Sikur popullit shqiptar do t'i jepej mundesia te bente ose te shprehte nje lutje apo deshire Zotit te tyre do thonin njezeri: - “O Zot i jone, zbrit drejtesi ne token shqiptare, denoji politikanet me nje tsunam apo me gripin e politikes”

Lutja vjen nga thellesia e shpirtit dhe e zemres se vyshkur te popullit te perdorur vetem si mjet nga politika per te arritur qellimet e saja vetanake.Kjo do ishte lutja per keto palo politikane, per keto mistreca te politikes, per politikanet gjakpires, per politikanet kameleone, per politikanet harbute dhe te pamoralshem, per politikanet tragjediberes, per pushtetaret mizore, per politikanet qe vetem njerez nuk mund te quhen, per keto kafshe me surrat njerezor dhe shpirteger...

Ky popull bujar nder shekuj, vetem bujari nuk i eshte ofruar nga politika por nencmim. Ky popull i ndershem ne fjale dhe ne bese, vetem ndershmeri ska pase, por vetem imoralitet politik, padrejtesi, shpifje, sharje dhe mashtrim 24 karat.

Ky popull qe jep jete per liri dhe paqe, politika ia ka konvertuar me nje liri ne inkubator dhe vllavrasje. 

Ktij populli qe ndan kafshaten e gojes, politika I mesoi se si t´ia marrin tjetrit buken e gojes, se si te mos zgjasim doren e ndihmeses, por brrylin karakteristik ne pune e kudo.

Ky popull e konsideron te shenjte pasurine e tjetrit, politika i mesoi se korrupsioni dhe rryshfeti eshte zotesi, abuzimi me tenderat dhe veprat publike eshte pjese e bashkepunimit ndernjerezor, vjedhja e floririt eshte aksidentale prej nje fshatari, shitja e ndermarrjeve, minierave, bregdetit disa personave eshte zgjidhje ideale kapitaliste – fashiste.

Ky popull ka keshilluar nder breza se jeta eshte e shtrenjte, por politika u mesoi se shume goje, ulin mireqenien e “pashallareve” dhe disa duhet te skualifikohen nga kjo bote plot zili, lakmi dhe pasione kafsherore.

Ky popull thote “qingji i mire, pi dy nena”, ndersa pasardhesit e jashtligjshem te politikes kendojne se “qingji kopil, pi gjithe kopene”.

Ky popull thote” me mire nje veze sot sesa nje pule mot”, politika u mesoi njerezve se mandati i pushtetit kalon shpejt dhe pervec vezes, duhet te grabisim dhe pulen si paradhenie. 

Populli thote ”ndershmeria eshte virtyt” politika verteton se eshte budallallek sepse profesoret, gjeneralet, inxhinieret, specialistet e larte shesin banane& paketa, ndersa hajduti dhe krimineli jane ne panelin e pushteteve te radhes.

Populli yne mikprites nder shekuj ka hapur dyert e mireseardhjes dhe bujarise per shqiptaret dhe te huajt, politika vazhdon te hape vetem dyert e zise dhe halleve, dyert e nencmimit, dyert e burgut per te pafajshmit e te pambrojturit. Vazhdon te jete shkaku qe dyert e perendimit nuk hapen per shqiptaret. 

Populli yne besoi verberisht se erdhi demokracia sepse komunizmi u kishte verbuar syte dhe zemren. Por cdo dite e me teper po kupton se komunizmi thjesht ka nderruar kostumin politik, oratorine dhe elekuencen e shejtanit me flatra engjelli. 

Populli yne beson tek vota e shenjte por politika u mesoi se pjesemarrja ne votime eshte e shenjte per politikanet, ndersa rezultati, apo se kush do ulet ne kolltukun e radhes eshte ekskluzivitet i politikes se shenjte.

Politika na mesoi se pazaret e pushteteve dhe kolltukut te radhes kuvendohen ne konakun e hasmit dhe komshinjve territoriale. 

“Populli na ka mesuar se me tre gjera nuk behet shaka: Me ujin, zjarrin dhe pushtetin. Politika po na meson cdo dite e me shume se pushteti i politikaneve eshte I shenjte me imunitet karshi ligjit edhe kur u marrin jeten popullit duke i aksidentuar me makinat qe blihen me taksat e popullit.

Sepse politika eshte oktapod dhe ka shtrire tentakulat ne cdo institucion me demek i pavarur.

Politika u mesoi popullit se si te behen te pasur brenda 24 oreve, u mesoi se si te jetojne si “sheik” duke grabitur djersen e popullit dhe brezave.

Politika na mesoi rryshfetin ne polici, spitale, gjykata, dogana dhe ne cdo sherbim publik por dhe privat. Na mesoi se si ti blejme patentat dhe si rrjedhoje vdekjet nga aksidentet jane kthyer ne nje makth televiziv I nje “lufte civile”  te paprecedente.

Politika kurre nuk serviri programe sociale, platforma per rinine, mundesi apo projekte punesimi, programe televizive edukative apo emisione qe percjellin dhe percojne tek cdo moshe kulturen dhe traditat e vyera shqiptare.

Politika kurre ska qene shembulli i mire i komunikimit ndernjerezor, kurre s´na mesuan ne shkolla apo nga foltoret e pushtetit fjalet: te lutem, me fal, apo faleminderit.

Politika cdo cast te jetes tone na ushqen me figurat monstruoze te personazheve politike, kamikaze te pasurise publike, demone te percudnuar ne ekrane televizive, por pas kuintave jane krushqinj me njeri-tjetrin, bashkepronare te trojeve tokesore dhe detare shqiptare, shites qe japin me klering(shkembim) pasurine e popullit duke e konvertuar me kolltukun e pushtetit, kusherinj te ishbllokut dhe bashkehajduter ne te ashtequajteren demokraci.

Politika me mistrecllekun & paskrupelltsine e saj te pashembullt vecse mjerim dhe varferi po i dhuron ketij populli si dhurate nga babagjyshi tersndjelles. 

Politika ne kuzhinen e saj gatuan gjellera helmuese si korrupsion ne cdo skaj te vendit, padrejtesi dhe vendime ne kurriz te popullit, papunesi qe ka cuar ne qindra vetvrasje, mijera divorce, mijera jetime, invalide pa perkrahje financiare, mijera njerez qe orvaten rrugeve qe flasin me veten,sikur jane te prekur nga shejtani, kontigjent potencial per vjedhje dhe vrasje.

Politika me neglizhencen dhe moskujdesjen totale, i mesoi tregetaret te vjedhin ne mase e peshe, ne shitjen e mallrave te konsumit, karburante me uje dhe mangut ne sasi, ilace dhe ushqime te skaduara por me stampa ISO te antikitetit.

Politika na meson se politikani eshte syri, veshi dhe mendja jone. Kur u pyet nje i mocem se kush eshte njeriu me i poshter, nuk tha krimineli, hajduti apo bixhozxhiu por tha: Politikani, sepse ai ben gjithcka.

Populli  yne eshte munduar te pakten te kultivoje kulture, por politika ka importuar vecse emancipim perendimor te ndryshkur , imoralitet dhe zullum te pazhdoganuar, sepse po ta njihnin anen pozitive te kultures perendimore do te dinim te ishim njerez te pergjegjshem, punetore e te kishim rrespekt ndaj tjetrit, por politika nuk e njeh kete kulture.

Politika eksporton neper trotuaret e europes rinine dhe krahun e punes te perbere nga oficere, inxhiniere e specialiste qe levrojne arat e fushat e vendeve fqinje, sepse ne vendin e vet nuk ju ofrua asgje dhe jashte vendit te tij humben indentitetin.

Politika na mesoi se popull eshte sovrani, por ne parulla e pankarta, sepse politika eshte vet Ali e vet Kadi, se ngahera ka ne dore gurin dhe arren. 

Politikanet na mesuan se pasuria dhe pushteti jane thesaret e kesaj bote, por harruan se nje dite do te perendojne dhe s´do marrin dot me vete as dhe nje pale corape ne varrin e erret.

Zaten, prandaj shumica e tyre po e paguajne haracin e zullumeve te kryera, ne familjet e tyre.

Politika na mesoi se s’duhet te studiojme me vite te tera, ku alternativa na ofron qe ta blejme diplomen, provimin, certifikatat e ndryshme profesionale dhe vendin e punes.

Politika i mesoi doktoret te mos ankohen per rrogat e ulta, per kushtet e veshtira ne reanimacione apo kirurgji sepse ia mbyll klinikat private.

Politika i mesoi gjyqtaret te mos ankohen nga kushtet dhe mossiguria nga kriminelet per vendimet e tyre, sepse gjygjtaret dhe prokuroret duke bere “krushqi profesionale” nxjerrin prova kunder te pafajshmit, nxjerrin kriminelin dhe pushtetarin nga burgu, hapin dhe mbyllin dosje penale ne varesi te peshes se zarfit dhe karatit te mbleserise.

Politika e mesoi popullin qe mos ankohej dhe te protestoje per mungesen e dritave, ujit , rrugeve te paasfaltuara, per ajrin e cimentosur dhe kanceroz, per pemet e prera, per prishjen e parqeve te femijeve, per shkollat e riedukimit, per azilet dhe jetimoret.

Politika nuk na mesoi ne shkolla se si te respektojme semaforet, vijat e bardha, mos hedhjen e mbeturinave vend e pavend, bashkebisedimin njerezor dhe me radhe, fitimin e bukes se gojes me ndershmeri, apo te ndryshimit te keqes qofte dhe me zemer.

Politika nuk na mesoi kurre te notojme ne tregun kapitalist dhe te eger por na siguroi gomone duke na hedhur ne detin grabitqar per nje jete me te mire. Por shume jete perfunduan ne thellesite e erreta te detit, si relike titanike.

Politika nuk na mesoi kurre se si te investojme ne tokat dhe brezaret pjellore te vendit, por i gllaberoi ato me mbivendosje pronash, me ligje qe i kundervihen njera- tjetres duke lene popullin ne vllavrasje deri ne pafundesi.

Sepse ministri/politikani i radhes eshte monopolisti ne importin e fruta –perime dhe ushqimeve. Eshte hajduti i granteve per bujqesine dhe rehabilitimeve te pyjeve e ujrave

Na mesoi te prishnim cdo fabrike, uzine, punishte dhe cdo peme frutore se jane vepra te komunizmit...

Politika kurre nuk e zgjidhi ceshtjen e gjakmarrjes dhe familjeve ne hasmeri, por iu dha nga nje arme tjeter qe ta kene si arsenal te mundshem perdorimi.

Familje te ngujuara, te paushqyera mire, te pambrojtura nga hasmi qe prish gjumin sepse endrrat jane shkaterruar qe ne barkun e nenes, femije analfabete qe “shkollohen” nga kanuni per te marre hakun e radhes.

Politika kurre nuk u kujdes per komunitetet rome dhe egjiptiane te cilet vihen ne “panelet e vemendjes” nga partite vetem ne fushata elektorale.

Politika me palacolleqet e saj po e ngujon popullin si kermillin ne guacke duke mos plotesuar asnje standart te qenesishem per ta integruar ne bashkimin europian, endrra e kahershme e cila do na kushtoje sa “frengu pulen”.

Politika kurre nuk u interesua per maltretimin e shqipetareve ne Greqi e gjetke, qindra shqiptare te humbur e mijera te dhunuar neper burgje. Subjekte te mireqena per emisione televizive qe gervishin plaget e dhimbjeve prinderore dhe shkrijne lotet ne syte e lodhur.

Politika kurre nuk u interesua per qindra mijera shqiptare qe qendrojne me muaj te tere ne dyert e ambasadave te huaja, per nje vize takimi dhe shmallje me familjaret e tyre(qe ajo vete i perzuri prej vendit te tyre)..., per prekjen e varrit te femijes jashte shtetit sepse politika nuk ia siguroi transportin e xhenazes, per vargun kilometrik ne pikat kufitare, dhe per poshterimin nga personeli diplomatik qe tallet me popullin e ngrate.

Populli na ka mesuar ti respektojme te paret tane, politika kurre nuk na mesoi se si ti perkujtojme deshmoret, rilindasit, figurat qe kane kontribuar per kete popull por I flaku portretet dhe kujtimet e tyre ne bodrume te mbuluar nga pluhuri I harreses.

Politika i mesoi njerezit te mos paguajne energjine per sa kohe ate e paguajne pensionistet dhe shtresat ne nevoje.

Politika shkarkon elektricista e drejtore militante kur iken energjia ne stadiume apo mbledhje qeveritare, por nuk mori asnje mase kur vdesin elektriciste ne detyre, kur ikin dritat ne sallat e reaminacionit e kirugji apo qe vendi ka 2 dekada ne erresire.

Me qindra e mijera jane njerezit e ndershem qe kthehen prej vendeve ku te gjithe duan te shkojne, me qellimin e kontributit profesional, njerezor dhe shkembimin e kulturave.

U kthyem sepse populli ka thene” guri rende ne vend te vet” por ky gur na ra kokes, sepse politika importon vetem xhandare besnike dhe gure shahu. 

Populli thote qe qeveria e kap lepurin me qerre, politika na mesoi se krimineli dhe hajduti i lidhur me politikanet u largua ne drejtim te paditur.

Populli yne njihet si “Nobelisti” i pashembullt per tolerancen, paqen dhe bashkejetesen fetare. Politika po perdoret dhe e perdor fene, institucionet fetare per qellimet e tyre duke krijuar incidente nder-etnike e fetare.

Politika po na meson se pervec kulacit po perdor me shume kerbacin. 

Populli kur mallkon dike me keq se hasmin, por tashme duke belbezuar nga lodhja e politikes dhe varferia e tejskajshme me barkun e mendjen bosh, mallkon politiken duke thene: “Ju rafte gripi i politikes”.

Disa prej tyre kane vene doren ne zemer por nuk mjafton. 

Politika ka injektuar tek populli sindromin e mosankeses, duke ia mykur arsyen dhe ndjenjen e vetndergjegjsimit.Dikur, nje i huaj tha:” Lum ai pushtetar/qeveritar qe do sundoje kete popull, sepse kurre nuk protestoi apo kerkoi te drejtat e tij elementare” 

Ah sikur te ndodhte ndonje apokalips e te bente qe keta politikanet tane te ndergjegjesoheshin njehere e te mendonin qofte edhe  per nje cast para se te flinin : Po sikur syte tone mos te  hapen me ?!-A do te vepronim keshtu sic po veprojme?!

Kush e mori me vete kete dynja me pasurite e saj? Cili mbret, princ, diktator apo pasanik i kesaj bote rrenacake mori me vete lingotat e floririt, ushqimet ekzotike, rrobat e mendafshta? Cili nga keto duke perdorur pushtetin dhe pasurite mundi ta shtyje dekikun e vdekjes?

O popull, ke nevoje per nje bypass ndergjegjsimi dhe vetkujdesjeje, por ky operacion kam frike se s’mund te kryhet ne Shqiperi, sepse ketu skam besim tek “kirurget politikane” te radhes.

Gjendja ne te cilen jemi me ben te ndihem pesimist edhe per shume kohe. Por, thelle ne vetvete jeton akoma e gjalle, shpresa. Shprese e cila me peshperit ne vesh, se kane egzistuar e do te egzistojne njerez qe ne qelizat e tyre e kane te gdhenduar virtytin, idealizmin, sinqeritetin, shenjterine e punes dhe drejtesise.  Te tille njerez  do ta ndihmojne kete vend (qe Zoti e ka bekuar me pasuri natyrore, por  shpirtrat e keqinj- edhe pse shume jane zhdukur - akoma enden neper korridoret e  institucioneve te vendit tone) qe nje dite te bukur, te  gezoj per egzistencen e tij dhe te kuptoj se cdo te thote te jetosh.

Nese fjala eshte argjend , heshtja flori. Por nje dite kur urtesia e heshtjes do te gjeje piken e mbeshtetjes do te flase me “leven e Arkimedit.

 

5 Komente

Popullit qeveria nuk i ra nga Hena, keshtu qe fajin e ka vete.

Kujtojeni gjithmone fjalen e Sejfulla Maleshoves

Popla = ne kuptimin lab eshte si te thuah plis dheu ose dhe i ngjeshur si gure ose edhe gure pak a shume i madh = popel .

Popla = ne kuptimin e qyltyres fronge eshte Populli ( me theks tek U)

Pola (e ) nuk eshte kurre pengese . E heqim dhe e veme ku te duam .

Biles 97 e pasuroi kete thenie se vertetoi qe edhe mund ta HEDHESH aq larg sa ta besh edhe te vllavritet. Biles ne goje te mut ebereve jane ringjallur edhe variante te reja te hedhjes se Jugut ndaj Veriut etj . Bile bile kane fillu dhe emra te vecante me i hudhe kundra njera tjetres. Maloke nuk eshte Malesor !

Kush e ka thene ndonjehere kete qe populli ( me theks tek u) mund te zgjedhe ke te doje per qeverisje ?

Votat ?

Pyesni Ruzhdijen smiley

 Hidhni Maloket dhe gjithshka eshte me rregull !

 

Po te zevendesoni fjalen politika te perdorur me siper me fjalen maloku, shkrimi del shume i qarte dhe i kuptueshem. Lexim te kendshem!

Per mu ka shume kuptim sikur ta zevendesojme me injorantet!

Kèto janè shkrime qè tè ngrejnè nervat...nuk e di unè,por kujt i lutet ky tipi qè ka shkruar kètè hartimin?kè mallkon? i lutet perèndisè qè ti heq qafe politikèn nè shqipèri???...po pse perèndia e ka bèrè kètè politikè?? mos na del edhe politika fatkeqèsi natyrore...vallè??...mua mè duket ndonjèher se njerzit qè jetojnè nè atè vend janè budallepsur keq...vetèm unè medoj se politika èshtè prodhim i njerzve qè i zgjedh po ai popull qè i mallkon?mos ju lutni perèndisè o njerèz se nuk ju ka faJ perèndia...luani vendit...nuk ju pèlqen diçka shkoni e protestoni fort,lèri idiotèt e politikès qè e mbushin gojèn me protesta demokratike tè qeta e me kulturè evropiane demek.. tèrhiqeni zvarrè kètè politikè..mallkojnè politikèn,por nuk protestojnè pèr mbytjen e vrasjet qè bèhen pèr faj tè saj,malkojnè politikèn por nuk bashkohen kundèr atyre qè ju vjedhin votat,mallkojnè politikèn por nuk shkojnè tè pèrkrahin minatorèt,mallkojnè politikèn por nuk ju bashkohen atyre 30 personave qè protestojnè pèr pronat e tyre qè po ju vidhen,mallkojnè politikèn por nuk bashkohen me ata qè protestojnè pèr rrugèn e re qè ka bèrè politika dhe qè brenda 1 viti kthehet mè keq nga ç'ishte,mallkojnè politikèn por nuk bashkohen me ata qè protestojnè pèr maratonèn dèshpèruese pèr tu pajisur me 1 pashaportè,pèr çmimet, pèr trafikun vdekjeprurès,pèr pushimet nga puna kot etj etj etj...nè nuk keni bythè tè mbani qèndrime qè tè kenè emèr e mbiemèr..mè mirè mos shkruani hartime fèmijèsh,shani politkèn, lusni perèndinè qè tu shpètoj...privatisht duke pirè njè kafe!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).