Çdo pronë shtetërore, përveç Hidrocentraleve të ngritura mbi kaskadën e lumit Drin, Shërbimit shëndetësor dhe atij arsimor, do t’i nënshtrohet procesit të privatizimit. Ka qene vetë kreu i Minsitrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, i cili ka deklaruar në një komunikim me mediat, se falë nxjerrjes në shitje të të gjitha aseteve apo ndërrmarrjeve me kapital të përbashkët, qeveria do të përfitojë 100 milion euro.
Prifti “Kemi filluar procesin e privatizimit të ALBTELEKOM, INSIG, ARMO, ALBPETROL, të gjitha ndërrmarrje me kapital të përbashkët, që janë afro 200 të tilla, të gjitha uzinat e fabrikat, rreth 450 reparte ushtarake do të futen në procesin e vlerësimit për t'u privatizuar më pas. Nuk do të privatizojmë hidrocentralet mbi lumin DRIN dhe shërbimin arsimor dhe atë shëndetësor.”
Duke ju përgjigjur interesit të medias, ministri Prifti deklaroi se pjesë e procedurës së privatizimeve në një periudhë të mëvonshme do të jenë dhe disa HEC-e. Në kuadër të kësaj nisme, që synon shitjen e të gjitha aseteve shtetërore, kreu i Energjetikës, ftoi biznesin vendas që të bëhet pjesë e procedurave në këto privatizime.
Prifti “Ftoj biznesin vendas të investojë në blerjen e këtyre aseteve shtetërore dhe të njihet më nga afër me këto procedura”.
Sipas ministrit Prifti, për hartimin e një liste të ndërrmarrjeve apo objekteve me kapital shtetëror është angazhuar një staf prej 100 nëpunësish të administratës.

25 Komente

Po ka nja 4 vjet qe eshte thene kjo .

Prift !

Nxitoni cuna se nuk ka kohe me degjo mu.

Vin afat brenda 6 muajsh te mbaroje procesi. Kush nuk privatixohet brenda ketij afati, te kaloje per procedure per 3 muj te tjeter, me gjysmen e vleres. Nese as me gjysmen e vleres nuk do privatizohet futini me nga 1 EURO dhe thoni po ndjekim modelin gjerman, por ama ta keni mbaruar para Qershorit qe vjen se si dihet si shkojne punet.

Hajd qellofsh !

Po c'fare fabrika , uzina e reparte ushtarake e ka fjalen ministri? Ato hekurishte te ndyshkura dhe ndertesa gjysm te renuara s'ti blen kush per 1 euro e jo te mbledhesh 100 milione ti.. Biznesmeneve vendas ju kane rene breket neper kembe po presim nga qeveria t'ju shlyhej borxhet, po shkurtoni njerez nga puna se s'keni me se ti paguani, edhe ndihmat monetare qe i dha populli per te mbyturit e Veriut shkuat i futet ne buxhet..

Mire e ka ky lart, nxitoni se deri nga qeshori ka per te plase koburja me duket.. S'te falin robte tek parate, kane per fluturuar shume koka si me 97.

 i cili ka deklaruar në një komunikim me mediat, se falë nxjerrjes në shitje të të gjitha aseteve apo ndërrmarrjeve me kapital të përbashkët, qeveria do të përfitojë 100 milion euro.
 

 

Interesant, Prifti e di se sa do te arketohen ne buxhetin e shtetit nga shitja e te gjitha pasurive shteterore apo me kapital te perbashket. Pra rezulton se qeveria e malokut ka planifikuar qe shitjet te mos kryhen me ankand se perndryshe nuk ke si ta dish vleren nga shitja.   

Ato qe quhen "prona shteterore" jane te barabarta me "asgje" nga ana e te ardhurave qe futin ne xhepat e tyre qeveritaret.

Hidrocentralet jane ato qe nga ana tjeter nepermjet tenderave te eksport-importit qeveritaret i fryjne xhepat e tyre.

Keto "prifti i zgjuar" i ka mesuar me siguri ne ndonje leksion ne Harvard ne kursin 9 mujor qe ka bere. I shkreti, "prift" hyri "prift" doli..tani na flet per privatizimet sikur ka zbuluar ligjin Arkimedit.

 

Hakerrim

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, 
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…

Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!

  

e trishtueshme qe jane mese aktuale per ditet e sotme...

Borxhi qe shteti i ka ish pronareve do paguhet njehere nga taksat tona por akoma nuk mendohet qe nje pjese e ketyre privatizimeve ti ofrohet ish pronareve ne forme aksionesh 30 - 40 %...

Shqiperia sotme i ngjan filmit "tre dekada ne mafia" me te vetmin ndryshim qe mafia ndodhet sot pushtet...

Ka filluar qe ne 1991-ishin ky avaz.  Ndjekin modeline baballarve ruse edhe kete here djemte e tyre.  Mini oligarqerit e Albananise...

 

p.s. Interesant qe ky Prifti ka shkuar ne Harvard me leket e fondacionit grek te Kokekalit...

Interesant qe ky Prifti ka shkuar ne Harvard me leket e fondacionit grek te Kokekalit...

Se mos vetem Prifti?

Sigurisht qe jo, ka dhe te tjere.

Mos me keqkupto, e kisha fjalen vetem per "politikanet" Shqipare qe kane perfituar nga kjo gje, se fondacioni vete mund te kete sjelle njerez edhe nga Tonga. smiley

Disa p.sh. i ka sjelle ne Harvard perpara se te kapnin poste. Ca te tjere (p.sh. Malaj) i ka sjelle pasi kane patur postet me rendesi.

Shif sa poetiko-idilike eshte ky shkrimi. S'di pse me duket si me porosi... . "With his American MBA and master's degree, Prifti could easily have stayed in the United States and made more money with less stress."  Eh moj Lory eh, sa "gullible" qe jeni. Me thuaj ti si behen milionat ne 4 vjet (apo edhe me pak) ne Amerike qe qenka kaq "easy".

Per ate e kam fjalen dhe une gjembi.  Dine ku te investojne malakat.

Tamam gullible.  Aty erdhi venture kapitalistja partnere firme Rudina Seseri nga Amerika, se ka rrezik pretendonte vet kete postin e Priftit e jo mos te vi Prifti.

E para privatizimi i ketyre aseteve shteterore eshte si mase per shkak te krizes globale. Gjetje e nje menyre te mire per te perftuar te ardhura per buxhetin e shtetit dhe financuar projekte te ndryshme ne nje kohe qe duhet "shtrenguar" pak dora. Veprim i mencur i qeverise. Se dyti kjo shkon plotesisht me filozofine liberale te kesaj qeverie. Privatizim ne mase i te gjitha aseteve shteterore pervec pak gjerave qe shteti duhet ti mbaje. Kjo do te thote me shume eficence per keta sektore qe do te menaxhohen teresisht nga private. Me aq sa po degjohet aty-ketu ekonomia ne Shqiperi po ecen mire, ka rritje te eksporteve, rritje te kreditimit etj. Eshte gjynah ta shash kete qeveri.

merita eshte e njerezve qe punojne e jane te gatshem te investojne dhe e keqja se nuk kemi shtet ligjor... 

sigurisht. si liberal i vendosur qe jam, vecanerisht ne ekonomi, nuk mund te mohoj shpirtin sipermarres dhe nxitjen per fitim te njerezve me talent dhe punetor, por kemi edhe nje rregullator (shtetin) qe po ju ndreq terrenin. Kemi shtet ligjor edhe te forte bile.

E di more xhan, qe ju atje ne Angli keni 500 vjet shtet ligjor. Keni qeverira te pergjegjeshme qe here i shesin asetet publike (pra kryejne privatizime) dhe here i blejne (kur sektore privat te ndryshem apo industri te ndryshme falimentojne). Po ketu tek ne qeveria e malokut shet pasurite e shtetit per 2 leke qe ti blejne Familja dhe miqt serb te Familjes. Kjo eshte puna. Ti ne teori je ne regull, por ne praktike ta hudh maloku.

Cuditem se me gjithe kete aftesi qe ke per te kuptuar gjerat si te ka shpetuar shitja e pronave publike per sheshe ndertimi ;(((

E para privatizimi i ketyre aseteve shteterore eshte si mase per shkak te krizes globale.

Pikerisht pse eshte kriza s'eshte koha e duhur per t'i shitur.

Eshte gjynah ta shash kete qeveri.

 

 

Haha sa kisha pa pare kshu tipash. Rroft partia

Shpesh edhe kam dyshuar ne preferencat ne zgjedhje per qeverisjen te elektoratit shqiptar, por e kam rishikuar kete. Populli me ate mencurine e tij pavaresisht aparences se kesaj zgjedhjeje ne nje klime te politizuar dhe ekstremiste di cfare ben. Ne zgjedhjet qe shkuan kishte perballe nje don kishot si Edi Rama, pa program, me climinje dhe nje te kaluar korrupsioni si kryetar bashkie dhe nje politikan karriere si Berisha, me pervoje te madhe, me program dhe njerez te afte. Ndermjet ketyre zgjodhi kete te dytin, pra Berishen, dhe nuk do te pendohet. Te pakten me aq sa mund te gjykohet kjo qeverisje ne keto muaj pas rizgjedhjes, besimi i popullit eshte plotesisht i justifikuar.

Maloku eshte ne pushtet me vota te vjedhura. Nese nuk e besoni kete hapni kutite dhe do te shikoni. Nuk eshte populli qe votoj per malokun, por bandat e tij qe manipuluan me procesin zgjedhor. Por mos u merzit, se e drejta nuk do te vonoje. I kemi hyre rruges se demokracise dhe do ta cojme deri ne fund.

Metropolitan ne cfare planeti jeton? Edhe sikur te jetoje ne vendin e mbretereshes do ta kishe kap perceptimin e popullit per kete qeverisje me ane te antenave te tua prej jashtetoksori.

Sa mire i ke mesuar parrullat e Don Salishotit dhe Ilir Pancos!

Aq mire po drejton Kjo qeveri sa dhe jashtetoksoret duan te jetojne ketu por nuk po u liberalizohen vizat...

Lere se do jete ndonje nga ata 2lekshat qe firmosin borderote per agjitacion e propagande 'demokratike'.

Tashi keta i kane vare melcite e fundit ujkut Prift ne qafe dhe pritet qe hienat perrreth te lepijne dhe kockat e fundit te ketij vendi....

Ky "Two faces" perfaqson pafytyrsine me te madhe te kesaj qeverie...

 "....Ka qene vetë kreu i Minsitrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, i cili ka deklaruar në një komunikim me mediat, se falë nxjerrjes në shitje të të gjitha aseteve apo ndërrmarrjeve me kapital të përbashkët, qeveria do të përfitojë 100 milion euro..."  

 

per kaq u flitka, per 100 milion euro. Po, po o jap une nja 300 milion ne vit, pa e sikletosur veten dhe ekonomine.  ç'mendje te paafta qe drejtojne ekonomine shqiptare dhe ter asetet e saja. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).