Kathryn Bigelow është e para regjisore grua që ka rrëmbyer mbërmë në Los Anxhelos çmimin Oskar për regjinë më të mirë. Në sfidë me ish bashkëshortin e saj, James Cameron, kandidat për filimin "Avatar", Bigelow ka çuar në shtëpi statujën e oskarit për filmin "The hurt locker".



"Është dita më e bukur e jetës sime" - ka thënë regjisorja pas vlerësimit. Filmi "The Hurt locker" ka fituar 6 trofe mes të cilave edhe çmimin për montazhin, zërin dhe montazhin zanor.

Filmi për Irakun përshkruan përpjekjet e ushtarëve amerikanë për neutralizimin e bombave dhe minave.

Çmimin e aktores më të mirë e mori Sandra Bullock, vlerësim që i erdhi pasi më parë ishte cilësuar si aktorja më e keqe e vitit për filmin "All About Steve". Ajo iu drejtua audiencës me fjalët se ata që e vlerësuan nuk e kishin parë filmin, përndryshe nuk do e kishin cilësuar në atë mënyrë.
Bullock mori çmimin si aktorja më e mirë në filmin "The Blind side".
Aktori më i mirë mashkull u nderua Jeff Bridges protagonist në "Crazy heart", më parë fitues i Golden Globe.

Në kategorinë e aktorëve më të mirë jo protagonistë u renditën Mo'Nique, interpretues në "Precious", dhe Cristoph Waltz në filimin "Bastardi senza gloria".

Filmi i bujshëm 'Avatar', mori vetëm 3 cmime Oskar, që të treja për teknikën e përdorur në film. (Shekulli Online)
 

14 Komente

Sa me spond qe i ka adminja urimet per 8 marsin smiley. E shikon Iris qe dicka e kemi arritur?

Nga filmat e permendur vetem "Bastardi senza gloria" smiley kam pare, edhe aty nje goxha femer arrin nje goxha rezultat. Por e kishte mbeshtetur nje mashkull ne fillimet e saj smiley

trop, s'me hapet kjo teme dhe te gjitha postimet, nuk e di pse, dhe mund te shkruaj vetem me opsionin pergjigju.  Meqe u ndodhe e para, po te bie ty ne qafe.  Por meqe u ndodhem u ndodhem, fajtore dhe une si adminja, urim i bukur per 8 Marsin ky Oscar smiley.  (verejtjet e sol-noc menjane smiley.)

Qe do fitonte per "best director" dihej, por "best picture" ishte surpriza me e bukur.  Jo vetem qe s'jam fan e Avatar, por e pranoj qe doja te fitonte Bigelow, sepse "damn it, it was about time."  

Filmi, me nje buxhet shume te vogel (11 mil), krahasuar me filma te tjere lufte, kap esencen, apo nje nga esencat e te qenit ne lufte.  Dhe simbolika nuk mungon, i droguar me "lufte" nuk eshte vetem protagonisti i filmit, por nje shoqeri, nje mentalitet.  

Bigelow e meriton cmimin sepse tregoi qe nuk ka nevoje te kesh kromozom Y qe te besh nje film lufte.  

Dhe mbi te gjitha, per vete Hollywood, it was about time, pas 82 vitesh.  Plus qe mjaft kane humbur femrat ne US nga meshkujt e bardhe te pasur apo afro-amerikane smiley.  Fitorja, teper simbolike gjithashtu smiley.

Edhe Marie Kyrie po te mos kishte burrin "te ndriçuar" s'do ia kishin dhene çmimin smiley...gje qe me sjell ndermend (me gjithe rezistencen ndaj shprehjes) qe : Nje lule s'sjell pranveren smiley

Fitorja e kesaj ishte njecik me "sweet" se perballjen e kishte me regjisorin e filmit avatar qe ne te njejten kohe eshte  dhe ex -i saj smiley

Cuditem kur Cmimet jepen sepse ajo eshte femer dhe jo sepse ajo ka bere nje film te mire!

A ka mundesi te na thoni ,a ja vlente filmi qe beri ajo?

Nese po atehere i lumte, jo atehere turp,qe cmimi caktohen nga garderoba!

Solidaro mba gojen !

Ja me poshte arsyeja qe ta mbash :

Gjatë bisedës me deputetët e PD-së, Berisha uroi gratë dhe vajzat shqiptare për festën e gruas dhe është ndalur në femrat që kanë bërë histori në botë. Berisha përmendi  ceremoninë e çmimeve Oskar dhe fitoren e çmimeve nga femrat.

Por kreu i qeverisë ka zbuluar dhe preferencën e tij për aktoren, Sandra Bullok. Gjatë fjalë së tij, ai tha se ishte aktorja që e meritonte këtë çmim oskar.

Dhe si shtese te fundit :

Berisha: Sandra Bullok, uroj të jetë shqiptare

Cfare eshte ky urim i pallogjikshem?

Ka dy rruge: ose eshte ose nuk eshte me origjine shqiptare dhe kjo nuk vjen nga urimet!

At Artur Liolini, ne nje bisede qe pata me te, me tha qe i ati i saj eshte shqiptar,pavaresisht se emri dhe mbiemri nuk te jep kete pershtypje.

Por Sandra vete nuk eshte shprehur per kete gje.

Cfare eshte ky urim i pallogjikshem?

Po me thua qe Berisha eshte idiot? Mba gojen mer Solitar ene leni retorikat.

Qeke race e paster daje , race e paster ! smiley

Thone qe Saliu ka uruar edhe Klodianen e Big Brother me rastin e 8 Marsit. Dikush duhet tia sqaroje se homot nuk jane femra!     smiley

 Filmi ishte shume i mire Solidarnosc, do ishte turp nqs do merrte me teper cmime Avatar.

p.s. Une peronalisht do kisha dash qe Inglorious Basterds te merrte me teper cmime

Solidarnosc, mendoj se edhe ata si adminja e kane dhene oskarin me rastin e 8 marsit. Sa e padrejte!

Iris, kjo puna e luleve eshte per t'u pare. Ne fakt, me sa lule vjen pranvera? smiley

Mua m'ka çele manushaqja e pare n'oborr Tropizma smiley Ia hudha dhe k'tij dimri!

Un nuk i kuptoj keta qe disa filma i permendin me titullin origjinal anglisht dhe nje tjeter si Inglorious basterds te perkthyer italisht, a thua se tingellon me bukur...

Mesa duket avatari ka marre hakun.

Kjo ceremoni oskaresh mu duk pak me e zbehte sesa heret e tjera.

 Urime, regjizores te nje prej filmave me te bukur ne histori

            Fitorja 6-3 kunder ish-burrit J. Cameroon, ve pak drejtesi per 11 Oskar e Titanikut. Nje prej filmave me te shpifur te gjithe kohrave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).