Ne nje sondazh te kryer nga "Instituti i sociologjise" pyetjes "Cfare duhet per te qene i suksesshem ne Shqiperine e sotme" 49.6%  e te anketuarve i jane pergjigjur "Te arsimohesh mire". 14.4% thone "Te jesh me fat", 12.4%, "Te punosh shume". "Te kesh shoke/miq" arrin 9.3%. Vetem 1.5% e shqiptareve te anketuar pergjigjen se per te qene i suksesshem ne Shqiperine e sotme duhet "te jesh tip xhambazi/matrapazi". Rezultatet e sondazhit, duket sikur tregojne qe shqiptaret kane sistem te shendetshem vlerash, arsim dhe pune.

Arsimi dhe puna e garantojne suksesin ne menyre te ndershme, atehere c'mund te themi per kunjin popullor "Ndershmeria virtyt i budallait"?

 

56 Komente

Arsimi dhe puna i japin atij që s'di dhe që s'ka, idenë se ka mësuar dhe ka arritur diçka më tepër se ç'do kishte po të ngelej i paarsimuar ose pa punë.
Vetëm budallenjtë kujtojnë se kanë arritur diçka.

Shqiptaret  ka 50 vjet qe ja kane  marre doren dubel standartit: te shprehin ate qe ju kerkohet (sipas standarit) dhe te mendojne/veprojne sipas praktikes utilitare: te del mire me mashtrim dhe xhambazllik-valoja.

Nese i referohemi hierarkise se vlerave ne realitet ne perspektiven e te qenit i sukseshem (te besh pasuri  e prokopi, kariere dhe para ), ndershmeria padyshim eshte nga fundi dhe me te drejte konsiderohet "vyrtiti budallait". Po te analizojme rezultatet e sondazhit c fare del: treguesin mbi arsimin e besoj te jete real sepse arsimimin shqiptaret e vleresojne (si inerci edhe e te kaluares ) dhe kete e deshmon edhe lulezimi arsimit privat.

Keta 12.4 % qe thone "Te punosh mire" u ka ngel sahati ne moralin komunist : puna eshte nder dhe lavdi dhe ala s`kane marre vesh se  sot /puna e ndershme eshte pune  ...uti/ pune te mire ka hajduti (me pushtet e me licence ) 

Pergjigjia e atyre qe mendojne se celsi suksesit eshte te kesh miq duket shume larg asaj qe besohet realisht. Per mua kjo shifer duhet te ishte diku ke  60-70 %.  Jo me kot jemi shpikesit e shprehjes: me mire nje mik sesa nje ciflik. E modifikuar ne kontesktin e kohes , institucioni "mikut" ka marre nuanca te reja si militant, nepotizem, krahinarizem,klientelizem.

Te kesh fat-dmth te te bjere shansi te martohesh me cunin e kryeministrit ose papritur baba te behet deputet. Suksesi eshte i garantuar.

Sikur eshte njeri qe ka pas fat se ka mare gocen e kryeministrit smiley

Hehe keta te anketuarit e shtetit perendimor te kujtojne ato femrat qe kur pyeten se cfare kerkojne ne nje mashkull, vijojne me listen shabllo (i zgjuar, i ndjeshem, i dashur, shakaxhi, i kujdesshem etj), por ne realitet shkojne mbas rrugacit arrogant dhe mosperfilles.

Hehe bukur e qendisur qerrata! smiley

Nga e thena ne te bere, eshte ne mes nje det i tere....

Studimet ne pergjithesi thone qe treguesi me i mire eshte 'delayed gratification', pra sa duam te investojme te e ardhmja sot, duke ditur se shperblimi do vonoje pak. Sa me shume te jesh i gatshem te punosh sot per te marre shperblim neser (dhe jo dje) aq me shume ka shans te jesh i suksesshem ne jete. Flasim ne pergjithesi, pastaj ka perjashtime patjeter. Keshtu qe ajo 12.4% 'te punosh shume' me duket pak e ulet...

"Cfare duhet per te qene i suksesshem ne Shqiperine e sotme" 49.6%  e te anketuarve i jane pergjigjur "Te arsimohesh mire"

 

e megjithate, shumica e shqiptareve jane matrapaze, hajdute,nepotista,te dhunshem dhe te gjithe te jashteligjshem....

Kete historine e ndershmerise si virtyt i budallait, me duket se e ka shpikur nje shkrimtar i njohur por s'po me kujtohet emri... apo e ka pasur fjalen per "trimerine", s'e mbaj mend, vertet...

Mopasani ka qene patjeter.

even dostoyevsky

 atehere c'mund te themi per kunjin popullor "Ndershmeria virtyt i budallait"?

atehere kjo tregon se ne  jemi nje populli pandershem edhe kur pergjigjemi pyetjeve te sondazhit

Blend. A ke nigju shprehjen "cun i mire, i shkreti"?

Mor kjo s'është gjë hiç. Mua ma heqin petllën kur thonë: "Është e pastër, pisja!"

atehere c'mund te themi per kunjin popullor "Ndershmeria virtyt i budallait"?

dmth se jemi popull i zgjuar

(para se me qit syte me ndonje perfundim) : A ka kush info me shume mbi kete studim? (sample size dhe aspektet e tjera te lidhura me metodologjine) Faleminderit.

Greket thone nje shprehje :- ne jete me mire te quajne manga(qerata), sesa kajmenos(i gjore).....

"ndershmeria virtyt i budallait" nuk eshte perfundim i drejte, meqense budallai = i poshter, del si perfundim se ndershmeria eshte virtyt i te poshtrit.

blendi mendoj se jemi eksperte te doulethink-ut dhe doublespeak-ut.

edhe ke humb fare smiley

trop, se mos vetem Blendi, edhe ti ke humb si kripa ne det.

miremjes i here... smiley

ne fillore me duket ne lenden e diturise kemi mesuar si perftohet kripa nga uji i detit: vetem nje burim nxehtesie duhet, dhe del kripa e bardhe si bora smiley

nje oxhak bubulak si ai ke "vila 31" mjafton per te nxjerre kripen? smiley

ja dhe 9.3% sukses e futem ne thes smiley

ne jemi popull me qaq vlera, sa dhe ne nje sondazh anonim matemi tre here para se te themi te verteten, dhe kur e themi, e themi te modifikuar...

tani, ne themi qe "ndershmeria eshte virtyt i budallait", por themi qe dhe "sinqeriteti eshte virtyt i budallait". Ia beri njeri pyetjen atyre te intervistuarve nese ishin budallenj apo jo? Se nese jo, vaj halli me ndershmerine dhe sinqeritetin ne pergjigje...

 

ne jemi popull me qaq vlera, sa dhe ne nje sondazh anonim matemi tre here para se te themi te verteten, dhe kur e themi, e themi te modifikuar...

E po, il popolo ( thenksin veja ku te dush) albanese, ka dhe fjalen e urte:  "Bej si them une, mos bej si bej une". Sepse une them qe ndershmeria eshte nje nga virtytet me te larta te shqyptarrit, sepse keshtu me kane mesuar qe duhet te them, por ama kur na e do puna, behemi te gjithe "jovan bregu" par exelence...

Shto ketu edhe "besen (aka Besa e Shqiptarit)" e te pabeseve! smiley

Pastaj te ndershmit i thone "sy lesh" ose "leshko" ne  Shqiperi! Sikur pyetja te ishte!

A jeni leshko? Pergjigja do te ishte Jo. A jeni i ndershem? Pergjigja Po

Tani i ndershem = leshko por pergjigjet te ndryshme! Ec e merre vesh ku qendron e verteta! smiley

Njeriu qe ka vlera mund t'ja lejoje vetes te jete i ndershem pasi pozita e tije i sigurohet nga aftesite profesionale dhe karakteriale.

Zakonisht varferia deformon njerezit, si pasoje e kesaj profesionalisht kam ndeshur shume me teper njerez te pandershem ne Shqiperi sesa ne ambientin e punes ne perendim. Privatisht shqiptari ka vlera qe une i vleresoj shume, profesionalisht kam ngelur e zhgenjyer...

shqiptaret nuk kane ndertuar ndonjehere civilizim per te kuptuar se c`jane vyrtytet....(ne thjesht kemi mbijetuar) dhe ne vyrtytet e kombeve qe jetojne per mbijetese mjafton te jesh i pandershem dhe djallezor per te ngrene nje cope buke.

 

kurse kombe te tjera mendojne ndryshe per vyrtytet....

ja se c`thote nje filozof gjerman..

njeriu duhet te kete njekohesisht 3 vyrtyte baze per te ndertuar qyteterim dhe progres..

femija  - gamilja - luani

1-te femija te marrim sinjqeritetin

2-te gamilja te marrim peshat e renda qe ajo mban mbi kurriz

3-te luani te marrim egersine per te mbrojtur 2 vyrtytet e para

 

O Eri c'nenkupton me civilizim ti qe na thuake qe Shqiptaret s'kane virtyte sepse s'kane ndertuar civilizim?

"O Eri c'nenkupton me civilizim"

 

ate qe nenkupton e gjithe bota e civilizuar..

gjendje te mire sociale, respektimi i individualitetit, shkence,art,ekonomi, politike, etj

nuk eshte nevoja te pyesesh mua per te tilla gjera....mund ti shohesh vete ne perendim e ti krahasosh me shqiperine, dhe te nxjerresh konkluzione...

ajo qe calon ne kombin tone si pengese per te ecur ne krah te shteteve te civilizuara eshte pikerisht sistemi i vlerave qe ne kemi si komb...

Eh paske kuptim te ceket athere...Shikoji dhe njehere mire virtytet e Shqiptare se jane te lashta po aq sa koha vete...Civilizmi nuk ndertohet vetem nga jashte, por ndertohet dhe nga brenda...

Civilizmi nuk ndertohet vetem nga jashte, por ndertohet dhe nga brenda...

per ke vyrtyt te brendeshem e ke fjalen?????per lirine e shprehjes????per dhunen????per patriarkalizmin????per injorancen????per intolerancen???per fodullizmin????per hakmarrjen????per posesivitetin????per kulturen ligjore???

 

apo per shkencen shqiptare??per artin????per teknologjine???per politiken???per ekonomine???etjjj

 

 

O djalosh, leri pikepyetjet dhe meso me shume per historine e vendit tend.  Pse banoret e shtetit perendimor jane degjeneruar totalisht per 45 vjet duke u perdhunuar me nje ideologji perverse sllave, kjo nuk do te thote qe nuk kane pasur asnjehere vlera.  Si fillim, fakti qe i kane mbijetuar pushtimive, luftrave, asimilimit e shume idelogjive perverse e akoma kane nje identitet te qarte e te paster, eshte nje vlere teper e madhe.  Per me shume sic te thashe, duhet te studiosh historine dhe kulturen e popullit tend...

historine e kam lexuar...por ti perpiqu tu pergjigjesh pyetjeve te parashtruara...e jo te besh pergjithesime pa kuptim....

"djalli ndodhet ne detaje"

ne gjithe historine tone ne nuk kemi prodhuar ndonje gje qe te jete bere vlere universale....por megjithate keto nuk kane rendesi sot ne 2010

NUK TE PYET NJERI SI KE QENE POR SI JE....

O Eri, edhe fete Semite jane bera "vlera" universale, por kjo nuk do te thote se jane vlera me vertet...Lexoje prap ate fjaline mbi civilizimin e brendshem se aty gjendet thelbi...

dmth..gjithe ajo eksperiece mijera vjecare e kombit tone ne prodhimin e "vyrtyteve" kujt i sherbeu?????? kur sot jemi kombi me i pacivilizuar i europes????

sepse popujt qe gjate eksperiences se tyre ne mijera vite, kane prodhuar vyrtyte te verteta, ata popuj e rimarrin vehten shume shpejt nga marrezite e historise....(shembull gjermania...apo cekia pas komunizmit)

"Ndershmeria virtyt i budallait"?

Si ne shume raste, pergjigja sipas meje eshte, VARET ...

i ndershem kundrejt kujt (familjarit, shokut te mire, kolegut....mashtruesit, te paftyrit ,qylaxhiut ...) ?

i ndershem per cfare ( kauze morale, fetare...biznes, politike...)

Nji spekulator(ne tregjet financiare) thote qe per raporte afatmesme/afatgjate(sociale,biznesi) ndershmeria pagon gjithmone.

Me pak fjale, ndershmeria varet nga tipi i lojes: win-win, loje me shume zero....

Kjo implikon që nuk je ti që vendos mënyrën tënde të sjelljes, por tjetri.

Sakte,

duke lene menjane ate 'politikish korrekt' dhe duke nisur gjithmone me premisen per nje bote te ndershme, natyra njerezore dhe jeta implikojne qe nuk mund te izolohemi nga cka na rrethon me mbajt 'pastertine absolute' te nje virtyti si ndershmeria, e pikerisht kur nderveprimi i detyrueshem me individe ose ambiente jo te ndershme ndryshojne tek ne ekuilibrin e ndershmerise, atehere qellimi i sakrifices se ndershmerise sime  mund te justifikohet me ndeshkimin e pandershmerise ne paramendim te anes tjeter. Ndryshe, do te ishte impotence dhe dominimi i pandershmerise.

Kur nis nje raport me nje individ/ambient, jam i ndershem deri ne prove te kundert, sepse keshtu gjejme edhe te tjere te ngjashem, cka jep mundesi per nje ambient social/ekonomik me te jetueshem.

Po t'a shtjellojme me thelle e me gjere, njeriun e vene ne levizje dy gjera, interesi(moral e material)  dhe frika, te cilat derivojne nga rregullat e lojes(legjislacioni ne fuqi). Funksionimi(mire/keq) i institucioneve eshte pasqyra e sjelljes se secilit prej nesh.

per sa kohe qe shqiptari do mendoje qe ndershmeria eshte virtut i budallait,  per aq kohe dhe do vazhdoje te pshurri poshte urave...

"...per aq kohe dhe do vazhdoje te pshurri poshte urave..."

Motra! Ç'janë këto fjalë të pista që në mëngjes?!!!

Kush janë ato shqiptarë që të kanë dëshpëruar kaq shumë? Thashë që ta pi këtë të bekuar kafe duke lexuar ndonjë fjalë të mirë, por mbeta pa mend.

po jo cba, se kjo eshte mendesia e shqiptarit prandaj jemi ketu ku jemi

kush punon me korrektesi eshte budalla

kush respekton familjen dhe s'ka dashnore eshte mbrapa bote

kush hedh letrat ne kosh e shohin si alien ose si shitmendes

etj etj

p.s

nuk e kam per zakon te flas me fjale te tilla, por njehere me lejohet dhe mua

p,s1

mund edhe  te mos e lexosh ( qe te mos te te mbetet kafja ne fyt e kam fjalen)

 

Ke te drejte. Pislleku me pisllek del!

Para 20 vjeteve te fusnin ne burg per nje fjale goje (Ja , psh ty qe u revoltove). Vrisnin pellumbat se nuk kishin per te ngrënë. Vidhnin luget ne restorant, etj, etj.

Sic e shikon, sidoqofte dicka eshte permiresuar.

Ditë të mira paskëtaj vijnë

Lum kush të rrojë...

 

 

????

hmm, nejse

 Me gjithë ato pikeçuditëse si çengelë, me zure kafen ne fyt. Apo s'më mori dhe El Che në telefon për të më thënë se të shtunën do të zbarkojë në Shijak.

E sheh që nuk duhen humbur shprehsat. 

mos me lexo athere !!!!!

Si te mos te te lexoj?!!! Ti je e vetmja shqiptare qe punon me korrektesi, qe respekton familjen dhe nuk ke dashnor, qe hedh letrat ne kosh... 

Hej O Teprizmeeee, O Nohije (Ana), mos me leni takime zilindjellse per ne "refugjatet" se ju shkriva!

Tepri, shkove me pune te "lagjia" ime ti apo akoma nuk jeni shperngul?

Liso, pse merzitesh, mer lal? Vila 31 aty eshte edhe kur te vish ti... speca te skuq me gjize, ferges, ullinj, vere... do me tjeter? smiley

Nohije, une? qyqja, qyqja... sa emer te shemtut me ke gjet... smiley

Kèto shprehjet qè po lexoj  mè kujtojnè njè histori..vjen njè i huaj nè shqipèri,hera e parè..dhe shoqèruesi e pèrcjell nè vendet e qytetet e shqipèrisè nga veriu e deri nè jug..nè fund kur po e pèrcjell nè aeroport e pyet pèr pèrshtypjen qè i la vendi,dhe ky i pèrgjigjet duke i thènè se vend i bukur, njerèz tè mirè e mikpritès..por disi i çuditshèm...pothuajse tè gjithè njerzit kanè tè njèjtin mbiemèr..shoqèruesi e pyet: si paskemi tè njèjtin mbiemèr?..po ja thotè ai,kudo qè tè shkosh dègjon tè flitet pèr kètè z.MUTI...evgjit i m..,lab i m..,malok i m..,çam i m.. etj etj etj...

cba po te bej nje sqarim ketu ( meqe nuk me pelqen te luaj piset ashtu sic ben ti)

dje te kundershtova tek ajo tema sepse mendoj ndryshe nga ty

sepse shpesh kur shkruan te shoh shume te kompleksuar  nga komunizmi, sepse gjithcka, cdo ndryshim, cdo risi ne shoqerine shqiptare ti e lidh panevojshmerisht me komunizmin...

nuk ishte absolutisht per mungese respekti, ashtu sic e ke marre ti dhe ashtu sic ia paske msymyr sot me nje mllef te cuditshem dhe te frikshem gjithashtu

une e kam zakon t'i respektoj ata qe mendojne ndryshe nga une, dhe ne dallim nga ty, nuk i bej armiq

shpresoj qe adminet te mos e fshijne kete qe shkrova

dhe gjtihashtu te them qe ketej e tutje nuk do te ta drejtoj me fjalen

 

Flo, nuk e mendova qe do ta merrje kaq seriozisht. Te kerkoj ndjese. Kjo nuk do te thote qe ti te ndryshosh mendim. Qe ketej tej e tutje mos ma drejto fjalen. 

aktualisht jemi tu punu rruges per te lagjja jote smiley, 'migrant' (mesova qe ky ishte termi i ri per refugjatet ne itali, medemek, internally Misplaced within mother rome).

kshu kshu, tu prit per ty dhe lagjen tate ina, tu majt zjarrin nez smiley

je qi je ,

bli i mulli kavje mer burre smiley

jepja te dashmes ne france pastaj ta maje mullinin ne prehen e ta bluje kaven , se ka lezet smiley

Nohije, shemtia e emrit o shenje respekti. Ka qe thone "Kush te rref te do", kurse una jom mo "i bute" e them vetem "Kush te shemto emrin te respekto" hahahahahaha

Pastaj ne rastin tat ishte vetem "perkthim" i emrit ne Tironcçe (ana=nohi)

Nuk se s'me pelqeu dhe mua, jo... anzi, me lezetoi shume... lool

rrofsh, rrofsh smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).