TIRANË - Qytetarët do të jenë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tyre personale dhe familjare, nis nga ky vit. Ndryshimin e ri në legjislacion e bëri të ditur sot Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ai u shpreh se deklarata personale e të ardhurave të qytetarit është një praktikë europiane dhe vendi ynë është i detyruar t'a zbatojë atë. Por kjo deklaratë nuk do të jetë pa pasoja. Mbi bazën e saj do të vendosen taksat për çdo familje. Dhe sipas Berishës, nëse një familje e varfër paguan tepër, shteti është i detyruar t'a rimbursojë në fund të vitit.

Duke sqaruar këtë pjesë, ai tha se "ky dokument, që do ta quaja dokumenti i transparencës universale për të ardhurat e qytetarëve, i shton shumë detyrimet e Ministrisë së Financave ndaj qytetarëve. Mbi bazën e tij, ajo do të detyrohet t'u paguajë qytetarëve në fund të vitit, të gjitha taksat e tepërta që kanë paguar, pasi qytetarët paguajnë taksa në çdo gjë që blejnë".

Ai shtoi se "qytetarët hyjnë në dyqan dhe mendojnë se nuk paguajnë taksa, por në të vërtetë, paguajnë edhe në çdo gotë uji. Këtë e kam thënë kur kam qenë në opozitë dhe do ta them dy herë, tani që jam në qeveri. Ndaj duhet bërë mirë bilanci i të ardhurave dhe taksave që paguan gjithsecili".

Ndërkohë paralelisht me ndryshimet e reja legjistalive do të krijohen edhe dy institucione të reja që do financohen nga Pragu i Mijëvjeçarit. Ato janë Avokati i Tatimpaguesve dhe Këshilli Konsultativ i Biznesit. Sipas Berishës, këto institucione do t'i shërbejnë rritjes së transparencës në sistemin fiskal dhe modernizimin e tij. (Shekulli online)

 

49 Komente

rrofshi rrofshi se kisha harru me lon takim me bo taksat pa kalu afati smiley

qyqja, ku i pata mendt.. sa mire qe m'kujtut smiley

peshku jo vetem elitar por edhe utilitar.

Kjo duhej bere qe para 10 vjeteve,po hajde me mire vone se kurre!

"Duke sqaruar këtë pjesë, ai tha se "ky dokument, që do ta quaja dokumenti i transparencës universale për të ardhurat e qytetarëve,"

ket universale se mova vesh

 Do ta adoptoje OKB-ja t'ia bashkangjise Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut smiley.

Duke sqaruar këtë pjesë, ai tha se "ky dokument, që do ta quaja dokumenti i transparencës universale për të ardhurat e qytetarëve, i shton shumë detyrimet e Ministrisë së Financave ndaj qytetarëve. Mbi bazën e tij, ajo do të detyrohet t'u paguajë qytetarëve në fund të vitit, të gjitha taksat e tepërta që kanë paguar, pasi qytetarët paguajnë taksa në çdo gjë që blejnë".

 

A ka mundesi dikush nga ju ne perendim te me sqaroje me ndonje shembull se si shteti do te me rimbursoje taksat e teperta qe une mund te kem paguar? Kjo eshte me shume interes dhe besoj se do te ndihmije goxha qytetarin e thjeshte.

thanks in advance.

berbero - Ne Angli funksionon ne kete menyre:

Supozojme ju punoni full time. Taksat i mban kompania kur merr rrogen. Supozojme se rroga juaj eshte 50 mije paund/vit. Kompania te mban taksen me 40% per sassine e rroges mbi afersisht 39000/vit. Ju punoni per 9 muaj ne kompani dhe largoheni dhe per tre muajt e tjerte je pa pune ose te ardhurat shtese nuk i kalojne 39000/vit qe dote thote qe ju do te taksoheshit me 20%. Cdo vit behet raportimi ite ardhurave te zyra e taksave (tax returns). Zyra e Taksave (HMCR) ben llogaritjen dhe ne qofte se keni paguar me shume takse se sa duhet atehere zyra te dergon nje cek ose te ben pagesen ne banken e llogarise. Ky eshte nje rast tipik

Ka edhe raste te tjera qe ju mund te perfundoni duke paguar shume ose me pak takse si falje e takses (tax relief/credits) per familjet, gruan, femijet ne qofte se ke, ose sherbime extra nga kompania si makine, pagese udhetimi, palester falas, kupona nga kompania per dreke falas, dieta e me radhe (mjaft e komplikuar kjo pune) por ne fund te kthehen ne qofte se ke paguar me shume ose te kerkohet te paguash me ne qofte se ke paguar me pak takse!

P.S. Shifrat me lart jane marre si shembull dhe nuk jane korrekte qe te pasqyrojne me te vertete sistemin e taksave.

 

Cdo vit ketej nga ne cdo qytetar dhe banues legale duhet te raportoje te ardhurat e tija e taksat (nqftse i ka paguar) qeverise deri me date 15 Prill.  Nqftse ti si qytetar je ne nje kategori taksapaguesish qe i detyrohen te paguajne nje shume te caktuar taksash, e ti ke paguar me shume gjate aktivitetit tend athere te kthehen leke nga qeveria.  Nqftse ke paguar me pak, athere duhet ti paguash qeverise leke.

Psh, nese une ne fund te vitit dorezoj tek zyra e tatimeve te gjitha faturat (me tvsh) per blerjet qe kam bere gjate vitit si per ushqime ashtu dhe per veshmbathje, etj, presupozohet qe shteti te me ktheje shumen e tvsh-se?

 Nuk e di si eshte hartuar ky plan, por ne US te jepet "tax credit" per gjera te caktuara, si shpenzime per ilace, pagese e kestit te shtepise, shkollen e femijeve, ose nqs vete ti ne shkolle, donacione ne organizata te ndryshme etj. 

Per shpenzim te pergjithshem nuk ka "tax credit."

Po pse mi Monda ti me te vertete kujton se maloku ka per ti kthy njerezve taksat nga blerjet qe ata bojne? Po ai do vetem me zhvat, se do me mbush arken se osht boshatis.

berber, nuk e di ligjin ne Shqiperi.  Teorikisht jam dakort me cdo nisem qe do rregulloje e stabilizoje sistemin e taksave.  

Teorikisht dhe praktikisht nqs ligji eshte hartuar ne menyre te ngjashme, nuk do i cosh ta zeme faturat tek KM-ja, por te zyrat qe merren me taksat.  

Praktikisht praktikisht shpresoj mos te jete shume i komplikuar projektligji se s'kemi kellqe per kesi punesh.  

Jo po do merrni dhe TVSH-t e kafeve qe keni paguar!!!

Flitet per taksat e derdhura nga puna, 

dhe ku ka raste qe ke paguar me shume se c'duhet, apo ke pas shpenzime per ta bere ate pune si psh benzina e makines apo shpenzime te tjera qe lidhen me punen apo biznesin tend, ato llogariten ne fund te vitit dhe nese ke paguar me shume se c'duhet merr dicka mbrapa.

 

S'ka ndonje gje te keqe  ne ate propozim, packa se aty punojne te gjithe ne te zeze, apo dhe ata qe punojne me rregulla do fusin mik per te marr sa me shume mbrapa.

Psh antaret e partise do jene te favorizuar si gjithmon.

O Vlonjato, jam dakort me ty, por po te lexosh artikullin, maloku ne vend qe te thote te verteten, qe me futjen e ketij sistemi do te behet e mundur rritja e eficiences ne grumbullimin e taksave dhe si rjedhoje do te rriten te ardhurat e buxhetit te shtetit, te flet sikur qytetari do te perfitoje ne krahasim me te tanishmen. A me kupton se cfare desha me thone? Kjo eshte hipokrizi e gjalle, qe nga njera ane pergatitet me te ta fut me thelle, dhe nga ana tjeter te ferkon shpatullat dhe te thote se nuk ke per ta ndjere, perkundrazi do te shijosh.

 Nga ana tjeter, duhet edhe me shume pune, se pastaj do kesh mundesine e ketyre te ardhurave nga taksat, te ngresh zerin shume e me shume per sherbimet sociale.  

Nqftse Shqiperia ka plan kthimi te tvsh-se qe ke paguar ti.  Plani i Berishes eshte taksimi i te ardhurave te qytetareve.

Amon, Amon!!!!

Po pse na e sillni ket kafshen ketu mer? Po ky te deklaroje njehere se si ska len mal te Shqiperise pa pervetsu duke perdor levat e zakonshme!!

Po ky te tregoje se si ka ndryshu procedurat, dhe ka len MEDIUN per te aprovu cdo koncesion te dhene ne Shqiperi.

Opozite ortake e dhjere!!

Mahmutazh vs Klodi!!

Mond!

Jane pacavurlliqe te Sules!!! Diskutimi ne plan organizatv eshte i kote. Titaniku eshte care.

 chene, dakort darling, gjithesesi, qe duhet bere ne mos me Berishe me dike tjeter, duhet bere.  Ti si thu? smiley

"gjithsesi"

Ktu o problemi Mond, nuk duhet qit hic nga rezervat 'gjithsesia'! Cdo levizje e kamufluar e Sules ka te beje vetem me mbulimin e asaj gjose se turpit (arkes se shtetit) me gjethe fiku..

Të gjithë qytetarët duhet të deklarojnë pasurinë

Duket se e ka kunjin me socialistët dhe ja fut qytetarëve... se me qenë i bënte të paguanin taksat edhe fshatunarët

Po une qe s'kam pasuri, a mund te deklaroj varferine sipas Birishes?

no taxation without representation!!! lol

Yyyyuuuurrrraaa! Mbas centralit berthamor ja dhe arritja tjeter e rradhes.  Tani, nja dy pyetje: 

A kane njerezia nje numer taksor identifikues. Apo do merren per baze pashaportat me fotografi te ndrume. Apo do behet puna si me bizneset: Lene kte se eshte i yni, zhyte ket tjetrin se eshte "i kuq"

A ka ndonje ligj/kod egzistues ne lidhje me taksen mbi te ardhurat apo pasurine e paluejtshme. Nese po, si do i kontrolloje shteti te ardhurat e punetoreve qe paguhen me leke ne dore?

Kur njerezit te plotesojne formularet, cfare adrese do japin. Adresa te tipit: Pallati kuq perballe ish kimikes? 

Mire ky qe ka rjedhur, po Jozi te pakten (si e bredhur qe eshte) mund ti thote qe bota ka ligje te ngjashme po ka kriju predispozitat kooooohe me pare.

Patriot duhet te kesh kohe qe nuk ke ardh ne Shqipni, se do ta dishe qe me kartat e identitetit dhe pashaportat e reja i eshte vendos te gjithve nga nji numer personal qe perkon me numrin qe kemi te libreza e sigurimeve shoqerore. Kshtu qe identifikimi  do te bohet me anen e ktyne.

Nese kompania pagun ne dore (dhe jo ne te zeze) ajo eshte e detyrume te deklaroje pagen e punetorve, dhe t'i maje taksat simas rroges. Tashti me ca di une te gjitha kompanite i xhirojne pagat neper llogari rrjedhese, po nuk e di a eshte ligj, rregull apo kollajllik. Problem do jene ato njerez qe punojne ne te zeze, dhe ato qe deklarojne sikur i pagujne punetoret me pagen minimale.

Kjo  eshte nji iniciative qe synon te uli evazionin fiskal, mase qe nuk menoj se gjen kundershtime. Nivelet e shpenzimeve ne raport me PBB i kemi afer vendeve te tjera, problemin e kemi te te ardhurat, me konkretisht te grumbullimi i taksave. Nji reforme do ishte e mirepritme.

Per adresat besoj se do jete problem. Me car di, Posta po bon reforme per rregullimin e adresave ne Tirone, deri tashti ka fut kodin postar (qe ska gjet fare perdorim).

Ti ne teori mire e ke po harron se ne pushtet ke katnaret dhe keta as nje numer personal nuk dine te krijojne dhe ka rrezik qe edhe ty te ta kene nxjerre gabim. Kontrolloje nje here ate nr personal se mbase te duhet ta besh nga e para karten e pashaporten biometrike.

Ke une perkojne numrat. Eshte bo gabim te ti?

Përmbajtja e shkrimit flet për taksat mbi të ardhurat ndërsa titulli për pasurinë.

Duket sikur nga njëra anë do rimbursojnë të ardhura mbi fitimin dhe nga tjetra do taksojnë pasurinë e pa tundshme. Kjo e fundit mund të detyrojë një numër individësh me të ardhura modeste të shesin apartamentet, dhe si rrjedhojë të ndikojë dhe në tregun imobiliar. Shpresoj të kënë bërë ndonjë studim për impaktin.

dhe sipas Berishës, nëse një familje e varfër paguan tepër, shteti është i detyruar t'a rimbursojë në fund të vitit.

Une kete fjali s'e kuptoj fare. E keqja eshte se ne pergjithesi, s'e kuptoj kete punen e taksave dhe peshqit qe merren me ekonomi, please, na sqaroni ca gjera, por jo teorikisht.

Beerbaron, e fillove mire shpjegimin, por mos e ler pergjys, te lutem.

Nga eksperienca ne USA, me sa maj men une, ti man taksat punedhenesi, dhe ne fun te vitit te jep nji dokument qe te tregon te ardhurat ne total, sasine e taksave qe ke pagu dhe ca te dhena te tjera. Deklarimi i taksave dhe aplikimi per kthim bohet nga individet, nuk e bon shteti automatikisht. Ne baze te nivelit te te ardhurave vjetore, statusit civil, statusit ne zyren e punes, (e ca treguesve te tjere) percaktohet sa eshte sasia e taksave qe duhet te kesh derdhur. Ne rast se ke pagu mo shume, te kthejne nji pjese mrapc.  Besoj se per ket e ka fjalen Berisha.

Ketu zyra e taksave (tax office) kerkon me ligj qe te raportosh te ardhurat si me poshte si dhe dokument per taksat qe keni paguar ne qofte se keni paguar. Ne qofte se nuk ben raportmin ne kohe gjobitesh 100 paund, pastaj 300 paund se bashku me interesat dhe pastaj shkon ne gjyq dhe denohesh deri ne 6 muaj me burg. Po keshtu ne qofte se mashtron me taksen duhet te paguash shumen qe ke mashtruar dhe gjoben po te jesh me fat dhe mos perfundosh ne burg!

1. Te ardhurat nga punesimi (nga te gjitha punet ne qofte se ke me shume se nje pune) - Kjo vertetohet me anen e P60 - dokument qe leshohet nga kompania ne mbylljen e vitit (tax year) ne prill.

2, Te ardhurat nga vetepunesimi (self-employed) ne qofte se ben me kontrate

3. Te ardhurat nga kursimet ne banke (nga interesat). Zakoinisht fitimi nga kursimet taksohet me 20% fillimisht. Ne qofte se juve ju kap nje takse me shume se 20% atehere ju duhet te paguani shtesen. Ne qofte se nuk keni te ardhura te tjera atehere ky 20% te kthehet.

4. Te ardhurat nga leshimi me qira i objekteve (apartamente. dyqane etj) ne qofte se keni. Kjo taksohet me 20%

5. Te ardhurat nge investimet (aksione, obligacione. funds, dividends etj) - quhet Capital Gain Tx (CGT) qe eshte me 18% sot.  9200 paund e para te fituara nga investimi nuk taksohen.

6. Nje shume parash e dhuruar nga dikush kur shuma eshte me shume se 250 paund ne muaj

7. Parate qe ke paguar ne skemat e pensionit privat. ndihmat nga shteti

8. Nje shume parash e dhene si shperblim

9 Parate qe ke paguar per organizata bamirese (charity)

10. Borxhet ne qofte se je student

11. Shumat ose objektet qe keni trasheguar ...

12v ... Etj etj ... shiko formularin me poshte

Hmm pak liste e hidhur! Me thene te drejten eshte nje dhimje koke e pervitshme! Patriote shteti ligjor eshte pak e veshtire/i dhimbshem "nuk e  le Mucon ta hedhe kemben si te doje" smiley

Dhe me shume ...Ketu eshte forma qe perdoret per raportimin e takses (tax returns) cdo vit ne UK:

http://www.hmrc.gov.uk/forms/sa100.pdf

po borxhet a mund t'i deklarojme ?

Urraaaaaaaaaaaa do morim vesh se sa pare ka Bedrija!

Ore po ma shpjego dot njeri se çar lidhje ka, deklarimi i te ardhurave te nje familje me TVSH-ne qe paguan ne nje dyqan. Nuk ka qeveri ne bote qe i rimburson taksapaguesit TVSH-ne.

Kjo vje ere anullim i te vetmes nisme te djathte te qeverise, takses se sheshte, se perderisa te ardhurat taksohen ne burim,  une nuk shoh se çfare deklarimi me teper ka nevoje.

Edhe nqs qellimi eshte aq naiv sa te shpresoje qe njerzit do deklarojne te ardhura te pataksuara (pra nga puna ne te zeze apo aktivitete private), kjo qe thote eshte mashtrim se ne kete rast njerzit do taksoheshin me teper e te rimbursoheshin.

Jam dakort me Beerbaron kur thote se "Kjo  eshte nji iniciative qe synon te uli evazionin fiskal, mase qe nuk menoj se gjen kundershtime". Po nuk arrij te kuptoj budallallikun komunisto-populist, te Berishes qe kerkon ta prezantoje kete si ndihme per familjet e varfera. 

Kam pershtypjen (gjithmone nga eksperienca e veneve te tjera) se ne rast se nuk ke arrit nji kufi minimal te ardhurash, taksat te pagume gjate vitit do te te kthehen. Duke pa qe nga kjo do te perfitonin familjet me te ardhura te uleta (ato qe quhen familje te ardhura), paraqitet si mase qe ndihmon familjet e varfera.

Ore po ma shpjego dot njeri se çar lidhje ka, deklarimi i te ardhurave te nje familje me TVSH-ne qe paguan ne nje dyqan. Nuk ka qeveri ne bote qe i rimburson taksapaguesit TVSH-ne.

Ka, shefo, ka. Kur kam qene student ketu ne Kanada, kam marre "GST refund", qe eshte ekuivalentja e TVSH. Familjet qe kane te ardhura te uleta, marrin nje rebate te vogel mbi TVSH.

P.S. S'eshte se te kthehen te gjitha taksat qe ke paguar (se s'ka ne mend njeri t'i numeroje te gjitha) po te kthehet nje perqindje, e llogaritur ne baze te te ardhurave.

Urraaaaaaaaaaaa do morim vesh se sa pare ka Bedrija!

nuk osht deklarim pasurie mer rroc, eshte deklarim te ardhurash e shpenzimesh gjat vitit smiley

pastaj do na boje amnisti qiviru, ene do ti legalizojme gjithe paret ne emer te plakes dhe plakut smiley

ke inat ??

 Po ata qe kane nga 2-3----10 shtepi, a i paguajne taksa qeveriut (deri tani dmth)?

ajo eshte tjeter takse. dhe normalisht duhet te paguhet.

se sa paguhet, eshte muhabet tjeter smiley

edhe nqs e le me qera, me kontate te rregullt noteriale duhet te paguash nje takse tjeter.

Kjo qe flet Salushi eshte tjeter send smiley

po te paguhej do u dilte njerezve te mbanin kaq shume shtepi? 

 Nje shoqja ime italiane diten e pare ne Shqiperi: :o Una cheyenne!...Un'altra! E una stava scendendo dal traghetto stamattina! dhe u kthye nga i fejuari dhe i tha : Ma dove siamo???  smiley

Taksohet prona e patundshme ne Shqiperi?

Per adresat besoj se do jete problem. Me car di, Posta po bon reforme per rregullimin e adresave ne Tirone, deri tashti ka fut kodin postar (qe ska gjet fare perdorim).

I ben online Sala mer qe ja lun fene smiley Pse kot thote ai ne mos pentium 3, do keni pentium 4, dhe internet edhe ne hale. Tuj dhi e tuj mush formularin e taksave shqiptari shkrete smiley

Kurse rimbursimin individi do ta marri mbrapsh kur te vdesi, se eshte radha e gjate, sa rimbursime ju ka borxh shteti biznesit...gjersa te vije radha ke individi. Apo nuk eshte shteti jone tuj marre fund dita dites sa po qerojne cerekeun e robve nga puna, se skane leke tju japin rrogen.

Megjithate, megjithate, deklarimi dhe formalizmi ne thelb jane gjona te mira, por puna eshte qe informacioni i mbledhur te kryqezohet drejt, dhe jo te fleje neper arkiva dhe qe mos degjeneroje ne mbledhjen e ca lekeve nga individet qe do pranojne me pagu. PD-ja ket pune e ka pas objektiv qe ne krye te mandatit te pare, por normal qe eshte tmerresisht e veshtire te realizohet edhe sot, ne keto kushte infrastrukturore dhe me kapacitetet e degjenerume administrative qe ka shqiperia.Ama ne kushtet kur personat kane ID, e cila eshte ID  dhe per social insurance, pergjerisa jane te detyruar te regjistrohen per sherbimet shendetesore etj, normal qe do regjistrohen dhe per tax purposes sic e ka gjithe dynjaja. Dhe mire do ishte ta fillonin nga kjo, pra akumulimi i informacionit dhe regjistrimi (thjesht regjistrim dhe jo pagese) i cdo individi liable per tax purposes. Kjo duhet bere, besoj se eshte e pranuar nga te gjitha palet, eshte nje projekt ligjor qe duhet realizu nqs duan ta vejne shtetin ne shina. Pastaj, qe dardha e ka bishtin mrapa, ket e kemi pa dhe provuar ne kurriz.

Por me ket sebep, do hane buke avokatet e rinj te taksave smiley, qe do zihen per flokesh per copen e bukes me ekonomistet me thase aktuale qe mbajne llogarite e bzineseve qe ka shqiperia. Kurse minsitrave dhe zarave te tyre do tju shtohet bereqavers, edhe nje burim tjeter te ardhurash, prej licensimit te ketyre bukuroshave te rinj smiley

si perhere pra eshte nje win-win situation

smiley

P.S. Osht bo tmerrsisht keq per leke smiley

P.S. Osht bo tmerrsisht keq per leke Smile

 

Fillo me perdor zanatin e vjeter te femres. Ai zanat ste le kurre ne balte. Biles ketu tek ne as nuk taksohet.    smiley

ti kshu e ke zgjidh problemin per vete mesa duket ..

smiley

I ben online Sala mer qe ja lun fene Smile 

 

 

Filloi ky me taksat e,e di qe duhen hap me gjithmen ato kutite.

Me ne fund, se kisha pyetur te njohur e familje ne Shqiperi po nuk dinin c 'te me thoshin dhe konceptin i deklarates se te ardhurave nje here ne vit nga cdokush nuk e njihte njeri. Praktike qe cdo shtet me dy fije organizim duhet t'a kete. Une kisha dy pyetje per kete.

1.A di njeri si eshte shkalla e taksimit e te ardhurave personale ne Shqiperi? Pra a eshte e publikuar diku?

2. Di qe ka plot shqiptare te larguar (emigrante si puna e plot peshqve per shembull) qe figurojne akoma si rezidente ne atdhe, edhe pse familjet kane lajmeruar disa here ne organet kompetente qe nuk jane aty. Ne rast te tille, si i behet qe te evitohet taksimi i dubluar (ne vendin ku jeton dhe ne Shqiperi)?  

 

Kristilda kjo nuk eshte pergjigje direkte e pyetjes por mund te jape nje ide:

ne Britani funksionon ne kete menyre:

Ne qofte se keni prona (property) jashte UK duhet t'i raportoni kur raportoni per taksen e te ardhurave. Gjithashtu duhet te raportoni edhe ndonje te ardhur ne qofte se i leshon me qera. Ka nje marreveshje midis qeverise britanike dhe shqiptare per taksat me sa di une.

Llogaria behet ne kete menyre: Supozojme ju keni nje apartament ne Tirane dhe e leshoni me qera me 300 euro/muaj pra rreth 3600 euro/vit. Atehere ju raportoni si te ardhura nga pronat 3600 euro. Gjithashtu te kerkohet sa takse keni paguar per kete te ardhur ne Shqiperi. Supozojme ju keni paguar 10% takse ne Shqiperi (me dokumenta) por kjo lloj e ardhur taksohet me 20% ne Britani. Keshtu ju jeni te detyruar te paguani dhe 10% tek zyra e taksave ne Britani! smiley Ky sistem eshte per ata qe jane residente, ndersa ata me qendrin te perkohshem nuk jane te detyruar te bejne raportimin e pronave jashte Britanise. Vetem te ardhurat e tjera!

Dikush mund te kete nje pergjigje me direkte per pyetjet e tua sepse edhe mua me duhet ta di kete pune! smiley

ky o osh tu hudh shashka kot sic e ka zakon, ose do me hap nja 50 vene pune me paret e buxhetit te keput te shtetit per njerzit qe i kane ngel pa pune se ju zune venet aleatet, sic boni me agjencine nukleare

Perderisa mungon transparenca ne vendimmarrjet e ketij shteti - qe nga zgjedhjet e deri tek prokurimi - kjo eshte thjesht nje vjedhje e stermadhe. Shpresoj qe njerezit ta protestojne dhe te hedhin ne kosh kete qeverisje..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).