Personalisht, fakti qe jemi pjestar i Konferences Nderkombetare Islamike, nuk me ka pelqyer asnjehere. Duhet te theksoi qe vi nga nje familje "muslimane", muslimane vetem ne emer sepse asnje nga pjestaret e familjes sime nuk ka shkelur ne nje xhami. Qekur lexova fjalet e mencura te te madhit Pashko Vasa ne klasat e tetevjecares, e kam shikuar veten, se pari, si Shqiptar dhe pastaj si Musliman. Tashme feja nuk ka asnje relevance ne jeten time, madje e quaj veten ateist.

Nuk kam paragjykime ndaj fese islamike, dhe arsyeja pse u distancova nga feja e nga Zoti nuk ka te beje fare me bujen qe kjo fe ka bere keto 10 vitet e fundit. Vec mendoj qe nje vend si Shqiperia, e cila krenohet me lirine dhe mirekuptimin fetar, nuk duhet te jete pjestare e nje organizate fetare. Mendoj qe Z. Berisha, kur na futi ne OIC, shpresonte qe anetaresimi ne kete organizate do te sillte investime nga shtetet arabike dhe shtete te tjera islamike. Kemi afersisht 14 vjet qe jemi pjestar i kesaj organizate, dhe investimi me i madh qe kane bere ne Shqiperi, jane minaretet e reja ne gati cdo qytet te Shqiperise. Ohh harrova ate aeroportin ne Kukes!! Le te mos harrojme qe pervec Shqiperise, vetem nje pjestar tjeter i kesaj organizate e ka njohur Kosoven si shtet te pavarur.

Ndoshta po tregohem pak naiv dhe mosmirenjohes. Por mendoj qe eshte nje gabim i madh, ne nje kohe kur Shqiptaret po i kthehen vazhdimisht perendimin dhe Evropes per frymezim dhe nje model jetese, qeverite tona kerkojne investime nga shtete islamike te cilat nuk jane njohur kurre per liri personale apo demokraci te vertete apo ecuri teknologjike. Nje faktor tjeter qe ka ndikuar ne opinionin tim, eshte vete fakti qe shumica dermuese e Shqiptareve, nuk jane fetar, sidomos ata individe qe mendojne qe te jesh musliman do te thote vetem nje dreke te madhe ne diten e Bajramit dhe asgje tjeter.

Se fundi, do te thoja qe nuk mendoj qe ne nuk kemi asgje te perbashket me vendet pjestare te OIC; une e di, nga ekperienca ime personale qe ne nuk kemi asgje te perbashket me qytetaret e ketyre vendeve.

24 Komente

Nuk prishet gjiza po ndenjem..puna ishte te mos kishim hy, po tani qe jena mren s'ke ci bo.

 Kafr, sa komente do bohen k'tu ke kjo tema thu? smiley

 

23 ?

Po duke pas parasysh: kutiat, depozitat, greqine...besoj se 20 komente do jene shumesmiley

 Albanian free thinking  pse e vret mendjen kaq shume?

JO

Kur do te dalim qe te blej nje shishe shampanje t'a kem gati?

Kot keshtu nje pyetje kam une.A jemi pjes e ndonje organizate kristiane si shtet??Mbasi po ta marresh holl holle keta shkelin te drejten time si agnostik dhe te drejtene te krishterve me pjesmarrjen ne kete organizat.Pra njelloj ndarje me dashje nga vet qeverria.Besoj se nuk duhet te jemi pjestar te asnje lloj organizate me karakter te theksuar fetar.

Patrioto,

kerkese per aderim ne OKI ka bere dhe Rusia, ndaj jo vetem ti por dhe shume te tjere mo i shikoni kaq perciptas gjerat.

Ato vende e para jane shume (63 me duket, s'jam i sigurt), dhe e dyta s'eshte vetem afganistani si shembull aty,

por ka vende qe vertet dhe vende si Greqia dhe Rusia (qe jane vende fetare si shembylltyre e iranit ne boten kristiane) kane mardhenie shume te mira tregtare dhe politike.

Ndaj peshq mo i shikoni kaq lete gjerat, dhe per kete une i mbeshtes vendimet e fundit te qeverise per perfaqsim me ambasada ne vendet kryesore te OKI.

Ndaj peshq mo i shikoni kaq lete gjerat, dhe per kete une i mbeshtes vendimet e fundit te qeverise per perfaqsim me ambasada ne vendet kryesore te OKI."

Ambasadat jane pune tjeter dhe OKI eshte pune tjeter! Ambasadat vendosen me bisedime midis diplomateve. Asgje te keqe deri ketu! smiley

Ndersa per futjen ne OKI duhej referendum. Ne qofte se shumica thoshte PO atehere le te futet Shqiperia ne OKI. Asnje politikan qofte president, kryeminister, minister e cdo lloj nuk ka te drejte te firmose ne emer te popullit pa marre lejen e popullit nepermjet referendumit! Vetem mbreterit firmosin pa lejen e askujt tjeter!

Ja ka marre doren mire Sali Berisha sepse askush nuk e hap gojen! Nje here firmos ne koke te vet per OKI, nje here i fal detin Greqise, prit tani kur te firmose per shitjen e grave te bukura tek Berlusconi!  smiley

 

Rusia, oooooooooo, Rusia e Madhe ka bere kerkese dhe jo referendum per te qene antare me te drejta te plota  e OKI, a keni ju logjike ne ato qe flisni apo diskutoni vetem se kini inat berishen.

E nese diskutimin e beni vetem per inat te Berishes e jo duke pare te mirat apo te keqet qe perfiton Shqiperia nga ky aderim, une pa frik u akuzoj se jeni te verber.

@ vlonjati - mua nuk me behet vone as per Salo as per Nano, as per Edi ose Meta and soj dhe sorrollop smiley Te gjithe derrat nje surrat kane! Per hir te demokracise asnje individ/pushtetar kushdo qofte nuk ka te drejte te firmose/vendose ne emer te popullit. Populli vendos nepermjet votimit dhe vetem populli!  Pushtetaret jane te detyruar te respektojne vullnetin e popullit. Nga ana tjeter nuk eshte aspak logjike te marresh Rusine si shembull per te bere pune me mend!

Qe te themi te verteten nuk eshte se pjesemarrja ne ate konference ka pasur ndonje impakt kushedi se cfar ne aspektin institucional apo ligjor te vendit. Pra impakti i pjesemarrjes ne kete org ka qene i kufizuar tek ngritja e minareve, autopallantet arabe ne mes te qyteteve tona etj pa shume ndikim ne jeten tone, por gjithsesi te cuditshme. Ne pergjithesi impakti megjithese i vogel ka qene negativ. Disa mund te thoshin edhe per shkak te imazhit, qe te qenurit ne ate org nuk pasqyron realitetin historik kulturor e tradicional te popullit shqipetar, por kujt i plasi c'mendojne te huajt, se e kemi provuar qe edhe buk t'ju japim, gure do na gjuajn. Te pakten te shpresojm qe mbrapa skenave politikisht dhe diplomatikisht te kete pasur impakt pozitiv per Shqiperine, perndryshe do te me dukej nje vendim shume i cuditshem.

Ide shume e mire.  Me hamendje une do te thoja qe ne shtetin perendimor, nuk ka as 1% mysliman.   Plus qe perfitimet tone politiko-ekonomike jane inegzistente nga aderimi  ne kete organizate, e vetem kemi asimilim kulturor te banoreve te shtetit perendimor.

Ca do te thuash me *shtetin perndimor?

Shteti i viseve perendimore te Shqiperise i njohur nga Traktati i Londres me kufijte e sotcem administrative ne Dhjetor te 1913.

OK  smiley

Me sa di une shqiperia nuk ka humbur gje duke qene pjesetare e kesaj organizate, sic nuk ka humbur gje duke qene organizate e vendeve frankofone, apo sic Tirane nuk humbet shume ne rast se behet sister cities me nje qytet qe nuk eshte njohur shume per advancimin teknologjike.

E dyta, menyra se si shume nga keto pyetje behen te le per te deshiruar, por kjo gje nuk mund te diskutohet shume ketu. Harrin te themi qe pyetesi vetem tek Wikipedia te kishte vajtur do gjente me shume ne lidhje me temen qe sjelle, se nuk pres shume te ket lexuar gazeta dhe libra.

E treta, i qenit ne OIC nuk ka te beje kaq shume me hapjen e 2500 minariteve vetem ne 5 vitet e fundit ne Shqiperi, sic nuk ka te beje as me hapjen e kishrave, dhe as me ardhjen e neo-kristianeve te tipit amerikan. Gjithashtu, vendet e kesaj organizateje kane investuar me shume ne shqiperi nga thjeshte xhamira dhe aeroport kukesi, per shembull Hotel Butrinti ne Sarande, AlbTelecom, qendra biznesi ne Tirane, por, dhe njehere, te futem ne diskutim te tille vetem me budalla do behem. Se dhe 50 miliarde euro keto vende te kishin sjelle ne shqiperi, nuk do ta benin nga qe jemi pjese e OIC por nga qe ato vende shikojne mundesi biznesi.

Sec ka nje koicidence midis atyre qe na futen ne OIC dhe atyre qe tani kerkojne te na nxjerin nga OCI

ATA JANE TE NJEJTIT NJEREZ

Eshte e njejta koicidence me ata qe na sollen Janullatosin dhe pastaj bene referendum per ta larguar

ATA JANE PRAPE TE NJEJTIT NJEREZ

Eshte e njeta koicidence me ata qe kerkuan qe UCK te mos  lidhej me perendimin por te lidheshim me vellezerit e Lindjes se Mesme  dhe pastaj po ata njerez  u bene sherbetore te zellshem me sy mbyllur te perendimit

ATA JANE PRAPE PO ATA NJEREZ

Po e njejta koicidence me ata qe ne 1996 kerkonin te investohej vetem nga Lindja e Mesme se valla xhybet dhe qylafet e atyre te lindjes po ti shkundim bien vetem florinj tani po ata thone se me lindjen nuk na lidh azgje ne jemi 100% bile dhe me DNA perendimore

ATA JANE PRAPE  PO ATA NJEREZ

Dhe shume kocidenca te tilla qe te ben te mendosh nese  eshte thjesht koicidence po keto behen me qellim qe "ne" tju sulemi "juve" e "ju" te na suleni "ne". Qe une te themi "po" dhe Po-ja ime te "ofendoj" shume te ndjeshmit  "juve" qe "ju" pastaj te thoni "JO" dhe me shume se kaq Une te them se ju kerkoni diskriminimin tim dhe ju te thoni se une kerkoj diskriminimin tuaj. Qe "une" te akuzoj ty se je terrorist e "ti" "mua" se jam tradhetar.  E keshtu si ne nje bar ku dy pire ja futin me grusht njeri tjeterit vetem e vetem se kamarejeri i dha njerit per te pire dhe tjeterit jo.

THUA VERTET KETO BEHEN ME QELLIM?

Qafir Arnaut - 8 Mar 2010 - 7:56pm

 

Nuk prishet gjiza po ndenjem..puna ishte te mos kishim hy, po tani qe jena mren s'ke ci bo.

Thenia e dites

Tani duam te dalim se ka ndodhur ndonje gje apo se do kishte qene me mire te mos hynim?

Nqs kjo organizate nuk kerkon ndonje gje qe bie ndesh me c'fare duam/pranojme/synojme/enderrojme si shtet dhe komb dhe meqe kemi nje popullate mjaft te madhe te besimit myslyman, une nuk shoh ndonje te keqe nga pjesmarrja ne te. Sa per argumentin se kjo nuk ben figure te mire meqe duam te hyjme ne Evrope, duke lene menjane faktin se sa 'politically incorrect' eshte t'a thuash kete, fshati qe duket nuk do kallauz, dmth nqs nje popullate myslymane eshte problem per Evropen, si  me pjesmarrje, si pa pjesmarrje, problem do jete.

Disclaimer: une nuk e besoj nje gje te tille, duke qene se ne qartesisht kemi anuar nga Perendimi keto kohet e fundit dhe kjo pavaresisht nga besimi. Megjithate, doren ne zjarr nuk e ve, po nqs rregullohen gjithe te tjerat dhe mbetet vetem kjo si arsye, them se kjo nuk do n'a pengonte per integrim.

... them se kjo nuk do n'a pengonte per integrim.!

C'fare po e pengon Turqine?

 

Agent, me shkoi patjeter mendja te rasti iTurqise, se eshte vertet e veshtire te harrohet edhe pas qindra vjetesh rrethimi i Vjenes...megjithate, nuk jam gati t'ja ve vulen se ka edhe te tjera kritere qe Turqia nuk i ka arritur akoma si dhe ke Greqine qe ka 'lobby' te forte.

Edhe nqs provohet qe ky eshte faktori i vetem (dmth nqs te gjitha kriteret e tjera plotesohen dhe prape Turqia refuzohet) prape them se nuk eshte e njejta situate, nuk perbejme as nje popullate aq te madhe sa Turqia, as nje fuqi qofte ekonomike, ushtarake, politike, kulturore, me nje 'critical mass' te krahasueshme me te.

Megjithate, koha do t'a tregoje...

dhe meqe kemi nje popullate mjaft te madhe te besimit myslyman

Si e konstatove kete?

Ide e shkelqyer. sa me larg  injorances. ktheni koken nga Europa o te mjere.

nevoja per te marre pjese ne ate konference eshte aq sa ka nje peshk nevoje t'i jape bicikletes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).