32 Komente

 Irushe, ndjese se te bera lemsh temen e poezise.

Borxhin qe ta permenda tek ajo teme, e ke lare me poezine qe prure.  

Per emisionin, duhet ta mbledh ca veten para se te jap ndonje pershtypje koherente.  Shije e keqe shume ... smiley

Monda mua vetem Kryemadhi mu duk me argumenta bindese smiley

ca thote qy programi?

Vallai keto programet e ketij species, dege me vete e majmunit austolopitekus ne zhdukje e siper, me kalimin e kohes po bejne regresion drejt fazes se zvarranikut...

Qellimi temes: kush i ka kref floket me bukur apo nje sprove durimi-1.5 ore -gruaja, e gruas, gruan, prej gruas smiley

skam nerva ta shof.

lexova emrat e pjesemarreseve.

Per mua paneli perbehet nga : Nje tufe me grifsha , dhe nje femer (Fioralba)

smiley

Dhe te humbasesh shprehje te tipit: Kur isha une ne Hollande...! Kur isha une ne Suedi....! smiley

nuk i humb moj nuse jo,

se kam pas fatin ti shof dhe here te tjera pjesmarrset, si dhe emisione te ngjashme me goca dhe cuna te bredh smiley

Pastaj, i kam vu vetes nji rregell, qe kur midis te tjereve merr pjese dhe Delina Fico, mos ta shof debatin. Nuk di pse me krijon nje gjendje shume te keqe ajo femer .

smiley

jam kurioze pse nuk te pelqen delina

nuk di a e shpjegoj dot me fjale apo jo, pse nuk me pelqen, por sidoqofte, dhe po ta shpjegoja, sikur nuk me duket vendi per ta bere smiley

por me le nje shije shume te keqe ajo femer, nuk di pse.

Po bohem ene une me keq se grate, por sapo pash qe ne panel ishte edhe Lajla Pernacka nuk pata nerva me e pa. Heren e fundit qe e pashe ne nje debat, mu ngriten nervat aq shume saqe fillova tu shajt e tui raf kot grune vetem se ishte femen. Po te ishin te gjitha femnat si Lajla me siguri do isha bo Klodi i BB. 

te marrte dreqi berbero smiley

ok smiley, sidoqofte pyetja ime  ishte e sinqerte

smiley

e di

kto duhet te kishin ndenjur te gjitha ne shpi edhe te benin secila nga nje kek, pervec asaj Fjoralbes.

 Monda mua vetem Kryemadhi mu duk me argumenta bindese Big Grin

:o

Me argumente te tipit: "me behen duart gjak duke prere sallaten e domatet."  Apo dibranet bejne ligjin dhe arkitekturen ne shtepi se u thone burrave ku ta vene lavamanin ... Irushe, ke humor te eger shume lol.

Bashkohem me peshqit me larte qe vecuan Fjoralben.  Foli pak (se ku te linin) por sakte, ose dhe nqs s'ishe dakort me te, te pakten me qetesi.

Per te tjerat, Teuta Arifi do i bente nder te madh shume femrave shqiptare qe jane ne jeten publike, te jepte ca leksione, ne te pakten komunikim ne publik. 

Qe ne nje emision me tematike aq te rendesishme, te reduktohet fokusi i bisedes ne djalit tim te vogel i bleva se me tha shitesja kepuce me ngjyra, te le pa fjale.  U harxhua aq shume kohe me dhunen ndaj burrave, apo me "te me shaj nenen mua ajo ..." (Kryemadhi) dhe nuk u permenden faktore te tjere si prostitucioni, apo edhe diskriminimi ne punesim me lajmerim gazetash te tipit "aplikueset te kene fotografi ballore e trupore" ... ishte vertete e dhimbshme ta ndiqje.  

Vetem prania e Monika Kokemadhit  eshte argumenti me bindes per te mos harxhuar kohen ne ndjekjen e asaj bisede. Medet!

 smiley

  Kryemadhi ishte koherente, ndaj pikepamjet e saj i mbronte mire smiley. Sikur Kryemadhi te ishte me qendrimin e Fjoralbes dhe te thoshte: "Te me shaje nenen ajo mua...?" ath s'do ishte bindese smiley

 Eshte kjo kontradikte qe perceptohet te ajo qe mbron feminilitetin po ulerin me sa ka ne koke pa e ngacmuar njeri, vajhalli ti thone ndonje gje me shume, te ajo tjetra qe shkruan artikuj per femrat  po per tu informuar per 8 Marsin (gazetare e, jo punetore ne rrobaqepesi!) shkon te vikipedia para emisionit. Dhe ne gjithe ate mishmash, asnje s'ju pergjigj zoterise prezantues sa here u drejtohej ironikisht. As Fjoralba!

  p.s: emisioni s'ishte per te bindur mua dhe ty smiley

Kur te thashe te tema tjeter qe fillimi ishte i dhimbshem, te wikipedia e kisha fjalen, e pastaj te Kryemadhi dhe 8 Marsi i protestes per te drejten e votes etj etj etj.  

Per Blendin, cfare te thuash aman: Desh me rrahu o se i hapa deren.  

Per koherencen e Kryemadhit, vallai i bie si me thene qe Goebbels ishte bilbil nga goja smiley

 Ky duket sikur i zgjedh enkas keto qe fton, se s'le rast pa thene: Obobo grate!

po sigurisht o iris,

dhe jo vetem me grate, por gati ne cdo debat qe ka ne studion e tij.

emisioni dhe disktuimi futet ne ato shina ku e fut moderatori. Ai orkestron pikerisht ne menyre te tille qe muhabeti te degjeneroje, gati ne cdo emsion te tij

Te kishite nje moderator tjeter, te hajrit, emisionet e qelbta te Fevziut skishin pse te ishin ashtu. 

Ai eshte koka e emisionit, dhe peshku e dini qe qelbet nga koka.

Eshte bere seriozisht i peshtire.....

 Dakort Ije, (kur do ndryshosh pseudonim?  Une po e bojkotoj kete smiley)

Fenomeni Fevziu dihet.  Bile ju qe jeni atje dhe e shihni me shume e dini shume me mire.  

Por ne asnje menyre nuk do i shfajesoja argumentat, shfokusimi i tematikes, me fajin e moderimit.  

E pashe edhe une fillimin mbreme! Nja 10-15 min gjithsej se me tej m'u bene nervat me bigudina. Irisi tha qe "wiki eshte enciklopedi", pastaj s'la llaf te huaj pa qit nga goja. Kjo jep mesim ne Fakultet :O ! Te tjerat t'gjitha model Laje (me perjashtim te Fjoralbes dakort!).

Puna eshte mos me i mund burrat tuj u ba si burrat, se c'u pa mbasandej.

Ndihme!!!!!! A ka ndonje lajm zbavites keto dite?! Po sikur t'hapnim ndonje teme fustanesh?

 Teme fustanesh?  E ke pare dokumentarin "Valentino: Perandori i Fundit"? 

Finis, megjjithese nuk doja, i dhashe te drejte Irisit qe me shtyu ta degjoja deri ne fund.  Duhet pare.  Duhet kuptuar pse roli i femres ne shoqerine shqiptare eshte aty ku eshte sot.  Dhe akoma me teper, u duhet dhene e drejta femrave, nenave qe zgjedhin te dalin per nje kafe a qe marrin mimoza ate dite, se sa te ngulen para televizorit per te pare se si "u qahen hallet" ne ate far feje.  

ok, per shoqerine do ta bej smiley Puna eshte se i di llaf per llaf ato qe mund te thone. Si s'te habisin, qofte edhe pak?! Prandaj e keqja eshte me terheqese se mediokriteti, se te pakten te habit me nuancat e veta.

p.s. Jo dokumentarin s'e kam pare, por kam pare ekspoziten qe u hap ketu me veshjet e tij nder vite. Me shkoi mendja te fustanet ngaqe po shihja mbreme sitin e cmimeve Oscar dhe pashe nja dy qe me pelqyen shume-shume smiley

Shikoje, megjithese te kam zili qe ke pare ekspoziten e artistit jo "tribal" e te eger smiley.

Une s'para i ndjek emisionet shqiptare, keshtu qe jam ne faze habije.  

@ Dorina, shembulli i konviktit me ra keq, se ne ate moment rashe dakort me Kryemadhin, and that alone was scary.  

 

Tragji-komedi...

Pervec Fjoralbes te gjitha te tjerat kishin ardh me nerva (do kene pas shume ene per te lare). Argumenta me pa kuptim nuk me kishin degjuar veshet, p.sh nuk me rreh burri se une jam ne pune Surprise

Shembulli Erisit per pervojen e saj ne dyqanin e kepuceve dhe ilustrimi i Ajoles (qe e kemi te edukume nga njerkedheu) persa i perket puneve e gatimit qe benin vete cunat ne "konvikt" i vune kapakun diskutimit.

Shume zhurme ... sepse m'u kujtua ajo ke Pallati 176 "...ulu aty ti, oj  kjo, xhebe xhebe xhebe!" (jo xhibi)

minuta 55.

Shehu: Se si do shkonte mbledhja e Byrose Politike dhe cili do te ishte fundi i tij, ne cfare menyre do te perfundonte, ate nuk e di dhe nuk mund ta perfytyroj. Po per t’u eliminuar, do eliminohej. Si do realizohej eleminimi i tij, eshte tjeter ceshtje, dhe kjo e kalon fantazine time. Por une do te thosha qe deri ate nate, po edhe me heret ne ato jave, e kam ndier qe ai njeri psikologjikisht ndodhej ne rrugen e vetvrasjes, ishte nje njeri qe mund te kryente vetvrasje. Ishte nje njeri i tjetersuar.

Fevziu: Ky ishte nje perceptim qe e kishin edhe anetare te tjere te familjes?

Shehu: Po.

Fevziu: Personalisht, si ishte ai? Ishte nje njeri I forte, qe rezistonte?

Shehu: I forte? Cdo me thene i forte? Puna eshte qe tradita qe kemi ne shqiptaret dhe qe ka edhe politika shqiptare, ose qe ka pasur, nuk e di si e ka tani, eshte qe me pushke ne dore dhe me kallashnikov, jemi trima, ama kurajo civile s’kemi. Kjo eshte kultura politike qe kemi ne.

Fevziu: Qe do te thote e perkthyer, ne kete rast?

Shehu: Qe kur tjetri eshte me i pushtetshem, dhe kerkon te te poshteroje, t’i thuash “ne djall te vesh!”. Kete s’e kemi. Kjo mungon. Aq me teper ne ate sistem totalitar. Eshte tjeter gje kur lufton me pushke ne dore. Edhe sot e kesaj dite, kur kapim kallashnikovin. Por, nga ana tjeter, shiko cfare ndodh, me prirje nenshtrimi qe vazhdojne te ekzistojne ne shoqerine shqiptare ndaj njerezve te pushtetshem. Se si pushtetaret, edhe sot e kesaj dite qe jemi ne demokraci, here pas here ne njefare menyre tallen ose fyejne opinionin publik.

menyra se si ky Fevziu ka arritur kete rol intervistues qe ka eshte enigme per mua. e gjej pa takt profesional, dhe here here te pa-edukate.

min 86:

Fevziu: Po Enver Hoxha, cili ishte shkalla e tij e njohjes se letersise dhe e kultures?

Shehu: E gjykoj nga menyra se si citonte burimet e ndryshme, dhe mendoj se ishte njeri krejtesisht medioker si formim intelektual.

Fevziu: Nderkohe, ju keni shkruar se ai kishte nje biblioteke te pasur… .

Shehu: Po, biblioteken e kishte te pasur. Mund te lexosh, mund te shfletosh, po varet se sa aftesi ke per te asimiluar.

Fevziu: Po gjykimi juaj per librat e tij?

Shehu: Besoj se eshte e tepert te flas. Mbushur me genjeshtra, nje mistifikim komplet i historise se Shqiperise. E si mund te ishin ndryshe? Protagionisti kryesor i nje regjimi tejet represiv kerkon qe te shkruaje historine. Nuk jane interesante veprat e tij ne vetvete, por fakti qe ne moshen 70 vjec, ky njeri zbulon se mund te shkruaje libra teorike dhe ben paralelizma mes vetes se tij dhe Leninit, qe nga titujt e librave qe ve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).