A ekziston nje letersi shqiptare fantastikoshkencore bashkekohore? Nese po, a mund te permendni ca autore? Faleminderit.

15 Komente

Aktualisht jo, te pakten keshtu duket po te kerkosh ne librarite tona. Dikur ka patur disa shkrimtare qe kane shkruar libra sci-fi. mbaj mend nje liber te shkruar nga Astrit Bishqemi me titull Nje udhetim i jashtezakonshem, ideja e te cilit duket sikur eshte kopjuar dhe perdorur ne filmin "the core" gati 20 vjet me vone. Ideja e nje shkrimtari tjeter shqiptar po te viteve 80, Thanas Qerama, me sakte tregimi i tij Ashensori qiellor, aktualisht eshte duke u zhvillur nga NASA. Te tjere shkrimtare kane qene Erion Hysenbegasi me Drejt Epsilonit te Eridanit, Alqi Kristo me Udhetim ne Kozmos e tjer qe nuk po me kujtohen. Per fat te keq kjo lloj letersie ne Shqiperi tashme eshte inegzistente.

Me kujtohet pak si neper mjegull ai libri qe udhetojne nen toke me nje tip mjeti qe kishte shpusa dhe therrmues shkembinjesh.. smiley

Eshte pikerisht libri Nje udhetim i jashtezakonshem i Astrit Bishqemit. Nendhesja si e quajne disa nga personazhet eshte fiks si prototipi fillestar i mjetit me te cilin shkojne drejt nuklit te tokes te "the core". si ne liber ashtu edhe te filmi "mjeti" peson nje aksident dhe perfundon ne nje hapesire boshe ku nuk mund te ece dot vete dhe ekuipazhi del jashte me "lopata" tek varianti shqiptar per te hapur rrugen. Ne film perdoren mjete te tjera pasi teknologjia ka hecur paea mbi 20 vjet nga libri i A.Bishqemit.

letërsi fantastike për fëmijë,  lexova një libër të Lenora Çipit "Libri i Hijeve" që më pëlqeu.

Libri i Alqi Kristos ka qenë i preferuari im.

Përkthime ka pasur shumë interesante, njëri nga të cilët ka qenë Spitali Kozmik, kurse tjetri ishte një përmbledhje me tregimet më të mira, përfshirë Isaac Asimov me atë tregimin rrënqethës për fëmijën prehistorik Timin dhe nënën moderne. Po ashtu Ray Bradbury ka qarkulluar shumë.

but no Star Trek! 

Brunilda Zllami: Dua

Nga faqja e shtepise botuese Toena

http://www.toena.com.al/toena/pub/Brunilda_Zllami_Dua1293.jpg

Një roman, në të cilin ndjenja e dashurisë është ndërthurur me fantastiken dhe shkencoren. Çdo gjë mund të arrihet, nëse dëshira është e madhe. Asgjë nuk është e pamundur, kur njeriut nuk i mungon vullneti dhe dashuria. Dashuria midis Rigelsit dhe Rashelës, personazheve kryesorë të këtij romani, merr kuptim vetëm atëherë kur ata mund të kthehen në vendin e të parëve të tyre.

 Rigelsi, Rashela jane personazhe shqiptare?  

Po aq sa jane shqiptare shumica e emrave te femijeve shqiptare sot, nga Amarildo-t tek Xheni-t?

Autore shqiptare tjeter, personazhe shqiptare tjeter. No?  smiley

 Jo xhanem, mire e ke ti, po ta marresh nga ajo ane, aspak fantastiko-shkencor libri smiley.

 librat e ketij lloji, jane te lidhura drejt per drejt me teknollogjine dhe shkencat. pra kjo lloj letersie apo kinematografie eshte e zhvilluar vetem atje ku edhe shkencat jane te zhvilluara.

ne vendin tone te prapambetur e te pa zhvilluar eshte pra e pamundur.

dhe aq me mire. smiley

Nuk di t'i pergjigjem kesaj pyetje, por te falenderoj qe e bere pasi fale saj shfletova pas kaq e kaq vitesh nje roman qe kisha lexuar kur isha i vogel, "Alarmet e qytetit Sdikuisht" te Bedri Dedes. Po sjell nje copez te shkeputur nga nje faqe e hapur rastesisht:

Te gjithe iken, hengren dhe rane per te fjetur te qete. Kryetari i qytetit Sdikuisht, Nalton Mrekullia, disa burra te tjere dhe Shtabi i Shamikuqeve nuk u larguan.

Kjo ishte hera e pare qe edhe keta nuk thane te verteten, sepse nuk kishte zbuluar asgje. Po duhej ruajtur gjumi i qytetareve. Po te mos iknin njerezit, neser nuk do te shkonin kalamajte per te mesuar. Nuk do te shkonin te punonin as prinderit. Nuk do te shitnin as dyqanet automatike te vetsherbimit. Me mire nje genjeshter pa zarar, apo gjithe qyteti ne alarm? Keshtu menduan dhe keshtu vendosen.

Kur mbeten vete, kryetari i Sdikuishtit u tha shamikuqeve:

- Kontrolloni menjehere katin e fundit dhe tarracen ne pallatin 1711! Na raportoni! Sapo te mbaroni pune, dijeni se helikopteri urban ju pret tek dera...

Pra, me sa dukej, sekreti fshihej ne katin e siperm dhe ne tarracen e pallatit 1711. Ky ishte mendimi i Zbulim Sigurtit. Helikopteri urban fluturoi pa zhurme dhe pas pese minutash u ul ne vend.

Per letersi fantastikoshkencore, ke gazeten Tema.

Ne kete gazete, nuk gjen as shkence as fantazi, po gjen fantashkenc.

Te rekomandoj qe mos ta blesh.

Ah c'me kujtuat 'Qytetin Sdikuisht' dhe armikun e perjetshem te tij "Helmegazine".

Sidoqofte, ka pasur nje roman fantashkence me duket me titull "Drejt Epsilonit te Eridanit" ku nji alien nga planeti Kato takon nje Shqiptar ne ndeshjen Partizani-Tirana dhe e merr me vete.smiley

drejt epsilonit te eridanit, nga arion hysenbegasi, e kam pas lexu dy here kur kam qene i vogel. ne fakt nuk ka ne te asnje planet kato, dhe as ndeshje partizani-tirana, po nejse smiley

Planeti Kato eshte tek Shetitje ne kozmos e Alqi Kristos. Alieni ben pyetje te "cuditshme" per ndeshjen. si C'eshte ajo gjeja e rrumbullaket qe ndjekin? apo pse zihen per ta cuar ate gjene ne rrjete (topin) kur njera skuader ta gjuaje deri sa te ngopet dhe pastaj te vazhdoje po ashtu edhe skuadra tjeter.....

Shetitje ne Kozmos eshte nga te paktet qe kam lexuar dhe me ka pelqyer shume. Mbaj mend fjalen "cilatipaket" ku Katiani permend te kaluaren e planetit te tij, "koha e cilatipakeve" smiley. Aty eshte dhe ideja ku banoret e nje planeti apo sateliti ku forca e rendeses ishte shume e vogel i leviznin ndertesat e banimit sipas qejfit. Imagjinojeni sa mire do ti bente kjo Tiranes apo Durresit smiley.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).