Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një në katër fëmijë vuan nga mbipesha. Studimi nga OBSH, i pari me karakter kombëtar, tregon se në Shqipëri, 4 % e fëmijëve 8-10 vjeç janë obezë, ndërsa rreth 16% e tyre janë mbi peshë.

 

Edhe pse të dhënat mbi obezitetin në Shqipëri janë në nivelet minimale krahasuar me Europën, pasi në vendin tonë obezët përbëjnë 4% të fëmijëve, krahasuar me 4-6% në Europë, obeziteti mbetet gjithsesi një kërcënim serioz.

Burimi: Balkanweb.

21 Komente

dhe ne c'menyre 16%  = 1 në 4, shoku Balkanweb?

Ne fakt i bie 20% sepse, sipas tyre "4 % e fëmijëve 8-10 vjeç janë obezë, ndërsa rreth 16% e tyre janë mbi peshë." Pra 16% jane mbi peshe, por nje 4% eshte ende me keq. Sigurisht kjo nuk cfajeson faktin qe stafi ala-Anila i balkanweb-it i shkruan gjerat mbrapsht: duhej filluar me 16% pastaj 4%-ci i grupit me te shendoshe. Dhe prape sikur i bie 1 ne 5. Por 1 ne 4 eshte me bombastiko-gazeta-shitese.

Sa bukur qe edhe fjalen "obeze" e paskemi vjedh. Vec kjo na kishte ngel me duket.

Pse, nuk i bie qe grupi i femijeve mbi peshe t'i perfshije obezet?

Pse vetem femijet...? smiley

@tropizma, obez dhe mbipeshe nuk jane e njejta gje.

Sa per te dhenat nuk po m'duket keq 1 ne 4. Me c'kam pare kur kam qene me pushime, femijet pallohen me pica dhe pije te gazuara e te sheqerosura. Sikur mireqenia te ishte ca me e larte, me i larte do ishte edhe obeziteti. Shume familje nuk i plotesojne dot te gjitha pergjigjet e "Car do hash, car do pish te keqen mami (apo babi)".

BMI (Body Mass Index) Categories:

    * Underweight = <18.5
    * Normal weight = 18.5-24.9
    * Overweight = 25-29.9
    * Obesity = BMI of 30 or greater

Me shume ketu: http://www.nhlbisupport.com/bmi/
 

Mireqenia nuk qendron t'i japesh pica e kola femijes sa here ka deshire, por t'i japesh ushqim te shumllojshem e te eikuilibruar.

Kendej nga obeziteti me sh vuajne shtresat e uleta, se ato qe kane mireqenie. Kush ka mireqenien i bie mbrapa ushqimit bio me the e te thashe. Madje, neper restorante, nje pjate te madhe sallate ta shesin me cmimin e nje pjate makaronash a pice. Nuk eshte ceshtje te mbushesh barkun, por ceshtje qe te mbetesh i shendetshem.

Problemi eshte se ne Shqiperi mungon sh vetedija per te krijuar nje kulture te ngreni te shendetshem. Mediat mund te benin vertet sh ne kete drejtim.

 

p.s. po ne parlament, sa eshte raporti i mbipeshllinjve? smiley

E gjitha eshte ceshtje kulture dhe informacioni dhe sigurisht fukaralleku. Nje pjese e madhe e miletit ne shqiperi eshte akoma ne nivelin viteve 80-90 kur rame ne coca cola e cokollata si derri ne miser.

Ky eshte nje problem global. Ja nje shembull nga lajmet e sotme.

http://www.cbsnews.com/stories/2010/03/0...

 Edhe ne Indi e Kine, qe njiheshin si vende me popullsi nenpeshe, tani po regjistrohen me miliona femije me mbipeshe. Dikur diabeti (njesoj si Shqiperia) nuk njihej ne keto vende, ndersa tani diabeti po njeh rritje ne menyre alarmante. 

Stafi i Balkanweb eshte 40% analfabet.

Une do te thoja: "ju ka zene truri dhjame" qe te shkoje edhe me temen...  smiley

 

E ka fajin jeta sedentare dhe sallami serb qe hane gjithe diten...

Fajin e ka gjithashtu edhe kultura e te ngrenit dhe guzhina shqiptare. Cdo gje skuqet, sa me shume vaj aq me mire. Te rriturit ne fund i rrasim edhe nga nji fernet per ta ul dhe pastaj shkojme e i fusim nga nji gjume dreke.

---------------

Tashti nja dy fjale per numrat:

Nje ne kater vuan nga mbipesha - 25%

Fëmijët 8-10 vjeç obezë - 4%

Fëmijët 8-10 vjeç me mbipeshe - 16%

a ka njeri qe i lidh keto numra?

 

 

1 në 4 fëmijë shqiptarë është mbipeshë

4 ne 1 politikane shqiptare jane mbi peshe ( kemi me shume politikane se numuri i  politikaneve)

2 ne 2 zyrtare shqiptare jane mbi peshe

2 ne 1 gazetare shqiptare jane mbi peshe  ( kemi me shume gazetare se numuri i  gazetareve)

0 ne 1 popull fukara eshte mbi peshe

 

16% e tyre janë mbi peshë

Besoj se te gjitha jane thene....

Po te tjeret si jane peshuar ne qofte se nuk jane mbi peshe?

Se besoj se mund te peshohesh duke e mbajtur peshen ne krah, duhet te jesh mbi peshe pak a shume.

Ore te njejten gje kishte edhe Media e shkruar edhe elektronike perfshi edhe stacionet televizive ne Amerike.

Vetem se e kishin vene gishtin me zgjauarsi tek Justifikimi ngritjes se taksave ndaj SODES smiley

Mire ketu u gjet e keqja po ne Shqipri eshte gjetur apo akoma.

Hajde ngjala qe kemi qene ...as nje pike dhjami .

Pune vrap e kenge . Ushqim bio or bio , gjalpi gjalpe qe tret gurin , qumshti qumesht qe zbardh nurin , veza veze qe ben pulen , pula pule qe ha guret smiley

Donim mutrat e Europes ne qe vajtem prishem e lame pa mbjelle Tokat pas ideve te te marreve . Pika ju rente se damllaja eshte teper smiley .

 Duam parate e teperta te Kapitalisteve e t'jua marrim nga droga qe te pijme koka kola te keqen mami smiley

Pune ore pune dhe obeziteti te ha mune !

mire 1 ne 5 qenka mbi peshe, po barkthare do qe interesante te dihej sa jane...

Leje solo se lexova ket ke blogu juj sot edhe me trishtoi

;" href="http://www.facebook.com/notes/viktorija-sekreti/kushtuar-kalamajve-qe-e-gdhijne-ne-kembet-e-pesembedhjetekateshit-ervin-hatibi/383718416981">

KUSHTUAR KALAMAJVE QE E GDHIJNE NE KEMBET E "PESEMBEDHJETEKATESHIT" (Ervin Hatibi)

 

Nates
Vezullojne si peshq jetet tona
I diktojme me avullin tek hov
Nga goja
Tek brof si gisht femije
Prej vrimes ne corap

I ftohti
Me tri pale dhemballe
Shtrengon duart e popullit si me prange
I ftohti po ashtu mpiks e zbardh
vesen e erret mbi trotuar

Naten dimerore ne qytete
Drita ka marre yjet mbi vete
Si cuna te rinj nga provinca
E i puneson
Ne shkronja tabelash me neon
Bar “London”
Taverna “Blue Sky”,”Alfa Bank”
Hotel “Tirana International”
Shpejtesise se drites i kercen persiper
Anglisht
Pingul i ftohti si nje luzme me pinguine
Qe hidhen vrik nga kati i pesembedhjete
Me koke
dhjetra mije cope pinguine te tejdukshem
Ne ere
Qyteti bombardohet me frigorifere. Te gjithe ne prize

Ne kembe te hotelit
I fshihen qiellit
Femije pa shtepi
Veshtrojne shkronjat neper graffiti
Elektrike
Derisa syte u digjen prej asaj drite
U behen hi
E keshtu ne ate erresi/nis i merr
Gjumi i nates/e i grumbullon
Me autobusin e vet transparent
Xhamathyer/pa shofer

Mos i fol shoferit meqe s’ekziston
Nderro pozicion ne cdo stacion
Qe te mos mpihesh rrotullohu nga pak
Nga e djathta ne te majte
Si nje qengj ne hell symbyllur{sikur enderron}
Me hurin permes vetes qengji, si vija
Kur S-ne e dollarit penetron

kur isha me i vogel, shkronja g
Me ngjante me nje milingone
Pastaj s-ne shikoja qe ne fakt eshte nje dhelper
A-te jane arinj
F-ja ngjan me nje kafshe krejt tjeter
Gjirafe
Po ti ke ftohte, e vec kesaj
Nuk di as te lexosh
Mbyll syte dhe mbush koken me prushe bosh
Tabelash drite
Ku alfabeti rri nuseron
Mbi nje karrige elektrike
Ti mbeshtillesh me teper
Pas qenit qe fle
Bri dritareve te kuzhines se hotelit
Jeni mbeshtjelle
Ambalazhe per banane apo artikuj te tjere
Femije dhe prape femije!Nise te trashegosh boten
Duke u nisur nga i ftohti
Ngroh syte me reklama
Nxjerr avull nga goja dhe je femije
Nise ta trashegosh jeten tone, shoqerine
Per fryme
Nen shkronja nomade qe ecin gjithe naten
E u shmangen shume fjaleve per te dale ketu
Neper elektro-graffiti banale komerciale
Dhe hutohesh;
nje hallkez e vogel je, ne zinxhirin
E te ftohtit klasor
Qe deshmojne
Te gjithe
perfshire dhe ata qe s’merdhijne
Nje halkez ende prej ari je
kapur ne renditje me nje qen
Dhe ai prej ari te ftohur krejt
Kapur rresht, perdore zinxhir
m
Me dyzinat e lypsave te mitur, prostitutave
Me cmim te lire
Dhe me gjunjet te ngrira si gjinj morgjesh ato
Patrullojne krahehapur, te gatshme per t’u vrare
Ne shesh-masakrat e qyteteve te nates anembane

Rrethuar
Nga yjet prej neoni limoni
Te flamurit festiv evropian

Te ftohurit ne kete bote
Jane vete i ftohti
Jane ky zinxhir mishi prej politike dhe moti
Zinxhir ashensori
Vertikal trashegimie qe na vjen thelle nga historia
Qe nxjerr turma-turma me asfiksi
nga zgafelle e minierave fytyrendrakur
Per ne transhete adoleshente te luftes se pare,me debore
U lidhet per kercinjsh reumatike roberve rremtare
Ne galere
Nje zinxhir me ar minierash
Per sahatin me qostek te lare ne ar
Te Bakuinit, Cese, Karlosit-Ilic
Bombe, flamur, draper, cekic
Ti nuk e kupton kete siklet qe vjen
Nga poshte ajrit
E te lidh
Pandalshem-pastaj gishtat nuk jane me te tute
Ke doren tende ne xhep, s’eshte hajdut
Ti vec shtyn orteqet e bardhenjta
Te frymes
Qe te zgjatohen rreth fytyres
Si mjekra fallco
E plakut paftyre te vitit te ri

Te kesh ftohte
Do te thote
Se s’di gje per ty njeri
Gjalle ne bote
Qeveria dhe media te fsheh
Si monedha ne kek
Ne darken e bamiresise se fundvitit. Te fshehin
Pas se vertetes se hidhur te druve te shtetit
Emri yt si formula e gazit te perditshem
Harruar neper tuba
Verret
Perdhe neper zorret e Rusise apo Algjerise qe ha qebap
Me mishin e vet
Teksa luhatet e dridhet bursa
Ti ke ftohte, jo femijet e atyre qe te zhdukin
Nga ekranet, kopertinat me reklama/madama
Nuk merdhin femija
Qe si kangure mbartin ne fund
Te matrioshkes se moshes. Si ca gladiatore te penduar
Te afrohen kokezbuluar ngadale
Pronare kantieresh, qeveritare
Me helmetat e medha publike ne duar

Femije si ti behen sapo i mallengjen ndonje
vjershe e perkthyer apo gote shampanje
Femije,por qe s’kane ftohte si ti jane
ministra, vipa, mendimtare zyrtare
Trashegimtare shtate brezash
Rojtaresh pylli qe ngrohen
Me vatrat te ndezura
Si festa,
Me drute stive
Ata
Qe na vene revolucionin si alternative
Per te na qeverisur me friken nga ai
Ata qe na trembin me anarkine
Ata qe deformojne fene dhe fjaline
Per te mos prishur rehatine
Per mos te te ngrohur
Mbrohen pas faktit se nuk te kane njohur
Personalisht
Nise jeten mbrapsht ta trashegosh
Me hipin nervat
Kam frike
Mos behesh komunist;me keq
Frigohem mos harrosh
Te ftohtin
I cili eshte ata qe te lane
Te kesh ftohte
Frigohem se mos mendosh
se te ftohtin s’taka kush borxh
Semos te duket vetja teper
Se mos behesh i eger
Se mos behesh vrases serial, ku i dihet
Dhe na fut ne shenjester
Si ne nje varr te perbashket
Te gjitheve qe djegim drute e Zotit
Popullin Kain te te ngrohtit

Barktharet jane 6 veta ne pese .

Cila eshte mosha me vogel per vajza  dhe per djem qe e ka te lejueshme martesen?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).