Ardhja e ndërkombëtarëve, përfaqësues të Bashkimit Evropian si dhe Parlamentit Evropian, shtoi së tepërmi qëndrimet e opozitës në lidhje me të ashtuquajturën “krizë të transparencës së zgjedhjeve”. Duke kërcënuar me protesta, por dhe me mosbindje civile, siç u la të kuptohej në seancën maratonë të 20 marsit, duket sikur nuk synohej gjë tjetër vetëm se t’u çohej në vesh të dërguarve të Bashkimit Evropian se gjëja e fundit që ata duhej të bënin ishte të merrnin në konsideratë kërkesën e shqiptarëve për të lëvizur të lirë. Personalisht s’mund t’i kuptoj ndryshe thirrjet që iu bënë nga ana e selisë rozë dërgatës së BE-së për të mos e parë Shqipërinë si një vend me krizë të tejkaluar. E përkthyer ndryshe, kjo nënkupton se ne jemi një vend i pastabilizuar politikisht, pa demokraci, që mund të përsëritim në çdo kohë krizën e 97-s (deklarata këto të bëra në Kuvendin e Shqipërisë më 20 mars) dhe nuk e meritojmë të jemi pjesë e Evropës. Natyrisht, këtë mund ta thoshte kushdo, por është e paimagjinueshme që kjo të dalë nga goja e njerëzve që flasin të njëjtën gjuhë.

Por ndërkombëtarëve veç kambanës së ndryshkur të opozitës u duhet të dëgjojnë edhe zërin e arsyes. Ata e dinë fare mirë se me një farsë të tillë opozita në çdo vend të botës mund të krijojë kriza. Pa pasur asnjë argument apo fakt, pa asnjë kuti të dëmtuar, pa asnjë komisioner apo vëzhgues që të raportojë parregullsi në zgjedhje, pa asnjë incident në ditën e votimit, me zgjedhje të certifikuara nga të gjitha institucionet brenda dhe jashtë vendit, vendos të bojkotojë Kuvendin dhe të mos njohë zgjedhjet. Edhe në vende si Danimarka, Suedia, Anglia, Holanda etj., që njihen për kulturën dhe standardin e lartë të zgjedhjeve, në rast se do të kishin ndonjë Edi Rama në krye të opozitës, që nuk do të njohë humbjen, mund të pësonin diçka të tillë, që ne ia kemi vënë emrin “krizë”, por që në të vërtetë e tillë nuk është. E them këtë sepse argumentin më të pabazë e dëgjova në një emision para disa ditësh nga një deputet i opozitës, që pyetjes së kolegut Alfred Peza se pse s’i dërgon e majta faktet, nëse ka, në prokurori iu përgjigj: “E po ne s’kemi fakte, sepse manipulimi ka qenë shumë i kamufluar. Faktet janë në kuti, kutitë duhen hapur, ne të gjejmë faktet dhe t’ia dërgojmë prokurorisë.” Se di si i thonë vetes politikanë ca tipa!! Por këta zotërinj, në rast se nuk kanë fakte, të paktën duhej të kishin një indicio dhe të mos kërkonin hapjen anapulla të kutive në të gjithë vendin, por të paktën në një rast të vetëm, që të lindte më pas nevoja për të bërë transparencën e pjesës tjetër. Sa për Ruzhdien, megjithëse po ndiqet nga prokuroria, ka ende të pathënat e veta, pavarësisht si i është servirur publikut nga mediet pranë kreut të opozitës. Në rast se do të shohim imazhet e braktisjes së zgjedhjeve në këtë zonë, do të vihen re se komisionerët që “u kërcënohej jeta” u morën nga njerëzit e Ruçit që aty me dy fuoristrada “Range-Rover-Vouge”, prodhim i viteve 2008–2009, që vlenin mbi 100 mijë euro secila. Goxha nder për dy komisionerë fshati! Nga ana tjetër, qoftë këta komisionerë, qoftë anëtarët e KZAZ-së në Fier pse nuk kërkuan ndihmën e policisë së këtij rrethi, e cila e kishte detyrim ligjor t’u përgjigjej në çdo kohë? Në rast se policia nuk ndërhynte, atëherë mund të kishin bërë denoncim në medie që atë ditë, të paktën kështu do të kishim ca hije dyshimi. Dhe e treta, me votim katër me tre, ku shumicën e kishin socialistët, KZAZ-ja vendos që të mos e dërgojë më vulën e qendrës së votimit në Ruzhdie, dhe kjo në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Pra, natyrshëm lind pyetja: mos vallë Ruzhdia ishte një skenar i parapërgatitur nga socialistët për të marrë një deputet më shumë në këtë qark? E dyta, pse KZAZ-ja nuk mori vendim për zëvendësimin e komisionerëve dhe kthimin e vulës si material shtetëror në vendin ku u hoq padrejtësisht, sipas ligjit. Pse nuk u bë denoncim në polici dhe më pas në prokurorinë e rrethit? Në rast se prokuroria do të punojë seriozisht dhe ta hetojë me themel këtë çështje, faktet do të dalin vetëm në favor të liderit të PS-së s’do të jenë.

Dhe diçka tjetër që është qesharake në këtë histori, është mbledhja në tryezë e aleatëve për të dalë më pas me protesta si formë presioni. E megjithëse ka që në dhjetor që protestat e opozitës u bënë legjendë (nuk mundi t’i organizonte as më 15 mars, ditën e shpërthimit të Gërdecit), sërish afati i tyre po shtyhet pa mbarim. E them këtë sepse, në rast se Edi Rama do të ishte një lider i konsoliduar dhe në rast se çështja e tij do të ishte e drejtë, mjaftonte jo një thirrje, por një fërshëllimë që të mblidhte militantët në shesh dhe ata që besojnë te një çështje e drejtë për të mos u shkulur më që aty dhe jo t’i degjeneronte protesta në disa dhjetëra persona të paguar, që flinin në çadra dhe kërcenin tallave në orët e vona të natës para Kryeministrisë. Njerëzit nuk janë budallenj, e kuptojnë se kjo nuk është më një çështje e tyre. Askush nuk të del në protestë sepse Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela apo Erion Veliaj ngelën jashtë Kuvendit dhe Rama s’na u bë dot kryeministër. Të themi të drejtën, Parlamenti po ia del për bukuri dhe pa këta brenda dhe ne s’po e ndiejmë shumë mungesën e tij si kryeministër, përkundrazi. Që të bësh protesta aq sa për të rrëzuar një qeveri, duhet të kesh një kauzë shumë të fortë. Por ky popull e di fort mirë se kjo maskaradë e krijuar artificialisht nga një grup njerëzish, që kontrollojnë PS-në, po rëndon së tepërmi së pari te vetë ata. Prandaj ata, të majtë a të djathtë qofshin, s’kanë ndër mend t’u përgjigjen më thirrjeve për protesta që s’dinë se çfarë kërkojnë. As kanë ndër mend të marrin pushkët, ashtu siç kërcënojnë trimat e Ramës, që të shohim sërish Gramozin, Artën, Skënderin apo Erionin në pushtet. Kjo tashmë po kthehet në një lojë aq qesharake, sa askush s’mund të parashikojë se çfarë do të shkruhet në librat e historisë në të ardhmen. Brezat s’do mund ta kuptojnë se si pas rënies së perdes së komunizmit paska ende njerëz që për hir të pushtetit kërkojnë të mbajnë peng një komb të tërë.

Gazeta Metropol

16 Komente

“E po ne s’kemi fakte, sepse manipulimi ka qenë shumë i kamufluar. Faktet janë në kuti, kutitë duhen hapur, ne të gjejmë faktet dhe t’ia dërgojmë prokurorisë.”

 

Ne fakt ky deputeti ka pasur te drejte.  Drejtesia keshtu funksionon ne pergjithesi.  Pershembull ta zeme se policia ka nje dyshim te thjeshte por pa bere ndonje hetim/pergjim ama qe dikush magazinon droge ne shtepine e tij, ajo bazuar mbi kete dyshim te thjeshte mund te shkoje te hyje e te bastise shtepine e atij personit duke thene qe droga e magazinuar per arrestimin e ketij personi gjendet brenda ne shtepi.

 Ou, pse mer i pakapshem ygjedhjet ne amerike keshtu funksionojne. Kur ska asnje fakt ngrihen komisione hetimore kot?

...do të vihen re se komisionerët që “u kërcënohej jeta” u morën nga njerëzit e Ruçit që aty me dy fuoristrada “Range-Rover-Vouge”, prodhim i viteve 2008–2009, që vlenin mbi 100 mijë euro secila...

Hmmm,

nese do e kishe perdorur si metafore mire  por mua me rezulton qe nje

Rover RANGE ROVER VOUGE

Stock No: 16286
Available
Export size: 8.63 m3
Price: USD 64,655
FOB Price: USD 65,211 ,

Kuotuar sot .

Mand jo cdo gje qe mund te thote nje deputet i mazhorances mund te jete e vertete. Shkrim si qesendisje me duket jo si analize. Ke çeduar apo duhet shkrujt keshtu me patjeter ? Per te paren nuk me vje mire hic, per te dyten te mirekuptoj.

Me pak fjale : nuk fillojne sot protestat sepse duhet mberritur ne kompromis. Pe duhet te leshoje PD. Ka nje muaj kohe deri nga mezi i Prillit. smiley

Gjynof qe i iqni komentet e vyera; t'shkume bebero.

Nga Mandi si individ, me minimalisht 1300 gram tru, jo nga mandi si "gazetar" do desha te dija nese vertet beson se Berisha nuk vodhi as mundi ne keto zgjedhje te shkuara?

"Ka nje muaj kohe deri nga mezi i Prillit." egzakt fare!

Koth, skam ceduar aspak, por ne ket fare feje qe eshte katandis opozita shqiptare..... . DHe mua sme vjen aspak mire qe vazhdoj merrem me kete ceshtje, por smund ta suportoj dot faktin se endrra kryeministrore e nje njeriu te na mbaje peng te gjitheve. Nje gormarllek me brire, qe po na ben qesharak ne syte e te gjitheve.  Dhe kete e kam bindje. 

E dyta qe nuk honeps dot ne tere kete histori eshte ideja se si nje parti politike, qe ka pasur 20 mije komisionere, po aq vezhgues, te mos kete asnje fakt manipulimi, dhe te kerkoje me force te verber te fuse sistemin ne krize. Une gazetar kam qene dhe ne vitin 2001, dhe e mbaj mend shume mire, se kur nje force politike nis te manipuloje zgjedhjet, shenjat duken qe ne oret e para te dites se votimit. Mbaj mend se si shkuan ne gjykate filmime te zones se alliasit, kutite e shqyera te burrelit, dhe masakra qe u be me komisioneret e durresit, dhe  druri qe hengren antaret e opozites ne Peqin nga Koseni i famshem. Dhe perseri asnje kuti nuk u hap, asnje rinumerim su be megjithese provat sheshit. Gjykatat i dhane jo pak por  rreth 87 deputete PS-se, dhe  Rama dilte e pallte ne mes te sheshit  "o dooooooooooktor" kur ky organizonte protestat  per manipulimin. 

Te thuash, se  jane kercenuar komisioneret  kur kishe ngritur force paralele me Pjerin Ndreun ne krye per te ruajtur votat, seshte e ndershme. As te akuzosh per blereje masive jo pak por 1/3 e antarefsise se PS, plot 20 mije komisionere, prap seshte e ndershme. Pse  ti koth mendon se politike eshte kjo........ E sa per Range Roverat, me te thene e kisha se bejne aq, po mund te kene qene dhe full optional, seshte nai cudi.

Ti chene meqe e doje pergjigjen nga une. Une nuk them qe sjane bere manipulime, por ato skane qene ne dem te Rames, te pakten nga ana e PD-se. I ka rene me qafe aleateve te vet, dhe le te ngrihen ata qe ta kerkojne. Rames dhe PS-se e kam bindje se si eshte hequr asnje vote.

Kisha kohe qe e kisha abandonuar peshkun, madje me paska humbur dhe adresa dhe u detyrova te hap nje adrese te re me montana..... arsyet, keta te peshkut jane shume selektive ne perzgjedhje. Kalofshi mire miq

"endrra kryeministrore e nje njeriu te na mbaje peng te gjitheve"

Mando, kot me t'pyt, per cer po t'ma endrra e rames peng ty personalisht?!!!!!!

Meqe m'sigurove ti se rames dhe ps si kan prek nji vote une u qetesova e s'ka nevoj me e kontrollu vet, me von doren ne plage si i i thone. Dil dhe ne tv dhe siguro dhe gjithe shqiperine e ta myllim ket muhabet se ty t'besojn t'gjith. Madje te besojne edhe qe asnje komisioner socialist s'eshte ble edhe ne ato raste (nja 34 kam degju) ku kane dale me zero. Tip 300-0 per pd dhe as vete komisioneret e ps s'paskan votu per ps. Siç duket eshte bo pune e paqme bindese ate dite dhe u kthyn vete keta ne minuten e fundit me deshiren e tyre.

Tashti sinqerisht, ene jezu krishtin se besoi njeri po u detyrun me e prek me pa ishte gjall a jo e jo me ti qe del e thu: Ps se preken, atyre tjerve po qe u ra krese.

Dhe seriozisht per budall na mer ti lale?

dicka me thoshte se duke lexuar kete shkrimin do te mesoja arsyen se perse Rama nuk i nis qe sot protestat. Pyes veten nga m'u krijua kjo pershtypje vallahi?

Që të bësh protesta aq sa për të rrëzuar një qeveri, duhet të kesh një kauzë shumë të fortë.

Po a ka kauz me te forte sesa te protestosh per vjedhjen e votes? Po mire o shoku gaztor a mund te na thuash nje kauz te forte per te rezuar nje qeveri?

Ah ju jeni bere te gjithe Fahri Ballija. Turp

montana.

Ju merreni me Ramen, politikani me i mire qe ka vendi yne ne keto 20 vjet demokraci. I vetmi qe lufton te nxjerr jashte "ligji" ish partin komuniste me vone e punes, e me vone se e vona, socialiste, nje qellim sublim ku asnje nga politikanet demokrat me Berishen ne krye nuk do ja arrinin qellimit.

Eshte i vetmi politikan qe e ka kuptuar se nuk mjafton te nderrosh emrin per ti shpetuar ligjit.

Eshte njesoj sikur Dritan Dajti te ndryshoje emrin, dhe te lirohet sepse nuk eshte Dritani i dikurshem.

Historia do shkruaje per Edi Ramen, si figura me e shquar qe solli demokracin ne vendin e shqiponjave.

Ne nje menyre apo tjeter, kjo parti PKSH-PPSH-PSSH = P3 do zhduket nga jeta politike Shqiptare, dhe meritat jane vetem te Edi Rames.

ej tashi mos ja fusim kot. Une e di shume mire qe kauza me e madhe eshte vota e lire, por jo cdo njeri qe thote ne tym "me kane vjedh votat" perfaqeson nje kauz. Car i mungonte Rames, qe ti ruante ne rast se ja kane vjedh. Une e kam thene dhe ne nje shkrim me pare qe vota 28 qershorit ska qene aq vote per qeverine, se sa vote kunder Rames.  Ashtu si thote ai, cdokush mund ta fuse sistemin ne kolaps. DHe pasi te numerohen, del PD dhe thote qe me duhen dhe nja 2 vjet te tjera, qe te numeroj serish votat se mendoj se sjane numeruar mire. PO ke fakte zoteri coi ne prokurori dhe mbyllet pazari.

Sa per ate qe Rama eshte politikani me i mire ej mos na beni me vjelle tashi. a mund te me thote Berberi se cfare paska kaq te jashtezakonshme ky tiipi. Kur i ka dale ndonjehere debatit politik ne krye. Pse sishte i zoti te organizonte fitoren e PS-se ne zgjedhjet e kaluara, pse u mor me luftera personale me LSI-ne, dhe nuk i beri ftese per bashkepunim. Pse PS skishte nje program.? Pse nuk  ndoqi standartin qe i kerkonte Nanos ne vitin 2005 qe mos rikandidonte per kryetar, pasi kishte humb zgjedhjet. PSe e percau p[artine, dhe u mbeshtet ne ca sumce, vetem per ti bere hije. Pse se pranon qe ka deshtuar si kryetar i PS-se, dhe se vendi ka kaq muaj pa opozite. Jane shume pyetje qe ste cojne ne modelin e politikanit me te mire.

Ah Gerc se harrova, me te kthy pergjigje. Sa per ate pse kane dale me zero, e para skane qene 34 po 17, dhe po te duash me jep adresen e emailit te dergoj se si jane ndare votat me zero. Ka vende dhe andej nga vlora apo gjirokastra ku PD ska marre asnje vote, madje as votat e komisionereve. rezultati i votave me zero ka qene 10 per PS-ne, kryesisht ne disa qendra te Shkodres, Kukes dhe Tropoje, dhe 7 per PD-ne, nderkohe qe ky numer ne vitin 2005  ishte 34. Dhe Rama seshte Jezu krishti, thjeshte do me cdo kusht te behet kryeminister, e ka si sfide personale

Rama, ne nje debat vjet (para zgjedhjeve) perpara tre gazetarve, deshtoi. Ata i benin pyetje konkrete dhe Rama seç tregonte nje liber. Biles dhe pyetjes per kryeminister, ai ju pergjegj se kryetari i partise zgjidhet automatikisht kryeminister, ne vend qe ti shmangej kesaj pyetje ose te thoshte se nuk e kam qellim kete detyre, biles sikur te thosh se per kryeminister kemi zgjedhur nje grua, do kish fituar me shum vota.   

dmth..pranohet qè janè vjedh votat..por nuk pranohet qè kèrkesèn pèr hapjen e kutive e bèn rama...mirè rama nuk paska tè drejtè(se èshtè i poshtèr),po unè e tè tjerè a kemi tè drejtè tè kèrkojmè tè shohin a kemi votuar apo jo?tè paktèn tè shajmè ramèn qè po na gènjen...ju roni me frikè o njerèz!!!

Rama: Në parlament dhe në protesta për transparencën TIRANE-Transperenca për zgjedhjet do të kërkohet nga socialistët në parlament dhe në protestat mbarëpopullore, kështu deklaroi sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në nisjen e mbledhjes së grupit të kësaj partie. Grupi u mblodh për të diskutuar nëse deputetet socialistë do të shkojnë në seancën parlamentare të radhës që do të mbahet pasdite.

“Ne do jemi bashkë me popullin opozitar në protestë, ndërsa parlementi do të jetë vendi ku do të kërkojmë të drejtën e tranparencës dhe për asgjë tjetër pasi vetëm nëpërmjet transparencës mund të zhbëhet kriza”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, PS do të vazhojë protestat pasi vendi është në një krizë që i ka rrënjët tek kutitë e 28 Qershorit. “Vendi është future në një krizë të thellë, kjo krizë i ka rrënjët në kutitë e mbyllura të 28 Qershorit. Po dëgjojmë përditë e më shumë gënjeshtra qeveritare dhe shqiptarët po kanë më pak mundësi për të jetuar”,

Rama theksoi se kriza nuk fshihet me premtit e qeverisë dhe se vetëm nëpërmjet trasnparencës bëhen realitet liritë. “ne do jemi bashkë me popullin në protesta, do e kërkojmë transparencën në parlament”, tha Rama.

Mbledhja e sotme e socialistave vjen pas refuzimit të nismës së tyre nga maxhoranca në seancën e 19 marsit, ligjvënësit socialistë janë vënë përballë një situate të re.
Kjo mbledhje e grupit parlamentar do të caktojë vetëm qëndrimin ndaj seancës së sotme plenare, pasi për marrëdhëniet në vijim do të vendosë Asambleja Kombëtare ditën e shtunë. Ajo çka kanë deklaruar deri tani qartazi socialistët është se do të vijojnë protestat.
Një alternim i protestave popullore me jetën parlamentare është sugjeruar tashmë si një nga rrugët më të mundshme dhe më të mira nga figura të ndryshme të PS-së.
Megjithatë pritet që vetë ligjvënësit të rrahin sot në mesditë mendimet dhe të dalin me një qëndrim zyrtar para nisjes së seancës parlamentare. Socialistët nuk do të marrin pjesë në komisionin hetimor të miratuar me votat e maxhorancës, por ndërkohë kërkojnë që PD-ja të tërheqë këtë vendim për t’i hapur rrugë kompromisit.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).