Përmbajtja e Kanunit të Labërisë, ngjasimet e dallimet kryesore me Kanunin e Lekës e Kanunin e Skënderbeut

Ideja kryesore e përmbajtjes së Kanunit të Labërisë është dhënë në përkufizimin, objektin, detyrat dhe qëllimet e tij. Normat e kanunit mund të përcaktohen drejt vetëm në qoftë se shikohen në procesin e zhvillimit historik dhe jo si një ligj konkret statik në kuptimin e sotëm të fjalës.

Kanuni, si monument i kulturës shpirtërore të bashkësisë labe, i ngjan një kalaje qindravjeçare të Jugut, të ndërtuar gur mbi gur, si monument i kulturës materiale, dhe të dyja bashkë në unitet të pandarë janë pjesë përbërëse e kulturës së kombit shqiptar.

Në përmbajtje të Kanunit, veç normave të përgjithshme, në vend të parë janë paraqitur parimet kryesore: liria, barazia, nderi, besa, mikpritja, si vlera morale shoqërore dhe parime juridike.

Trajtimi i organizimit tokësor e shoqëror parashtetëror në njësitë e vetëqeverisjes vendore përbën një drejtim të rëndësishëm për të kuptuar e shpjeguar se bashkësia labe nuk ishte tribun fisesh nomade apo të mbyllura e izoluara, por jetonte në një njësi tokësore me kufij e ndarje administrative të përcaktuar sipas traditës dhe ndikimeve të trashëguara nga perandoria romake, bizantine e osmane: mëhalla (çeta), fshati (katundi), krahina. Mbi këtë bazë ndërtohej edhe struktura e organizmave të vetëqeverisjes vendore: që nga plaku i barkut deri te Kuvendi i burrave, me gjurmë të demokracisë gjinore dhe elemente të organizimit shtetëror nga ilirët deri te pashallëku i Janinës i Ali Pashë Tepelenës.

Rendi shoqëror (vëllazëria, farefisi, barku, brezat, gjinia), marrëdhëniet familjare e martesore në Kanun pasqyrojnë evoluimin nga bashkësia gjinore te rendi patriarkal në familje, me ndikime nga e drejta romake – për paterfamilias dhe me prirje zhvillimi gradual drejt një farë emancipimi në marrëdhëniet familjare. Shtylla kryesore qëndronte te martesa monogame e egzogame dhe mosbarazia e gruas, si rezultat i ndikimit të madh të sheriatit.

Rendi ekonomik është një pjesë thelbësore në përmbajtjen e Kanunit të Labërisë. Rregullimi i marrëdhënieve juridike-civile, të bazuara në pronën private (pa lënë mënjanë format e tjera të pronësisë), detyrimet e kontratat, trashëgimia tregojnë për rolin e normave të Kanunit në këtë fushë, deri në kushtet e diferencimit ekonomiko-shoqëror.

Në përmbajtjen e kanunit hyjnë normat që parashikojnë veprat penale dhe dënimet përkatëse, sipas një sistemi të caktuar, normat proceduriale të pashkruara të hetimit e të gjykimit të çështjeve penale e civile, sipas traditës, sidhe normat që parashikojnë shkelje të tjera, të cilat njësohen me shkeljet apo kundërvajtjet administrative (dëmet).

Duke u njohur në vija të përgjithshme me përmbajtjen e Kanunit të Labërisë, kemi mundësi të bëjmë krahasime për ngjasimet dhe të evidentohen dallimet me kanunet e tjerë.

Në shkencën juridike i kushtohet vëmendje e veçantë studimit të tipeve dhe të llojeve të ndryshme të së drejtës zakonore në realitetin historik të çdo vendi. Shkenca juridike dhe etnologjike shqiptare ka arritur në disa përfundime për katër variantet kryesore të kanuneve shqiptare: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Skënderbeut, Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Maleve, pa mohuar kanunet e tjerë lokalë. Duke i njohur këto lloje të ndryshme të së drejtës zakonore është bërë e mundur të njihen edhe karakteristikat kryesore e ligjësitë e përgjithshme të tyre. Për efekte krahasimi po merren në shqyrtim vetëm Kanuni i Labërisë me Kanunet e Lekë Dukagjinit e Kanunin e Skënderbeut.

Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Lekës e Kanuni i Skënderbeut, pavarësisht se kanë vepruar në kohë e hapësirë të ndryshme, se i pari i referohet nga gojëdhëna shek.XI, kurse të dytët shek XV, se i pari ka vepruar në Jugperëndim të Shqipërisë dhe të dytët në Malësinë e Veriut, kanë shumë norma të ngjashme e të njëllojta, kanë një nënshtrat të përbashkët, janë pjesë përbërëse të Kanunit mbarëpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e përballoi stuhitë e pushtimeve të huaja gjatë shekujve.

Këto ngjasime kanë në themel të tyre etikën, sistemin e vlerave të larta morale dhe parimet kryesore juridike të së drejtës zakonore të tij, lidhjet kulturore e shpirtërore të popullit shqiptar.

Gjithashtu ngjasime ka në organizimin e brendshëm shoqëror, parashtetëror mbështetur në lidhjet farefisnore në vëllazëritë e mëdha e të vogla, në institucionin e pleqve e të kuvendeve të burrave, si organizma të vetëqeverisjes vendore, në rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë, të trashëgimisë, të detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e të gjykimit të çështjeve.

Analiza e hollësishme e ngjasimeve të këtyre kanuneve është bërë në një studim të veçantë nga autori. (shih: Jeta Juridike N.2/2004)

Njëkohësisht, nga njohja me përmbajtjen e kanuneve, nuk mund të mos vihen në dukje edhe dallimet e veçoritë vendore, ashtu si në gjuhë dialektet, në kostumet, në këngët, vallet etj, të përcaktuara në analizë të fundit nga kushtet historike, politike, shoqërore dhe materiale të jetesës së popullsisë së njërës apo tjetrës trevë.

Ndër këto dallime thelbësore vërehet zhvillimi më herët i marrëdhënieve kapitaliste në prodhim në Labëri, në krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekës dhe Kanuni i Skënderbeut në Malësitë e Veriut. Nga përcaktimi në analizë të fundit i këtyre marrëdhënieve ekonomike u shfaqën edhe dallimet në strukturën klasore të shoqërisë në Labëri. Në disa fshatra sidomos në Rrëzomë u krijuan shtresa të reja të pasura-agallarët, u forcuan më tej çifligarët, u zgjeruan shtresat e mesme të pronarëve të tokës e të bagëtive, u thellua varfëria e shtresave të ulëta, që përbënin shumicën, veçanërisht në Kurvelesh. Secila prej këtyre shtresave kishte një status të veçantë në Kanun, dhe barazia shoqërore e dikurshme e bashkësisë fisnore (gjinore) gradualisht në shek XVIII-XX-të shkonte duke u kufizuar, ndërsa barazia e gjakut ²gjak për gjak²u ruajt edhe në vitet pasardhës. .

Si rrjedhojë e këtyre dallimeve ekonomike-shoqërore, Kanuni i Labërisë rregullonte marrëdhëniet juridike ndërmjet çifligarëve e çifçinjëve, marrëdhënieve civile e kontraktore të pronarëve të tokës e bujqve, agallarëve pronarëve të kopeve të bagëtive e çobanëve që paraqesin dallim të dukshme të Kanunit të Labërisë nga Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut në Veri të Shqipërisë.

Dallime jo të pakta vërehen edhe në rregullimin e marrëdhënieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mëdha patriakale në Labëri, që nga gjysma e dytë e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin në procesin e shpërbërjes së plotë dhe ua linin vendin vëllazërive, familjeve të mesme e të vogla, të ndara nga trungu prindëror, me ekonomi më vete, të vogël apo të mesme. Tradita gojore dëshmon se familja labe, në shumicën e madhe, përbëhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri në 30 veta, ndryshe nga ajo në Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut, që arrinte deri në 100 veta.

Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavëruese për gruan. Ato nuk i njihnin asaj të drejta në krahasim me burrin, veçse i mbronin nderin e saj.

Nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pas reformave të normave të vjetra, pozita e gruas në Labëri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe në marrëdhëniet martesore që gradualisht u liberalizuan në një masë ose në tjetrën. Marrëdhëniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindëror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pësuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku më fort e diku më pak, gjurmët e patriarkalizmit të kohës së kaluar. Gruaja fitoi disa të drejta e liri, që i mohoheshin më parë. Fëmijët madhorë mund të ndaheshin më lehtë nga trungu prindëror, etj.

Dallime e veçori në Kanunin e Labërisë nga Kanuni i Lekës, apo Kanuni i Skënderbeut ka përsa i përket organizimit të vetëqeverisjes vendore. Në këtë kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derës së Gjonmarkajve, si në Kanunin e Lekës, nuk njihet instituti i bajraktarëve, i krerëve të fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisë së vendit, i kapedanëve, i vegjëlisë dhe i gjyqit të pleqve. Në këtë drejtim ka ushtruar ndikim në Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallëkut të Janinës, nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës.

Veç këtyre, për zëvendësimin e normave të vjetra me norma të reja të Kanunit, merita të mëdha i takojnë përhapjes së arsimit e të kulturës me çeljen e shkollave që në fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore në Labëri etj.

Popullsia e Labërisë, e zonave të vetëqeverisjes vendore, nuk ka qenë krejtësisht e izoluar, e shkëputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.

Kontaktet e Labërisë me shkollat dhe me jetën kulturore të qyteteve kryesore, e posaçërisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete të tjerë si Greqia, Turqia e Italia, kanë luajtur rol të madh përparimtar në Labëri. Të gjithë këta faktorë të harrur së bashku vepruan aktivisht në ndryshimin e mentaliteteve të njerëzve, për qytetërimin e shoqërisë dhe, si rrjedhojë edhe për ndryshimet pozitive të normave të Kanunit të vjetër të Labërisë, që pasqyrohen në rregullimin e marrëdhënieve juridike.

Megjithatë, kanuneve shqiptare u përshtatet sentenca e filozofisë së vjetër greke "Jemi bashkë, pse jemi ndryshe".

Në një masë ose tjetrën kjo sentencë ka vlera edhe për krahasimet e Kanunit të Labërisë me zakonet juridike të Greqisë së vjetër, të përshkruara me mjeshtëri nga Eskili.

Kanunet janë dhe do të mbeten si monumente historike të vlerave kulturore të popullit shqiptar, pasqyra të historisë dhe të karakterit të tij fisnik.

Mbi të gjitha ngjashmëritë themelore dëshmojnë lashtësinë e popullit shqiptar, të kulturës së tij në përgjithësi dhe të asaj juridike në veçanti, si dhe unitetin e pandashëm të kombit tonë në trojet e tij ilire.

Kanunet shqiptare, bashkë me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrësit, Shkodrës, Tivarit, Drishtit, Budvës) të shek.XIV mbetën pasuri kombëtare, nderim për të parët tanë, të cilët na i lanë këtë trashëgimi të pasur kulturore.

Në këtë parathënie nuk është parë e nevojshme të zhvillohen gjerësisht karakteristikat dhe institutet kryesorë të Kanunit, për arsye se është botuar më parë libri i autorit: "E drejta zakonore e Labërisë", i cili në njëfarë mënyre mund të quhet edhe komentari i kanunit, kështu që nuk do të kishte vend për përsëritje. Libri dhe Kanuni janë në unitet organik, duke ruajtur secili tiparet e veçanta të tij.

Sigurisht , Kanuni është pasuruar me mjaft norma të reja dhe me praktikat e zbatimit të tij në hapësira të gjëra të Labërisë, tej atyre që përmenden në libër. Për këtë arsye normat e kanunit mbeten objekt hulumtimi e studimi shkencor nga studiuesit.

35 Komente

Nuk ka rendesi fare ta lexoj Kanunin e Labve se ma mer menja cfare shkruhet:

1: Labi duhet te jete kacurrels dhe me te vishet mundesisht me tuta sportive.

2: Duhet te jete me grope ne gjoks aq te madhe sa te mbaje 2 dopjo raki.

3: Labi duhet te kete per jastik 1 lekure dashi qe ti kujtoje atij ne cdo moment eren e bagetise.

4: Ne rast festash te veje qylafin me rrufe-prits

5: Dhe me e rendesishmja te kenoje pa instrumenta, ne grupe 2-she apo me shume, me nje tingull qe na e bon mishin ne te tjerve bubriqe-bubriqe.

Mund te vazhdoj edhe me shume po skam kohe se fillon football=i

 Mund te vazhdoj edhe me shume po skam kohe se fillon football=i

Po rri, pse s'iken smiley.

Urime per shakane e pare

 E njejta per ty, per pese shakate me lart smiley.  

ok, kjo m'duket shume interesante. Duke qene se flitet kryesisht vetem per ate te Leke Dukagjinit pak here kam degju per kanune alternative. Nji gje nuk kuptova ketu (sepse shkrimi nuk thote shume ne fakt):
- nqse kanuni i Laberise eshte hasur perpara atij te L. Dukagjinit, si ta kuptoj pjesen ku permended ndikimi i pashellekut te A. Pashes ne permbajtje? (te vetqeverisja vendore)
Dmth, e kam gabim apo po krahason permbajtjen ne 2 kohe te ndryshme? keshtu i bie te jete ky me i vonshem. Tjeter, per mu injoratin, do kish interes naj reference zyrtare, (nuk e kam fjalen per kanunin si dokument te shkrujt) po nji dokument ku permendet kanuni i Laberise si pike referimi per zgjidhje ceshtjesh.

Behet fjale per ndikim te mevonshem te pashallekut te Aliut ne organizimin e qeverisjes vendore, se sic thote ne fillim Kanuni nuk duhet kuptuar si nje grumbull ligjesh statik.

Gjithashtu ngjasime ka në organizimin e brendshëm shoqëror, parashtetëror mbështetur në lidhjet farefisnore në vëllazëritë e mëdha e të vogla, në institucionin e pleqve e të kuvendeve të burrave, si organizma të vetëqeverisjes vendore, në rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë, të trashëgimisë, të detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e të gjykimit të çështjeve.

 

Gjak - Farë, popullatë relativisht e njësuar e dallueshme nga të tjerat në cilësi dhe veçori të trashëgueshme gjenetike dhe fizike, të cilat zhvillohen nën ndikimin e mjedisit.

- nqse kanuni i Laberise eshte hasur perpara atij te L. Dukagjinit, si ta kuptoj pjesen ku permended ndikimi i pashellekut te A. Pashes ne permbajtje? (te vetqeverisja vendore)
Dmth, e kam gabim apo po krahason permbajtjen ne 2 kohe te ndryshme? keshtu i bie te jete ky me i vonshem.

Sipas gojedhenave, jane dy mundesi te origjines se Kanunit:  

-Shtjefen Gjecovic thote se e drejta zakonore e Shqiperise se Jugut lidhet me emrin e Pirros, mbretit te Epirit.  

-Nje tjeter ia atribon Papa Zhulit nga Zhulati, shek. XI, i cili thuhet te kete qene prift dhe prijes i Kurveleshit.  (Eqrem Vlora "Shejzat" 1957.)

-Angleze qe vizituan Himaren ne shek. XVII shkruajne per ekzistencen e nje kodi zakonor te forte ne ate zone.

  Pertej gojedhenave dhe legjendave, Kanuni i cdo krahine, edhe pse evoluar e pershtatur sipas kohes, eshte i lashte sepse eshte e drejte zakonore, apo ligj.  Shoqeria shqiptare, ne mungese te nje autoriteti tjeter ligjor (shtet/kushtetute per se) patjeter, sic cdo shoqeri tjeter ka pasur menyren dhe mjetet e vet te organizimit.  

Ndikimet e Ali Pashes, nuk kane lidhje me vjetersine e Kanunit, por me reformat ligjore qe donte te ndermerrte Ali Pasha per pashallekun e tij, duke inkuadruar norma e te drejta zakonore te Kanunit, e ne te njejten kohe duke e formalizuar ne qeverisjen e tij.  

Tjeter, per mu injoratin, do kish interes naj reference zyrtare, (nuk e kam fjalen per kanunin si dokument te shkrujt) po nji dokument ku permendet kanuni i Laberise si pike referimi per zgjidhje ceshtjesh.

Jane dy burimet kryesore:

Ne mungese te burimeve arkivore, burimi kryesor (referenca) jane zakonet qe u kthyen ne norma juridike te pashkruara, per shkak te zbatimit te tyre te vazhdueshem dhe te detyrueshem.

Burim tjeter kryesor jane vendimet e Kuvendit te Burrave, beselidhjet e ndryshme per ceshtje te rendesishme, si per shembull per pajtimin e gjaqeve, ndarjen e kufijve te tokave apo te maleve etj.  

Ne Laberi jane zhvilluar mjaft kuvende te rendesishme qe njihen historikisht: Kuvendi i Himares (shek XV), Kuvendi i Progonatit (1846), Kuvendi i Mesaplikut (1847) dhe kuvende te tjere, te cilet lidhen drejtperdrejte me reformat e se drejtes zakonore te Laberise.  

Burim tjeter eshte folklori i zones se Laberise, kenget e te ciles shpesh pershkruajne nje ngjarje ose tjetren, nje kuvend ose tjetrin.

Mbledhja e normave te Kanunit te Laberise ka filluar nga prof. Elezi qe ne vitet 50, kur u ngarkua nga sektori i Etnografise te Institutit Folklorik (sot Instituti i Kultures Popullore) i drejtuar nga etnografi prof. Rrok Zojzi (kontributi i te cilit perkujtohet me respekt dhe mirenjohje nga prof. Elezi.)

Artikulli me lart i prof. Elezit eshte pjesa 7, shkeputur nga Parathenia e librit "Kanuni i Laberise." Materiali me siper eshte shkeputur nga ky liber, qe patjeter e kam smiley.

injoranti te falenderon

 

Kjo eshtye 1 pikture ne koleksionin tim, fillimi i shekulllit te kaluar, e titulluar Valona.

Di njeri ku ne Vlore eshte ky vendi????

 

 

Xhamia e Burimit, Vlora

 

Nqs eshte e njejta (dhe me duket se jane te njejta,) atehere Dicitura e kesaj fotos eshte "Xhamia e Kronit, Vlore" (1908).  Ne Vlore vetem nje xhami di une qe ka, ajo perballe Kuz Babase.  Keshtu qe po te jete brenda qytetit te Vlores kjo xhamia, atehere do jete prishur.  

Flm shume per informacionin. si e gjete kaq shpejt nuk e di.

Intersante. Fotos i mungojne dy selvite, dmth nqs eshte datuar 1908, del qe piktura eshte akoma me e vjeter.

 

 smiley

Per me shume info, kontrollo mp smiley.

Ne Vlore ka dhe nje xhami   tjeter.  Mund te jete edhe teqe .Te them te drejten nuk e di mire dallimin midis tyre. Ajo ndodhet ne lagjen ''muradije''. Eshte nje ndertese e larte ne forem rrumbullake pa minare.

Ajo piktura qe ke sjellur ti Beu i fshatit

Valona, Albania, by Carl 1908

Po Vlonjati, ajo eshte.

Ja ndryshova tani emrin mbas informacionit te ri.

Pershendetje.

Kanuni nuk eshte ai Kanun i shkruajtur sepse ne momentin qe kanuni u hodh ne leter ai automatikisht pushoi se qenuri Kanun. Kanun jan ligjet zakonore te shqiptareve qe ne krijimin e tyre si komunitet, te trasheguara brez pas brezi dhe te modifikuara ti pershtaten kohes e cila ndryshon nepermjet kuvendeve. Psh mendoj se shqiptaret duhet te kene patur te njejtin kanun por qe gjat historise ka pesuar ndryshime ne krahina te ndryshme, por ne momentin qe Kanuni hidhet ne leter ai vdes dhe ballcamoset, sepse humbet vetine e te zhvilluarit e te pershtaturit me nevojat e komunitetin te cilin i sherben, dhe kthehen ne nje kult qe e shnderron komunitetin ne sherbyes te tij, duke e mbajtur rob se te nje kaluare. Psh kuvendet kombetare si ai i Kucit te kurveleshit per emancipimin e shoqerise ne pershtatje me kohet ku jetojme behen shume te veshtira dhe gati te pamundura kur Kanuni eshte i shkruajtur qarte ne nje liber, dhe pa faj te vetin ai kundershton kohen e re pikerisht sepse nuk eshte pjese e saj, dhe komuniteti e ka gati te pamundur te punoje per emancipimin e  gruas, trashegimnine per vajzen etj probleme qe duhen zgjidhur patjeter ne menyre qe shoqeria te kete progres.

Ne kohen e mbreterise se Urit, Ut-Napishtami dhe Lugal Zagissi luftuan me fiset elamite te Zagrosit te cilet shkuan dhe u vendosen tek deti i Siperm (Mesdheu).

Ne lufte e siper u plagos nje shoku i Gilgameshit i quajtur Pap-sukal. Pikerisht ky personazh i jashtzakonshem ka qene stergjyshi yne dhe ka punuar bashk me Mutesalemin dhe  Abrahamin per ndertimin e anijes se Noes.   Kur po ndertonin anijen, Hamurabi shkroi ligjet e famshme te tij si Kodi i pare qe njihet ne qytetierimin e lashte dhe qe ka arritur ne ditet tona. Lek Dukagjini dhe Lugal Zagissi se bashku me ciftin tjeter te Dep Zenebishtit nga Molishti i Beradit dhe Ishtari perendesha e qiellit dhe e drites (ndryshe kurva me e madhe e botes) na dhane dy kanunet me te famshme qe kane pare ndonjehere civilizimet e kesaj bote.

Njeri prej tyre ai i prejardhur nga Lugal Zagissi dhe Hamrabi, ju dorzua popullit tone me anen e Lek Dukagjinit si trashegimtari i vetem i mbreterve te Mesopotamise dhe mban emrin Kanuni i Lekes. Tjetri i u dorzua popullit tone nga dy vellezrit Dep dhe Gjin Zenebishti (te dy nga Molishti i Beradit afer Malinatit te famshem per gomeret e civilizuar). Ky mban emrin Kanuni i Laberise.

Qe nga ajo kohe qe erdhen dy kanune me nje here populli yne  u nda me dysh, Veri dhe Juge. Veriu thot une jam ligji, Jugu thote, jo nuk je ti por jam une. Kjo pune vazhdoi per 500 vjet dhe shqiptaret u bene kashe dhe koqe mes vedi dhe bota per rreth ua fuste gishtin nga pas. Shqiptaret, ne vend qe te prisnin doren e gishtfutesve, venin dhe ja fusnin njeri tjetrit nga inati se kishin frike nga te tjeret.   Erdhi pastaj demokracia dhe tani nje here dhe pergjithmone u vendos Kanuni i Lek Dukagjinit.  Qe nga koha qe u rrezua kanuni i Laberise qe mbahej nga Enver Hoxha kemi tani ligje te reja dhe shume te mira sa qe edhe OKB-ja vjen dhe thote: Kanunin ta mesojne sa me shume kalamajte neper shkolla sepse kanuni i Lekes e bashkon populllin tone trim dhe liridashes (per ate liridashes ja ka futur kot ai xerxerbili se shqiptaret vdesin per nje cike skllaveri dhe sumlepirje. keshtu trejgojne dhe per nja 40 sulltane dhe 200 kryeministra ne perandorine turke me origjine shqipare qe nuk u lane kanal pa ua lepire turqve dhe turkeshave)

informacion i imet daku, i modh!

 ....  Kanuni i Leke Dukagjinit fillon nga  KISHA.... po ky i Laberise ...??? Pastaj vazhdo pirdh sa te duash Ismet ...fillo bej krahasimet dhe pse nuk ke asgje te dokomentuar ...

 

 

 A mund te shpresojme per nje pjese te dyte te ketij shkrimi? Pertej parathenies?

 

 Ne parathenie, pjesa 8 (pas kesaj me lart) ka te beje me strukturen e botimit.  Pertej parathenies pastaj vijohet me kapitujt, ligjet dhe nenet.  

Specifikisht mrroklle, what did u have in mind? 

 Jo, thashe mos mesoja gje me shume per kete kanun, per te cilin nuk di asgje. 

Me thene te drejten, me shume mesova nga komentet e tua se nga artikulli vete. Por pastaj pashe qe ti the qe kjo eshte parathenia e librit, mendova mos ndoshta vjen dicka me shume. 

Mua me intereson me shume "land use", ne pach gje te shtosh, do me pelqente shume te di. 

Kufinj, fshatra, mehalla, mali, kullota, ulliri, uji, gjera te kesaj natyre. smiley

 Rrofsh per linkun patriot, me kurseve goxha kohe smiley.

mrroklle, kufinjte e ullinjte i ka sjelle vlonjati ne ate link, pjese te shkeputura nga parathenia.  

Disa gjera, si lejimi i "divorcit" jane ne vetvete radikale per ate kohe.  Gjithashtu, kuvendet luanin rol kyc sidomos ne pajtimet e gjakrave.  Ne ndryshim me zonen e Veriut, kur per falje gjaqrash duhej nderhyrja e Gjon Markajve.  (Ne vitet 20-30 Markagjoni beri goxha nderhyrje.)

Si pasoje e ketyre kuvendeve, kemi te bejme me nje proces gradual te kufizimit dhe deri pothuajse ne zhdukje te hasmerive ne Laberi.  

Vlen per t'u shenuar qe qeveria e I. Qemalit lejoi vazhdimin e zbatimit te normave te se drejtes zakonore.  

Sic thuhet ne linkun me lart, Kanuni ne Cameri njihet me fjalen "Adet", qe s'do te thote tjeter pervec se "zakon."

Pjesa tjeter e librit ka te beje me ligjet dhe nenet.  Ne nje fare menyre eshte me specifik se Kanuni i Leke Dukagjinit, perfshin doke e zakone te Laberise qe ose nuk konsideroheshin te rendesishme per kodifikim ne Kanunin e Lekes, ose nuk ekzistonin.  Kam sjelle njehere ne nje teme  per humor "zakonin/ligjin" e ndarjes se mishit te pjekur sipas rendesise te mikut.  Faktikisht eshte praktikuar me zell lol, deri vone.    

Ne e kemi akoma dhe sot veshka bishti koka e me radhe smiley

 Ta kisha llafin para se te behej mode te hash jashte, ne restorante si me qene fast food-e smiley

Puuu, se me ka shku mendja keq per koke qengji ne Llogara ... 

Une e poqa nje vet ne janare smiley dhe kam ngren nje kec per qejf ne Kuc smiley Kush do qe te dije me shume per librin shkoni ketu kanunilaberise.tripod.com/index.html do te gjeni dhe nje nr kontakti kush ka deshire per ta pasur ne biblioteken personale.

me ka shku mendja keq per koke qengji ne Llogara ...

e di qe nuk eshte e njejta gje, po kur s'ke pulen ke two star restaurant ne little italy. Ja menuja → e ke te "Meats", e treta. Mos perto (to drive up there); emri i pronarit: Izet, jo shqiptar, por goxha premtues. Duhet me telefonu, se jo gjithnji kane.

 Vallai mer emo, te shikosh kete dokumentarin "Food, Inc" (nominuar edhe per Oskar) vetem barin ne bahce te mbetet te hash ne US smiley.  

 Falemnerit te dyve juve per infon. 

 Pavarsisht nga artikulli i prof. Elezit qe ishte ne forme njoftimi, keto te dhena mbeten interesante, dhe mendoj se nuk do te ishte keq qe ky kanun  te botohej i plote e te futej ne menyre te permbledhur dhe ne mesimin e historise se shkollave te mesme. 

Po keshtu pra Ismet thuja qe behet fjale per KANUNIN E PUSHTIT ...me fal Adetit ....( si perkthehet adet se nuk e ka fjalori shqip )

Qingj?! Ku? Si? Sa?

Duhet thene se me ndjekin koincidencat! Pikerisht para nje ore darkova me nje pjate brinje qingji te njome me patate te pjekura ne furre.

TE shkrinte ne goje. Ishte per te lepire gishtat! Apo s'eshte edhe sezoni i qingjave tani...

 

OK, persa i perket temes, faleminderit shume per kete shkrim mjaft informues. Po shtoj edhe kontributin tim me nje tekst qe kam kopjuar nga nje ftese per 85 vjetorin e Kuvendit Zakonor te Laberise. E kam sjelle edhe nje here tjeter, por po e risjell edhe ketu mqs. eshte tema e duhur:

85 Vjetori i Mbajtjes se Kuvendit Zakonor te Laberise

Kuvendi Zakonor i Laberise u mbajt nga data 28 nentor deri me 4 dhjetor 1924 me nismen e atdhetarit Hasim Xhelo dhe nen kujdesjen e organizimin e juristit te shquar Sali Hallkokondi ne Kuc te Kurveleshit.

Ne kuvend moren pjese rreth 300 delegate e te ftuar nga treva e Laberise dhe viset e tjera shqiptare qe nga Kosova, Cameria, Mati, Oroshi i Mirdites, Malesia e Madhe etj.

Per dhjete dite me radhe delegatet dhe te ftuarit ishin miq ne fshatin Kuc, te mbeshtetur edhe nga fshatrat e Kurveleshit dhe Lumit te Vlores.

Kuvendi diskutoi dhe mori vendime te rendesishme per ndalimin e gjakmarrjes, lehtesimin e gruas nga punet e renda, ndalimin e fejesave te vajzave te mitura e qysh ne djep, hapjen e shkollave dhe zhvillimin e arsimit, hapjen e spitaleve ne fshatrat e zonat e thella malore, botimin e librave me karakter historik dhe per figura atdhetare etj.

Kuvendin e pershendeten shume patriote e intelektuale shqiptare, midis tyre Fan Noli, Bajram Curri dhe pati jehone te gjere ne shtypin e kohes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).