(ANSA) - BEOGRAD, 5 MAR - Italianet renditen ne vendin e dyte pas ruseve, por para japonezeve sipas nje sondazhi te organizates Gallup te botuar sot nga agjencia e lajmeve Beta. Pyetsorit iu pergjigj nje kampion prej 2400 vetash, dhe popujt me pak te pelqyer jane ndare ne dy kategori: gjeografikisht afer dhe larg.

 Ne kategorine 'afer' Shqiptaret kryesojne si me te papelqyerit, te ndjekur nga kroatet, hungarezet, romet, boshnjaket, malazezet dhe maqedonet.

Ne kategorine 'popujt te larget' me te papelqyerit jane amerikanet, te ndjekur nga anglezet, gjermanet, kinezet dhe francezet.

Nga sondazhi rezulton se frika kryesore e serbeve eshte varferia (77%), humbja e vendit te punes (69%), zhdukja e popullit serb(62%), frika ndaj kriminalitetit (51%)

(ANSA). Y1Y-QN 05/03/2010 20:27

43 Komente

Nuk eshte ndonje sensacion,ky lajm.

Sensacion do te ishte e kunderta.

Sondazhe te tilla me ke popull ke me shume inat vetem ne serbi ndodhin. Me duket se kan ndohur edhe ne greqi dikur, dhe ashtu si vllezerit serb edhe ata shqiptaret kishin me shume inat. Une per vete sdo ha buk tre dite tani qe e mora vesh kete nga hidherimi.

Mos si keshtu me befasoj kjo e dhen smiley Nja 80 % e grekeve na kishin shume qejf ne ate pyetsorin qe ju ben para ca vjetesh.Dashuria eshte e njejte smiley

Po ta benin ne Shqiperi nje sondazh te tille kam frike se do dilte se ndjenjat jane reciproke. Do ishte i anasjellte... do dikte se afer ne kemi qejf kroatet, hungarezet etj, pastaj larg do donim amerikanet, anglezet, e me rradhe te gjithe ata qe serbet i kane inat.

 zhdukja e popullit serb(62%), 

 

Mo po shqiptaret te kene qejf apo te urrejne ke popull te duan, por do zoti, qe te mos kemi ksi fare fryknash t'cuditchme! smiley

 

Uhmm! 

Kam frike erresiren, fluturimin me avion, udhetimin vetem ne mot te keq dhe....friken se mos kombi im cduket!!!

Duke lexu Peshkin megjithate, shof qe edhe tek ne, frika e cdukjes se kombit, nuk se eshte e huaj per ne! 

But then again. A per ni' me' kujtume ne se 50 vjet komunizem nuk do linin pasoja ne tru? smiley

 

P.S.

Cibona, Cibona!!! 

Magari te ishte keshtu sic thua ti Blendi, po une dyshoj teper.  Shqiptaret e Shqiperise te pakten jane te infektuar nga lloj lloj ideologjishe qe ja u ndalon urrejtjen (edhe pse jane te rrethuar nga bisha qe duan ti shqyejne sa te kene mundesine), te tipit kozmopolitanizem, sllavofili, grekofili, dylberizem paqesor etj etj.

 

Po ja qe nje sondazh i tille idiot nuk zhvillohet ne Shqiperi,o Blendi.

Megjithate nese me lejon te spekulloj me rez e nje sondazhi te tille ne Shqiperi,po ta them qe greket,serbet apo ruset do te dilnin shume me te pelqyer se sa mendon ti.Po keshtu amerikanet do te dilnin shume me te papelqyer nga sa ta pret mendja ty.

Kjo sepse ne Shqiperi u rrit nje brez qe u studiua ne Rusi u be rusofil apo sllavofil dhe qe e urreu Ameriken apo Kosoven me gjithe shpirt.Tani ky brez antishqiptaresh fatmiresisht po largohet nga kjo jete,por kelyshet e tyre akoma mbajne ison e baballareve.Kjo eshte e vertete sepse akoma ne Shqiperi degjohen kenge greke,ruse apo serbe,ndresa keta te fundit jo vetem qe nuk degjojne kenge shqiptare po urrejne cdo gje shqiptare me mish dhe me shpirt.

Fatkeqesisht ne Shqiperi ka shume funderrina antishqiptare dhe njerez inferiore apo mosmirenjohes.

Soli, sidoqofte cdo e keqe e ka nga nje te mire. Dhe e mira ne kete rast eshte se shyqyr zotit njerez si ty jane larg, shume larg memedheut. Une pres qe shume shpejt andej nga ty te vije te jetoje edhe maloku, sepse Amerika shquhet per  zemergjeresi dhe pranon edhe plehrat e botes kudo ku jane.

Publikimi dhe publiciteti qe u behet sondazheve te tilla kam frike se i sherben mbjelljes se urrejtjes midis popujeve e cila eshte mjaft me e demshme sesa zbehja e krenarise kombetare...

Publikimi dhe publiciteti qe u behet sondazheve te tilla kam frike se i sherben ''mbjelljes se urrejtjes midis popujeve'' e cila eshte mjaft me e demshme sesa zbehja e krenarise kombetare...

Kete thuaja serbeve.   Ata e ben sondazhin........ .

sic e permenden dhe bashkekombasit me lart urrejtja eshte reciproke midis nesh dhe serbise, gje qe do te dilte hapur po te behej i njejti sondazh ketu..

Ne kategorine 'afer' Shqiptaret kryesojne si me te papelqyerit, te ndjekur nga kroatet, hungarezet, romet, boshnjaket, malazezet dhe maqedonet."

Pune komshinjsh! Gjthmone komshiu eshte njeriu me i keq ne mehalle! E keni degjuar ate thenien "Vajti dogji shtepine e komshiut per te zier nje veze!" smiley

Alamet lajmi qenka ky! Serbet nuk i pelqejne (urrejne, do te ishte fjala me e mire) Shqiptaret. Sic e permendi edhe nje komentues ne fillim, do te ishte habi nese nuk do te ishim te paret ne listen e tyre.

Zhdukja e kombit serb. Bobo qenkan bere xenofob komplet.

Serbet nuk kane arsye te tremben nga zhdukja e kombit te tyre. Per mendimin tim, vec te mira mund t'i vinin pjeses tjeter te Ballkanit, madje edhe atyre qe quhen serbe, nga mungesa e Serbise. Nuk do kishte me luftra.

Sikur te merrnin dhe greket me vete, atehere Ballkani do ishte parajse!

Qe ky sondazh pritej nga populli fqinj serb, kjo sperben lajm. Shqetesues mbetet fakti sa i demshem eshte kjo urrejtje qe serbet apo greket kan ndaj nesh, kur ne nje te ardhme te mesme do te behemi pjese e familjes europiane duan s'duan serbet apo greket, duan s'duan Berisha-t apo Rama-t.

Problemi i fqinjeve shteteror-gjeografik eshte me i komplikuar se i fqinjesise se personave. Tek k'ta te dytet eshte zgjidhja shume me e pakomplikuar sesa tek te paret. Fundja ste pelqeu komshiu mund ta shesesh shtepine dhe u zgjidh ky problem. Po me shtetin si do ja bejm??? Keshtu qe duan s'duan serbet apo ne, nese duam te zhvillohemi nga ana ekonomike te rrisim sigurine dhe qendrueshmerine, duhet te kemi maredhenie te mira ne rradhe te pare me vendet rrotull.

Zgjidhja e Problemit eshte zgjidhja e Kosoves. Dhe ktu qendron e gjith ceshtja. Ky problem duhet te zgjidhet nje ore e me perpare. Serbet duhet ta pranojn qe Kosova eshte shtet sovran dhe i pamvarur si ish Republikat e tjera Jugosllave. Tani qe ka njeqind vite qe serbet genjehen po nga vet udheheqesit e tyre duke i mbushur mendjen se Kosova eshte pjese e Serbise eshte problem qe udheheqesit serb ja kan per borxh popullit te tij dhe eshte ceshtje e brendshme e Serbise, por qe ne favor te saj duhet zgjidhur sa me shpejt.
Kosova nga ana e saj duhet te beje cmos qe te vertetoje qe eshte ne gjendje te kete shtetin e saj ne Europe. Dhe ktu bejn pjese miredrejtimi i vendit, rritja ekonomike duke shftrytezuar resurset dhe ndihmesen e Komunitetit Europian sidhe respektimi i pakicave kombtare.

Nese keto probleme zgjidhen, atehere shikoj nje te ardhme te sigurt per Ballkanit ne vecanti dhe per Europen ne pergjithesi. Sepse me nje Ballkan te zhvilluar dhe te sigurt, ka nje Europe te bashkuar dhe te sigurt.

Atehere do te ishin te ketilla sondazhe te pavlera.

Back on topic: E lezetshme frika e serbeve per zhdukjen e popullit serb smiley

 Une kam pas nje kojshi bullgar. Ky vellaji i urrente Serbet, me mani!! 

Ishte "weiiird" sepse edhe une, me ment e Shqipnise, mendoja qe sllav, per sllav, ky duhet te kishte nje fare afiniteti. Hic, er, fare!! Urrejtje intensive, sa qe u nderronte muhabeti, aq i sikletshem u bonte!

Nuk e di, a i ka rastis njeriu tjeter ky muhabet, apo ky bullgari jem ishte i veqante? 

Ne shqiptaret kemi nje te keqe qe i fusim sllavet te gjith ne nje thes. Sllav eshte nje term shum i madh qe perfshin popuj te ndryshem, etni e kombe te vecanta, te cilat i lidh vetem afersia gjuhesore. Eshte njesoj si te thuash anglosakson apo latin, dhe te thuash qe si ka mundesi qe njef pepino qe s'kan qejf rumunet apo venezuelanet. Po te thoshe qe jan te dy ortodokse, mund te ishte muhabet tjeter, sepse ortodoksia eshte shume here me e rendesishme se te qenurit sllav per keta popuj.

Gjithe bullgaret qe kam njohur une personalisht jane bythe e breke me serbet.  Sllavet ketej nga anet e mija shkojne aq mire bashke, sa qe bejne festa e nate te ashtequajtura "ballkanike" ku i ke te gjithe, me bullgare, kriptobullgare (maqedone), serbe, boshnjake, greke etj.

Kriptobullgar smileysmiley

E forte vertet

 Serbet kane shum paragjykime, gje qe ua ka cenuar rende psiqiken. 

Perqindja e atyre qe nuk parapelqejne Shqiptaret eshte e barbarte me % e atyre Serbeve qe nuk kane qene asnjeher tek dentisti, qe nuk kane lare asnjeher dhembet.

Jam 100% i sigurt.

 

Kjo duhet te jete nje nga ato gjerat qe e ke nga vetja, nuk e ke degjuar nga te tjere menjfjale, ose me te rritur e te na e sjellesh ne ne blog. Shiko sa mire kur flet me mendjen tende, thua ndonjeher edhe gjera te sakta.

Ballkan hesapi

Po mire mo, se nuk do te na duan te gjithe!  Hajt, mos behemi kaq egoiste tani! A nuk mjafton qe pjesa tjeter e botes ngordh per ne? Edhe vete presidenti i Amerikes erdhi me i taku Rrashbullasit e thjeshte.

Tot.

Ngadale se nuk jemi ne kopesht.

Me eshte dhene rasti te njoh shume Serb, keshtu paraqiteshin te pakten , dhe me binte ne sy, se ai qe ishte nacionalist, kishte dhembet e prishura, e me mustaqe .

Dhe ne nuk i duam.

Ne nuk i pelqejme serbet nga fakti se cfare kane bere kunder nesh dhe cfare po vazhdojne te bejne. Po shqiptaret nuk i kane rene ne qafe ndonjerit perfshi ketu edhe serbet. Problemi me serbet eshte qe ata jane mesuar qe ne moshe te vegjel qe serbet jane rraca me e mire, dhe Serbia shteti me heroik, dicka qe domosdo do ta bente Hitlerit disi xheloz mendoj. Per mendimin tim, nga kjo buron urrejtja kundjejt shqiptareve. 

Filmi" honeymoons" qe ka bere ky Goran Paskaljevic se fundmi jep nje panorame interesante per keto mos-honepsje dhe kontraste.

jane sondazhe si ky qe japin mesazh te gabuar them une. Nuk e di qellimin e sondazhit po mendoj se cilido ishte qellimi, te dhenat nuk duheshin publikuar. Sic tha dikush ketu, nuk pritej reagim tjeter, per me teper kur ne nuk honepsim dot njeri-tjetrin...

Deri tani ato pak serb qe kam njohur nuk e kane shprehur (ne fakt, nuk e di a do mundeshin ta shprehnin dot), bile jane shume te hapur sa here diskutohet Kosova. Pale, kam njoft vetem genin e mire te rraces.

Per mu rendesi ka ajo shifra '62% druajn se mos u zhduket kombi'. Te tjerat..vari hejbet..

 po mendoj se cilido ishte qellimi, te dhenat nuk duheshin publikuar.

Shume dakord qe ketyre lloj sondazheve ju ka kaluar koha, dhe nuk vlejne ne nje kohe kur duhet te perpiqemi te  ulim gjakrat dhe jo t'i hedhim benzine zjarrit te 'lagjes' ku jetojme te gjithe dmth Ballkanit. Megjithate, per ata qe e marrin lehte ate 62%, frikera te tilla mbartin faren e perkthimit ne agresivitet, pra jane te rrezikshme, se vetem nje hap i ndan nga 'preemptive strike'.

Komentatoret nga Kosova? A ju ben po kaq pershtypje kjo?

Kristida e di kur do ulen gjakrat e serbit?  Kur Shqiptaret te jene ne ate poziocion gjeo-politiko ekonomik qe Serbi te mendoje dhjete here para se te thote qe Kosova eshte Jerusalemi jone.

Shume dakord me ty I Pakapshem...por une kam nje pyetje qe te them te drejten me ka intriguar pak. (pak jashte nga tema, por edhe e lidhur me te). Ne dime qe serbet e konsiderojne Kosoven Jerusalemin e tyre (ose dicka e perafert) dhe po ashtu shumica kane idene e betejes se Fushes se Kosoves qe serbeve ju djeg etc. etc. po pyetja ishte a jemi mjaftueshem te informuar se nga ju buron kjo bindje? Te mos keqkuptohemi, nuk po them se kane te drejte apo se duhet te degjojme edhe anen e tyre, por them se eshte ne interesin tone te njihemi me hollesi me argumentet qe perdoren per te mbeshtetur tezen e tyre ne menyre qe t'i luftojme me fakte/argumente me bindse sesa thjeshte patriotizmi dhe bindja jone e drejte se e verteta eshte nga ana jone. Une personalisht jam munduar te informohem per kete po nuk di sa mire kuptohet kjo ne Shqiperi (kam pershtypjen se ne Kosove kuptohet me mire dhe shqiptaret e Kosoves mund te n'a ndihmojne ne kete pike).

Kjo pasi ne shumicen e rasteve neper publikimet/mediat tona nuk luftohet sa duhet me argumenta specifike, dhe kjo mund te shfrytezohet nga kundershtaret qe sic e di rralle bejne 'fair play'.

Ah se harrova, Ne vijim te sa me siper, them se do ishte me mire qe kapaciteti i intelektualeve tane do perdorej dhe do t'i sherbente me mire kauzes se kombit po te merrej pak me te tilla gjera, para se te merrej me cmitizimin e Skenderbeut per shembull.

Ka shkruar Kadare per kete ceshtje.  Mbi faktin se si pasoje e "lavazhit" qe thote i pakapshmi, ne betejen per "Jerusalemin" serbet kane harruar qe luftonin bashke me shqiptaret.  

PS: Me duket se ky artikull eshte prure te peshku. 

Nga buron ajo bindje?  Nga lavazhi trunor qe i eshte bere popullates Serbe ne vazhdimsi nga kisha e tyre e me vone edukimi publik. 

Dobrica Cosic Former Yugoslav President

“We lie to deceive ourselves, to console others; we lie for mercy, we lie to fight fear, to encourage ourselves, to hide our and somebody else’s misery. We lie for love and honesty. We lie because freedom. The lie is the trait of our patriotism and the proof of our innate smartness. We lie creatively, imaginatively, inventively.”

E kam lexuar Kadarene per kete, dhe Fusha e Kosoves eshte vetem nje aspekt...eshte i lavderueshem kontributi i tij, por kurresesi i mjaftueshem (kjo jo kritike per Kadarene, po per te tjeret). Te thuash eshte lavazh dhe t'a mbyllesh me kaq, eshte t'a thjeshtosh ceshtjen me shume se sa duhet. Ka teza shume specifike te tyret me te cilat ne nuk jemi marre (por ata sa te duash) te cilat i kam hasur ne leximet per kete ceshtje ketej dhe ne nuk duhet te heshtim. Jam e bindur se kerkimet, interesi dhe analizat e profesionisteve do jene me frytdhenes se hulumtimi im teresisht personal dhe relativisht i percipte...

Me poshte eshte nje permbledhje e mire e leksioneve per historine e Ballkanit nga Unversiteti i Michigan. Une i kam lexuar te gjitha leksionet ( se mos keq kuptohemi nuk jam student historie! smiley. Ka disa fakte vertete interesante. Lexim i mire per ata qe kane kohe!

Serbian nationalism from the "Nacertanije" to the Yugoslav Kingdom

http://staff.lib.msu.edu/sowards/balkan/...

Twenty-Five Lectures on Modern Balkan History: 

http://staff.lib.msu.edu/sowards/balkan/

rrofsh!

S'kemi kohe dhe s'eshte vendi ketu per ti kapur tezat e tyre specifike, por teza kryesore eshte fusha e Kosoves pak a shume, sepse kur vjen puna tek demografia e Kosoves ne shekuj Serbet asnjehere s'kane qene shumice e tokat e banuara nga Shqiptare kane shkuar deri ne Nis.  Vazhdimisht serbet me ane te dhunes, kolonizimit, mashtrimit e asimilimit jane munduar ta serbizojne Kosoven teresisht.  Biles shume kolone te ashtequajtur serbe qe filluan te silleshin ne Kosove mbas luftes ruso-turke te 1878-tes kane qene Shqiptare te sllavizuar nga Mali i Zi.  I njejti avaz dhe me kishat e shumta qe Serbet tentojne te thone se i perkasin trashegimise kulturore serbe, qe s'jane vecse kisha Shqiptare te ndertuara ne vende qe kane qene te shenjta per Dardanet e lashte, ose kisha te ndertuara me materialet e kishave Shqiptare.

po pyetja ishte a jemi mjaftueshem te informuar se nga ju buron kjo bindje?

Bindja se jane 'Cifute' e paskan nji "Jerushalajm"? Po jan te lujt nga mend e krese per zotin! Mu s'm hiqet nga mendja nji reportazh perendimor nga Beogradi, ne diten nje u gjet nji kamion frigorifer ne Danub me kufoma shqiptaresh te Kosoves, dhe po e nxirrnin nga lumi. 500 m me poshte nje 'qytetar' Serb bente not. E pyeten 'Si ben not 500m larg vdekjes'? Ai shef kamionin e thot "nuk besoj qe ka kufoma ketu". Cer ti bosh ktyna ta lumsha? Po qe jane me tendenca vetvrasese? Milloshit te dy prindit kishin votu veten 'off the island'.

 

Kosovo What Everyone Needs to Know

The Battle of Kosovo 1389: An Albanian Epic

Ky Robert Elsie qe ka shkruar ket librin esht i njejti ai qe esht sjellur me siper me ato studimet mbi gjuhen, duhet me u ber qytetar nderi Shqiptar ky shoku, Hallall!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).