Ti, e madhërishmja lotësh e dashurish krijuar si mrekulli e përtej këtij planeti. Mbrujtur malli e dhimbjesh në heshtje të verbëta deri në padukshmëri… e parealizueshme e djersës së kurmit tënd aromë në raftet e vjetra e sëndukë, kujdesshëm zgjedhur.

Ti, mijëra netësh të pagjuma me ekzistencën time, në tënden qënie të mohuar dëshirave që Perëndia të dha. Ti, sensitivisht barte mbi shpinë gurin e rëndë të mëkatit të pabesisë që ashpërsisht të dashurosh tënden riqënie.

Mijëra netësh e të dielltave ditë të dhimbjes e mjerimit tënd të pagojë, retinat e zbehta të së vetmes buzëqeshje të mbetur në sytë e qënies tënde, përkëdhelisht mbi mua ranë. Duar ashprat, dhe’ i ashpër i kësaj toke të paujitur, ëmbëlsisht deri në pa harrueshmëri eterne, mbi mua…ledhatim

Ti, qënie e mpakur që fatin e praptë godet prapësisht të mos bjerë mbi mua. Nënëlot i pabesë, që tradhëton mallkimin dhe fjalën e ashpër për të varfrin, timin hap.

Sa shumë peshoj, sa të mpakta fjalë më vijnë…sa shumë rrudhem e mpakem, kur tëndin emër them…sepse them, shpirt dashurie i pafund. Shpirt përtej hyjnor ende palegjendë shkruar, (s’ka mjatueshëm fjalë), ku perënditë përulen pa frymë.

Ty, që dashuritë e malluara, kurrë s’munda, unë qëniepjella tënde denjësisht të ta kthej. …sepse ti kurrë s’mund të ndjesh sa unë mundem të të dua dhe sa shpejt mbytem kur hidhem në ajrin e frymës tënde që fisnikërisht, ti ,testament ringjallës kërkon të më lësh.

Ti edhe sa MËMA, humnera të përjetshme ëndrrash dëshirëmëdha…sepse jeni gra gatuar NËNASH, ku qielli ndez yjet e përzien rrufetë. Buzëve, Ti, ke ëndrra për mua përrallash netëve trilluar; Zemra yte qumësht rrjedh prej jete e mbytet në riTy-në, mua.

Ti, ndoshta ende, nuk ndjen edhe sot mrekullinë e të qënit, unë bijë e jotja e MAMË si ti të jem. E kam një peng, nga më të thjeshtët të pathënë, që mëndjes më vjen, sot, kur ndiej se unë jam Ti; kur krenarinë s’ma përkëdhel “Të dua bijë, shumë me shpirt”; kur më duhet të jap e të mos marr më aq shumë dashuri.

Të lutem, ...Falmë NËNA ime, falmë ne cdo ditë të marrëzive të mia, harresave të mia të pafytyra, egoiste...tw ulem denjësisht në gjunjë.

Zotat, për ters nuk do të ma marrin, (nëse dikund thonë se janë) po të tharras mbi diell ulur, për gjithkënd pjellë nëne, peng i dashurive të padhëna:

Falnani, Nana- Perënditë dhe Zotat tanë.

7 Komente

OK. Po sjell ketu nje copez nga nje liber shume i bukur mbi nenen, shkruar nga shkrimtari i madh francez (mbase nder me te medhenjte fare, me vepren e tij kolosale : Belle de Seigneur), Albert Cohen.

___________

Nuk dua ta kem në ëndrra, dua ta kem në jetë, këtu, me mua, të veshur e të mbathur mirë nga i biri dhe krenare që është e mbrojtur nga unë. Ajo më ka mbartur për nëntë muaj dhe tani nuk është më. Jam një frut pa pemë, një zokth pa pulë, një luan i vockël qyqe vetëm në shkretëtirë, dhe kam ftohtë. Po të ishte ajo aty, do të më thoshte : « Qaj, biri im, qaj, do të ndihesh më mirë pastaj. » Por ajo nuk është aty dhe unë nuk dua të qaj. Dua të qaj vetëm pranë saj. Dua të shkoj të shëtis me të dhe ta dëgjoj siç askush nuk e dëgjonte, dua ta lavdëroj, dua ta marr me të mirë që ajo ta humbasë kohën e vet duke më bërë shoqëri ndërsa unë rruhem apo vishem. Dua, nëse Ti je Zot, provoje këtë, dua të jem i sëmurë dhe ajo të më sjellë ilaçet e veta, fara lini të pjekura, të bluara dhe të përziera me pluhur sheqeri, « të bën mirë për kollën, biri im ». Dua që të m’i shkundë kostumet, dua të më rrëfejë historira. Kam zbritur në tokë thjesht për të dëgjuar historitë e pambarueshme të nënës sime. Më pëlqen njëanshmëria e saj për mua, dua që ajo të idhnohet me të gjithë ata që nuk më duan. Dua t’i tregoj pasaportën time diplomatike, që t’ia shoh ngazëllimin në sy, e bindur siç është, naivja ime, se është e rëndësishme të kesh një pasaportë diplomatike. Nuk do t’ia shuaj gëzimin, sepse dua të jetë e kënaqur dhe të më bekojë. Por dua gjithashtu të jem djali i vogël i dikurshëm, dua të më vizatojë anijen e saj që mbart një panine të madhe, dua të më vizatojë lulet e saj të pafajshme që do të përpiqem t’i kopjoj, dua të ma lidhë kollaren dhe të më japë pastaj një rrahje të lehtë mbi shpatulla. Dua të jem djali i vogël i Mamit, një djalë i vogël shumë i mirë që, kur është sëmurë, i pëlqen të mbajë në dorë cepin e fundit të Mamit të ulur pranë shtratit. Kur mbaj cepin e fundit të saj, askush nuk mund të bëjë asgjë. Jam qesharak që po flas kështu, në moshën time ? Po le të jem.>>

Albert Cohen, Libri i nënës sime.>>

 

Shkrim llahtaresisht i dobet. Zero yje te plota.

Koth si e thirrin nga titulli  ate filmin nga nje regjisor i famshem spanjoll me duket ( e jep France -2 ne debatin " duajini shkrimtaret  si kalamani nenen " ) .

Ai mo , qe pas peripecive te shumta te jetes e perfundon sizifllekun e tij duke u futur me kembet e tij

Andej nga kishte dale smiley

Shume shume fantazi REALE . E vetmja strehe e sigurte e njeriut !

Ndoshta per KOHEN pas kenges se Vace Zeles nuk di pse po kenga qe mem ngjit me shume eshte kjo qe po te pershendes

http://www.youtube.com/watch?v=vLUR_C160kc

 

Për hir të Hurbit dhe të frëngjishtes të tij - megjithëse sot është festa e Gruas (dhe jo e Nënës) - ja edhe një poezi e vogël, por e goditur:

 

Të uroj…

Po të uroj dit’ kadifé,
Iris, zambak edhe luleshegë,
Një ditë me gjethe dhe me degë,
Një ditë dhe më pas një ditë të re.

Një ditë gruri, një ditë vreshte,
Një ditë fiqsh edhe muskat,
Një ditë rrushi delikat,
Një ditë pëllumbash, turtulleshe.

Të uroj ditën diamant-hënë,
Zefir edhe porcelan,
Një ditë lila dhe jargavan,
Një ditë mëndafshi, e imja nënë.

Edhe më pas, një ditë më tepër,
Të lehtë, të lehtë, një ditë më shumë,
Deri në fund të dashurisë lumë
Një agim dhe më pas një agim tjetër.

Pasi kjo ndjenjë për ty o nanë,
Nuk mundet të shterrojë kurrë
Sikundër dridhje uji në gurrë,
Sikunder qielli, deti i paanë…

Pierre Gamarra (1919 – 2009)
 

  Ave, nëna ime!

Nga Frederik Rreshpja

Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua.
Ç'është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kështu kam dëgjuar zërin e shiut
Një ditë vere rrëzë lisit plak
Te porta lënë hapur për zogjtë.

Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tërë shirat e botës binin për mua!

Shume e dobet.

Hrub..pse e qelb temen me prurje qe nuk ti ka kerkuar njeri dhe nuk jane aspak te mirepritura? Mos e merr pa te drejte peng postin e nje tjetri (dhe kjo vlen per te gjithe ata qe sjellin te paftuar krijime qe e largojne lexuesin nga objekti kryesor per diskutim)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).