Politika Shqiptare dhe mentaliteti komunist

Font size: Decrease font Enlarge font
imageReshat Kripa

Kush e pengon realizimin e saj?

Kanë kaluar mbi nëntëmbëdhjetë vjet nga koha historike e përmbysjes së sistemit totalitar komunist. Nëntëmbëdhjetë vjet tranzicion dhe Shqipëria ende nuk po futet në rrjedhën normale. Lufta e egër ndërmjet forcave politike, sidomos këto dy vitet e fundit, ka fituar përmasa dramatike, që më sjellin ndërmend ditët e para të vitit 1991, kur të ashtuquajturat “Shoqata të Enverit“ u kundërviheshin forcave demokratike të porsakrijuara, apo thirrjeve histerike të vitit 1997 për të zhdukur të gjithë demokratët nga skena politike shqiptare. Zhvillimi i zgjedhjeve politike të 28 qershorit dhe politizimi i tejskajshëm i tyre vërtetuan se mentaliteti komunist nuk është shkëputur nga mendjet e politikanëve tanë. Para pak kohe lexova një libër me kujtime të një të njohurit tim, me përshtypje udhëtimi nga një turne që kishte zhvilluar në disa shtete perëndimore të Europës. Ishte një libër me të vërtetë i goditur. Përshkrimi i godinave historike, muzeumeve, rrugëve dhe ngjarjeve të ndryshme ishin të përsosura, thuajse kishe të bëje me një shkrimtar të njohur.  Por ajo që më bëri me të vërtetë përshtypje ishte një konstatim i tij gjatë qëndrimit në Gjermani. Pak a shumë, lidhur me këtë ai shkruante:“Deri pas vitit 1970 historia e nazizmit nuk studjohej nëpër shkolla. Kjo kishte bërë që, në brezin e  ri, të mos njihej  pothuajse fare Hitleri. Për gjermanët  ajo periudhë e  historisë ishte bërë një periudhë  e harruar”.Mendoj me veten time: - Si ka mundësi një popull si ai gjerman që, për të thënë të vërtetën, në shumicën e tij me dashje apo pa dashje, i shërbeu me besnikëri Hitlerit, ta hedhë në koshin e harresës?Përgjigjen ma jep historia e pas luftës së atij vendi. Gjermania e kreu të plotë denazifikimin e saj. Qytetaria, morali, karakteri i atij populli bëri që, me kurajo dhe ndërgjegje, të hiqte nga trupi i saj të keqen që i kishte sjellë diktatori. Dhe rezultatet nuk vonuan të vijnë. Sot Gjermania bën pjesë në tetë vendet më të zhvilluara të botës.  A do ta arrinte një rezultat të tillë sikur të ruante mentalitetin nazist? Në asnjë mënyrë jo.Po në vendin tonë çfarë po ndodh? Ne duam të ndërtojmë kapitalizmin me mentalitet komunist. Është pikërisht ky mentalitet që e ka çuar vendin në një përplasje të madhe, do ta quaja armiqësore, ndërmjet demokratëve dhe socialistëve, që në disa raste, ka arritur deri në rrahje apo përplasje edhe me armë ndërmjet militantëve ekstremistë  të të dy palëve. Po përse ndodhin atëhere? Sepse në kupolat e partive politike vazhdojnë të qëndrojnë njerëz karrieristë, prepotentë, që ngjajnë si dy pika uji me diktatorët e rrëzuar. Të dy krahët e politikës shqiptare zyrtarisht deklarojnë se janë   shkëputur nga sistemi diktatorial i së  kaluarës.  Por  si  po  veprojnë  realisht?   majtët    dolën  nga Kongresi i Partisë së Punës dhe u shpallën socialistë, vazhdojnë të mbrojnë me fanatizëm figurën e kryediktatorit Enver Hoxha, bile duke arritur ta bëjnë këtë edhe në mitingje masive si ai në Pezë e të tjera. Atje ku nuk përmendet ky diktator dalin në skenë shokët e tij duke filluar që nga Tuk Jakova e Bedri Spahiu, për të vazhduar me Fadil Paçramin e Todi Lubonjën, Beqir Ballukun e Petrit Dumen dhe për të përfunduar me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun me shokë, të gjithë pjellë e atij sistemi diktatorial që i hëngrën kokat njeri tjetrit, sepse donin  të kishin kush e kush  më shumë pushtet në sistemin e dështuar socialist dhe jo të ndërronin atë sistem.Për të realizuar këtë ata përdorin lloj lloj analistësh  të “shquar“, gazetarësh të “njohur“, një mori gazetash dhe televizionesh gjoja “të pavarur”, në faqet apo ekranet e të cilave pothuajse për çdo ditë shohim po ato fytyra që nuk dimë se nga paguhen dhe për të thënë të vërtetën , na janë bërë të mërzitëshme. Faqet e tyre janë të mbushura me kujtime dhe bëma nga epoka e përmbysur.Kjo vlen edhe për ata që përfaqësojnë krahun e djathtë.  Meqënëse  u ktheva nga ky krah, dua të theksoj se edhe këtu mentaliteti komunist është evident. Flitet shumë për ligje dhe vendime për të rishikuar historinë e vendit tonë, për të riparë tekstet shkollore të mbushura me atë ideologji, për të hetuar krimet e kryera nga rregjimi komunist dhe denoncimin e tyre, për rishikimin e datave simbol të diktaturës, për hapjen e dosjeve për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administrates publike qëndrore e lokale , si dhe të mediave kombëtare audio-vizive apo të shkruara, për akordimin e një fondi për gjetjen e të zhdukurve dhe të vrarëve me ose pa gjyq për arsye politike, për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë në një kohë sa më të shkurtër dhe së fundi për organizimin e një konference kombëtare me pjesmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të përndjekurve, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga rregjimi totalitar komunist. Për të gjitha këto ka mbi tre vjet që është miratuar një rezolutë përkatëse nga parlamenti shqiptar në mbështetje të Rezolutave Nr. 1096 (1996)  dhe 1481 (2006) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të firmosur edhe nga përfaqësuesit e të dy krahëve të politikës shqiptare. Çfarë është bërë për zbatimin e kësaj rezolute? Deri tani asgjë dhe nuk e dimë se si do të vazhdojë në të ardhmen, me gjithë zhurmën e madhe të bërë rreth tyre. Kush e pengon realizimin e saj? Ne e kemi të qartë se e majta nuk është e predispozuar për të. Këtë ajo e tregoi gjatë viteve të qeverisjes së saj. E tregoi edhe gjatë diskutimeve në Kuvendin e Shqipërisë, kur braktisi sallën në kohën e votimit të rezolutës së mësipërme apo ligjit të dëmshpërblimit të përndjekurve politikë. Po të djathtën çfarë e pengon? Mos ka brenda vetes një krah të majtë shumë të fuqishëm?  Kjo është një çështje që ajo duhet ta rishikojë, në rast se do që të ketë sukses. Sa për mendimin tim jam i bindur se ky krah ekziston dhe, po vazhdoi kështu, shumë shpejt do duken rezultatet e tij. Përfundimet e zgjedhjeve të 28 qershorit ishin një tregues shumë i mirë në këtë drejtim. Ndaj le të nxirren mësime prej tyre.Një shenjë tjetër e mentalitetit komunist në jetën e vendit është edhe idealizimi i idhujve, deri në hymnizimin e tyre, thua se pa ta nuk mund të jetojmë. Shpesh herë lexojmë nëpër gazeta për liderë historikë, të cilëve u dedikohet gjithçka, që nga themelimi i partive dhe deri në drejtimin e qeverive, a thua se po të mos ishin ata nuk do të paskeshim këto “mrekullira” që gëzojmë sot. Para syve më dalin portrete diktatorësh që nga Hitleri dhe Musolini, që nga Lenini dhe Stalini, që  nga   Mao Ce Duni dhe deri të Enver Hoxha. Edhe atëhere për ta shkruhej sikur ata ishin themeluesit e partive të tyre, sikur ata  ishin  vetë  Perëndia. Ata ishin  edhe   filozofë  edhe  shkrimtarë edhe mjekë edhe agronomë, edhe inxhinierë edhe profesorë. Ishin gjithçka. Në të njëjtat ujra lundrojnë edhe liderët tanë. Kanë kaluar nëntëmbëdhjetë vjet dhe ata vazhdojnë të jenë në krye të partive përkatëse, apo shtetit, pavarësisht nëse kanë fituar apo dështuar në politikën e tyre. Mund të vazhdoja ende me shembuj të tillë, por do të dilte një shkrim shumë i gjatë. Ndaj po e mbyll këtu me shpresë se lexuesit do të më kuptojnë për sa shkruajta më sipër. Së fundi dua t’iu drejtohem liderve dhe lexuesve dhe t’iu them se në se janë me të vërtetë me parime demokratike, qofshin demokratë, republikanë, ballistë, zogistë, socialistë, social-demokratë, liberalë, radikalë, apo ku e di unë se çfarë, t’i lenë prapa nostalgjitë, të braktisin mentalitetet komuniste dhe do të shohin se një gjë e tillë do të jetë në të mirën e tyre, në të mirën e Shqipërisë tonë.

8 Komente

 Po të djathtën çfarë e pengon? Mos ka brenda vetes një krah të majtë shumë të fuqishëm?  Kjo është një çështje që ajo duhet ta rishikojë, në rast se do që të ketë sukses. Sa për mendimin tim jam i bindur se ky krah ekziston dhe, po vazhdoi kështu, shumë shpejt do duken rezultatet e tij.

 shkrim i mire por duhet me shume analise per kete fenomen ne Shqiperi. Ky nuk thote qe shume demokrate kane qene ne rradhet e komunistave, dhe shume ne poste tani jane nga shoqata e ish te perdrjekurve qe kane disa lehtesira per pune dhe shkollim edhe pas 20 vjet "demokraci".                       Kur cdo lloj vendi pune komandohet nga partia (PD, PS etj) dhe jo nga organet perkatese qe jane vene nga vete partia (nga pastruesja deri tek me te lartet)

Klanet politike  dhe urrejtjen e forcave te tjera poltike qe ushqehen nga PD - PS dhe partite e tjera nuk kane ndryshim me te komunisteve, vetem qe tani nuk lejohet varja/vrasja ...se nuk te le masteri EU. Mentaliteti dhe prodakonistet e partive shqiptare duhet te hiqen, dhe te formohet nje rryme politike qe ti sherbeje shqiperise dhe jo xhepave e te pakualifikuarve partiake. Dhe me duket se jane bere poltikane vetem qe te shfrytesojne popullin dhe te behen shume shume te pasur nje nje kohe shume te shkurter

Me mire kur e kupton vone se kurre smiley..gje qe dihet pse "politikanet" tani zgjodhen ate biznes per tu pasuruar.Kur kan nje turm qe u vet mbas avazit ata e hedhin vallen si u do menderja.I pacim e na rruacin sa malet.

Te flasen per te djathte e sallaksha ne Shqipni nuk ka kuptim. (Edhe Skener Sallaku dora vete do bite dakort me mu ne ket pike). 

Pozita ideologjike, trajtimi i te kaluares, retorika, menyra e te folurit, jane pothuajse te njejta.

Kjo per arsyen e thjeshte se te dy grupimet politike ne Shqipni jane trashigimtare fizike dhe praktike te politikave konservative te periudhes totalitare.

Zoti Kripa me te drejte shqetesohet per mungesene emancipimit, por emancipimi si proces presupozon aftesine e dikujt per te analizuar dhe te korrigjuar veprimet/mendimet personale.

Eshte teorikisht e gabuar te pergjithsosh, por deri me sot nuk kam degjuar asnje nga aparitciket e djeshem ose te sotshem te pranojne 1 gabim te vetem.

 

 

Salih Kripa, mos u merr me analiza per te cilat ske buca.  Me mire perpiqu ti japesh pergjigje pyetjeve:

Pse e djathta shqiptare u morr peng nga keta palaco? Ne nje parti te ashtuquajtur te djathete ka per kryetar eshte nje ish sekretar partie,  nje minister drejtesie qe bertiste per te rivene bustin e Enverit. Pa folur per spiune te tjere qe Saliu i kishte aq qejf, se ia mbante dosjet gati.

Pse akoma nuk jane hapur dosjet? 

Pse P. Arbnori, ky njeri i mire dhe i urte, pefaqesues i denje i te vuajturve nen regjimin e Hoxhes u menjanua aq turperisht pak para se te vdiste (ju kujtohet ishin kohet kur Jozi filloi te bente kariere).

Pse shoqata juaj u ca dhe u perca sa here? (A te kujtohet Kurt Kola?)

Pse akoma ish te perndjekur vazhdojne e votojne PD, qe vetem e djathte nuk eshte. A nuk po i shohin ata aksionet populiste te PD - tip maoceduneske? Apo vazhdojne e genjehen nga retorika antikomuniste e kministrit? 

Demi qe i bene Enveri dhe sllavokomunistat shoqerise Shqiptare eshte me i madh mbas vdekjes se tyre se sa kur ata ishin gjalle e ne pushtet...

nuk ka demokrat dhe socialis ne shqiperi ka vetm interesa ekonomike..luft behet kush do mari me shume, se po vin dhe falimentimi i kapitalizmit..

Une besoj se do vonoj shqiperia te perparohet, intereson keshtu sic eshte skena politike dhe ligjet.. Pastrohet shume para e zeze aty..

une jame i mendimit te hapen dosjet por te hapen dhe llogarit bankare te te gjithe politikaneve nga 1990 e sot

e te shikosh kush e ka ber demin me te madh ne shqiperi diktatoria komuniste apo "Demokracia"

 dosjet qe mund te hapen jane te atyre qe nuk kan mundur te hyne  ne pushtet  pas vitit 1991, se kush ka qene ne ndonje pune pak si me rendesi ose kishin ndonje mik ose tufe me leke i kane hequr/djegur dosjet e tyre me kohe!

Dhe per llogarite bankare te politikaneve shqiptare, Une degjova ne lajme kur isha ne shqiperi se do behej nje AMNESTY FISKALE ...kjo do te thote se ke vjedh cfare ke vjedh, i ke vjedh sic i ke vjedh deri tani, nuk i duhet gje shtetit. Politikane Shqiptare si te majte apo te djathte kane aq shume prona ne Shqiperi sa nuk ta merr mendja ...mendo palllatet e tera ne Durres, Golem, Tirane dhe ne bregdetin jug-perendim. Llogarite bankare te tyre qe i kane fshehur neper bote nuk dihen

Kam lexuar diku ne International Cooperation and Terrorism ku permendej shqiperia dhe mundesite e terroristeve te marrim informacion, dhe te pajisen me pashaporta shqiptare vetem se vetem pushtetaret ishim te gatshem te pranonin leke per cdo gje te paligjshme.

ne shqiperi behen vetem protesta politike organisuar nga partite per interesin e tyre dhe kurre protesta popullore per interes te popullit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).