 miliarde te tjere deri ne fund te vitit, per te mos kolapsuar). I kane kerkuar te shtrengoje rripin, e ndersa Papandreu koshient per situaten e renduar eshte gati, greket nuk jane! Nuk eshte aspak e lehte te zgjohen nga rehatia e te qenurit europianet e vetem ne rajonin e humbur te Europes Jugore, te mos kene me financime lume per nje bujqesi jo konkuruese, per mungesen e nje sektori industrial, dhe te heqesh dore nga abuzimet publike te parave qe solli Europa. Ndoshta dhe pensionet  per minoritaret  dhe fantazite e panhelenizmit tashme jane shterrur. Shumkush ne Europe kerkon qe Greqia te lihet ne fatin e saj. Papandreu beri thirrje “Mos na trajtoni si kavie”… Historia qenka ironike! Greket po mbushin rruget, duan te mos u preket mirqenja, te mos u ulen rrogat, te mos u preken pensionet, te mos u shkurtohen vendet e punes ne administrate… port e gjitha keto jane pika te marveshjes per eurot gjermane dhe franceze… dhe Papandreu me fitoren e fundit elektorale, zgjodhi te haje kete supe te hidhur. Foli dhe Sorosi, pesimist per Greqine, tha qe e gjithe zona euro po kolapson…

 

Sorosi  eshte ai qe mbahet mend qe fundosi banken e Anglise ne fillim te viteve 90 me nje spekullim per cvlersimin e sterlines. Bera hyrjen me citimin e tij per krizen sepse sot sterlina po vuan akoma. Autonomia monetare qe zgjodhi Anglia duke mos hyre ne euro I ka sjelle jo pak avantazhe. Por sot sterlina ka humbur terren. Ekonomistet therrasin qe Londra nuk eshte Athina, por vetem ngritja e shqetesimit ne keto terma krahasimi eshte alarmante. Humbja terren e sterlines mbi dollarin e ketyre diteve eshte me e madhja ne keto vitet e fundit. Bondet britanike po humbin vlere, dhe megjithse sipas mendimit te ekonomisteve forcimi I dollarit eshte vetem virtual, kjo perkeqeson peshoren e borxhit publik anglez. Kesaj I shtohet dhe paqendrueshmeria politike ne prag zgjedhjesh  ku perballen Browni laburist me qellimet e injektimeve  te investimeve publike apo liberizmi ekonomik I konservatoreve. Deficiti me GDP rreth 12 % si problem per zgjidhje  do te jete patatja pervluese drejtueseve te rinj britanik, qe ka gjasa sipas sondazheve te jete nje qeveri hibride e sforcuar nga proporcioni I votave ne elektorat.

Dhe se fundmi Islanda, vendi I perrallave ekonomike, I mirqenies dhe lumturise qe shijoi per pak kohe bumin e kapitaleve te huaja duke u perkedhelur nga te mirat qe globalizmi solli neper Europe. Ndodhi qe papritmas ndersa islandezet rriten mirqenien ne nje ekonomi virtuale te kapitalit dhe bankave me rendimente 11 % , gjithcka ngiu. Bankat falimentuan dhe shteti kaperdiu nje borxh te madh qe sot I shkakton dhimbje te medha intestinale. Islandezet jane pak, ekonomia e tyre eshte  e vogel dhe taksapaguesit e ishullit I detyrohen tashme  bankave angleze e hollandeze, rreth 14000 euro per koke. Te shtunen islandezet votojne,  ne nje refenredum per tu shprehur nese duan ti paguajne borxhet apo jo, dmth shtetezimi I borxheve te sistemit bankar te  ishullit ddo te peshoje mbi taksapaguesit? Le te pyesim taksapagueesit! Pritshmeria eshte e qarte, “Jo”! Ministri I financave te Britanise se madhe thote se “Duhet te paguajne”, demin ose taksapaguesit anglez ose taksapaguesit islandez do ta mbajne mbi shpine, le te presim te shtunen.

16 Komente

O Naro... ca eshte "welfare"?

Eh more zotrules sikur kjo gafe te ishte e vetmja!

@Nahr - e kuptoni c'fare corbe keni bere me ate perkthimin tuaj me lart apo jo?  Une po supozoj qe ju jeni munduar per te perkthyer kete artikull per peshqit qe nuk flasin anglisht. Po me kete rremuje nuk po jepni ndonje informacion te qarte! Ne te tjeret jemi ngopur me keto lloj artikujsh duke "ngrene gazeta diten dhe naten" ketej nga jemi!

Zanati i perkthimit kerkon njohuri te mira per te dyja gjuhet! Shiko disa gafa (mund te kete me) si e ke masakruar artikullin i nderuar:

"Shumkush ne Europe kerkon qe kreqia te lihet ne fatin e saj. " Ndoshta behet fjale per Greqine!!!!!

"Historia qenkeshka ironike!" - Historia paska qene ironike!

"... dhe Papanderu me fitoren e fundit elektorale" - Ndoshta behet fjale per Papandreun!

"Kesaj I shtohet dhe paqendrueshmeria politike ne prag zgjedhjesh  ku perballen Browni laburist me qellimet e injektimeve  te investimeve publike (shkurt - rritja e investimeve publike) apo liberizmi(liberalizimi) ekonomik I konservatoreve. Deficiti me GDP rreth 12 % si problem per zgjidhje do te jete patatja pervluese drejtueseve te rinj britanik, qe ka gjasa sipas sondazheve te jete nje qeveri hibride e sforcuar nga proporcioni I votave ne elektorat."  - Paragraph shume rremuje dhe pa kuptim per lexuesin mesatar!

"Te shtunen istandezet votojne,  ne nje refenredum per tu shprehur nese duan ti paguajne borxhet apo jo, dmth shtetezimi I borxheve te sistemit bankar te  ishullit ddo te peshoje mbi taksapaguesit?"

Etj, etj .....

Suksese perkthyesve!!!! smiley

Deficiti me GDP rreth 12 % si problem per zgjidhje do te jete patatja pervluese drejtueseve te rinj britanik

Ma shpjego icik ca eshte Deficiti me GDP? Patatja perveluese???

Ah po, edhe britanikë....

Ahh BeerBaron - emer i mire! Une jam JD Baron smiley

Tani ketu kemi tre koncepte:

1. GDP sasia e te ardhurave kombetare zakonisht 1 vit

2. Borxhi i shtetit (Government Debt) ketu nuk perfshihen borxhet/kredite perivate te marra nga populli neper bankat. Borxhi i shtetit perfshin te gjitha parate te marra borxh nga qeveria vete ne qender deri poshte tek pushteti local. Raporti i borxhit te shtetit me GDP-ne ne Britani eshte 52% ndersa ne Itali reth 108%

3. Deficiti vjetor eshte diferenca midis borxhit te marre nga qeveria gjate nje viti dhe sasia e parave qe eshte shpenzuar gjate nje viti. Psh kur thuhet Deficiti me GDP rreth 12 %  do te thote qe qeveria ka marre borxh psh 100 milione paund por ka harxhuar 112 milione pund (12% me shume) dmth borxhi eshe thelluar me shpenzime qe nuk ishin planifikuar ne buxhetin e shtetit.

Tani pse quhet patate perveluese? Sepse rritja e shpenzimeve/borxhit 12% vetem per nje vit eshte shqetesuese!

Tani sa djeg kjo patate? Pergjigja: "Sa te shkulesh derrit nje qime!" smiley

Gjithe te mirat!

 

Agjent te falenderoj per pergjigjen dhe per komplimentet mbi pseudonimin.

Komenti im ishte drejtuar gabimeve ne perkthim qe ka bere autori, duke qene se jam me familjar se cduhet me termat ekonomike e fiskale smiley

Problemi qe desha te ngrej eshte varferia ne shprehje dhe perkthimi i dobet, duke qene se frazen "deficit to GDP" e ka perkthyer "Deficiti me GDP". Nje perkthim i sakte do te ishte "deficiti ne % te PBB" (GDP) ose deficiti si % e PBB. Na falni per ndjeshmerine ndaj perdorimit te gjuhes smiley

Edhe me termin "hot potato" jam i njoft. Vetem se do me pelqejte nji zhargon shqiptar, psh "i ka ngel dopjo 6 ne dore", "kopili ne dere", etj...

Gjithe te mirat edhe ty!

Edhe me termin "hot potato" jam i njoft. Vetem se do me pelqejte nji zhargon shqiptar, psh "i ka ngel dopjo 6 ne dore", "kopili ne dere", etj..."

Nuk ka problem BeerBaron! 

E sakte! Perkthim-pershtatja eshte sekreti dhe lezeti i perkthimit!  Perkthimi fjale per fjale mund te perfundoje ne nje shkrim "monster" qe s'ka burre nene ta kuptoje!

Have a good weekend!

 

Meqe jemi tek perkthimi:

Monster s'ka ne shqip, "perbindesh" po. Mostra eshte modeli ose kampioni i nje detali, i nje cohe etj. smiley

ciao smiley

jo mer jo,

nuk e ndrroj hic i kam thon deficiti me GDP ( un jam msu me i thon PIL, po besoja se jan me te afert me anglishten lexuesit)  dhe nuk di nese ne shqip ka nje formul zyrtare me e thone, po deficit do te thote qe kostot kaloje te ardhurat dhe "me"GDP  sqaron se me cfare eshte deficiti.

jam dakort ti them PBB, do mesohem dhe me keta terma.

patatja perveluese... eshte term i huazuar, jo nga anglishtja po mesoj me deshire qe qenka dhe anglisht po ashtu. pastaj patatja e nxehte  djeg dhe ne shqiperi, nese tingullon familjare per ke njeh gjuhe te huaj, nuk eshte zbuluar amerika apo jo!

do mundohem te perkthej me mire ...

1 - welfare jane politikat ekonomike me qellim mirqenien sociale

2 - qekur qenka gafe perdorimi i termit dhe si eshte perdorur kaq arbitrarisht ne kontekstin e shkrimit? un nuk pretendoj qe kam monopolin e dijes per fushen, po nuk i rezistoj atyre qe e pretendojne me arrogance.

3 - nuk komentoj faktin qe mund te kem kopjuar e perkthyer shkrimin, kjo ide e krijuar nuk me ofendon. sidoqofte nuk eshte hera e pare qe shkruaj...

4 - sa per zanatin e perkthimit, nuk kam cte them njohuria ime per gjuhet nuk ka te beje me shkrimin. Por mora me deshire ankesat per gabimet dhe per respekt te mundimit te lexuesve u mundova te editoj disa. faleminderit per kete.

5 - fjalen "qenkeshka" un e perdor ne te folur, kam shkruar si flas, dhe, e di nuk flas mire e shpesh deformoj shqipen ne baze te kontekstit qe dua te jap e fal Zotit shqipja i mban keto deformime pa u shemtuar shume.

6 - cka kam dashur te them me injektim nuk kuptohet menjehere nga fjala rritje per efekt se injektimi ka efekt terapeutik, eshte i sforcuar dhe ve ne relacion nje perpjekje ekonomike per rimekembjen ekonomike.

7 - liberizmi  eshte teori ekonomike e liberalizmit ekonomik, kjo nuk te falet nese pretendon familjaritet mbi lenden, por ka te ngjare qe ne gjuhen ku une kam akuizuar familjaritetin me lenden te jete ndryshe nga gjuha ne te cilen ti ha gazeta cdo dite.

sdq flm

@Nahr - Une po ju pergjigjem meqenese une e hapa kete vallen e kritikave me lart! Pikesepari ne duhet t'ju falenderojme per perkthimin qe keni bere. Informacioni eshte interesant! 

Se dyti te lutem mos e merr aspak personale. Une vetem u mundova te jape disa mendime rreth cilesise te shkrimit ashtu sic e mendoj une. Keto mendime jane te hapura te pranohen ose te hidhen poshte!

Ne lidhje me verejtjet:

2 - qekur qenka gafe perdorimi i termit dhe si eshte perdorur kaq arbitrarisht ne kontekstin e shkrimit? un nuk pretendoj qe kam monopolin e dijes per fushen, po nuk i rezistoj atyre qe e pretendojne me arrogance.

- Sepse welfare (ndoshta jo gafe) eshte anglisht dhe nuk duhet perdorur ne nje artikull shqip!

3 - nuk komentoj faktin qe mund te kem kopjuar e perkthyer shkrimin, kjo ide e krijuar nuk me ofendon. sidoqofte nuk eshte hera e pare qe shkruaj...

- S'ka asnje problem dhe ankese per kete.

4 - sa per zanatin e perkthimit, nuk kam cte them njohuria ime per gjuhet nuk ka te beje me shkrimin. Por mora me deshire ankesat per gabimet dhe per respekt te mundimit te lexuesve u mundova te editoj disa. faleminderit per kete. - Faleminderit dhe juve!

5 - fjalen "qenkeshka" un e perdor ne te folur, kam shkruar si flas, dhe, e di nuk flas mire e shpesh deformoj shqipen ne baze te kontekstit qe dua te jap e fal Zotit shqipja i mban keto deformime pa u shemtuar shume.

- Ahh e kuptova qe ju e keni zghedhur qellimisht! Ne rregull me kete!

6 - cka kam dashur te them me injektim nuk kuptohet menjehere nga fjala rritje per efekt se injektimi ka efekt terapeutik, eshte i sforcuar dhe ve ne relacion nje perpjekje ekonomike per rimekembjen ekonomike.

- Une e kupova fare mire se c'fare ju doni te thoni me kete. por theksova qe eshte veshtire per lexuesin mesatar! Tre rreshta permbajne shume koncepte ekonomike veshtire per t'u pertypur! Pak sqarim do te ndihmonte pavaresisht se eshte perkthim.

7 - liberizmi  eshte teori ekonomike e liberalizmit ekonomik, kjo nuk te falet nese pretendon familjaritet mbi lenden, por ka te ngjare qe ne gjuhen ku une kam akuizuar familjaritetin me lenden te jete ndryshe nga gjuha ne te cilen ti ha gazeta cdo dite.

- Ne rregull e kuptova: e keni fjalen per Liberating Theory! Tani a e kupton se eshte shume veshtire te kuptohet per lexuesin nga menyra se si eshte ndertuar fjalia! Ju duhet te ktheheshit ju edhe nje here ta na japesh more detaje! Mendo lexuesin (peshqit) mesatar!!!!!!

Pastaj shkrimi ishte i paorganizuar fillimisht, pa paragrafe. etj. Me vone u ktheve e rregullove pak!!!

Megjithate une te kerkoj falje ne qofte se sugjerimet e mia ju duken te pa arsyeshme!

Gjithe te mirat!

 

ska gje, jam shum ok me te gjitha. flm

First we will show The Greek Tragedy, then The English Patient. smiley

After that, Lost in Translation! smiley

Papandreu po mundohet te beje ca reforma,por greket jane si femijet e perkedhelur dhe nuk duan asnje sakrifice.Per me teper jane dhe mosmirenjohes ndaj ndohmave qe ju ka dhene BE dhe SHBA gjete ketyre viteve.

Ne Greqi u investua shume se ishte i vetmi vend jokomunist ne Ballkan.Amerikanet dhe europianet me kete rast mbyllnin syte dhe veshet nese kishte abuzime me fondet.

Por tani lufta e Ftohte ka marre fund.Greqia eshte mosmirenjohese dhe eshte bere aleate e Rusise.Perse duhet BE dhe SHBA te ndihmojne disa mosmirenjohes?

"Por tani lufta e Ftohte ka marre fund.Greqia eshte mosmirenjohese dhe eshte bere aleate e Rusise.Perse duhet BE dhe SHBA te ndihmojne disa mosmirenjohes?"

 

kur keto kritika vijne nga nje shqiptare,  ceshtja e humbet seriozitetin...

edini ca me pelqen mua, se te gjithe meremi me problemet e te tjereve pa pare se ca ndodhe ne shtepin tone, keshtu me duket  se benin dhe keta greket, dikur me islandin qe falimentoi...

 Autori i kish kapur problemet qarte e ajo qe une do ti shtoja kesaj eshte se sidoqofte EU s'ka per ta lene dhe aq ne balte Greqine, dhe se komisionet parlamentare ne EU po studiojne keto dite kerkesen e Islandes per tu pranuar plotesisht ne strukturat politike dhe financiare te EU/BE. Islanda ka qene pak si menjane nga disa struktura te EU, pak a shume si Zwicera, por jo kaq shume neutrale sa kjo e fundit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).