Përmes këtij reagimi duam të sjellim në vëmendjen e publikut shqiptar, e veçanërisht në vëmendjen e qeverisë, gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet rruga nacionale Fier – Vlorë. Rruga, që është një prej arterieve më të rëndësishme të infrastrukturës kombëtare, është bërë thuajse e pakalueshme në tërë gjatësinë e saj, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për udhëtarët, si dhe duke shkatërruar mjetet motorike. 

I kujtojmë qeverisë se jemi tanimë në Mars, dhe për më pak se 3 muaj hapet sezoni turistik, që e kthen seksionin Fier – Vlorë në rrugën më të përdorur në Shqipëri për periudhën Maj - Shtator. Po ashtu i kujtojmë publikut dhe qeverisë se fillimet e punimeve të rrugës Fier – Vlorë janë inauguruar qysh në vitin 2007, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale. Prej asaj kohe, shumë rrugë të tjera janë ndërtuar e prishur, ndërsa asnjë progres nuk ka ndodhur në këtë aks shumë të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore të vendit. Nëse mazhoranca qeverisëse pretendon se e ka turizmin prioritet, nuk mund të lejojë që kjo rrugë të mbetet në të tilla nivele të mjerueshme të denja vetëm për vende të botës së tretë.  

Qeveria gjithashtu duhet t’i largohet kompleksit që ka me Vlorën. Teksa nuk heziton të shpenzojë pafund fonde për rrugë dytësore nëpër fshatra e komuna ku ka fituar elektoralisht, qeveria duhet t’i shpjegojë popullsisë së Vlorës, qarkut më turistik të vendit, se përse po e lë të izoluar prej pjesës tjetër të vendit. Edhe njëherë i bëjmë thirrje qeverisë, Ministrisë së Transporteve, dhe përfaqësuesve të qarkut të Vlorës në Kuvend, që të marrin masa të menjëhershme për riparimin e rrugës ekzistuese, si dhe për nisjen e ndërtimit të rrugës së re. Qytetarët e bizneset e Vlorës që paguajnë taksat e kontribuojnë në ekonominë kombëtare nuk meritojnë të diskriminohen për bindjet e tyre politike dhe rezultatet e dobëta elektorale të qeverisë.

 

*Genci Kojdheli është anëtar i grupimit politik G99

5 Komente

Genco, hic mos e vrit mendjen, u tha u ba. Te jap nje ide, shif mos i ofroni argites apo metes nej prone anej ka dhermiu se bohet rruga fet e fet, sic u bo ajo e lalzit. Sa per turizmin, kjo pune osh zgjidh se turizmi arrin vetem deri m'durres, aty ku zbarkojne falangat e shallvarexhinjve......

 O shok deri ne vere hapet rruga e re qe kalon nga Levani, prandaj nuk ka njeri arsye per te hedh leke te rruga e vjeter!

Or taij , e ke me te ndigjume ket qe po thue, apo me te vertete qeveria e malokut do me na e bo surprize per vere ene me rastin e liberalizimit te vizave? Sipas llogarive te mija, kjo rruge nuk mbaron perpara veres 2013 sepse duhet qe njehere maloku ta inaguroje ashtu ne ndertim me te tijet venalinj, pastaj ta inaguroje perseri me te tijet nga jashte, ene masanaj me punu ene ndonje vit e gjysem tjeter.   smiley

Endrity; "... O shok deri ne vere hapet rruga e re qe kalon nga Levani, prandaj nuk ka njeri arsye per te hedh leke te rruga e vjeter!.."  

 

Me nje fjale, shoferat u dashkan qe te presin deri ne vere. Po ketu ne perendim, pse i mirmbajne rruget e vjetra.  çdo rruge ka rendesine e vet.  

 Ore Endrity mos je gje ti Mati i Ri nga Anglia? Ore ju angloshqiptaret po me habisni qe e dini situaten ne vend me mire se ne qe jetojme ketu...me sa di une Google Earth e perditeson nje here ne 2-3 vjet harten, nga u bete kaq te zote ju mor amon! Sa per dijenine tende as 30% te punimeve nuk jam bere, kete gje e kam degjuar "live" nga drejtori austriak. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).