s'kam me cte lexoj tani per tani dhe do doja ndonje keshille per ndonje liber interesant, mundesisht jo te ndonje autori klasik.

16 Komente

 Jam Jane Austen "fan" dhe sa here e shikoj ne Barns & Nobles "Pride and Prejudice and Zombies" me kap tmerri lol.  Jo ai pe llahtari, por nga aspekti "purist" i leximit te Austen.  

Ia vle pe verteti?

thanks!

ishin me të vërtetë të mirë? se i kam marrë e lënë 100 herë në dyqan.

lefty, shih edhe Terry Pratchett (cilindo libër të gjesh)

Se fundi kam lexuar :"E penguara"e Ismail Kadarese.Nder me te bukrit e tij,me siguri me i miri pas 90-es.Eshte si kurre ndonjehere i embel,me nje dashuri te pafund per njerezit.

pavarsisht tematikes, natyres te librit, autorit etj, a quhet nqse robi lexon format eBook ose degjon audio-books?

Nqse kerkoni, kto audio books njehere jane jo pak kurse eBooks jane me mijera. Sot qe secili mban kaj iPod var n'qafe nuk eshte alternative e keqe mgjte prape...sikur ka nji gjo qe nuk shkon...menyra klasike e leximit nuk ka me u zhduk kollaj mgjse statistikat thone qe shitjet e librave kane renie.

Monda, Blete

Nuk eshte per ju.

Vajza e madhe (10-11) lexon non-stop, nder te tjera gjojna si:

Lemony Snicket: A series of unfortunate events.

Psoudonymous Bosch: 1. this book is not good for you 2. the name of this book is secret 3. if you're reading this book is too late smiley

..kuptohet dhe kto vampirizmat post herripoteriale. kto lloj librash i tha mrena dites.

keshtu qe kjo lajn of writing got me interested and since I prefer easy reading over reading(kto dite po lexoj nga halli Mimesis te Auerbach qe duhet ta kishim lexu ne shkolle ne shqiperi dhe jo tashi kur etjetj smiley thash ti pararend asaj.

shpresoj qe mbasi ti vije rradha të lexoje varizmat me lart, te kerkoje te lexoje Prajdin dhe Abben prej verteti. e shef?... stile, stile dynjaja.

tashi i rekomandova, meqe nuk ishin klasik (por fare prane) dhe lexohen shpejt çëfështi, argetues si filmat me Maxingazeta (kom harru si shkruhet ky emri)

Flor, une kam pas pak probleme me Jane Austin prej verteti, prandaj nuk e di nese do te me mbanin nervat edhe nje Mr. Darcy Zombie hunter smiley

Pa sa per tmerr/vampira/perralla/romanca (trash lit), hec ke lala se jom eksperte dhe nuk me vjen hic turp ta them. (kam ca tituj librash per gocen tende kur te behet 18)

kjo teme me vjen fort per shtat.

Nese me "klasik" nuk nenkupton thjesht "i njohur", jam e sigurt qe "Women" te Ch. Bukowski-t do ta çosh deri ne fund. Eshte perkthyer edhe ne shqip me titullin "Femrat".

Perndryshe provo "Millenium Trilogy" te Stieg Larsson-it. Mbulon potencialisht nevojat mesatare vjetore per lexime te 90% te lexuesve smiley

pikerisht une nje shkrimtar te stilit te bukowskit po kerkoj.te tijat i kam lexuar.me klasik nuk kuptoj thjesht te njohur, e kam me shume me kohen qe eshte shkruar. do te doja ndonje liber kontemporan, boll jam zhytur neper libra >70 vjecare! anyway grazie!

Provo G. Parise. Ne mos gaboj "L'odeur du sang" ia kane perkthyer titullin ne frengj.

Trilogjia e Larsson-it eshte e nje-dy vjeteve me pare.

Shif, prap finis je tu na ul ne lexuesve hipokritë smiley

Nuk e kuptoj pse vazhdon ta besh ket dallim. edhe kto leximet tona kane filozofi mrena, sickollogji mrena, pershkrime dhe aksion madje kane içik me shume fantazi pa lene menjane emocionin dhe rrahjet e zemres.

pse na bje ne qafe per shijet tona, kur ato jane me eksluzive dhe me ekskuizite se te lexuesve te themi te veprave klasike te llojit tuaj (kto po vertet qe plotesojne 90% te nevojave mesatare te lexuesve).

finis, kishe gje me Interview with the vampire - chronicles apo ta zeme frankenstein?

Ps. blete. Une ndalova kur e kapa veten tu lexu Vampiri Armando te Ana Pilafit.

Jo, jo, me vjen keq qe e mendon keshtu punen! Sinqerisht e kam!

Trilogjine e kam lexuar edhe vete. Fjalen e kisha tek sasia e faqeve (te pakten 2000). Kaq! Kam punuar ne librari per njefare kohe dhe pohimi ishte thjesht statistike nga pervoja.

Qe te kuptoja pak a shume anetarin qe shtron kerkesen, hapa te shihja edhe temat qe ka ndjekur ne profil dhe dhashe dy tituj qe m'u duk se mund t'i pelqenin.

mire me mire se shaka bejme..ska qeder smiley

Meqe jeto m'froncet, une sapo fillova "Capitalisme et schizophrenie" nga Gilles Deleuze dhe Felix Guattari. Nje liber qe e prezanton veten si i shkruar nga nje pafundesi autoresh, nje liber qe nuk ka as subjekt as objekt, qe nuk ka as signifiant as signifie. Nje liber qe ne prelud pohon se ideologjia nuk ka ekzistuar kurre...

Te shohim si eshte, se fillimi duket i guxmishem

 

Ah unë jam "kafshuar" prej kohësh. Thuaj ç'të duash, po Ana Pilafi ta tjerr kaq bukur përrallën sa të huton fare. Kur të rritem edhe unë ashtu dua të bëhem.

Stieg Larson e kam lexuar edhe unë. Shumë vëmendjethithës.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).