Një grup pedagogësh dhe intelektualësh nga universitetet e Tiranës, në një takim të mbajtur të hënën, kanë shprehur përkrahjen e tyre kundër procesit të Albin Kurtit.

Në një komunikatë të lëshuar për media thuhet se ky grup proteston kundër gjyqit që ka nisur ndaj Albin Kurtit, i cili shënon një përpjekje për të cënuar integritetin politik dhe për të shtypur lirinë e fjalës së një aktivisti të çështjes shqiptare, siç është lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Në vizionin tonë, Kosova duhet të konsiderohet si një shoqëri e aftë për të marrë vendime sipas vullnetit të qytetarëve të vet. Institucionet ndërkombëtare apo vendore, nuk mund të shkelin në asnjë mënyrë të drejtat themelore të individit, siç është ajo e fjalës dhe e organizimit politik, thuhet më tej në këtë komunikatë.

Çështja e Albin Kurtit, është çështje që i përket çdo intelektuali dhe çdo qytetari që aspiron lirinë dhe drejtësinë. Kjo çështje gjithashtu, na bën të ndihemi të shqetësuar për lirinë e fjalës në Kosovë. Pikërisht për këto arsye ne, si pedagogë, e mbështesim kauzën e Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit.

Pjesëmarrës në këtë grup ishin pedagogët dhe intelektualët: Kujtim Çashku, Pëllumb Xhufi, Fatos Tarifa, Hysamedin Feraj, Abdi Baleta, Alment Muho, Adi Krasta, Aleksandër Çipa, Baviola Shatro, Nebi Bardhoshi, Klejd Këlliçi, Klementin Mile, Ilir Kalemaj, Arjan Shahini, Afrim Krasniqi, Sonila Danaj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Ermira Danaj, Blendi Çeka, Blendi Salaj, Olsi Lelaj, Ervin Kaçiu, Adri Nurellari, Edita Fino, Gentian Elezi, Mandeta Minxhozi, Naz Feka. /ina/

1 Komente

Abdi Baletes do i jete dukur vetja si edukatore kopshti...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).