Një ngastër me diell...

 

Nëna ime,
ka një recetë për lumturinë…

më flet për të,
me duart e zbardhura,
zhytur, në brumin që mbrujt në tepsi…

ajo shton kursyeshëm;
pak ujë… pak miell…
…çdo gjë me masë…

e shtriq brumin kujdesshëm në tepsi,
pastaj e ndan në ngastra…

një copë… për ëndrat…
një… për fitoret…
një tjetër…. për humbjet…

nëna vizaton me pirun,
nga një diell të vogël, për çdo ngastër…

e fut tepsinë në furrë,
pastaj kthehet rrëmbimthi nga unë,
…më urdhëron, prerë;
të ndjek recetën e saj me çdo kusht…

recetën… që ka shpikur për lumturinë time…

p.s.

sot eshte 8 mars,

feministet do protestojne,

ndersa te tjerat do msymin grupe-grupe, restoranteve te Tiranes, do pine e do behen xurxull, e kur te dalin, ashtu te lena jashte vemendjes mashkullore, do genjejne veten qe i "gjujti"  i pari "handsome" qe u kaloi perbri...

2 Komente

një copë… për ëndrat…
një… për fitoret…
një tjetër…. për humbjet…

nëna vizaton me pirun,
nga një diell të vogël, për çdo ngastër…
 

 

Che tenerezza flo! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).